Perdorimi masiv i te ashtequajturave "rrjete" sociale, po formon nje brez indivitesh gjithnje e me te vetmuar, te cilet shtyhen te ndertojne modele virtuale te identitetit vetjak dhe te perceptimit te botes se jashtme.

Te rrethuar nga uji, si nje iceberg mes oqeanit, teper te rinj jane ne perpjekjen e vazhdueshme per te lidhur ura komunikimi mes tyre me deshiren per tu degjuar, per tu vleresuar e per te ndiere perkatesine qe te ofron antaresia e grupit.
Kushtezimi i mendjes nga kultura virtuale , e ka bere te veshtire te kuptojme se brendesia e qenies sone, perjetimet, idete, emocionet nuk mund te perkthehen ne informacion elektronik qe stimulon kryesisht shqisen e te parit.

Eshte uji mbi te cilin pluskojme, substanca lidhese qe na jep forme. Perkthyer nga metafora kjo substanca eshte dashuria, ajo deshira e papermbajtshme per tu bashkuar , per te qene afer e per te mbeshtetur njeri-tjetrin ne rrugen tone. Kte deshire, perdorimi ne kohe te zgjatur i rrjeteve sociale po e bllokon ne keto menyra:

Krijimi i modeleve i te qenurit terheqes, cool, fun to be with, ne qender te vemendjes, interesant , per shkak se individi dehumanizohet nga vlerat e veta per te imituar ne menyre te pavetedishme dike te cilin ai e konsideron te suksesshem.
Kjo strategji krijon steriotipe dhe kategorizime, duke i kthyer njerezit ne mallra me etiketa te stampuara. Ku ne te vertete bukuria qendron tek dallimet dhe e vecanta. Te menyrat e ndryshme e te parit te botes.

Rrjetet sociale shfrytezojne dhe jane ndertuar mbi nje nga frikerat me te medhaja te qenies njerezore, per tu kthyer ne industri multimiljarda dollareshe : Friken e refuzimit. Friken se ti nuk do te mund te ndjesh perkatesine dhe ngrohtesine e grupit, friken nga vetmia dhe pretendimin falls se lumturia mund te gjendet dikur tjeter atje jashte , duke na larguar keshtu nga burimi i vertete i saj , Vetja.

Pritshmerite se pelqimi nga te tjeret do te te beje nje individ me te lumtur, te zhysin me thelle ne ciklin e pafundem Kenaqesi-Dhimbje. E te humbur ne kete rreth vicioz, kemi te veshtire te pranojme gjendjet dhe emocionet tona, pasi tani nuk dime me se kush jemi. Pasi tani jemi kthyer ne cfare duan te tjeret qe ne te jemi. Keshtu lind etja per me teper like, follow, komente, selfie me ca pozicione koke te cuditshme per te mbushur zbrasetiren emocionale. Nje perpjekje ironike e mendjes egoiste per te pranuar shpirtin.

Nuk jam aspak kunder perdorimit te rrjeteve sociale, pasi ofrojne shume benefite, por mendja e vetedishme qe endet pas deshirave duhet ta peshoje mire arsyen e perdorimit.

Nese ke deshire te lidhesh dhe te shkembesh fjale me dike qe se takon dot, rrjetet sociale ta ofrojne kete mundesi.
Nese po kerkon te njohesh njerez te rinj me interesa dhe pasione te perbashketa, apo te lexosh artikujt e nje faqeje qe ty te pelqen, apo ndoshta te behesh pjese e nje eventi e ndoshta ta krijosh ti ate, rrjetet sociale ta lehtesojne punen.

Por nese ti zgjedh te behesh vezhguesi dhe gjykuesi i jetes se te tjereve,
kjo mendoj se nuk eshte menyra me e mire qe mund te zgjedhesh per ta kaluar momentin ne kete univers te pafundem.

Keshtu qe sot merr dike ne telefon apo shkruaji , ose foli dikujt ne rruge dhe thuaj qe ke deshire te kalosh me teper kohe me te per ti degjuar zerin, per ta prekur dhe nuhatur, per ta pare ne sy, per ta degjuar kur te te tregoje endrrat dhe frikerat e veta e per ta ndjere energjine qe transmeton.

PEACE

1 Komente

Keshtu qe sot merr dike ne telefon apo shkruaji , ose foli dikujt ne rruge dhe thuaj qe ke deshire te kalosh me teper kohe me te per ti degjuar zerin, per ta prekur dhe nuhatur, per ta pare ne sy, per ta degjuar kur te te tregoje endrrat dhe frikerat e veta e per ta ndjere energjine qe transmeton.

Amin!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).