Nga salla e Kuvendit kryeministri Edi Rama foli për herë të parë regjistrimin audio që ish-kreu i qeverisë Sali Berisha publikoi në Facebook, e ku e akuzonte Ramën se shfrytëzonte drejtorët e administratës për fushatën elektorale.  Shefi i mazhorancës tha se shteti nuk është përdorur për fushatë, pasi takimi ka qenë me drejtorë të administratës të cilët janë njëherësh pjesë e strukturave të Partisë Socialiste.  
 
“E drejta e shpifjes është e drejtë e njeriut, thotë. Meqë u hap tema e të shikuarit mbrapa ferrave dhe e përpjekjes për të kthyer përmbys një fakt që po e them si ka ndodhur, si ndodh dhe si do ndodhë. Ne nuk bëjmë mbledhje me administratën për fushatë. Këtu fillon ndryshimi i parë mes nesh dhe jush. Ne nuk i mbledhim drejtorët e administratës që tu themi tani ju shteti, jeni partia, ne partia, jemi shteti kështu që ju duhet të mbushni mitingjet e kutitë tonë. Në mbledhjet tona janë të pranishëm edhe drejtorët në administratës që janë pjesë e strukturave të PS, dhe që nuk vijën aty si drejtorë. Në Shkodër, meqë i referoheni një materiali të nxxjerrë dhe të shkëputur nga konteksti. Më parë ishim në një nga strukturat sektorët e suksesshëm të administrimit dhe një djalë i cili quhet Flauers Shoshi të cilin e keni vendosur ju, të cilin ne nuk e kemi lëvizur por e kemi mbështetur se është një menaxher i shkëlqyer dhe mund ta pyesni a ishte në mbledhje me strukturat apo jo. Ashtu sikurse çdo drejtor që ka qenë aty dhe ka ardhur më pas dhe nuk është pjesë e strukturave të PS. Ne në strukturat tonë nuk i ndajmë se kush është drejtorë e kush jo, por asnjë herë nuk japim detyra për të vjedhur vota, se nga organizimi ynë e keni parë se si dilni me ne dhe do ta shikoni edhe këtë 21 qershor.  Pyesni edhe drejtorin e arsimit në Durrës? Nuk ishte, sepse nuk është pjesë e strukturave të PS-së apo të LSI-së, meqë takimet e i bëjmë të përbashkëta”, u shpreh kryeministri.

Rama: Ju e dini mirë situatën, por Berisha ju thotë: Bëni sikur s’kuptoni se ndryshe ikni

Rama tha se kanë qenë demokratët ata që në zgjedhjet e vitit 2011 abuzuan me listat dhe votuesit. Sipas kreut të qeverisë, demokratët janë të ndërgjegjshëm për çka ka ndodhur, por se janë peng i urdhrave të ish-kryeministrit Berisha.
 
“Ju kujtohet debati në zgjedhjet e shkuara për çështjet e fryrjes së listave lëvizjeve të panatyrshme dhe ju kujtohet mirë se ç’bëtë ju në KQZ me përfaqësuesit tuaj, i bllokuat të gjitha debatet dhe nuk lejuar asnjë lloj hetimi administrativ. E patë çfarë bëri KQZ, e patë votimin e atyre që ka zgjedhur kjo mazhorancë? Ju bëni sikur nuk kuptoni se vetëm kështu mund të rrini këtu sepse jeni të gjithë peng i dikujt që ju thotë bëj sikur nuk kupton se po kuptove ikën. Në qoftë se ju në 2011 ngritët një industri të tërë dhe sollët nga Durrësi mijëra njerëz dhe i regjistruar në Tiranë, pa llogaritur të tjerat. Ka dhe njerëz që mund të kthehen për ne nuk ka problem, vetëm se kam shumë merak për ju, se prapë do lini fytyrën në këtë histori se do të shikoni mirë, që në ato lëvizje është krejt tjetër historia”, tha Rama.
 
Rama: Masa drejtorëve që nxjerrin nxënësit në mitingje

Rama paralajmëroi masa ndaj drejtorëve që mbyllin shkollat dhe detyrojnë nxënësit t’i bashkohen mitingjeve elektorale.
 
“Unë ju siguroj se koha kur nxënësit përdoreshin për të mbushur sheshet, koha kur mbylleshin shkollat, kur drejtorët e shkollave pavarësisht përkatësisë së tyre merrnin shkollën dhe e sillnin në fushatë ka vdekur. Në bazë të udhëzimit të prerë që kam dhënë në rast se do të denoncohet një shkollë e vetme që mbyllet për të nxjerrë nxënësit në takime elektorale të jeni të sigurt që do të merret masë e menjëhershme që nga drejtori i shkollës deri tek drejtori i arsimit”, -u shpreh Rama.

