Një protestë masive e studentëve që kundërshtojnë miratimin e ligjit të arsimit të lartë është duke u zhvilluar para kryeministrisë. Të shumtë në numër, studentët kanë bllokuar bulevardin Dëshmorët e Kombit duke u ulur para godinës së kryeministrisë me pankartën kryesore “Reforma nuk kalon”.

Me argumentin se ligji i ri i arsimit të lartë rrit tarifat e universiteteve shtetërore dhe nuk lehtëson asnjë procedurë në universitete, studentët paralajmërojnë edhe revolucion nësë ndryshimet në ligjin aktual miratohen nga parlamenti shqiptar.

“Kryeministri dhe ministrja Nikolla non grata derisa të tërheqin reformën. Reforma nuk kalon ndryshe bëjmë revolucion”, shprehen studentët.

Kjo nuk është protesta e parë që studentët zhvillojnë në kundërshtim të ligjit të ri të arsimit të lartë, por është e para e kësaj përmasa.

Prej orësh bulevardi qendror i kryeqytetit qëndron i bllokuar, e paralajmërimi i studentëve është që të qëndrojnë para kryeministrisë përgjatë gjithë ditës derisa kërkesat e tyre të dëgjohen. 

87 Komente

A ka ndonje kopje te ligjit te ri?

"Arsim publik Falas !" smiley

Edhe Plenci qe eshte plence eshte i lire por kurre jo falas.

me bidon me bidon/ derdhet djersa ne revolucion

Do bejne revolucion? Rinia dembele shqiptare. Khmmm. Ok.

Moza kan ngel pa lek per kafe-cigare.

Me te dredhme shijon me shume.

ka cigare te hapme. 200 lek cigarja. po spatën dhe 200 lek vrafshin veten. edhe gjyshja ime i ka 200 lek posht minderit po te kontrollojë

koko . zbrita ne aeroprt dhe me duhej karroce per valixhet, duhet te futje nje pesqin leksh qe ta merrje, ishte njeri aty qe mereshe me keto karrocat, tani une skisha lek shqiptare me vete dhe i i dhash nja 3$, do ti qe smu nda duke me ndihmuar, ishte nje grua e moshuar para meje qe kishte nevoje per ndihme, ky pas meje polici i thoshte o xhevo po ndihmoje mer kete zonjen? hic ky,. po hik mer xhevo se jam ok, e ndhmova vete te shkreten.

"Hane" dhe quarter ato karrocat. men per here tjeter. 

smileyvallai se mora vesh ca duhet te futje po pesqinshe thashe ashtu kot tirona

Mire e ke per pasqinshen (po qe kane fillu me fol me te reja robt atjesmiley) po e prano dhe gjysmen e tij amerikone. 

me c'po shof eshte bere keq per lek

 

S'ka munci, do ta kesh per inat te rilindjes kete. smiley

Po nuk ju ktheve dhe ti njehere e ti thoje- ooooo Xhevahir, na dhe $3 dhe ndihmoje dhe kete zonjen!!! Apo me t'futme dhe ti. Nuk te falet o Tafuti, je dhe amerikan! 

ate tipin e karrocave duhet me e morr ne amerike

Po spate Marlboro dhe iPhone ne tavoline nuk ben.

epo revolucion atere

Kush te tha qe jane dembele?  E di ti sa mund dhe pune duhet per te fituar konkursin ne UT? Jane nga studentet me te mire dhe me puntore qe ka ne Shqiperi. Normale qe buxhetin e pakte te arsimit te larte nuk duan ta ndajne me Universitetet private qe jane thjesht nderrmarje fitimprurese. Biles gjithe Shqiptaret qe paguajne takse duhet ti mbeshtesin.

ai qe taksohet do te taksohet sa me pak, jo t'i rritet taksa çdo vit, pasi rriten shpenzimet per universitetet (rrogat e profesorve, mirembajtja apo modernizimi i komplekseve dhe konvikteve, etj).

shqiperia ka shume te diplomuar dhe nivel te ulet. sasia ul cilesine ne proporcion. dmth sa me shume te shtosh sasine aq me shume do ulesh cilesine. 

dmth sa me pak te diplomuar, aq me mire. 

si dhe universiteti duhet te jete falas. por atje duhen çuar VETEM me te miret. me te miret e nje shkolle numerohen me gishta. keta njihen nga te gjithe, profesoret dhe nxenesit.  ata vetem çohen ne universitet FALAS. (nena ime ka pas ne fillore ismail kadarene. te gjithe nxenesit dhe profesoret i lexonin vjershat qe ne ate kohe ne tabele te emulacionit. profesoret, nja dy qene nga mali i zi bile, s'ishin shqiptare, dhe e dinin qe ishte nxenes me shume talent dhe do te kishte te ardhme te madhe ne krahasim me te tjeret)

te tjeret po te duan me leke, le t'i blejne diplomat.

