Shprehja e lashtë popullore "Jo gjithë e keqja vjen për të dëmtuar" në fillim të shekullit të tetëmbëdhjetë mori një goditje të rëndë prej një mjeku anglez, Bernard de Mandeville,  i cili, midis vizitës bërë njërit pacient dhe tjetrit, zbavitej duke shkruar vëzhgime të mprehta për shoqërinë e kohës. Në esenë e tij me titull “Përalla e bletëve, ose vese private, përfitime publike”, të vitit 1714, mbështet tezën se një ves privat si egoizmi (e gjithçka që rrjedh prej tij, deri veprat kriminale tek të cilat detyrimisht ky ves të shpie) ishte forca shtytëse që çonte në dobi publike, pra në mirëqenie dhe progres, ndërsa altruizmi vepronte në drejtim të kundërt, domethënë vepronte si pengesë për proceset e zhvillimit dhe ishte absolutisht negativ.

Pra fjala e urtë duhej rishkruar: "E keqja sjell gjithnjë të mira".

Meqë në atë kohë pëlqeheshin shumë tezat paradoksale (sa për të dhënë një shembull: disa vjet më pas “Propozimi modest” i Swift, ku, duke përdorur një ton serioz prej ekonomisti, autori propozonte të përdoreshin fëmijët e varfër si ushqim për të pasurit), edhe eseja e Mandeville u rreshtua me e të tjerëve.

Por nuk duhej të ishte edhe kaq paradoksale, përderisa një ekonomist si Adam Smith u influencua disi prej saj.

Natyrisht Marksi nuk mund të linte pas dore esenë e Mandeville, dhe në fakt niset nga konkluzat e tij (ajo që ne quajmë e keqja në këtë botë, qoftë morale, qoftë natyrore, është parimi i madh që na bën qenie sociale, është baza solide, jeta dhe baza e të gjitha zanateve dhe profesioneve pa përjashtim (...); pikërisht aty duhet të kërkojmë origjinën e vërtetë të të gjitha arteve dhe shkencave …) për të arritur në një lloj ekzaminimi sintetik të krimit dhe kriminelit, si elemente kyç për zhvillimin e "forcës prodhuese".

Lista që Marksi përpilon me ironi të mprehtë dhe të befasueshme - e të gjithë atyre që përfitojnë materialisht nga një vepër kriminale: nga policët tek kriminologët, nga avokatët tek gjykatësit, tek betarët, nga prodhuesit e bravave tek teknikët kimistë -, është po aq e gjatë sa edhe e padiskutueshme, por ndoshta do të duhej të përditësohej. Kam frikë se kohët që përjetojmë do të sillnin tepër ujë në mulli të Marksit.

Progresi i vrullshëm shkencor i gjysmës së dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë ka zgjeruar pafundësisht mundësitë dhe varietetet (do të thoja deri edhe cilësitë) e krimit, pra ka rritur në mënyrë eksponenciale numrin e atyre që i qasen krimit, qoftë si bashkëpunëtorë, qoftë si kundërshtarë. Sjell disa shembuj: mendoni sa krime dhe sa variante të ndryshme krimesh mund të kryhen në ditët e sotme nëpërmjet telefonit ose më mirë nëpërmjet internetit (pedofili, pornografi, shitje armësh dhe helmesh, trafikim droge, mashtrime, etj).

Për më tepër sa lehtësi lëvizjeje nga një vend i botës në tjetrin ka sot një kriminel? Sa mashtrime janë bërë nëpërmjet teleshitblerjeve? Lidhur me televizionin: nuk përdoret kriminalisht kur jepen dëshmi të rreme për të shpërthyer një luftë?

Vari hejbet, lista do të zgjatej tej mase.

Së fundi është një deklaratë e Marksit, e që më duket më ngacmuese nga të gjitha, ku thotë (gjithnjë në gjurmë të Mandeville) se krimineli prodhon "arti, letërsi të mirë, romane, dhe madje edhe tragjedi". Pa asnjë dyshim që prodhon romane, dhe një Marks i ngjallur varresh me siguri do të ngazëllente para vërshimit të sotëm të romaneve policorë, noir, të verdhë, horror, gjyqsor, spiunazhi, e kështu më tej në vazhdim.

Dhe pranoj se më pëlqen shumë më tepër ky konceptim aktiv dhe prodhues, sesa konceptimi shterpërisht estetizues i De Quincey në esenë e tij “Vrasja si një prej arteve të bukura” të vitit 1827.

Ndërkohë që po lexoja pikërisht këto rreshta për kriminelin si prodhues arti, m'u shfaq me shkreptimë një përfytyrim i shkëlqyer kinematografik. Fytyra intensive e shprehja ironike dhe e zbavitur e Orson Welles në filmin “Njeriu i tretë” i Carol Reed (1949), kur i thotë Joseph Cotten batutën legjendare që pak a shume është kjo:

“Merr për shembull Italinë. Ka pasur shekuj me luftra, vdekje, gjakra, gërmadha, vrasje, e çfarë doli? Rinashimento. Merr Zvicrën. Shekuj në paqe, qetësi, kthjelltësi, harmoni ... . E çfarë doli? Ora me qyqe doli”.

