Letër e hapur e Baton Haxhiut drejtuar të Dërguarit Special të BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, me rastin e 9 Majit – Ditës së Europës.

I nderuari zotëri Samuel Zhbogar,

Është një rilindas shqiptar që Larousse dhe enciklopeditë tjera e konsideruan “Homeri Shqiptar”. Emri i tij është Gjergj Fishta.

Kohëve të fundit shumë kosovarë e kanë popullarizuar sërish një strofë të tij që thotë: «Uh! Evropë, ti kurva e motit! / Që i re  mohit, besës së Zotit! / Po, á ky asht sheji i qytetnisë? (…)». Ky vajtim ripopullarizohet ndër kosovarë sa herë që ata ta ndiejnë veten të nënçmuar, të injoruar, të fyer, të trajtuar diskriminueshëm nga Europa.

Thënë të drejtën, edhe mua, si çdo kosovari tjetër të arsyeshëm, shpeshherë kur jam munduar ta kuptoj sjelljen e BE-së ndaj nesh, më ka ardhur të ulërijë deri përtej ozonit po të njëjtat vargje.

Kësaj radhe mllefi karshi miqve tanë nuk vjen nga ndonjë turmë e dalldisur ideologjike, nuk është dashaligësi qarqesh ksenofobe e as harlisje desiderius – është papërmbajtshëm që mezi presin ta kërcejnë murrin për në tokat e premtuara të luksit. Jo. Mllefi i sotëm është prodhim i luftës së palavdishme të kosovarëve me arrogancën e Brukselit. Kosovarët nuk trajtohen nga BE njëjtë si tjerët përreth; përparimet, përpjekjet e tyre nuk maten me të njëjtën peshore dhe nuk honorohen siç shpërblehen tjerët. Përkundrazi i respektuari Samuel Zhbogar, qasja meskine e BE- së ndaj kosovarëve u le mjaftë hapësirë atyre të dyshojnë në mos i gjithë institucioni – e jo vetëm disa anëtarë e kandidatë të saj –të lëngojë nga disponimi kundër ekzistencës së shtetit të Kosovës.

Pandehje e rëndë kjo, zotëri Zhbogar?

Po e tillë është, por e bazuar në shumë arsye:

Sigurisht ju kujtohen skenat e rikthimit masiv të kosovarëve pas largimit të serbëve. Kundrejt faktit se as që kishin ku ktheheshin ngase jo vetëm shtëpitë, kafshët, punëtoritë, por edhe toka u ishte e djegur, ata me një entuziazëm të paparë marshonin drejt vendit të tyre. Më shumë se sa vetë liria – të cilën, në ato kushte traume as që e konceptonin dot – i mbante në jetë, i motivonte, u jepte shpresë besimi i tyre se Perëndimin kësaj radhe e kishin në anën e tyre. Kjo bindje – se Europa do t’i ketë korrigjuar gabimet e saja historike ndaj tyre – ishte baza e sigurisë që kishin drejt një epoke të re.

Çfarë ndodhi pastaj, zotëri Zhbogar?

U instalua UNMIK–u. Instruktorë nga e gjitha bota erdhën të ndërtojnë institucionet e shtetit të ri. Një pjesë e madhe e emisarëve vinte nga vendet me probleme edhe më të rënda në raport me demokracinë, shtetin dhe ligjësinë sesa ç‘mund t’i kishte vetë Kosova në fillimet e saja. Një pjesë tjetër e tyre nuk kishte lidhje me kulturën dhe rrethanat ku kishin ardhur të ndihmojnë. Nuk ishin të rrallë ata që për interesa të shteteve nga vinin sabotonin ku mundeshin. Vetë UNMIK-u vepronte dhe arsyetonte prezencën e tij mbi dokumente që ende trajtonin vendin se pjesë të Serbisë, gjersa Kosova të ishte shpallur shtet e njohur nga një shumicë vendesh. Për fund, Kosova u shndërrua në një muze projektesh të dështuara dhe zonë ku shtetet eksperimentonin konsistencën e diplomatëve të tyre të karrierës. Institucionet?

