Ndërtimi i ri 9-katësh që po bëhet në rrugën “Brigada e VIII” në Bllok, tregon sesa pak mund të ndikojë publiku në politikat dhe premtimet bashkiake. Rasti i fundit tregon se premtimet e kryebashkiakut Basha, kur mori mandatin se nuk do të ndërtonte pallate shumëkatëshe i ka marrë era me kohë, ashtu si edhe reagimin e strukturave të qeverisë së sotme, që kinse nuk dinë asgjë!!!

Ndodh si dy pika uji. Të gjithë kryetarët e bashkive në fillim premtojnë se nuk do ketë ndërtime dhe në largim, kur bëhet bilanci i mandateve të tyre, ti shikon se ata kanë mbjellë beton dhe atje ku nuk mund të ndërtohej. Rasti i fundit, që po ndodh në Tiranë, është njësoj flagrant dhe ka të bëjë me një ndërtim 9-katësh në zonën e Bllokut, pjesës më të lakmuar për ndërtime në qytetin e Tiranës.

Ndërtimi, që është duke u realizuar me lejen e Bashkisë së Tiranës, ka filluar pak ditë më parë në rrugën “Brigada e VIII”, mu në të vetmen hapësirë, ku nuk kishte ndërtesë. Në fakt, ishte një vilë, që strukturat e Ministrisë së Kulturës e kishin në të ashtuquajturën mbrojtje paraprakeme një urdhër të Janarit 2015, sigluar nga titullarja e tyre.

Por, e gjitha ka rezultuar një fiasko sepse Pallati i cili po ndërtohet nga shoqëria “LID” sh.p.k, me 2 kate parkim nëntokësor, ka filluar punë. Kalimtari i thjeshtë nuk mund të shikojë më pas llamarinave, që e rrethojnë. Leja e Bashkisë së Tiranës është dhënë në fakt qysh në janar të 2014-s, sipas vëzhgimeve të medias, por leja zhvillimore për ndërtim është dhënë në 11 qershor 2014. Punimet kanë nisur ditën e fundit dhe pritet të përfundojnë në qershor të 2016-s. Ajo, që e tregon flagrant rastin, është arroganca e ndërtimit, ku distanca mes pallatit që do të ndërtohet dhe ndërtesave të tjera fqinje do të jetë nga 1 deri më 2 metër, mu një shkelje e Planit të Përgjithshëm Vendor që e ka miratuar vetë Bashkia e Tiranës në 2012-n. Gjithashtu pallati po ndërtohet vetëm 2 metra larg rrugës “Brigada e VIII”, që është një tjetër kriter i cili është shkelur me planin e ri urbanistik të Tiranës.

Paradoksi tjetër lidhet me faktin që në këtë vend ka qenë një vilë, e përfshirë në numrin rendor 44, të një liste që Instituti i Monumenteve, nën siglimin e drejtoreshës së vet Arta Dollani më 16 janar të vitit 2015, e ka hartuar për mbrojtjen paraprake të tyre. Titullarja e Monumenteve bazuar nenit 26 të Ligjit 9048 për “Trashëgiminë Kulturore “të vitit 2003  ka urdhëruar: 1-shpalljen e disa objekteve në qytetin e Tiranës në mbrojtje parapake;2-të përgatitet dokumentacioni brenda periudhës 6-mujore për përcaktimin e mëtejshëm të statusit të objekteve;3-gjatë kësaj periudhe ndalohet çdo lloj ndërhyrje në gjendjen fizike të objekteve. Më poshtë vijon lista, ku objekti që ka qenë aty është numri 44. E pyetur për JAVA-n, znj. Dollani ka qenë e paditur për objektin në fjalë dhe madje ka reaguar menjëherë se do përcillte inspektoren e saj për verifikim!!! Por në një përgjigje të mëvonshme është përgjigjur se: “Është në proces. Po verifikohen leje dhe datat. Objekti është në listën e objekteve të shpallura në mbrojtjen paraprake dhe është jashtë kufirit të qendrës historike”.