Berisha: Nuk shkela privatësinë me publikimin e videos. Kryeministri duhet të dalë këtu dhe të dënojë atë që ndodhi në Durrës, Kolonjë dhe Kukës
 
Ish Kryeministri, Sali Berisha nga foltorja e kuvendit ka akuzuar edhe një herë kryeministrin Ram se ka angazhuar drejtorë të administratës për fushatën Elektorale. Ai ka thënë se publikimi i vidios së djeshme në faqen e tij në Facebook nuk është shkelie e privatësisë, por një e vërtetë që u bë publike për të gjithë shqiptarët. 

“Zotëria e din se nuk kam përdorur asnjëherë regjistrime privat të asnjë njeriu. Privatësia është privatësi dhe unë nuk ja prek asnjë njeriu. Për privatësi unë ja hoqa fytyrë. Por këtu kemi të bëjmë me një proçest të rëndësishëm pëqr vendin. Që mazhoranca e ka filluar me raste kriminale në Durrës e më pas dje në Kolonjë. Mund të thuash se e ka bërë Edi Rama, por nuk mund të heshtësh kur Rama Thotë se Banditi thotë se e goditi Xhaxhai i tij. Ndërsa banditi thotë se nuk ka asnjë lidhje me atë që gonditi. Kryeministri duhet të dalë këtu dhe të dënojë goditjen në durrës, në Kolonjë dhe në kukës. Ku 20 policë goditën qytetarin dhe policia vetëm përsëriti atë që tha hekurani i saj. Unë nuk manipuloj kurre por i hoqa fytyrën. Bravo i qoftë atij që e ka regjistruar. Ky thotë se detyrë konkrete do të jetë për secilin, që me letër në dorë,  tu thuhet se këto janë votat që ju duhet të siguroni, ndaj ose vidhni ose ikni”, tha Berisha.
 
Më tej Berisha tha se regjistrimi që ai ka publikuar do të shkojë në çdo zyrë të europës dhe botës, në mënyrë që ata të njohin se cila është fushata e Edi Ramës në këto zgjedhje.

“Ky regjistrim do të shkojë në çdo zyrë të europës dhe botës që ata të njihen se cila është fushata e Edi Ramës në këto zgjedhje.
Në Durrës dje i kanë kontrolluar, kontroll truporë ,gai sa i kanë zhveshur njerëzit për tu futur në sallë. Garda ka kontrolluar çdo qytetarë. Unë nuk jam për mos kontroll por jo në atë shkallë. 

Të dëgjova për mashtrime të tjera. Akti i parë që bëre është se more 18 mijë hektarë për “Koçot” e tu, bashkë me Koçot. Nuk i more në bazë të ligjit.  Në 2 vjet nuk shpërndave një qindarkë, por po i shpërndanë tani në fushatë. I ekzekutove për së dyti dëshmorët, bëre fushatë tek kokat e tyre.  Ata që u vranë u vranë për liri në kuptimin e plotë të fjalës dhe jo që të kakarisësh ti tek kokat e tyre. Të nxjerrësh Erion veliaj ntë flasë tek varrezat e dëshmorëve është njëlloj si ti imagjinosh ato si varrezat e gënjeshtarëve. Ai është simbol i vashtrimit. Ai u thoshte dje qytetarëve se për mua do votojë edhe Dr. Kosova pse nuk tha se do votojë edhe pandeli Majdo. Zgjedhjet janë në rrezik të madh. Por ju keni një fat të madh, në 21 qershorë do keni fatin e Hasanit. Të gjithë do jeni një Hasan i madh”, tha Berisha. 

34 Komente

"  Ne  mbledhjet tona jane te pranishem edhe Drejtoret ne  administrate qe jane pjese e strukturave te PS "

He pra mo , se per pak desh u keqkuptuam. si dhe per kete rastin qe nuk ishte i juaji smiley

 

http://www.lapsi.al/lajme/2015/05/07/inc...

muhabet kot ky, o Brado. Tu u perpjek me vertetu i dicka qe deri para dy vjetesh u thojte: "e kush do na pengoje" smiley

smiley

what goes around, comes around.

ta thojte naj i nershem dhe i pavar, si zotni Bojaxhia, ene u besote... po Sala??? 

O Brado shume aktivist te PS-se (dhe qe Rama i quan struktura te PS-se) qe u angazhuan sidomos ne fushaten e zgjedhjeve parlamentare te 2013-tes, tashme jane bere drejtora drejtorish ose institucionesh. Tani, po keta njerez  (strukturat e PS-se) jane te angazhuar per te bere fushaten per zgjedhjet vendore, por ndryshimi eshte se nga te papune ose pabuksa, jane bo drejtore. 

Dakord o kozi s´thashe gje une smiley

Ngrihet nipi dhe gjuan xhaxhane e vet me karrige ne Erseke dhe opozita do ta bej kauze smiley smiley

Ne vende te mbledhin drejtoret e tyre ne mbledhje merren me drejtoret e maxhorances.. Popull i lene jetim, i braktisur nga opozita.

