O E BUKURA MORE

Petkat e të mirat tona

Na i lam te Korona

Krishtin na kemi me ne

Oj e bukura More

Thell të plas, me lot ndër si

Na të lipisnjëm, Arbëri!

Petkat e të mirat tona

Na i lam te Korona

Shën Mërin kemi me ne

Oj e bukua More!

Thell të plas, me lot nder si

Na të lipisnjëm, Arbëri!

Petkat e të mirat tona

Na i lam te Korona

Papën na kemi me ne

Oj e bukura More!

Thell të plast, me lot ndër si

Na të lipisnjëm, Arbëri!

Malet tan me lis e driza

Të bukur sheshe me muriza

Të bukur kroje, të bukur gropa

Të bukur gjerdhe me fallopa!

Jemi e vemi ndë Itali

E më s’ju shomi me këta si!

Dherat të huaj hare s’kan

Se s’mbllin printët tan

Prindë, luftuat me thik më dor

Ndërpër shi e ndëpër bor

Ni ju lëm pa një qiri

E pa një vajim. Oj Arbëri!

Luajtim valle nd’atë More

Shtum kangjele ndë ato hje

Klisht e tona të bukuruara

Shpizit tona të nderuara!

Ni vjen Turku, Turku i zi

E tërpron klish e shpi

Qeti: Shihni jet e re,

Na tha Dorja, zoti Ndre,

Lipim qellnjëm ka do vemi

Se buartim mallin e s’e kemi

Me kët zemër, me këta si

Klajëm keq kët Arbëri!

Ndallandishe e ler e ler

Kur të vish ti njatër hjer

Vjen të vish ti te Korona

E s’gjën më shpit e tona!

Më së gjën trima hajdhjar

Po ngë një qen, çë kloft i vrar!

Kur u nistin gjith anit

E dherat tan iktin ka sit

Burrat gjith me një vajtim

Thirrtin grat me një vajtim,

Dil e hana ti, Stihji!

Oj More! Oj Arbëri!

 

NE ARVANITASIT

Gluha jona, vetëm thuhet,

nuk’ e llan për t shkruhet

Këng porsimet shtruora

t mos ven haruora

Nga Sokrati e Perikliu

xum si vete ndreqi niriu

E nga Aristidhi vet

xum koma ç isht e drejt

Mendi Mistos, Ksenofon

isht qesem e na mbëson

Ng’ata bura, sa ç shkuan

mendi in ç than, e ruon

Ng’ ato mende muorm frim,

Sa na than, mir i dim

Na dhan krehe, hapët mend

ng’ ajo fort e mbam vent

Arvaniti, ku lluftoj

nga tuti ipari shkoj

Mos rim si t’ vdekur

malet t’ marëm tor

t’ vishemi nd’ hekur

t’ marëm pall nd’ dor

Po ngrini kriet, zemëra pllot

kulitoni prind tan

pse at vend ç’ rojm sot

llëruor na e dhan

Me frim lliris, me këto arm

ti shtijm turqit nd’ det

vendin llëruor t’ e bam

ashtu t’ e tshonin djelt

 

DASHURISË

Do pjenjë sajtën

si e shkon vajza ditën

Vajza nat edit n’ argali

Djali nuk e sheh me si me si

Jain vajza nat e dit

për të drenjë sum prik

Do bënem gjarpr me pika

ti shkone vajz ne sajta

Do bënem gjarpr i bardh

ti shkoni vajz në mitar

 

SATIRË

Ç e ve tragjashkën shtrëmbër

Të më çëpos zëmrën;

Tartëgji re bukuzi

çmë vjën tër një n’avlli

si gajdhur ç do tagji

Tendra mua ish ni pram edhe liviz

si një gjarp pa bisht

hapa misoforin të zër

shkau dhemoni e hiri ne vër

Moj Garefo zure u mblakse

të shtrëmbrat ç dje nuk lashe

Mëkat shum Garafale

pa bur je e vetm s’fle

Mikun ç nani çove

s’të ka qe ç vjen pasoe

Folm Garefo si me flase

mos ke turp ç më lashe

S’më do timos u s’të dua

ç për tiedhe për mua

 

 

Antologji e Poezisë Arvanitase – Teuta Kamberi-Llalla

39 Komente

"Ne arvanitasit" rri nje cikez si skic.

