Sipas raportit të Konkurrueshmërisë Udhëtime dhe Turizëm 2015, organizuar nga Forumi Botëror Ekonomik, Shqipëria mban vendin e 106 në botë, në mesin e 141 shteteve.

E krahasuar me rajonin, ajo gjendet në vend të fundit, mes të cilëve Kroacia renditet në vend të 33, Mali i zi në vendin e 67, Maqedonia ne vendin e 82 dhe po para vendit tonë në listë, Serbia me renditjen e 95.

Raporti i Konkurrueshmërisë “Travel & Tourism 2015” është një indeks, studim i cili bazohet në një grup faktorësh dhe politikash, që mundësojnë zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të Turizmit dhe Udhëtimeve (T & T), i cili nga ana e tij, kontribuon në zhvillimin dhe konkurrencën e një vendi.

Sipas disa faktorëve kyç që ndikojnë në konkurueshmërinë e turizmit, vendi ynë renditet:
– Sipas klimës së biznesit, vendin e 93 në botë, në rajon lë pas Greqinë dhe Kroacinë.
– Sipas sigurisë, e 70 nga 141 shtete
– Sipas konkurueshmërisë së çmimeve, e 93 në renditjen botërore.
– Infrastruktura, vendi ynë renditet ndër më të ulëtit për këtë aspekt
– Burimet kulturore: vendi ynë renditet ndër shtetet e fundit në botë
Sa i përket renditjes së parë, Spanja kryeson listën, ndjekur nga Franca, Gjermania, SHBA dhe Britania e Madhe.

Raporti tregon se rritja e udhëtimit dhe turizmit ende përbën një pjesë të madhe të ekonomisë globale (e cila vlerësohet të jetë rreth 9% e GDP-së globale) dhe të punësimit, ndërsa numri i udhëtarëve ndërkombëtare vazhdon të rritet. Sipas Këshillit Botëror të Turizmit ky sektor është parashikuar të vazhdojë në rritje me 4% në vit, më shpejt se shërbimet financiare, transporti dhe prodhimi, thotë raporti

67 Komente

E pamundur, te jemi te fundit, ne te gjithe sektoret e tjere jemi ne vendet e para...

Duhet nje ven i fundit per syun e keq. smiley

Shqiperia e fundit ne rajon ....pffffff...na marrshi te keqen , vetem 6 muajt e fundit Shqiptaret , jo pak por mbi 7 mije Turiste vizituan Gjermanine.

 Per Klimen e biznesit leme pas Greqine e Kroacine thote....

Shtoje edhe Serbine e Italine, se kollaj te thuash je i fundit ne renditjen permbledhese, krahasuese me europen perendimore.

Po se nuk shkojne per turizem te komuna parisit pranej, plasin koken si legena ne bregdet dhe urdho ca statistikash dalin

je gjeloz per komunen, je i lexueshem smiley

– Burimet kulturore: vendi ynë renditet ndër shtetet e fundit në botë

Perpiqet Mirela me te veten te thote ndonje gje se i kemi mire punet me burimet kulturore , po te lene rehat keta armiqte?

Ne kemi shtepine me gjethe si objekt i trashegimise kulturore.

Po biles do fusi edhe trend te ri tani, i vetmi vend ku festohen krishtlindjet vakt pashke, me ashure smiley turiste nga gjithe bota do vijne

Shiko, ki meni po jepi hakun thote populli yne punetor, trim, atdhedashes sidomos,por veshderr. E kane deviju me duket.

Po Mirela, si puna e atij te cilesise se dillit versioni femer, rri ne dill e leshon hije, ne pergjigje te pyetjes qfare ben gomari kur rri ne diell? smiley

Pavaresisht varferise, Shqiperia mbetet nje nga vendet e bukura per tu vizituar, ne periudhen jo te ftohte. Sigurisht qe nuk eshte Itali, Greqi apo France...po si duket kta gazetaret po i mbushin mendjen vetes qe nuk jetojne ne Gjermani por ne Shqiperi.

Cdo gje mund te falet, po gjeja me e rende eshte higjena, jemi 0.77 pike pas Maqedonise, dhe 0.77 pike ne kete lloj renditje jane shume. Me ka thene nje i huaj njehere "kultura e nje populli duket kollaj fare nga sa te paster e ka halen", dhe ka pas te drejte

Eshte infrastruktura ne pergjithesi...Maqedonia ka trasheguar infrastrukture me te mire. Nuk eshte turp te jesh i varfer dhe higjena eshte binjakja e asaj varferie.

