Sipas Lapsi.al, personi në këtë video, i cili shan dhe kërcënon duke mbushur armën para protestuesve është shefi i krimeve në Policinë e Kukësit. Protesta e sotme e banorëve të Kuksit, që kërkojnë faljen e kamat vonesave të energjisë elektrike, degjeneroi në konfrontim fizik, dhe këto sjellje. Në video shefi i veshur civil shihet teksa kërcënon me pistoletë dhe pastaj duke rrahur me grushta njërin nga protestuesit e futur në makinë.

147 Komente

Me qetesi me dashuri.smiley

Per ato grushtat qe i dha atij robit kur ishte i ndalum ne makine te ndeshkohet, bile te behet shembull, pjesa tjeter ok.

Nese sulmon policine ose nuk i bindesh asaj, polici reagon.

He te lumte ajo dore o shtet!

Qe kuksianet ishin hamshora, kete na e mesoi Flamuri "pa shkop", kur e dyfishuan popullsine para zgjedhjeve si me magji.

Nashti mesuam qe jane dhe boksiera...

Bravo Kuksi, perparime ne demokraci...

Kukesin tropojen dhe hasin tja kalojm shtetit dardan.

Kto 20 rob qi kan ngelur ne Kux duhet ti maje qeverija me petulla me mjalt jo ti shtroj ne dajak smiley

 

Kapeni pak ....ket zogun me Lamburgini si bo ne mes te Tirones per nje gjobe rrugore....Paguje mer dreq se ke edhe Lamburgini. Ku eshte ai qe thoshte se arrin Renea per 2 minuta ne rast nevoje. Gjynof Policia para asaj harbuterie.

 

https://www.youtube.com/watch?v=n4Soiw6sYxg

Keshtu i thuhet faleminderit qeverise qe sapo dha 388 leje legalizimi?

Dmth tani qe u ndalua eksodi sepse kane shtrenguar masat ne kufij e aeroport, nuk u thuhet thjesht mos protesto por kercenohen ne menyre brutale. Shkurt ik vrit veten! 

Video-ja  eshte e manipuluar ne menyre te tille qe te nxjerre Policine e Shtetit jo humane.

Expertet i kemi gati qe te vertetojne katerciperisht qe kjo video eshte Montim.po po montim.smiley 

Cili ishte ene i here motive i protestestes?

S'dum me pagu drita, d.m.th ata qe i kane pagu jane Idiote ene ju jeni te squt kshu?

Hajde ngrini pantallonat shtrengoni rripine dhe " Avanti puna puna."  jo me LLogja llogja dhe kafeja. 

 

Cooxy Riots? smiley

Ej, sa e pergatitme policia ee? 

E mani men para ca vjetesh, shkune ca civile, nga nje rajon i caktuar i "terra irredenta", i shtyne policet tane, i moren koburet dhe shtine ne mish sie shti ne derr. 

I nxine synin dhe njonit me sa m'kujtohet.

Pastaj hypen kerrave dhe hongren darken ne Tuz. Ose Nikshiq. S'e maj men mire. 

Apo e di gabim historine une? 

Shtet ligjor! smiley

Btw, kur do e shikoje te arsyshme Peshku me na informu qe keta dojshin me protestu ne autostrade dhe kjo ishte arsyja pse kerceu qeni i kallajxhiut?

pra lolacjoni jo motivi i protestes.

Ka kaq kohe qe e kom vone re qe juve adminat e Peshkut i manipuloni lajmet. Ne nje menyre ose tjetren. 

Kush do ju naloje xhanem, apo jo?

Diskriminimi eshte i dukshem mrroklle!! Ne Tirane shteti te ve oficere policie perpara, kurse ketyre i ka qit keta hunleshat!!! Se di a i pe, po ishin pispillos te gjithe... Pritshmeri e larte nga rilindja... smiley 

Jo video eshte me e gjate, por keta kane sjelle nje prurje te reduktuar te lapsit qe eshte nje version i maskuar i RD-se antikomuniste. Edhe ne stadium kane vene parrulla per komunizmin sot. Kane pjerdh fare.

Ka dicka ketu per motivin e protestes : Ndal Eksoden ! 

P.S. Dje ishte ne Kukes Luli dhe Muli, sot dolen keta ne proteste.

shisha robt or tie ketu jem kon rilindje smiley

Ja, ky eshte populli pa opozite i cili rrihet dhe keqetrajtohet ne nje proteste paqesore para syve te kreut te opozites dhe nenkryetarit.. Kur policia nuk pyet ne zemren e opozites, ne diten kur kreu i opozites dhe nenkryetari bejne miting vetem 500m larg protestes imagjinoni ne rrethet e tjera te Shqiperise.. Nuk behet me ai vende!

Edhe thone pastaj pse ikin demokratet Kuksiane dhe mbajne rradhen e supes ne Gjermani.. Vij doren ne zemer zonja Merkel dhe mos i kthe!

 

sa o neshja? 

Po nuk the rrofte Ilir Meta nuk ta rrefenj. smiley

je ne stadium?

Jo. TV SS3  HD. 

ok rrofsh, golin e pashe already te highlitghtset e UEFA-s smiley

Je suis kuksian 

1-1

Mire ua bejne. Te vetmit qe nuk votune Rilindjen. Te zene men per Qershor. 

Po ta vesh re , jo me te gjithe kujdesin qe nevojitet, kam pershtypjen qe policia eshte ne te drejten e vet. Si thirrje me zarar kjo qe ka shkru ky robi.

Pra si skenar Flamur Noke ky. Pra, nuk ja dolen me tritolin ne Tirane tani po bejne Portat e Ferrit ne Kukes. smiley

 

Sic ka thone Njoni, qeveria (policia) ka te drejte, po dhe protestuesit kane te drejte, kush fiton ka te drejte fare. 

Nuk ka lidhje tema me te drejten e protestes. Fene ti lujne per protesta.

Ky robi qe te solla ne foton me siper ka bere thirrje te hapur per goditjen e institucioneve pa ndonje arsye te veqante, me emer dhe mbiemer dhe keta e ka bere ne ambiente publike ne Kukescity. Ne cdo vend te botes ne te tilla raste rritet "kujdesi" per keta tipa qe bejne thirrje per destabilizim. E ke te shkruar te zeze mbi te bardhe dhe e ka publikuar vete ky zotnia. Si te veproje policia? 

Ka shkruar ne traktet qe ka shpernda ne qytet qe me date 24 Prill qe: armiku eshte i trefishte.

Komisariati,Prefektura, OSHEE.

Kur ka thirrje te ketillla atehere rasti eshte objekt dhe i sherbimeve te tjera qe merren me sigurine.

Ndersa nese vertetohet tejkalimi i ligjit polici te ndeshkohet, vecse nuk thuhet policia, por filan fisteku sepse gabimi eshte i tij.

Une kam qendrimin qe kam edhe per 21 Janarin.

He pra , kush ka qene se kane kaluar gjithe ato vjet.

hajdeni iher ktej nga gjermania e sulmoni Policin.athere e merrni vesh sa ju kushton ajo lekur e shkerdhyme nga Sala me kompani...

Keta policat tane jane gjithmone te pa mesume, pra nuk jane profesioniste. Po nuk rrifet robi n'publik. Thjesht shtrihet pertoke me barkun ne fund, i prangosen duart nga mbrapa, ngrihet peshe e transportohet ne makine tamom sikur te ishte dele ose dash. Fajin e ka ministri qe nuk coi ca cuca police aty per te mbajtur rrugen e kombit te hapur, por jua la ne dore policeve lokale. Po dhe ata truderra jane si pjesa tjeter e mbetur e popullsise. 

I paskan bo nder per azil

Megjithemend presin keta qe kuksianet te paguajne fatura 20 milioneshe per dritat?

kukës hesapi. rob te pagdhendur. mir ju bën druri. druri lëmoi njeriun nga shpella ne metropol. 

???Seriozisht e ke zotrote?

Ben Shaka Koko. Kokos I vjen keq per keta jevgjit e USA e jo me per kuksianet tane. 

