Këlcyra mbetet pas, ndërsa rruga nacionale që shkon drejt Përmetit thyhet disa kilometra më tej. Në vazhdim është thuajse një rrugëtim në errësirë. Nëse gabon, mund të përfundosh s’dihet se ku, sa kohë rruga duhet gjetur vetëm me hamendje.

Seniçani i Përmetit edhe është, edhe s’është. Fshati është aty, shtëpitë po ashtu, por një pjesë e madhe e banorëve janë larguar, e jo për faj të tyre...

Fshati ngrihet jo më shumë se 7 kilometra nga aksi kryesor, që duket 10-fish keq për shkak të gjendjes së rënduar. Është pjesë e komunës Dishnicë, që i përket rrethit të Përmetit, edhe pse Këlcyra është shumë pranë. Seniçani sot është tkurrur në rreth 120 banorë, nga mbi 300 dikur. Shpesh përngjan si pjesë e historisë, apo një fotografie të shkrepur kohëve të shkuara, për sa kohë që mes shtëpive të vjetra është e vështirë të dallosh qoftë edhe një të tillë të rindërtuar rishtazi.

“Me rrugën vuajmë, me vështirësi të mëdha. Makinat i shkatërruam, se nuk ka rrugë”, tha Vesel Jaupllari.

Edhe pse duket i fjetur mbi kryet e Këlcyrës, dikur fshati ka pasur një jetë të gjallë, prodhonte mbi 500-600 kuintalë rrush, grurë, misër e pemëtari. Ndryshe nga sot, kur gjithçka duket e humbur. Kur edhe uji ka firuar ashtu si shumëçka, që investime s’ka marrë kurrë.

“Mblidh lakra, ha lakror dhe rri në shtëpi, se nuk ka gjë tjetër. Çfarë të bëj? Unë jam pa pension, po vete 63 vjeç. Kam moshë të punoj unë sot? Nuk kam moshë. Edhe sikur të ketë një punë diku, ai thotë s’të marr se je plak. Ku t’i gjej paratë? Ndihmë sociale s’kam, dy vetë jam në shtëpi. Mbjell 5 qepë, 5 hudhra atje, edhe rri. Çfarë të bëj tjetër, ku të gjej të ha?”, tregon Flamur Cenollari.

Gjendja e vështirë, sigurisht nuk vjen për faj të banorëve, që janë dendur me premtime elektorale për ndërtimin e rrugës. Ata që mbahen me blegtori e kanë thuajse të pamundur të kapin tregun, e kush arrin ta çojë deri poshtë, duhet të përballet me çoroditjen dhe absurdin, që produktin e tyre e shikon të zhvleftësuar tërësisht. Një kilogram qumësht ka çmim të barabartë me një shishe uji, e disa herë më të vogël se një pije freskuese.

“Një kg qumësht 40 lekë, ndërsa qumështi i deles shkon 70 lekë. Ja këto janë pretendimet që kemi ne, këtu në fshatin Seniçan”.

“Unë merrem me blegtori. Qumështin e pinë kecat. Tregtari thotë sille qumështin atje poshtë. Ta çoj atje, humbas një ditë pune dhe qumështin ma merr me 40 lekë. Nuk ia vlen të shkosh ta çosh atje”, thotë Petrit Jaupllari.

Një sfidë e pamundur, që po djeg edhe ata, të cilët janë përpjekur të hedhin diçka e të mos ndjekin shumicën, për t’u larguar nga fshati.

“Nuk e përballojmë dot, sepse shteti nuk jep shpërblime. Në qoftë se do të na jepte shpërblime do të mbulonim diçka. Pothuajse përditë rrimë të qullur dhe nuk marrim atë që duam”, tha Krenar Cangollari.

Është absurde të mendosh, sesi në një zonë të begatë, ku mundësitë janë të shumta, ku banorët janë punëtorë e të gatshëm, të mund të jetë kjo gjendje. Këtu nuk flitet për të vënë fitim me bujqësinë apo blegtorinë, por thjesht, siç thonë banorët, për të mbajtur frymën gjallë. Ndërkohë që, një strategji e qartë zhvillimi infrastrukturor do t’u jepte mundësi të ktheheshin edhe të ikurit, duke ulur kështu edhe nivelin e papunësisë në qytetet e mëdha.