Zhvillimi i turizmit tek ne eshte ne baza individuale prandaj do karakterizohet nga mungesa e standarteve por jo suprizave per te mire. Ai modeli i turizmit elitar deshtoi, po ashtu ajo enderra e fshatrave turistike. Nderkohe  ca nga keto vendet siper nuk ka perparuar ne fushen e turizmit si Shqiperia sa keto 20 vjet, perparim qe ka te beje me ngushtimin e diferences ekzistuese. Pa-aftesia e ketyre gazetareve eshte qe nuk paraqesin ngushtimin e dallimeve midis vendeve fqinje, pa qe Shqiperia do mbetet me e varfera ne rajon dihet, por sa e varfer. 

Para 20 vjetesh e di ca quanim te bukur NE? Natyren e Eger ku hante pula gure. Tani ke shume zhvillim por te pakontrolluar, hoteleri pa fund e me kushte shume te mira, fale punes se individit Shqiptar. Turisti kur vjen ne Shqiperi i ka parasysh keto mangesi te cituara me siper dhe mbetet ne pergjithesi i kenaqur pavaresisht se nuk kthehet me per here te dyte. E kuptueshme se Shqiperia nuk ofron shume atraksione kulturore e artistike si vendet e tjera. 

Zhvillimi i turizmit tek ne eshte ne baza individuale

e tille eshte edhe ekonomia e vendit ne kete stad, turizmi s'ka pse ben perjashtim. Idete qe permende ti (turizmi elitar, fshatra turistike) ishin me shume nje perpjekje transplantimi (tamam sic transplantohen organet) dmth jorealiste. (just saying)

Maqedonia ka trasheguar infrastrukture me te mire

E trashegoi dhe ndryshe nga ne e ruajti.  megjithe arkitekturen e lagjeve qytetese te periudhes ish-jugosllave, paradoksalisht eshte kenaqesi te vizitosh atje: Kulture tipike vendase, pak ose aspak betonizim, dhe shume shume natyre ku ndjehen duart mirembajtese.  

Por cfare te ruanim ne o vlla, ke qene ndonjehere nga Bregu e Jugu para 1990? 0 Infrastrukture, vetem fukarallik e boshllik. Po tek ne aty ke kepi i Rodonit shkonin vetem ushtaraket me anije. Mbas 20 vitesh u hap i rruge me tokmak. Ti edhe sot shume plazhe nga Jugu i kap vec me barke.

Ta kuptosh me mire kujto Poradecin, pjesa Maqedonse e Ohrit gelonte me Hotele nga me lluksozet per Europen,  e mbushej me Gjermane e Suedeze....koranin ja conin me avion mbretneshes se Anglise. Pjesa jone cope cope, fukarallik......por me zemrat bujare te Pogradecareve.

Turizmi ne Shqiperi do ngelet ne duart te privateve e mire behet qe te nxise punesimin lokal dhe fantazine e individit...shteti duhet te merret me rruge e aeroporte si edhe me ligjshmerine.....e jo me ndertime hotelesh a kampesh punetore. Me sa kom pa ka nje iniciative shteterore qe si bo reklame njeri po ka dale shume e efektshme: Turizmi me Charter nga Europa Qendrore.....kan rregullu vershim te organizuar te turisteve polak, cek qe mbushin hotelet e medha ne bregdet dhe u rregullojne bilancat financiare hoteleve te medha. Eshte nisme shume pozitive se hotelet smbahen vetem me dasma.

mire e kane, ka rendesi reklamen t'ia u bejne andej, t'iu marrin paret mnjfjale. A e reklamojne kete tek neve pastaj, ajo edhe hyn edhe s'hyn ne pune.

Je, s'je aty je...Po do te marresh ndonje cope ( c'them cope? ndonje kafshate) nga mesdheu.

Ndryshe? o burra, bunkerra!

ca ka per tu habit ?????

 

Embelsira per ne fund lihet. Ne kena flamurin ma t'bukur ne bote pra!!! 