Flitet per fonde shteterore qe i perfitonin vetem universitet shteterore, te ndahen midis tyre dhe universiteteve private. Kjo ka qene arsyeja e protestes. Dhe ne Shqiperi Universitet shteterore vazhdojne te jene nje rang me larte nga te tjeret, pra terheqin studentet me te mire. Femija i shkelqyer i katundarit ne Shqiperi akoma e ka shancin te marri edukim te mire, por kjo gje sa vjen e po behet me e veshtire me ligje te tilla.

Si dhe une vetem perfitim kam kur shkollohen/ u jepet mundesia me te afteve sepse prej tyre perfitojme te gjithe.

nuk çohen me te miret por shume me teper se kaq. TE MIRE ka fare pak. 

ne kohen e zogut çoheshin me te miret (jo per merite te zogut, por sepse akoma shkolla ishte vokacion). kjo vazhdoi per inerci deri nga 60-ta, pastaj u be deti kos, arsimi i larte u be masiv (shkolla u be qellim ne vetvete. rang social. kush ben shkolle ja hudh jetes). dhe cilesia u be bernut.

Ka tjeter qellim universiteti sot, nuk eshte me per te gdhendur intelektualet (per kete mjaftojne ai grusht universitetesh qe i mbledh ata te MIRET qe thua nga gjithe bota). Sot universiteti eshte zgjatimi shkolles mesme. Ka nevoje sot per me teper inxhinjere, kimista, gjeneticiste, etj se me perpara sepse vete natyra e punes ka ndryshuar.

Po te duan te presin shpenzimet, te ulin numrin e studenteve qe pranojne ne universitetet shteterore, biles ti mbyllin nja dy filiale.

s'ka pune ne shqiperi. si dhe shkolla sot nuk te jep zanat (sidomos te ne, ku nuk eshte e lidhur fare me PRODHIMIN). asgje nuk te meson shkolla. nxjerr "teoricien" te pajisur me dipllome dhe te do te presin t'i punesoje shteti. 

kush ka tru, nuk ben shkolle, si Steve Jobs. apo te tjere. shkolla eshte humbje kohe per ata qe avancojne me shpejt sesa programet e saj, apo intelekti medioker i profesorit te tyre.

Per nje numer te mire profesionesh (inxhinier, arkitekt, mjek etj.) universiteti mundeson pergatitjen  baze. Shqiperia, si cdo vend tjeter, ka nevoje per keta profesioniste. Se per sa ka nevoje eshte muhabet tjeter.

Nje nga gjerat qe ka funksionuar mire ne Shqiperi eshte qe studentet me te mire ( si ne provimin hyres, si ne performance ne shkolle te mesme) e kane fituar te drejten e studimit ne UT, pamvaresisht se nga vinin dhe sa te ardhura kishin. Ka qene sistem meritokratik.

Kush do te beje leke s'do mend qe s'ka nevoje per shkolle se nuk te meson gje shkolla. Po jo te gjithe kane qellim lekun. Dhe ne nuk kemi nevoje vetem per Steve Job-sa, por edhe profesioniste me arsim te larte, edhe zanatcinj, edhe punetore krahu, edhe artiste etj.

 

Profilo po je single leshoju njehere ketej nnga albanie, nuk do zhgenjehesh.

Do bejne revolucion? Rinia dembele shqiptare. Khmmm. Ok.

Me e pakta je e painformuar, por me e mundshmja eshte je tipikja e atyre gjerave qe kam thene heret e tjera. Shumica derrmuese e studenteve shqiptare punojne neper call center, kameriere e banakiere neper sophie e mon cheri, prites klientesh neper restorante, recepsioniste neper hotele e kompani, shites neper supermarket e neper butike, teknike te cdo lloj niveli neper tv, kompani celularesh, etj. etj. Punedhenesit i preferojne sepse punojne vetem pasdite ngaqe paradite kane shkolle, turn qe s'e preferojne te tjeret, dhe nuk thone kurre "jo". Ik tek cdo qender tregtare qe ekziston, prit autobusat e fundit qe merr vetem stafin, futu brenda mes tyre e do te te duket sikur je ne ekskursion shkolle sepse jane te gjithe studente, te gjithe muhabete provimesh. Punojne edhe te dielave me rroge minimale e vjen njera nga interneti qe si duket ka farefis dembelash ketej e njeh vetem ata, dhe i quan dembela gjithe keta te tjeret. lol kjo eshte c'eshte. 

Shif si e trajto ti si ndonje fenomen te jashtezakonshem. Dicka fare normale. Atehere mos na bejne revolucion nese Kane Te ardhura. Le ti paguajne ato tarifa. Besoj Te ulta Jane.