Shumëçka u ringrit nga gërmadhat e asaj që kishte mbetur: ligjet, policia, sistemi arsimor, infrastruktura. Sot kur disponojmë me njohuritë rreth asaj faze konstatojmë se rifunksionalizimi i nevojshëm, gjithëpërfshirës dhe progresiv, dështoi pikërisht për shkak të qëndrimit ambivalent të UNMIK-ut ndaj shtetësisë së Kosovës. Politika e pasigurt e UNMIK-ut mundësoi që zona e rajone të Kosovës të futen nën ndikimin e disa warlord-ëve kriminelë shqiptarë e serbë; ajo duke sugjeruar të jetë omnikompetenca e vendimeve absolute politike e jopolitike mbi fatet e Kosovës degjeneroi edhe më shumë vendorët të cilët nuk punonin se besonin të jenë o për dekor, o për të vjedhur kabineteve e zyrave të aparatit qeverisës e burokratik.

UNMIK-u iku, erdhi EULEX. Sidomos në sferën e drejtësisë BE në Kosovë trashëgoi një gjendje katastrofale. Ose më mirë thënë; u ndesh me një shoqëri pa gjyqësi fare. Filluan proceset. U dënuan plot komandantë. U arrestuan një numër i konsiderueshëm njerëzish të fajshëm e të pafajshëm. Pas Hagës, Kosovës viktimë të luftës, për shkak të dështimit të EULEX-it në shumë segmente i bëhet edhe Gjykatë Speciale. Të gjitha i duron Kosova përkundër faktit që imazhi i saj rrjedh gjak gojëve të botës. Mediat denoncojnë me vend e pa vend çdo anomali që konsiderohet të jetë kundërligjore. OJQ-të nuk lënë gjë pa e raportuar që mund të pengonte zhvillimin e demokracisë, shtetit dhe ekonomisë. Shoqëria kosovare gjendet në luftë të egër me korrupsionin si në asnjë vend tjetër përreth dhe përveç ca telefonatave kërcënuese nuk preket asnjë gazetar, aktivist apo grup i shoqërisë civile.

Prapëseprapë dhe përkundër gatishmërisë së qeverisë dhe shoqërisë në koncensione, dialog, kompromise, tolerancë janë kosovarët ata që nuk u jepet liberalizimi i vizave, janë kosovarët ata me të cilët nuk nënshkruhet MSA-ja. Pse kjo zotëri Zhbogar?

Pse edhe BE si UNMIK dëshiron të vejë drejtësi në një vend që natën e njeh, por ditën bëhet sikur nuk e sheh? Që të mos acarohet Serbia? Po edhe sa shekuj duhet të presin shqiptarët derisa të emancipohen serbët duke braktisur ultranacionalizmin e tyre? Keni krahasuar ndonjëherë diskursin e brendshëm në mediat shqiptare me atë serb? Po retorika e politikanëve kosovarë a i përngjanë atyre të Nikoliqit dhe Vuçiqit? Jo. Dhe kjo nuk është farsë. Sepse vitet e fundit, përkundër anomalive të shumta, në Kosovë kanë ndryshuar shumë gjëra që në vendet përreth nuk pritet të ndodhin edhe gjatë kohë. Në Maqedoni që nga dogana e deri në kabinetin e kryeministrit është gjithçka e korruptuar, privatizuar. Incidentet ndëretnike janë përditshmëri, manipulimi i votave ritual normal, mafia ekonomike ndanë selinë me kryeministrinë. Thyesi maratonik i gjitha embargove gjatë luftës dhe marrëveshjeve të sotme në parandalimin e tregtisë së zezë Mali i Zi i përngjanë në principate vëllezërish që kanë pushtuar çdo sferë të shtetit për përfitime private. Për tjerat pak më tej as që duhet të flasim, i keni në BE, brenda dhe ua dini hallet më mirë.

Pse zotëri Zhbogar atëherë Serbisë, Maqedonisë dhe të tjerëve iu liberalizohen vizat e kosovarëve jo, kur pothuajse në shumë aspekte jemi shumë para fqinjëve tanë? Keni frikë se 1.8 milionë banorët e Kosovës do t’ia mësyjnë BE-së? Apo ky është qëllimi i Brukselit? Sigurisht jo, por efekti është i tillë ngase mosliberalizimi i vizave, vonesa e MSA-së, qëndrimi ambivalent i BE-së dhe gjitha refuzimet tjera e zhgënjejnë dhe e depresionojnë studentin, të riun, qytetarin kosovar, të cilit nuk i mbetet gjë të tjetër veçse të ikë nga vendi, nga vetja.