Perndryshe, oh cfare drite, cfare atitude (e humbur), cfare linje e paperziere me "turkun e zi", cfare kunderfakti faktual i asaj se cfare do te ishim sikur te mos vinte "i ziu"! 

"Brezi i humbur" u be tere ajo gjurulldi (letrare). Po nje komb i humbur? Ne jemi nje komb i humbur, dhe humbja me e madhe eshte humbja e ndergjegjesimit per humbjen. Te mesuarit me "batakun" ku u kumbisem.

"O e bukura More" eshte nje perle! Nje perle!

Shuume e bukur. Dhe une e kisha pelqyer si kenge, po tani qe e lexova po me vjen te qaj mu si Erdogani kur i lexuan ate poezine ne turqisht. E them pa shaka e. Ai Enver muti e shveshi folklorin nga vargjet me kisha e xhamia dhe edhe festivali i Gjirokastres u be si Festivali i kenges Partizane. Vecse Moreja eshte kenge arbereshe me sa di une.

Monizmi pervec politizimit te skajshem (qe ne fakt perkthehej ne patetike pa piken e vleres), i hoqi folklorit edhe aftesine e vet vet-perzgjedhese (sel-selection), mekanizmin e te mbijetuarit te atyre kengeve qe i qendronin kohes. Sepse, teknikisht gjithnje, ne jo vetem po koleksiononim folklor (qe eshte nje gje shume e mire, mu si magazinimi i perlave tashme te formuara), por ne po nderhynim ne fabriken prodhuese, po e benim tip "assembly line", e kjo nuk vinte vetem prej teknologjise ne disponim (gjeja e shtypur, e incizuar, njohja dhe shperblimi i autoresise), kjo vinte pikemesepari nga atituda ndaj folklorit, qe e konsideronte edhe ate si nje "burme e vide ndihmese e Partise ne edukimin komunist te masave". Por gjithesesi them qe 1) demi eshte i riparueshem, dhe 2) nuk duhet assi te mhohet puna fantastike e bere ne koleksionimin e gjerave qe ishin krijuar nderkaq, edhe pse ky koleksionim behej me filtrat perkates. Ndonjehere keta filtra punojne per mire. Filtrimi i "artit te dylbereve" psh, nuk me eshte dukur ndonje gje e keqe. Ketu ku jam une, nje  here ne jave vijne e marrin plehrat (cdo te enjte, sot dmth). smiley

Duket qarte qe ti or zoteri nuk ke xhami ne lagjen tende, dhe myslymane per komshi! Ti je kulturalisht i insuluar e izoluar! Ti je nje rracist sistemik ashtu si edhe ai/ajo, ata/ato qe kane etiketuar turkun si te zi!

e zeza eshte nje ngjyre si gjithe te tjerat. me duket racizem nga ana e atyre qe te zezen e quajne si te keqe. kur ajo vetem pershkruan. turku i zi ka me siguri te beje me sasin e pigmentit melanin ne ate skote dhe gjindje. kjo dreq sasie futet kudo, ke pa ti? pra turku i zi eshte njesoj sikur themi miu ngjyre gri. ne ket fryme: pse na qenkesh fyerje shprehja "gomar buzebardhe"? 

tashti turku i zi erdhi edhe na nxiu edhe ne e jo pak. sec jane ca ligje te Mendelit per kto pune. me faktor dominant e recesiv. me shume se dielli na nxiu. dhe per turkun e zi nuk kishte asnje krem me spf.

Ai turku i zi te solli islamin or zoteri...fene e vertete...fene e paqes!

Perpara se te vinte turku ishe xhahil, pas ardhjes se turkut u bere njeri me din e me iman!!!

Sa rri e harxhon kohe kot, hapi nja dy libra te mesosh per 5 shtyllat e Islamit. 

Mos harro dhe kater traret. 

Hap qitapet te ndjesh parfëmin kulturor thuaj!!!!!

Parfum me essenca bimesh dhe rrenjesh. 

Krahasoni kete lloj fisnikerie (origjinale, tonen, parake), me kenget e ndyra plot me jarge kodoshesh te lindjes se mesme e pedofilie te dylbereve, qe na treguakeshin shpirtin ton perparimtar (o llah), emancipimin tone, vizionet tona te qarta e largpamesine tone mbi qeshtjen "gay" qysh para 200 vjetesh...

