DEKLATARE NR. 3

Në vazhdim të luftës për liri dhe dinjitet kombëtar, forcat e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në orët e para të mëngjezit të datës 9 maj 2015, goditën forcat ushtarake e policore maqedone, të cilët ditë me radhë po ushtronin terror mbi popullsinë civile.

Veprimi ushtarak është në rrugën e zhvillimit të veprimeve të tjera më të forta e më të ashpra në të ardhmen, edhe më të fuqishme, deri në gjunjëzimin pa kushte të pushtetit kriminal të Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit.

Shtabi i aksionit në terren po ndjek me shumë shqetësim veprimtarinë e forcave policore e ushtarake maqedone, të cilët paaftësinë dhe frikën e tyre po e përcjellin mbi banorët e pafajshëm të lagjes shqiptare në Kumanovë.

Masakra në lagjen e Trimave, është fytyra e vërtetë qëndrimit fashist, që tregon se sa shumë është bërë pis pushteti politik në IRMJ.

Ne hedhim poshë me përbuzje deklaratën e përfaqësuesit të BDI dhe të kreut të saj Ali Ahmeti, të cilët përballë një situate gjakësore mbi popullsinë civile, në vend që të denoncojnë dhe ta ndalojnë këtë masakër policore, vazhdojnë ti bëjnë thirrje popullit “për qetësi e gjakftohtësi”.

Këta janë pjesë e pushtetit dhe e krimit shtetërore.

Denojmë me përbuzje të gjithë ata që në mungesë të informacionit, vazhdojnë të hedhin baltë mbi luftëtarët e lirisë, të cilë janë të vendosur në rrugën e tyre.

Ne i përmbahemi qëndrimeve politike dhe ushtarake të shprehura publikisht në deklaratën Nr. 2, me kërkesat e të cilës, tërheqim vëmendjen për të gjithë njerëzit e ndërshëm brenda folesë krimianle shtetërore, gjithashtu për faktorin ndërkombëtar, për një qëndrim të prerë e të distancuar nga qëllimi kriminal i pushtetit politik për të ushtruar dhunë dhe terror mbi popullsinë shqiptare.

Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, janë i vetmi formacion shqiptar në IRMJ, që do ti dalin në mbrojtje popullit dhe do të shfarosin farën e keqe që ka mbirë dhe vazhdon të ushqehet nga krimi.

Nuk ka rëndësi dezinformatat për “të vrarë e të plagosur” nga forcat maqedone. Ato le ti numërojnë Gruevski, Aliu dhe Jankullovska. Ne deklarojmë se do të vazhdojmë të godasim pa mëshirë strukturat policore dhe ushtarake.

Çdo ditë që po kalon, kundër parrullave dhe shpifjeve që po përhapen nga të gjithë anët, radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare po shtohen me djem nga të gjithë trojet shqiptare.

Kjo force besnike e idealeve dhe amanetit të dëshmorëve, do të luftojë deri në fund, për një shtet shqiptar kombëtar, të lirë dhe të pastër.

Sot jemi më të fortë, e nesër do të jemi akoma më të fortë.

Ju bëjmë thirrje njerëzve të ndershëm, ish luftëtarëve të lirisë, intelektualëve patriotë, të distancohen nga shpifjet dhe manipulimet e pushtetit sllavo fashist Gruevski – Ahmeti. Ne jëmi kudo, në mes të popullit, në qytete e katunde dhe do ti dalim për zot të ardhmes tonë.

Rroftë Kombi Shqiptar.

Zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Gostivar, 9 maj 2015.

78 Komente

Mire mo mire por si rruge pa krye po me duket kjo mua .

Thu ti, po ca thote Grava se!

o PF e ke zene keq me Graven.

Jo mer burre. Thjesht desha te ve ne dukje qe Grava ka nje teori krejt tjeter, e cila nuk mendoj se duhet lene pas dore. As nuk kritikova as nuk mbeshteta njeri. Me e mira u bofte.

Po ti pse kaq i shqetesuar per kete problem?