I nderuari zotëri Zhbogar,

Njëra ndër simbolikat më të fuqishme dhe më kuptimplote të qasjes së BE’-së ndaj Kosovës është Pallati i Drejtësisë, i inauguruar në muajin mars në periferi të Prishtinës.

I ndërtuar në një lokacion të papërshtatshëm, objekti që kushtoi 30 milionë euro shpejt u bë i famshëm për defektet elementare teknike, gabimet e mëdha që e pengojnë punën normale, e deri te rrezikimi i jetës së punëtorëve nga disa aksidente.

Nuk besoj se ka simbol më identifikues për qasjen neglizhente të BE-së ndaj Kosovës sesa ndërtesa e Pallatit të Drejtësisë.

BE duhet ta ndërrojë qasjen ndaj Kosovës. Ne nuk kërkojmë privilegje, por trajtim të barabartë me të tjerët. Përndryshe i gjithë ky entuziazëm i shqiptarëve për Europë nuk ka asnjë kuptim.

E dini zotëri Zhbogar çka më përkujton kjo ndihma e Europës ndaj shqiptarëve? Ma sjell parasysh atë rrëfimin e Shekspirit rreth Antonios dhe Shylok-ut tek “Tregtari i Venedikut”. Tregtari Shylok i ndihmon Antonios me para me kusht që në rast moskthimi t’ia presë një copë të madhe mishi nga trupi. Kur Antonios i dështojnë bizneset dhe nuk ka se si ia kthen borxhin, Shyloku i çshpirtëruar i drejtohet me një thikë të madhe dhe do t’ia presë një copë nga fytyra. Në momentin e fundit mbërrin avokati i zgjuar Balthasar dhe … përfundimin e stories sigurisht se e dini edhe vetë.

Zotëri Zhbogar, a jeni i sigurt se e dini për çfarë flisni kur flisni për Kosovën në Bruksel?

Unë gjithnjë e më shumë frikohem se ju nuk e merrni dot me mend se çfarë ndikimi ka inercia juaj poshtëruese për popullin kosovar, i cili lëvizte i lirë në diktaturë, por tash po mbahet i ndryrë në demokraci.

Dhe për fund: unë nuk e di ku do të gjendet një Balthasar për të mos e lejuar rikthimin e inatosur të historisë sonë.

Por, as ju nuk e dini këtë.

17 Komente

Kosovarët nuk trajtohen nga BE njëjtë si tjerët përreth

Dhe kshu do vazhdoje gjate, Baton.

Ky eshte nje problem, natyrisht, por problemi me i madh eshte se problemit nuk i gjendet rrenja e shkaku. Problemi ne menyre absolute nuk duhet germuar me "kurven" e Fishtes. Problemi nuk trajtohet duke ia kerkuar fajin Europes - nqse nuk e kupton kete as elita intelektuale e kombit, kjo eshte me shume se deshperuese. 

Baton, nuk ka rendesi "e drejta" jote (apo edhe e imja) - ajo e drejte vlen 2 cent. Te pakten kaq ka vlejt deri me sot dhe nuk asnje arsye pse t'i ngrihet vlera ne te ardhmen. Dhe me 2 cent ben vetem 2 cent "prokopi".

Pra pse? Think, think, think!

Në momentin e fundit mbërrin avokati i zgjuar Balthasar dhe …

...i thote; ca ben o loqe! Po i kepute mishin do te derdhesh gjak kristiani (Shylok ishte hebre) dhe masnej shko ke veni dhe pasuria te shkon per shele.

Supozoj se me avokatin Balthasar aludohet per....

 

Dhe kjo keto deklarata antikorrupsion i ben duke qendruar  ne krah te Ilir Metes i cili eshte poster child i korrupsionit dhe hajdutllekut ne shqiperi....

E tha mire Lu-ja, pse ne te huajt do bejme Shqiperine? Edhe kaq shume po bejne. Kemi qelluar ne Europe, ky eshte fati jone, se te ishim me ndojne cep do na kishin fut ndonje lufte civile disa dekadash qe t'i dilte tymi albanezeve.

Ky lu-ja ka qelluar kaur a budist me halle.i thote gjerat cope no nonsense kind of guy.Edhe kaq shume po bejne apo edhe kaq prej tyre eshte arritur...