“Prodhimet, me këto vështirësi që janë, janë sa për nevojat tona. Unë prodhoj në vjeshtë domaten e vonë. Po atë e transportoj me tepër vështirësi, deri dje me ndonjë kafshë që kisha. Tani marr makinën e ndonjërit, me çmim jashtëzakonisht të paarsyeshëm. Nga këtu deri te rruga poshtë kërkojnë 2 mijë lekë për një transport, për një gjysmë ore. Kështu bie leverdia dhe vlera e konsumit, në një mënyrë katastrofike”, tregon Avni Demcellari.

“Banorët vuajnë si s’ka më keq. Kush ka pak blegtori, kush pak bujqësi, por edhe këto, që t’i punosh me traktor duhen lekë. Zetori do 2 mijë lekë, plehu me 6 mijë lekë për t’u blerë”, thotë Petrit Duckallari.

Furnizimi me ushqime bëhet vetëm në Këlcyrë, ku listat shtohen e shtohen, deri në ditën kur dikush do mund të shesë diçka, e me to të shlyejë dertet që u qëndrojnë mbi shpinë, ashtu si rrasat e vendosura kushedi se kur, mbi shtëpitë e fshatit.

“Zakonisht marrin ushqime, ndonjëri edhe për blegtori, kuptohet borxh. Sa fillojnë të shesin qumështin, kecat, qingjat apo viçat, e me to rregullohen me të keq”, shprehet Myslim Demcellari.

Shkolla e fshatit mbante mbi 70 nxënës, sot janë jo më shumë se 20. Një gjendje e mjerë, që bëhet edhe më e mjerë, kur e shikon se mbështetet mbi një qendër shëndetësore të lyer për makiazh, por që është tërësisht bosh. Ndaj, shpesh është dashur që të sëmurët, banorët t’i transportojnë me kafshë, apo edhe me krahë.

Ne përpiqemi të vazhdojmë më tej, edhe pse mund të duket sikur këtu nuk është fundi i botës. Ka fshatra të tjerë, që janë edhe më të izoluar. Fratari, që dikur ngrinte krye rëndë, me më shumë se 100 shtëpitë e tij, e ku Musa Fratari ka lënë gjurmë deri në Spanjë. Bënja, Mërtinja, Xhananj e më tej edhe Leskoveci, fshihen pas një rrugë të dreqosur.

Në të gjithë këto fshatra jetohet ende, edhe pse shumë kanë ikur. Rrugëtimi zgjat vetëm disa minuta. Më tej, as edhe një makinë e lartë nuk mund të shkojë. Duket sikur këtu mbaron një botë e fillon një tjetër. Tej duket “Gryka e Këlcyrës” me 1001 bukuritë dhe legjendat e saj...

Ndoshta edhe ne udhëtuam në një të tillë…

49 Komente

Me pelqen puna e Marinit. Me duket sikur e kam pare disa here kete reportazh, fshatra te tjere, zhvillim i njejte.

Bravo RILINDJA !

Seniçanët jane detyrat e Rilindjes per mandatet e ardhshem qeverises dhe bashkerendues, pasi te jene manaxhuar dhe mbareshtuar problematikat aktuale te lokuseve prioritare dhe me influence pivotale, te njohura ndryshe si "ato me kryesoret".

ps. po qe na paska marre malli per tosen (nanon), a i q'... 

Ca vendesh te bukura, gjynaf qe jane aq keq , duhet te ishin me mire.

Kjo eshte Itaka jone (shqipove si puna ime, qe e duam me ADN e shpirt Jugun e Shqiperise). Por edhe deshmues qe jemi popull i mallkuar nga dicka, se cfare nuk e di, por e ngjashme me ate te cifuteve ne bibel.

Kjo zone per mua futet ne qendren e botes. mund te ma bejne varrin ku te duan, Kelcyre, Permet, Leskovik, Kolonje, Malesi e Pogradecit & Korces, apo Qafe Bote, E Gjashtes (kupe, jo mac), Breg, ose Skrapar. kockat rehat atje.

O Senicane , ju nuk e dini se sa rehat jeni.

“Unë merrem me blegtori. Qumështin e pinë kecat. Tregtari thotë sille qumështin atje poshtë. Ta çoj atje, humbas një ditë pune dhe qumështin ma merr me 40 lekë. Nuk ia vlen të shkosh ta çosh atje”, thotë Petrit Jaupllari.