Regjizori Carol Reed rrëfen se kjo batutë nuk ishte përfshirë në tekst, dhe se, ditën që do të xhironin skenën, Welles u paraqit me një copë letër në dorë, në të cilën kishte shkruar fjalët që i kishin ardhur në mëndje gjatë natës. Reed mbeti shume i kënaqur dhe e lejoi t’i deklamojë. Mbasi lexova këto rreshta të Marksit mbi raportin midis krimit dhe artit, jam i sigurt se Marksi do t’i kishte thënë me të njëjtën shprehje dhe të njëjtin ton të Orson Welles.

                  Përktheu: heretik

* Shkrimi më sipër është parathënia e librit “Elogio del crimine”Andrea Camilleri (shkrimtar shumë i njohur ndërkombëtarisht në zhanrin policor), ku ndodhet i përkthyer shkrimi i Marksit që tashmë kemi diskutuar. Kështu kritikat për keqpërkthim, keqinterpretim dhe keqtitullim duhet t’i adresohen kryesisht përkthyesit origjinal. Vetë mbaj përgjegjsi vetëm për keqpërkthimin (e pashmangshëm) e përkthimit të përkthimit.

Në librin në fjalë ndodhet vetëm shkrimi në fjalë i Marksit, plus parathënia më sipër. Dmth është një libërth liliput me dimensione dhe peshë ironike, gjithsej 14 faqe te shkruara në format 15X20 cm. Çdo faqe, me tepër hapsirë e bardhë se e zeza tipografike mizëri me germa, ka gjithsejt një-dy-tre paragrafë, lexohet për çerek ore, çmimi tre euro. E gjithë kjo është një shenjë e kohës ironike që përjetojmë.

Batutën e famshme të Orson Welles e gjeni këtu, në version italisht dhe anglisht:

https://www.youtube.com/watch?v=6j0X1rxFxFc

https://www.youtube.com/watch?v=LDplfsZxrbg

 

44 Komente

e keqja në këtë botë, ....është .... baza e të gjitha zanateve dhe profesioneve pa përjashtim

e te gjitha zanateve jo xhanem. Profesioni nderuar i gjinekologut nuk ka lidhje me krimin.Apo procesi qe siguron riprodhimin biologjik eshte akt kriminal dhe na nuk dime gje?smiley

Sento che oggigiorno il più grande distruttore di pace è l'aborto, perché è una guerra diretta, una diretta uccisione, un diretto omicidio per mano della madre stessa. [...] Perché se una madre può uccidere il suo proprio figlio, non c'è più niente che impedisce a me di uccidere te, e a te di uccidere me.

                                                                                                                          Nene Tereza

Mi sembra chiaro come la luce del giorno che l'aborto è un crimine.                                              

                                                                                                                   Mahatma Gandhi

Sono traumatizzato della legalizzazion dell'aborto perchè la considero, come molti, una legalizzazione dell'omicidio. 
                                                                                                         Pier Paolo Pasolini 

                         smiley smiley smiley

 

e mendova qe do dilje ne shtegun e abortit por si ne cdo rast, edhe ne punen e gjinekologut, aborti eshte perjashtimi qe verteton rregullin. Gjinekologu ndihmon produktin e shtyses erotike, instiktin e jetes, krijimin, kurse aborti eshte shtysa shkaterruese komplementare. Prandaj kot i ke citimet e sjella.Ato nuk mund ta reduktojne zanatin e gjinekologut si profesion i ushqyer nga krimi/e keqja.

O ginekolog marksist abortist, po sikur e lame qe Marksi ishte ironik, nuk e kishte me ter men punen e krimit si baze e gjithe zanateve, e kishte me gjys menje, gjys menje erotike, gjys menje thanatos-ike.smiley

 

"Lista që Marksi përpilon me ironi të mprehtë dhe të befasueshme - e të gjithë atyre që përfitojnë materialisht nga një vepër kriminale: nga policët tek kriminologët, nga avokatët tek gjykatësit, tek betarët, nga prodhuesit e bravave tek teknikët kimistë -"

Edhe pasi e ke perkthyer me doren tende dyshon qe Marxi ka qene ironik?! Ama besoj do biesh dakort qe tjetrit i lexohet emri Benjamin e jo Benxhamin. smiley 

 

Une vetem kam perkthyer, nuk jam autori. Duro se ndoshta do te shkruaj ndonje gje origjinale per kete teme. Me kusht qe te me lutet Emigranti.

