Erdogani thotë janë "terroristë".  Nga këta ka edhe në Shqipëri. I kishte dhënë urdhër Nishanit dhe Ramës "kini kujdes nga gylenistët!

Në fjalën e tij, Erdogan nuk la pa përmendur edhe konfliktet që ka në Turqi me mbështetësit e Fetullah Gylen, të cilët i akuzon se po krijon struktura paralele në vend. Gylen njihet si krijuesi i një rrjeti institucionesh arsimore me shumë emër dhe ndikim edhe në Shqipëri.

“Ne po luftojmë një strukture paralele terroriste në Turqi. Ajo ka bazë edhe në Shqipëri,” tha ai megjithatë nuk e përmendi me emër kundërshtarine tij Fetullah Gylen.

“E trajtova këtë çështje me Presidentin Nishani dhe kryeministrin Rama. Besoj se shteti shqiptar nuk do të tolerojë këtë organizatë dhe anëtarët e saj,” tha Erdogan.

89 Komente

Gulenistet jane rryma moderne qe propagandojne edukimin. Por qe zoteria te rrije ne pushtet pafundesisht i nevojiten turma qe duartrokasin. Erdhi ne shqiperi dhe gjithe konkluzioni ishte: hapim xhami dhe mbyllim shkolla! 

Gylenistët janë ushtarë kolonizatorë për një rend të ri tekniko-fetar. Janë të bindur si skllevër ndaj një ideali dhe po atë marrëdhënie pushteti riprodhojnë me ata poshtë tyre. Krijojnë komunitete të lidhura ngushtë, martohen me njëri-tjetrën, rekrutojnë intensivisht me mjete racionale, ndihmë financiare dhe presion, janë shumë të aftë në mbledhje fondesh. Në Turqi po e vuajnë spastrimin e qeverisë prej tyre sepse administrata po mbushet me të paaftë. Në Shqipëri janë klasa drejtuese e Komunitetit Mysliman. Nuk e di nëse firmat e lidhura me Erdoanin në Shqipëri po bëjnë edhe ato spastrime, po nuk besoj, se shqiptarët e kanë në ADN-në kulturore t'u përshtaten rrethanave të reja pushtuese-ideologjike. Nuk e di sa kanë depërtuar në administratën tonë - për nga pesha e saj çështja nuk më duket prioritare, dmth, në Shqipëri ndikimi ushtrohet lehtësisht në marrëdhënie direkte me vendimmarrës të mëdhenj. Nuk më duket se përbëjnë ndonjë rrezik të mirëfilltë për shoqërinë shqiptare, e as për myslimanizmin shqiptar, duke qenë se autoritarizmi, automatizmi dhe klanizmi i tyre nuk është ndonjë risi në botën fetare e as në atë shqiptare. Këta madje kanë avantazhin se gjininë femërore e mbështesin shumë në jetën publike, në shkollë dhe punë.

A kane ndonje qender kursesh ku shpjegojne sesi mblidhen keto fonde?!...qenka per te shkuar se jemi ne krize..smiley

Shkurtimisht, i bëhet reklamë diversitetit kulturor dhe fetar të qendrave të tyra shkollore nëpër botë (Azi, Evropë, Afrikë dhe Amerikë e Veriut, nuk di për atë të Jugut dhe Australisë) duke dërguar delegatë përfaqësues, fëmijë që iu gëzohen pushimeve falas, bëhet reklamë me arritjet e këtyre shkollave dhe të shkolluarve në to, bëhet reklamë me pushtetin e të njëjtëve (kontrata), dhe kështu nxitet biznesmeni turk (etj.) në moshë të shtyrë të japë edhe për të ardhmen e zhvilluar sipas parimeve të Ataturkut (Adam Smithit), edhe për iluzione neoperandorake, edhe si biçim indulgjence. Ç'e do kursin kur ke Peshkun.

Ti me duket se je i brendshem te ata se ska mundesi...nga te vijne gjithe keto frymezime..smiley

...

Mos u cudit hic, keto me siper t'i komfirmoj une, 100% pa problem. Edhe s'e mbaj veten per te brendshem e as per turkofile (jo se dikush tjeter e mban, apo se eshte nevoja ta)

E kam komshi ne Pensilvani.

Edhe si jane si komshij?! a jane shume te piset?!

Për pastërti nuk kanë të sharë. Larja me ujë si simbol është ritual i vjetër sa njeriu i parë; islami dhe Gyleni vazhdojnë traditën. Po është edhe norma e qytetarisë moderne, shkencore. Vër re termin "tekniko-fetar" më sipër.

tropizma qenka gyleniste. ca lesh komshie thua ti.

Flm Tropizma interesante shpjegimi, Vihet re ne fakt qe Shqiperia pas viteve 90 ka ndryshuar modelin dhe stilin e jetes urbane, po ti shikosh sherbimet publike tregtare, ndertimet, rruget ndertesat, njerzit, kane marre nje pamje te modelit alla turkia, model i nje vendi mysliman ordiner Une shoh ndryshim sa here qe shkoj ne Shqiperi. Sdomos kur shkon tek Medresesa Aty vendi dhe njerzit kane ndryshua nje ambient vertet i shemtuar si tregu  ashtu edhe aktivitetet e tjera , pis, njerez me mjekra, pantallona te shkurtera dyqane kinesesh , mallra te cilesise dobet turke kineze,, jevgj, lupsar .ect  Ka marr fund ai vend me mire sic ishte se sa cic eshte kom mendimin ! Kur nuk vihen re ndryshime te mira ndryshime funksionale te territorit ske ci do !

Eshte kontradiktore deshira gjasme per te hyre ne Europ kur mendjen e ke nga lindja e largme...Nuk e kuptoj kete kontradikt .