Para ca vitesh rruges per dhermi me cunat thot njoni, dreken do e hajm ne llogara. po ike ca llogaraje i thash na e keni bo llogaran si me qen st moritz, hame nej peshk andej nga orikumi. jo mer mish, mish thane dhe te tjeret dhe ok praaa mo llogara. di un i lokal te papam tha ai shoku, koco a foto quhej me duket, kush jqr. nejse, sosem aty, radha mooo te dera sikur me qen lokal ne san trope. mezi u ulem si fakir me i tavoline 1x1 4 veta. ky labi qe kishte ber lokalin kishte ven te muri viti 1992, medemek viti kur qe bo ai landmark i rralle i zones. vje kamarieri, njoni qe fliste me dur e me kembe. kush bohet me shpejt nga kjo menuja e pyeta meqe lokali qe tumllas dhe sdoja me prit gjate. paidhaqja vella tha. sa vonohet? 20 min maks. ok i them, aq pres. po sallata? ajo vjen pronto ore tha. ok, ok thane te gjithe. shof lokalin, ul rob neper tavolina me kuc e mac, te tere hanin mish si te pangrene, fryre bulcinjte tu plas, nga icik yndyre varej nga cepi buzes po cqt mo, dreke ish, qejf. ca hanin kos si te babezitur a thu se skishin ngren nejher kos, ca hanin hasude. ca kishin mbaruar po rrinin ne tavolina tu krujt dhembet dhe tu bo muhabet per shtate pale qejfe, plaste e qeshura vence dhe shoqerohej dhe rrahje shuplakash nga gallata modhe praaa. shof lokalet perballe, bosh, 2-3 tavolina maks. epo ky qeka nona me verte thash.kalojne 20 min hic. kamarieri shkret levizte si plesht anej knej, smerrte dot fryme. ja bej me dore. ai nga larg..erdhi vella ja dhe pak.dhe pak dhe pak shko gjys ore. ho me i them prap. kemi shume pune se sheh. e shof me e shof i thash po the vete qe me shpejt behet paidhaqi dhe jo me shume se 20 min. epo ku di une cte them tha keto pune i ka kuzhina, kane shume porosi. ky tipi kamarieri qe i bol, me nje kemishe te bardhe me menge te gjata, poshte kemishes i dallohej nje bluze me menge te shkurtra. kemishen e kishte te paster po qe mbush ter djerse dhe ecte dhe fshinte ballin me facoleta. e ndjeva qe po u frysha nga mrena, shof kta shoket e mi kta me sy thonin po qetesohu o burr se per plazh jena jo per pune. me ne fund erdhi porosia. te thash vella qe do vije tha sikur po na bote nej nder. hajd mo e kafshova buzen e sfola. kta shoket hanin edhe he me i gje ntiron kto gjera. si gjen pra. un smar vesh nga mishi ter isoj me duken e sfola. 

koko, thuaj te verteten ama te shijoi me shume... Aventura te tilla nuk i gjen ne asnje vende. Njerezit aty jane rehat hane e pine si te duan me kembe e me duar jo si neper vende e huaja qe nuk gjen dot robi rehat. Nuk merret vesh kur ben self-service e kur vjen kamarieri e nuk guxon te ankohesh per dicka se ke frike mos behesh i merzitshem e po te hedhin ndonje gje ne pjate apo te hash te sharrat e tyre..Andej nga Greqia ca robe te vdekur kamariera nuk jua mban mende fytyren sapo del nga lokali, ndersa kete ne Llogara nuk ke per ta harruar kurre ti.. smiley

ate atmosfere popullorce e gjen kudo ne shqiperi, po desha te them qe calon sherbimi per ca vogelsira kot me kot, psh tualeti, kuzhina, kondicioneri qe spunonte se na ftohet cuni thonte njeri, jo po ben korent dera thonte tjetri, secili mqef te vet o vlla asi lloj rregulli minimal

Shijojeni vajtje ardhjen shoke e shoqe derisa xhon-komunizmi nga njera ane dhe sititeketevropjanizmi nga ana tjeter ti vejne shulin.