Andrea eshte dore e juaj, do ta mbroje Marksin se s'ben. Ishte seminarist, dhe e perjashtuan nga seminari sepse i gjujti me veze te prishur te kryqezuarit ne salle te leksionit. Dmth si gjithnje intelektuali i shquar eshte katokomunist.

Benxhamin e shqipton Emigranti, perj te cilit kam vjedh shume shprehje dhe ide.

 

Kam tundimin e forte te tregoja nje ngjarje me titull "nuk e kishte me vertè", e ndodhur me vertè ne nje ndermarrje te kryeqytetit ku benim punen prodhuese ne gjimnaz. Eshte nje ngjarje shume ilustruese per situaten, por fatkeqsisht eshte me llafe te pista, dhe ti je goxha zonje.

Neqoftese ka krim sot ne epoken postmoderne eshte ndarja ne "dora jone" dhe "dora juaj", nderkohe qe nuk ka asnje dore, ose e kunderta, eshte e njejta dore qe "hedh gurin, e fsheh doren". Vete ndarja konfliktuale majte-djathte, filluar si krim me Rev. Francez dhe mbaruar si degradim ne Revolucionin Demokratiko-Borgjez te 1989-tes, ishte nje krim ne vetvete, krim kasapi. Nje gje te tere e çan me dysh, çfar mund te jete tjeter perveçse krim, çfar ben kasapi me teper?

Dhe ky krim nuk eshte vetem midis dy kopeve majtas-djathtas, kopeja eshte edhe brenda vetes. E ke kot qe do me u kap, me shume te drejte formalisht, me nje shprehje te Andreas, i cili eshte vete i teri nje qenie ironike. Tani ti nuk sheh qe pavarsisht kesaj shprehje, tere fryma e shkrimit eshte ne te kunderten, dmth qe shkrimi eshte bere te lavderoje krimin? Apo edhe kete e ka bere ironikisht sepse nuk eshte i bindur? Shume dakord, por problemi nuk eshte Andrea, e as Marksi, e as kopeja majtas O Rono mer burr jausmiley, qe kohet e fundit turravrapet djathtas, problemi eshte qe bota eshte duale, e kur eshte ne konflikt kriminal rezulton detyrimisht absurde, per pasoje dhe njekohesisht shkak, edhe njerzit absurde, qofshin miza O Rono, qofshin gjeni O Markso, po çer po na thu kshuna tina mer burr jausmiley. Dmth çfar nuk jane njerzit, e çfar nuk mund t'i nxjerresh ata po te duash.

Tani akoma me konkretisht, ti vertet je dakord me "dora jone" e mbas 1989-tes qe servir nje Marks paqsor, deri kapitalist modern si tip Soros (edhe nje absurd tjeter, milioner antikapitalist), qe e ka fajin Lenini, me preçedencen krushoviane 1960: Lenini ishte i mire, por ishte Stalini i keq etj, etj etj?

Nuk kam kohe ta gjej tani, po ke edhe nje shkrim te Zhizhekut per dhunen e shenjte te botuar ne Peshk, me Bibel brenda, e me Orson Welles e me Stalker e me tere te mirat brenda.

A propo, po Stalker pse nuk ka komentu ne kete teme? Eshte i vetmi qe do e aprovonte 100% Orson Welles, me perjashtim qe ta shifte Baltimoren ne film nga kinemate e Parisit duke ngrene pop-corn.

 

Ndarjen me duar e bere ti nje koment me siper; une e futa ne thonjeza.

Nuk e di kete doren qe e paraqet Marxin si paqesor, por "krimineli" i pershkruar ne pjesen e diskutuar dhe "i dhunshmi" i Zizekut jane dy kategori te ndryshme. Ose me thjesht: per nje marxist, dikush qe falsifikon parate, ta zeme, nuk eshte i se njejtes kategori me G. Feltrinellin. As per sistemin nuk jane e njejta kategori.

Ke nje roman distopik shume te zgjuar mbi gjenerimin e parase se ligjshme nga e paligjshmja si nje mekanizem i ngritur dhe i ushqyer nga vete Autoriteti. Ne italisht quhet "Un oscuro scrutare". Ndoshta e kemi diskutuar here tjeter, por s'e mbaj mend.

Camillerit s'i kam lexuar asnje liber. S'me ka dale koha. Nga keto librat me 3 euro (nottetempo?) mbaj mend disa ne fillim: nja dy Agamben, nje Zizek...