Ky mentaliteti "nuk ia vlen" i ven vizen cdolloj gjeje. Ketij nuk ja vlen, qe ta coje qumshtin poshte,  atij tjetrit nuk ja vlente me nderru carcafet edhe kanatjeren e vet, po edhe atij tjetri nuk ja vlen me dal me punu. Kshu shkon kjo pune gjithandej dhe pastaj vetem qarraviten. Kjo kultura arabe e te ankuarit dhe e qaravitjes per cdo gje ka zene rrenje thelle ne stomakun shqiptar. Dhe keto reportazhe vetem sa e shtojne me teper kete semundje.

Une kam pershtypjen se robt atje vujne me teper nga mendte, me teper nga mos e ditmja se nga mos e pasura.

Qe baba. Kjo ketu ne fotografi eshte nje pipeline qumeshti qe e sjell qumeshtin nga stanet ne 2000 m lartesi deri poshte ne lugine ku perpunohet.

Ja edhe nje skeme per katunarin tone. I ka bo kinezi gjonat gati, vetem per ti ble e per ti sjell.

Po katunari jon do vetem me e mjel qumshtin e te shkosh edhe tja blesh e tja transportosh, po e do edhe me teper se 40 lek per liter.

Mjerim migjenian gjithandej Shqiperia!

Por ma beni hallall, edhe keto ankesat jo po s'vete ta coj qumeshtin une se ma merr me 40 lek e nuk kam kohe te zbres deri poshte, sikur s'pijne shume uje. Nje shenje e qarte, qe robi kur mesohet me m.. e vet s'e ka kollaj te dal.

Po ik o Burre, shite! Shko merr 40 lek po bereqavas i ke. Neser pasneser kerkoji me shume. S'di, mos i rafsha me qafe, por ky lloj mentaliteti s'ka lidhje me shtet.

“Me rrugën vuajmë, me vështirësi të mëdha. Makinat i shkatërruam, se nuk ka rrugë”, tha Vesel Jaupllari."

kudo qe ka bere reportazh Marin Mema, Jug apo Veri qofte, degjon te njejtin refren, te njejten kerkese nga banoret vendas: ""rruget, rruget, rruget.....". duhen pra ato rruget, duhen!!

p.s po Sul Demollari i Dinamos nga ky fshati eshte ?.smiley

Sul Demollari eshte nga Pogradeci. Prapashtesën llari na e lane paraardhësit e Erdoganit.

E keni kap kot fare me gjasme metalitetin e atij te shkreti qe dhe punon  ..tamam sipas atij skecit :  po hajduti qe ma vodhi nuk paska faj fare? 

Keto jane zona tipike socialiste qe kur behen zgjdhjet socialistet apo te majtet apo ps-istet marrin 120% te votave !  ... dhe prap mbas 4 viteve Rilindje varferia eshte mese totale dhe shoqeria eshte pa pike shprese per zhvillim. As nje fije projekt te pakten sa per ti genjyer sic bejne perhere politikani albanezi smiley

Ajo qe me ben pershtpyje ne keto emisione eshte se njerzit po zgjohen dale nga dale dhe po e kuptojne se si nga e majta dhe e djathta vetem rrena dhe vjedhe totale ka ....dhe asnje pike shprese per zhvillim!

Der diku nje koordiinim perfekt  per nxyrojesen e Shqiperise!

Hahasmiley Tani e pashe komentin e Casa. Bijte e Dojcit me nje mendje me duket. smiley S'ka lek qe te vjen qyl mer, shko shit qumeshtin s'e s'te vjen leku tek dera.

Jakupllar!

mblidhe popullin, nga ane anes...mesoju si behet lakrori, djathi, mjalti. Mbareshtro ca derra te eger te vijne gjahtaret e çoç ju duket. Udhehiq atyre shkrepave kopè me çanta ne sup udhe e pa udhe.., mor po dhe me fuoristrad., 

Pirdhi mu ne të rrugeve!!

ndersa Cenollari me duket se e ka leshuar veten cik si shpejt kur thote: "63 vjec, kam moshe une te punoj..?"

-mos bre Cenollar, mos ja var vetes kshu.. 67 vjec dalim ne pension ne ketej nga Evropi i Ismail beut dhe se shpejti pritet ta rrumbullakosin ne 70 vjec.smiley. per lehtesim veprimesh, domethene..smiley

Belulo pranej kane fillu shqiptaret te thone "E duam Shqiperine si gjithe Turqia". Nuk i mbrehim dot qete me Evropin na, do kishte thene njoni ktu.

Jakupllar!

u te hengert nje mortje mase te ha!! 63 thote.. Po ketej pleqte te bejne 69-çin, viagra e kolopuçi te del mashalla 4 kilosh..

Ndizu nje zjarr me eshke e leri te flene jashte si qënte...se ashtu è duan ata!!