Po po, btw video e postuar ketu nuk eshte asgje perpara asaj qe po qarkullon ne fcb. Polici harbute!

Sigurisht. Po mos ta kisha do i kisha futur nje lol ne fund. 

Edhe une po mos ta ndjej forcen e ligjit do i bej bisht detyrimeve e sdo paguaj. Po meqe e ndiej, paguaj. Ai thote qe se ndjen, ok le te perballet me pasojat. Ky o kapitalizmi, ofroj sherbim, paguam. Se spaguan ti ska lek buxheti shtetit te rrisë pensionin ordiner te babës sim. Si rezultat, baben e subvencionoj une me western union nje here ne dy jave. Ose tamam tamam une subvencionoj vjedhjen e kuksianëve. Edhe kam nje ndjesi te forte qe sjane aq te varfer sa hiqen po duan ti bin qylit. Ndaj, per keta, druri ka dal nga xheneti. 

Zotrote me teorine 0 lekshe, ke degjuar per termin varferi absolute?  Sigurisht qe jane te varfer ndryshe nuk do ishin te paret ne shifrat e eksodit, edhe pse un i gjykoj si shume krenar qe nuku nihet zani aty ku dhe kur  duhet. Ah po, fajtor eshte dhe komunizmi dhe postkomunizmi. Sigurisht pasanej varferia dhe shitja e votes jane ekosistemi qe ruan statutin. Bej ca detyra shpie perpara se te hedhesh komente pa pike substance. 

ja detyra ime shpis zonjushë. une marr 100 lek. me ato mataroj qerane, utilitetet, karburantin, detyrimet, ca ndihma familjes, icik alkol, icik kanabis dhe aq maroj. sme ngel pare te krijoj familje apo te blej shpi. kaq e kam takatin. vazhdoj jetoj per inerci. ai kuksiani ka zgjedhur qe megjithese ska te ardhura te mjaftueshme te martohet, te trashegohet me nga 4-5, te ngrej nje kulle, te ngrohet e ftohet me energji te cilen ska pare ta paguaj dhe ti behet barre shtetit kur sja del dot. kurse une zgjedh mos te hapem bythsh kot jur skam takat. ai qe zgjodhi ta haj me dhëmb pra. 

Faleminderit per te dhenat empirike! Po te isht Bedrana do te thoshte " the dhjefsha argumentin"

P.S Un jam made in Kukes btw.

sna the gjo

Kur gjykimet vijne nga ata qe nuk dine te gjykojne por cdo gje e shohin ne perspektiven e tyre personale, do te ishte ofendim te prisja pergjigje ndryshe nga kjo qe dhe. 

Ca bo kot sikur skupton se na trashe. E di sa veta ka ne amerike qe shtyjne pafundesisht plane te rendesishme jetesore se skane mundesi ti realizojne? Shtyjne martesen, femijet e plot gjera te tjera se skane mundesi financiare ti kryejne. Te ne e bejne gjithcka pa ju rrujt trapi se edhe po sja dolen i rrasen shtetit. I rrasen per uje, drita, etj. Hapin bisneze duke mos paguar taksa, me punetore te pasiguruar dhe po sja dolen i ankohen shtetit. Epo ska kshu pra. Kjo eshte arsyeja madhore qe shteti jone nuk ecen si duhet, kjo barre e madhe financiare qe i rendon te gjitheve. Ske pare per energji? Ngrohu pak, ngrohu ne menyre eficente, dhe nese prape ste del apliko per ndihme sociale. Edhe mos bej femine kur ske byç ti mbash se femija jote po mbahet me taksat e mija. Pra mos me bej mu karshillik duke perfituar pa te drejte. 

Me vjen keq po me sa duket un po shkollohem ketu dhe fale taksave qe ti paguan si Fulbright student qe jam. smiley kaq kam per momentin. Serish koment jashte kontekstit bere. Mos u mbeshtet ne disa shembuj qe numerohen me gishtat e dores per te pergjithesuar nje zone te tere. 

Zonjushë Alidea, di te lexosh a jo? Une i pari jam per nje shtet social qe ndihmon te pandihurit e te pamundurit ne cdo moment. Po ajo qe sjm kurre eshte abuzimi, eshte tja fusesh shtetit e te besh viktimen. Dhe duke jetuar ne shqiperi pjesen me te madhe te jetes e di shume mire qe ka plot plot plot njerez qe kane mundesi ti paguajne detyrimet edhe me aq pak para sa marrin, duke i shtrire kembet sa cereku jorganit po se bejne se ju duket vetja byç e squt. Per keta skam asnje lloj empatie. 

Kjo qe thu ti KOKO psh nuk eshte e vertete dhe ky eshte problemi me i madh i socialit ne shqiperi. Fatura e dritave, ku perfshihet vetem televizori, frigoriferi, larja e rrobave, ndricimi eshte me shume me e larte sesa kuota mujore per nje kryefamiljar qe eshte me asistence sociale. Rastet kur gatimin e bejne me dru psh, ose me gaz jan tipike kur po dun me kursy. E ca lekesh i dalin kryefamiljarit te perballoje ushqimin, veshjen, shkollimin e kalamajve ???!!!!!!. A thu se ne Shqiperi ka aq shume vende pune sa keta qe jane ne asistence po i refuzojne... Ju qe jetoni ne amerike, i vishni ate mentalitet te atjeshmin me realitetin e shqiperise. I ka marre parasysh asistence sociale e amerike (weighed in) te gjitha kostot e mbijeteses. Eshte tjeter gje qe ne amerike, ata qe jane ne asistence, mund ti perdorin paret per alkol apo whatever,,, dhe ngelen ne vicious circle. Po ne Shqiperi, rrethi vicioz eshte krejt ndryshe. 

Ndersa rasti ne fjale, eshte ne video, qe, nuk e kuptoj sesi dikush nuk ka sy ne balle me e pa, qe eshte nje shkelje flagrante e te drejtave humane. Kush eshte ky person q e i veshur civil nxjerr ARMEN, dhe rrethohet nga policia?! Te ishte dikush anonim, do ishte ne burg per armembjtje pa leje, apo jo.... Lum ju per partishmerine q ejua mban humorin lart....

As qe diskutohet qe policia ja ka fut pordhes dhe jane komplet joprofesionale. Spo i mbron njeri ata. Po une se permenda fare policine se thelbi i argumentit nuk eshte policia po fenomeni i te mesuarit me mospagimin kronik te detyrimeve. Keta ndoshta per shume vite jane ndjere te privilegjaur per shkak te rrethanave politike, por tani ska me qyl.

Edhe, ne fillim mu drejtove me 'ti', ne fund me 'ju'. Ndaje mendjen tani, jame 'ti', veta e dyte njejes apo 'ne', veta e pare shumes qe te di si ta jap dhe pergjigjen. Me ca sheh te kam folur vetem veta e pare njejes ndaj dhe per njerezillek pergjigjen ta japesh te tille, jo duke e perhapur kontekstin ne persona imagjinare.

Adresimi im ishte ne veten me Ju njejes "Koko" dmth ti. Ndersa Ju-ja ne fund eshte kolektive thjesht per argumentim. Nuk them se i perket ju-se ne shumes, por ka nje Ju gjitheperfshirese ketu qe hidhen nga nje dege ne tjetren, vetem se nuk e pranojne dot te verteten e problemit. Ne rastin kokret ishte nje video dhune nga shteti, ketu tani na doli profilizimi i ketyre si te papergjegjshem. Tani JU dhe ti, duhet me nda mendjen se ku eshte e drejte dhe ku e padrejte. Te te ndodhte TY ne amerike ky fenomen, une dhe shumesi im si qytetare, do ishin nga krahu i padrejtesise, jo se kush eshte republican dhe democrats. Kjo lloj kulture akoma ne shqiperi nuk ekziston, dhe emigrantet, them se nganjehere ngaterrohen ne cilen llogore ndodhen se e shikojne me syte e aty ku jane integruar. Dhe ne flasim "heqim" keshtu nga larg se nuk na vret shume sa atij qe del ne rruge per hallin qe ka, se nuk ka zyre e dere qe ka trokitur qe ja ka zgjidh.  