    O PF ! Graves vec i gjo mos i nogjo! Nuk dijsha se edhe nje gjeneral  Maqedonas, do te pohonte ( besoj se ta zun veshet ca tha sot ai, sikur te kishte nigju ca kam thene dje une ), tepke sic parashikova une.Qe e gjitha eshte nje sajese e sherbimeve te fsheta ruso-sllave dhe e gangsterit Gruevski, per te bere fajtore shqiptaret.

   Degjove ca thane sot njerez me men:  " nuk kane asnje interes shqiptaret per destabilizim e lufte ne Ballkan " dhe jo  sic lehin ...ca pordhacer qe e gjejne fain  tek ca shqiptare ...me qe i urrejne , qofshin edhe te njejtit komb, ata te besimit islam.

   Te kam thene , te duhet shum buke ... ! 

Ky komenti eshte nga ato qe duhen nigju, apo nga ato qe nuk duhen nigju?

PF po rri o lanet se nuk me ben te debatoj tharet me ty.Je dikushi ne opinionin tim ...

Situatat jane te mprehta per shqiptaret, ne kushtet e qeverisesave kusare dhe tradhetare! ky eshte shqetesimi im dhe dije qe shfrytezoj jo nje por disa burime te cilat ti e plot si ju jadhte nuk i keni mundesite ...

mbremje te mire ! 

Nuk po qartesohet situata, mbi palet ne lufte, por maqedonia vajti kohe qe i merr neper kembe te drejtat e shqiptareve etnik ne bashkepunim me dy partite shqiptare te atjeshme. Ne kete rast vetem pushka e zgjidh problemin edhe pse pak e rende si zgjidhje.

çfare te drejtash u merren neper kembe ?

ke patur rast te flasesh me shqiptar maqedonie?

jo. por me kujtohet ne fillim (nga 90-ta, kur na mbanin ne te shqiperise per zgjebarake dhe qe po u nxirrnim namin e keq duke ikur me vapore, atyre qe emigronin si njerez me ndihmen e shtetit te tyre sllav) ne nje station metroje te parisit, pashe nje dy (me pantallona me pensa teritali) qe flitnin shqip dhe po shihnin nje harte ne mur me gjet siduket ndonje direction, kur iu drejtova ne shqip : a doni ndihme, ma kthyen ne maqedonisht pergjigjen. 

kur u shef lagjen ku po behen luftimet, e kane me te mire nga pamja nga shumica lagjeve te qyteteve shqiptare. 

Prandaj te pyeta, ka nje marreveshje qe nuk zbatohet, ajo e ohrit, ku specifikohet perdorimi i gjuhes shqipe ne institucione dhe dokumente zyrtare gje e cila nuk ndodh, vendet e punes neper administrate,polici, dogana jane thuajse per ata, policia apo gjykata punon me dy standarte kur ka te beje me shqiptare, rikonstruksioni shkupit se fundmi nuk morri parasysh fare elementin shqiptar por perkundrazi e fshiu fare ate. thjesht jane plehra dhe shqiptaret jane te detyruar te emigrojne...

edhe keto fitohen me lufte ? 

edhe po te bashkohen me shqiperine, asnjeri nuk do t'i fuse ne administrate vetem se jane shqiptare prej maqedonie, apo x, apo y. si "fshatare" do t'i trajtojne kudo ku te jene, po nuk ndryshuan paraqitje ATA VETE. nuk kryhet kjo arritje duke luftuar KUR NUK ESHTE KOHA sepse asnje nuk do te te jape perkrahje. 

çgo gje behet ME KOHE. jo pas pilafit. keto trimat duhet te kishin fillu lufte qe kur e filluan kroatet me boshnjaket. do i kishin zgjidh hallet sot me te pakten komshijte e tyre sllave, se udheqesat e tyre do t'i shajne deri sa te jetojne. asnjehere s'do u duken persmbari.

