Para pak kohësh u intervistova nga një studiuese shqiptare të përfshirë në një studim që kërkon t’i përgjigjet pikërisht kësaj pyetjeje: Pse kanë shkuar shqiptarët për të luftuar në Irak? Një studim mbi 100 faqe që adreson të njëjtën pyetje u publikua këto ditë në Kosovë. Të dy meritojnë vëmendje dhe dëshmojnë jo vetëm shqetësimin e shoqërisë tonë, por edhe të ambasadave të huaja që kanë iniciuar këto studime, si ajo e ShBA-së.

Konflikti në Siri dhe Irak është rjedhojë e drejtëpërdrejtë e pushtimit të Irakut në vitin 2003.Sipas vetë presidentit të ShBA-së, Barack Obama, Organizata ‘Shteti Islamik’ ka lindur nga Al Kaida në Irak, një organizatë, që sipas presidentit amerikan, ishte pasojë e pushtimit amerikan të Irakut. Është fakt i pakundërshtueshëm sot se Al Kaida nuk ka patur prezencë në Irak (apo Siri) përpara pushtimit të vitit 2003.

Dokumente të siguruara këto ditë nga gazeta Spiegel tregojnë se Organizata Shteti Islamik (ISIS) ka shumë gjasa të jetë produkt jo i fanatikëve fetarë, por ish-oficerëve të Sadam Hussein, me orientim nacionalist dhe sekular, e jo fanatizëm fetar. Këta njerëz jo vetëm u hoqën nga pozitat e tyre pas pushtimit, por edhe u burgosën në disa nga burgjet më famëkeqe amerikane si burgu Abu Graib, i famshëm për torturat brutale që janë bërë tashmë të njohura publikisht. Ishin këta oficerë që vendosën në krye Abu Bakr al Baghdadin në mënyrë që, sic shkruhet në Spiegel, t’i japin projektit të tyre një ‘fytyrë më fetare.’ SipasSpiegel, ishin oficerë të tillë që planifikuan pushtimin e territoreve në Siri nga ISIS.

Muajin e kaluar, organizata Mjekët për Përgjegjsi Sociale (Physicians for Social Responsibility), një organizatë kjo që ka marë cmimin Nobel për Paqe, publikoi një studim sipas të cilit numri i irakenëve të vrarë si pasojë e pushtimit amerikan është së paku 1 milion. Sipas Kombeve të Bashkuara, 1.7 milionë irakenë vdiqën si pasojë e sanksioneve perëndimore nga 1991-2003. ISIS është monstra që lindi nga rrënojat e një pushtimi brutal dhe pa legjitimitet.

Pjesë e këtij pushtimi ishim dhe ne. Shqiptarët shkuan si ushtarë pushtues dhe qoftë në mënyrë dekorative, u përdorën për t’i dhënë iluzionin e legjitimitetit ndërkombëtar një pushtimi të padrejtë që ka shkaktuar vuajtje e shkatërrim të përmasave epike. Edhe ushtarë shqiptarë që luftuan e u vranë në Faluxha për ushtrinë amerikane, ne i glorifikuam si heronj, edhe pse sot e kësaj dite në Faluxha fëmijët lindin me deformime madhore për shkak të kimikateve të përdorura nga pushtuesit. Ky është shtrati nga u mbars ISIS.

Në shumë vende, pjesmarja e qeverive të tyre në pushtimin e Irakut nxiti debate serioze politike dhe publike. Protesta më e madhe në historinë e Londrës është ajo kundra luftës në Irak me sloganin: Not in our name (Jo në emrin tonë). Qoftë teorikisht, në ShBA, juristë të njohur debatuan nëse George Bush do duhej të cohej në gjyq për futjen e vendit në këtë luftë. Në Shqipëri një debat si ky nuk ka ndodhur kurrë. Politikanët tanë nuk janë vendosur kurrë përpara përgjegjësisë publike se pse morën pjesë në një pushtim të paaprovuar nga Kombet e Bashkuara që, ndër të tjera, solli lindjen e ISIS. Intelektualët tanë publikë tregojnë shqetësim për fanatizmin e ekstremizmin që shpalos ISIS, por nuk ngritën zërin asnjëherë kundra dhunës që solli lindjen e ISIS. Teksa po përballemi me sfidën e pjesmarjes së shqiptarëve në konfliktin në Irak e Siri, ndoshta ka ardhur koha të pyesim: Pse shkuan shqiptarët të luftojnë në Irak – në vitin 2003?

e-zani

40 Komente

Ah! Thash se po pysnin per keta cunat e 2013... silli mi. 