Flm per sqarimin. Pertej faktit qe kemi nje polici dangalle se fundja aq pare kemi, thelbi i shqetesimit eshte vjedhja masive qe i behet shtetit shqiptar nga te kamur e te vobekte bashke dhe, paradoksalisht, ankimi ndaj ketij shteti per mungese investimesh, infrastukture, pagash, pensionesh etj etj etj. Shteti spjell pare po mbahet me taksa. Po deshem te pjelli pare atere te dalim ne proteste e te kerkojme printim paresh nga BSH. Jam sh i qarte qe zbatimi i ketyre masave paguese te ne behet avdallce se aq dime, por serish i mbetem mendimit qe me mire te digjet i njomi me te thatin meqe sdime ta ndajme te njomin nga i thati se sa te mbesim te fenomeni i mospagimit. Meqe smarrim vesh me te mire le te sherbeje dajaku si precedent pozitiv per venien ne shina te shtetit.

Eshte me shume i njome se i thate. Se i thati, di te sevdalloje shtetin dhe ti bej bisht kesaj meseleje. Pastaj shtet policor per me mbedh leket e nje privati sepse nuk funksionon drejtesia, nuk me duket e drejte. Eshte privati, me pafuqishmerine e sistemit qe privatizoi, qe faturen e humbjes se energjise ne rrjet ja faturon te varfrit sepse nuk do ta faturoje si humbje tek investitoret e vet. Dhe shteti shqiptar behet dorezenes, sepse do te perfitoje pushtetari politikisht ne pushtet. Kete e them pa ngjyrat partiake, po eshte kulture kjo ne shqiperi. 

 

Gjersa drejtesi funksionon me kurse gjashtemujore, ne shqiperi te fortet gjithmone do livadhisin. 

Ky nuk eshte problem krahinor, dmth i vetem kuksianeve, te jetuarit nen nje shtet injorant. I vetmi avantazh eshte qe e ben argument me te forte azilin politik. Se kur eshte dikush nga periferia, se nuk di term tjeter me perdor, dhe behet goleshenues me i mire i europes ne kampionat te futbollit, thuhet: Oh sa mire me qene shqiptar, e thone pa piken e turpit edhe me collective representation. Ndersa kur periferioret jane me te ndeshkuarit ne te drejtat e tyre me humane, dhe kur Wild Wild West eshte periudha qe po kalon shoqeria shqiptare sot, jo, po ato trajtohen sikur me qene te sjelle skllave ne vendin e tyre, Shume e turpshme eshte. Kohet moderne i kane mesuar njerezit te flasin dhe te kerkojne te drejtat e tyre individuale, atje ku jane dhe me sa degjohen. 

nuk po e kap fillin e argumentit tend, Alidea.

cfare propozon, cfare do ishte idealja sipas teje, po te kishe gje ne dore?

 

Ja nje detaj i argumentit em, Halili ishte kryebashkiak nen PDne tani eshte prap por nen LSi-PS-ne. 

po ketu po flitet per nje konfrontim me policine, pasi nuk po pranohet te falen detyrimet e energjise, apo jo?

cfare mendon per kete? duhen falur, nuk duhen falur? a duhet t'i nderpritet energjia atij qe nuk ka te paguaje?

ti po ben shkolle ketu dhe sic e sheh, ky eshte nje konflikt mes shtetit social (qe shume kollaj tek ne mund te perkthehet edhe abuzim!!!) dhe kapitalizmit te paster.

cfare rruge duhet te ndjeke Shqiperia? Si mendon? Pse? Cfare jane pros? Cons?

He pra, shpalose fullbrajtin smiley

Em lexo me poshte e kam stergjat nje pjese te argumentit. Sa per rastin konkret kemi aksion , qellim dhe reagim. Ti marrim me radhe. Protesta bazohet tek puna e dritave (robt jane falur nga sistemi Berishian ne menyre te padrejte pare ne sensin direkt, dhe ky dreci duke perfituar me politiken e lemoshes per te marr vota ) por pare ne sensin konkret, realisht shumica e atyre qe vidhnin ( kjo duhet denujam dakord) apo nuk paguanin i perkasin nje shtrese sociale ne shumice e varferie absolute. Nuk ke nevoje per fallxhore te nxjerresh kete konluzion mjafton te shohesh indikatoret ekonomik (te munguar apo prezent) qe i japin jete kesaj krahine. Nuk mendoj se duhet te kete falje kolektive por mendoj se duhet te kete indentifikim te shtresave te varfra (i pata bere nje open letter E.Rames para disa muajsh po jam e sigurt se nuk ma vari).  Zgjidhja, shkopi magjik! Ncuq, patjeter qe abuzimi duhet nderprere por kjo nuk do te thote se duhet te injorojme varferine absolute qe mbreteron atypari. Por mbi te gjitha duhen elita qe promovojne politika zhvillimore. Elita meritokratike dhe njerez qe vertet shikojne pertej interesave personale e klanore. Tani un e di se cdo gje don kohen e vet, por te besh denime kolektive (rasti konkret) si puna e dritave edhe kur tolerimi eshte bere ne menyre jo etike por ndaj atyre qe ne nje sistem te drejte do meritonin asistence me te plote eshte e padrejte. Berishizmi kultivoi shantazhin ( nuk paguanin drita, vidhnin dhe dilnin nefoto me Berishen se u beri nje rruge) po rasti konkret Ramist pertej shteti policor me reagimin brutal po promovon hakmarrje dhe po degjeneron nje eksod te metejshem. Sa per fulbrightin me mendjen nga shqypnia tani qe po punoj tezen, e kam lon ne first draft. Po hajt mos ki merak I will make it. 

Pra, po te ishe kryeministre dhe te kerkohej nje vendim/veprim konkret, do beje nje klasifikim te banoreve pas te ardhurave, dhe ata qe jane nen nje nivel te caktuar, do t'u jepej energjia falas. Keshtu e kuptova. OK. E marrim te mireqene ekzekutimin, sepse prandaj je KM, ti vendos ne mandatin tend, pra. Vazhdojme:

A mendon se eshte e mundur nje klasifikim fair dhe i sakte? Si do te behet ky (is it feasible)? Mos harro se tek ne edhe kryeministri thot kam vetem 3000$ etj etj etj.

Te pyes seriozisht, se neser pasneser ju do jeni ministra e kryeministra.

Ka shume menyra per te matur kush merr dhe sa em. Nje nder to jane infot e brendshme ( rob ne admin publike apo biznese qe deklarohen) nje tjeter jane financat qe gjeneron westernuniion ne keto zona. 

Klasifikimi fair dhe i sakte ne masen 95% mbase nuk mund te jete i sakte por ne ate 80% te siguroj qe eshte. Sa per mua neser pasneser ministre dhe kryeministre,po te jap pergjigjen qe i dhashe nje mikut tim, un dhe si un, jemi te parakohshem, nuk ka shanse as te na kandidojne e as te na zgjedhin.

edhe nje dhe po e mbyll. ti e di shume mire qe ne NYC nuk paguhet nominalisht per ngrohje. Nje vendim i mrekullueshem, duke pas parasysh dimrin e NY. Por nuk besoj qe ka ndonje qe mendon qe ajo para nuk vilet permes qerase.

Ne Shqiperi duhet instaluar koncepti fillestar qe nuk ka asgje falas. Kur shteti te ndihmon, kjo dmth qe dikush tjeter po paguan per ty. Gafurrja qe une s'paguaj dhe kujt i kerkon ti me pagu, eshte e palejueshme dhe e pa tolerueshme. Kjo s'ka te beje fare as me varferine, as me sistemin social.

Kemi dy pale: shtetin dhe individin, dhe te dy kane kusuret e tyre. Individi nga ana e vet, duhet te heqe nga koka idene se "i takon te ndihmohet". Asgje nuk "te takon", ndihma duhet shoqeruar me faleminderit dhe me mirenjohje. Keto jane abc-ja e nje shoqerie funksionale. 

naten e mir-ni!

