Kompania italiane IPR-Marketing ka zhvilluar sondazhe në Shqipëri për televizionin Ora News në vitet 2009 e 2013, para zgjedhjeve dhe ditën e zgjedhjeve. Në 2009-ën, rezultatet e zgjedhjeve u përputhën saktësisht me rezultatet e sondazheve, dhe në 2013-ën, pothuajse u përputhën saktësisht në nivel koalicioni. Sonte IPR-Marketing prezantoi rezultatet e para të sondazheve për tri bashki kryesore në televizionin Ora News – Tiranën, Durrësin, Shkodrën.

Sipas IPR-Marketing, në qoftë se zhvillohen sot zgjedhjet në bashkinë e zgjeruar të Tiranës, Erion Veliaj merr 45.5% të votave, Halim Kosova merr 36.5%, Gjergj Bojaxhi merr 12.5% të votave, dhe të tjerët marrin 5.5%. Duke patur parasysh se numri i votuesve në listat zgjedhore është rreth 610 mijë dhe pjesmarrja në zgjedhjet e fundit lokale të ishte 52.5%, me afërsi, shpërndarja e votave për kandidatët është si vijon: Veliaj 145 mijë vota, Kosova 115 mijë vota, Bojaxhi 40 mijë vota, të tjerët 18 mijë vota.

Me fjalë të tjera, Veliaj ka sot rreth 70 mijë vota më pak se sa morën parvjet partitë që e mbështesin aktualisht kandidaturën e tij, ndërsa Kosova ka sot rreth 5 mijë vota më pak se sa morën parvjet partitë që e mbështesin aktualisht kandidaturën e tij. Bojaxhiu, nga ana tjetër, ka rreth 40 mijë vota, ndërkohë që nuk mbështetet zyrtarisht nga ndonjë parti.

Në bashkinë e zgjeruar të Durrësit, gara është shumë më e balancuar. Vangjush Dako, sipas IPR Marketing, merr sot 51% të votave në Durrës dhe Grida Duma merr 49% të votave. I përkthyer në vota, ky rezultat na tregon se Dako ka sot rreth 46 mijë vota dhe Duma rreth 44 mijë vota.

Me fjalë të tjera, Dako ka sot rreth 10 mijë vota më pak se sa morën parvjet partitë që e mbështesin aktualisht kandidaturën e tij, ndërsa Duma ka sot rreth 4 mijë vota më shumë se sa morën parvjet partitë që e mbështesin aktualisht kandidaturën e saj.

Në bashkinë e zgjeruar Shkodër, Keti Bazhdari, sipas IPR Marketing, merr sot vetëm 40% të votave dhe Voltana Ademi merr plot 60% të votave. I përkthyer në vota, ky rezultat na tregon se Bazhdari ka sot rreth 24 mijë vota dhe Ademi rreth 36 mijë vota.

Me fjalë të tjera, Bazhdari ka sot rreth 10 mijë vota më pak se sa morën parvjet partitë që e mbështesin aktualisht kandidaturën e saj, ndërsa Ademi ka sot rreth 4 mijë vota më shumë se sa morën parvjet partitë që e mbështesin aktualisht kandidaturën e saj.

IPR Marketing do të zhvillojë në vazhdim edhe sondazhe të tjera, që me gjasa, do të na tregojnë një ndryshim të raportit të votave të mësiprme, sepse një pjesë e mirë e të anketuarve janë ende të lëkundur në të tria bashkitë e zgjeruara./ respublica.al/

113 Komente

Erion Veliaj merr 45.5% të votave, Halim Kosova merr 36.5%, Gjergj Bojaxhi merr 12.5% të votave, dhe të tjerët marrin 5.5%.

Pa program 12.5%.  Jo keq.  O Xhexho ku programi? Se nuk eshte program kur pyetet per pastertine e Tiranes: "Do u kerkojme kojshive te spiunojne njeri-tjetrin".  (cit. jo verbatim nga nje interviste e Bojaxhiut.)

Pika e pare e programit te Gjergjit eshte qe s'kandidon si mashe e PS, PD apo LSI. Pika e dyte eshte qe ai guxoi te kandidoje pa parti ne nje ambient ku partia eshte merimanga e cila me rrjeten e saj e ka zene jo nje qoshe por gjithe dhomen. 

Eshte inkurajuese fakti qe momentalisht 12% e atyre qe jetojne ne Tirane (besoj jane cerek-Shqiperia si popullsi) sondazh-voton kesisoj kunder merimangave! Agjitpopistet e partive s'i jepnin as 1% Bojaxhiut para se te fillonte gara. Bojaxhiu kesisoj po ben nje sherbim te shkelqyer publik per ti dhene nje mundesi miletit qe te votoje kunder sistemit te merimanges. 

Gjeja tjeter qe per mua ben "mu' me shume se mungesa e programit te Gjergjit eshte fakti qe vetem 2 vjet pas fitores se shumepritur dhe bombastike te Rilindjes ajo merr ne Tirane (sipas ketij sondazhit) me pak vota sesa nje PD e shkundur-pjerdhur-tkurrur + nje kandidat pa parti. Emigrimet masive ishin me domethenese sesa sondazhi xhanem per zhgenjimin e miletit, por ata u trajtuan si maloke//saliste dhe jo si "average Albanian" nga ngjalat e internetit por dhe Veliajt e Rames, keshtu qe ky sondazhi e c'ngjalos ate argument. 

Programe duhet te kene te gjithe, por ama si mund ta fillojme kerkesen e programit ndaj individit qe kandidon tek pulle dhe jo parti-korporatave qe me para korrupsionesh ushqejne nga nje qerre me specialista? Plus qe ne akoma s'po gjejme dot programin e Rilindjes te 2013-es, kemi shprese se do ta gjeje Byroja Federale qe do beje Rama. 

kam vellain ne shqiperi, dhe (sipas tij) eshte e vertet qe ikin vetem provincialet. qe s'kane asnje shans (specializim, diplloma,  rreth, njohje apo mundesi tjeter,) te gjejne pune ne shtet.

pra nuk jane llafe interneti as prapagande e rames. 

eshte e vertet qe ikin vetem provincialet

Po normal qe provincialet do ta ndjejne me shume krizen. Ndryshe nga Shkaba qe punon dhe jeton tek Komuna e Parisit, provincialet jane lene pas dore nga te gjitha partite, jo vetem ne aspektin e mosparjes se mamave seksi neper trotuare por dhe nga aspektet e tjera te jetes si zhvillimi ekonomik. 

nuk eshte pune krize. ikin se s'kane ç'te bejne ne shqiperi. nuk kane perspektive sociale atje. do jene katnare per qytetaret e tiranes, tere jetes po te rrine atje.

eshte zbythje sociale. shqiperia eshte vend i vogel, dhe kapitalizmi nuk ka hedh rrenje akoma. privatet kane ndermarrje ne baze familje ose fisi. te gjithe njihen dhe te njohin. 

nuk eshte bere akoma si ne bote qe nuk njeh komshiu komshine. kjo e ben jeten me te rende atje. nuk ke ku fshihesh. 

ti pershembull ketu flet serbes se nuk njihesh (çfare punon, mese merresh dhe sa fiton). ne shqiperi ta mbyllin gojen shpejt, se e dine edhe s'i e ke marre dipllomen, kush te futi ne pune, cilin ke per babe dhe nga e ke origjinen. eshte atmosfere mbytese per te pazotet, dmth per me te shumtet.

por jo se ka krize, ose po vdesin per buke. shumica kane toka ne fshat, se andej vijne. dhe toka te ushqen, sidomos ne shqiperi ku mbin gjithçka.

provincialet ikin nga tirana ne qytetet e be-se, qytetaret qe shkollohen atje kthehen ne tirane. pse? se jan shkaba qe i mba mami ne shkolle, ju gje dhe punen ne tirane. jan me fat qe kan mamin e bukur smiley

kush eshte ajo bjondja se qeka kanon. 

se di pyet shkaben se bombat te komuna rrin. smiley

ne shqiperi...eshte atmosfere mbytese per te pazotet, dmth per me te shumtet

Dmth problemi aty qenkan njerzit se jane shumica te pazote. Veten tende ku e fut ti ne kete kategorizim, tek te zotet qe ia dilnin ne Shqiperi po iken per t'i dhene nje dore Frances? 