Ky dihet qe ka shku per me spastru token e shenjte nga kafirat. 

Tmerr, te heqesh dore nga jeta ne ate fare feje...

Orientimi nacionalist dhe sekular (e jo fanatizmi fetar) eshte shkak edhe per ta 'Bama. Kot ben sikur nuk e kupton. 

Detyrimisht...

Pa kuptuar ata te 2003-shit, nuk mund ti kuptojme keta te 2013-es...

Keto ide jane shtjelluar me shume hollesi ne vepren e madhe "Imperializmi dhe revolucioni".  Po nuk po e shpjegoj dot pse keta trimat e ISIS vrasin me shume njerzit e tyre se amerikanet.

smiley

ps. ky koment u lexu. smiley

Mire qe vajten, po rrogat a i morren? s'me kujtohet mire sa qe pazari per te vajtur ne Irak...

Rrogat jane virgjereshat ne boten tjeter

virgjereshat jane per krahun tjeter, une them per ushtaraket tane, apo edhe keta do kompesohen ne natyre smiley

Po sigurisht.  Edhe ata per nje ideal luftojne jo per te mira materiale.

vajten per te ruajtur paqen dhe lirine ne bote.

   Vajten ti ndihnin Dic Qenit, qe ta merrte lirsheme papagese kerozinen irakiane dhe ta dante me shokun e vet Presidentin.Por kjo eshte pese me hic para interesit jetik te Izraelit.

1.7 milione irakiane te vrare..! Nafta irakiane ecen lume ne rezervat e Amerikes dhe u sigurua fondi i nevojshem, per Mosadin ...qe te shkaterrohej edhe Siria..! 

Me Hashemitet, tu pa tu be.....! Paqja do mbreteroje.Vec Putini sec po grricet .Po i smundje e keqe sillet mbi Moske ....

Baromeri parashikon vec furtuna.

2003 ish nje vit i nderlikuar, ku edhe diktatoret si Sadami apo Gadafi, nuk dihej se si reagonin e perbenin rrezik per rajonin, ashtu sic edhe sot gjen zera qe pyesin "A mos do ish me mire te ishin lene ne pushtet diktatoret arabe qe mbanin vendin zap pavaresisht se vritnin njerez me gaz (kurdet) apo qe rrihnin edhe futbollistet e kombetares nqs humbisnin 1 ndeshje apo kur regjimi i Gedafit vriste 1000 te burgosur politike ne 1996?" Kuptohet qe nafta ish faktor me vete ne 2003, por 1 dekade me pas gazetat lexonin: Kina po vjel te mirat e naftes se Irakut! Ndersa ne 2014 perseri ritheksohej se Kina vazhdon te mbetet investitori e perfituesi nr 1 ne Irak!

Municione me uranium te varferuar u perdoren edhe ne Kosove per ta cliruar sa me shpejt e efektivisht nga regjimi i Miloshevicit, dhe sot ka probleme shendeti por askush nuk thote dot qe u bene me qellim per te semure shqiptaret e Kosoves. Amerikanet jane shume te perparuar per armet por edhe kane bere eksperimente te cuditshme, sic ish rasti i perdorimit te ushtareve amerikane ne zonat ku testoheshin bombat atomike, ku ata vendoseshin ne largesi te ndryshme per te pare efektet e rrezatimit tek ushtaret. 