 

Me ty jam, ndaj te njejtin mendim persa i perket fillimit, por miku im, nuk po flasim per terra nulllius. Pasurite minerare te Kukesit jane shfrytezuar ne menyre maksimale gjate komunizmit, Po i le menjane burimet ujore. Edhe pse paksa feminor po te bej attach nje koment qe me erdhi sot nga nje kuksian: 

"Eshte dora e babait tuaj Enver Hoxha, E birit te tij Edver Kristaq Hoxhes, Sali Berishes dhe kancerit Ilir vrases Metes qe ka ketu dhe 60 vjet qe po ja shfrytezon Kukesit barbarisht, token, ujin, kromin, bakrin, masakrimin e maleve per eksport per karramele ne Ceki dhe me ironikja po i marrin per budallenje Kusjanet. Vlonjateve vetem se ju moren pak lek gjate 1997 dogjen gjithe Shqiperine.

Pasurite minerare te Kukesit jane shfrytezuar ne menyre maksimale gjate komunizmit

Edhe?

 

Edhe hic! Nderkohe qe cilesia e bakrit po fitonte cmimin e 3 te Europe, babai im dhe babai i shume te tjereve ne Kukes po vuante siptomat e para te kancerit. Don komente per keto fakte zoti Ron? Ah po , me fal as Balkaninsight as ndonje media tjeter akoma nuk ka shkruar e mbuluar keto ngjarje smiley mbase duhet te krijoj nje fond te vecante un dhe ata te tjeret deri sa te vije si lajm ketu ne ppu ne menyre legjitime...

C'lidhje ka kjo qe thua me mospagimin e enrgjise elektrike? 

Akoma me se komunizmi zotrie...25 vjet pas renies se komunizmit???

A jam une i vetmi qe kjo se komunizmi zotrie i duket si ai argumenti i zezakerise ne Baltimore...se skllaveria zotrie?

 

eeehhh, por edhe skraparit i ka shfrytezu rakin, Bregut ullinjt e agrumet, Permetit veren, ballshit naften, lacit superfosfatin, shkodres telat dhe gjosho vasin, tirones fergesen dhe qymyrgurin e valiasit, ktheses se kamzses domatet e serrave, pogradecit hekurnikelin, shijakut cunat e shijakut etj etj etj. tashi si i bi, as kta s'duhet me pagu korrent?

amon mer se s'po e kuptoj mo sistemin diellor, se planetit ja murem te keqen.

Nuk eshte çeshtje krahinore moj vajze prandaj qetesohu edhe mos u perdridh si pupagjel. Edhe familja ime s'ka mundesi me pagu me shume se 4-5 mije leke (dhe kto jane shume me 18 mije leke pension) drita se me dy pensione jane, por ja qe ne dimer kur isha ne shqiperi me thahej byça nga ftohti ne shpi se i ngrohti ndizet shume me pak. Ndryshimi eshte se prinderit e mi nuk kane protestu mos me pagu ose me keq akoma qe mos te kene paguar per vite te tera. Quhet sens civil me paguar detyrimet, perndryshe mos i perdor. Prandaj moj vashe malcie eshte e kote te thuash qe i paskan vjedhur mineralet kuksit se e kane perdhosur shqiperine nga te 4 anet.

ku banojne prinderit e tu ?

tani e pashe kete, bakrri shqiptar cmimi i trete. ca eshte kjo, si ato historite shqiptarja mahnit (insert) parisin, romen, njujorkun, tokion, buenos ajresin? leri mer kto patetizma bej muhabet llogjik se na fryve. bakrri shqiptar thot, si me qene bakrri fort knoxi. o nonee car trishtimi

Jane "perralla" Kokoleps. Me fal qe te solla dhe une disa fakte nga perspektiva personale.  

uzina rreze Gjallices. meqe era frynte vetem ne nje drejtim, e kishte zhveshur malin komplet nga ajo ane. shume e trishtueshme ka qene, e kam pare.

ana tjeter e gjallices, nga mbrapa, ka qen nje trip qe s'do e harroj kurre. si dhe kroi i bardhe. btw, edhe shishtaveci/hasi ka qen nje trip qe me ka trishtu jashtzakonisht. nji varferi e frikshme.

por nuk kan lidhje me korrentin, prape se prape.

ps. ca behet Zabeli? A eshte prap aty?

Uzina rreze Gjallices ( e Gjegjanit) ku punonte dhe babai im, ishte nje tmerr i vertete. Kam qene vetem 8 vjec kur vajta per te pare babain tim (punonte 3 turne  si mekanik pa ndalim shpesh here sepse nuk i thoshte jo shokeve). Vetem 5 minuta kam ndenjur por akoma e mbaj mend ate ajer te ndotur qe me pushtoi mushkerite. Un mezi qendrova 5 minuta, nuk e di si qendronte babai im dhe punetoret e tjere nga 8apo 16 ore. 

Nuk di gje per zabelin, kohe qe jemi larguar familjarisht, megithate heren e fundit qe isha 2010, ai ishte akoma aty.

 

P.S keto histori qe po shkruaj per Kukesin assesi nuk po justifikoj mospagesen e dritave. 

Ishte what teknologji ruse e kohes se carit .ajo dhe te tjera te tilla vetem sa helmuan miletin dhe ata qe punonin ne to . deshmi e sukseseve madheshtore te popullit shqiptar nen udheheqjen largpamese te dulles. 

sa gjera di ti alba

Hang with me kiddo.smiley

ca dmth? smiley

E pse e nxjerr koburen gjithe pol ai? Ca do me tregu?! 

Ja nje koment qe bera para ca ditesh kur po lexoja per eksodin e Kuksianeve.

Nuk eshte per tu habitur eksodi i Kuksianeve, nuk eshte per tu habitur as heshtja e autoriteteve ne lidhje me kete eksod konstant i cili nuk lindi sot por ka patur nje vale me kulmet e veta pergjate ketyre dy dekadave te fundit. Kulmi i fundit ka te beje me reformen qe imponoi pagesen e elektricitetit. Me pak fjale mos pagesa e saj nder vite vetem sa e kamufloi pak ate gjendjen e mjeruar ekonomike, ku Kuksianet po mbijetonin edhe pse krenaria nuk i bente te organizoheshin e te kerkonin te drejtat e tyre. Ekziston teoria e "dependency path" apo e thene me dy fjale rruga e varesise. Perpara komunizmit Kukesi dhe ndarja me Kosoven krijoi nje operacion te dhimbshem i cili nuk ishte vetem i karakterit njerezor por dhe zhvillimor. Gjate komunizmit Kukesi ne pergjithesi verilindja mbeti si nje nder zonat me te pazhvilluara (edhe qellimshem) por edhe sepse ne pergjithesi ishte nje zone malore. Pati nje zhvillim ne lidhje me Uzinen e Gjegjanit ne Kukes ku u punesuan me qindra sikurse ky zhvillim krijoi katastrova mjedisore e humane ( shume nga ata punonjes nder ta dhe i ndjeri babai im u preken nga semundje te pasherueshme). E megjithate Kukesi mund te kishte patur nje shans per tu zhvilluar nese do te kishte pasur politike perfaqesuese dhe largpamese. Por u mbajt peng nga kryekomunaret qe hodhen rrenje, dhe deputetet e kesaj zone qe me se shumti e vizitonin ate vetem gjate kohes se fushatave zgjedhore. nga ana tjeter ky eksod konstant, beri qe vete organigrama komunitare te mos pesonte ndonje evolucion social e progresist. Sot ke me shume Kuksiane qe do merziten nese FK KUKESI nuk fiton se sa do reagonin me protesta ndaj politikes aktuale per kete eksod konstant. Nderkohe medias klienteliste e politike qe sot ka ne faqe te para politiken dhe lajmet e urimet per pashket, i them do te vije koha ku ju do te falimentoni. Mbase ne ate kohe ushtaret te cilet ju punesoni do te kerkojne vete eksod jo gjeografik por profesional.