Ti je tip i lezecem ne vecantine tende Profilo, ne kuptimin qe disa here ke qasje te ndryshme sepse te drejtperdrejta e shpesh here te ndryshe sepse ufo. Tema ketu s'eshte per soc-kulturen nga pikpamja profil-ore por sondazhin per zgjedhjet. Pare me syte e shtetit, nuk ka (ose nuk duhet te kete) provinciale inferiore vs qendrore te emancipuar, jane te gjithe banore te atij vendi dhe shteti eshte pergjegjes njesoj per te gjithe. Aq me teper kjo ne nje vend ku deri dje 70% e banoreve jetonin ne fshat, plus qe dhe 70% e qyteteve ishin tip fshati i madh. 

Shteti/partite politike vertet diskriminojne ne realitet por ky realitet nuk e ben argumentin e diskriminimit me legjitim thjesht se egziston (diskriminimi). Nga ana tjeter nuk mendoj se eshte diskrimin i qellimte per arsye soc-kulturore; politikanet tane jane thjesht te orientuar me qark te shkurter; nuk kane plane afatgjata, politika kombetare apo nderkombetare etj, shohin vetem perfitimet dhe dallaverat e mandatit te radhes, si tia fus atij per tu bere me kete qe te perfitoj kete gje...ne kete qasje fshati/provinca eshte ne periferi te veshtrimit, plus nuk i ben aspak presion shtetit, as vizualisht (gjendet para zyrave te shtetit vetem kur e sjellen me autobuze per mitingje partie). 

une kam ik kur shqiperia ishte akoma komuniste. dhe me thene te drejten kam ik per sport, ose sepse te gjithe donin me ik ne ate kohe. u shperthyen muret, ishte koha per ikje. 

si dhe ne demokraci kushdo te vije ne pushtet, nuk do ndryshoje dot gje (meqe ti do me fol per temen ketu). se nuk do te kete asgje ne dore asnjehere (ketu po them per shtetet e fuqishme si ai ku jeton ti e une, jo per shqiperine ku ambasadori amerikan do te kete me shume pushtet nga te gjithe, per jete te jeteve sa te vazhdoje keshtu). bile edhe korrupsioni vjen pikerisht nga kjo pamundesi per te ndryshuar gjerat, me qene idealist. vetem per te bere para per vete, te mbushesh xhepat nga posti ose ligji, te jep mundesi demokracia. asgje tjeter.

por qe ta kuptosh ket, duhet pak mençuri. 

ps: si dhe atje ku jeton vrasin akoma zezak, sa here duan, ndersa ti na çan karin me sociollogjizma dy lekshe. president zezak ke atje, dhe nuk ka asnje mundesi te ndryshoje gje per gjeje sa i perket kesaj pike. vetem te bej ndonje dore pare e mundeson pushteti si dhe kariera e tij prej politikani. imagjino nashti me vende koti si shqiperia, ku dhe pare, s'ke mundesi te besh se nje grusht njerzish banojne.

Varet, Profil-im. Nje person qe njoh une e qe jeton ne qytet, sapo iku ne Gjermani me gruan dhe femijen pa mbushur 1 vjec. Qe ne vitet 90 ai s'ka lene vend europe pa provuar. Qe nga Anglia, Italia, Franca e deri Spanja. Ne asnje vend s'ka ndenjur me shume se gjashte muaj. Ne Shqiperi ka shtepine e tij dhe nje dyqan qe e ka dhene me qira e qe s'e le pa buke, ndaj tek cdo pune qe ka bere deri me sot nuk ka duruar me shume se 6 muaj. Mund te kete nderruar nja 8 pune deri tani, nga me te ndryshmet. Dhe puna ne shtet eshte nje pjese shume e vogel e punesimit ne Shqiperi. S'eshte se i var njeri shpresat per ne shtet kur del ne jete e kerkon pune. 

punen ne shtet e permenda se eshte me e kollajta dhe me e mira per ata te shqiperise. behesh milioner edhe pa qene i zoti, se t'i jep vendi punes. ose merr nje rroge pa e vra mendjen dhe njeokohesisht merresh me matrapazlliqe apo marrezi te tjera jashte saj.

ndersa te privati, nuk te paguan ky qe te pasurohesh me shume nga ai. te duhet talent, po s'deshe te jesh punetor tere jeten. ne shtet ke mundesi per kariere ne rastin me te keq. te privati shqiptar, ndermarja eshte familiare, nuk ke asnje mundesi kariere, se nuk do zevendesosh çunin ose gocen e privatit ndonjehere.

Paraprakisht, kandidaturen e Bojaxhiut e kam perkrahur qe ne fillim.  Dhe parimisht do mbeshtetja idene e nje kandidature si Bojaxhiu ne cdo bashki. 

Thene keto:

Programe duhet te kene te gjithe, por ama si mund ta fillojme kerkesen e programit ndaj individit qe kandidon tek pulle dhe jo parti-korporatave qe me para korrupsionesh ushqejne nga nje qerre me specialista?

Le te supozojme per momentin qe kandidatura e Bojaxhiut ka qene e paplanifikuar. Ai shpalli kandidaturen ne 31 Mars.  Ka pasur ne dispozicion me shume se 1 muaj e gjysme per te hartuar dicka.  Kur shpalli kandidaturen deklaroi nder te tjerash edhe per projektin/fushaten e tij dhe mbeshtetesit:

Janë një grup qytetarësh. Profesionistë të cilët janë secili në punën e tyre në fushën e tyre. Njerëz që nuk kanë nevojë as për punësime në shtet, apo për tendera në shtet. Simbolika është shumë e qartë. Ne po e bëjmë këtë për t’ja marrë Tiranën, partive politike. Ato janë shkaku që ne kemi sot këtë qytet, që kemi këto problematika. Dhe ka ardhur koha të tregojmë se gjërat mund të bëhen ndryshe dhe mund të jenë të suksesshme duke i bërë ndryshe. ...Nuk është projekti im. Është projekti i një grupi njerëzish. Unë jam thjesht kandidatura e përzgjedhur për ta përfaqësuar këtë projekt."