Duket se ia paskan botuar edhe 1 kunderpergjigje atij materialit 100 faqesh. Cfare u be u be (edhe sikur ta fusin Bushin ne burg nuk ndryshohet gje), por problemi eshte se cfare do behet. Ne gazeta po thuhet se lufta ne Siri e Irak mund te zgjase nja 10 vjet (duke rikujtuar luften civile 15 vjecare ne Liban, apo perfshirjen e sauditeve tani ne Jemen e situaten e ndere ne Lindjen e Mesme). Me logjike te ftohte mund te arsyetohet se shqiptaret qe po shkojne ne keto luftra jane te llojeve te ndryshme: myslimane, islamike, xhihadiste etj etj. Dmth atje nuk po shkojne as ateiste, as agnostike, as katolike, as ortodokse, as anglikane, as protestante, as budiste etj. Kuptohet qe ka edhe mercenare, aventuriere etj etj, por mund te thuhet se pjesa muslimane e shqiptareve eshte me e rrezikuar ose me e predispozuar per tu bere pjese e nje konflikti qe mund te zgjase e nderlikohet me teper, edhe te shpresojme qe gjithcka do zgjidhet me mencuri, largpamesi, moderim, vllazerim etj etj

Ky studimi 100 faqesh i QKSS eshte me seriozi dhe gjitheperfshiresi qe kam pare ndonjehere per kete teme dhe sinqerisht ua sugjeroj ta lexoni (nuk trembet kush tek peshku nga 100 faqe apo jo...?)

Sa per kunderpergjigjen e Schwartzit me duhet ta lexoj por jam i paragjykuar ndaj tij sepse nga shkrimet e shumta qe i kam lexuar me duket fort e qarte se ai eshte nje sharlatan nga keta te tipit "moderate muslim" qe kane mbire si kerpudhat ne Amerike pas 11 Shtatorit per te thithur fonde te majme e hapur fondacione. Ne shkrimet e tij ka nje obsesion te papare kunder vehabizmit dhe Saudise dhe ai fut ne thesin vehabi kedo qe nuk i pelqen, perfshi krejt strukturen drejtuese te BIK... etj etj

Nje studim tjeter paraprak nda Adrian Shtuni ndodhet ketu.

Pse shkuan shqiptarët të luftojnë në Irak – në vitin 2003?

Ushtarët personalisht? Për lekë.  Paguheshin.  Njëri për shembull, pagoi për dasmën e vëllait.  Ushtria vetë? US Coalition of the willing. 

Po, dihet mire qe ata ushtare shqiptare qe vajten ne Irak e pane kete si nje fat i madh per te bere ca lek. Ishin te turpshme edhe lajmet per kerkim rryshfeti nga eproret per tu caktuar ne togen qe do shkonte ne Irak.

Por a jemi dakort se ishte e pamoralshme pjesemarrja e Shqiperise ne ate lufte ilegale, dhe kaq shkaterrimtare? Te pakten pjesemarrja pa debat dhe mbeshtetje popullore...

Ndoshta dikush mund te thote se s'kishim c'benim e do i bindeshim Amerikes se s'ben. Por kjo gje u vertetua se nuk qendron me rastin e refuzimit tone per armet kimike siriane. Ja qe po te donim edhe mund te refuzonim...

Besnik Sinani eshte nje mendje e mprehte e me pak radikale se Olsi Jazexhi (Olsi ka diskutuar gjate raportin kosovar qe permend Besniku). Ne kete rast keto pyetje kerkojne 'xhevap'

Xhevapi o Besnik e Armir: Shqiperia dergoi ate togen si 'pushtues' ne Irak pasi ka zgjedhur anen e modernizmes qe prej vitit 1878.

 

Shqiptaret kane perfituar goxha nga 'modernizma'. Arabet (e muslimanet ne pergjithesi) jo dhe aq.

Pra, Shqiptaret vajten ne Irak me njerzit e tyre (packa se vete duken si majmune)

Safir, me dukesh si nje nga komentuesit e PPU qe ka lexuar me shume per islamin se kushdo dhe komentet e tua i respektoj. Por keto qe thua ketu sikur hane debat...

