Sot në KQZ u hodh shorti për renditjen e kandidatëve për kryetarë bashkish në fletët e votimit. Sipas rezultateve të shoritit, në fletën e votimit për Tiranën, i pari është kandidati i pavarur, Gjergj Bojaxhi, Dr. Halim Kosova është renditur i treti, ndërsa Erion Veliaj i gjashti. Për Durrësin, Vangjush Dako i vjen pari në fletë, ndërsa Grida Duma e dyta. Në Elbasan, Qazim Sejdini i PS-së, ipari, Ardian Turku i PD-së, i dyti. Në Fier shorti ka renditur të parin Enkelejd Alibeajn, të dytin Armando Subashin dhe i treti vjen Albert Çaçi, ish deputet i PS, që garon nën siglën e PSD-së.

2 Komente

per Tiranen: I fundit do te jete i pari thote profecia biblike smiley

Ky po qenka lajm nga Fushta.

Nderkohe asnje gje per Elhaida Danin, 2 Gazetaret e perndjekur ne pyjet e Librazhdit se po kryenin nje reportazh investigativ mbi mafien lokale, asnje gje per Ministrien e Kyltyres e cila ka ik' per leshterik me batutat e saj (nderkohe kujtojne akoma Diellin e Ferdinandit).

Lajme pra, Lajme

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).