 Me sa duket si të tjerët

Me pak fjalë, ndërtimi do të marrë udhë në sy të të gjithë publikut kryeqytetas dhe fakti që është jashtë qendrës historike, në mënyrë të tërthortë do të thotë se gjërat do vazhdojnë. Kjo e bën shqetësimin më të madh sepse kryeqytetasit sot nuk mund të menaxhojnë qytetin e tyre. Që do të thotë, me pak fjalë se problemi i madh që kemi sot me njerëzit që e menaxhojnë qytetin tonë është çuditërisht se gjithnjë janë në të njëjtën varkë, kundër interesave të publikut. Duke e shpënë pak kujtesën në zgjedhjet e shkuara, kryebashkiaku Basha erdhi me një proces shumë të dyshimtë e me premtime të mëdha, që i shoqëronte me gjestikulacionet e fryra, ku premtoi me forcë se nuk do të ndërtonte pallate shumëkatëshe. Anipse, në vitet e fundit në Kryeqytet kemi më shumë ndërtime. Të tilla saqë të trembin. Ajo që tronditi mendjet e publikut dhe nervat e tij ishte fakti i ndërtimit të pallatit 17-katësh që do të ngrihet mu tek diga e “Liqenit Artificial”. Edhe pse fasha të gjera të shoqërisë janë ankuar dhe kanë protestuar ndaj këtij ndërtimi, Bashkia e Tiranës është mjaftuar me prononcimin e thatë se: “pallati nuk do ta cenojë pronën publike”. Dhe edhe pse Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit arriti të bllokojë punimet për mungesë dokumentacioni, ishte Gjykata ka vendosur vazhdimin e tyre. Por, se mos vetëm kjo: zhurma e madhe që u bë për pallatin 11-katësh që do të ndërtohet pranë Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” dhe përballë Ambasadës Amerikane përfshiu aktorë të ndryshëm, por edhe kjo u harrua. Të mendosh se është një godinë që do u zërë frymën shumë objekteve përreth.

Ajo që i bashkon të tre rastet është se: Në të gjitha momentet, ndërtimet kanë nisur pak muaj para zgjedhjeve vendore të 21 qershorit. Media që është marrë me problemin ka mundur t’i shkëpusë vetëm një prononcim zyrtarëve të Bashkisë, sipas të cilëve përgjigjja mbetet njësoj: “çdo gjë është brenda rregullave”, por pa dhënë më sqarime për një godinë të tillë mu në zonën e “Ish-bllokut”.

Tirana, si mund të ishte

Blloku, ish-zona rezidenciale e udhëheqjes komuniste, ishte zona më e kërkuar në fillim të viteve ’90. Makutëria e ndërtimit bëri që ai shpejt të ndryshonte pamje e përmbytur nga ndërtesat shumëkatëshe. Blloku, menduar se mund të mbijetonte me vilat e tij, që në konceptin fillestar të ndërtimit, ishte shumë e këndshme pasi largësitë e studiuara të ish-vilave dhe rrugët e gjëra garantonin ta bënin hapësirën një zonë të qetë pushimi për kryeqytetasit, ajo shpejt ia la vendin kaosit të ndërtimeve, që janë në çdo centimetër. Në rastin tonë ndërtimi është vetëm 2 metra larg Rrugës “Brigada e VIII” një fakt që si përcaktohet në Vlerësimin Strategjik Mjedisor të Planit Rregullues të Tiranës, ku hartues i tij ka qenë një nga njerëzit kryesor të PD-së, Jamarbër Malltezi: “Ndërtesat që mund të ngrihen duhet të respektojnë një largësi të mjaftueshme nga sistemi rrugor, përfshi trotuaret apo korsitë e biçikletave sipas rastit”. Edhe pse distanca mes pallatit që do të ndërtohet dhe ndërtesave të tjera do të jetë nga 1-2 metër, që është një shkelje e Planit të Përgjithshëm Vendor që ka miratuar Bashkia e Tiranës në 2012-n.

Larg shumë gjërave, ndërtimi i këtij pallati ka treguar dhe pafuqinë e qeverisë së Ramës dhe realitetin që ajo ka krijuar dhe përgjegjësia shkon deri te KRT dhe INUK, për faktin se në Shqipëri duket se veprohet me dy standarte. Që do të thotë shkatërrim dhe forcë për të dobëtit dhe lejim për të fortët. Kjo është një nga të shumat arsye sepse shqiptarët për ditë e më shumë po humbin shpresën në qeverinë e tyre.