Ta quash Sinanin "me pak radikal" se Jazexhiun, do te thote qe prapseprape e quan "radikal" apo jo? Dhe nese eshte keshtu, ku bazohesh per kete etiketim?

Ndersa me xhevapin tend, qe per ta cituar dhe njehere: 

Shqiperia dergoi ate togen si 'pushtues' ne Irak pasi ka zgjedhur anen e modernizmes qe prej vitit 1878. 

nuk po di te qaj a te qesh...

Dmth sipas teje ne qenkemi me moderne se Franca, Belgjika e Gjermania qe refuzuan pjesemarrjen ne cmendurine e luftes se Irakut? 

 

Dmth sipas teje ne qenkemi me moderne se Franca, Belgjika e Gjermania qe refuzuan pjesemarrjen ne cmendurine e luftes se Irakut? 

Thashe qe jemi majmune moderne smiley

Pastaj babes nuk i kthehet fjala. Mjafton qe te jete larg (France, Gjermani, Ingliterre i cik si shum afer, nuk u duhet degjuar zeri shume)

E si ka mundesi pra ia kthyem fjalen babes ne 2013-n per armet kimike te Sirise? Sipas teorise tende i bie qe ky ka qene momenti qe jemi bere me bythe te forte per ti bere balle modernitetit...???

Ja dhe Lubonja e shkreu pushken..... "Elitat e vendeve arabe megjithese jane shume laike dhe properendimore"..Thote tutkuni  smiley kush jane laike o Lubo? Sauditet? Katari? Omani? Emiratet?  Ky rob me duket se jeton ne planet tjeter

smiley

esht shiu kur mos kem njeri.

I pashe ato 5 minuta. Kaq ishte?

Se pse u bo ajo lufte djema, e kam thon tek VQ, pjesa e Komenteve. Perfitoni ta mesoni.

bona llafe me njonin dje, Pjer. thoshte qe ne ket pik je bazu tek "Shenime per Lindjen e Mesme". Kurre, i thash. Po deshe ala shoqni me mu, merre at llaf mbrapsh. Se kur Autori i Vizioneve rrezikonte koken me disidence, vazhdova, une e ti shifshim mos vidhshim naj tollon me hile. e bojshim fest kur binim me naj pul Budapesti.

Nuk foli mo. gek-mek.

I nderuar, "Shenime per Lindjen e Mesme" nuk e kam lexuar. Une jam bazuar ne investigimet qe jane bere ndaj bisedave te Robert Zollinckit me Bushin per planet e luftes, dhe kur maroi lufta, peco-grosi Robert u katapultua direkt drejtor i BB. E ke tek VQ, 3 arsyet pse u bo ajo lufte.

ore un e kam te qart si drita e diellit.

le qe edhe te tjeret e kane, por thjesht cmira i bon te trillojn gjithfare monstruozitetesh.

Nuk ka rendesi seç thone te tjeret padrejtesisht Emigranto, por ajo qe thua drejtesisht. A thua te drejten, a thua objektivisht.
Lexo nga faqet e fundit te VQ, tek Komentet, 3 arsyet pse u bo ajo lufte.

Pjer me duket se e nis arsyetimin mbrapsht, qe perderisa u katapultua peco-grosi drejtor i BB atehere duhet te kete bere ndonje pakt me djallin. Dhe afera me afert ishte ajo e luftes smiley
Analiza ne VQ eshte e pashtjelluar, ngjan me teper me aludim.

Mbaj mend ateher, isha shume kunder kesaj luftes ne Irak,kisha blere edhe nje flamur te paqes me ngjyrat e ylberit dhe e vendosja ne ballkon,isha edhe ne dy manifestime..njerez plot, gallate e muzike gjithe kohes!! Kur shkoj ne shqiperi me priti plaku me nje shok te tij ish-oficer shofer taksie..muhabet gjithe rruges per luften ne Irak,jo keshtu po ashtu..e ne nje moment u drejtohem..ore po ne c'pune kemi ne Irak? He i thashe..se ti o zoteri ke qene edhe ish oficer..c'do ushtria shqiptare ne irak? Me pa..hapi syte..e me tha: Ti tall bythen tani?