Cili eshte projekti pra?  Vetem marrja e Tiranes nga partite politike?  Ndoshta per disa mjafton si projekt. Por per Tiranen nuk mjafton.  Per problematiken urbane e sociale te Tiranes apo dhe cdo qyteti tjeter, nuk mjafton.  Bojaxhiu s'ka fondet qe kane ne dispozicion dy kandidatet e tjere, por sic deklaron vete, specialiste ka me vete.  Te me ndjesh, por nuk e pertyp dot justifikimin qe berja e nje programi kushton qamet.  

Bojaxhiu nuk do fitoje.  Por ka shume rendesi kandidatura e tij per t'i hapur rruge idese se kandidateve te pavarur.  Qe kjo rruge te kete destinacionin e duhur, nuk mjafton qe Bojaxhiu te dal me programin a projektin "jam cun Tirone pa parti." Kandidatura e tij vetem ne kete forme i jep argumenta teorive qe nje kandidat i pavarur eshte "arma" sekrete e ketij apo atij krahu partiak. 

Mungesa e programit ne me te pakten eshte dembelizem politik. Shtoji dhe mungesen e nje pathosi ne intervista live as mish as peshk dhe rezultati eshte medioker. 

Pa program 45.5%. Pa program 36.5%.

Pa program ti je mbret, pa program je pasha. Pa program eshte edhe moda.

49% Grida. Si yll.

Merr dhe ca nga ne durrsjanet qe do votojme si qytetare te rinj te Durrazzos. smiley

49% pa i tregu te gjitha sekretet e platformes, imagjino kur te zhvishet ... shpata per betejen finale smiley

E paske marre dhe ti shperblimin per fushaten e mire qe po ben ne Durres, na kane shperblyer njesoj edhe pse mendoj qe meriton me shume, si aktivist i bindur i fushates ne Durres...

Qe Grida do fitoje sdiskutohet, po gjekja 12% edhe naten ne enderr nuk i shikon...

Gjekja siq duken bathet do marre vota ne Tirane 4 here me shume se Bamiri i DRF-se ne xhithe Shqiperine. smiley

Kete shperblimin e kam nga kuleta jeme une. smiley

Keshtu thone te gjithe nga kuleta jeme smiley, ta marrim si kompliment qe merr vota me shume se farakungull ngrenesi.
bofsh qejf thashe vetem te te pershendesja mqs qe nje teme me nje figure qe e vleresojme shume te dy...

flm gjermani

 

Rama:
Pse po ikin shqiptarët? Kemi të bëjmë me një moment kur ka një keqkuptim të madh nga njëra anë i krijuar në raport me një nevojë të shpallur të Gjermanisë për rreth 45 mijë të huaj por me profesione të caktuara dhe për arsye të caktuara të ekonomisë gjermane, dhe mbi këtë keqkuptim ka hyrë në veprim elementi kriminal.

4 vjet me pare nje muaj para zgjedhjeve  Rama  ishte 12 % para Bashes sipas sondazheve , tani sipas llogarive qe bej duke u bazuar ne kete sondazh me del qe Halimi merr Bashkine.

Brado, po doli me matuf se nga pritej ky Halimi.....vetem kumbulla keput....verini interpret ate Enon e Bashkise se po le kokrren e nomit...Cfare nuk me kane pare site ne Maternitet thote.....jarebi

nuk eshte rrenacak si duket. s'ja ka marre doren politikes.

ata po te duan burre te ndershem, ate duhet te votojne. po deshen maskarenj pastaj, tjeter pune.

Po i argeton njerezit me shume se cduhet, po mblidhen njerezia me bo i dore gallate e jo me e votu. 

une se di ne fakt fare ç'bohet atje, se nuk shof as lajmet e frances jo te shqiperise. po nga pamja (nje foto qe dikush hodhi ketu) mu duk me intelektual se te tjeret. 

kishte pamjen e nje njeriu te fisem. 

por siç tha dhe Rama per emigracionin, ashtu mund te argumentoje edhe ky apo te tjeret po nuk qullosi gje. qe tiranes ja kane shtremberuar perspektiven me kohe, e duhen shekuj nashti ose te derdhesh perseri gjak, per t'i dhene ndonje forme tjeter me koherente. 

pervete do te zgjidhja me tolerantin. dmth ai qe s'ka asnje ide te veten, por qe lejon çdo njeri te zbatoje idene e vet, pa i vene shkopa ne rrote. Tirana do behet interesante dhe me jete vetem keshtu. duke e lene te rregullohet prej qytetarve te saj, planeve te tyre, dhe jo prej planesh nga siper, prej byrosh te huaja specialistesh apo pllane politikansh vendas. 

Sa inat per Ketin, megjithëse duhet te ket qene e ndergjegjshme për një lloj vetsakrifikimi,qe kur ka kandidu.

Tradhetaret nuk i honeps njeri.

Po ashtu edhe njerezit e semure nga Sidroma e Stokholmit si puna e Ketit.

Nuk te honeps njeri kur behesh lecke per te fshire kepucet e gjakosura te te majteve shqiptare.

Nese nuk i pelqente PD-ja apo e djathte Ketit te kish bere nje parti te re ,se para ka dhe te kandidonte sic kandidoi dhe fitoi ne Shkoder ai ne 1996-ten.

Por jo lecke,se leckat sa perdoren dhe hidhen ne kosh te pleherave,sic do te hidhet Keti.

Bravo Voltana,Grida dhe Gjergji Mero ne Korce qe do te fitojne.

Po palle mbete a derebardhe,megjithese ke kaq kohe ne Amerike.Ka nxjerre koka Korca,po nxjerr edhe si Pandi Gjiza dhe si ti,c'ti besh.

Perse nuk beson ti se keta njerez vuajne nga Sidroma e Stokholmit?

une nuk po te ofendoj personalisht, keshtu qe nese ben debat mbaje pak vetem.

C'i ke keto cilesime tradhtare, qe meqe je i djathte leshi, duhet ta dish se cfare te kujtojne. Nuk u dashka bere lecke per kepucet e se majtes,  por per cizmet e gjakosura teSaliut "te djathte". Akoma sta thith truri qe partite sotme shqiptare, dhe jo vetem shqiptare, sjane as te djathta e as te majta, po nje lesh e li. Ta kam thene ku eshte anomalia me ty, qe te ben dhe me keq se Pandi Gjiza, nga njera ane hiqesh si supermemedhetar e antiislamist, nga ana tjeter mbete ithtar  i antishqiptarit me te madh nder shqiptare keta 25 vjet, dhe njeriut qe e futi Shqiperine ne Konferencen Islamike. Dhe prape tek tema e memedhetarise dhe e se majtes, pyet pak historianet, po jo B..eqirat e Sales, e te te thone se po te mos ishin te majtet qe luftuan ne LIIB, ose me sakte te rinjte, ca nga idealet e sa nga naiviteti, a me mire te dyja bashke, po crendesi ka, Shqiperia do te ishte bere kashte e koqe nder fqinjet. Pavaresisht retorikes, te majtet kane bere me shume per Shqiperine se te djathtet. Ti vazhdo rri mbas koqeve te vyshkura te Sales.

Une nuk po bej histori ketu dhe nuk po te ofendoj ty.

Thjesht me duket jonormale qe nje ish e persekutuar te kandidoje per PS-ne ne Shkoder.