Po dhe jam i bindur, nuk do presin as te vdese nga pleqeria kryeministri maqedonas as qe ndonje sllav te behet zemermire per tua dhene. Sllavi nuk njeh mirekuptim. sa per shqiperine i kemi pasur shoke disa studente maqedonie dhe kemi kaluar shume e vete akoma i takoj...

normal perderisa ata nuk behen sllave. si dhe studente te gjithe jane shoke dhe miq, edhe midis sllaveve dhe shqiptarve.

ngrindjet fillojne kur duhet ndare, torta, dhe qe nuk del per te gjithe asnjehere.

nuk duhet lene ne mes, se keta perfitojne duke bere premtime boshe, ky qe gabimi i marreveshjes se ohrit, do vajtur deri ne fund e te merren te drejtat nje me nje...

ti nuk po e kupton me duket. 

luftohet vetem kur ke gjasa te fitosh diçka, jo kot me kot.

per te mos thene qe luftimit i ka ik koha SOT. se nuk te ben te lavdishem, perveçse ne Kinema. 

por nuk jam kundra luftimit si koncept. por kur nis luften nuk dorrezohesh si shkerdhate pastaj, se humb pike dhe reputacion. çoje pra deri ne fund.

E kuptoj, por eshte versioni i kultures franceze qe ke marre, ketu jane akoma gjerat harbuce. Ke te besh me ballkanas, pastaj kush tha qe ske gjasa te fitosh?

Keta jane aq morracaker sa nuk e imagjinon dot, bejne te fortin, por jane te shkermoqur, se u deshen vetem dy gjyle ne 2001 dhe vajten me vrap te benin marreveshje...

Te gazeta Tema eshte sjelle nje video ku tregohen anetaret e dorezuar te ketij grupi.

http://www.gazetatema.net/web/2015/05/10...

Se pse u be kjo lufte, nje zot e di. Perfundimi perndryshe dihet: civile shqiptare dhe police maqedonas e shqiptare gjithashtu te vrare; keta qe kryen sulmin kane per ta ngrysur jeten ne burg, ndersa Gruevski ka per ta shtyre edhe ca kohe qeverisjen. 

Perse gjithe keto jete te shkateruara? Tani te presim te dale Ali Ahmet qeveritari shkerdhate i Maqedonise dhe te shpjegoje se cfare po ndodh ne ate vend. 

Kjo force besnike e idealeve dhe amanetit të dëshmorëve, do të luftojë deri në fund, për një shtet shqiptar kombëtar, të lirë dhe të pastër.

Liria nuk dhurohet por fitohet...

kapo , duhet ti shofim me shume rezerve deklarime te tilla ,burimi nfa dalin e kush i nxit e ushqen,  qe ecin kunder platformes se vizionit te sotem te shqiptareve ...me tre shtete ne Ballkan.Koha eci per shqiptaret dhe neve  sot na duhet nje trimeri e shtate hile! 

shume mire bene qe sqaruan situaten. duket qe eshte organizate kombetariste.   tani, mbase u zhgenjyen pak jeniceret  shqiptare te kryqezates se 6-te,po ja qe nuk ishin islamiste sic deshironin.  islamistet nuk kane asnje arsye per te protestuar sepse sllavet i mbeshtesin me shume se turqit ne perpjekjen e tyre per ti rreshtuar shqiptaret ne ''bllokun'' islamist, e ne kete menyre  per te grabitur trojet e ngelura shqiptare  nga grabitja e pare ne -13-n.

maqedonia do prishet si shtet,por jo tani. do bashkohet njehere kosova ne shqiperi.  lufta atje behet per te vendosur kufijte e ardhshem.  sllavet duan ti ngushtojne shqiptaret vetem ne tetove  .

Nje ish-gjenerale maqedonas kish thene se e gjitha eshte e stisur nga qeveria maqedone

Te degjeneruarit!

Admina vijeni kete video ne faqe te pare. 

Nje i keq perdorur nuk eshte detyrimisht 'i degjeneruar'. Për sa kohe qe Maqedonia (dmth EDHE establishmenti shqiptar i atij vendi) shkelin me kembe nje Marreveshje qe e kane nenshkruar vete, të tilla ngjarje jane me se të pritshme.

i degjeneruar eshte, për shembull, Ali Ahmeti. 

Nuk e kisha per te keqperdorurit, por per ata qe perdorin dhe luajne ne keto menyra me fatet e njerezve. Kane dhene shembuj edhe me pare qe urdherojne vrasje te njerezve te pafajshem per ti perdorur keto me pas.  Ne konfiktin e 2001 ministri i brendshem i ketyre ka urdheruar vrasjen e 7 emigranteve pakistaneze per t'ia hedhur fajin UCK-se. http://osdir.com/ml/politics.region.alba...