Pjesë e këtij pushtimi ishim dhe ne. Shqiptarët shkuan si ushtarë pushtues dhe qoftë në mënyrë dekorative, u përdorën për t’i dhënë iluzionin e legjitimitetit ndërkombëtar një pushtimi të padrejtë që ka shkaktuar vuajtje e shkatërrim të përmasave epike. Edhe ushtarë shqiptarë që luftuan e u vranë në Faluxha për ushtrinë amerikane, ne i glorifikuam si heronj, edhe pse sot e kësaj dite në Faluxha fëmijët lindin me deformime madhore për shkak të kimikateve të përdorura nga pushtuesit. Ky është shtrati nga u mbars ISIS.

Shume qarte me qe po permendim mizen n'bythe te kalit..dhe me qe kalit i cili prish lemin dhe te mbjellat dhe skemi ci bejme hajde ti biem mizes. Qe lufta ne Irak ishte nje marrezi kete nuk e mohon askush, kjo po pranohet boterisht dhe ne instancat me te larta prej SHBA deri ne Evrope. Vete Obama e ka quajtur nje nga gabimet me te medhaja te politikes se jashtme pushtimin e Irakut. Megjithate asojkohe Shqiperia si nje vend i vogel dhe me shume detyrime kundrejt "Dajes" (pa harruar Kosoven) e kishte "jetike" pjesmarrjen ne "koalicjonin of Willing", dhe ngjarjet qe pasuan me pas perforcuan qarte kete. Shqiperia  nje vend jashte cdo standarti u be pjese e NATOs, nje levizje  kaq e rendesishme strategjike sa trymykurit e qerbelese me kuran ne dore nuk kane kapacitet ta perceptojne dot. Nuk mund te kishte dere te hapur per NATO per Shqiperine pa e provuar vetveten si ne rastin e Irakut dhe Afganistanin. 

Puna eshte se keta internacionaloislamistet do ta gjenin mundesine te rroknin pushket edhe sikur Iraku te ishte nen Sadamin sepse fati i ketyre u percaktua qe kur morren ato bursat e qoftelargut neper mesonjtoret e shkretetires. Nq se jo Iraku keta sot do ti kishe ne Palestine,Ceceni o gjetke ne kerkim te 40 virgjereshave dhe sigurshisht atyre rrogave te majme qe ju ofrohen rregullisht "nga keto regjimet laike, properendimore te Lubos" si Sauditet,Katari,Omani,Emiratet,etj.

Shqiperia  nje vend jashte cdo standarti u be pjese e NATOs, nje levizje  kaq e rendesishme strategjike sa trymykurit e qerbelese me kuran ne dore nuk kane kapacitet ta perceptojne dot.

E perceptojne, po nuk e pelqejne. NATO osht moderne. 

Njerez si Olsi e Besniku i detyrojne jeten e tyre Islamit. Pa te do ishin thjesht rrugace te droguar. Do bythe te forte jeta moderne. Shume nuk e kane ate fat.

Koment shume i dobet ky... Jazexhiu e Sinani nuk kane shume te perbashketa qe ti rendisesh ne nje fjali, dhe si supozon ti te dish se si do kishte qene apo nuk do kishte qene jeta e dikujt me apo pa islam?

Ate respekt per komentet e tua qe pohova ne fillim me duket se po filloj ta humbas smiley

Analize pa taban per punen e IS-it.Hic fare permendje e Mosadit dhe Dik Qenit,madje edhe Amerika permendet si krijuese pasive,dhe fajin ia hedhin edhe ne varr Sadamit te gjore.Edhe Arti e ka verejtur qe IS-i nuk ka keputur koken e asnje kafiri cifut,po me se shumti te kafirave shiite,dhe ndonje gazetari perendimor sa per te humbur gjurmet.Dobet e-zani dhe Amiri,mos publikoni me artikuj pa Mossad.