Une skam qene i persekutuar ne kohen e monizmit dhe po te isha kurre nuk do te isha ne nje parti qe akoma adhuron ideatorin e persekutimeve Enver Hoxhen.

PD- ja ka boll mekate dhe po te mos me pelqente PD-ja nuk do te perzihesha me PS-ne sic beri kjo.

Nese ti ke mendim tjeter dakort hajde ta diskutojme, por jo te ofendojme me emra si Pandi Gjiza se edhe une po te dua te ofendoj ty.

Mos e ndridh muhabetin me L2B, se familja e saj eshte persekutuar ne vitet me vone dhe seshte cudi qe ata qe e kane persekutuar ti kete ne shtabin elektoral.

Une per vete nuk do ta beja.

Sidroma thote. Jo po fadroma. Sindroma mër sindroma. Injorant amerike ( kjo eshte me keq se injorant shqiperie se te pakten atje aq dinim). 

Edhe une po te them qe nuk ka asgje jonormale,nese PS ka ne krye nje antikomunist si Edi Rama,PD ka pasur dhe ka de facto nje sekretar partie dhe eshte nje parti qe absolutisht ka qene ne funksion te marrjes dhe mbajtjes se pushtetit prej atij te cmenduri e krimineli dhe me pas te pasurimit te tij e familjes,dhe te persekutuarit vetem i ka perdorur.Vetem nje Pandi Gjize nuk e veren kete (Kjo eshte e mira e te qenit anonim interneti, mund te ofendosh,po te pakten e thua pa dorashka ate mendon,dhe kjo eshte ajo qe mendoj une per ata qe mendojne si ti.Nese te duket se keto qe them une jane marrezira,mund te me quash edhe ti Pandi Gjize a ndonje shok tjeter te tij qe ka Korca,pune e madhe).Por po e them edhe nje here,ajo pse me dukesh me shume ti Pandi Gjize,eshte se,teksa hiqesh si memedhetar i flakte,je ithtar i njeriut qe ka punuar me shume kunder shqiptareve se cdokush tjeter,te pakten qe prej Esat Toptanit.LIIB nuk e permenda per Ketin,po per ty,per te te thene qe me vepra me shume kane bere per Shqiperine ata te ashtuquajturit te majte,se te ashtuquajturit te djathte. Po te mos ishte prej tyre,ti nacionalisti i flakte shqiptar mbase tani do te ishe grek e do te kishe kenduar gjate ushtrise kenge me zorre shqiptaresh e lidhese kepucesh. Enveri ishte ai qe ishte,po nuk u shiti asgje fqinjeve,sic bene a donin te benin "te djathtet" paraardhes dhe pasardhes te tij.

Keti asht vajze dhe njeri i shkëlqyer. Inatin qe e shpreha ishte dhe per nje njohje ne ca rrethana personale,kurse opinioni yt per te, ka doza shume te larta te mendësis komuniste.

Edhe ata te Sidromes se Stokholmit njerez te shkelqyer ishin.

Ska te beje se sa njeri i mire je kur vuan nga ajo sidrome.

Kam nje mik familjar zotni burre, ka bere 22 vjet burg e internim, I eshte ... nena se e kam njohur qe kur vuante.

Qe ne 1991 ishte i vdekur per PPSH-ne sot PS- ne.

Habitet perse familjaret e tij( qe ne fakt vuajten per shkak te tij) jane te zjarrte me PD-ne.

Ky eshte miku im dhe njeri i shkelqyer, por mund te themi qe nuk vuan nga Sidroma e Stokholmit?

Jo?

Cfare i kishte bere PD-ja ketij ne 1991-shin qe e urrente? Qe e nxorri nga burgu?

Ja keshtu eshte dhe Keti jot, prandaj keta njerez kurre nuk bejne prokopi ne publik.

Besoj se te sqarova.

 

Nuk e kuptu mire Sindromen e Stokholmit zotrote, sepse eshte per ty....ndjekesin e  cunit te Sheqeres, komunist i 8 nentorit 1968,  komunisti i vetem ne balkan qe drejton politiken ne vendin e tij e aq me keq drejton partine e vetme te ashtuquajtur te djathte ne Shqiperi. Ju viktimat e Sindromes se Stokholmit, prisni nga i emeruari i Xhelil Gjonit tju kthej Pronat, tju ktheje vitet e burgut e te luftoje kulshedren e kuqe. Jeni keq....shume keq...po do e kuptoni kur tek Shqupi te ciceroje per BE, xhep mejdani, tosi e blushi. PD nuk nxorri njeri nga burgu, por komunizma ra...si kendonte Cuni i Sheqeres? Shoku Ramiz, ju po beni reforme me te perparuara sec pret populli Shqiptar.....eh mer viktime

Po mire nese PD-ja ka mekate te tilla nuk do te thote te behesh me PS-ne.

Njerezit me dinjitet nuk perzihen me parti plotiike por eshte anormale qe te jesh i persekutuar dhe te kandidosh per nje parti qe akoma justifikon krimet e asaj kohe.

Edhe pd kur vjen koha e zgjedhjeve Krimet e Enverizmit si permend bile ja u Lu pak synin Kanibaleve. Demet te djathtes ja ka Bo PD e Jo PS e prandaj se kap sindromen e Stokholmit. Sa per zgjedhjet dikush do qeverisi e Shkodranet do Zgjedhin nga keto 2 zonja kush do i mbushi gropat me mire a vizat e bardha me  bukur. Ty te intereso Korca e mu Tirona.

Bashkine ta marr nje djal i ri, puntor, dhe me shkolle ne amerik smiley

PD-ja si vjedh dot votat ksaj here....Basha i la topin ne dore ktij kasapit

Gonxhi Bojaxhiu masnej...vari trapin

Eh ca pyje paska Amerika! Per nje sondazh, pare vetem si trend, cakejte zihen per pronesi ...kermash ! 

  Nuk i duhet besuar hic ketij sondazhi sepse nuk ka asnje baze krahesuese me te shkuaren.Kjo per faktin se ne keto zgjedhje , krejt ndryshe nga te viteve te shkuara, ndarja administrative, do ti beje keto lloj  sondazhes ....si ato per zgjedhjet ne Angli !  ne te cilat sic edhe e pame ...Kush pritej per " dhendri" .....qe pastaj doli  " krushku " .

Bojaxhiu njihet si një nga personat me te privilegjuar te qeverisjes 8 vjeçare te Sali Berishës. Ai u  thirr ne qeveri  direkt nga emigracioni ne SHBA pa ndonjë kontribut  politik apo elektoral te PD dhe ju besuan poste te rëndësishme  si drejtor i KESH apo INUK . Ai kandidoi edhe  për kreun e degës se PD-se tirane por pa sukses.  Doli kundër PD-se menjëherë sapo i humbi privilegjet prej saje dhe siç dëshmon Kreshnik Spahiu bashkëpunimi i tij me Ramën fillon te paktën nga viti 2013    smiley

   Llaf i sigurte posi jo ! Qe thua ti, po te the Kreshnik  brilantina: " mirmnjezi" ...ike derezi se re zuri nata ! 

     Ja si thua ti more miku im , kapo! Tu besojme per nje moment sondazheve si ky siper, ata 40 mijet qe ja japkan voten  Bojaxhiut , " te nxire me boje demokrate " , apo socialiste te jene ? 