Ndarjen qe kam bere une, e keni bere ju me pare, duke diskutu ketu ne vite. Tjeter pune se ne Peshk ka ndodh gradualisht ajo qe ndodh ne boten reale, rritja graduale e entropise per ndokend qe eshte me i ndjeshem (ca jane larguar, e ca te tjeret hedhin ndonje gur ne distance me te ralle). Do s'do me kalimin e kohes i bie ne te absurdit postmodern te ndarjes politike ne ane. E megjithate, megjith shtirjet, deluzionet, lodhjen (sidomos kur ana jote fitonsmiley) kolera e politikes veshtire se kalon. Eshte çeshtje trashegimie, tradite familjare, personave i del per hunesh infeksioni i anes politike, vite te tere duke diskutu nat e dite ne guzhine me babin dhe mamin por politike. Une nuk mund ta bej dot kurre nje koment te rafinuar fjala vjen per Marksin, Zhizhekun, kafken, ose te bej nje vjershe sublime, ose koment sublim per nje film, roman, e mbas 5 minutash te komentoj shefin e policise Kuksit me Pallosh dhe Malok. Vdes e nuk e bej, eshte jasht natyres time, ndersa ju e keni praktike normale, edukate.

Pastaj kur flas per ndarje, nuk kam hallin tend, ti je si nje lloj preteksti, je perfaqsuese e nje ane, jo rastesisht edhe ne kete teme te puqen bathet me Spiritus dhe emigrant. Shoke lufte jeni, qe nga 21 janari, pune tjeter qe e keni harruar. U harrua edhe lufta Nacional-Clirimtare, pa le te tjerat.

Hallin e kam te percaktoj cili eshte tamam krimi ne shoqeri, jo te krahasoj dhunen e Zhizhekut me krimin e Marksit. E di qe s'del gje nga keto gjera perveç i dor muhabet me jau per ndryshimin midis Soros dhe Feltrinelit. Nderkohe e dime mire se e kemi jetuar dal vivo se nga pikpamja e Marksit (jo ironik), qe nuk ka dallim midis tyre, biles as nga Beqir Balluku. Ne kemi jetuar ne -274 grade celcius, as nuk duhet te na hyjne ne sy keto muhabete pepinosh è arrivato primavera amore mio.

Jo kete roman nuk e kam lexuar, dhe nuk e kemi diskutuar.

Camilleri eshte romancier shume i mire, diku aty afer Sciascia, i cili mu me ka pelqyer gjithnje, sepse eshte nje klasik, i pavdekshem. Keta te tjeret, tip Tabuki, Kalvino etj,  me jan duk gjithnje teper intelektuale, cerebrale, nuk para i shtyj me, edhe dikur i lexoja sa per te qene ne rregull me kerkesen.

Lidhur me temen, Camilleri e njeh shume mire malaviten, si sicilian dhe si shkrimtar giallo (bashkatunar me Sciascia dhe marres i stafetes se romanit policor) .

 

Ajo "dora jone" e "dora juaj" e perdorur prej teje ngjante disi me e madhe se Peshku, perndryshe nuk di qe Camilleri te marre pjese ketu. Per reston, habitem qe me merr si perfaqesuese, meqe si zor qe une te kem thene ndonjehere "malok" apo "pallosh". Kam frike se, sic zakonisht, ti e hedh bomben shume me te madhe se objektivi.

Kategorizimi i krimit sipas rezikshmerise gjate diktatures ne Shqiperi do te ishte nje teme shume interesante, kurse "tamam krimi ne shoqeri" eshte nje sfide e paperballueshme per mua (ne cilen shoqeri? kur? ku? universalisht?).

Deri atehere, ja edhe nje tekst "i dores sone": https://www.google.com/search?sclient=ps...

Vazhdo me ironi, vazhdo.

 

Bota qe kur eshte zene, duale ka qene Heretik. Vete njeriu eshte qenie duale.Te kundertat perjashtojne njera tjetren por edhe kapen prej leshrash me njera tjetren.Edhe ti , ben çben, kapesh pas leshrave te "dores tjeter" per ta mbajt konfliktin gjalle e per ti dhene vetes identitet.

Ndryshe, kno moj qyqe se erdh behari .

Bota eshte vertet duale, por duale nuk do te thote te kunderta. Te kunderta e kane bere njerzit, e ka bere Marksi, dialektika e luftes te se kundertave, Dialektika e Natyres, grindet oksigjeni me hidrogjenin si Maloku me Palloshinsmiley. Perseris, ky eshte krimi, i cili shfaqet edhe ne variantin e hipokrizise, e qenies me dy fytyra, e qenies pa fytyre, ironike.

Ke pa ti te grindet ndonje molekule oksigjeni me ndonje molekule hidrogjeni si grindet qenia duale finisterre me qenien duale Lefti ne menyre ironike ne 21 Janar?

Une nuk kapem mbas asnje lloj leshi, sepse eshte menyra me e mire per te humb identitetin, aq me teper se nuk eshte lesh i "dores tjeter", por eshte lesh i "feles tjeter". Aq me teper se felja ka mobilitet ne epoken ngambrapamoderne, ndrron "anen" sipas rastit, eshte ironike, skuthe.