Em, po ngaterron dollarin me dhrahmine. Kenget e dylberave jane divane a kolltuqe si u kane pas qujt, kurse keto te tjerat jane kuja mor vella.

Perla!!

Ndallandishe e ler e ler

Kur të vish ti njatër hjer

 

Te kjo pjese ketu m'u shtremberua fytyra per te qare (po kot sa te vazhdosh ..)

Malet tan me lis e driza

Të bukur sheshe me muriza

Të bukur kroje, të bukur gropa

Të bukur gjerdhe me fallopa

 

kjo me duket sikur nuk eshte nga mishi i origjinales. Shifeni edhe juve pak, nuk eshte ca si ndryshe fjala.

 

dhe arbereshe jane, s'ka si te jene arvanitase...

Ore po ato poezite e atyre 5-6 milion shqiptareve qe gelojne ne Turqi kur do na i sillni? 

 

kshu poezi nga ata s'kam pare, mbase ka xhanem, por syri s'na ka zene gje. ose i kan turqenisht. ne mungese te tyre, ja nje e driteroit me shtamaxhi:

POÇARI

Vajta në Stamboll të bëj pazar, 
për kujtim të ble një vazo balte: 
- Paqe dhe selam, usta poçar, 
Vazon më të mirë po e pate 
Paqe dhe selam, usta poçar!

Vazoja nga dora shkau e ra 
Dhe m'u bë njëzet e pesë copë, 
Më erdhi rrotull deti Marmara 
Dhe m'u hap dyqani turk si gropë, 
Më erdhi rrotull deti Marmara.

Pa më shau poçari keq turqisht, 
Unë e shava shqip e mend i rashë; 
Për çudi poçari nuk u ligsht, 
Veç dy lot në sytë e kuq i pashë, 
Për çudi poçari nuk u ligsht!

Mos u çmend ky turk, ky musliman? 
Unë e shaj, ai me duar në qafë! 
Poçe tjeter mori në dyqan 
Dhe më tha: " Më shaj, për besë, prapë!" 
Poçe tjetër mori në dyqan.

Psheretiu si unë: " Jam shqiptar, 
Shqip, vëlla, ti shamë dhe një herë, 
Fjala shqipe s'blihet në pazar, 
Në dyqan ka vjet që s'e kam ndjerë, 
Fjala shqipe s'blihet në pazar!"

Ikën nga dyqani burra e gra, 
Unë e një poçar e tjetër s'kishte, 
Vazot frynte deti Marmara, 
Vazove poçari shqip u fliste, 
vazot mbushte deti Marmara...

c'ne shqip keta??  keta sikur jane larguar nga korinthi dhe nga argosi!!

po nje grek(apo serb? ), nje fare karagjeorgjiu nga kruja ce kane keta?

n.q.s zbehet diktatura fetare ne arberine e poshtme ,bie ndikimi i eunukeve lubonjiste ne shqiperine londineze,dhe nuk pranohet xhaketa xhihadiste ne shqiptarine e veriut ,,ne ballkan do flitet vetem  gluha jonesmiley

Mos rim si t’ vdekur

malet t’ marëm tor

t’ vishemi nd’ hekur

t’ marëm pall nd’ dor

Po ngrini kriet, zemëra pllot

kulitoni prind tan

pse at vend ç’ rojm sot

llëruor na e dhan

Me frim lliris, me këto arm

ti shtijm turqit nd’ det

vendin llëruor t’ e bam

ashtu t’ e tshonin djelt

 

Privi shkojë e dhev u mvlua,
Trandafille u garkua,
lule u vesh pasadoish,
ngun e sbardh kado të rris,
male, ara, vreshta, shpeva,
driza t’ egra ‘dhe të mbjeva,
të thërresënë se hiri,
Mai muaji m’ imiri,
muaji i merudhisë,
muaji i dashurisë.

 

Ç’ atë ditë çë uleshe,
e ndë kurm këmishë veshe,
egjull di u rrusnë e ndijnë,
siprë kunjës’ e të frijnë,
erënë të bukurisë,
frimënë të mirëzisë,
e të vunë gaz ndë buzë,
për të flasësh si thulluzë,

Ti kishin kenduar ndonje Erdoganit, ne shenje te miqesise qe kemi pasur.

A do shkruhen ndonjehere vuajtjet e ketij populli?