Me mire nga te fundit e argetues se nga te paret e te merzitshem.. Ne Shqiperi nuk merzitesh kurre, me gjysmen e parave qe shpenzon ne Spanje e Greqi ( ne Itali e Kroaci as qe behet llafe) ben dyfishin e qejfit e nuk merzitesh kurre. Askush nuk te sheh me inat apo zileqare kur degjojn shqip, me 20 euro nata gjen dhome vetem 5-10 min larg detit dhe ha si mbret me 15 euro.. Sherbimi eshte 100 here me i mire se jashte dhe ushqimi nuk ka te share, konkurenca ka kap kulmin te rrine mbi koke gatitu. Hipi nje fugoni apo autobuzi e shtetit gjithe diten ku te doje kokrra e qejfit me orar e pa orar.. Bukuri fantastike kudo nga te kthesh koken.

O Liqen, po mos u tall me fukarain edhe ti tani, lere ironine dhe sarkazmen, se ka rob qe ta marrin per te vertete ato qe the mesiper smiley

pse o casa nuk te pelqen ty? Do jesh nga Fieri ti se ju hani inat shume me Vloren.. P

 

eeee a te keqen, ashtu eshte si thua tine smiley

Ato restorantet ne Vlore njehere, fama e tyre ka kaluar permasa biblike, nje pasterti qe rrallekund ne Islamabad e gjen te tille, nje rregullsi, qe ta sjell fati ta gjesh vetem pas nje aksidenti karambolazh me 20 makina, si edhe nje sherbim qe nuk ja gjen shokun kurrkund. Po kamerieret pastaj, njehere e sherbyer, i ke miq per koke pastaj. E pyta nje kamerier, kur ishim heren e fundit: "Cfare do na sjellesh ndonje gje te mire?"  - "Çfare te te doje rroçka ty" me tha. Qe aty, nxorra bicakun e une preva gishtin tim e ai te vetin dhe lidhem miqesi me gjak. S´kishte ngelur gje tjeter pas asaj pergjigjeje. smiley

keto barcoletat e viteve 90 ju ka dale boja o casa.. Jua ka nxjerre bojen portokallia me kohe. Tashme i kane rene hilet kamireret vlonjatet ndryshojne theksin sapo marrin veshe qe nuk je nga zona apo edhe varianti tjeter pronaret marrin niperit e mbesat nga Shkodra sic tha Kotherja.. smiley 

po ja casa edhe ti si koko, kamarierin nuk do ta harrosh kurre. Aventura te tilla nuk perjeton kurre jashte. Rregullsia eshte good but boring.. o njeren o tjetren, merr e zgjidh.

O Liqen, aventura eshte t'i q*** motren, me koke nga Llogaraja e bjeri nga deti, mos shkel fare ne qendra te banuara. Trekking coast, asaj i them aventure, pa pAjdhaqe thua ti?!!

5 mij lek ben varka e  canoeing ne Himare e Dhermi gjithe diten qe ti bihesh bregut deri sa te digjet lekura nga dielli e mos te kesh pik fuqie... Me 10 mij lek te con e te merr skafi ne Karabrun e Sazan qe nuk ka kembe rrobi..Ne darke kamping me cadra, per darke paidhaqe e birra me kriko me 10 cent kriko.. Te behet koka daulle nuk ka arushe qe te del para smiley ! Mbushet gjithe bregdeti me te huaj, me shume degjon polonisht sesa shqip. Te kam 10re me gjithe carcafe 50 euro nata. 

 

...o po te dhjefsha bear gryllsin thuaj!

po edhe une shaka bej, se llafin tim mos e merr per baze, se une per vete ne 2008 kam qene per here te fundit atje, bera nje xhiro ne te gjithe Jugun, si puna e ketyre stranierove qe ku mbillen nuk korren, dy dite ketu, nje dite atje e dy te tjera diku tjeter. Ne Dhermi kisha ballafaqimin me bizarr me nje pronar hoteli (me nje hanxhi dmth), kur e mori vesh qe e doja dhomen vetem per dy nete (dhoma kushtonte 50 euro per nje nate), mu pergjigj: "Jo, nuk e leshoj, per 2 nete qe do rrish tine, nuk ja vlen as te nderrosh çarçafet!" Pyetja ime "Po sikur te rri 2 jave, sa here do ti nderrosh çarçafet?" nuk ishte e denje per seren e tij, qe ti kushtonte vemendjen per nji pergjigje, por u zhyt tek mali i faturave qe kishin zene nje tavoline te barit dhe po sellonte mbi makinen llogaritese. Aty e kuptova edhe ngjyren e verdhe prej djerse qe kishte marre kanotjerja e tij. Kishte kohe qe nuk e kishte nderruar, sepse nuk ja vlente. smiley