Besoj se ia vlen te lexohen e diskutohen rekomandimet e raportit te QKSS:

Rekomandimet

Kjo është një përmbledhje e rekomandimeve kyçe që QKSS propozon. Për rekomandime më të detajuara, duhet të konsultohet kapitulli mbi rekomandimet: Një qasje gjithëpërfshirëse për rehabilitimin dhe riintegrimin; • Më poshtë janë kategoritë që do t’i përshkruajnë luftëtarët e huaj që ose kthehen ose potencialisht do të duan të kthehen në Kosovë: (a) Ata që janë penduar se u janë bashkuar luftimeve në Siri dhe duan t’i braktisin aktet dhe ideologjinë e dhunshme ekstremiste; (b) Ata që janë penduar se u janë bashkuar luftimeve në Siri dhe ende duan ta ruajnë idelogjinë e vet ekstremiste, por pa ushtruar më dhunë; (c) Ata që nuk janë penduar as se u janë bashkuar luftimeve në Siri as për ideologjinë e tyre të dhunshme ekstremiste, dhe do të donin të ktheheshin në Kosovë për ta lehtësuar rekrutimin e mëtejmë dhe shpërndarjen e ideologjisë tekfire. • Si e tillë, qasja “një kallëp për të gjithë” nuk do të funksionojë dhe duhet të ndërmerret një qasje shumëdimensionale; • Arrestimet, burgjet, ose vënia e njerëzve para gjyqit duhet të shmanget sa më shumë të jetë e mundshme. • Ata që kthehen duhet të kalojnë nëpër një proces të shqyrtimit, i cili do të vlerësojë qëllimin e kthimit të tyre dhe bindjet e tyre themelore për kthimin - do të thotë identifikimi nëse ata i përkasin grupit (a), (b), ose (c) të të kthyerve, siç përshkruhet më sipër. • Kjo do të thotë se në përgjithësi duhet të ketë një program rehabilitimi dhe ri-integrim që në thelbin e vet mishëron parimin “ndihmo dhe vëzhgo”. • Programi për deradikalizim dhe rehabilitim do të ishte më efikas në qoftë se do të ishte më i centralizuar, si në ide se si duhet të menaxhohet, ashtu edhe në procesin se si duhet të bëhet

Donatorët

• Donatorët e huaj duhet të sigurojnë fonde për deradikalizmin e centralizuar dhe programin e rehabilitimit. Çdo përpjekje e pavarur ka më shumë shanse të shkoj kot, për shkak të natyrës dhe veçorive të çështjes dhe gjendjes së vetë individëve të radikalizuar; • Donatorët e huaj, kur janë të gatshëm të sigurojnë fonde për programe ose projekte për deradikalizim, duhet të ngelen në ulësen e pasme. Me e marrë vijën e frontit si të huaj në përpjekje të tilla shumë më shpesh do të rezultojnë me dështim të qëllimeve të projekteve të tilla.

BIK-u • Duhet sa më urgjentisht që të jetë e mundshme të regjistrohet si entitet juridik; • Duhet të ketë financim të centralizuar, që mund të mbikëqyret lehtë dhe të raportohet tek autoritetet përkatëse shtetërore; • Nuk duhet të lejojë ndërtimin e xhamive nga fondet që shkojnë përmes financave individuale, jo vetëm nga burime që vijnë nga Gjiri, por as ndërtimin e xhamive që vijnë nga financimi komunitar; • Imamët liberalë dhe konservativë, ose ata që i përkasin dy shtresave në fund të piramidës me tri shtresa, të paraqitur në seksionin përkatës, duhet të gjejnë një gjuhë të përbashkët, dhe të bashkohen në luftën kundër ekstremizmit, pavarësisht dallimeve të tyre në interpretim (liberal/konservatorë) dhe mësimeve në Islam. BIK duhet të jetë qendër për lehtësimin e rivendosjes së marrëdhënieve të tilla; • Miratimi i një kurrikuli vjetor të mësimeve në të gjitha xhamitë, të cilat duhet të jenë sa më të standardizuara që të jetë e mundshme; ndryshimet në programin e mësimeve në xhami të veçanta, për shkak të arsyeve të legjitime duhet të bëhen me lejen e strukturave përkatëse të BIK-ut; • Rritja dhe zbatimi i inspektimit më rigoroz në xhami lidhur me mësimet dhe punët e tjera fetare; • Puna në parandalimin e krijimit të statusit të famshëm të imamëve që kanë mendime radikale dhe ekstremiste, të cilët lehtë mund të identifikohen - d.m.th. ata që i përkasin shtresës së lartë të piramidës “refuzuesit e dhunshëm” / tekfirët;