Perkundrazi, identitetin ne Peshk e kam krijuar sepse ne 2 vjet nuk kam bere absolutisht asnje koment per politike te njeres apo tjetres "fele", dhe perseris, kjo me vjen e natyrshme, e bej pa asnje sforcim, dmth per tu duk. Dukja eshte vetem pasoje.

 

Dakort, duale nuk do te thote te kunderta kurdohere por te kundertat , forcat e kunderta jane pjese e realitetit material , shpirteror dhe social.Te kundertat, kontradiktat, konfliktin nuk ja veshi e ngjeshi botes Marksi.Marksi thjesht i evidentoi.Madje edhe luftea e klasave si pasqyrim te kundershtive ne shoqeri ishte zbuluar para Marksit. Ti ngaterron forcat e kunderta ne natyre, dialektiken e zhvillimit me konfliktin social,debatin dhe diskursin.Nuk ka ne natyre lufte klasash.Nuk grindet klasa e peshqve me klasen e gjitareve.

Sa per identitetin,e ke te shpallur por jo te pranuar. Kur qesendis Antiduringun, qillotat me graso,postmodernen, feminizmin, Shkollen e Laprakes, pozitivizmin, evolucionin, ateizmi etj.ke marre ane.Edhe kur nuk komenton per politike, eshte qendrim politik.

Vazhdo te lexosh konspektin e Shkolles se Laprakes, te cilin e lexojne edhe te djathtet, edhe "ana tjeter", nuk dine tjeter, sidomos per çeshtjen luftes se te kundertave. Ke ndonje ne Peshk, te çfardo ane, pale dhe fele, qe mendon se progresi nuk shkon perpara pa lufte te kundertash? Ke ndonje bullshit fetar? I ke tere ateiste, si puna emigrantit qe na doli fele e djathte kohet e fundit ne Revolucionin e Baltimoressmiley. Ke vetem nje dhe vetem nje ane, "bjeri anes e anes ò". 

Vertet qe ishte evidentuar para tij nga Hegeli (i cili e evidentoi ne menyre tjeter, "idealiste" sipas materialisteve), por jo thjesht e evidentoi, e koshientizoi, e beri ligj fatal te botes, e beri ndergjegje te klases. Dmth vuri krimin ne themel te botes, pa asnje lloj ironie, evidentoi krijimin si krim. Prandaj Marksi ne temen tjeter i referohet mitit te Kopshtit te Edenit, dhe mitit te Prometeut (megjithse i quante mitet profkasmiley)

Evidentoi krimin, luften e te kundertave, si rrugen e vetme te progresit, rruge teorike dhe rruge reale, praktike, fatale. Beri krimin program, rezultati 100 milion te vdekur. E asnje problem per kete sakrifice, hallall gjithçka nese do te ishte arritur ndonje rezultat. Por gjithçka perfundoi ne nje karikature shoqerore, tani jane te gjithe marksiste ironike pozitiviste agnostike, kurvjare qe shtiren per feministe, ne fakt femsa ngambrapamoderne, te çdo ane e çdo fele. Xhibole gjithanej, krimin e zevendesoi perversjoni (ana tjeter e medaljes eros-thanatos). Beni seks, mos beni lufte! Ne pregatitje per krimin e ardhshem, krimin e rradhes. Kshu shkon historia, duke shkembyer ne menyre ciklike krimin dhe perversionin, thanatosin dhe erosin.

Ketu me rri, neqoftese je i zoti te rrish, e prej ketej pastaj mund te shohesh vertet anet dhe felet, dhe mund te bashkosh anet dhe felet, dhe mund te shohesh qe ka progres si sinteze e te kundertave.

Po nuk ke fele per ta bere kete, je pa fele si tere kopeja darviniste altruiste "... se politika zotrie ...".

 

E paske bere komentin ne oren dy te nates, dmth i ke rene ne pjese kohes se gjumit, pushimit, kohes se lire te domosdoshme per riperteritjen e vetvetes te afte per pune, se padroni ta ben rrup sup , ta merr frymen po nuk i prodhove mbivleren lol.Ja kete beri Marksi midis puneve te tjera te mira, zbulimin e krimit mbivlere dhe natyres duale te mallit. Mire nxenesit e Laprakes po as ti i shkolles jezuite nuk the nje llaf per narrativen biblike te Kainit qe vrau Abelin.Aty do te gjesh origjinen e krimit, ne daç sipas paradigmes marksiste (si krim i nxitur nga padrejtesia dhe pabarazia), ne daç sipas paradigmes frojdiste ( Kompleksi edipal, incesti, tabuja)