Kush blen me qumesht aq te yndyrshem apo dhie ( smiley )? 

 

Mademoiselle Fifi , qumeshti i dhise eshte shume i shendetshem dhe kur eshte i yndyrshem. smiley

Nga qumeshti nuk merr vesh shume Zhardina; po deshe me te fol per cicat e dhise masanej, tjeter muhabet...

Njerezit normal. Bile kur mundem ta blej direkt nga fshataret e blej te pa zier.

O PF, po boll m'u ngjite si ... 

Po pse mi Zhardin, une u perpoqa te te ndihmoj. me njellaf vertet nuk merr vesh nga ca gjona, po nga te tjerat te than. une p.sh ate poezine tende me Leshin e D eles e kam printu ne dhjetra kopje dhe ua kam shpernda shoqnis. Nuk e merr dot me men sa falenderime me kane mberrit.

WTF! Si nuk u lodhe... Mire kapterr drizes qe s'iu mbyll goja, po ty qe te thote tjetri x here "boll m'u ngjite," ç'te pengon ? Une s'kam me te voglin interes te lexoj nga ti me shume se titujt e shkrimeve tuaja me gjeopolitike, Islam e Sirize brenda. Keshtuqe me bej nje nder se kam blere edhe kepuce te reja sot. smiley

Faleminderit paraprakisht. 

Per ata qe kan afer dyqane etnike ne US, ju rekomandoj djathin e dhise "Kofinaki".
PS. I deles Dodonis. Te gjitha ne mungese te djathit te Cajupit.

Eshte shume i mire e perdor une..

permban me pak yndyre bulmeti I dhise. Po kshu thuhet per qumshtin e peles, por keto jan specialitete mongole, per te cilat nuk kemi NJOHJE, duke perjashtu njerin smiley

qumeshti i peles! smiley kush eshte burri i peles? smiley

po qumesht dallendyshe!? meqe ra llafi po burri i dallendyshes si quhet!

Burri pelës? Kau!!

Ja ke fut si kau peles ne ti ballcekano.

Ketu rron 100 vjet pa frike...

Ai 63 vjecari ka te drejte se nuk eshte si pleqeria e evropit qe eshte rritur me Nutella, po i qihej nena ne kooperative per 2lek djathe.

Pleqeria e Evropit thote, Nutella thote! Posi madje dhe qumesht dallendyshe. Ashtu bejani rrafsh vetes, se puna eshte nje gje qe po e bene njehere ne jete, se bo me. U pika!

Gjermonet moren e ndertuan trecerek Gjermania mer pas Lufte e s'kam degjuar njerit te thote, apapa, sa kena punuar kur ishim te ri. Kam nje plak ketu afer eshte nja 80 e kusur vjec (zot e di sa jete ka kalu), qe ka punuar qe pas Fyrerit e hala e shoh sa here dal aty tek oborri merret me gaxhi-mixhi, njehere pastro oborr, njehere rregullo stola, hiq mbeturina etj. S'e kam pare njehere te ulet e shullohet ne diell per qef te shpirtit. 

Hajde o Debris bej nje dore muhabet:

Pleqeria e Evropit thote, Nutella thote! Posi madje dhe qumesht dallendyshe. Ashtu bejani rrafsh vetes, se puna eshte nje gje qe po e bene njehere ne jete, se bo me. U pika!

Po eshte e verte jane njerez te ushqyer e te ndjekur nga ana mjekesore shume here me mire se ne dhe kjo ndikon ne jeten e njerezve. Nuk besoj se kane punuar me shume rinia e tyre nga rinia jone, vetem se ata kishin kushte te tjera, te pakten nuk hanin buke misri te hidhur si fshataret tane.

 

Gjermonet moren e ndertuan trecerek Gjermania mer pas Lufte e s'kam degjuar njerit te thote, apapa, sa kena punuar kur ishim te ri.

Po e ndertuan me parate qe u ngelen pas lufte dhe me kontributin amerikan si ne asnje vend tjeter.

S'e kam pare njehere te ulet e shullohet ne diell per qef te shpirtit. 

Ai punon per pordhe se ka 2000 euro pension, ketu ne ate moshe punojne nga halli, besoj arrin ta shikosh ndyshimin.

 

 

 

 

Ai punon per pordhe

 

Si zor me duket te kete idene gjermani se mund te behen gjerat per pordhe.

kap sensin e muhabetit, nje llogari te punosh per te mbajtur frymen, nje llogari te kesh pension gjerman ne xhep...