 

GLUHA
Arvanitat këndonin
gluhën mos e haronin
Gjigjion si këndon ai plaku
shihe si lëviz ai gjaku
Goj m’ goj e mbahet jeta
mbahet me këng t’ drejta
Arvaniti s’ mund t’ shkruan
me këndimin tër i ruan

Ra dhe qyteti i Palmires ne duart e idhtareve te fese se paqes. smiley

 

60 milje Bagdati. po nejse, rendesi ka qe nuk ra ai Kobani, o llah.

plus qe ketyre gjerave ua kemi gjet llagapin: "minor and temporary setbacks". Kshu qe jemi mire, Ron.

se kush ka hudh trut e gamorit qe pozita e nr 1-shit mund t'u mbakesh edhe pa ushtar, edhe pa harxhime, tek e fundit edhe pa gjak. dhe kto trut e gamorit zejn vend shum. me mire dhe me lire, thoshin edhe te ne dikur. shpikje dhe racionalizime.

s'ka xhaba. you get what you pay for!

Thone qe keta te ISIS kane aftesi menaxheriale shume te mira. Mbase e menaxhojne me mire sitin arkeologjik te Palmires. Po flitet qe jane me qindra autobuse te mbushur me turiste sunite qe jane rruges per ne Palmira. Popull kulturedashes jane. 

ngordhin per nje cik kultur. ngordhin.

Kultura eshte nje prej shtyllave! 

Well, Amriki o tu u pergatit me ju kthy ne menyre aktive Irakit. Njeri ketu, ish major gjer para i viti, me tha sot se kane fillu me rekrutu ushtaret e liruar si kontraktore, ne mase... ~$1000/dita. 

Desha me thon, ska tax breaks per prillin tjeter....

well, sa me shum te vonohet, aq me i rond do vij billi.

Nuk eshte se kane harxhuar ndonje para te madhe deri tani. I guess $26 billion doesn't get you much nowadays.

Punet e mira cou e beji vet thot poplli...

E drejte. Duke patur parasysh #kulturen e korrupsionit ne ato vende, nuk cuditem qe 26 miljardet u zhduken si kripa ne uje.

Megjithate, po e ndal ketu se s'dua te prish me teper temen e poezise Arvanitase.

E pashe edhe une mbreme, po thane qe i kishin levizur repertet arkeologjike. Ka mbetur struktura natyrisht. Jam pa fjale!!! smiley 

Desha me thone mos u merzit se Asadi ka arme kimike. Harrova qe ja hoqen. smiley

Megjithate nuk eshte per tu merzit shume. Jam i sigurt se vendin e rrenojave romake do ta zene punishte artizane ku do te prodhohen esenca te mrekullueshme me baze ekualipti dhe magnolia. 

vjersha e pare qeka e bukur. cudi qe se kisha degjuar me pare. respekt

      Hajde rini  kritike hajde ! Floklori shqiptar u grumbullua, u sistemua, u ngrit ne art vetem ne monizem.U krijua qysh heret Instituti i falkorit e cili nxorri volume te tera te thesareve te ketij populli te lashte te cilat disa kur i lexojne sot tek tuk, habiten dhe si gogesisin ca " kafshojne kumbulla  ashqimo " ! Festivalet e Gjirokastres kane qene tribuna ku derdhej arti popullor i bazuar i teri ne koloritin e folklorit, ne gurren popullore ! Kurre nuk eshte thene nga mendje ..." me mend " ndonje kritike, per ate fryme popullore te nje arti traditcional te ketij kombi te lashte.Perkundrazi ka habitur qytete te Evropes dhe te botes kur asamblet tona jane paraqitur me artiste te nje lloji krejt te vecante.E atje nuk jane duartrokitur per " kenge partizane " sepse kurre nuk kane qene ato kulmet e repertorit artistik, por me folklorin karakteristik shqiptar ...

Keshtu mor dermander te kritikave gjithe shkume ! 

une kam patur fatin te jetoj nja 6 muaj ne zemr te arvaniasve, aty ku ndodhet sot aeroporti i Athines, çfare njerz te mbare, e te dashur, flisnin nje gjuhe aq te bukur; kur kendonim ne labçe at na pyesnin  ;  ju, perse po klani? (klan = qan)

disa thoshin se kishin ardhur aty para 300 vjetesh sepse kishte ren nje semundje dhe kishin vdekur gjith banoret e krahinse, te tjer thoshin se kishin ardhur pas vdekjes se Skenderit....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).