Revolucionet jane lokomotiva te historise tha Marksi por problemi qendronte tek trenistat muzhike, me poture e shallvare,  qe mendonin avdallce se meqe kontradiktat jane burim zhvillimi, nxitja artificiale e luftes se klasave i ben mire shoqerise.Po nuk kuptove se cdo qyteterim eshte ne thelb sundim dhe progresi  eshte perparim i sofistikuar i shtypjes, nga krim e ndeshkim,  ne disipline  e nenshtrim, nuk ke kuptuar asgje. Nga revolucioni industrial tek revolucioni seksual shtrihet dinamika e teknologjise per nenshtrimin e trupit, ne rastin e pare trupi si mjet prodhimi, ne rastin e dyte trupi si vater kenaqsie.Makina me avull dhe Kamasutra , polici dhe prostituta jane dy anet e botes duale. Dikur ishe nje individ i shtypur nga kolektivi mer jahu, tani je nje numur i shoqerise dixhitale. Tani je qenie duale, produkt i anomise, atom dhe vale, koha te rreshket neper shale. Dikur  te bente zbor kodrave te Mamurrasit kapteri me kambale, tani endesh anonim ne pyllin e botes virtuale.Dhe prap asgje nuk ke kuptuar ti, o sternip i Kainit, tebdil si bari smiley

Me falni Zoterinj Marksistesmiley per nderhyrjen.  Gjeagjeza qe ke qendisur, e kendeshme eshte, tamam ne stilin e Marksit (nuk thonin kot qe i zgjidhnin te pashem komisaret). Tashti nqs do ta shohim Marksin si shkencetar, per aq sa mund te behet fjale per shkence ekonomike, shoqerore, eshte nje deshtim i plote. Se shkenca ka vetem nje kandar, ate te eksperimentit, apo parashikimit te ngjarjeve ne kete rast, se minjt e eksperimentit jemi ne robt. Cfare parashikoi Marksi? Qe kapitalizmi s'e ka te gjate, dmth merrini masat e arkivolit. Tashti mbas nja 150 vjetesh kapitalizmi eshte shume me i avancuar se ne kohen e Marksit. Lere pastaj receten e tij per te ardhmen, qe coi ne qamete kudo ku u pi ai ilac. Mendja ka sajuar teorira pa fund qe nuk pershkruajne realitetin, bile dhe shkenca shume me te sakta. 

PS. Sa per sport dmth, kjo dobic mbivlere pse krijohet vetem nga puna? Po kapitali nuk eshte pune e ngurtesuar? Dhe sot ka raste kur puna (ideja) eshte me me vlere (me e kerkuar nga tregu) se kapitali ($) dhe si perfundim me i pasuri i botes eshte Bill Gates dhe jo ata qe e financuan ate. Te fala Marksit dmth. 

 

@Sa per sport dmth, kjo dobic mbivlere pse krijohet vetem nga puna?

Jo ore, kush tha qe mbivlera sigurohet vetem nga puna? Krijohet edhe nga suma smiley 

Dmth Marksi paska qene specialist sume. Ca s'bo vaki. Po marksistet cfare ngelen te jene, apo mbas shefit. smiley 

Ore llafin ta kisha qe fitim siguron edhe Kardashian ose Kallashi .Madje sa me e kualitative  suma, aq me e madhe shuma . Tani ti do pyesesh si krijohet das kapitali , kur seksi eshte qef dhe jo pune .Ja kete se parashikoi Marksi qe kapitali krijohet jo vetem prej punes por ene prej qefit smiley

Ke probleme me konceptet e kapitalit, natyres duale te mallit, punes, fuqise punetore.Kjo e fundit nuk eshte vetem muskuj por edhe mendje.Idete  kthehen  ne novacione, shpikje, teknologji te re , ne mallra tregu dhe ja ku zgjidhet gjeagjeza se si u be i pasur Billi. Mendja gjeniale ate shukun e vogel te parave fillestare e perdor per nje inovacion , mallin e ri  e rrokullis dhe qarkullon  ne treg dhe aty,  shuku i i vogel i parave vjen duke u zmadhuar si ai topi bores .

Tani mos me thuaj qe Marksi ishte specialist i  topavesmiley

Me vjen keq po dhe suma e Kimit apo e Kallashit nuk e ndihmon dot Marksin. Edhe aty (apo me mire pikerisht aty) kapitali ka vleren me te madhe. Apo je kondra?smiley

"Ke probleme me konceptet e kapitalit, natyres duale te mallit, punes, fuqise punetore." E di e di Spaci do me priste dikur per keto lakra. Por Probleme ka shkolla e Laprakes, do thoshte heretiku. 

Marksi thote qe mbivlera krijohet vetem nga puna dhe xhvatet nga kapitali. Por dhe puna pa kapital nje m... ben, sa cdo mund te bente Kimi pa ate qe ka prapa. Edhe Billi pa shukun e vogel, do kishte mbaruar Harvardin e do ishte duke grire sallate. Shembullin me Billin ta thash qe s'eshte e vertete qe kapitali merr gjithmone pjesen e luanit te mbivleres, e merr dhe puna me pelqimin e tregut. Billi u be me i pasuri i botes po dhe ata qe e financuan i kap lista e miliardereve. 