Kukesi do binjakezohet me Baltimore .

a nuk ju cum rrugen e kombit ke dera? 1 miliarde dollaro rruga. mos e shaj rrugen e kombit ja bote alidea, se do u sjelli mireqenie ketyre zonave. jo thoshim ne, gjith ky far leku mund te perdoret me mire.

ata pak kuksiane qe kane ngelur, silli ne tirane te ri-pushtojne bathoren. t'ja rrembejne tokat atyre qe i moren pa leje prej pronarve te ligjshem. me i vjedh hajdutit nuk quhet krim. boshatise kuksin....e kan hudh posht cdo shanc qe pjesa tjeter e shqipnis ju ka dhon

Policia ka gjithmone te drejte, pervec me 21 Janar kur protestohej per nje kauz te drejte, burgosjen e Likes, gje qe dhe u arrit me sukses. 

Faturat e prapambetura duhen falur apo te paguhen ne nje discount.Equivalent i bankruptcy ne shba.Kemi kaluar nje periudhe vidh te vjedhim per 25 e vjetet e fundit nga kryetari i shtetit e deri tek qytetari me i fundit.nashi ose do i denojme te gjithe ose do i falim te gjithe .zbatimi i drejtesise ne menyre selektive krijon kushtet per lufte.

robt i kan pagu dritat per 25 vjet. ca rob, kuksianet psh, kan shit shpirtin e tyne ke djalli....erdhi koha per te paguar.

Kuksi republik!!

Argumenti i fukarallekut nuk qendron. 1/5 e Shqiptareve jane fukarenj dhe prap paguajne detyrimet e jan tu emigru po ashtu si Kuksianet. Nji gjo e di qe prej fukaralliku nuk shpetohet me Proteste e fatura afrofe. 25 vjet protesta e pocaqi. Kta po kur i perkrah opozita kto protesta merr fund cdo gje. Pale ai kercenimi se do hapin porta te Ferrit e do mbysin njerezit si Minj po su Falen kamatvonesat. Inot budallai se Tirona me kuksiane eshte mbush e vec Tironca sgje.

madheshtor Derbi sot ne Tirone ...Jeta vazhdo e bukur dhe njerezit jane ne cejf, koha per merak. Me ne fund u mbushen stadiumet qe te bonin me qa tu i pa ashtu bosh.

Po flasim per fatura 10 -20 milione leke per gjithe keto vite .

pse mos ti kthejn 10 - 20 milion lek mbrapsht atyne qe kan pagu....

Pse te mos i ndertojne cdo shqiptari nje vile si e ilir metes ne lalez ...

vecse shembuj me hajduta sjell ti...jo ilir meta, jo kuksianet qe s'pagujn dritat.

hajduti e ka vendin ne burg...

Prandaj po them ose futi ne burg te gjithe duke filluar nga peshqit e medhenj ose asnjerin .keta ishin njerez te thjeshte kaq paten ne dore kaq vodhen.

te gjithe ne burg. duke filluar nga peshqit e vegjel. si ne gjithe boten

    Te kemi parasysh se behet fjale per nje sistem  ekonomiko - shoqeror me shfaqjen e ketyre fenomeneve ku shteti, makina e tij e dhunes,  vihet perballe grupeve te caktuar , per problematika qe nuk mund te zgjidhen duke qene pale sepse eshte shum e qarte qe tek grupet shoqerore nuk egzistojne mundesi per te kontribuar ne zgjidhjet.Shteti ose nuk ka vullnetin ose nuk i ka edhe ai mundesite, per zgjidhje.Ketu duhe ta kerkojme dhe ta gjejme shkakun dhe jo tek pasoja, koburet police ...! 

   Sipas meje shteti, nuk ka patur dhe nuk e ka nje zgjdhje, nje opsion zhvillimor per Kuksin dhe te gjitha zonat e ngjajshme me te.Qeverive te ketij cerek shekulli u ka munguar dhe u  mungon doktrina zhvillimore e Shqiperise .I mungon vizioni akademik se si ky vend do zhvillohet, mbi cilat obsione zhvillimore, percdo zone e tere vendin.Qeverite tona deri sot kane qeverisur per ta vjedhur katandisjen ne varferi extreme te ketij populli..Dhe ky eshte perfundimi, pasoja e sistemit qe ka funksionuar deri sot.Pikerisht ky eshte shkaku pse grupet shoqerore, te qeverisurit,   vihen perballe makines dhunes dhe jo ligjit, policise.Qeverisesit  po bejne sehirxhiun  kur jane pikerisht ata dhe jo policia qe duhen te perballen jo me njerzit, por me problemet.Nuk ka problem pa nje e me shume zgjidhje, ne se sistemi eshte  vendosur mbi themele te qendrushme.

   Ketu mungojne themelet ...! Ky vend po vdes gradualisht ne cdo aspekt, qe ta shofish me vemendje ...! 

Pse nuk Kane te gjithe Shqiptaret  vile si e Ilirit ne Lalez pyesin te indinjuarit. Per te njejten aresye qe Amerikonet nuk kan Vila si te Rokfellerit apo Italionet Vila si te Berluskonit. Vilat e ndertuar a ne Kohe te Zogut shihen Edhe sot me zili po  muzeqaret e kuksianet nuk i shihnin as ne enderr. Po he kam faj une qe theksoj demet qe i ka Lon Enverizma atij veni?

Kam pershtypjen se ti je analfabet funksional.po flisim per ndeshkimin e hajnise.ose fali te gjithe ose denoji te gjithe .

ti tashti po kapesh mas nje llafi

po sikur hajdutave tu hiqet e drejta e votes me ligj? Ta fusin ne byth ene voten e tyne kuksianet masnej... smiley

Po tu hiqet gjithe hajdutave e drejta evotes i bie te votojne kalamajte e kopeshtit .smiley

tashti ti i meshon idese se te gjith jan hajduta.

ke te drejten tate. ti ene alidea. hajdut ti, hajdut un, po dritat kush i pagun?

Duhet vene nje kufi kohor, kush nuk paguan ketej e tutje i priten dritat.per te kaluemet bej amnisti si bere fjala vjen per ngjarjet e 97 ku u vodh gjithe arsenali ushtarak e si hyri njeriu gjemb ne kembe.Ku mija edhe qindi.

Por se percakton ti denimin o shpirt. Do denohet krimi i atij qe do materializohet. Si e vune pasurine njerezia gjetke? Ligji nuk arrin ti denoje te gjithe as ne Ameriken ku jeton ti. Por te mos denosh asnjeri? Pale kur fillojne e thone gjenite mos penalizo e takso te varferit....po te varferit jane me shume dhe ata ndihmojne per te mbajtur shtetin. Po ti njesoj si Rokfeleri jeton? E di ti qe pabarazia ne Shqiperi eshte shume me pak domethenese se ne Amerike? Pse nuk kerkon ti te falin ca fatura e te pushtosh nje cope. Toke per kolibe nje pasaniku qe ke afer? Sa me shume beni Sikur ju dhimbsen te varferit aq me pak i ndihmoni me mediokritetin tuaj anarko-marksist. 

ne amerike po tu dergosh nje fature 20 mije $ 80% e njerezve i ke tek avukati e shpallin falimentim e iu merr te keqen.

Kollaj eshte te shpallesh falimentin? E me quan mua analfabet? Megjithate ne Amerike ta sjellin qe cke me te Edhe kur eshte per faj te tyre. Faturat e papaguara te ujit e dritaVe Qeveriu i shtetit amerikan ti fut ne kadaster e ti merr nje me nje e nuk shpall dot faliment per to. Me interesssssss

Gjonat jane si drita ....ose Qeveria do mbledhi detyrimet ose Qeveria do falimentoje, po falimentoi shteti do vuaj ne me shume ata qe Kane sakrifikuar per vite me rradhe duke paguar detyrimet sado te varfer te jene. 