70 Komente

na mori me qaf PDja dhe basha. 

O Brado, thujeni i llaf nga partija, o burr i dheut, se na moren frymen me 9-katsha. smiley

si t'rrish me shum ne bavari se ne tiron, s'do men qe corap do shkojn punet.

ja sa ta mori koalicioni i modh tironen, do bohet si Munchen!

ja kalon qe sot munchenit. po jo ne pikat qe mendon ti si statisticien. 

ndersa bradi kthehet ne gjermani me marre asistencen, se ndryshe ta presin. duhet prezenca nja dy here apo me shume ne vit. jo prej qefit. prej qejfit shkon jeton ne shqiperi.

u bona kurioz dhe shih cfare gjeta

them se para se t'i gzohemi pikave jo statistikore ku ia kalojm Munchenit, te shofim nje here ato te matshmet. se mimozat te ish-liqeni ne shkurt un e di qe s'i gjej ne asnji ven te botes dhe qe s'ka kart krediti qe i blen.

foto ka ca minuta qe eshte bere. kam vellain atje ne kete moment dhe i eshte mbush menia me ndejt. po kerkon apartament me qira.

me tha qe dita e festes, nuk krahasohen me parisin. ne tirane ka alegri qe ketej nuk e ka me asnje vend edhe ato me te bukurat qe ekzistojne. 

ajo qe ka ketej dhe qe ta veshtireson kthimin, eshte psh ekspozicion Velaskes aktualisht ne paris, qe ne tirane nuk do te jete ndoshta kurre. apo opera, balete te famshme e gjera kesisoji.

vllait ia boft Zoti mbare - me sinqeritet kjo.

kam nipin qe maroi harvardin (Master), qytetar i US, dhe shkoi ne tiran e punon atje (pune professioni e jo si rudina seseri psh). eshte i lumtur, te pakten keshtu duket qe ketu nga larg, dhe e besoj/kuptoj 100%.

lumturia individuale eshte gje po aq diverse sa vet njerzit.

Mbare iu boft, edhe nje here!

M nje opera apo baleti te famshem eshte ajo qe I mungon shqiperise per momentin.

me mungon (ndoshta, per momentin e kam veç paragjykim) mua, jo shqiperise.

vetem se neve ketej kemi shansin e madh ta kemi ne çdo moment nje kembe ketej e nje tjeter atje (si Bradi psh). juve te amerikes s'mundi, u duhet nje vendim perfundimtar. keshtu qe prisni vetem te dilni ne pension qe ta realizoni kthimin (kuptohet po ta ndjeni si te nevojshem).

Në dinamikat e strukturave sociale urbane përfshihet dhe arti.  Sado që mund të prioritetizohen, mediokriteti, mosekzistenca e disave apo shumë prej dinamikave e bën të paqëndrueshme apo të papërballueshme atë strukturë.  Fibrës sociale, ndërthurjes urbane në qytetet shqiptare i mungon edhe një opera, një muze, një aktivitet i mirëfilltë artistik. Bëhet sidomos më e vështirë për individët që jetojnë jashtë dhe që janë mësuar tashmë me një nivel tjeter të strukturës urbane.   

per tjeter gje flas une. nuk do shkoje kurre ne Tirane ndonje pikture e Velaskesit, apo Leonardos, apo Rafaelit, ose Pikasos. dmth personi qe ka qejf te shohe pikturat e ketyre piktorve te medhenj, duhet te ike jashte shtetit ne ndonje kryeqytet te madh te botes, ku ekspozohen. 

art bohet ne shqiperi. po po flisja per artin e madh boteror. ketej ke shancin mos vdesesh pa i pare ca kryevepra. 

maj mend kur isha ne shqiperi degjoja shpesh rob qe thonin sot svij, do iki opera apo balet. un u tallja me kto. ktu snigjoj kshu gjerash. zakonisht thone do iki tpi, bar, shots time, burger time apo shooting range. lloj lloj shijesh kjo dynja. 

varet ku jeton, ç'qytet dhe ç'shoqeri dhe ndoshta dhe familja lun rol po ashtu dhe epoka, gjenerata, etj dmth rastesia. tedi papavrami eshte psh çun violinisti. kishte violine qe i vogel ne shpi, violinist do dilte. 

