Zbardhen pasuritë e gjashtë kandidatëve, të cilëve u është dhënë edhe një herë mundësia për t’u votuar si kryebashkiakë të bashkive të Durrësit, Burrelit (Mat), Maliqit, Lezhës, Kavajës, si dhe Elbasanit. Deklaratat e pasurisë së kryebashkiakëve në ILDKPKI nxjerrin fakte të shtimit të pasurive të tyre, jo vetëm nga të ardhurat si kryebashkiakë, por edhe aktivitete të tjera. Kështu, kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i cili më parë ka qenë regjistrues në ZRPP, Durrës në deklaratën e pasurisë së bërë për vitin 2006, ndërkohë që mandatin e kreut të bashkisë e ka marrë në 2007-n, ka deklaruar truall me vlerën e 50 mijë USD, autoveturë me vlerën e 25 mijë eurove, një tjetër autoveturë me vlerën e 700 mijë lekëve, si dhe një pallat 11-katësh me vlerën e 72 milionë lekëve, pallat të cilin po në këtë vit rezulton se e ka shitur, ku dhe ka deklaruar detyrimin financiar ndaj 25 personave me të cilët janë lidhur kontratat e sipërmarrjes me vlerën e 80 milionë lekëve. Ndërkohë që për vitin 2007, kreu i bashkisë nuk ka pasur shtim të të ardhurave apo pakësim të tyre, ku ka deklaruar vetëm pagën e tij si kryetar i bashkisë, si dhe të bashkëshortes. Ndryshime nuk ka pasur as në vitet më pas, deri në 2014-n, ku janë shtuar vetëm të ardhura si pjesëmarrës në KRT dhe në këshillin e Qarkut të Durrësit.

Tushaj në Lezhë

Kreu i Bashkisë Lezhë, Viktor Tushaj, referuar deklarimit të pasurisë për vitin 2014, ka deklaruar se përveç rrogës si kryetar i kësaj bashkie apo dhe anëtar i këshillit të qarkut, ka dhe një tjetër të ardhur si i punësuar në aktivitetin privat të bashkëshortes së tij. Tushaj ka deklaruar edhe të ardhurat si i punësuar në aktivitetin e gruas. Një ndër emrat që është akuzuar nga opozita, për të shkuarën e tij, kreu i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, rezulton një individ me burim të ardhurash vetëm nga paga si kryetar i bashkisë, si dhe anëtar i këshillit të qarkut. Në të njëjtën kohë, për vitin që lamë pas, Roshi ka shlyer kredinë në vlerën e 3792 eurove.

Sejdiu në Elbasan

Jo pak të ardhura të deklaruara në ILDKPKI ka edhe kreu i Bashkisë së Elbasanit, i cili garon për një mandat të tretë në zgjedhjet e 21 qershorit. Plot 20 181 127 lekë është shuma e të ardhurave vetëm nga paga e tij. Mbi 18 milionë lekë janë vetëm të ardhurat e bashkëshortes, aksionere në “Ujori” shpk. Njëkohësisht Sejdini për vitin 2014 ka deklaruar edhe dy kredi me vlerën e 14 milionë lekëve, nga ku ka pa shlyer afërsisht 13 milionë lekë të reja. Në deklaratën e të ardhurave, Sejdini ka përfshirë edhe djalin së bashku me bashkëshorten, të cilët disponojnë një aktivitet të tyre biznesi personal.

Topçiu i Maliqit

Kandidati me rekordin më të madh në postin e drejtimit të një bashkie, Gëzim Topçiu, i cili është në garën e 21 qershorit për mandatin e pestë të tij për Bashkinë e Maliqit, për vitin 2014 deklaron të ardhura dhe shpenzime modeste. Përveç të ardhurave nga paga e tij si kryetar i bashkisë dhe e bashkëshortes, Topçiu i ka shtuar ato edhe me 300 mijë lekë nga shitja e një autobusi për skrap. Në të njëjtën kohë, Topçiu ka ende pa shlyer edhe shumën e 27 193,79 eurove të pashlyer.