....Hajde te shkolluar ne Amerike hajde ! Po kur vdes dikush njerzit mblidhen per ta percjelle ne banesen e fundit, jo te gjejne shkakun e vdekjes, duke bere fajtore viktimen...Shkakun duhe ta gjejne ate qe shoqerite i vene ne krye,  per ti qeverisur, "qeverisesit,  " doktor-leshet e qeverisjeve " , jo opinionistet qe ja futin katundit duke bere fajtore nevojtaret ..per tu qeverisur, popullin , ne kete rast kuksianet 

Ngjarja tregon se aty, ne Kukes e kudo si ne Kukes, kudo periferite kane vdekur.Ca ketej siper japin opinione qe " i vdekuri " ...duhet futur ...ne burg ! 

se fajet i pati ..,Enveri thote ky tjatri , 30 vjet si Enveri eshte tretur ..

mjaft, plaku mere smiley ne kapitallizem, robi e bo vet buken e gojes. nuk ja jep qeveria.

majaft mo...dashka politika zhvillimatore kuksi...kuksi ka ik per lesh, le te behen hamall ne durres/tiron si gjith parardhsit e tyne

Meso a lumziu ti qe  edhe indianet e pare, qe vet e vrisnin gjahun , zgjodhen Montezumen per ti qeverisur e jo te degjonin ndonje mendje fycke, ....apo montesume ! 

Tani, Sali Berisha injektoi ne mendesine e njerezve kto 25 vjet, qe gjithcka publike mund te zhvatet,aq shume e injektoi kte, sa zhvatja e publikes u kthye ne nje "e drejte' qe njerezve  u takonte.

Kjo duket dhe ne ultimatumin e kuksianeve ,"te falen borxhet",gje qe te ben te kuptosh qe ata energjine s'e kane konsideruar kurr si borxh,po si nje e drejte qe u takon t'a zhvasin e sot po u cenohet dhe per te cilen ngrihen  ne proteste. Nese protesta e tyre do te vinte si nje kerkese ndaj shoqerise per solidaritet me te varfrit,te atyre qe s'kane te paguajne,kjo do ishte e pranueshme,por kur kerkohet me ultimatum si detyrim i shtetit per t'u dhan energji se pernryshe ne bajme namin,ktu  pastaj,hesapet nuk dalin.

Une per vete jam ne anen e njerezve qe paguajne dhe per faktin se kam njoft njerz me shumice,qe kane privu deri dhe ushqimin e kalamajve, per te qene korrekt me shtetin.

Nga ana tjeter kjo menyre e dhunshme e marrjes se detyrimeve,perpos te tjerave,mendoj se ka sjelle deme dhe ne ekonomine e vendit. Per ta thene me fjale te thjeshta,nje shoku im qe punon arketar te elektriku me pyeti nje dite - a ke punu gja,pjeter? Hic fare,- ia kthej une. Ske si punon,gjithe leket po i marrim ne te elektrikut,me thote.
Njerzit po marrin kredi per te pagu dritat,ne fshat po shesin dhe viqat per dritat dhe gjithe ky stermundim, kam frike se po kthehet ne munde per te gjithe.

Une per vete jam ne anen e njerezve qe paguajne dhe per faktin se kam njoft njerz me shumice,qe kane privu deri dhe ushqimin e kalamajve, per te qene korrekt me shtetin.

Te me falesh, por nuk di si e mendon moralisht te drejte te privohen femijet per nga ushqimi ( e ardhmja e vendit), aq me teper kur behet fjale per rritje faturash ne nje vend ku tarifat e energjise elektrike jane nder me te lartat e ku njerezit kane te ardhurat me te ulta ne te gjithe rajonin. 

Nuk tha njeri qe e quaj te drejte,po ky eshte sistemi dhe ky sistem ne thelb nuk ka drejtsine sociale, por bibla e tij eshte tregu. Se ta zeme, nje femije qe ka nevoje per nje sherbim mjeksor qindramijra euroshe e qe sigurimet shendetsore s'ja mbulojne,po s'i pat ato leke, lihet te vdese. Ka gje me te padrejte dhe me te dhimbshme se kjo,po ja qe keshtu funksion.

E kam te qarte qe nuk ka drejtesi sociale ne Shqiperi. Ne vende te tjera krijohet kjo hapesire per shkak te organizimit qe ne vendin ku jeton ti, mungon. P.sh., tarifikimi solidar (edhe krahinor) me ane te cilit percaktohen tarifa me te ulta per ato shtresa qe nuk mund te paguajne perqindje te plote. Nuk flas per kompani shteterore por per kompani private qe funksionojne kolektivisht sipas principit te pergjegjesise sociale korporative. Edhe supermarketet ofrojne çmime te ndryshme per nje produkt, mjalt le te themi, sepse ne treg ka kerkese per produkte me çmim te leverdisshem per ate kategori qe e blen. Driteshkurtesia e liderve shqiptare po e nxit kete varferi dhe ti si qytetar duhet te shqetesohesh, jo ta justifikosh me rilindizma.

Vendi ku jetoj une eshte Shqiperia,si fillim,qe eshte dhe vendi yt,keshtu mos u shpreh per Te si nje e huaj qe tani ne peshk ja mesove emrin per shkakun tim.

E dyta,per ceshtejn qe po flasim,maksimumi, behen lehtesira si keto qe ti permende,por nuk tolerohet pepergjegjshmeria totale krashi nje malli qe duhet pagur dhe kjo, jo se njerzit keshtu e menduan,por keshtu u ushqyen per 25 vjet,sepse e mendon per gjysem sekondi dhe shteti ta shtin nermen sekonden tjeter qe duhet ta paguash. Ne momentin qe e paguan,te lind e drejta qe te protestosh per cmimin,per cilesine e sherbimit dhe per gjendjen tende ekonomike qe s'eshte ne perputhje me normimin qe tregu te ka bere per njesine qe do te paguash.smiley

Eshte grup anaforik fjalesh, Pjeter, meqe e kam permendur nja 10 here vetem ketu ne kete teme Shqiperine. 

Problemi me pagesen eshte qe deri dje te gjithe vidhnin dhe e dime kush vidhte me pak e kush me shume. Tani ne mes te ketyre protestuesve, vertet qe mund te kete ndonje sharlatan, pasanik milioner qe kerkon te evitoje pagesen, por pjesa me e madhe besoj ta kene vertet problem per shkak te pamundesise financiare. E siç eshte tendenca e protesteberjeve, qytetaret nuk nisen nga vetem nje kauze, nje shqetesim por disa. Per kuksianet eshte varferia kryeshqetesimi nga ku ndahen te tjera me te vogla si data limite e kamatvoneses e me radhe. Nese do te paragjykosh kuksianin mesatar per jo te denje per te protestuar per te parapermenduren, atehere nje minimum konsiderate i duhet kushtuar varferise.

P.S. Perse nuk i falen borxhet kategorise te papune, te varfer dhe familjare siç i jane falur administrates? Rritja ekonomike nuk nxitet keshtu. Keshtu nxiten vetem eksoded. 

Je suis kuksjan! 

e di per ca me vjen keq. qe nderimi me gjithe familje jane kundra berishes. kane qene gjithnje. familja intelektualesh, te rritur me mundime. Fatmiresisht femija i Nderimti ende nuk eshte bere nje vjec dhe nuk mundet me e kuptu se ca po ndodh, po mjere mesues Mevlani thuaj. 

Nderimi ka nja kater muaj qe po ben perpjekje per te organizuar nje levizje per t'u mundesuar kuksjaneve qe te jetojne, pavaresisht se nuk ka pranu te asociohet me asnje parti dhe prandaj nuk ka bere asnjehere lajm. sepse ka tre-kater vjet qe eshte kthyer nga emigracioni dhe e di se askund nuk kemi te ardhme nese te ardhmen e femijeve tane nuk e garantojme ketu. 

edhe per kete arsye votoi rilindjen ne qershor '13. priste qe edhe kukesi te futej ne harten e vendeve te jetueshme. qe te mundej qe femija e tij te rritej ketu. 

sepse, Nderim Lushi, te cilin e kam pase shok shkolle ka patur nje problem me veten, qe e kane shume kuksjane. eshte i etur per liri. 