shija ka lidhje me tjeter gje pastaj. cilin piktor, apo koreograf, apo shkrimtar, apo kengetar, apo regjizor filmi, pelqen me shume, apo te flet me shume, mbrenda artit qe te intereson. ndersa pasioni lidhet me edukimin, talentin ose dhuntine (eshte e dhene) por edhe rastesine.  kish nje artikull per dy goca binjake shqiptare qe kishin shkelqyer ne harvard. kur ishin te vogla deshin te beheshin doktore. aty afer perfundun. une per mjeksine mendoj vetem kur me dhemb diçka. 

ka njerez qe kane qejfe gjithe ato gjona njeheresh, çfare te shohin. keta s'bejne as nje gje ne fakt. 

nje koreografit te njohur shqiptar ne paris Angelin Preljocaj quhet (nga me te medhejt ne bote eshte tjetri, google per me shume mbi te), impaktin e baletit ja dha nje foto gazete e Nurejevit ne ajer, me dur dhe kembe te hapura sikur fluturonte. malok tjetri, nga malet e shqiperise me origjine. po ta shohesh pa vra mendien as nje lidhje nuk i gjen me baletin atij. po kush e di ? normalisht ka, gjenetikisht ndoshta.

un sja them fare as per balet as per opera as per pikture as per hic. tani me then tverteten mvje keq qe u tallja atere. se ktu se rru asnji as per balet as per dreq, vrasin mendjen a me henger triple apo quadruple burger. ai o shqetesimi me i madh i dites. kshu ma merr mendja o ter amerika. puno ter javen e e lirohu me shots shotss shotsss ne fundjave. sic i marr leket po ashtu i le. fillo te henen nga fillimi vendnumëro. 

" ndersa bradi kthehet ne Gjermani me marr asistencen "

smiley

Vetem 3500 euro bileta ne vit do ti mjaftonte Socialit me ma hudh Pashaporten ne ferre smiley mos ti llogarisim gjonat e tjera masnej smiley

dmth ne rastin e Tr eshte kompetence e kryetarit kurse kur permendet Durrsi a Vlora gjithmone kta shoket e majte tregojne me gisht kshillin bashkiak. #bythqimllik

Nuk e di ku e ke degjuar keshillin bashkiak, po persa i perket lejeve te ndertimit keshilli bashkiak s'ka asnje lloj lidhje, absolutisht asnje

e njoh shume mire ate vilen aty se te oborri saj eshte pi mall vënçe. vil e braktisur, me ca qen te oborri, po ndertese e kendshme, stil i bukur. aty ska vend as per ndertim pasi pallatet ngjitur jane shume prane. ca te thush mo, verem, luli doli bashkiaku me i dobet qe kemi pasur, i gjati duhet te ver dore po svë, robt flejn gjume, makuteria i ka zaptuar te gjithe. do ndertojne  sa do ndertojne, do jetojne si miza njit me njoni tjetrin dhe do vdesin paa kohe nga pesha godinave dhe smogut qe krijojne me durt e veta. zulu mer zulu. 

Si mund te ndertohet aty, ti zesh tjetrin frymen, ketu ska faj bashkie apo qeverie jane te dy njesoj. nuk po zeme fare ne goje zhurmen e eskavatorit qe punon nate e dite pa e rruajtur fare...

ai qe nderton duhet ta ket shitur gjysmen e apartamenteve mendoj, se ndryshe merr rrezik ne investim. po ta ket shitur, ata qe kane blere nuk kane pyetur per ngushtesine dhe marrjen e frymes. ndoshta ajo u pelqen, me qene byth me byth me te tjeret. 

liri vetem te kete. neser do t'a prishin po t'u duket ngushte, se do ikin njerzit vete s'do jetojne dot. 

Profilo nuk u pelqen njerezve te rrojne ashtu dhe ti e di mire se besoj ke njerez ketej, po ketu njerezit e ndershem jane pre e arrogances, te nenshtruar nga prepotenca e pushtetit, jane te pafuqishem me beso. smund te marre pushken njeriu i thjeshte, duhet te jete shteti qe te rregulloje keto situata jo te rri mileti i stresuar.

nuk do banoje njeri ne ate pallat atehere, dhe i zoti nuk do te mund ta mbaje dot bosh per kohe te gjate (do paguaje taksa tjetri kot). 

pastaj sipas fotos, vetem asaj shtepise i prish pune, jo ketij pallatit tjeter qe ka distance te mjaftueshme. ai i shtepise do kete problem me shume se ata qe do banojne ne pallat. 

shpia atij duhet blere dhe bere pallat tjeter. megjithse duket me shume si dyqan  sesa shtepi banimi.

