Vatikani tha të mërkurën se ka  përfunduar një traktat për të njohur shtetit palestinez, një hap simbolik dhe i rëndësishëm, i mirëpritur nga palestinezët, por shqetësues për qeverinë izraelite. Njohja formale e shtetit palestinez nga ana e Vatikanit, i cili ka interesa fetare në territoret e okupuara izraelite-palestineze që përfshijnë vendet e shenjta të krishtera, jep një sinjal të fuqishëm të autoritetit moral dhe legjitimitet ndaj përpjekjeve të presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmud Abaz, për të arritur shtetësinë pavarësisht procesit të paralizuar Izrael-Palestinë të paqes.

Izraeli është alarmuar për rritjen e pranimit ndërkombëtar të Palestinës si shtet që kur Kombet e Bashkuara ndryshuan statusin e delegacionit palestinez në vitin 2012 me atë të një shteti joanëtar vëzhgues. Disa vende evropiane kanë sinjalizuar edhe pranimin e tyre të shtetit palestinez.

Në një deklaratë nga një komisioni i përbashkët i Vatikanit dhe zyrtarëve diplomatikë palestinezë, postuar në faqen e internetit të lajmeve të Vatikanit, thuhet se "puna e komisionit në tekstin e marrëveshjes ka përfunduar", dhe se do të paraqitet për miratim formal dhe për nënshkrimin "në të ardhmen e afërt."

Papa Françesku, udhëheqësi i një miliard katolikëve të botës, ka sinjalizuar prej kohësh dëshirën e tij për një shtet palestinez. Gjatë vitit të kaluar, Vatikani në mënyrë informale në botimin e tij vjetor, si dhe në programin për vizitën e Papes 'në Tokën e Shenjtë në 2014 i është referuar Palestinës si "Shteti Palestinez."

Gjatë kësaj vizite, Papa Françesku i dha një nxitje shtesë sovranitetit palestinez duke fluturuar direkt në Betlehem nga Aman, Jordani, në vend të ndalonte së pari në Izrael, siç kanë bërë paraardhësit e tij. Francis më vonë priti kryetarët palestinezë dhe izraelite në një lutje për paqe.

Kjo nuk është hera e parë që Francis ka treguar një gatishmëri për të fyer ndjeshmëritë politike në emër të çka ai mendon se është e drejtë. Një muaj më parë, për shembull, Papa zemëroi qeverinë turke duke e quajtur vrasjen e rreth 1.5 milion armenëve nga turqit otomanë në 1915 si genocid. Si rrjedhojë, Turqia tërhoqi ambasadorin e saj në Vatikan.

Një zëdhënës palestinez, Xavier Abu Eid, tha se 135 kombe njohin tashmë Palestinën si shtet.

 

Artikulli i plotë: New York Times "Vatican to Recognize Palestinian State in New Treaty"

25 Komente

Bravo Vatican per njohjen e kombesise ne forme e dimension te ndryshme. 

Bravo (2) Vatikanit.  

Kjo nuk është hera e parë që Francis ka treguar një gatishmëri për të fyer ndjeshmëritë politike në emër të çka ai mendon se është e drejtë.

Me shpresë që s'është e fundit, ose thënë ndryshe, në kokë të Kosovës tani. 

per te njohur shtetin e izraelit u eshte dashur 52 vjet. mesa duket vatikani i merr punet me kadal.

Eshte me .....se e natyrshme ....brengosja tek idhujtaret e Netanjahut, prej veprimit te Selise Shenjte ! Por dihet,  qe Ai  do te Vije  dhe me shume se kushdo kete e ndjen Papa ! 

Stalini ka qene ai qe pyeti sa divizjone ka Papa? 

Papa nuk ka divizione, por vec nje Liber ...i teri me Vizionet, ( te githe  te " qartet " prej atij jane ...rrjedhur), ku fitohen gjithe betejat  me djallin, qe krijoi divizionet e se keqes, pa asnje ushtar te rene  ! 

Ne ndryshim nga Roni, Papa nuk e kupton qe Izraeli eshte demokracia e vetme ne Lindjen e Mesme. Papa dhe 95% e botes thjesht nuk kuptojne:

“Even this philo-Semitic pope, this pope who cares about the Jews, even he doesn’t get it,” said David Horovitz, editor of The Times of Israel news site. “Every time something like this happens, there’s this sense of anguish. Why don’t you understand?

Fatmiresisht tek 5% e te kuptuarve jane perfaqsuesit ne Peshk te KQS (Kaloresit e Qyteterimeve Superjomuslimane) te cilet u treguan te duruar ndaj grusht-komentit per Charlie Hebdo, por ama kete here s'e lene Papa Franceskun pa nje fatwa diskrete. 

...... 

lere aman, se helm e vrer u beme.

c'na bere mo pape keshtu. smiley

 

Une mendoj se duhen falenderu edhe ca anetare te PPU qe ashtu, ne heshtje dhe anonimitet, e bene punen e tyre bindese te Papa. Megjithese pa kale...

peshku esht bo bastioni me i fuqishem i ceshtjes palestineze ne githe brigjet e detit mesdhe. 

degjo ti miku im, para se te kumbisesh! Un e dalloj mjaft mire ate qe fryn laren, nga ai qe eshte i gjithi ...lare ! Jo se ka goxha ne basen tek grupimi i dyte.Ju te dy .... Mos tallni laren ...me te grupit ...lare ..se ka per tu bo helm cifuteria ! 

Tani qe u mbeti nje cope e vogel toke e qe s'ka mundesi tjeter te merret me shume perveçse nepermjet gjenocidit, tani po ja njohin pavaresine palestinezeve. 

Mire, Vatikani i reformuar, kur do ta njohe pavaresine e Kosoves?

Icik si vone ky Vatikani. RPPSH e ka njohur Shtetin Palestinez since 1988. smiley Nejse hajt do Zoti behet ndonje gje e mire per ate njerez andej. Others to follow. Ene ne koke te Kosoves!

Nje gjeme me e madhe se kjo qe na beri Papa ka ngjare sot: Lindsy Lohan eshte bere muslimane!!!

gjithnji kom pas besim te ajo goc. pothujse sa te selena gomez.

Papa nga nji one, Lindsey nga ona tjeter...na e mori kalan nga mrena Xhibi. 

E ka Francesku apo Fransis nickname-in ky Papa?

varet nga gjuha qe perdoret. te francezet e ka François .

Bravo Vatikani! 

Uroj qe ti komandojne gjith' ipeshkvit, priftnat dhe xhakejt, qe ta perfshine Palestinen me omili cdo jave. Kshu noshta fillon zgjidhet nji padrejtsi e madhe e koheve tona.

Hallall Vatikani dhe Papa Frani (keshtu me duket i thone katoliket e veriut). Frymezues qendrimi pro se drejtes, edhe kur kjo "fa incazzare" gangsterin e Lindjes se Mesme.

Sapo i dergova dhe nje email (tek nunapal@icc-al.org) per te njohur pavaresine e Kosoves. Priteni lajmin e mire tani dita dites...

Njeri  i blogut e ka bosin e vet cifut, po Pjeri nuk do ta tregoje kush.... osht personi ....! 

Nuk e keni idene sa po u rruhet cunave t`Afriks s'Jugut...me fal Izraelit se po njef Vatikani Palestinen

Edhe per na 10-15 vjet nuk do kete me Palestine, vetem jewish settlements

Duke bo te zgjutin pas pilafit, kot s`pranuan arabet ne 48-en ndarjen

Palestine s`ka per te pas kurre, mark my words

Do vija edhe bast, po kjo qe them une e ka koeficentin 1.01

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).