     Domozdo qe demokrate qe e njohen " curudine e demokracise " , me emrin sali, kane njohur edhe Gjergjin , te pa bere me " bojak " si " shoket " dhe  ndaj , te shkretet demokrate mbetur thate ,  menojne tja japin voten. Kaqe eshte e gjitha, menoj une ! 

Supriza me e madhe e ketij sondazhi eshte Sazan Guri, qe marka 4% te votave, ose duke ndjekur arsyetimin e sondazhisitit, merr rreth 14 mije vota. Tani, ose jane cmendur 14 mije vete ne Tirane, ose marzhi i gabimit ka nje gjeresi te madhe.

Rusia akuzon Perëndimin se po tenton ta destabilizojë Maqedonin

Rusia ka akuzuar “organizatorët perëndimorë” se po tentojnë të nxisin një “revolucion kolor” në ish-republikën jugosllave problematike të Maqedonisë, ku tensionet politike po forcohen para tubimit opozitar të paralajmëruar për të dielën.
“Revolucioni kolor” është një term që shpesh përdoret për të përshkruar kryengritjet e famshme në Bashkimin Sovjetik, përfshirë Ukrainën, për të cilën Moska vazhdon ta akuzojë Perëndimin se ka ndërhyrë qëllimisht në politikën e brendshme për të çuar përpara interesat e veta, raporton Reuters.

Në një deklaratë mbi krizën në Maqedoni, ministria e Jashtme ruse ka cituar mediat serbe në lidhje me arrestimin e një qytetari të Malit të Zi të akuzuar se ka ndihmuar ata që Moska i quan “ekstremistë shqiptarë” në Maqedoni.

“Kjo është një dëshmi bindëse... e përpjekjeve për ta çuar vendin në greminën e ‘revolucionit kolor’”, thuhet në këtë deklaratë.

“Kjo është edhe një dëshmi se organizatorët perëndimorë të skenarëve të tillë katastrofikë preferojnë t’i realizojnë ato me duart e të tjerëve”, ka thënë Ministria, duke tërhequr paralele me Ukrainën, transmeton Koha.net.

Moska akuzon Perëndimin se ka ndihmuar në inskenimin e rrëzimit të presidentit pro-rus të Ukrainës, Viktor Yanukovich, pas protestave masive nëpër rrugë në fillim të vitit 2014. Ai më pas u largua në Rusi.

Rusia shpesh ka kritikuar politikën perëndimore në Ballkan. Rusët ishin përkrahës të fuqishëm të serbëve - të dy palët sllavë të besimit të krishterë Ortodoks - në konfliktin e tyre të fundit në Kosovë. Moska ka kundërshtuar dhe vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës

harruan se dolen te fituar ne ukraine. e ndane ate ne nje fare menyre. ndryshe do ishin te detyruar te paguanin gjithnje per te mbajtur floten e tyre atje. 

jane bo cara ruset. s'jane pragmatike fare, ndryshimi esencial me perendimoret.

145 mije vota per nje sharlatan me shkolle fillore?

 

Kryefshati i albanistanit paska shkuar per lesh.

po pse po te ket shkolle do mund te beje me shume ?

ta beje shkollen ai njehere, pastaj ta jap pergjigjen.

wiki- "Ka kryer studime ne Universitetitn e Miciganit , dhe ka vazhduar studimet per Master ne Angli.. "

 Po a ka marr gje Diplome,  apo vetem ka studiuar  ?    smiley 

http://sq.wikipedia.org/wiki/Erion_Veliaj

imagjino qe edhe wiki nuk e beson kete mashtruesin:

Studimet Bachelor i ka kryer për Shkenca Politike në Grand Valley State University në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.[Cito burimet] Më pas ai përfundoi studi­met Master në Mbretërinë e Bashkuar pranë University of Sussex, me fokus tek Integrimi Europian.[Cito burimet]

ilirjani, ti jeton dhe ne angli, miku im. ka nevoje te them une, qe tipa si ky ketu nuk i pranojne as per te pastruar dritaret? apo albanistan hesapi, ci qi t'emen.

po pse rama te duket me shkolle ty ? 

s'ka pas shkolle muhameti mer, qe i ka dhene drejtim gjysmes se botes.

po pse kush tha qe rama eshte me i mire mor qyp?

muhameti? ik or budall.

argument tjeter s'ke ?

po s'ta mushi mendjen muhameti hajt se po te them Steve Jobs-i. 

steve jobs, richard branson, et. al. jane nje ne nje billion. OUTLIERS.

po te futesh emrin e ketij sharlatanit dhe atij tjetrit ne nje paragraph me steve jobsin dhe richard branson, duhet te jesh teper i cmendur.

nuk e ka pengu gje shkolla ta propozojne per KRYETAR, deri tani.

e te jetoje e beje kariere me te mire nga ty. 

po ti vazhdo bjeri fyllit po ne nje brim.

te beje kariere me mire nga une?

po ti nga e di se ca kariere kam bere une?

ah sa i mbaruar qe je.

vazhdo se po me zbavit.

e marr me mend, par analogie (prej menyres anallogjike). 

ti nuk mund ta kuptosh jeten qe bejne ata qe drejtojne ne shqiperi. dhe aq me mire per ty ose ndonje tjeter.

pastaj ai patjeter duhet t'i kete ca deftesa shkollash, se me to fshijne bythen ne shqiperi. u shesin edhe italianve pa ardh fare te japin provime. 

deftesa eshte argumenti me i dobet, per te treguar aftesite e nje personi, aq me teper sot, kur shkolla BLIHET me leke. leke vetem te kesh. 

shkolla eshte ender per ata qe s'kane leke dhe as IDE si te qullosin diçka. 

nuk di ca merr me mend ajo rradakja jote lidhur karieren time. se qe te besh analogji, duhet te dish pak, pak fare per mua. po ti nuk di asgje per mua. keshtu qe ben ham ham kot.

per te tjerat lidhur me deftesat, po me flet edhe ti si stalker-i me poshte. pa lidhje me nje fjale.

me qe ra llafi, ca vere pini ju aty ne france, qe ju ben te flisni percart.

p.s. dhe une ne fakt e pelqeje shume veren franceze qe shitet ketu ne londer, po sidomos ate qe sherbejne ne Eurostar dhe ne Calais, languedoc dhe bordeaux.

 apo eshte te djathi?

me ty diksutimi qenka pa rrugedalje. s'te jep kenaqsi.

smiley

Merci beacoup!

e keqja jote e MADHE eshte qe kur futesh ne diskutim, futesh si demi, me koken poshte dhe me briret perpjete.

shikoje pak kete blog si nje vend qe vihet per te shkembyer nje dore muhabet me bashkeatdhetare per gallate dhe per te kaluar kohen, dhe jo per te dale FITIMTAR mbi armikun,

me beso mua, do ta shijosh me shume. smiley

puna eshte me çu para debatin, ose idene qe shtrohet, jo me fitu duelin, kjo eshte vetem dytesore.

po thoja qe diplloma nuk sherben per te pas sukses ne jete. 

ti po me thua qe kjo ndodh vetem per dy tre veta dhe jo shumicen. pikerisht per ata dy-tre vetat po te them dhe une. kryetari i bashkise se tiranes hyn tek keta dy-tre vetet. shumica as nuk u ka shku mendja te jene ndonjehere kryetar bashkie. (dhe ketu futem dhe vete) po kjo sme pengon t'i shoh dhe gjykoj gjerat DREJTE.

ndersa ti nuk kuptova se çfare po mbron. prandaj te thash qe s'ja vlen.

