Si rrallë ndonjëherë OSBE dhe Këshilli i Europës kanë ngritur alarmin kundër krijimit të monopoleve mediatike në Shqipëri. Përmes zërit të zyrtarëve të tyre më të lartë, ata kanë lëshuar apel në mes të Tiranës kundër përqëndrimit të pushtetit mediatik në duart e një numri të kufizuar pronarësh. Ata i kanë bërë thirrje njëzëri politikës të mbajë duart larg këtij pushteti tjetër. Por ky shqetësim pothuajse u fshi nga lajmet e televizioneve kryesore të vendit, ndaj për arsyet e tij duhet bërë një shpjegim.

Ai ka ardhur pas një propozimi të deputetit socialist Taulant Balla, për të shfuqizuar nenin 62 të ligjit për mediat audiovizive. Dhe ky nen është një nen themelor që garanton pluralitetin e mediave të mëdha në vend. Ai kufizon, për shembull, që një televizion kombëtar të kontrollohet nga një pronar i vetëm (maksimiumi i aksioneve të lejuara në shoqëri nuk mund të jetë më shumë se 40%). Ai kufizon gjithashtu, që i njëjti pronar të ketë shumicën e aksioneve në një televizion lokal e kështu me rradhë. Pra në thelb ai pengon përqëndrimin e armëve të propagandës në një dorë të vetme. Në këtë kuptim ai është një garanci në shërbim të publikut, kundër monopoleve, kundër përdorimit të mediave për interesa meskine, kundër shantazhit të atyre që bëjnë pallate për të mbajtur televizione dhe mbajnë televizione për të vazhduar të bëjnë pallate.

Po atëherë, përse propozimi okult, i nisur nga interesa grupesh meskine dhe për përfitime klanesh mediatike i bërë nga Taulant Balla kërkon amendimin e këtij neni?

Arsyet janë dy. Së pari pronarët e grupeve më të mëdha mediatike, ata që prezumohen të jenë mbrojtësit e parë të interesit publik, gjenden aktualisht në shkelje flagrante të ligjit. Ata i kanë shkruar aksionet e tyre në emra shokësh të remë, kushërinjsh fallco apo personash krejtësisht anonimë. Kështu ata janë shndërruar sot, në mëyrë klandestine, në padronë perandorish mediatike që i përdorin për interesat e tyre personale. Taulant Balla do t’ua japë edhe me ligj këtë të drejtë.

Arsyeja e dytë është se nëse neni i famshëm 62 nuk shfuqizohet, të njëjtët padronë mediatikë nuk mund të marrin pjesë në pazarin e ri të ndarjes së 5 frekuencave të dixhitalit tokësor, për të cilat po zhvillohet një luftë e vërtetë e nëndheshme.

Këto motive, aspak në mirëbesim, e kanë shtyrë Ballën (i cili me sa duket ka pas tij ndonjë më të fuqishëm, që do të hedhë gurin duke pasur frikë të tregojë dorën) të bëjë këtë propozim skandaloz.

Po përse skandaloz?

Ai është i tillë, sepse neni që Balla do të amendojë ekziston pothuajse në të gjitha vendet europiane me demokraci ku e ku më të zhvilluar se ne.  

Ai është i tillë, sepse kërkon t’u japë edhe pushtet ligjor atyre që janë përgjegjës për shkatërrimin e mjedisit mediatik në këtë vend.

Ai është i tillë, sepse rrezikon ta bëjë edhe më të varur, edhe më të kontrolluar informimin e publikut.

Ai është i tillë, se në erën e hapjes globale predikon monopolizimin.

Ai është i tillë, sepse rrit edhe më tepër pushtetin e atyre padronëve që mediat i shohin si një mall këmbimi për të marrë favore nga pushteti politik.

Ai është i tillë, se u jep më tepër forcë atyre njerëzve që pasi kanë përdhosur profesionin e gazetarit, tani refuzojnë me përbuzje t’i paguajnë ata.