 

Vetem diktatorucit Gruevski i sherben kjo ngjarje per te krijuar kohezionin e nevojshem per mbijetesen e regjimit te tij distopiko-ballkanas.

Shqiptaret jane perdorur historikisht per qellimet dhe interesat e popujve fqinje. Sepse keto popuj kane elita, sado skandente, ndersa ne nuk kemi. Elitat e tyre kane arritur te krijojne kohezion ndersa ne jemi te percare midis tre feve e kulturave dhe "Feja e shqiptarit eshte shqiptaria" mbetet ende nje kontenitor per t'u mbushur me vlera qe te garantojne bashkejetetese te qete.

Une personalisht nuk ndjehem fare i interesuar qe popullata si ato shqiptare te Maqedonise te pikturura, (nuk e di me sa te drejte), si islamike t'i bashkoheshin vendit tone ne nje te ardhme te afert. Na dalin e na teprojne mjeker-gjatet e medreseve turke, iraniane e arabe qe kemi ketej.

Vazhdoj ta shikoj ne endrrat e mia nje Shqiperi qe synon te rimarre vendin e saj te humbur prej 5 shekujsh ne Europe dhe jo ne Azi. Ose se paku qe te arrije te perdore si duhet uren qe ajo mund te jete midis lindjes dhe perendimit.

Rrjedhimisht, deri diku, keto ngjarje ne Kumanove me lejne indiferent persa i perket aspektit kombetar. Nuk e di, por nuk arrij te identifikohem me keta shqiptare.

Olsix, te me falesh, por nderkohe qe ti nuk ndjehesh i interesuar qe Shqiperise t'i bashkohet pakica shqiptare e Maqedonise, popujt fqinj nisin luftra per te mbajtur pikerisht tokat e banuara nga shqiptaret etnike. Rrjedhimisht, kane me teper avantazh se shqiptaret e shtypur nder shekuj te krijojne shtet fuknsional te tyrin. 

Sa per islamizmin, paragjykimet e shqiptareve te Shqiperise karshi shqiptareve etnike si islamike, fondamentaliste, radikale, katundare e me radhe, perveçse te turpshme jane edhe naive. Kjo renia pre e racizmave te ekstremit te djathte maqedonas e serb nuk i sherben interesave te tua si shtetas i Shqiperise. Afrimi, se s'po them bashkimi, i sherben me se shumti Shqiperise ekonomikisht sepse hapen tregje te reja per eksportuesit shqiptare. I sherben gjithashtu vazhdimesise se kultures dhe gjuhes shqipe.

Tani, nga papelqimi i idese se kombit ne racizem alla lepenist ("Na dalin e na teprojne mjeker-gjatet ") te nderthyer me eurocentrizem dhe eurofavoritizem, sikur nuk shkon aspak. 

kopshti,keni te njejten pike nisjeje me ate ''colin'' me lart.  thjesht ti duke njohur evropen nga afer,ke filluar ty reflektosh,ndersa ''coli'' qe ushqehet  te s-m lubonjasmiley, ate lloj glase do beje!

Eshte e pamundur te bashkebisedoj me ty nese nuk merresh me argumentin, por me personin tim.

ta zeme se u bere europian, dhe jo (oriental), çfare do te fitosh nga kjo ti si person ? 

çfare te pengon sot ty si person e qena jo europian ?

Olsix, besoj se argumentet tuaj i kundershtova, ndersa per poziten, me shqetesuan fjalet e sipercituara si dhe  argumentimi ne linjat islamik v. perendimor/evropian (çfare sherben ky lloj argumentimi perveç tjetersimit te tjetrit? Dhe çfare sherben ky tjetersim?). Mbase komenti yt ishte i ndikuar nga dhuna, nga thirrjet e papergjegjshme te UCK-se.  Nuk e di, por kishte ngjyra raciste,  mbase te paqellimshme, megjithate te shkruajta per t'i evidentuar. 