Ju marksistet e dini, s'jam kondra,  dmth duale, edhe i topeve edhe i sumes, shume modern dmth. smiley 

 

Po mor kristian demokrat zborist antishkencist.Prandaj solle citimet "ironike" ti nga Nana Meshire dhe Pasolin Perversi?

 Marksi eshte ne dijeni te Krimit Fillestar i cili u be sebep per debimin e ciftit fillestar nga parajsa, ku cdo gje e kishin gratis (gratis nuk ka xhanem por paguante Sponsori Suprem).Dhe per pasoje robi do ti bente vete te gjitha zanatet per te nxjerre buken e perditshme. Ja kjo eshte gjysem ironia e Marksit.

Po kqyre ca thote ai tjetri qe plotson Marksin:Qyteterimi ka ne themel punen dhe puna eshte sublimim i instiktit shkaterrues ne favor te instiktit erotik/jetes.Qyteterimi eshte perparim i kontrollit nga "Babai", Skallvopronari, Monarku, Borgjezi , eshte sundim i sofistikuar i  instiktit kriminal-Thanasit te kanalizuar ne pune dhe profesione. dhe kthehemi tek Marksi perseri -tek puna si proces tjetersimi etj. etj. qe i kena thene dhe here te tjera.

shnet e suksese ne profesionin ten antikriminal smiley

Une kam nje teori.

Shume shkruse, ne menyre qe te zvogelojne numrin e njerezve qe do kritikojne brendine e nje shkrimi, i fusin nji citat nga shekulli i 18-te, 19-te ose Shopenhaueri,  qe me fjaline ose paragrafin e pare. 

Tak, rob si puna ime e le qe aty te lexumin. smiley

Iku gjymsa e lexusve qe mund t'a bojne rezil shkrimin po e pate bo keq. smiley

Edhe Benxhamini ka pas nje teori si puna jote:

Te shkruash histori, do te thote te citosh histori.

                                                                        Walter B. - Passagenwerk

                              smiley

 

Tashti filozofet kane nje tendence mbasi t'i thjeshtojne gjerat ne ekstrem, ti sterhollojne per te provu Idene gjeniale qe u ka ardhe ate mengjez. Nejse si tha God Fatheri, robt nuk duhen gjykuar si e nxjerrin kafshaten. 

Egoizmi dhe altruizmi krijojne nje balance. Se pa egoizem as do coheshim nga krevati e pa altruizem mbase s'do kishim krevat. Dhe balancen e rregullon ai dobic evolucioni. Jo me ndonje llogjike te madhe, por duke provu. Keshtu ajo qe s'ecen i hap rrugen asaj qe ecen. 

Po ashtu dhe keto lodrat qe krimi paguan policet e bravaxhinjte. Kjo eshte pikerisht nje ane tjeter e balances, ku shoqeria (altruizmi) paguan ca harxhe per te mbajte nen kontroll egoizmin e se keqes. Ama, nqs e keqja behet me e madhe se e mira, aq sa kjo e fundit s'e kontrollon dot me, shkon per lesh robi, grupi, e mbase nei dite, qe mos e pafshim, gjithe rraca jone. 

Nje qenie morale eshte nje qenie ne gjendje te krahasoje veprimet e veta dhe motivacionet e kaluara dhe te ardhme dhe ti apovoje e mos i aprovoje ato. Nuk kemi arsye per te supozuar qe ndonje nga kafshet inferiore te kete keto aftesi.

                                                                   Darwin, Origjina e njeriut dhe seleksioni natyror.

Darwini ka qene me dobiç se evolucioni, e per me teper ka qene racist, konsideronte kafshet inferiore.smiley

 

Po shyqyr Zotit nuk e ka bo Darvini evolucionin. Vec ka zbulu nje cep te tij. 

PS. Edhe Darvini e paska pas kete huq te flasi ne shumes. smiley

Eshte huqi i kopese altruiste.smiley

 

Tamom tamom, i atij qe duket vetja kreu i kopese. Se pa kope ca m... do printe. smiley  

PS. Kopeja me definition duhet te jete (te mbizoteroje altruizmi) perndryshe s'ka kope fare. 

Tani seriozisht:

Evolucioni ka dy probleme qe mundohet t'i zgjidhe me salto mortale e bishtdredhje pa shume sukses: problemi i bukurise (estetika), dhe moralit (etika):

Ora, però, la domanda è: perché tutto ciò si è verificato nell’homo sapiens e non piuttosto nel Neanderthal o nello scimpanzé? La questione è partico-larmente complessa se si riflette che sia il Neanderthal sia lo scimpanzé ai primordi dell’evoluzione della nostra specie avevano probabilmente un genoma molto simile, se non uguale, vivevano nello stesso ambiente e dovevano affrontare gli stessi problemi. Perché, allora, solo l’homo sapiens è diventato la specie dominante? Si ritiene che sia stato proprio l’atteggiamento altruistico ad aver giocato il ruolo decisivo.

http://www.neuroscienze.net/?p=386

Dridhu perdridhu me tautologji, por rezultati eshte po ai, merita eshte e altruizmit.