Me pelqeu Arben Malaj i cili shkruante se Rama dhe Nishani duhet te sqaroje njehere se ceshte kjo organizate "gjyleniste, terroriste ect" para se te marr hapa te metejshme per bshkpunim me turqine ! Nuk po merret vesh vertet Turqia Erdoganit, po exporton problemet e veta ne nje vend qe problemt e veta, nuk i dalin ti zgjidhin dhe jo me te ngaterohen punet, me kesi lloje "ivestitoresh " lindor arab turk ect ..me mire pa investimet e tyre meshirueze "vellazerore" se sa me ato ! Ce do nje vlla turk , ku ka vellezer sot robt po ndahen! smiley Pastaj themi duam bashkim te shqiptareve ! Tani cne "vellai" te jete turk ? grek ?   smiley cjane keto shpreheje "Ndjehem si ne shtepine time te dyte !" smiley

URDHERO tani nje xhami e modhe si Mullari Nastradinit ne mes te Tiranes "Europiane " Ne djall vafshin te gjitha investimet ne se akomanuk kemi zene mend nga 500 vjet roberi otomane ! Paskan shkuar kot gjaku dhe puna e sa e sa Rilindsave qe u munduan te shkeputeshin nga turkia otomane !

Pse ore nuk veme perpa njerzit tane shqiptaret burra te mencur tone te Rilindjes  Sami Frasherin me shoke , "Shqipera cka qene ceshte dhe cdo te jete ?"

Me kete qe po shohim tani Shqiperia siduket do te jete Trupin nga Peredmi dhe koken nga Lindja !

 

 

Sa kot qe flisni o burr i dheut...shume kot pra sinqerisht...po medreseja e ka fajin se ehste tregu aty?!...kinezet medreseja i ka sjelle?!...pastaj mos ta harrojme dhe historine qe kur vjen puna te marredheniet turqi shqperi....eshte ndryshe kur flitet per ndonje shtet tjeter...pavaresisht se Erdoganit i rreh mendja ne vend tjeter ne kete rast...por, mos te harrojme qe nje nga arsyet qe Shqiperia hyri ne nato ishte pikerisht nga armatimet dhe ndohma ekonomike e turqise...pavaresisht se duartrokitjet i mori amerika per propaganden e saj ne nato...mos te harrojme kur greket hyne ne territorin shqipetar dhe ishte turqia ajo qe u hodh e para per mbrojtje...madje edhe komunistet greke e pranojne qe po te mos ishte turqia...shqiperia do e kishte shume te veshtire vetembrojtjen...

Ne disa tema kemi te drejte...dhe kjo vizita e fundit e erdoganit nuk ishte aspak vellazerore.....ishte komplet per interesin e vet...por, nga ana tjeter mos te harrojme qe kur permendim erdoganin kemi te bejme me nje diktator qe po ndjek hapat e ataturkut...por, te gjitha keto nuk duhet te bejne qe te harrohen ato qe ka bere turqia per ne pas 90 tes...

Turqia ka strehuar mbi 5 milione shqipetare...me pune e me dokumente...asnje shtet nuk e ka bere nje gje te tille...nuk po them qe te jemi koloni turke ne ballkan...nuk mund te jemi...por, mos flisni si e ema e zeqos ne maje te thanes...

Edhe per kete levizjen gylen ne shqiperi...nese kjo levizje eshte kundra kushtetutes se shqiperise...ta heqin komplet..por, nje investim si i kesaj levizje askush nuk e ka bere...vjen investon gjermani,..austriaku...amerikani...kanadezi por ne fund t fudnit...leket i cojne ne austri gjermani amerike kanada...kurse kjo levizje ka ndertuar shkolla...neser pasneser...keta sdo i ngrejne shkollat ne krah e ti cojne ne turqi...keto shkolla jane pasuri e shqiperise..e kombit tone.....mos u beni pa mend komplet....

Nuk flas kot une jo, por ti duhet te kesh lindur mbas 90 es ! Nuk e paske lexu me vemendje komentin tim. Ai vendi atje tek Medreseja thashe  dmth ambienti per rreth eshte nje katraure modeli pakistanez, kinez, turko indian, dmth lesh arapi. e mban mend si ka qene , para 90  ate vend , me mott eshte ber ! Osht bo vertet nje hale e madhe, se kush e ka fajin, hajd ta gjeme ! dhe lene Turqine, se nuk eshte mire, me hap aq shume dyert sa te turqizojme cdo gje ne ate vend. Nje te mire pati komunizmi, njesoj si Skenderbeu, qe ndaloi turqizmin greqizimin serbizimin ne ate vend !

Sa ishte popullsia e shqiperise ne kohen e skenderbeut?

Nuk po flasim per rritje apo zvoglim te popullsise po flasim per menyren urbane te jetesess ne shekullin 21. dhe pikerish ne Tirane .po flasim per stilin urban te jeteses ne ate rajon ! Per polica, qytetar katunar, dyqane shkolla, rruge autobuza, kuaj karroca, bageti dhe buqesi ..Ne kryeqytet !

Per myslimanizmin shqiptar perbejne rrezik per shkak se kane zaptuar KMSH, institucionin tone me te larte drejtues dhe perfaqesues, dhe e kane kthyer ne nje institucion pa legjitimitet dhe jo-perfaqesues. Kjo ka pasoja shume te renda per jeten fetare te bashkesise islame shqiptare, sepse duke mos pasur perfaqesim aty ku duhet ta kene, besimtaret shkojne e kerkojne ate gjetiu, qe mund te qelloje te jete ndonje hoxhe youtubi me tendenca tekfiriste, dhe rruga per ne xhihad te armatosur behet e lehte pastaj. E sa e sa probleme te tjera, por thjesht nje shembull...

Ky lloj uzurpimi do u haje koken ketyre te Gylenit sepse kur te vije dita e te levize qeveria kunder tyre, me nxitjen e Turqise ose jo, nuk do dalin besimtaret e thjeshte ti mbrojne, por do thone shyqyr qe na i hoqet...

Nuk e di ku hyn ky tipi , tek erdoganistet apo gylenistet ?  smiley

 

c'rendesi ka ku hyn e ku del ky???