Te jesh ne pune kur je student nuk do te thote qe ke leke per t'i cuar dem, e aq me pak pa bere ze. Dhe s'eshte e thene qe keta qe protestojne jane ne pune apo jo, sepse ajo qe them une s'ka lidhje fare me keta 20-30 veta qe jane ne proteste. S'ka lidhje fare as me lajmin, madje, sepse as nuk e di nese po protestojne kot apo plot. Ka lidhje me menyren se si i pershkrove studentet shqiptare. kaq

Po pse une duhet te te paguaj shkollen ty mer derdimen rrace.

falas ishte 40 vjet. e provum. nuk e deshem.

boll mo. brez leshi.

te dhjefsha arsimin e lart kur ska marreveshje shterore per njohjen e diplomave. Ikni futini nai kafe se mjaft per sot. Pallosha.

Nje te mete te madhe qe ky ligj nuk permireson eshte ajo e zgjedhjes me vota te brendeshme te drejtuesve. 

Komunizmi dhe shqiptaret is a match made in heaven. Shkojn me njonitjetrin si grosha me pilafin.

Gjermania eshte vend pa borxh te jashtem. 

Cna hap kto muhabete?

Gjermani kapitalizmen e ndertoi...sot sfida eshte ndertimi i komunizmit.

Parimisht e kisha une, se kujtova se parimisht e keshe dhe ti smiley, grosha & pilafi, blutwurst & sauerkraut. Paralele kulinare. 

Praktikisht e kisha une!

Shqiptaret nuk e kan arrit akoma stadin e ndergjegjesimit parimore!

 

Arsim publik falas

gjer se fundmi edukimi universitar sikur s'eshte arsim publik, ne mos ka ndryshuar dje.  

Me thone te drejten, pavaresisht premtimeve nuk bohen dot te dyja, o mjeksia o arsimi do jene falas. smiley

Po dhe ne te dyja ministrite drejtuesit jane ne gare me njeri tjetrin per inteligjence...

Kush po fiton, apo te pakten eshte ne avantazh per momentin? smiley

Penalltite i vene pike kesaj pune smiley

E cuditshme protesta e studenteve ne nje kohe kur edhe grupet e interesit, dhomat e tregtise dmth, ishin dakort me ligjin e zvendsministrit. Ishin dakort keta qe per 20 e ca vjet mezor ngriten pese punishte e dhjete rrobaqepsi ku nuk duhen pothuaj se fare as inxhnjeret e as mjeket. Jane dakort keta qe ne bizneset e tyre eshte kusht qe te jesh i pa shkolluar qe te punesohesh 

Duan arsim falas te shkretet, te drejte kane por vetem ne kohen e Enverit kishte arsim falas, shendetsi falas shtepi falas, harrojeni arsimin falas !

turp peshkut per komentet qe beni, zoteroter u shkolluat falas nga shteti, pse doni tia privoni kete te dtejte btezave te rinj. ligji kundrrshtohet jo vetem per tarifat e kripura por edhe per kthimin e universitrtevr ne qendra tregtare, larg interesave te publikes dhe nr sherbim te privates.
kembengulja kokemushke e qeverise nuk tregon tjeter vec perpjekjes per te realizuar projektin e saj te rrenimit te publikes, varrimit te saj, dhe instalimit te pushyetit te nje kaste bizesmenesh politiqene.
je suis student

Ne kohen kur Univeristeti ishte falas subvencionoheshe nga shteti, gjeje pune ja vlente kostoja qe shteti investonte, cdo gje ishte me plan  futeshe ne pune dhe ai edukim kishte produktivitet, Tani me thuaj cfare produktiviteti ka UNIVERISTETI ne Shqiperi ? Ka ndonje konkurece per te gjet nje pune ? Ka ndonje sitem te drejte  se si mund te marre nje pune te caktuar ne Shqiperi ? Ku shkojne gjithe ata studente qe mbarojne , ne profesionet e tyre shkojne apo punojne ne Call CENTER, se di shume raste nga  njerzit e mi qe kane mbaruar per ekonomi financa dhe punojne ne nje pune komplet ndryshe .Ne Shqiperi  po nuk njohe Ilir Meten Sali Berishen Edi Ramen Fatos Nanon e me radhe nuk gjen PUNE  Universiteti nuk te hyn ne pune !

Ate vend e kane dh..politikanet shume keq as gje nuk eshte ne rregull ! Fakti qe njerzit braktisin vendin edhe tani ne 2015 tregon me se miri kete qe po them `politikanet e kane dhjere ate vend `

or shoq univ nuk eshte per te hap pune por per dije e zhvillim shoqeror, jane te tjere ata qe hapin pune. me kete reforme reaksionare po kthehemi perfundimisht ne republike bananesh.

po aman o albano, leri keta. Se keta kur vjen puna per te thene nje llaf kunder ilir metes dhe edi rames  te thone: gjynah, ata mezi po e mbyllin 15 diteshin me kursimet e punes si deputete.