Komenti im eshte pak dhe ne pergjithesi per ate qe po ndodh, ka shume probleme te tilla, lexova per ate vellane tend, qe ka ardhur ketej, i uroj qe ti veje mbare por edhe i uroj qe mos i rente halli ne ndonje zyre a me ndonje prototip partie...

ngushtesine e ka qytetrimi. edhe ne paris eshte ngushte. njof nje goce, qe e ka apartamentin te blere dhe perpara penxheres ka nje mur betoni gjigand, duket si hambar uji. asaj si pelqen ndoshta me jetu atje, po per momentin s'kish me pare te bleje apartament perballe ndonje kopshti me lule. secili ben sipas mundesive. 

qeverisja, per mendimin tim konsiston ne ate, qe popullates nuk duhet me ja pre energjine, entuziazmin, hovin ndertues, apo krijues. kjo bile ben dhe bukurine e jetes (jo te qytetit vete) te Tiranes, qe asnjeri s'ja jep dot shpjegimin se nga i vjen. bordeli urbanistik. ça nuk shef, krijimtari te lire. 

kur behet me pllane, qyteti behet pa jete, i thate. normal se mbeshtetet te trut e arqitektit, qe nuk jeton fare vete ne ate qytet apo pallat qe skicon ne leter. ndersa ne tirane gjithe rremujen urbanistike e bejne robt qe jetojne atje vete, prandaj dhe ka jete. 

vetem se çfare them eshte veshtire te kuptohet.

ato lloj ndertimesh jane kudo ne qendrat evropiane ngjitur e pa lulishte ne mes se jane ndertuar shume kohe perpara, nuk besoj se zonat e reja qe ndertohen jane kaq pa pllan. ketu kishim nje rast ku zona te tera te pa prekura mund te beheshin shembull, por u bene nje rremuje totale qe as edhe nje arkitekt nga librazhdi si bente dot kaq keq. Ne nje moment do vene pika kush fitoi fitoi, kush e ha e ha...

në këtë vend ka qenë një vilë, e përfshirë në numrin rendor 44, të një liste që Instituti i Monumenteve, nën siglimin e drejtoreshës së vet Arta Dollani më 16 janar të vitit 2015, e ka hartuar për mbrojtjen paraprake të tyre. Titullarja e Monumenteve bazuar nenit 26 të Ligjit 9048 për “Trashëgiminë Kulturore “të vitit 2003  ka urdhëruar: 1-shpalljen e disa objekteve në qytetin e Tiranës në mbrojtje parapake;2-të përgatitet dokumentacioni brenda periudhës 6-mujore për përcaktimin e mëtejshëm të statusit të objekteve;3-gjatë kësaj periudhe ndalohet çdo lloj ndërhyrje në gjendjen fizike të objekteve. Më poshtë vijon lista, ku objekti që ka qenë aty është numri 44. E pyetur për JAVA-n, znj. Dollani ka qenë e paditur për objektin në fjalë dhe madje ka reaguar menjëherë se do përcillte inspektoren e saj për verifikim!!! Por në një përgjigje të mëvonshme është përgjigjur se: “Është në proces. Po verifikohen leje dhe datat. Objekti është në listën e objekteve të shpallura në mbrojtjen paraprake dhe është jashtë kufirit të qendrës historike”.

Urdhëro?

Ajo që tronditi mendjet e publikut dhe nervat e tij ishte fakti i ndërtimit të pallatit 17-katësh që do të ngrihet mu tek diga e “Liqenit Artificial”. Edhe pse fasha të gjera të shoqërisë janë ankuar dhe kanë protestuar ndaj këtij ndërtimi, Bashkia e Tiranës është mjaftuar me prononcimin e thatë se: “pallati nuk do ta cenojë pronën publike”. Dhe edhe pse Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit arriti të bllokojë punimet për mungesë dokumentacioni, ishte Gjykata ka vendosur vazhdimin e tyre.