Nderim Lushi, te cilin e kam pase shok shkolle ka patur nje problem me veten, qe e kane shume kuksjane. eshte i etur per liri. 

Patetike shume kjo. smiley

Na malsort e kena pas te shenjte lirine ne keto malet tona,mirpo qe kur u martum me shtetin,si ne cdo martese,duhet me heq dore nga ni pjese e lirive tuja dhe duhet menaxhu hapsira e lirise ne bashkepunim me partnerin. smiley

pjeter asht patetike. shume. 

asht krjtesisht patetike se ky djali me babe e me nane mesues qe jeton ne shtepi me qera, hala me baben, kerkon qe shteti, shteti qe ka 3000 euro me ba bunker ne tokat qe ia ka lane skenderbeu n'surrel e dasem pensionistesh ne kalane e trashegume prej aranitve n'gjinokaster, te mos baje denim kolektiv gje qe e ndalon kushtetuta, e ndalon te gjitha ligjet mbi te drejtat e njeriut, e ndalon cdo lloj morali. 

dhe une i kam pagu dritat rregullisht edhe ne torovice, aty ku nuk ka pagu as i mirditor as shaljan asihere drita, por kjo nuk me jep te drejten sadiste te gezohem kur ti shoh kojshite e mi tuj jua marre ate pak shpirt qe kan. 

ky djali ka guxu me ngrite zanin, une i kam thane ti je i cmenun, por ai ka vendose me e vazhdu cmendurine e tij. 

dhe shteti yne, shteti yne ka justifikim mitingun e lul bashes per rrahjen e ketyre djemve. 

dmth, shteti yne, ne menyre qe te organizohej nje miting i jashteligjshem elektoral dy muaj para zgjedhjeve, ndaloi qytetaret te protestojne. kupto ti, kulmi demokracise, per qetesi te lul bashes u "shkerdhen policia motrat" qytetareve. 

Shkinaks, ke te drejte te revoltohesh po nuk eshte mire te ngaterrosh gjerat, se behesh konfuz per vete. Ti kerkosh gjithsecilit te paguaje detyrimet e veta nuk quhet denim kolektiv.

Ligji i dashur swed thote qarte, se une kam fiksu sa here rri ne rradhe tu pagu dritat, qe maksimumi dy muaj drita lejohet te hyje borxh qytetari. e shkruar blu mbi te bardhe. te shpina e librezes, paragrafi i pare. 

sa nga ata persona qe kane patur per detyre te zbatojne ligjin kane perfunduar te denuar? 

pastaj, 10-15 milione leke per dritat ne kukes a nuk te duket dicka si absurde. sepse edhe ketu ne torovicen time nuk kane pagu, po max. 4-5 milione ka ardhe gjoba.

Tashti, nese ka 10 persona ne te gjithe shqiperine qe bejne dasem ne kala e vile ne surrel me 3000 euro te ardhura ka shume premisa qe kjo te jete vjedhje e krim e ndaj ata qe "qine rob" protestuesish te paarmatosur e kane per detyre te hetojne. 

kurse nese ka 10000 persona qe bejne te njejten gje, qofte kjo proteste apo vjedhje, kjo quhet kolektive. dhe nese ti, si shtet qe paguhesh nga taksat e mia, ndoshta jo te kuksjaneve te tjere, po nga te miat po, e ke per detyre te studiosh rastet dhe te gjesh menyre se si njerezit ne kukes te jetojne, e jo duke vendose tel me gjemba ne morine e ne milot e masanej te thuash "veten vrafshin" maloket. 

Mos i ngaterro gjerat akoma me keq me tela me gjemba e maloke etj etj se vec dem ben. Mund te cohen te protestojne para Kryeministrise se s'kane pune, s'kane asistence sociale, etj etj. Po nuk mund te protestojne se ju kerkojne te paguajne dritat, eshte nje sherbim qe e kane dit gjithmone qe e kane per ta paguar, nuk shkohet gjithe jeten me idene "hajt se do falen" se nuk i eci as Varoufakisit jo me ketyre qe s'paguajne korentin

ti don me talle bythen, ose aq blun... une te pergjigjem!!!

Ceshtjen e veprimit te policise nuk e pata ne fokus. Ke te drejte. Aty kishte dy grupime ne konflikt si ato konfliktet e rruges,ku halabaket ishin policet.Ai polici me pistolete dukej sheshit se ishte i friksuar dhe pistoleten po e perdorte me kompensu friken.

Shpjegimin tjeter pastaj,toka e skenderbeut,kalaja, qeraja dhe baba,prap e ke patetizem. smiley

pjeter, po ketu eshte ceshtja mendoj une, hakabake si ky tipi qe nxjerr pistoleten si pa te keq ne mes te turmes e madje e mbush ate...
shiko turma mbase proteston me pa te drejte, e marrim te mireqene kete.. por kjo nuk do te thote te nxjerresh pistoleten, ska arsye.. as jeta spo i rrezikoj policit apo policeve, as me gure a sende te tjera po goditen, dmth nuk jane ne pozite te pambrojtur e po u rrezikohet jeta.asgje nga keto.. vetem shtyrje ka aty qe nuk e justifikon nxjerrjen e armes, se e mbush shejtani tha, ne fakt ky e mbushi vet dhe behet e keqa tak fak.
perfundimisht eshte mungese e theksuar profesionalizmi sepse aty ne fakt kishte police me shkopa gome etj per te shperndare protestuesit, ç'mut donte ky polici civil , veshur ne uniforme ngjyre tulle.smiley, qe del me pisqolle ne dore..?!

Pardje u dogj Milanua nga profesioniste te sherrit dhe nuk u mbushen pistoleta e jo me te vritej njeri, ketu ke te besh me nje dore njerezish e te dalin nga kontrolli...

shikoje shikoje si e mbush grushtin nga inati...

Shkinaks, etja per liri eshte nje gje, varferia e skajshme nje tjeter. Kjo qeveri apriori po vepron drejte duke detyruar qytetaret shqiptare te shlyejne çka i detyrohen shtetit, por menyra me te cilen po sipermerret kjo gje eshte krejtesisht e padrejte. Eshte krijuar nje sistem kompensimi i nderlikuar per disa kategori socioekonomike, e qe ne fund do ta perfitoje nje pakice te perzgjedhurish siç ia ka dhe ia ka pasur gjithnje terezia pushtetit, jo ne baze te merites e as te drejtesise. Ne nje shkrim informativ para pak ditesh lexova qe vetem nje perqindje e vogel ka perfituar nga rritja e faturave dhe ndryshimet ne tarifepagim, ndersa barra eshte rritur per qindra mijera familje anembane vendit. Kjo eshte padrejtesi dhe kuksianet jane moralisht te justifikuar te protestojne. Nese mund te flasim per liri te ndonje lloji, duhet te jete pikesepari liria per te jetuar e per te ngrene nje cope buke. 

 

Nga njerzit qe pashe mu ne fillim mu duk sikur po protestonte policia dhe ata pak njerez kishin dal per ti ndalur qe mos te merrnin kot. Paska qene komplet ndryshe

Ngjarje shume e rende, policia totalisht e patrajnuar, nuk mund te vrasim te gjithe protestuesit, identifikohen provokatoret dhe u qahet halli kujt eshte per te qare.

 

Keta te energjise jane bere te padurueshem me arbitraritetin qe po ushtrojne....

Shume nga te shkolluarit ne Amerike po propozojne platforma e ndryshime, po eshte si puna e atij te shkolluarit ne Harward qe pyeste babane ne fshat si kish hipur lopa per te dhjere ne tra, se shikonte traun me bajga...

Nuk behen veprat me fjale menaxheresh, duhen njerez qe punojne cdo dite me problemin.