Qe nga 2008 e tutje, s´kam bere me pushime ne Shqiperi. Ka Mesdheu vende te bukura plot qe i presin me krahehapur miqte nga ana e anes smiley

ouu casa ti paske bere adventure dhe qahesh.. ik njer tani ik merr guximin se nuk do  zhgenjehesh.. 2008 me 2015 si nata me diten.  Pastaj dhe ti si p@rdhe paske! smiley 

Sherbimet duan perulje modesti buzeqeshje organizim butesi keto nuk jane ne dna e vlonjatevesmiley

yzmeqari ben mire te shoh punen e yzmeqarit.. smiley

ja qe vlonjatet nuk e kane ne DNA kete gje.. smiley

Ashtu eshte prandaj ne diten e pavaresise njerezit preferojne te shkojne ne pogradec e Jo ne vlore smiley

mbarum e ika te tualeti. i gjo e vogel me 3-4 veta qe prisnin te dera dhe nje pastruse qe fshinte pas kembeve te secilit qe hynte. nga brenda degjohej njeri qe gromesinte. mu duk zhul aty. qe i sapun nga ato turqit, boj roze per te lar duart. sec mu kriju i ndjenje sekelldie e sa i lava duart vec me uje e dola me vrap. tu dal nga lokali ndalova te banaku me par kuzhinen. kuzhina gatimit sa i kuti shkrepse. kamariere kishte nja 8 po ce do me kushine aq te vogel edhe 20 kamariere sbejn dobi. ne i bejme bizsnezet mrapsh. harxhojme lek e beton plot dhe calojme te ca detaje qe bejne ter diferencen. se duam ta mbushim lokalin plot me tavolina qe te fitojme sa me shume lek sakrifikojme te kuzhina dhe te tualeti qe jane themelore per nje bisnez per se mbari. se duam te bejme pare sa me shpejt, me grushta po mundem se kemi lindur te varfer dhe kjo varferia nga shpirti do breza qe te dali o vlla sado ndertesa te bukura lokalesh te bejme. u betova mos te shkelja mo aty dhe ikem. me e forta eshte se kur u kthyem prap aty perfunduam megjithse e dinin mire ca na priste. moot ata moot edhe ne.

Koko, ca pershkrimi lol. Llogaraja ishte si shpirt mer. Si nje dritare ne qiell ishte. Pale ushqimi. Yammy. 

llogaraja ka ushqim vertet 100% lokal...ndryshe nga Tirona qe kan pushtu importet. Cdo gje e prodhuar perreth, shija e ushqimit mbreselenese....dhe mbi te gjitha ne lokale modeste.....

Po ca lokal o Tironco, kur qengjat vijne me furgon nga lushnja...

Ato pika qe te ndalon Furgoni lungo, shoferat benin pushim e te conin tek ato pika te vogla ku hahej shume mire. Produktet ishin bio, sa per qingjat si futi njeri gishtin ore por ene Laluca po qene, prap nuk jane nga zelanda e re apo te ngrire. Eren e sallates jeshile e kam ende ne mendje

Laberia ka qengja te mbaj gjysmen e Shqiperise.. Ne Llogara shkon keci dhe qengji vet tek lokali.. smiley 

Sallata jeshile nuk gjeje te ngopur me ate uthullen dhe vajin e ullirit te shoqeruar me buke te bere vete.. me 2 mij leke ( 1 euro) haje 2 kg sallate smiley 

Mbase Nuk vinte ne pjate fancy, po ushqimi ishte I shijshem dhe I fresket. Mua kete pershtypje me la. Me aq pare sa harxhova shume shume mire. Ishte nje restorant si keshtjelle aty lart. smiley I had a great time there. 

smileyKokon e kane intoksikuar, e kane pare kshu si ne forme lushnjari...na koko, pi cik nga ky mjalti llogarase, 100% bio...me miza kokua, si tek U-Turn me s.penn 

Ne Llogara une kam gjet kamarier nga Shkodra. Fliste dialekt geg e un sun e dallova nga ish.

- Po ti more c'ne ketu? - them une.