Si një nga gazetarët që gjatë karrierës së tij e ka pasur rastin të provojë se si veprojnë grupe mediatike me shumë aksionerë dhe se si degjenerojnë ato kur përfundojnë vetëm në një dorë të vetme, jam i bindur se amendamenti Balla është një hap regresiv, klientelist dhe i dëmshëm. Por, përpos kësaj, ai është edhe shoqërisht i rrezikshëm. Në një mjedis ku pushteti politik është mbledhur në gjithnjë e më pak duar; kur partitë politike po kthehen në domene personale; kur liderët e tyre i kontrollojnë jo vetëm ato, por me anë të ndryshimeve kushtetuese të 2008-ës, edhe zgjedhjen pa pengesa të kreut të shtetit; kur përmes tij kanë dorë edhe në përzgjedhjen e gjykatësve dhe prokurorëve, një akt i tillë duket edhe më i rëndë. Në një kontekst kur biznesmenët e mëdhej bëhen gjithnjë e më të pasur dhe të varfërit gjithnjë e më të varfër, kur OJQ-të janë përherë e më të varura nga pushteti politik dhe zërat e pavarur gjithnjë e më të paktë, nisma për të rritur monopolin në media duhet parë thjesht si një tentativë për forcimin e një kaste gjithnjë e më të vogël dhe gjithnjë e më të izoluar. E në këtë kuptim, ajo bëhet disa herë më e rrezikshme. Ajo i ngjan më shumë një “grushti shteti” mediatik, kur e drejta për informim nuk shihet më si një kundërpushtet në favor të publikut, por si një mall shkëmbimi që u jepet në duar atyre që e kanë përdhosur atë.  

lapsi.al

21 Komente

U ngriten prostitutat diku dhe nenshkruan nje peticion ku thuhej: "Ndalimi me ligj i prostitucionit eshte i pamoralshem!"

Kush jane emrat qe kane ne pronesi mediat kryesore?

Tao Balla qenka bere sekser i rendesishem, do kete gjetur voten e tij tek kutia ku ia kishte burgosur Berisha para 6 vjetesh.

Do te ishte me interes te kishim edhe argumentimin teknik bere nga Balla per amendimin e ketij ligji, keshtu do te kishim nje tabllo me te qarte. 

Argumentimi  u mbajt i fshehte. u depozitua nga Balla ne zyren e Kryetarit te Kuvendit vjedhurazi , per te  percaktuar vetem diten dhe oren e diskutimit ne komision. Ishte nje nga anetaret e komisionit qe e beri publike nepermjet fb te tij. Balla eshte "rezili" i Rames ne keto momente jo shume te lavdishme per Ramen. Balla hedh nje gur - po eci mire...nese jo - shtyhet per nje moment tjeter. Top Channel i mban ne presion keqas keta ditezinj e driteshkurter qe me sa duket nuk po kane kellqe tju realizojne premtimet.  Dixhitalizimi eshte torta. Nuk do te jepen kaq lehte "djemte e bordurave" ne krye te TOP-it. Nderkaq, ajo cfare propozon Balla eshte kaq skandaloze sa reagimi i nderkombetareve nuk ka qene ne asnje rast tjeter kaq i hapur, i ashper dhe i drejtperdrejte. 

Kush e beri publike ne Facebook kete Tao-amendamentin? Bushatit i paska shpetuar ky detaj, qe dmth dikush tjeter e publikoi ngjarjen fillimisht.

@ i gjati

Balla eshte deputet i kuvendit shqiptar - kuvend i nje vendi sovran. Ky kuvend ka tagrin qe ta miratoje ose jo kete propozim te Bregut, me fal, te Balles. 

OSBE-ja ka pastaj tager qe te jete ose jo e kenaqur me zhvillimet, por ne ka gje skandaloze ne kete mes eshte intimidimi dhe asfiksimi i veshtrimit ndryshe te nje ceshtjeje shqiptare nga nje grup i pazgjedhur burokratesh europiane. 

"Chilling effect" nga jashte, eshte nje nga semundjet me te keqia qe pesojne demokracite e vogla. 

Dy gjona, njona praktike tjetra pak me abstrakte. 