Do ca kohe sa t'ia gjejne anen dhe ketij, dhe te fillonje te bilbilise si paraardhesit. smiley

..........Pse edhe BE si UNMIK dëshiron të vejë drejtësi në një vend që natën e njeh, por ditën bëhet sikur nuk e sheh? Që të mos acarohet Serbia? Po edhe sa shekuj duhet të presin shqiptarët derisa të emancipohen serbët duke braktisur ultranacionalizmin e tyre? 

Ja kjo eshte pyetja 1 milion dollareshe...

Nuk di ta them ne menyre me diplomatike: eshte e rende dhe e turpshme kur merr persiper te shkruash ne emer te nje populli dhe ta perbaltesh ate ne kete menyre si ben leterhapuri. Dmth ndonje problem ke vetja shikojne keta intelektualet kosovare qe i kane lejuar gjerat te behen llum e nuk jane irrituar kur nuk kane qene ne gjendje te prodhojne te mira morale, ne rradhe te pare, nga vetja per veten, por e gjejne fajin e problemin tek ai qe s'ka faj sesi nuk je i zoti te qeverisesh shtepine tende, dhe i thua pastaj, pse nuk me pranon ti mua te vij ke shtepia jote si vizitor pa te lajmeruar fare. 

Ndoshta nje pjese e mire e ne emigranteve, jeta e mbijeteses ne nje bote te panjohur dhe me domosdoshmerije jo vetem per t'u integruar por edhe per te mbijetuar apo qene te suksesshem, varet nga egoja e gjithesecilit, jemi mesuar e pershtatur per ta pare realitetin me syte e perendimoreve. 

 

Jakova - Nuk te degjova te shprehesh per letren e Batonit, apo eshte No Comment

...

Gaia,te mbeta borxh nje pergjigje nga tema tjeter .

Nuk reagova ne letren e Batonit sepse ai nuk eshte personi i duhur per kontaktet me Samuel Zhbogar.Perndryshe,Zhbogar ndan shtratin me Vlora Citakun,prandaj jam i bindur qe eshte mjaft mire i informuar me problematiken kosovare smiley

Bukur me pelqeu, dukej shum bindes ne ato qe thonte.

Gaia, qe politika kosovare dhe shqiptare ne pergjithesi, çalon, kjo dihet dhe e kemi sterthene me qindra here, po çfaj ka populli. 

Populli i nxjerr keto politikane, ne fakt eshte jo e vertete per Shqiperine, pasi politikanet shqiptare e kane marre popullin peng. Ja psh., kemi rastin kur ju keni dashur te kandidoni dhe te sillni nje ndryshim ne politike berje dhe nuk e keni care dot qerthullin. 

Gaia, nga pikpamja sasiore, te pakten matematikisht, bota njerzore tete miliardeshe , sigurisht e mire, nuk justifikohet se eshte prishur e bere ne kete fare feje,  prej  njeqind milione apo dhe nje miliarde ...te keqinjve.Eshte pajtimi i te shumteve me te keqen, heshtja apo mos reagimi ndaj saj, ndaj kesaj bote te padrejte ne cdo qelize, i te mireve , ajo qe .....prishi e po i nxjerr binane edhe me tej ,  botes njerezore ! 

Arresyen e te keqiave nuk duhet ti kerkojme tek te ligjte por ....tek shumica e mire ! 

Vetem revolucioni shemb qerthujt e te keqinjve.Dhe revolucionin medoemos e bejne dhe duhet ta bejne ...te thjeshtet, te miret ! Ndryshe kjo bote vazhdon te perkeqesohet ! 

Pergjigje e Z. Zhbogar:

Zoti Haxhiu, 

E lexova me vemendje letren tuaj dhe konfirmoj qe gjithcka shkruani jo vetem qe qendron, por do vazhdoje te qendroje po njesoj persa kohe qe elita e Kosoves do jene njerez se ti. 

Sincerley not yours,

Zhbogar

 

 

Po ca na e sillni kete spiun Serb ktu amon.

     Brad mos u merzit  hic, se eshte lule blogu, me ca admine i kane zene deren...! Nuk e di ku e kan blere diplomen ! Ambicioze, pa formim per te sjelle tema qe i duhen vendit dhe hedhin drite mbi situatat.Jane  dhe nihiliste !

Ben vizite Presidenti i Turqise dhe keta derdimene mbajne akoma temat " tojo - mojo ! " 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).