Hyn tek   "  edukimi "  fetar qe merr populli shqiptar nga hoxhet e ndryshem  ! Ka shume rendesi kjo . smiley

Ka disa gjëra në komentin tënd që nuk më bindin, por po përqëndrohem tek kjo: si qeverisej KMSH-ja përpara se t'i hipnin këta të Gylenit?

Qeverisej me klane, per ibret te Zotit, pa perfaqesimin e duhur dhe te drejte te besimtareve. Keta te gylenit ama e kane thelluar dhe strukturuar edhe me tej monopolin mbi drejtimin e KMSH, dhe kane marre e nja dy imame tirane jo-gyleniste sa per fasade gjitheperfshirjeje. 

Shiko ca bejne me universitetin Beder psh, qe duhet te ishte universiteti i larte islam shqiptar. Gati komplet drejtuesit me te larte jane turq (gyleniste patjeter), dhe ndersa turqishtja eshte dege diplomimi, arabishtja jo.

Nje ilustrim tek ky shkrim http://www.e-zani.com/2015/04/03/turq-dh...

Selefi? Kaq info te sakte e merr nga burimi? Ata mjekroshet qe nuk njohin autoritetin e komunitetit jane ata qe u thane gjyqtareve te RSH "ju vrafte Allahu" 

Gylen njihet si krijuesi i një rrjeti institucionesh arsimore me shumë emër dhe ndikim edhe në Shqipëri

shkollat turke ne shq.?

(qe jane rrjet i pehapur ne Maqedoni, gjithashtu)

Shkollat qe njihen si Kolegji Turk. Jane me te mirat ne Shqiperi dhe me c'di nuk kane fare ose shume pak permbajtje fetare. Me aq sa di une te pakten niveli 8 vjecar i ketyre shkollave eshte shume here me lart se ne USA. Nuk do surprizohesha sikur edhe arsimi i mesem te ishte i tille.

arsimi i pergjithshem tetevjecar a i mesem USA jo se eshte per t'u referuar. Dakord jam per ate qe thua, dhe Kolegji i mesem ka reputacion me te forte se ai tetevjecar. Por parimet e punes jane ashtu sic mund t'i implikosh nga c'eshte pershkruar (tropizma) me lart. Dhe ne parimet e punes ben diferencen shkolla amerikane.

VIZIONARI! Falemnderit, PS! Edhe me te dobtit e tu, jane vigane te mendimit dhe ndjenjes. Faleminderit koalicion ngadhnjimtar!

Tani nje kenge duam, nga populli:

Maji dhe dy jave pa dale

Blush juniori tha nje fjale...

https://scontent-atl.xx.fbcdn.net/hphoto...

Gylenistet jane si shkencologet, por s'kane ende Tom Cruise ne radhet e tyre.

Gylenistet apo Hizmet Movement konsiderohet si nje lloj kulti, sekti i fshehte fetaro-politik pak a shume si Scientology (Gulen flitet se ka titull Grand master ne Lodge-n Liberal Freemasons).

Ci ke keto prralla o burr...se na meke...smiley

Nuk te kam faje une qe s'kupton anglisht zotrote dhe je mesuar me perrallat e qirja "Panajotes"..lexo se c'shkruan Spiegel per Gjyzelistet smiley

E di kush eshte e keqja jote dhe e njerezve ne pergjithesi qe kapen vetem pas nje literature dhe bazohen vetem tek ajo...me nje fjale...Ti pak a shume je nje kale qe i kane vene dy pengesa nga syte qe te shohesh vetem drejte...smiley...Qe kur ka lind kjo ndohdi ne turqi kam lexuar shume literatura te ndryshme...nese ti ke ndonje teori qofte edhe te Siqegel-it...eja e diskutojme...smiley

Ti  e cilesoke veten specjalist i Gjylenizmit zotrote me qe paske lexuar 2-3 artikuj? ti do jesh pjese e atyre kerriceve qe e cilesojne Gjylen si Ghandin e Islamit me sa shoh smiley  

NEse ke ndonje pyetje beje...por, dhe te hedhesh gurin dhe te fshehesh doren nuk behet...eja me dnonje gje me konkrete per mendimin tim...nese e ben dot..smiley

Ose do jesh nga ata qe kane marre ndonje diplome ke ato universitetet e Gjyles dhe e di doktrinen nga brenda  smiley

Une e kam shprehur dhe ne teme tjeter se Gylen me gjithe kultin qe i ka krijuar vetvetes predikon nje ideologji hibride (liberale) te islamit qe e ka alienizuar dhe armiqesuar me konservatoret ne Turqi e gjetke. Nuk ishte rastesi qe Gulen vendosi te zhvendosej ne SHBA. Une personalisht e Gulen ne nje lloj Xha Sorrosi turk dhe levizjen e ti nje lloj simotre te "Open Society".

Jo mer burre. Ky eshte tipi nr.1 i trollit islamist. Ai i tipit: "Let's talk about islam." Muhabetet me keto lloj trollash mbarojne me variantin ajatollahist "Lexoni kuranin djem, qe te na kuptoni". Tipi i dyte eshte ai kalifatas, po per kete do te flasim ne emisionin e ardhshem.

Hidhi nje sy ketij statement-i te brendshem PF se eshte shume interesant smiley Megjithate Gulen e ndihmoi Erdoganin te vinte ne fuqi dikur, armiqesia midis tyre filloi ne incidentin e flotilas Turke Mavi Marmara. Gulen ishte shprehur publikisht qe flotila turke nuk kishte pune ne ate zone, dhe Turqia nuk duhet ta kishte lejuar te nisej nga portet e veta. Me vone gjerat u perkeqesuan kur nje prokuror i njohur turk (pjesetar i levizjes Guleniste) hodhi akuza publike per Shefin e sherbimit sekret Turk, Hakan Fidan (mik i ngushte i Erdoganit ky), sipas tij Shefi i Sherbimit sekret Turk kishte lidhje me PKK Kurde.