Patjetër.

zhurma e madhe që u bë për pallatin 11-katësh që do të ndërtohet pranë Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” dhe përballë Ambasadës Amerikane përfshiu aktorë të ndryshëm, por edhe kjo u harrua. Të mendosh se është një godinë që do u zërë frymën shumë objekteve përreth.

Të marrin frymë thellë e njëherë e mirë.

Media që është marrë me problemin ka mundur t’i shkëpusë vetëm një prononcim zyrtarëve të Bashkisë, sipas të cilëve përgjigjja mbetet njësoj: “çdo gjë është brenda rregullave”

Dakort.  Asgjë për t'u shqetësuar.  Vila Palma është aty përballë pallatit?  Nëqoftëse po, pihet kafe e rehatshme aty.  Po edhe omletën s'e bëjnë keq.  

qe prej ca javesh ka filluar ndertimin nje pallat mu perballe fabrikes se kepuceve Filanto, aty ku ka nje derr kthese 90 grade. Koincindence?

kot nxeheni, i ka zhvillimi pakantrollum keto. Mas ca kohe do fillojne te iki dynjoja neper periferi rezidenciale. Keto zona do fillojne te rrenohen vetiu. Hajdar eshte ai qe i ka ble nga 100.000 ero ato apartamente, gja investim i sigurt.

nuk do zhvendosen kurre te gjithe. do ikin pleqt per me shume qetesi dhe do zevendesohen nga rini qe nuk e kane per gje rremujen. 

 

ti babam kur do shkosh ta shijosh rremullen atje.nuk di si te ta them butesisht po nga pleqnia nuk shpeton asnjeri smiley

ketej paguhem me shume. kjo vetem pengon. te isha plak do kisha shku me kohe, se asgje s'te lidh me ketej.

Kur te vec atje do mesoc se je emigrant ne vendin tend.

kjo varet nga lidhjet shoqerore qe ka gjithsecili. ai qe s'njeh njeri, qe nuk ofron asgje qe te tjerve t'u interesoje sado pak, i vetem (emigrant) eshte kudo te shkoje.

me keq akoma, kom jetu nja dy vjet ne bllok, si me jetu ne geto. lloj lloj kokcepash nga ana anes.

2k ero per meter katror ne geto, nigjoni mer ca bohet. Ku ti rrisesh femijet ne ate pocaqi.

lol,

me duket se duhet te them?

Po smund te beheni pronar te tokes se tjetrit o Peshq. Ku qendro problemi? Do bohet pallat ngjit me pallatin e modh ? duhet te behet sepse pallati i modh e ka prish planimetrine e Tirones perpara. Ai pronari trullit ka te drejte te ndertoj me te njejten lartesi sa pallati i meparshem. Mos u boni zot ne prone te tjetrit. Sa per rrenat e Lulit, prandaj Lulthimi  nuk kandidoi mo ne Tirone. Drejtesia u vendos.

Mosaftesia per tu qeveris nuk ka brina. Tirana ka raste shume me te keqija se ky, per ate pune. 

ndertime do ket por mungesa e projektit per tiranen ben qe te ndertohet me stilin rama. pallat mes pallateve dhe ngjitur me ta. kush e bllokoi projektin per inate personale?

O cone, po sikur kishit bashkine, qeverine, parlamentin, presidentin dhe ambasaden amerikane njeheresh mer? Ed Rama jua kish fajin?

je ber i bezdisshem me kto o bame.

shife ca komentoj un naj her para ding dong refrenit

tirana kishte nevoj per nje plan dhe te dalesh kunder planit vetem qe thot palloshi se eshte nje oaz ne shkretetire a ku di un ca prrallis ai tregon se sa shum e do tironen la-Le

Po me pelqen sensibilizimi i pavarur qe po ben Peshku gjate gares per Tiranen. Para nja dy ditesh kishte ne krye te faqes temen "Ue ue Basha s'i paska lyer mire vijat e rruges" kurse sot ka artikullin "Tirana ka filluar te betonizohet". Mezi po pres te lexoj pasner ne krye te faqes "Rrezikon te ndotet arji i virgjer i Tiranes". smiley