komenti atij eshte i ndikuar nga jetesa ne shqiperi (siç e tha dhe shqiptari i vjeter). dhe sidomos ne qytet apo kryeqytet i cili eshte mbushur me fshatare apo maloke. po maloke jane per te edhe kosovaret apo shqiptaret e maqedonise. 

ndryshon shpejt botekuptimi i njeriut, prej ambientit ku jeton. 

i prishin rehatine maloket. rehatine prej mikroborgjezi te vogel. 

enveri mikroborgjezin (prioritetin per kenaqsi te vogla) e shifte si armikun me te madh te njeriut. dhe me te drejte. tipa si olsi i çonte ne ferme te punonin me shat, pra i internonte, qe ta kuptonin sesi prodhohet buka.

Jardin, tani me thuaj ti si mund t'i pergjigjem ketij komentuesit ketu? What da fuk is dis?! Si mund te kemi nje bashkebisedim normal pa nevojen e komoditetit te divanit te ngrohte te Frojdit sa here qe flasim?!

Mire se erdhe ne "Tempullin e carjes se trapit"!

Fatkeqesi per kombin shqiptar qe ka rene ne dore analfabetesh! Fatkeqesi e madhe, sepse po humbin dita-dites jo vetem dinjitetin kombetar, por do te humbin edhe territore, duke u terhequr prej hundesh nga agjentura te huaja. Nje deklarate te tille analfabetesh, nuk me kane zene syte ndonjehere! Gjynaf per kete popull, qe lejon te flasin ne emer te tij gjithfare analfabetesh dhe te huajsh. Shume gjynaf!

analfabetet ishin edhe ne '44, '99, '2001. ne lufte nuk shkojne intelektualet

dhe asnjehere nuk kane fituar me forcat e veta, kshuqe me duket kot te rreshtohesh perkrah analfabeteve, aq me teper analfabeteve te instrumentalizuar

shqiperine ça e quan ti ? nuk quhet fitim ?

popujt e vjeter te europes apo botes, jane te gjithe pa shtete, akoma sot. ne jemi rast i rralle dhe kryesisht ngaqe jemi te vetmit qe nxjerrim njerez te larte, qe lejne pershtyje dhe qe bejne aleate te te fuqishmit e kesaj bote. (kemi shqiptare te degjuar momentalisht neper bote me shume nga komshijte tane qe na e kalojne ne numer)

ja u kalojme botes ne daç ne zgjuarsi ne daç ne trimeri. ndersa bashkarisht s'jemi te afte. normal, secili punon per vete. per te bere shtet te forte, duhen SKLLEVER. nje pjese e vogel vetem te komandoje ndersa shumica te ule kurrizin dhe te punoje. kete ne nuk e bejme, se asnje s'do te jete sllav i ndonje elite te caktuar.

3 nga anetaret e keshillit te sigurise te maqedonise qenkan shqiptare .

...nja 3 a me shume peshq jane ballista!!

Keto lloj shtetesh me vaj e uthull qe s'perzihen zor se rrojne gjate. Kot s'e myllen ket muhabet sa qe tape Jelsini.

"UÇK merr persiper pergjegjesine per goditjen e forcave maqedonase", thote artikulli. Nga komentet doli se qenkan nje grup njerzish trushpelare dhe te manipuluar (paguar) nga qeveria maqedonase qe bene gjithe kete gurgule.....atehere UÇK-ja qenka vegel ne duart e qeverise maqedonase qe ka si qellim te demtoje ceshtjen shqiptare.

gimi, kush te bind se eshte vertet Komanda e UCK ajo qe e ka  leshuar ate deklarim dhe  jo paradhoma e Gruevskit ? Degjoni deklarmin e gjeneralit dhe ndiqni pergjimet e sherbimit sekret te Gruevskit ! Eshte kurth antishqiptar, qe te shpetoje lakut banditi Gruevski, vegel e sherbimit sekret te ish UDB -se 

 Edhe pa ta degjoj me vesh te mi e te bindesha se ishte vertet i asaj komande, do t'i thoshja : Zer mor gjuhen kastravec ! 

Grave per te sdramattizuar situaten te presim tek tema e gjuhes shqipe, na duhet nje perle prej teje smiley

ku eshte kjo mo Lungomare? 