Ca te thash? Shife komentin poshte. smiley 

 

Mesa duket nuk i di bazat e islamit...nejse o burr peshku esht embush gjithe filozofa qe kujtojne se dine cdo gje...kalofshi mire...smiley

Ti  e cilesoke veten specjalist i Gjylenizmit zotrote me qe paske lexuar 2-3 artikuj?

Thote tjetri qe ka lexuar vec 2-3 artikuj per vete. Por ama jane nga Der Spiegel! Artisto, si mund te jesh specialist e ko(m)petent per GJITHCKA qe ekziston ne universin tone? Te kam zili.

Ne vend qe te perifrazosh disa artikuj apo letra me njolla (kur dihet qe ka armiq te fuqishem ne Turqi) si opinion tendin personal, pse s'na tregon me mire cila eshte eksperienca jote personale me Gjylenizmin? Une psh nuk flas dot se s'kam as edhe nje lloj eksperience apo lidhje me ta, s'e di fare cfare jane, nga vijne e cfare bejne. Per mua ne djall vafshin kushdo qe jane kult-iste e qe ju bejne mendjen lemsh njerezve, duke filluar nga Gulen (nese eshte kult) tek Erdogan poeti xhami-ndertuesi.

pak a shume si Scientology (Gulen flitet se ka titull Grand master ne Lodge-n Liberal Freemasons).

Pra Illuminati? Vec ti mund te fusesh ne nje fjali Scientology dhe Freemason. Qe mos te keqkuptohemi, s'mbroj as Gulen as Erdoganin. Por teorite e tua vec pasi lexon nje opinion te nje te huaji diku ne internet jane vertet fascinating. (pres Shqiperimin nga profesor profili)

E kupton hendekun e madhesise se Grand Canyon qe ka ndermjet Scientology dhe Free Mason? Ndoshta eshte pyetje retorike. Nuk e ve ne dyshim aspak qe ke aftesi te rralla per gjetje artikujsh ne internet. Problemi eshte se ndonjehere duhet dhe aftesia e interpretimit, apo kuptimit.

Tani ti ose ben sikur nuk do te kuptosh ose paske promlem me te vertete perceptimi. Eshte kult si puna e Scientology thote gjermeni jo se ka lidhje me kete te fundit   

Gylenistet , Taipistet apo cdo gje tjeter qe vjen prej Turqise dhe Lindjes se Mesme sido qe te duket nuk eshte gja tjeter vetem dhune, shkatrrim dhe regres .

Perse nuk i ofron kanadaja atehere shqiperise dicka me te mire?

Varet se ca quen ti te "mire" !

P.s Qeveria e Kanadase apo asnje qeveri perendimore nuk ndertojn kisha dhe xhamia . E ne menyre absolute jo e jo ne kalate antike .

Sa per ndihme edhe Kanadaja ka dhene disa miliona grante Shqiprise . SHBA-te kane dhene dikund te 1 miliard usd dhe vendet evropiane dikund te 1 miliard euro perfshi edhe Greqine qe ne nuk lame rast pa e sha . Te gjitha keto grante , falas ..! E jo qe jo kondita per tu ba te krishtere te devotshem apo musliman te devotshem . E kan pas than nje fjal dikur se ai qe te qin nanen duhet me i thirre babe ( asgja personale me ty) e keshtu eshte edhe puna me turqit me callma .

Megjithate ajo Eminja e Taipit duket seksi vetem se carcafet nuk e lejojne ekspozimin e hireve prej turkeshe .

 

Duke analizuar te gjitha keto qe the..besoj se nuk eshte me nevoja me diskutu me ty. Nejse...vleresohet eprpjekja jote...fjalia e pare e komentit me pelqeu..te pergezoj...pjesa tjeter le per te deshiruar..smiley

Gylenistet jane ata te cilet, bashke me Upxhixhistet, duhen nxjerre me shkelma jashte!

Si shume na cane trapin keto muhabete. Ai vend do ndihme konkrete nga BE-ja dhe USA jo lloqe kavaje. Lek mer lek te thata, kaq muhabeti. Kur ta var vetem turku s'ke mer cfare te besh. Ku jane shkollat franceze, amerikane, gjermane te hapme me lek te kombeve respektive? Edhe nje franceze qe kemi ne Tirane, ka 25 qe ka hapur 1 pasticeri e donte te behej njehere deputete. KAq. Kete "dashnin" per Turqin thjeshte per te gjetur 2 burime me shume te ardhurash mer, asnje gje me shume. Tani ne mund te tjerrim sa te duam-jo po s'be robi 1 xhami per te marr dy lek te qelbme etj etj-, por puna eshte se dhe pa lek s'behet gje.

Shqiptaret kete mungese te madhe te Europes dhe Perendimit ne Shqiperi, kane filluar ta plotesojne vete. S'di a ju ka ra rasti po ne Shqiperi eshte mod te hapen biznese dhe lokale me "emra perendimor" si Bar-Kafe Oslo, Mon-Cherie, Deutsch-Color ( pa pike lidhje me Deutsch), Spitali Gjerman ( me mjek turko-gjerman), ai Amerikan ( ene ky me nja ca turq) etj etj. Eshte biologjike mer. S'kam pare shqiptar qe i vejne bizneseve te tyre emrin Cok Bulldum.

Keto shkolla ne Amerike jane me te mirat. Vitin qe shkoi sikur thane qe do i mbyllnin per shkak te fondeve financiare, kur ne te njejten kohe u hapen ne disa qytete te tjera. Jane mbushur keto shkolla me turq dhe me shqiptare. S'kane nevoje te flasin anglisht se kuptohen shume mire turqisht me njeri-tjetrin. smiley. Marshalla. Fjala qe degjova sot ishte sollak...Pa frike mund te shkruaj rreth 1000 mije fjale te perbashketa qe kemi me vellaun tone turk..500 vjet nuk jane pak!  

me te mirat ne amerike?!!!?!!!..a jane hap akm?

Po ti krahasosh me ato publike jane me te mira. Flas duke u bazuar nga eksperienca. 

Cilat shkolla jane keto ne Amerike? Po te pyes sinqerisht se s'e kam idene fare se cfare shkollash behet fjale.