Nuk e di sa efektive eshte kjo fushate. Se shumica ketu eshte vec me zemer ne Albanie, dhe voton komisioni per to. Apo thuj rendesi ka xhesti. smiley

me shume se bjerrja urbane ne albaniet me shqeteson ajo intelektale. triumfi i tregut ka percudnu cdo vlere.
17 katshi ke diga, dio mio.
pytja shtrohet pse nuk ka byth erion veliu ti dhfrytezoje keto raste per te fitu ca pike.

smileysmiley O je naiv, o je provokator se s'ka mundesi. Po ketu dhe kur njera pale ben gjoja sikur kundershton publikisht, me perpara kane njoftuar investitorin "shif, do bojme pak zhurme po ti mos e vrit mendjen. Ok? Hajt tung se flasim" 

kur do te mbarojne sheshin e skenderbej keta?

Sheshi “Skëndërbej” në Tiranë mund të kthehet në një pedonale pas zgjedhjeve të 21 qershorit. Lajmi është bërë i ditur nga këshilltari i kryeministrit për territorin, Artan Shkreli. Shkreli i referohet rikthimit të projektit të bërë vite më parë, përpara se qendra e kryeqytetit të merrte pamjen që ka sot. Në një intervistë për “Ora Neës”, këshilltari i kryeministrit u shpreh i bindur se me ardhjen e Erion Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës, kryeqyteti do të ofrojë një hapësirë për këmbësorët dhe parkingje publike. “Planet e zotit Veliaj janë që të krijohet një hapësirë këmbësore dhe qytetare në qendër të Tiranës. Kërkohet që në këtë unazë të vogël që do të krijohet, dhe që sot është shumë shpejt për të folur, do të jenë të vendosur dhe parkingjet publike. Programi i zotit Veliaj shkon paralel me programin e qeverisë”, u shpreh Shkreli

 

Prandaj do ta heqim Bashen dhe te vendosim Halimin , ky i fundit nuk e kalon 4 katshin.

Kta i bin ne qafe kot pronarit te ASAj cope toke qe ja ngriten pallatin gjithe keto vjet mbi kaptine. Tani ky i shkreti ka gjet menyre me e ngrit ene ai po aq sa komshiu i vet. Eshte padrejtesi me mos me e leju se ky nuk po Bo masakra urbane, thjesht po ngre pallat ne truall te vet po ne te njejten lartesi. Dun gjelberim? Shproneso pronari ne boj pyll po do tundesh xhixhat.... Ka Lon pasoja Emverizmi ne ate ven....me vertet trishtohem.

Vallaj o i Lebetit aty eshte nje pisllik , kush do e linte ate vend pa e bo i pallat me kohe por priten qe ta ndertonin ne fund te mandatit te Lulit ,une e njoh ate vend shume mire dhe po te them ( jo me garanci ) qe dyshoj shume se se e di pak muhabetin qe aty eshte puq nje i forte i te majtes dhe nje i te djathtes dhe ky i forte, por tja leme kohes kete aludim.

ene shajn manhattanin kto... ktu un perpara kam 50 metra hapsire para pallatit, me vista 360% smiley

* le te jen ngjitur pallatet ke blloku, hapsira do shfrytzohet - puna eshte a kan lon i cik trotuar, a ka ven per i cik gjelberim...se ashtu ato zonat bohen me te kerkuarat/shtrenjtat

** po ai dykatshi ne te majte...ca bo aty, ka leje mos me qen me 11 kate?

po mu dhimbskan mallistat, sa here kalojshe ke blloku ua ndjeje eren.

Basha ishte ai qe fliste vetem per hapsira publike dhe fusha sporti, mesiguri ka qene ndonje leje e Rames qe po ndertohet me tani. smileysmiley

Cfare eshte plage mbi Tiranen?! Rritja e natyrshme e saj?! Trashegimi kulturore nje vile mediokre?