 

(Nuk jam aspak dakort me pjesen ne te zeze. xhamite kane qene historikisht themeluar nga individe bamires apo komunitete te vogla pa nevoje aprovimi nga lart, dhe keshtu vazhdojne te funksionojne suksesshem ne Amerike psh. Nuk ka nevoje per kete kontroll mbytes te ndertimit te cdo xhamie)

Imamët • Imamët e kredibilë dhe legjitimë, duke përfshirë edhe ata që janë më liberalë (shtresa e poshtme e piramidës - “liberalët participues”), si dhe ata që janë më konservatorë (shtresa e mesme e piramidës - “konservatorët jo të dhunshëm”) duhet të qëndrojnë afër ndjekësve të tyre dhe të mos i injorojnë ata. Imamët e tillë duhet gjithashtu të jenë të durueshëm me ndjekësit e mundshëm dhe të tjerë që kanë rënë tashmë nën tekfirët, edhe kur këta të fundit publikisht i linçojnë vetë imamët; • Imamët që hyjnë në shtresën e “liberalëve participues” dhe ata që hyjnë në shtresën e “konservatorëve jo të dhunshëm” të piramidës, duhet t’i minimizojnë antagonizmat në mes tyre sa më shumë që të jetë e mundshme dhe të bashkohen në përpjekjet për t’i deradikalizuar njerëzit e rinj tashmë të radikalizuar që kanë rënë nën tekfirët; • Nëse të rinjtë kanë kryer një mëkat, në bazë të interpretimeve fetare, imamët nuk duhet t’i fryejnë ato mëkate, sepse njerëz të tillë të rinj mund të bien pre e tekfirëve të cilët u gjejnë këtyre të rinjëve shkurtica për udhëzim në Islam dhe gjetjen e shpejtë të faljes;

Strukturat e sigurisë shtetërore: • Duhet të kenë një qasje më shënjestruese ndaj ekstremistëve të dhunshëm, pra të punojnë më shumë në policimin e bazuar në inteligjencë, dhe të ndërmarriin veprime që do t’i kufizonin sa më shumë që të jetë e mundshme agjencitë e sigurisë nga përdorimi i forcës (p.sh. arrestime, ndjekje penale, etj); • Kur agjencitë e sigurisë shtetërore vlerësojnë se imamët potencialë “konservativë jo të dhunshëm” – ata që janë në shtresën e dytë të piramidës – shërbejnë pa dashur dhe pa qëllim si një “faktor mundësues” që disa prej adhuruesve të tyre të përqafojnë “refuzuesit e dhunshëm” / ideologjinë tekfir, ata duhet përsëri të frenojnë veten nga arrestimi i tyre. Imamët e tillë duhet të ftohen për një diskutim, dhe u duhet folë nga agjencitë e sigurimit shtetëror mbi pasojat e mundshme nga ligjeratat e tyre të caktuara, pra kur në ligjëratat e tyre, në shumë raste duke përdorur gjuhën e papranueshme ndaj të tjerëve, pa qëllim dhe në mënyrë indirekte i ftojnë njerëzit të bashkohen në veprime radikale; • Të mos diskriminojnë personat me sfond fetar që aplikojnë për punë në strukturat e sigurimit shtetëror. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).