ILDKPI ka dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme kallëzimin penal për deputetin Tom Doshi, i cili akuzohet për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë.

Bëhet fjalë për një shumë, që sipas Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, shkon deri në 23 milionë euro. Shkeljet, sipas ILDKP-së, janë kryer nga viti 2005 deri në vitin 2014. 

“Nga kontrolli për këtë periudhë rezultuan fshehje të pasurive, deklarime të rreme, për pasuritë në shumën rreth 14.000.000 euro, kontrata fiktive pasurish, transferta bankare të dyshimta e pa burime të ligjshme financiare, si dhe dyshime për pastrim parash, brenda dhe jashtë vendit, në shumën rreth 9.000.000 euro”, thuhet në kallëzimin ILKDPI-së.

ILDKPI ka qenë ndër vite në dijeni të këtyre shumave, por asnjëherë nuk i ka bërë publike.

“ILDKPKI bën me dije se deputeti Doshi është kontrolluar nga viti 2005 deri më 2013-n disa herë, por, edhe pse në kontrollet e kaluara inspektorët e çështjes kanë evidentuar shkelje të ligjeve dhe konflikte interesi dhe kanë propozuar zgjidhjet sipas ligjit, drejtuesit e ILDKPKI-së i kanë mbajtur ato të fshehura, pa i dërguar dosjet në Prokurori, ashtu siç përcaktohet në ligjet bazë”, vijon njoftimi.

Inspektoriati ka dërguar kallëzimin penal në Prokurorinë e Përgjithshme, ku kërkon që hetimet paraprake të kryera prej tij të shtrihen më tej "për të zbuluar nëse ka shkelje të tjera”.

Aktualisht ndaj deputeti Tom Doshi është vendosur masa “detyrim paraqitjeje” prej Gjykatës së Lartë, pas procesit gjyqësor të ngritur ndaj tij me akuzat e “kallëzimt dhe dëshmisë së rreme e kanosjes”.

17 Komente

Ndoshta i ka fshehur në fushatën e PS-së për zgjedhjet e 2013-ës. Kontrolloni një herë dyshekun e kryetarit.

Ka ngritje të ndjeshme të cilësisë artistike në politikën shqiptare me kalimin nga patetizmi tek humori absurd.

urdher nga baba erdogan dhe ky?

Jo po boji pordh Partise po deshe.

si nuk zuni men ne komunizem ky doshi. prap i persekutum

“ILDKPKI bën me dije se deputeti Doshi është kontrolluar nga viti 2005 deri më 2013-n disa herë, por, edhe pse në kontrollet e kaluara inspektorët e çështjes kanë evidentuar shkelje të ligjeve dhe konflikte interesi dhe kanë propozuar zgjidhjet sipas ligjit, drejtuesit e ILDKPKI-së i kanë mbajtur ato të fshehura, pa i dërguar dosjet në Prokurori, ashtu siç përcaktohet në ligjet bazë.”

Po pse?  Se komunizmi, po theshte Edisoni smiley.

 

monda nuk u grricte dot saliu me te se sipas atij gazetarit te news24 doshi ka dashur ta vrase saliun gjate qeverisjes se ketij te fundit. tani i fut ramen doshit sala e meta se kanuja thot mos me vra gra. smiley

Pak rremuje kjo alibi, po si te duash ti smiley

Sidoqofte, zgjidh perfundimisht misterin e jelekut, paskerkesh qene "anti-dosh." smiley.

Cone, e imagjino dot sa ndertesa publike lyhen me te kuq me E23M?

e sa xhamia ndertohen

Duke perfshi koeficentin e korrupsionit, 0.7 xhami.

Po ca gjona komunistet dine vetem me i shem. 

sa te jet koeficenti i korrupsionit vetem do i ndertojn

se di a do pranojn muslimant te ndertohet xhamia me leket haram te dosh katolikut

... edhe pse në kontrollet e kaluara inspektorët e çështjes kanë evidentuar shkelje të ligjeve dhe konflikte interesi dhe kanë propozuar zgjidhjet sipas ligjit, drejtuesit e ILDKPKI-së i kanë mbajtur ato të fshehura, pa i dërguar dosjet në Prokurori, ashtu siç përcaktohet në ligjet bazë

qe dmth bashke me kallezimin per doshin, ILDKPI  te dorezoje edhe kallezimin per drejtuesit (a ish-drejtuesit)* e vet, jo te qahet neper gazeta

*nese s'e ka bere ende

 

Eeee qeveria e kap leprin me qerre, o Tom!

don't ask me about my business, Tom!

O jeten o kuleten smiley

 

" .... kur i vjen ngordhja qenit, shkon e permjer ne dere xhamie !" 

    Keta tipa u bene miliarderet e ketij vendi,  sepse u mbriti sistemi, per injorantet, me diploma te blera te jankullovska, por me gen ne shperthime per pasurim,  me kusari, me krime, me rrembim te pasurise te popullit, qe salihu e grabiti me aradhen e ketyre xhahileve.Xhahileria eshte gen gjaku dhe te tillet vertetuan  katerciperisht se nuk ishin denuar kot ne te shkuaren. 

     Ky eshte thelbi i pervojes,  qe na jep rasti ! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).