Vaj medet ne qe i kemi lene Ben Andonit dhe Mero Bazes rolin e urbanisteve "beje mire, beje vete!" Krijojne vecse kakofoni qe mbulojne plagat e verteta.

nashi ka dale mode e re, beje mire, bjeri vete

Tironc venali do me ndertu ne bllok.
Nuk behet. Ne bllok vetem cobanet qe ka sjell enveri kan leje per te ndertu.

kush e ka shkrujt kete gjene harron se kjo leje thjeshte eshte rifreskuar dho jo leje e re...lejen origjinale e ka dhene vete larmadhnia e tij sot Kryeminister Rama....turp ky qe e ka dhene, me turp ai qe e ka dhene, akoma me turp pacavuret qe shkruajme duke u mundu me ja vesh te zezen nje pale nderkohe qe pala tjeter eshte edhe me e zeze...turp te gjitheve me pak fjale (myself included)

smiley

La nome fare per zotin ,Vilajet origjinali smiley

O Pereni e Modhe çar mashtrusi smiley Dhe fukara mileti ma me buke kto monstra banditokomunist smiley Heq bukn e kalamonit qi tngrefet kylloj pislliku smiley

me t'ardh zor sa tpaturpshem jane

Ene shife qe ka per te fitu roncem. E ka thone mire ai greku lashte, cdo popolo ka ate qe merito. 

Lesh me qime ka per te fituar. Sa c'fitoi kur ishte me G999999.

Njeri me i peshtire nuk behet.

Bah, ç'person i neveritshem ky Veliaj. 

C'trishtim qe Berisha ben pune qe duhet ta benin gazetaret, po ashtu. 

Ejjjjj Vilajet Qyrky Unleashed, cer holbe. Puuuuuu Puuuuuuu.

Ky gjithmone takon nje traktorist, ose nje pastruse ose nje infermiere qe i qajne hallin dhe Z.Qyrku qe i jep drejtim.

Mire Flogerti ska patente, po Milena me tera 10-ta?

Se do beson in njerezit se cfare deklaron Cuni i Sheqeres me disidentin e djathit ne 2015 veshtire me u besu. E kur para 2 mujsh i njejti mashtrues sla makine te gjallve e te vdekmve pa ja dhon ne pronesi nipit te Merhumit. Ore po srrini dot pa u abuzu ju Jo .

Po ai pallati aty afer a nuk rrezikohet ne kete menyre?

Kjo Foto eshte marre nga Sky Tower, nga zyrat e Reja te Ajola XOXES, bashkeshortes se kandidatit per bashkine Eri VELI alias Vilajet QYRKY.

Ajola, po hap aktualisht ne Sky Tower firmen e saj ligjore te quajtuar "The Partners Law Firm". Info 100% e sigurt!

duket qarte pra se e gjithe kjo fushate anti-ndertim te pallatit eshte iniciuar nga kandidatja per First Lady e Tiranes, dhe se nuk eshte aq e pafajshme dhe Ecofriendly sa duket.

aq me pak e pafajshme eshte "guximi" i Juristes Ajola per te hapur firmen e saj ligjore, tanime qe i ka hipur pushtetit se bashku me bashkeshortin e saj, dhe se pretendojne se bashku per postin n.2 per nga rendesia ne organigramen e korrupsionit!

me cfonde e hap ajo kete studio (qe po meremetohet me dizajn dhe me materiale te shtrenjta), me c'kliente e hap ajo ate duke ditur se ka qene thjesht nje turiste e punesuar ne eksperiencat e saja te meparshme profesionale? apo me tenderat dhe klientet e pushtetit?!

 

Po ajo kunja atje te banka, perballe kishes, o Lefti, qe ka zene gjithe trotuarin. Po pallati tjeter ngjitur me vodafonin nga krahu i kullave binjake. Po andej nga ali demi, gjithe ato pallate qe po behen. Po tek liqeni, o lefti. Ik tani se s'keni goje. Gjeni ndonje argument tjeter.

Për të gjithë të interesuarit! A doni një përgjigje për pyetjen se pse po lejohen ndërtime të tilla që ia zenë frymën të gjithë lagjes dhe e gërmadhizojnë akoma më tej të gjithë Tiranën? 

Përgjigjen e keni më lart: 

Fajin e ka Ajola! 

Plaget me te medhoja ja ka fut Tiranes ky i tashmi shkrelo - piktor qe se ka as per gjo ti shkaktoj plage dhe grave qe ka pas e jo mo nje Qyteti.

Nuk e kuptoj pse ankohen njerezit qe po ndertohet ne Bllok? 

Blloku ka kry, nuk ka mo vend per asgje tjeter me perjashtim te ndertesave. 

Une po pres diten kur Blloku te behet sic tha edhe Volteri:

it's so crowded over there, nobody goes there anymore! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).