Me sa di une, deri para dy vjetesh ne ishim rrote'm'rrote me gjermanin per ven te pare e te dyte. Nuk e di nga na dolen keto muhabete fukaralliku tashti.

po biles ne nje moment desh e kaluam, vetem se sa le gjermani bakshish ne lokal ketu eshte ndihma sociale...

Po pra e kapa.  Ky qe ka pension vashdon te punoje, ky qe nuk ka pension nuk do te punoje se eshte plak dhe se nuk ja vlen.

Sa Sanicane ka atje, nuku dime nga Te kthejme syte me pare. 

E thone akoma permetaret ate shprehjen "kur martohet permetari ben sevap" ? smiley

Meqe jemi n Prmet, shpopullimi I Frashrit esht nder gjonat me te ronda qe kan ndodh ne tranzicionin ton veshderr

Shpopullimi i Frashrit nuk eshte ndonje gje shume e ronde...

Po te ishte kaq vend i mire, nuk do e kishin braktis...

     Ne Paramesjete , harta arkeologjike e  Skraparit ka treguar gjat zbulimeve se   kishte  plot 60 vendbanime bujqesore.Ajo qe perben nje interes studimor te madh eshte fakti se thuajse te gjitha ato vendbanime ...kishin fortifikime mbrojtese.Dhe eshte e provuar se 90 per qind e asaj krahine, ishin bujq ilire por asnje prej tyre me status skllavi.Gjeneza bujqesore e ilireve tregon se ata kulturen per bujqesine nuk e mesuan nga te tjeret sikurse eshte lodhur ne tre volume serbi Jovan Svijic , qe ka prallisur se iliret e mesuan kulturen per bujqesine nga ...sllavet..! 

 ..Kur Pompon Atiku, miku i Ciceronit thote se : " prej ilireve u mesua shum prej kultures se lashte bujqesore te kombit te lashte." ! E nga do mesonin te lashtet, autoktonet,  prej te zbriturve prej stepave te Uraleve ne shekullin e 6 -te ! 

Epo he more emo durohen sllavet , kur  thone se ...skrapallinjte, kane mesuar prej xhollove ! I ka ardh funi botes ...! 

   Mirepo per neve kane fole te tjere dhe shum pake ne vete ! 

Institucion je i nderuar...

More cuna , po nuk mesohet vec ne vikipedia por ne libra, ne histori edhe per kete rastin e Frasherit, te Skraparit e kudo ! 

 Skrapari dhe Dangellia( bashke me Frasherin) u pushtuan prej romakeve nje vit me vone se krahinat e tjera.Dmth ne se iliria u pushtua ne vitin 168 para eres sone , keto dy krahina rezistuan nden nje rrethim te madh per me teper se nje vit.Patricet romake qe u bene zoter te tokave te ilireve i shhfrytezuan egersisht fshataret.Pikerisht ne Skrapar e Dangelli, bujqit  u rebeluan kunder romakeve.Te rebeluarit skrapallinj e frasherllinj, romaket i quajten " Latrone " dmth ...kusare ! Se plackisnin pasurite  e arhondeve dhe patriceve romake..Ja pra pse ka zene fillese kusaria, qe  na e veshin si turp ne  shqiptareve si ne Skrapar, Dangelli e ." ..pako gje "...  edhe tek na, ne Laberi ! 

 Mirepo pikerisht  ata i dhane zjarr kryengritjes se madhe anti romake, te prire nga... Batua ilir, ne kohen e Oktavian Augustit....! 

hajde grave, hajde...ketej na ben historira, andej na merr ne koncesion ujrat e ftohta te perzjera me ujrat e kripura...

Dre , dre po sikur ta kem vjedhur ore ! Me konkurim ishte ! Uji ku dredhej varet prape  a derbardhe! Eja mbush  me kukume sa te duash se nuk te pengoj hic ! 

Po per historine mesoje se kur te flasin  te tjeret , per te tyren ...qe e kane pese me hic me tenden e ti mbetesh i vuver, , ...nuk ka perrua  qe te lan ..... ! 

Mo rèee.. Po avash se s'te tha njeri...kukume.

po ca do na pengosh, o grave...neve e kishim banjo termale, aty ku merr koncesione ti.

nje skuader nga kalaja e direkt...me pash te bova, -4 grade celcius, tartakuti...

...e tani qe e ke marr ti ne koncesion, mbemë dhe palarë...

e ke rrethuar grave, i ke vënë qyçin?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).