Rusia akuzon perendimin, perendimi Rusine.

Ca thone qe eshte pune muti, gjithe faji i atyre psikopateve qe bejne kufinj. I heqin vijat me laps, ne vend t'i bejne me silolaps, boja s'del vija e kufirit rron me shume.

Ca te tjere ja hedhin fajin pijanecerve qe merren me kufinj. Jo vetem  benin kufinj me nje hedhje zaresh, po njeri, ne nje bythe ulliri, me pleqte e fshatit mbi koke, i thone asistence profesionale nashi, hiqte vija kufiri si ti vinte permbare (ka dokument origjinal te ruajtur, njeri biles Ka dhe nje grua dac me cica jashte te vizatuar aty per aty.)

Ruset? Mut muti!

Ankohen. Thone, "jemi ngjeshur, s'na nxë atdheu, vuajme nga klaustrofobia". Jo po na nxjerrim dhe si pretekst poetin Omerjaov, e njeh vetem heretiku.

Ka bërë vjershen: o Russi e mjera Russi/ sa u beme, kushedì/ nga Paqesori ne Ural/ ca me pelë e ca me kal.

i bejne qellimisht vijat e kufijve ashtu. qe te kete rremuje. ujku mjegull do.

Jo or jo se si bente me qellim dereziu. Ka mbetur e famshme thirrja: Mo me shtyni berrylin se po heq viza, po bej kufinj!!

veliu rob pa identitet e origjinalitet, megjithse energjik e cerevere qw kopjo obamen ne detaj. kosova palluqe e konsumume pa program e profil politik, te dy zara te partive klienteliste qe i kane kandidu. zgjedhja pragmatiste bojaxhiu megjithse me profil politik e ideologjik te dyshimte, ka nje imazh prej bojskouti qe mund ti bej balle shkaterrimit te metejshem tiranes prej interesave meskine te bizneseve agresive. si gjithnje qytetaret e tiranes do genjehen me luge bosh, grekut ti rujme bishtin se te pakten e permbysi nje sistem bipartiak 10 ra vjecar.

dhe jo vetem qe permbysi nje sistem bipartiak 10ra vjecar, por zgjodhi nje qeveri qe per here te pare ne historine e atij  vendi, u vu ne krah te shqiptareve te nje vendi fqinj  (Maqedonise)

ps: qe mos harroj : ngushellime peshqve te cilet luteshin nga mengjesi ne darke qe qeverine e Cipras mos ta zinte as pranvera (e jo me vera!!)

mbase vera nuk i ze, por uzoja, nuk e diskutoj.

VaruFUCKsi eshte mesuar te thyeje pjata tek buzuqet e Athines, dhe kujton se i plasi by..tha gjermanit per ca pjata porcelani qe do te thyejne keta idiotet e Ciprasit ne Bruksel.

jane bere gazi i botes.

I kam pare greket neper konferenca shkencore. jane komplet idiote.

 

 

mos lexo gazetat ne linje. vej ndonje lek se per tjeter gje nuk do kesh mundesi.

ca foto te shtepise se vet (nga dukej prej verandes Akropoli) ja vune mediat (paris match) atij varifuksit, dhe i beri xhelozer te gjithe njerzit, bile dhe politikanet europiane qe shumica nuk kane piano ne shtepi, jo me te dine t'i bien.

mos lexo gazetat ne linje. vej ndonje lek se per tjeter gje nuk do kesh mundesi.

c'lidhje ka leximi i gazetave ne linje me venien e lekeve?

apo futja kot se eshte e shtune sot, dhe nuk ve re njeri.

 

pastaj ti nga i merr informacionet, nqs nuk i merr nga gazetat? apo punon teknik kinematografie ne bruksel, dhe te vijne llafet.

 

je shume jokoherent.  dika ti bika pianos ky, dhe e beri xheloz Merkelin. smiley

 

 

humb KOHE, dhe koha eshte flori.

Stalker, cne kjo dashni me Greqine zhgenjyese ? Ngushellime per ty qe enderrove tek Syriza revolucionin e ardhshem proletar.  Ciprasi eshte karagjozi i Ballkanit dhe po e hedh vallen sipas violines se Merkelit.

Une ta kum thon, Greqia nuk e jep falimentin para Veres dhe nuk e formalizon dot falimentimin para nentorit, per aresyen e thjeshte qe bankat kan nevoje per likuiditetin e turizmit Grek te veres.

Po ndoshta nuk falimentojne....me mire edhe per ne ndoshta...pornderkohe ata nuk permbysen nje sistem biPartiak 10 vjecar por u bene nje zgjatim i tik me lojtare te tjere bilardoje.

Greqia po vazhdon te kollise qindra milion euro cdo 2-3 jave....ndryshe nga premtimet e bujshme....e Greket futen bishtin ne shale..... Cipriasi deshtoi bashke me VaRufoxin e tij. Europe e hodhi ministrin e financave Grek si perzervativ ne kosh dhe diskutimet per fatin e Greqise u kthyen perseri ne planin politik.....sot. Bondet Greke nuk parashikojne sot ndonje falimentim te mundshem si para 3 javesh por Syriza nuk mbajti asnje mga premtimet e saj. Ne se paguajne borxhet si po paguajne sot atehere spo behet dhume ndryshe nga sistemi bipartiak.

i rriti pensionet dhe i futi ne pune pastruset e zyrave qe i hoqen ata para saj me bere kursime ne buxhetin e administrates.

nuk do ta nxjerrin greqine sado qe bejne gam-gam. dhe a di pse, se kane frike se ajo PERMIRESOHET dhe u tregon rrugen edhe te tjerve shtete te mbytur ne borxhe. (te gjitha shtetet europiane pothuaj)

nje ish kryeminister argjentinas apo minster financash, ka shkruar nje liber tani. thoshte qe tre here deshen t'i bejne atentat, qe ta detyronin te merrte borxhe te bankat perendimore. kjo sepse ai desh te bente nje politike me zero borxh, per argjentinen.

pra interesi eshte te te mbajne ne borxh gjithe jeten, po te jete e mundur. dhe te te marrin sa te munden, sa ti je i afte ne maksimumin e kapacitetit te paguash. 

greket duan t'i detyrojne te paguajne taksat. edhe ne shqiptaret po ashtu. Rama eshte ven ne rolin e qehajait te bankes boterore, dhe shqiptaret e qyteteve, rrogtaret e shtetit, e mbeshtesin se enderojne per nje shtet te forte. qe t'i rrjepe te tere. por rrogtaret e shtetit humbin me pak nga te tjeret, se jane buxhetore. nga taksat jetojne edhe ata. privatet dhe fshataret vetem e hajne sa krahu.

se borxhet e tyre çfare jane do thuash ti. i shesin grekut nendetse me pare borxh. dmth parate ja heqin nje xhepi duke i vene te xhepi tjeter, dhe ja faturojne vetem grekut. 

mos ishte greku gjermani nuk do i shiste kurre ato nendetset. pra do i ndryshkeshin ne ndonje port te vetin. po keshtu me metrone, neve me rrugen e kombit, etj. shoqerite e huaja i marrin paret, vetem se faturen ja çojne greqise ose shqiperise. shyqyr qe gjejne budallenj qe jane te paafte te bejne gje vete, perveçse politkes se madhe, me rrejt turmen e tyre.

