Shumë njerëz në Ballkan janë të frikësuar nga idea e Shqipërisë së Madhe. Por pse? Sipas buzzfeed këto janë 5 arsyet që bashkimi kombëtar është kënaqësi jo vetëm për shqiptarët

1. Mund t'i shijoni pushimet e juaja pa paguar asgjë

Turistët mund të qëndrojnë pa paguar asgjë sepse tek shqiptarët sipas traditës duhet të respektohet në maksimum mysafiri. Vizitoni çdo shtëpi dhe lërini që ata të kujdesen për ju.

2. Një parajsë e taksave në Evropë

Harroni ishujt e largët tropikalë. Në Shqipërinë e Madhe, një parajsë e re tatimor do të krijohet brenda Europës. Bazuar në tatimin mbi të ardhurat aktuale në Kosovë dhe Shqipëri, norma juaj e taksave është rreth 10% . Sillni të gjitha paratë tuaja!

3. Një shtet pa Mc Donalds dhe Starbucks

Edhe pse Shqipëria e madhe është një mik i afërt i SHBA-ve, aty nuk do t'i gjeni kafet dhe hamburgerët e tyre me çmime të larta. Ju mund të shijoni qoftet për 1.50 dhe makiaton më të mirë në botë për 1 euro.

4. Toleranca fetare dhe futbolli

Udhëheqësit e katër feve kryesore në Shqipëri, ecën dorë për dore gjatë marshimit Charlie HEBDO në Paris. Ata treguan tolerancën e tyre fetare në botë.Të jesh i krishterë, hebre apo mysliman është në rregull në Shqipërinë e Madhe, për aq kohë sa ju jeni tifoz i Barcelonës, Real-it, Arsenal ose Chelsea.

5. Një trafik pa ndalesa

Shqipëria e Madhe do të jetë vendi i parë pa bllokime të trafikut në autostradë. Një nga rrugët më të reja dhe më të shtrenjta në Evropë është e gatshme t'ju shërbejë. Lidhni rripin e makinës dhe do të kënaqeni me shëtitjen.

 

Buzzfeed

3 Komente

Harroni ishujt e largët tropikalë. Në Shqipërinë e Madhe, një parajsë e re tatimor do të krijohet brenda Europës. 

Kjo po. Nje Monako ballkanas. Bukur, bukur. smiley smiley

jo shqiperi e madhe ,se na tremben openmind-tsmiley   evrope e madhe duhet!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).