Kryetarja e Bashkisë së Burrelit, Adelina Farrici, e cila synon një mandat të dytë, këtë herë për Bashkinë e Matit, sipas ndryshimit të ndarjes së re territoriale, duket se në deklaratën e pasurisë së vitit 2014, përveç të ardhurave si kryetare e bashkisë apo dhe depozitave të shtuara bankare, i ka shtuar ato edhe me shumën e 7716 lekëve, një vlerë e vogël lekësh nga rimbursimi i fushatës.

 

Adelina Farrici:

Llogari rrjedhëse: shtuar 89 877 lekë
Depozitë kursimi: shtuar 14 156 lekë
Depozitë kursimi: pakësuar 2294 USD
Të ardhura nga paga: 740 797 lekë
Bonus transporti: 30 000 lekë
Shpërblim si anëtare e këshillit të qarkut: 142 565 lekë
Të ardhura nga dieta: 60 000 lekë
Rimbursim fushata: 7716 lekë

 

Elvis Rroshi:

Të ardhura nga paga si kryebashkiak: 854 880 lekë
Të ardhura nga këshilli i qarkut: 143 640 lekë
Kompensim i shpenzimeve telefonike: 180 000 lekë
Shlyer leasing: 3792 euro

 

Gëzim Topçiu:

Të ardhura nga shitje autobusi për skrap: 300 000 lekë
Shpenzim për shkollën e djalit: 1250 euro
Të ardhura nga paga si kryebashkiak: 741 312 lekë
Të ardhura nga dieta: 12 500 lekë
Të ardhura nga shpërblimi anëtar këshillit të Qarkut Korçë: 149 688 lekë
Të ardhura nga paga e bashkëshortes (drejtore kopshti): 574 831 lekë
Kredi shtëpie: pa shlyer 27 193,79 euro
Kartë krediti: 400 euro

 

Viktor Tushaj:

Gjendje llogarie: 13 380 lekë
Gjendje llogarie: 68 450 lekë
Llogari e pagës së bashkëshortes: 397 700 lekë
Llogari në emër të bashkëshortes: 72 euro
Kartë krediti: 3000 euro
Llogari bankare: 274 443 lekë
Të ardhura nga paga si kryetar bashkie: 833 040 lekë
Të ardhura bonus transporti: 330 000 lekë
Shpenzime telefonike: 80 000 lekë
Të ardhura si i punësuar në aktivitetin privat të bashkëshortes: 230 212 lekë
Të ardhura si anëtar i këshillit të Qarkut Lezhë: 140 4000 lekë
Të ardhura nga aktiviteti privat i së shoqes: 47 010 lekë
Të ardhura nga interesat: 43 262 lekë


Qazim Sejdini:

Njësi me sipërfaqe 3.4 m²: 88 400 lekë
Paga dhe shpërblime si kryetar i bashkisë: 1 329 109 lekë
Të ardhura si anëtar i këshillit të Qarkut Elbasan: 128 700 lekë
Të ardhura nga paga e bashkëshortes: 305 759 lekë
Të ardhura nga pensioni i bashkëshortes: 269 932 lekë
Të ardhura nga bashkëshortja aksionere në “Ujori” shpk: 18 022 471 lekë
Të ardhura nga bashkëshortja nga bono thesari: 36 756 lekë
Të ardhura nga paga e djalit Aljon Sejdini në ISKSH Elbasan: 657 537 lekë
Të ardhura nga bono thesari të djalit: 31 916 lekë
Të ardhura nga paga e djalit nga aktiviteti si person fizik: 161 495 lekë
Të ardhura nga paga e vajzës si nëpunëse dhe pedagoge: 691 575 lekë
Të ardhura nga bashkëshortja e djalit nga pagesa për barrëlindje: 387 739 lekë
Të ardhura nga bashkëshortja e djalit: 31 724 lekë
Humbje nga aktiviteti i bashkëshortes së djalit: 7168 lekë
Humbje nga aktiviteti i djalit: 88 717 lekë
Të ardhura nga qiraja e pronës: 840 000 lekë
Kredi bankare: 5.8 milionë lekë, pa shlyer 5 334 317 lekë
Kredi: 8.2 milionë lekë, pa shlyer 7 544 722,2 lekë