Po cer borxhesh ka Rama o Profil? Po kush i jepte para borxh Sales e Rames? Kto jan thermia. Ciprias premtoji qe do negocionte borxhet por para 4 ditesh pagoi kestin e trete ....300 000 milion si pa u ndi....njesoj si kasta e vjeter..asnje ndryshim. Ministrin e financave sja u qas me njeri se e zbuluan per kallp. Tani pritet rritja e taksimit ne bizneset Greke se ata shesin pa kupon si ne Shqypni . Jan keq punet. Nuk do behen leshime por shtrengime per kestin e rradhes. U paguan 400 meleon ne Fillim te Prillit, 500 meleon ne fund te Prillit e 300 meleon ne jave te pare te Majit. Sa do vazhdoje? Sigurisht qe Huadhenesit duan ta blejne Greqine per nje kothere buke sic thote ai presori Argjentinas por Greqia i ka punet keq. Dhe Syriza eshte ceta karagjoze anarkiste sindikaliste e rradhes.

cipras paguan nga paret qe i japin (prandaj nuk i dalin as shuma marramendese tani, i duhen greqise qindra miliarda ne vit, t'ja dali, se shumica kthehen, dmth vetem ja faturojne atyre). se ku t'gjej paret vete. duhet me mbledh taksa, dhe e pamundur ne greqi, se s'te jep njeri fatura dhe s'di qeveria sa fiton x apo y-ni. plus qe armatoret, miliarderet i kane paret ne banka te huaja dhe vaporet me flamure te huaj, s'ke çfare u merr dmth. dhe me eksport djathi dhe ullinjsh nuk paguhet metroja, nendeteset, avionet, lojrat olimpike, etj. 

ndersa Sala deshi te beje politike te madhe, me rruge kombi etj. "i dhane" pare me paguar shoqerite e huaja (qe i paguajne vete se te tyret jane) qe ndertuan rrugen. neve na ngel vetem fatura me pagu dhe rruga. 

po rrugen mund ta benin vete, po te mos donim borxhe (me pune vullnetare i beme ne kohe te xhaxhit). ose me gomor le t'i binim malit verdalle si gjithmone. s'ka vdek njeri nga kjo.

 

Cipriasi po paguan interesin e parave te marre para tij. Rama po shet meneren Tek Banka boterore per 300 meleon qe do e paguajne gocat e Bashes pas ca vjetesh. cipriasi paguan 400 meleonin interes  cdo dy tre jave per para qe jan marr borxh shume me pare. Interesi i parave qe merr Ciprias sot eshte jashtezakonisht shume i larte ndersa Rama printon para si i do suma se nuk kontrollohet nga Banka Qendrore Europiane dhe Fmn i behet garant. Problemi eshte qe Greqia prodhon kurse Shqiperia Jo . Ky eshte problemi, nderkohe qe Syriza premtoji ndryshim dhe po sillte me keq se Mitzotaqis e Papandreu.

nuk ka parti politike mos premtoje. ndryshe nuk fiton votat.

per çfare po flet tjeter ? se s'po kuptoj dot.

Syriza premtoji ndryshim sistemi....Rama Meta Sala premtojne vende Pune. Sala premtonte 250 000 Qe para 8 vjetesh Rama premtoji 300 000. Kur krijo ca vende Pune ...zgjedhjet e ardhshme premton perseri per vende Pune, domethene rre ne menyre sasiore.

revolucioni Syriza qe do replikohej ne Spanje a Italy deshtoi bashke me enderrat e Marksistave. Nuk solli asnje ndryshim por u kthye ne trashene e meparshme financiare.

keto i di dhe une. 

me nje rresht vetem ta perblodha qe po nuk premtove ne politike nuk te zgjedh njeri. nuk do ta quanin ndryshe poliken kurve. se e dredh.

Ku po morri mbi 40 mije vota, duhet patjeter te krijo parti dhe tja u thyej hunden ketyre qe na perfaqesojne. Shembujt i ka nga Greqi e Italia dhe Spanja

mendova qe do  e krijonte blushi syrizen e jo pd-ja.

greqia eshte NE KRIZE, u ka rene mireqenia 3 here ne krahasim me me pare. po ashtu spanja me italine. 

shqiperia ne gjendje krize eshte gjithnje. plus pastaj qe shqiptaret nuk presin gje te madhe nga qeveria, jane realiste. te huajt besojne te gjithe te plaku vitit te ri kur jane te vegjel, dhe te qeveria kur rriten. 

shqiptarve t'u japesh 100 euro ta japin voten. se qar i kane. s'do kene tjeter perfitim prej votes. se do ulesh bythen dhe punosh apo vjedhesh po deshe me bo lek.

   Greket bene zgjedhjen me interesante me qeverine e levendeve, me Cipras ne krye!  Greqia i dha jo thjesht shembull Evropes semure rende , por mendjen se si mund dhe duhet te delet nga kjo krize vdekjeprurese e sistemit.Dhe delet vetem duke permbysur te vjetren.Populli grek e hodhi hapin e pare.Qeveris tyre i duhet te ece ne ate rruge qe premtoi.Qeverite evropiane jane te shushatura, prej krizes  dhe nuk dine cili eshte shtegu per te dale.Disa mendojne daljen prej bashkesise, si shtegun me te shkurter, por askush nuk jep sigurine ne se shtegu me i shkurter  nuk u bie teper gjate.

Deri sot Greqia, qe shume prisnin te jepte shpirt dhe qe qeveria , qe zgjodhi do binte shum shpejt , vetem ka perfituar duke ja rrembyer Evropes.Mund te thuhet pa hezitim se qeveria e levendeve duhet marre shembull!

Por cedo qe nuk ndrohen popujt ...! 

levendet duan t'ia bejne europes si ai miku yt qe ti mori parate hua dhe u zhduk.

mor lanet , jemi duke fole per zgjidhjen e mencur te nje populli qe rrezoi me nje gisht  tere klasen e kusareve .Un flas per mencurine e popullit grek ! do uroja ti vinin mente" ne vend " edhe popullit tone ! 

Cka perfituar Greqia?

Po paguan me keq se ne kohen e Samarasit.

te pakten ne ate kohe nuk ja nxirrnin ministrin nga dhoma me shqelma dhe e therrisnin vetem te firmoste sic po ndodh me Varifakusin.

Greqia me kete hap te deshperuar iku per lesh, por per Shqiperine eshte e mire kjo qeveri.

Per te tjerat zoti Grava Enveristi do te duhet te presesh edhe disa shekuj derisa Amerika dhe kapitalizmi te jape shpirt.

Kupto o derbardhe qe nga renia e Greqise me shum nga kushdo humbet vendi yt e imi bashke ! Por ca arresye te tjera e bejne Evropen ti jape greqise sa ti duhen ..Bindu ! 