Duke kerkuar ne "google" per "gylenistet",rastesisht erdha deri tek toponimi Gjylekar smiley

Per zhgenjimin tim,ky toponim kuptimplote  qenka turqizem (Gül=Trendafil dhe Kar=Borë)

p.s.

Veç fillova te mesoj shprehjet e para nga gjuha turke :

Yunanistan = kak

Arnavutluk = kaymak    smiley

 

Qenke rende ti...smiley

naughty male,

ti me dukesh nje super troll. Asnjehere nuk shpreh mendimin tend, vetem provokon, kritikon.

Ke nevoje per vemendje?

Une mendimin tim po ta shohesh e kam shprehur shume here...dhe askush nuk e pranon dot..as nuk e kritikojne dote..ketu flasin te gjithe pa ditur asgje...

Por, une skam pse them sa here te njejtat gjera o burr...ketu robt flasin nga inati per turqit...ose per fenen islame...kane degjuar njehere nje dicka dhe mbeten me ate..une nuk jam i tille...i shoh gjerat me nga afer...hyj pak me shume detaje..por, njs kjo eshte dicka e secilit dhe sme takon mua ta kritikoj...

Kritika nuk me pelqen...por, kur eshte dicka komplet absurde...ai thote kane marre KMSH etj etj...ok cfare sugjeron ti o burr...?...eja bej dicka me te mire...me demokratike...por, kur e kuptojne qe skane ct bejne gomarit i bien samarit...dhe une kete thjesht poo e ve ne pah...smiley..Pastaj sa here qe do komentoj une ketu...kshu behet...shume veta merziten se nuk kundershtojne dot...

Nejse, me fal nese je bezdis vlla...

Njerezit kane gjithe te drejten per te folur kunder fese islame.

Absolutisht cdo vend islamik eshte super i prapambetur dhe patetik.

Nje model te tille nuk kemi pse e ndjekim. Sidomos qe po flasim per nje fe qe ka brenda te ai libri edhe doktrine ligjore dhe politike, jo thjesht ceshtje shpirterore.

Eshte nje kancer se cilit duhet t`i rrime sa me larg.

Per fat te keq neper Peqinra, Librazhdra eshte skamja skamje dhe keta vemjet gjejne terren pjellor per rekrutim/propagande.

Nuk te vjen njeri te te hape xhami me leket e veta kot. Interesohu per Arabine Saudite ne vitet `80, te njejten gje kane bere edhe ata plehrat neper bote me "fondacione islamike".

Erdogani e ka kete per qellimet e tij, ndersa ne ne shqiperi mendoj se duhet te kemi kujdes per disa arsye.Ne nuk duhet te behemi pale me asnje pale ne kete konflikt, e dyta per shkak te anetareve, madhesise, strukturave dhe mbeshtetjes ne komunitetin mysliman te kesaj levizjeje ne shqiperi duhet trajtuar me kujdes pasi si shtet i dobet qe jemi, kjo na fut ne telashe dhe potencialisht mund te kete efekte qe duhen parashikuar 

patjeter qe cdo lloj organizmi i tille , me shume perkrahes te nje nivel te larte  me arsimim dhe elita  ne thelb me baze fetare mund te kthehet ne kercenim per shtetin dhe kombin , si i tille duhet trajtuar me shume kujdes dhe  keta anetare elita duhen drejtuar dhe keshilluar  me kujdes ne konvergjence me qellimet objektivat tona per shtetin dhe kombin si gjeja me paresore e qenies sone si shqiptar. Feja e ve ne plan te dyte , ndersa ne si shqiptare e kemi paresore. 

Edukimi arsimimi i shqiptareve me vlera njerezore demokratike, kombetare dhe njeheresh vlera  perendimore eshte shume i rendesishem. nje arsimim edukim pjesor pa vlerat demokratike dhe perendimore na con ne drejtime te gabuara per vete qenien tone si komb shqiptar, na krijon vonesa kulturore , kohore  integruese me objektivin paresor  te te gjithe shqiptareve Integrimin EuroAtlantik. Krijon grupime shoqerore politike qe kane qellime te tjera  dhe punojne me vetedije apo pavetedije ne axhenda qe nuk jane te shtetit dhe kombit shqiptar. axhenda jo detyrimishtt kundra nesh, por fakti qe sjane tonat te le jashte  dhe te pafuqishem

Kjo do ishte nje pikepamje per tu analizuar nga strukturat e shtetit dhe me gjere te shoqerise, pasi kjo po formeson shqiptaret minimalisht ndryshe. Keto struktura parelele jane te forta per shaka te natyres se lidhjes qe kane, pra lidhje shpirterore.

vuajtem 50 vjet nga nje ideologji apo fe si komunizmi dhe akoma vuajme pasojat e tij. Kjo strukture fetaro-shoqerore eshte vetem nje hap larg shnderrimit ne strukture politike. Anetare te saj  kane ambicie politike.  Nese keto elita do kene pushtet politik atehere objektivat EuroAtlantike nuk do jene me pjese e axhendes sone shoqerore politike, por objektiv i ketyre strukturave. kjo eshte e panjohur dhe ndikon negativisht me paqartesine e saj ne stabilitetin e Shqperise. 

 

Pervec hurmave gjith sheqer te Arabise morpo si shpjegohet qe vetem sherr e shamate eksportojne keta muslimanet? Ne cdo gje jane te fundit ne liste: ne shkence, ne art, ne ate qe quhet human development, ne cdo gje! Ne fakt keshtu perfundojne gjithe civilizimet ekspansioniste. Ne momentin qe u ndalet hovi ekspansionist fillojne dhe hane veten. Qe pas deshtimit ne muret e Vjenes keq e me keq shkon bota islame. 