 

Ate pra po them qe altruizmi eshte gjetje e Evolucionit. Pse kemi Evolucion osht pytja me spec. E njejta me erdhi nga hici, po hici nga erdhi. Se ato qelizat elementare mund te rrishin ashtu per qef te vet (e egoizem) per ate pune. 

Nuk ka te beje me krimin mendoj, por me ate force te jetes (pasion e quajne disa) brenda nesh qe dike e shtyn drejt krimit e dike tjeter drejt artit te madh. Njeriu eshte pus i erret thoshte njeri.

P.S.

Shprehja e Orson Wells gjigande.

e paska tund heretiku.

tani presim manifestin.

Heretik - Ne dy sjelljet e fundit, shume te vertetuara jane pasojat qe sjell krimi, po nga ana filozofike, shkakun akoma nuk e gjej te arsyetuar ne keto sjellje. Se cfare krijon krimi dihet ne procesin e vet krijues si veper apo produkt, po motivimin nuk e shpjegojne shume filozofet. 

ne dy sjelljet e fundit, hero na kallxoi qe eshte edhe me konfuz ne mendim sesa eshte ne te shprehur. 

nuk kam pa rob te shkruaje kaq shume dhe te mos thot asgje.

ky ne fakt eshte nje problem i kohes (3/4 e diskutimeve analitike ne korporaten amerikane jane te tilla), por herua yne kete e ka ngrit ne nivele virtuoze.

un s'pres me gje prej tij, me thene te drejten. po e du fort se vijme nga i njejti stock.

Jo vetem se vijme nga i njejti stok, nuk mjafton stoku per te dash tjetrin. Stoku mjafton dhe kurre nuk tepron per tu kuptuar me tjetrin pa qene nevoja me sqaru kontestin e stokut (siç bej une pa rezultat me italiane, amerikane, dhe te ngambrapalidur ngambrapa vitit 90-te) ne temperature - 274 grade celcius te ngaparavitit 90-te.

Si gjithnje ti i ve rendesi te pamerituar dijes, inteligjences. Po t'i kishe vene te njejten rendesi edhe dashnise pa stok, te pavarur nga stoku, atehere po, do te me kishe dash edhe mu, edhe per me teper do te kishe kuptuar diturine time pa stok, dhe do te ishe me i ditur pa stok. Biles edhe me i ditur se une, edhe çdo gje tjeter me teper se une, sepse ke potenciale trashegime (duket prejardhja familjare) me teper teper se une.

E keqja jote eshte se je harram i potencialeve, kurse superioriteti im eshte se jam ngjitur ne nje pozicion ku duket vizioni i se Teres. Ngri pjacen po qe i zoti, mos rri Tek Guri, bej nje ngjitje nga Mali i Dajtit, ne maje fare, jo tek Kampi i Pionereve.

Nga qe je konfuz vete, andaj te duket konfuze çfar them. Biles sa me i qarte te jem une, aq me konfuz te dukem, sa me i mire te jem, aq me i keq te dukem.

Prandaj edhe ne histori, jo vetem providencjale, e mira me e madhe eshte identifikuar me te keqen me te madhe, dhe eshte kryqzuar. Dhe prandaj eshte peshtyre edhe i Kryqzuari nga shkrimtare policore t'medhej mer jau ne ore te leksionit.

Pranej eshte pritur si Mesi, dhe ka ardhe si eshte pritur, Krimineli ... e ke gojen me sheqer.

Prandaj shenja e sigurte se eshte Mesia, eshte personi qe te duket me i hidhur, me i tmerrshem, qe te ben te ndjehesh mut fare, qe stoku jot esht i teri pleh, qe ti je pleh me nje fare luleje midis qe pritet te çele si kurre ndonjehere.

Eshte pikerisht ky person qe mund t'i shpjegoje edhe Gaias filozofikisht Krimin Origjinal, origjinen e krimit, dhe çeshte me e rendesishme menyren dhe praktiken e eliminimit te krimit. Filozofet dhe artistet i kemi per derdellitje ironike me gjysem te verteta. Ah po i kemi edhe per te marre ndonje çmim dypllomjeker, per te marre rrogen, dhe per te pallu ndonje femer.

Kurse ne jemi per te pare te gjitha keto si vojer, shkrujme edhe ndonje tregim interesant mer jau, ndonje koment "... se krimi zotrie ...", e kaq puna. Ankohemi kur na pallojne, kur na vjen rradha e pallimit, po themi: Hajt mo, s'kemi çar bojm, i ka jeta keto.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).