Lere enveristin menjane se te mbeti toka e tyt eti djere ditezi ! 

nga renia e greqise ne fitojme nuk humbim.

thoni Ju, por hesapet i ke bo kaluar ..,! 

ata qe merrnin pensione prej grekut, vertet qe mund te humbin diçka. po a jane ata shqiptare ?

ca bohet keshtu cuna,...po ti hudhesh nji sy faqes se pare te duket sikur po lexon ZP. megjithmen jemi ne fushate po cilsia sduhet lon mbas dore

shpresojme te fitoje veliaj per dy arsye

e para ngaqe duke qene ne nje ane me ramen nuk do kete pengesa per te bere dicka per tiranen. dhe do e beje medoemos pasi pas ketij posti do marre drejtimin e ps-se

e dyta eshte i duhuri per te drejtuar ps-ne dhe qeverine kur te fitoje zgjedhjet sepse urrehet nga te gjithe, te majte e te djathte.

duke mos patur simpatine e shqiptarve nje lider duhet te punoje shume dhe me kujdes per te mbijetuar. kemi rastin e berishes ne qeverisjen e fundit. nuk ishte si ne qeverine e pare qe e adhuronin por u detyrua te punoje shume. rruge shkolla ujsellsa, puse vaditese reforma heqje vizash etj etj

Shqiptaret jan popull servil,po mori pushtet s'i duhet respekti,pasi njerëzi i përulen pushtetit.

hahahaha  hej me gjithe mend e ke???  ahahah

po ne prandaj e zgjodhem bashen qe te ishte njesoj me qeverine PD : PD. 

ca boni ?????  : 0000000000000000000000000000000000000000000000000.00000000000000000000001 

po berisha ??????? ca boni ne qeverisjene e dyte ????????????   2005-2013, na la rrote me rrote me gjermanine hahahaahaaha aq sa ja morrem ne kthese dhe kemi shkuar ne gjermani si popull qe ti ndihmojme te zhvillohen!!!! 

aktualisht ka me shume refugjate shqiptare ne gjermani qe kerkojne azil sesa ka refugjate nga Siria, vend ne lufte .  ik mer Cone, futi noi trefletsh se qeke rehat

Me vjen keq per Bazhdarin, vajze shkodrane "doc" nga sa kam kuptuar. Fatkeqesisht vuan pasojat e "dekriminalizmit" nga malokeria.

E para qe te kuptosh kush jane malsoret. Jane banoret e mbishkodres sepse shumica e di qe gjith veriu jan malsor.

Managing to exterminate any Turkish law from taking over their region, the Mirditas were successful in uniting with the Kurbinas, Lezhjans, Dukagjins, Pukjans, Shkodrans, and Malsors to preserve their rich European culture, mother religion, and freedom from the more powerful empire.

E dyta te kuptosh fjalen malok. Marre nga fjalori shqip sshqip online.

MALOK m. sh.

1. Malësor.

2. mospërf. Njeri i pagdhendur e i trashë, torollak, njeri i paqytetëruar, malatak.

 

MALOKÇE ndajf.

1. Malësorçe. Veshur malokçe.

2. mospërf. Në mënyrë trashamane, si malok. Hante (sillej) malokçe.

Ty bravo per informacionin, por le ta lexojne te tjeret se une i di mire. Si me thene, i kam jetuar mbi shpine. Une e shume te tjere.

Nuk e di kush i kopsit keto sondazhe (sa e ligjshme eshte ti publikosh perpara hapjes zyrtare te Fushates Elektorale, kjo eshte ceshtje tjeter). Nje gje eshte e sigurte, nga pubklikimi i ketij sondazhi,  Eri Veli ka filluar te perdore nje gjuhe te ashper kunder Halim Kosoves, me goditje nen brez dhe akuza personale. Pikererisht ato gjera qe i ishte angazhuar te mos i bente, kur diten e shpalljes se kandidaturave.

Kjo tregon se Eri Velin nuk shumica absolute e votuesve te Tiranes. Fakti se ai kuotohet shume me poshte se PS dhe Koalicioni, tregon se eshte nje figure e cila nuk arrin te mbledh as votat e kampit te tij. Nje figure qe nuk bashkon por percan.

Ndoshta ai do te fitoje, sepse "jetojme ne Tirone!" dhe ketu cdo gje eshte seprapthi : Ketu eshte qeveria favorite ne zgjdhjet e midterm, ku ne gjithe dynjane eshte opozita, per arsye te shumta, e para kriza ekonomike boterore.

Ketu ka plasur Ekzodi, burgjet plot me hallexhinj qe spaguajne dot dritat, mijera familja pa asnje te ardhur apo ndihme ekonomike, dhe prape del Qeveria favorite! 

Welcome to Albania!

Po me ate lulin tat nuk shkohet as ne hale o kapter ambasade, jo per gjo po behesh akoma me pis. A e ke pa si e katandisi Tironen keto 4 vjet? Ju menjen vetem per zullume e keni o ju rekrutofte ISIS-i . smiley

LEFTI, po ca thua o burre Halimi po le nam me gjerat e rendomta qe leshon.Po ndiqe ca flet dhe le mo e nga ! Eshte Tirana te degjoje brockulla nga nje .." .shalqi me prove " , qe Halimi thote se eshte ? Dhe ky shalqi i papjekur  i tejpjekur, demek ...kungull, na shfaqet per ..Kryetar i Tiranes ! 

Po rrini ore,  se la nam PD me kete figure !  Coje te ziun  doktor, te xhvate leke me thase,si gjer dje,  por per kryetar bashkie ...meazallah ore ! 

Shume dakort Grave, por ky i ka bo paret dhe pronat dhe nuk besoj se ka me nevoje per te zhvat. Ndersa Veliaj pervecse osht tollumbac i fryre ka nevoje per tu pasuru. Per mu, ky flluske sapuni, Veliaj, eshte vendosur nga Rama per te qene thjesht nje kukull e bukur, ndersa do te jete Rama ai qe do te drejtoje de facto edhe bashkine e Tirones. 

nuk e ke dhe aq keq arsyetimin berbero.
pushteti te transformoka.

Edhe dicka qe ndoshta e kane harruar shumica ketu.

Sondazhet e nxirrinin fitues me mbi 10 pike diference Ramen kundrejt Bashes ne 2011. Ndersa sot Eri Veli del perpara, por me me pak se 10 % diference dhe duke mbledhur shume here me pak preferenca se kualicioni i stremadh qe ka mbledhur PS dhe LSI sivjet.

Ndaj loja ka per te qene e hapur deri ne fund, ndryshe nuk shpjegohet pse Eri Veli po lodhet kaq shume neper takime elektorale 1 muaj para celjes se fushates, nese do kishte realisht kaq shume vota avance.

E harrove +10 Lefti? smiley

Se ktheu ate +10 u be Ristani zv.Minister fillimisht e sekretar i pergjithshem tani. smiley

Meqe vdes per saktesi,atehere po ta them ishte +9 jo +10 vota.

Edhe 9 prape brenda e ke. 

Brenda e pati Rama,qe iku nga bashkia jo une.

Iku po u be Kryeminister, ketij Lulushit sja mbajti suma me kandiduar.

Hecni votojme Bojaxhiun dhe keni me pa si do vehe puna ! Me mire se cdo here ! 

Grave , i zhgenjyer nga Rilindja ?

.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).