Tema tjeter: Vezhgim mbi problemet e te folurit te perditshem te gjuhes shqipe

Pune agjenturash, ose pune idiotesh.  Pikerisht kur po diskutohet per nje marrveshje me Kosoven nga ana e Brukselit, behen keto budalliqe. 

ti duhet ti dishe mire se si punojne kto punet e agjenturave!

Pranoje Pjer, nuk e kishe ne VQ impaktin e nje krize nga lindja!!!!

Ngushellime faniljareve te viktimave shqipetar apo maqedo qofshin!

Qeveria shqipare tani nuk duhet te bej thirrje per qetesi po tani qe i erdhi zogu ne dore duhet ta luaje sa me mire karten e te domosdoshmit per stabilitetin e ballkanit. 

Qeveria shqiptare bashke me qeverine e kosoves duhet te hartojne nje plan: Post Maqedoni, qe te dihen pikat qe duhet te bejne kur te shperbehet, nuk e ka te gjate ky shtet fallco.

Po mire me, ti mendon qe kjo puna e planeve ju eshte lene ne dore qeverise se Shqiperise dhe te Kosoves? Akoma nuk e ke marre vesh qe qeverite ne fjale i marrin vesh planet pasi jane bere realitet dhe vjen zv. sekretari i zv. sekretarit te zv. sekretarit te sekretarit te shtetit dhe ju tregon qe jane pjese e planit? Mos fluturoni kshu se nuk eshte mire smiley

Uncle Sam vertet thote : Be a good boy, po nuk thote be a kid. Palloshi qe fliste per nje shtet shqiptaresh, ku eshte tani.
Keta jane te gjithe spurdhjaker qe skane per tu ule kurre ne tavolinen e te medhenjve.

Palloshi qe fliste per nje shtet shqiptaresh eshte .., idiot. Ne do kete shtet te perbashket shqiptaresh, ne meyren sesi eshte organizuar bota sot, nuk e vendos dot as palloshi as palloshat qe kane qene e do vijne. E vetmja gje per te cilen sherbejne deklaratat e palloshit jane kunder-deklaratat dhe ngrefja pa viagra qe i shkakton disave. Gabimi i madh ndodh kur morri kujtoj se eshte elefant dhe tenton te beje pune elefantesh, se kur morri e kupton qe eshte morr ben punen e morrit dhe jep rendimentin e duhur.

Une nuk fluturoj swed, por dhe ti qenke pak dobet me autostimen, kombi yne eshte mbajtur gjalle dhe ka mbijetuar as me ndihmen e shteteve te huaja (perkundrazi) as me ate te qeverive qe ka pasur, qe kur ka lind dielli ne keto troje jane lare me gjakun e paraardhesve tane. Pastaj keto teorite konspirative qe zv. sekretaret vendosin gjithcka u bene pak teper tani...

Ci keni keto muhabete me gjak e me shurre. Po u hakan duret e bytha shqipove per pak lufte qefi. Ore qe nga ai profili vet i pari e gjithe kush meno se duhet tregu veni bullgareve te fyromit, nje kallash ne dore dhe tu bashkohet UÇK.
Brezi i Half Life dhe Halo kujto se eshte si ne PlayStation qe ke shtate jete si daci.

Ku e shikon thirrjen per lufte ti? Normal qe jane jete njerezish ato qe ikin e sjane fiq. Po flas vetem qe njerezve duhet dhene e drejta e tyre e jo te merrem neper kembe. Qe per vendin tone eshte derdhur gjak do  e kesh harruar se mbase ke kohe andej dhe te shoh si arsyeton...

Keto muhabetet me kombe e nacionalizma nuk na kane nejt asiher per shtat, dhe zakonisht nuk i rrine per shtat trokalareve. Kur bo ksi muhabetesh duhet te kesh bythe te forta, ti shtrengosh si KungFu Panda. Shyqyr qe jetojme ne shkeullin e telegrafit merr vesht dhe Europes s'i ka dale akoma sakelldia e L2B se do ishim bo sallate me keto dava loqesh verrdalle.