 

Suel Lico gjuan me karrike xhaxhane e tije Fuat Mydini , nga mbiemri se paska xhaxha o Liqeno , mund ta kete daje smiley

edhe mund ta kete daje, pasi ka zona te caktuara qe nuk e bejne dallimin midis dajes dhe xhajes, shkurt u thone te gjitheve "xhaje". Karrigia plastike ishte si ajo ne ndeshjen serbi-shqiperi apo prej hekri? Po ta kishte honger karriken kanakari ndoshta do ta kish ndihmuar te permiresonte nivelin e te menduarit, gjithmone nese koka e tij ka ca tru.

Po mund ta kete dhe hallë o Bradi... That's not the point.. smiley

Rama jo vetem qe nuk ka takat, por nuk ka as qejf te vjedhe zgjedhje.
Por, sinqerisht, te isha ne vend te tij, beja kasaphanen me te madhe elektorale te historise 'pluraliste' 25 vjeçare te Shqiperise, per nje dhe vetem nje arsye te vetme: per ti treguar Dr Mortjes se "demokracia zoterie"  smiley

 

ps: me seriozisht: si tha Dash Shehi para pak kohesh? "Hë mo se nuk ka qene ndonjehere kunder vjedhjes se votave Saliu, po he" smiley

Rama jo vetem qe nuk ka takat, por nuk ka as qejf te vjedhe zgjedhje.

Nuk eshte garanci Rama. Votat nuk duhen prekur edhe sikur te jete e ndryshme pritshmeria me faktin.

Kjo opozite nuk mund ta perballoje dot kete mazhorance qe eshte kriju. Keta po bejne gare politike e kesisoj humbja e PD-se eshte e vulosur.

P.S. Qe te jemi te qarte: perjashtohet Durresi qe e fiton Grida e do beje binjakezim me Romen.

Pas binjakezimit me Romen propozoj te sjellin dhe eshtrat e Ismail Qemalit. si thu?

Po kto u kapen tu ble votat ne Korce mo me nga njizetmi leka smiley

Tashi i dashkan qyl. Paguj vetem drejtorin medemek e te mysi veten ai smiley 

Po nuk esht mire per ekonomine e pergjithshme ky varjanti i fundit se smiley

fakti qe rama nuk po i kalon dot me skandalet me heshtje tregon qe politika dhe futbolli po ndahen

kaq mjafton per momentin

Nuk thom kot  une qe "formulat e Salihut " duhen rrahur... me koeficentin 0.9 , ne se dum sigurine e perfundimit ..! 

Takim me drejtoret bonte dhe saliu. Direktiva lente dhe saliu. Edhe ky i gjati po nji muhabet. Ballkanike te vegjel qe vetem loje fjalesh dine me bo, pranaj si merr njeri seriozisht anej nga brukseli kta zvarranik 

Ne shkoder eshte ilir meta qe do ti fitoje zgjedhjet me cdo kusht per shkak te Doshit dhe jane investu ne te githa menyrat per ti fitu. Me thane se u kishte ba reprezalje strukturave te lsi,po si fitute zgjedhjet gjeni vrime e futuni,u kishte than.

Zoti Rama, nuk kishim dyshime se mund te ish ndryshe. Megjithate shume faleminderit per sqarimin e dhene. 

cdo dit e njejta menyr tallje me ramen, ndrroje i her

Do ti fitoni zgjedhjet?

Si ta mer menja?

Keta do humbin dhe Shkodren me duket (edhe pse, për të qene të sinqerte, Pd normalisht duhet ta kete të fituar ate qytet). Por me duket se kesaj rradhe... 

Keta as 5 bashki nuk kane per ti mor dot. Jane te vdek, te vdek fare. Po pse votohet kucedra e sidomos kur eshte ne opozite? 

Kur te plotesohet albumi "Babai i kombit" do i qeverisim prap shqiptart. Deri atehere do lejm meten zevendes.

1-vlora

2-berati

3-.......

Ore sa shtabe paska Shkodra kshu qe te kete te bej me shume drejtore?? plus qe ai e tha qarte qe cdo njeri qe ka marre ndonje fije pushtet nga PS.. Drejtorat e shtabit skan kokerr pushteti edhe skan vend pune me kohe te gjate vetem 1 muaj.. kshu qe teorikisht ne 22 qeshor normalisht qe skan pse te ken frike do pushohen apo jo pasi dalin automatikisht jashte loje... 

Si ka qene ajo, o jeten o kuleten, ky u ka thone o votat o kuleten. smiley

Mo ne fun kapem venin e pare se na kalbi Saliu ke i dyti. smiley

iFiqo paska bo gol tjeter Toma

E more vesht a jo. Nji vit me lujt per Xhetsat e kishin denue Bradyn smiley

 

 

 

Mos bre, kishte thone Gjenia. 

Mire mire po njolla i ngeli ketij. Gjynof me thone te drejten. Ja kshu bi robi ne mekat. 

Njolla per burrat eshte

Kisenefrega smiley

iFiqo esht nje keqkuptim i gjermanit. shqiptaret po kerkojne vende pune neper azile.

nuk ben vjedhje vote shaqo bregu jo smiley

Ore , megjithmend apo i kishte rene vaji i sallates se s´po e morim vesh smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).