Nuk do të mbyllen shkollat e organiziatës Gulen pavarësisht kërkesës së presidentit turk Erdogan për Tiranën zyrtare. Ishte vetë ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla e cila konfirmoi këtë fakt teksa iu përgjigj interesit të A1Report për këtë çështje. Zonja Nikolla tha se Ministria e Arsimit ka verifikuar të gjitha shkollat private në Shqipëri sa i përket ligjshmërisë por dhe laicitetit dhe të gjitha shkollat e kësaj organizate janë në përputhje me atë që kërkon ligji dhe standardet.
 
“Ministria e Arsimit ka në kompetencë të verifikojë gjithë kriteret e ligjshmërisë, pa dyshim laecitetin, shkolla të sigurta. Dhe ne jemi të vendosur dhe e kemi treguar me përgjegjësi që këtë e bëjmë në mënyrën më korrekte dhe më të mirë të mundshme. Besoj kemi raportuar publikut për shkollat që nuk respektonin kriteret e ligjit dhe rezultuan 18 institucione të arsimit të lartë që funksionin si piramida dhe që u mbyllën, te tjerat jane ne perputhje me ligjin”, u shpreh ministrja Nikolla.

Dy ditë më parë gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i kërkoi palës shqiptare që të mbyllë shkollat që sponsorizohen nga lëvizja e ish-aleatit të tij Fetullah Gulen, organizatë kjo që sipas tij është terroriste dhe rrezikon vendin tonë.
 
Në deklaratën e tij Erdogan kërkoi të jetë i qartë për palën shqiptarë që aktiviteti i kësaj organizate duhet të tërhiqet nga Shqipëria. Në Shqipëri dhe Kosovë, Lëvizja Gülen ka ndërtuar një rrjet shkollash nga cikli i ulët, Kolegjet turke, deri tek universitetet siç është Universiteti Epoka te cilat operohen nga Turgut Özal Education Company dhe Fondacioni Arsimor Gulistan. 

9 Komente

Kulla e barit nuk do te digjet, tha. Belul, mos me le te rrej. smiley

Taipo shko mrapa pallatit e zgjidhi hesapet me Gulin. 

Mrapa pallatit te kultures e? harram!!!! smiley 

Jo mer osht bo birinxhi tashti. smiley

dashuria per arsimin (laik) - baze e credos sone politike.

Meta e paska dhene mesazhin

E kishte tund gazeta "Zaman"!

Skraparlinjte kot s'jane kokemedhenjsmiley it's all brain

Ne Turqi do votohet  e mes shqiptareve ka hyp terbimi  me Taipin qe e beri Turqine ...Perandorine Moderne ! Qe me i pakti  fitim per neve do te jete:     .... Greqia SUS ! 

Pake ju duket or ..? 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).