Biblotekat akademike online jane instrumenti me i dobishem per nje kerkues. Nuk ka nje databaze ne te cilen te kene akses falas ose qofte edhe nepermjet log in te gjithe te interesuarit per nje fushe te caktuar studimi.

Duke e konsideruar literaturen si themel per cilesine e botimeve e studimeve shkencore: cilat mendoni se jane arritjet dhe hendeqet qe kemi ne Shqiperi ne kete drejtim? Cilat jane disa databaza konkrete qe ju perdorni kur doni te merrni referime serioze mbi avancimet e bera ne lidhje me nje ceshtje te caktuar?  Cilat jane mundesite qe te zgjerohen ende me shume keto forma te ruajtjes se dijes? Mendoni se duhet te lobohet per akses falas ne to?

9 Komente

Pergatitje per me kerku noi grant? 

I ka dhone zgjidhje bota dhe kti problemi Feniksa. Mjafton te pagushe kuotat perkatese dhe te hapen te gjitha dyret e databazave si me magji.

Mendoni se duhet te lobohet per akses falas ne to?

ja ta zejm se u lobu. Po dhe gjindja nuk jane budallenj, do hapin ato kodosh qitape per Shqiperine dhe do shofin qe shqiptaret kan pagu pare me pru Real Madridin me lujt me Gramozin, etc etc. 

Paguni si bojm te gjithe, dhe hiqjuni keti mentalitetit te sevapit.   

Nga niveli i punes kerkimore varet edhe aksesi. Kur dikush eshte i asociuar me nje universitet, NGO, apo ben research individual me grant, normal qe paguan per database per te patur akses per pune te avancuar. Ka shume qe kane edhe akses partial free. 

Varet edhe nga shteti ku je si edhe lloji i kerkimit qe ben. Kjo pyetje eshte pak e pergjithshme. 

Pyetjet jane pak te pergjithshme per t'u pergjigjur me saktesi. Por ne pergjithesi,  mund t'i referohesh sistemit qe eshte ndertuar ketej nga inglizi dhe frengu.

Pa dashur te perseris Ronin dhe Gaian me siper, por nese je studente apo pedagoge, studiuese apo profesionieste, duhet patjeter te jesh anetare e te pakten 3 apo 4 shoqatave nderkombetare. Shume shoqata nderkombetare ofrojne cmime shume shume te uleta anetaresimi per studentet ($25 ne vit ose edhe me pak ). Automatikisht pastaj ke mundesi te perdoresh bibliotekat online perkatese. Ato te ofrojne edhe akses ne bibliotekat e tjera online nepermjet ATHENS. (ja nje databaz konkrete. per te tjerat pastaj varet me cfare shkence merresh ti. Ka me qindra shoqata dhe databaza respektive neper bote. pa e percaktuar se cili eshte dega jote, eshte e veshtire t'i pergjigjesh pyetjes tende lidhur me kete. )

Falas, falas fare, pastaj ke Google/Google Scholar.

Ok "There is no free lunch" dhe eshte interesante qe fokusi u vu pikerisht tek kjo pyetje. A thua se kjo eshte pika qe "dhemb" me teper nga ato sa me siper. Nuk jane fare ne mes parate. Ideja eshte per nje vazhdimesi dhe konsolidim te aksesit ne literature shkencore; qe ne motorret normale te kerkimit on line eshte shume e veshtire te filtrohen per te  nje stad superior referimi. Ne shqiperi ka egzistuar ELECTRONIC RESOURCES FOR ALBANIA, nje projekt ku EBSCO; EMERALD etj ishin totalisht free (sigurisht per persona pjese e nje institucioni specifik). Nga ajo qe u informova, projekti mbaroi pas dy vitesh implementim, pikerisht per mungese fondesh. "Give me the money if you want lunch".

 

Rolandb, te lutem ndonje reference konkrete per keto shoqatat? Me interesojne emra/ linke/ pervoja/ sa me shume per te krijuar nje rrjet sa me te gjere.

 

Faleminderit paraprakisht ju dhe te gjitheve!

Zonja/usha Feniksa, shko përditë përpara derës së Bibliotekës Kombëtare me një pagure ujë dhe një pankartë në dorë dhe kërko që filozofët, burokratët dhe kryesisht përvetësuesit delirantë të librave që kujtojnë se dija është letër të mundësojnë një abonim të institucionit në databazat kryesore dhe hapje të këtij abonimi për popullin, për shkencëtarët tanë të ardhshëm dhe ata të tashëm.

Ketu jane shtruar shume pyetje, nder to shume jane te pergjithshme, por me pelqen vecanerisht e fundit, mbi "lobimin per akses falas". Dhe mendimi im eshte Po. 

Per ta argumentuar pse, ketu ka disa probleme, dhe aspak shqiptare ne thelb. I pari eshte edhe arsyeja e ceshtjes ligjore qe u ngrit kunder Aaron Swartz. Aaron u akuzua sepse deshte te bente publike papers akademike qe i mblidhte me ane te skripteve qe ekzekutonte ne serverat e databaseve si JSTOR apo IEEE Xplore. Kuptohet ai vete kishte akses ne keto database sepse ishte student. Ideja e Aaron ishte se papers qe prodhohen si rezultat e punes kerkimore ne nje universitet publik, duhen te jene publike, sepse publiku ne thelb paguan per to. Por portale te tipit te JSTOR kane arritur te krijojne nje model bisnesi dhe evidente te sigurojne suport ligjor per te menaxhuar dhe shitur nje aset shume te vyer.

Nje problem tjeter eshte se bota akademike eshte shume komplekse. E para jo cdo paper qe prodhohet eshte cilesor, por mund te filtrohet. Per kete duhet te kete nje proces peer-review intensiv qe realizohet nga nje konference X psh. Keto proceedings te kesaj konference trajtohen si prone intelektuale (IP) e nje entiteti dhe ketu eshte pjesa e komplikuar. Nese punimi eshte si bashkepunim me nje kompani, kompania do beje cmos qe te pervetesoje kete IP. Ne shumicen e rasteve kur nuk eshte kompani private, atehere IP i takon universitetit, ose institucionit me te cilin autori eshte i asociuar. Ketu lind problemi se universitetit nuk i intereson te menaxhoje kete IP vete, sepse sido qe te jete, universiteti vete do kete akses... Dhe ne kete skeme te madhe kompani si JSTOR gjejne terren. Ky eshte interpretimi im, ndoshta gaboj diku me korigjoni smiley

p.s. Ja cfare thote JSTOR ne nje FAQ ne websiten e vet:

Why not make any and all public domain content freely available?

We do not believe that just because something is in the public domain, it can always be provided for free.  There are costs associated with selection, digitization, access provision, preservation, and a wide variety of services that are necessary for content to reach those who need it.  We have determined that we can sustain free access and meet our preservation obligations for this particular set of content for individuals as part of our overall activities undertaken in pursuit of our mission.

--------------------------

selection - kush eshte JSTOR qe te beje "selection" te papers qe prodhohen per nje teme te caktuar?

digitization - cili universitet punon me makina shkrimi akoma? Apo eshte fjala per papers te vjeter... apo eshte fjala per te mbajtur nje website...

access provision - PUBLIC ??

preservation - veri ne re

wide variety of services - ??? 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).