Meqe me dole ne kete muhabet, ajo qe me habit mua eshte se keto robt te vetmin preokupim qe kane eshte te islamizojne dynjane. Po ja dhe ta zeme se u islamizua xhanem, po pastaj? Se feja nuk te jep as buke, as shkence, as zhvillim asigjo. Ideologjite te pakten perpiqen te rioorganizojne shtresat shoqerore, mjetet e prodhimit, arsimimin; po feja eshte vetem nje menyre jetese, njelloj si njoni e ha mishin e derrit e tjetri nuk e pelqen. Apo do dali Allahu dora vete e do beje ndonje makine perpetum mobile qe mos punoje njeri po vetem te rrijne e te pallohen me virgjeresha/virgjerusha? Nuk e marr vesh per Zotin! Po thuj budallai nuk kupton veten e vet, le mo ta kuptojne te tjeret.

feja zhvillohet ne kohe krize shoqnore. pikerisht kur nuk prodhohet me sa duhet, nuk ka mireqenie. (inkuizicioni ne europe psh). ndodh me shpetu njeriun, mos ta lere te bjere ne deshperim, ne mizerje, ne degjenerim shpirtror.

ndersa orienti ka qene me i pasur se oksidenti, prej mijera vjetesh, prej andej i ka oksidenti te gjitha qe ka sot, edhe SHKENCAT (me te cilat mburret roni). oksidenti ja ka marre vetem keto koherat moderne. fale Kolonializmit. lendet e para i kane pasur per shekuj me rradhe falas dhe deshires per lek. jane lekista ne shpirt (jane me lekista se çifutet, kot i akuzojne keta). ajo qe u merret per zhvillim (dmth aparenca), behet ne fakt per lek, jo nga dashuria per artet apo shkencat.

ajo qe me habit mua eshte se keto robt te vetmin preokupim qe kane eshte te islamizojne dynjane.

Te rrijme drejte e te flasim shtrember, kete preokupim sikur e ka dhe feja tjeter Abrahamike apo jo? E ka patur (pilgrims, anyone?) dhe vazhdon ta kete. Sigurisht jo te gjithe por nje pjese e caktuar.

Kto jane si komunistet qe do shpetojshin boten. Falimnerit shume thoshte bota por thujini ati malokut te Gjeorgjise dhe ati katnarit te Ukraines se nuk kemi nevoje tna shpetojne. Nderkohe vendet komuniste sketerre! Kshu dhe muslimonet do shpetojme boten me islam. Nderkohe vendet muslimone akoma me sketerre se vendet komuniste. Ne shek e 19 bota islame ish e dyta pas Europes. Ne dy shekuj i la mbrapa Azia dhe Amerika Latine. Prit kur tja kaloi dhe Afrika ket shekull. 

Paralajmerimi i Erdoganit per gylenistet ne Shqiperi duket si peshqeshi nr.2 dmth sikur po i del borxhi edhe qeverise ne vend per dicka qe ai ndjen se eshte rrezik i afert. Ne Turqi nderkohe Erdogani i ka shtuar goditjet ndaj kesaj levizje misterioze por edhe shume te arsimuar ndersa ne Shqiperi Ministrja e Arsimit ashtu si edhe deputeti Ben Blushi (me video), i cili ka dhene edhe parashikimin e tij per Shqiperine e pas 1 shekulli me liber, dalin kunder Erdoganit. 

Ok, ne pamje te pare duket sikur Erdogani ka krijuar armikun kryesor e po godet "grupe armiqesore" (si dikur ai regjimi), nderkohe qe si Erdogan ashtu edhe Gulen, jane te 2 islamista te nivelit e sofistikimit te larte, dmth e njohin mire njeri-tjetrin pasi kane qene aleate te ngushte, por per me teper i bashkon feja. Pra, aspekti tjeter, keto lloj paralajmerimesh vecse shtojne friken e njerzve per fene islame ne vend dhe te tjere shkruajne pastaj per "islamofobi" e pse kane frike "kot" njerezit, nderkohe qe jane vete ustallaret e politikes islamike turke qe i kane hapur keto dyshime nderkohe qe perurojne Kryexhamine ne Tirane e te voglen ne Preze. 

Por, po SIKUR Erdogani te kete te drejte? Sa vite do duhen qe te dale e verteta? 

Gyleistet jane kelyshat binjake te pasuesve te Erdoganit.

Dhe ngadonjehere binjaket jane rivale.

Pasojat e gyleistave, Naum Dishove dhe kelyshave te there do ti vuajme me vone, por ishalla Amerika dhe Europa na gjendet ne krah...

Pasojat e gyleistave, Naum Dishove dhe kelyshave te there do ti vuajme me vone, por ishalla Amerika dhe Europa na gjendet ne krah...

smiley

Sipas shtypit gylenistet jane nje rryme e moderuar e fese islame qe ka per qellim edukimin fetar,  ideatori i kesaj levizje eshte kleriku biznesmen -Fethulla Gylen nje nga opozitaret e Kr/Ministrit te sotem turk, Erdogan .

Tani ajo qe eshte "interesante" eshte qe Erdogani turk, akuzon Gylenin turk, si terrorrist, sepse ky eshte rival i tij, per pushtet atje ne Turky i trembet reputacionit dhe pasurise se tij ne rritje, por edhe mbeshtetjes se tij. 

Muabete turqish dmth problemet e tyre.

Ajo qe dua une te kuptoj, eshte, Cila nga keto dy rryma ka influencuar me shume ne Shqiperi ajo e Erdoganit shtetit Turk apo kjo e Gylenit pretendentit per Kryeminister ne Turqi ?!!

Kush ka ndertu me shume xhamia nga keta Erdogani apo Gyleni ?!!  smiley  kush o rob i mir ? smiley

A jane myslimonet shqiptare  te ndare ose ne konflikt me njeri tjeterin ?  

Se gjone me te shemtuar qe na kane lon keta  ne 500 vjet jane  percarja dhe konfliktet mes vedit !

Nuk meremei vesh kollaj, nuk biem ne ujdi me njeri tjetrin ! 

Dhe,  po ti shikosh ne pergjithsi vendet  myslimane- sherri, konfliktet dhe luftrat midis njeri tjetrit jane shume te zakonshme pikerisht sepse feja eshte pushtet eshte ofiq  dhe pushteti, ofiqi  perkthehet ne para ! Kush nuk i do paret ?!! 