E para, "the pool" i njerezve me pare dhe ekspertize mediatike eshte shume i vogel ne Shqiperi dhe ky "monopol" natyral nuk duhet te behet pengese qe njerezit te mos perfitojne nga te pasurit eksperjence ne media dhe fonde per t'u rritur me tej ne biznes. 

E dyta: nje shtet qe nuk arrin ti beje njerezit te zbatojne ligjet e shtetit ben mire qe ose te mos miratoje ligje qe nuk ka fuqi ti perforcoje ose ti abrogoje keto ligje te paperforcueshme, duke zgjidhur keshtu nje situate ilegaliteti konstant ( fushe per abuzim arbitrar nga ana e nepunesve te shtetit) pot njekohesisht duke zgjidhur (keq) nje situate absurde ku shteti nuk ben dot ate per te cilen egziston, hyqem dhe sund,  ate qe ne gjermanisht quhet "raison d'entre" smiley

Nje katunar nga Librazhdi propozon , a e gjeti ate qe kerkonte ky Taulanti apo e la ate pune .

Ky eshte komplet, po komplet, komplet KATUNAR!!!!! Ngelin politikat e shtetit ne doren e ketij....

Ky hap nuk eshte i vetmi i izoluar, se sot behet per aspektin mediatik, po grusht shteti, shtetformimit ne shqiperi, ka kohe qe behet. Rezultatet jane kater dimensionale per ate pune. Po eshte shum e turpshme, per nje cun tirone si KM-ja aktual, edhe qe ka goce tirone ne shpi, te kete katunarin elibrazhdit per kamuflazh. Ul inteligjenca ne kete fare feje, nuk ka pike llogjike. Si me pas katunarin e lezhes pronar te vetem psh. apo cunin e kapterrit (sorry tironci lebetit), apo drogaxhiun per mediaxhi....

 

Dmth ketyre te treve, KM-ja tironc, duhet ti kishte von ne rradh me kohe..... kur ti ha librat dhia i thojne ketij muhabeti. 

po perpiqen per mobopol mediatik, betonizim te pushtetit, 2500 vjet fortifikime

Ca ka per tu habit??
Persa kohe themi, ne kohen xhaxhit ashtu e ne kohen e xhaxhit keshtu.... Kur tfillojne.njerezia ti referohen vlerave dhe parimeve do nigjohena.... Shkurt do kohe kjo pune dhe sme duket se po i rruhet kujt....

Vdeksha une kur ka ide dhe Taulanti....mos rrofsha ishalla. Sinqerisht, bravo i qofte

Taulanti ka ide qe c`ke me te.

Ata qe s`e njofin e nenvleresojne.

Eshte nje vemje me shume pushtet brenda partise.

Por mediave ne Shqiperi nuk ke ca t`u besh; me keq se kaq nuk kane ku te shkojne.

Mjafton te shofesh pronaret; Hysenbelliu, Dulaku, Frangaj&Co...katunare, injorante, laca.

Shqiperia te jep pershtypjen si nje vend ku s`ke nga t`ia fillosh.

Ah po, fasone dhe call centers. Me kaq permblidhet.

ke harruar te rreshtosh Tanin me bisht dhe Vajdin Lamen  e top channel . Se shoket aksionere te rastesishem te ketyre po te mbajne peng median e  Kryeministrin  sot . Ah po...Dhe Ylli Ndroqin (te pernduarin) e Ora News. 

Uuu Ylli Ndroqi smiley

Attaché kulturor i Meksikes...car djali

Btw, jane mbush gjithe cunat me pashaporta diplomatike, akoma vete i bejne pislliqet keta qe kane frike nga kontrollet?

Nga tritoli tek si bemoli. 

Mjeshtri i betonarmesë, prit si u qashin me lot te hidhet hapesirat e gjelberta gezimi qe do u çliruan, muzika maestro.

Ho i herë?

Fryni sytë:

http://www.mapo.al/2015/05/zgjedhjet-qev...

 

e rrenun at ven. Derbederet.

 

Me cmene fiqo!!!! 

Ngeli tu me qit postobllok polici interrnetit. MAPO eshte pis sit thote!!! E treta here qe ma mer erzin me MAPO-lidhjet qe sjell! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).