Plus qe Bota tani shyqyr zotit esht e globale, shtepia jote mund te jete gjithandej neper bote, shqiptaret e Maqedonise e kane ne dore vete ta zgjidhin kete ceshtje se jane 40% e popullsise dhe votimet mbahen cdo 4 vjet. Po qe se dun me lujt politikash jo partia ime jo e jotja dmth qe aq meritojne. Thjesht fare ky muhabet. Ca duhet tu bejme ne tu fryme?

Ikni paj zotin, mos luni me zjarmet e nacionalizmit e fese se me to pervelohesh keq. Lexoni si jane ndeze analfabetet neper comentet e gazetave online. 

effkey mqs e filluam kete diskutim hajde po e thellojme pak.

Komenti im te pakten nuk ka ndjenja per ndezje situate thjesht qe gjerat duhen pare me seriozisht, po te freskoje pak memorien qe ta kesh si kulture dhe per here te tjera kur te debatosh:

Viti 1996: Nje komando greke hyn ke territor Shqipetar ku masakron posten e kufirit.

Viti 1997: Qeveria greke kerkon te shtyje kufirin, duke ngritur flamurin grek ne himare (vetem mos me thuaj qe qe BE apo ndonje tjeter qe e ndaloi)

Viti 1999: Makineria ushtarake serbe shperngul me force mes terrorit dhe perdhunimeve shqipetaret e kosoves, duke mos u mjaftuar minon kufirin shqiperi kosove, i minuar dhe ne kete moment qe flasim.

....

Viti 2015: Qeveria maqedonase akuzon shqiptaret per terrorizem, cfare duhet te presin, ti perdhunojne dhe keta e te na minojne perseri kufirin? A nuk duhet nje program edhe serioz bile mqs kemi marre mesime te tilla ne kohe kaq te shkurter?

Sa per te ikur, a ku duhet te jetojme, ne nuk jemi arixhinj se nevrikoset fqinji e duhet te leme shtepite.

Po ke ndonje argument hajde se fjalosem, po me kundershton me komentet e samodumos online e leme fare...

 

O mik vellai, a jane 40% shqiptaret atje? A behen zgjedhje aty? Pse ndahen ne fronte ata? Nje front i vetem shqiptar dhe shife ti si rrine bullgaret sus. Ca faji kam une qe ata jane shkaperdha ne100 grupe?

Tani dolet dhe "peshqiret jeshile" u ndane akoma me keq.

O balo te hengert tenja e ke te keqen brenda.

Shqiptaret e Kosoves me ate Rugoven, ku ishin ata kur ishte koha qe te ndaheshin nga Serbia ne 91'. Kur Jugosllavia po ndahej, Rugova luante kukllash, mbante kosovaret ne rresht. Athere te benit nacionalistin e kombetaristin.

Harroje luften, le te shkojne Zeni me Zahon e Gregun ne lufte me nevriket e peshkit be none, se as ma ndjen fare, po kur them fare, fare fare. 

Ske pse vete aq larg pse jane te ndare ata, jemi ne ketu, shtet te themi i pavarur dhe gjej nje pike ku biem te gjithe dakort, nje figure konsensuale apo pse kemi 54 parti...

Ka ikur peshku nga koka or mik se po te qe vendi ame ne rregull hidhej ndryshe vallja, por ketu ke te besh me shtete qe kane ne doktrinen e tyre zhdukjen e shtetit shqiptar, prandaj inistoj qe duhet ti therrasim mendjes me projekte  e diskutime nese neser nuk duam te flasim serbisht apo greqisht si shume tokat tona qe e flasin aktualisht...

Po. Shqiperia e leshit duhet te ndiqte qe ne fillim versionin Grek. Te ndertonte nje kazus, nuk e njohim kete shtet pa zgjidhur ceshtjen e emrit. Aleksandri ishte gjysem ilir pa lidhje me sllavet. Ose te gjenin emer ose te shperbeheshin.

DioGuardi: “Ose veproni drejt me shqiptarët, ose nuk do të ketë më Maqedoni”

Bravo Joe!