Hehehe, lapsi ej: 

Protesta e sotme e banorëve të Kuksit, që kërkojnë faljen e kamat vonesave të energjisë elektrike

Nderkohe njoftimi per proteste thote "... faljen e debive dhe kamatvonesave" Keta gazetaret jane per t'jua shk***y ato plakat ku ti kene

Lapsi.al eshte nje nevojtore ku shkojne  gjith haters-at e Edi Rames dhe masturbojne ne grup vrerin kunder tij.shkullaka,bejte,lubonja bushata etj dhe gjithe komentuesit jane ne sinkron ne korin e tyre; ahh edi rama,ahh edi rama. smiley

Ka 10 vjet qe Shkullaku vrerin e tij personal kunder Edi Rames, do me na e shit per opinion.

Keta qe qeverisin kane fatin e madh qe partia kryesore opozitare eshte akoma me hajdute, me e korruptuar dhe me pergjithesisht eshte personifikimi perfekt i fjales rrumpalle. PS dhe LSI megjithese perpiqen gjithnje e me shume t'ju afrohen - prape nuk i kane arritur ende. Tani duhet te jene ne nivelin e PDhit gjate qeverisjes se 2005-2009. I njejti korrupsion, e njejta lufte kunder peshqve te vegjel, ndersa te medhenjte nuk preken, te njejtet militantet pampersa duartokrites. Shpresdhenes eshte gjithsesi fakti qe PD do te humb Tiranen dhe do te dobesohet jashte mase; mbase aq sa te mundesohet krijimi i oferteva te tjetra politike, sic ka ndodhur kudo, ne fund te fundit.

Rilindja eshte nje version i keq i Blerizmit qe eshte nje zgjatim politikisht korrekt i Thaçerizmit. Edi Rama e kryesia jane harbute e kane vene polici harbute te vene rregull harbut. Turp i madh qe nuk ngriten me teper njerez ne proteste. 

Rama ne radhe te pare nuk eshte Shqiptar, por arumun. kur shqiptaret ishin te armatosur, keta plehra rrinin si muter, nuk ndiheshin fare. ndersa sot i quajne shqiptaret Maloke.

pra shqiptaret nuk i dhimbsen. as sa nje kravate e tija, nuk kushton gjithe populli shqiptar.

mu me duket se kta qe shajn policin jan ne kembe te al sharptonit. dmth cdo ven ka al-et e vet. 

Cdo vend ka hallet e veta emo.  Po edhe me nje -l po na u desh. 

Sa per polic-pjeprin (ky ne fakt s'duhet lejuar te dale ne rruge, se ne tubim jo e jo, me ate lloj gustoje) ligja eshte e qarte, s'lejohet arma ne proteste. Kaq. 

Per kamatvonesat:  Ka njerez qe me vetedidje te plote s'kane paguar asnje fature elektrike ketu e 20 vjet.  Edhe kur kane pasur mundesine.  Ka njerez qe ose do paguajne faturen minimale, ose do blejne nje thes me miell e me kripe.  Shteti t'i gjej zgjidhje kesaj pune.  

Rama kur shkon ne Kukes te bind njerezit te votojne Hasanin qe deri dje zemra i rrihte djathtas, po tani "zemra i rreh majtas" (fjalet e km-se keto) te kete kellqe e te degjoje hallet e njerezve me nje thes miell.  Dhe jo vetem ne Kukes.  

asnje institucion apo ndemarrje shteterore nuk i ka paguar dritat po ashtu. per me teper, ndermarrja dritave ishte e HUAJ dhe subjekt PRIVAT. s'ka pra pune shteti I SOTEM me faturat e saj. 

se ndryshe duhet te me kthejne edhe floririn mu si dhe gjithe pronat, qe me moren pas çlirimit te vendit.

po ta zbatojme te njejten llogjike.

Kukesit ju akorduan 10 milion Euro per ujesjellesin e Ri, prej vitesh. Kuksianet e kamur i vodhen ato fonde dhe Kuksianet e varfer prane ujit ende kane probleme me ujin e pijshem. Duhet ene Kuksianet me u kujdes per Kuksianin i cik, se Tirona ka hallet e veta. Kta Tocat siper do i kene perla ato fonde se me eksperiencen teme fukarenjte zor se dalin ne rruge e i sulen policise...apo jane tu protestu per ujesjellin e vjedhur kta e Gazeta 55/Lapsi e ka anashkalu.

na çave trapin me komente njeri me kot nga tjetri. bej pushim ca dite. ose veji men punes, se ne orar te punes, ngele te peshku tu bo moral. 

mos i vidh leket patronit njehere, pastaj veshtro vjedhjen qe bejne te tjeret.

Motra po ste kemi vu ende moderator....po pse ma prish keshtu...cte kam bere une ty madheri....mos me shif me sy kaq te keq o ARtist...ja ika....

Shpresoj qe te jem i gabuar tek ajo qe kam shpreh para ca kohesh, qe avash avash po mberrime te krahasime te tipit "sali vrau kater ne vrame tre". Kujtova se e patem mbylle kte punen e bajraktareve, ku nje qyqar me kobure kujton se ata qe dalin e kane me te. 

kuksianet jane me pak gjaksora se labet. fakti, nuk pati vrasje ne kukes.

Qeveria ka punen e saj: te mbledhe leket e dritave

Policia ka punen e saj : te veproje ne menyre profesionale

Populli* ka punen e tij  

 

*

We need to abandon to their reactionary fate phrases such as “People of France”, as well as other expression in which “people” is compromised by an identity. Currently, “people of France” only signifies “inert ensemble of those to which the State has given the right to be called French.” We should accept only this word assemblage in the case where an identity is in fact, a political process in progress, such as “People of Algeria” during the French war in Algeria, or “People of China” when this phrase is pronounced from the communist basis of Yenan. In these cases, we notice that “People of + national identity” exists only to violently oppose to another “People of + national identity”, the one that carries the colonial army, the one that claims to forbid to the insurgent any right to the word “people,” or the reactionary State’s army, the one that desires the extermination of “anti-nationalist” rebels.  (Alain Badiou, « Vingt-quatre notes sur les usages du mot peuple », dans Qu’est-ce qu’un peuple, Paris : La Fabrique, 2013.)

korrenti ne shqiperi zgjidhet me panelet diellore. shqiperia eshte vend me diell. nje shtepi me kete sistem mund te furnizoje deri ne 7 shtepi me energji diellore. 

as nje lek nuk i paguhet me shtetit. 

uji po ashtu, behen puse si dikur, apo sistem qe mbledh dhe depoziton ujin e shiut (nga çatia ne bodrum), siç e kishte gjirokastra dikur. 

bravo cuna!!!!

Tajmir sahiri

Sajmirit bravo i qofte qe e pezulloi nga puna drejtorin trim me pistolete.

Kush mendon se fatura 10-20 milione  do paguhen ndonjehere sheh enderra me sy hapur.

shume shume mund te kerkosh deri ne dy fatura te prapambetura por qe ketej e tutje ti behet e qarte se veresie s'ka me hije.

e çfare tu besh te qarte ? ku do i gjejne paret te peguajne dritat ata qe jetojne ku ka vetem gure ? 

ata do shperngulen ose do jetojne pa drita. 

kur u kerkojne fatura dhjetra milionshe, siduket i marrin per milionere. dhe ndoshta ashtu jane vertet. 

shteti duhet t'i dije me mire se ne keto pune. ose ata ne pushtet, kane trut e ronit, tru dyleksh. dun t'i rrjepin maloket, si duket kane hesape te vjetra qe mezi prisnin diten t'i vinin ne zbatim.

 

U kane lidhur billen 25 30 mije lek ne muaj per 20 vjet deri sa ta shlyejn.smiley

Ne provim na paraqitet zgjidhja e nje problemi te thjeshte, me dy te panjohura? 

- borxhlliut shteti i njeh borxhin, por nuk i thote si ta paguaje,qe dhe te jetoje

-borxhlliu e di qe eshte i tille, por  nuk ka asnje mundesi ta paguaje dhe i thote shtetit :Kam e nuk dua ?  Na duhet nje zgjidhje, qe borxhi te paguhet se qeveria " demokratike" e taksave eshte ...

    Kush e gjen zgjidhjen e ketij problemi ...... ta veme te zvendesoje Edi Ramen    

Mbetet ne klase,  kush merret me police, si koeficent korektimi

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).