 

Vangjush Dako 2006

Tokë truall: 50 000 USD
Autoveturë Mercedez: 25 000 euro
Autoveturë BMW: 700 000 lekë
Pallat 11 kate: 72 000 000 lekë
Llogari bankare: 140 000 lekë
Llogari bankare: 4000 euro
Magazinë: 560 000 lekë
Magazinë: 500 000 lekë
Garazh: 15 000 USD
Apartament: 40 000 USD
Paga si kryetar bashkie: 108 000 lekë
Paga e bashkëshortes: 33 000 lekë
Detyrim financiar ndaj 25 personave për kontratat e sipërmarrjes për ndërtimin e pallatit: 80 000 000 lekë

2014

Llogari bankare: 2747 euro: -36 euro
Llogari: 11 014 USD: – 6 USD
Llogari: 216 278,92 lekë: -355 505 lekë
Llogari: 229 500 lekë
Të ardhura nga paga si kryetar bashkie: 1 298 148 lekë
Të ardhura si anëtar i këshillit të Qarkut Durrës: 140 400 lekë
Të ardhura nga paga e bashkëshortes: 644 232 lekë

 

 

Koalicioni për zgjedhjet

Partitë të bëjnë publike shpenzimet e fushatës

Zgjedhjet e 21 qershorit do të monitorohen edhe nga koalicioni për zgjedhje të lira dhe të ndershme, koalicion i cili pritet të akreditojë një mijë vëzhgues, që do të monitorojnë në të njëjtën kohë respektimin e përfaqësimit gjinor në zgjedhje, si dhe të të drejtave për votimin për personat me aftësi të kufizuara. Por sërish ajo që mbetet shqetësuese për partitë politike, mbeten listat e zgjedhësve, si dhe financimet e këtyre partive. Drejtuesja e këtij projekti, Mirela Arqimandriti, bëri apel për pastërti të figurave që do të garojnë në zgjedhjet lokale, edhe pse tashmë është ezauruar çdo afat kohor për ndryshimin e listës së kandidatëve. Në të njëjtën kohë, ajo kërkoi që “partitë politike të jenë më transparente mbi financuesit e fushatave të tyre elektorale”. Ndërkohë që drejtori i USAID-it, Markus Xhonson, tha se do të financohen 500 mijë dollarë, që shoqëria civile të mbikëqyrë këto zgjedhje. Referuar procesit të vëzhgimit, eksperti për çështjet zgjedhore, Dhimitër Gjodede, theksoi se “procesi parazgjedhor është po aq i rëndësishëm për të gjithë procesin, ku në disa raste është pikërisht kjo fazë që përcakton nëse zgjedhjet janë të lira e të ndershme. “Në këtë drejtim, vëzhguesi do të vëzhgojë pikë së pari të gjithë aktivitetin e KZAZ-ve, do të vëzhgojë mbledhjet, procesin e vendimmarrjes, ankimimet që do të bëhen nga subjektet zgjedhore. Hapat e rëndësishëm gjatë kësaj faze janë krijimi i komisioneve të qendrave të votimit, transferimi i materialeve zgjedhore nga KZAZ-të në qendrat e votimit”, tha ai.

3 Komente

Topçiu i ka shtuar ato edhe me 300 mijë lekë nga shitja e një autobusi për skrap

Haha cfare hyneresh degjon mer amon smiley

Vetem nga pasurite qe ndigjon ketu se zoterojne, ketyre duhej tu vinte turp te garonin. Po lerini ore edepseze kryebashkiake, njerzit e ndershem te drejtojne, intelektualet te drejtojne. Ju e keni mendjen, se si te pasuroheni e te keni biznese, jo se si te drejtoni nje qytet. Merruni me biznes dhe jo drejtim bashkie apo komune. Lerini intelektualet te drejtojne.

Mbase u vjen turp te garojne prap PTh, po kane frike nga palloshi se ai i ka futur ne liste per kandidim, ca te bejne te shkretet! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).