Kemi parasysh Kadafin dhe Sadamin, fetar tek zoti, por edhe biznesmen te fuqishem qe te thynin brinjet koken deri ne palce, "per te miren e popullit !" 

Gyleni eshte nje nga biznesmenet me te fuqishem turk  dhe aktiviteti i tij eshte "edukimi" dhe biznesi ! 

Te jete valle konkurenca e GYLENIT  ajo qe e tremb Erdoganin ti quaj gylenistet, terrorist ?! smiley

 

 

Gylenistet jane ato qe per arsimin shqiptaret s'kane qene per nje kohe te gjate. Ndonese shkollat (perfshire nje universitet) turke jane me te mirat ne Shqiperi, alternativa shteterore e laike po dobesohet me shpejtesi. Une personalisht s'e kam problem nese jane te financuara nga Turqia, Greqia apo Jankullovska dora vete ( smiley ),  por  qe zgjedhja e lire e femijes po zbehet. Deri tani, nuk di forme arsimi qe e mbeshtet me mire kete zgjedhje te lire  se shkolla laike. 

femijet mesojne turqishten. dhe do behen turkofila. 

puna eshte, me thuj dike me kete shkolle t'i jete degjuar emri per gje te madhe ? 

vetem kjo mund ta justifikoje shkollen dhe turqizmin e femijve.

skenderbeu i vogel mori edukim turk psh. sulltani ja dhe me qellim nje edukim te tille, qe t'i hiqte shqiptarizmin. po njesoj ja u japin edhe keta te shkollave te sotme. puna eshte a jane keta skenderbej ? çfare thone statistikat, u bene 25 vjet qe keto shkolla fabrikojne te arsimuar.

Femijet mesojne edhe frengjishten, edhe gjermanishten, edhe mandarin, edhe gjuhen kantone. Shqiptarizmi eshte vetem nje skute ne kete labirint gjuhesh e kulturash me te cilat shqiptaret po perballohen. Gjuha dhe çfaredo -fili kultutore te kultivoje femija s"perben asnje problem, perveçse njohuri.

Fola per fene dhe teizmin qe ne te tilla shkolla ju imponohet apo udhezohet femijeve.

Nuk di emra dhe statistika te mirefillta por mund te them vetem qe njoh personalisht njerez qe kane dalur nga keto shkolla, rrugetimi arsimor i te cileve ka qene mjaft i lakmueshem. 

lexo postin dhene Albes dhe leri fjalet kot. se te jep dhe ty pergjigje. 

se vjen turku hap shkolla ne shqiperi me leket e tij, per syte e tu te bukur. rri moj mos derdellit kot. "rrugetimi arsimor" thote pa turp tjetra. tregon qe i ben hije dheut kot. 

meso te besh tantella dhe leri rrugetimet arsimore. 

Vertet qe u tregova debo duke menduar se mund te shkruaje diçka normale e rrjedhimisht te flisja me ty normalisht.

 alternativa shteterore e laike po dobesohet me shpejtesi.

Po pse keshtu te dobsohen, ato kane qene te forta, dhe per te qene te forta jane dashur shume pune nga vet shqiptaret, me shume sakrifica pse turku, greku italioni serbi dhe jo shqiptari te mos ruaj sitemin arsimor publik si syte e  ballit ?

Ndryshe ne do te kthehemi perseri tek "edukimi" turk grek ect jashte identitetit tone, se keshtu fillon dalngadal asimilimi i identitetit, duke humb cdo gje shqiptare ! 

Shqiperia para 90 ka patur nje brez arsimtaresh te shkelqyer me ADN puro shqip,  qe sic po duken bathet zor se do te perseritet ai brez ! 

 

 

çfare thone statistikat, u bene 25 vjet qe keto shkolla fabrikojne te arsimuar.

me ndje per nderhyrjen babam , se kush jam une te gjykoj ato qe thoni JU , po me c'kam degjuar qellimi i shkolles eshte te arsimoje miletin.

po pse ? per ç'qellim ?

per çfare te sherben arsimimi ty ?

dhe pergjigjen po ta jap vete (se me prit nga ty reflektim, do kem vdek tre here), tre studente qe mesojne inxhinjerine ne tre shkolla te ndryshme, i ndan, ai qe ben uren me te madhe dhe qe ben emer me te degjuar nga te tre, duke ushtruar profesionin e inxhinierit.

prej kesaj vlersohet dhe shkolla. se per te ndertuar ura u duhej shkolla, nuk e bene kot. 

neqoftese inxhinjeret e zote dalin nga burim tjeter ketyre tre shkollave, atehere keto shkolla nuk jane per te pergatitur inxhinjere, por per te dhene diplloma kot. i shesin ne fakt. shkolla eshte kthyer ne shitore (dyqan) dipllomash.

pra neqoftese keto shkollat turke nuk prodhojne dot kuadro te afte te bejne diçka, keto jane thjesht me fabriku turq vetem.

Inxhinieret duhet te dine matematike fizike kimi shkenca te tjera te aplikuara . njerezit e zakonshem keto i  mesojne ne shkolla .elita  si puna jote i mesojne keto pa vajtur ne shkolle fare, ua kendon allahu ne vesh .

ne fakt vajzat arsimohen per kulture, ndersa djemt per zanat.

prandaj nuk mund te kuptohemi ne te dy. ate qe po thu ti, e thashe dhe une me lart. dmth s'lash me vend per koment tjeter se u sqaru çeshtja.

ti vetem "zberthen" arsimin, ne matematike, kimi, fizike, etj. qe edhe veçmas sherbejne me bo uren (per ate qe te beje ura ka si qellim), nuk behet kot, e bile nuk jane shpik kot shkencat. jane bo me ndertu diçka.

po si femer nuk ke si ta kuptosh, se ju e keni shkollen per tjeter gje. e beni per arsim, per kulture vetjake. ndersa burri do me kalu lumin. ne fakt e benin dikur se sot jane bere dhe burrat si grate. shumica e bejne shkollen, per dallim social. 