Nuk eshte e vertete. Po e nxjerrin ate shprehje me ke figure politike tu teket, edhe me Ramen e Berishen. Njesoj si me ndeshjen Serbi-Shqiperi qe nxirrnin deklarata te paqena te figurave boterore. Tipike e kalamajve te Facebook, vetem per te marre like. Mos besoni cdo gje qe shikoni ne FB.

SHBA vs Rusi

SHBA per te ruajtur rolin dominues ne Ballkan - Rusi per te fituar terren dhe dobesuar influencen amerikane ne Ballkan

SHBA pro Shqiperise se madhe (+Kosove) vs Rusi pro Serbise se madhe (+Kosove)

Maqedonia si gjithmone molle sherri, mjafton te kujtojme qe lufta e dyte ballkanike filloi se Serbia, Greqia nuk ishin dakord ti jepnin pjesen qe kishin rene dakord Bullgarise se Shqiperine e kishin ndare.

 

Si fillim qeverite shqiptare le te hartojne nje plan per nderhyrje/mbeshtetje humanitare. Te kthejne njerzit, ti ushqejne e te riparojne demet.
Per te tjerat pastaj, ti meshojme prap asaj pytjes.. A kemi ushtri te afte te perballoje nevojat e popullates shqiptare ne ballkan?

E cuditshme qe dhe Ali Ahmeti dhe Menduh Thaci nuk duken gjekundi.

Po te isha une admin i faqes, dmth po te isha, nuk do e kisha publikuar kete deklarate.

Qe nga titulli i deklarates tregon qe eshte nje fiasko e modhe. Ose nje tollumbace qe pretendon se eshte top. Paskan godit forcat e armatosura maqedonase!!!!!! Po ku i paskan godit mrena lagjes neper shtepite e njerezve ? Pse nuk thone qe na rrethoj policia dhe ne nuk u dorezum menjehere, por luftum. Ky eshte nje grup terorist qe te gjithe, por me shume shqipetaret e Maqedonise, duhet te distancohen. 

Keta te UCK o jane copa mishi dhe i hane gjerat kallup duke organizu nje sulm amatoresk nderkoh qe pala maqedone realizoi nje kundersulm blic teper te oranizuar teknikisht, gje qe me thote se shteti  ishte komplet ne dijeni te asaj qe do ndodhte.....ose ne rastin me te keq mendoj qe organizatoret e UCK, thjeshte jane marre vesh me qeverine, por kjo mund te merret vesh pas identifikimit te viktimave shqiptare. Nese keta(te vdekurit) nuk do te njihen si aktiviste te UCK rasti i dyte eshte me i mundshem. 

tek Opinioni i Fevzos...nje popinionist Shqiptaro maqedonas deklaron :" ata qe u shpallen antare te UCK ..jane te paguar nga Gruevski ..! nje grup njerezish  disa dite rresht shetiste neper Kumanove dhe policia bente sehir...! 

 Degjoni ca thone shqiptaret e maqedonise ....! 

nga ata po ka thenie te ndryshme qe nuk perputhen deri tani.

ca thone jane te paguar, ndersa njeri po thoshte qe ishin mbledhur per te perkujtuar nje komandant te tyre te rene deshmor ne 2001, dhe policia u ra ne befasi ne mengjes (siduket kur flinin akoma).

nje pjese rrembyen armet dhe iu kundervune policise duke i shkaktuar 8 te vrare. 

kjo deshmia e fundit me duket me llogjike sesa ata qe thone :  jane te paguar. sepse po te ishin te paguar, i bie qe policet e tyre t'i kene vrare vete maqedonet, per te pasur edhe ata ca humbje ne numer. (ose te kjo pike genjejne, se nuk ka te vrare fare nga policet. atehere vetem ata te uçk-se mund te jene te shitur. ) 

duhet prit ce çfare do te thone ata qe jane dorzuar. ata do te sqarojne me mire situaten, sesi e qysh. te gjithe ata qe komentojne ne kete moment, duket qe nuk kane info te sakta. se nuk kane qene prezent.

Ne pasjen dore te shtetit maqedon ose per te inskenu ngjarjen nuk eshte se duhet patjeter te ishin te gjithe ne nje mendje. Nje "jude" u desh per jezusin, te tjeret jane per koka turku  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).