- Jam nip ne Dukat - me tha. smiley

Do kete qene ballist, i persekutuar ne Shkoder.. smileysmiley 

Me rrejti ai mu mer, as nga Shkodra nuk ish e as nip Dukati, lere pastaj nip ballisti. 

Se ballist, ne perfytyrimin tim, duhet te jesh nga ata qe te merr gjak ne vetull. smiley

kush i ben keto raporte  vk!

e cfare infrastrukture ka maqedonia!

shyqyr zotit qe nuk ka fshatra turistike!   shqiperia duhet te ruaje karakteristiken e vet  aventuriere!  pensionistet  e evropes te vene ne greqi e kroaci,ndersa te zinjte qe i bejne naze mishit te kecit,le hane pica ne haitismiley

po u rregulluan edhe pak rruget ,linja bregdetare preveze-vlore  do te jete me terheqesja ne evrope.

po u rregulluan edhe pak rruget ,linja bregdetare preveze-vlore  do te jete me terheqesja ne evrope

Kjo tingellon si tuneli Itali - Shqiperi i Pandi Majkos, dmth gje qe mund te ndodhi, por pas nja 400 vjetesh

Do ishte gjeniale nje show model survivor me peshqit e PPU, brigjeve te Vlores. Atyre gerxheve, shkrimtari, fillozofi fese, karl marx-lenin-stalin, parashikuesi...le te vij dhe ai Okukuthi qe rri mban vesh...

Graria le te rrije dac, nga mengjesi deri ne perendim ( apo ca perendimi!!), mase ben dhe Profili nanje cikje..smiley

Ku o media mer jau? Hidheni lekun, te dhjefsha big bradhrin!

Turizmi do pune, ide dhe kreativitet. Qeveria budallaqe e Palloshit, nuk i kushton gje ti hapi dyert ideve te reja.

Vizionari 

               

si ne rini ke rruga dibressmiley

ene me xhakete lekure.smiley

E sigurte qe ju qe e tallni sot, e keni mbajt per kalores templar dikur.

Ne fakt keshtu funksionon ndergjegja, me kete lloj mekanizmi, si teli suste paraprus ngambrapaveprues i Kallashit.

 

Po ai nuk eshte shenjtor dhe ne nuk jemi fanatike ti falemi me adhurim.  erdhi, sundoi, palloi dhe shkoi.e kush se ka pallu kete popull kur i ka hyp persiper? Vetem Noli mori naplonat e rroges dhe xurrnane (tm Alba 0056) dhe iku ne hall te tij. Plus qe ky eshte i shkolles epikuirane, dandy tironc, arapçi qebaptoreje.

Nuk jane te gjithe Florenckij sepse humbet dhe koncepti martirit.

Shiko se ka ndryshim kur te pallojne me zor e nuk ke nga ja mban, dhe kur te pallojne se te pelqen e kelthet nga qefi.

Ky eshte kriteri qe percakton se cili eshte Florenskij.

 

Cfare halabaku! smiley

Hugo Toss ! Me thuaj ku e gju seksin, te te them cili je . Regent Street ne Londer sikur nuk osht per ato qe i lane gjithe paret e vjedhme ne bixhoz (sipas thashethemeve pa baze). By the way, nice loafers, cracka ...smiley

Nuk ka asnje pengese per ate,  qe deshiron te luaje, ... rolin e rrugacit ! Ne kete pozicion, sigurisht pa celularin , kam pa Nonden e Gjirokastres.... dhe Maqo Pelivanin ! 

E vetemja gje, per te cilen ky burri  nuk duhet te ankohet  nga jeta eshte se ajo nuk e katandisi " me zorr " ne sallahan.Por  dhe e mira e ketij kushti njerezor eshte se gjithkush mbetet fatvetmuar , vetem per faj te vet...! 

Eshte i kenaqur te jetoje keshtu ? Te jetoje ! Nuk eshte , le te kthehet per andej nga u nis, por kurrsesi nuk kalon  dot neper te njejtin shteg ! 

Kush eshte ky burri? Ku qendron problemi i kesaj fotoje? Mos po pret taksine apo dike qe po ben shoping? 

Shume dobet lapsi

se kush ishte njoni qe thoshte "shqiperia duhet te beje turizem elitar"...me ty e kishte o koko smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).