   Kaosi ne  kulturen e modernitetit i ben opinioniste te blogut ta kerkojne rrenjen e se keqes ne boten lindore, pergjithesisht ne boten muslimane dhe kryesisht tek libri i shenjte i tyre, pa arritur te marrin vesh se kriza ne kulturen perendimore dhe ate ekonomike gjithashtu nuk vjen prej librit te kulttures baze, te cilen ata e fetishizojne.

   Prej kohesh mendesia moderne  perendimore

 ka pare gjith dyshim "zbulesen fetare" dhe nuk ka hezituar aspak ta  konsideroje ate si trillim, vetzhgenjim dhe ne rastin me te keq mashtrim, nderkohe qe krijimet artistike me te mrekullushme  dhe hipotezat  shkencore  me abstrakte i ka konsideruar ...me se reale ! 

Mirepo nuk ua merr mendja ketyre taneve qe maten me hijen e sabahut  dhe kendojne tek tuk neper trena kritizeret perendimore te kulturave e kritikojne nje baze kulture krejt te panjohur , se vete realizimet e mrekullushme  teknologjike , bashkekohore deshmojne se  mitet , magjite , prallat,  legjendat etj.nuk kane qene e as jane sajesa e trillime te primitivitetit barbar e te paditur, por u kane paraprire "si pioniere " zbulimeve te medhaja shkencore.

 Or toca ! Mesojeni pra se nuk ka mbetur asnje fantazi e epokes primitive pa u realizuar teknikisht ne epoken moderne.A nuk eshte e thene ne Kuran se " Ne gjithesi cdo gje eshte e ndashme ne pjese me te vogla ..! " A nuk vertetoi shkenca ...se edhe atomi ishte i ndashem edhe ...edhe ? 

Mrekullite  tekniko- shkencore jane bere te mundura sa t'i mesoni dhe ju kritizeret e nje kulture qe hic nuk ja therni rreth saj, ne saje te aftesise " mistike " te njeriut , per te zbuluar, ligje, ligjesi, teori dhe parime , te cilat megjithese abstrakte  rezultojne me se reale, perderisa kane gjetur aplikim konkret.

Cdo gje eshte reale ne se jane reale pasojat e saj.

Mendesia moderne, vertet qe nuk pranon asgje pa kaluar ne bankoproven e arrsyes, llogjikes dhe sidomos eksperimentimit, prandaj zbulesat e reja ( jo me si ato te feve  qe u moren prej " Te zgjedhurve nga Zoti" ) jepen e merren ne perputhje me frymen e kohes, si spjegim logjik i problemeve traditcionale " te pazgjidhshme "  e misterioze , duke i bindur laiket dhe fetaret e shkrete bashke .

E kur cdo zbulese e re u percillet njerzve ne epoken " tuaj gjith mene ", ate te globalizmit  kulturor planetar ,a nuk duhet te perfshije tere njerezimin, pa dallim feje rrace dhe perberje klasore ..?

 

 

 

Per te kuptuar Gulenin duhet kuptuar se pari ideologu qe frymezoi ate, Said Nursi (1877-1960), nga i cili Guleni thuhet se mori idete, frymezimin dhe bazen e levizjes qe krijoi, nderkohe qe e pasuroi ate me idete e veta. Ja cfare thuhet nga studiuesit:

Levizja guleniste kerkon te perfshihet ne insitucione shoqerore e politike nderkohe qe Nursi refuzonte te mpleksej me sistemin politiko-shteteror. Nursi ishte kurd me origjine por gjithmone e hodhi poshte nacionalizmin kurd dhe e konsideronte Turqine si atdheun e perbashket te kombit osman. Nursi kaloi ne 3 faza te rendesishme reflektimi gjate jetes dhe ate e tronditi shume renia e Perandorise Osmane dhe punoi per gjetjen e nje ekuilibri te ri dhe rizgjimin e vetedijes muslimane. Ai vertet donte nje shoqeri te drejte e te lire por synimi ish qe te krijonte nje shoqeri te drejtuar nga sheriati (Sharia) megjithese botekuptimi i tij per sharian ish i ndryshem nga ai i islamisteve te sotem, dhe donte qe ky sheriat te bazohej ne mendimin e juristeve islamike. Gulen e perkrahu pucin ushtarak te 1980 ne Turqi dhe ish pro pushtetit.Kurdet perpiqen ta shohin Nursin si nacionalist kurd ndersa turqit i vene rendesi pan-islamizmit te tij. Nursi u persekutua dhe burgos shpesh dhe kjo ish rezultat i perpjekjeve te tij per te rigjalleruar islamin perkunder reformave shoqerore te Ataturkut. 

Sa cuditshem rrotullohen koherat. Ne Kohen e Dovletit Osman mezi u hapen shkollat e para shqipe afer 1900, kurse tani qe Shqiperise i kane ardhur shkollat e reja e te larta ne shqip (Made in Turkey) ka dyshime dhe udhezohen ti mbyllin pasi shihen si kuaj Troje. Fatkeqesi eshte pasi populli e politika duhet perseri te jene vigjilente pasi nuk dihet ende se kush eshte “armiku” sidomos kur te 2 protagonistet islamike, te cilet jane mjeshtra ideologjie e shoke ideali, bertasin me gisht nga njeri-tjetri: Kujdes nga ai islamisti se ai ta merr kalane nga brenda! Jo, kujdes nga ai tjetri se ai ta merr nga jashte! Dmth duket se vendi po ribehet baze ose pjese e eksperimenteve shoqerore por kete rradhe te tipit shoqeroro-fetar. Hej bela, po si nuk po gjen qetesi ajo lagje ballkanike dhe nuk po dallohet dot shapi nga sheqeri megjithese qe te dyja duken sikur shijojne embel ne proven e pare. Vertet me te mor molli me pa mjalt pa hile se sheqerit po i dalin lloj-lloj gjonash.

.

..

.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).