Ne shqiperi, si edhe te ky blogu nuk po merren vesh me krahet ideologjike. Ata qe kane pikepamje komuniste e socialiste jane te djathte, biles ektremisht te djathte.

vetem ata larte le te jetojne si bosa, studentet duhet te vuajne. Merr vesh ti?

Ja, kjo eshte rilindja. dhe keta te rilindurit.

 

Ah peshqit reaksionare. smiley Rritjen e tarifave duhet ta kundershtoje çdo student e çdo njeri qe ka femije apo qe planifikon te kete femije. Perndryshe, per çdo vit do jepen justifikime pas justifikimesh se pse pikerisht ne ate vit duhet rritur tarifa vjetore. Ne Shqiperi, studentet paguajne me teper se ne vendet e tjera te Evropes dhe gjithnje duke fituar me pak. 

ne shqiperi njerzit i paguan shteti. paret ja u merr po shteti. u merr paret qe u jep. 

ata qe nuk i paguan shteti, ose ikin jashte shtetit, ose nuk i paguajne shtetit asnje lek. ata qe qahen jane gjithnje ata qe paguan shteti.

A mund te me thote dikush se sa kushton viti per shembull per inxhinjerine ose inform... 

Popull jetim pa opozite,  studentat e varfer ne mes te kater rrugeve ne pamundesi per te paguar tarifat.. Se shpejti edhe keta do marrin rrugen e supes per azil ne gjermani. Nuk kane shprese se do ju dal kush zot. Iku koha kur opozita per nje vote te vjedhur mblidhte 100.000 mij njerez ne mes te Tiranes. Sot kryetari ha karrige kokes ne mes te popullit demokrat e nuk guxon kush te hap goje.. smiley

 

hap nje fjalor dhe te kuptosh fjalen socialist. socialisti pret gjithnje prej shtetit. prandaj dhe dalin nga dhjetra mijra neper sheshe. ndersa i djathti i rregullon punet VETE. nuk pret gje prej sheshit dhe qeverise.

ata qe ikin jane te djathte jo socialistet e tu. gezohu pra qafir. dhe qija nonen anglezit atje ku jeton, rrjepe nga sociali.

proteste masive smiley

kur te behet masive, do ta marrim vesh per momentin studentet kane pune te tjera

Nje saktesim i vogel: ka universitete publike ( jo shteterore) dhe universitete private.

falas cdo gjo...dritat, universiteti, mjeksia...

ku kujtojn se jetojn kto, ne zvicer?

nuk kane faj or mik.

Shikojne Ilir meten me vila plot dhe zotin kryeminister qe ben Magelanin me udhetime cdo muaj jashte shtetit e kujtojne se shteti yne eshte i pasur. I genjen mendja.

E çfar rendesie ka qe arsimi eshte falas per te gjithe ose me pagese per nje elite (me sakte kaste)?

Sido qe te jete arsimi, dihet rezultati: produkti do jete intelektual koqe falas ose intelektual koqe me pagese, qe besojne - falas ose me pagese - se feja lindi kur njeriut primitiv "pa qe ra rrufeja"smiley, e meqe gati sa nuk i pushoi zemra nga frika, primitivi filloi te besoje qe kishte Zot, qe Shkolla lindi prej Iluminizmit si beteje kunder Kishes qe mbante njerzit ne erresire dhe padije, qe Mesjeta obskurantiste nuk kishte Art, qe Galileun e dogjen ne turre drush sepse tha qe Toka eshte e rrumbullaketsmiley.

Te vetmen gje te mire qe ka Shkolla, eshte mesimi dhe praktimi i seksit falas, sepse "kur te dalin ne jete"smiley seksin duhet ta paguajne. (me perjashtim te rastit kur te ze SIDA, ilaçet jane falas nga shteti, paguajne taksapaguesit, dmth ata qe do t'i zeje SIDA ose ata qe i ka zene, por akoma nuk e dine).

 

i palodhur je

loqum oscillum smiley

A ka ndonje student ketu qe te me sqaroje shkurt dhe sakte se pse po protestohet. Pra, cfare demtohet me projektligjin e ri qe i paska revoltuar kaq shume studentet e universiteteve shteterore? 

Te gjithe moshe kafeje o kuazo, studentet e kane mendjen per gje tjeter e jo te rrine ne peshksmiley

smiley

ose ne pune, mos e harro ket. Tu pi edhe kafe, OK, po sa per sqarim.

. dul dy her.

per mu kafja e tret. duhet kufizu dreqi, se thon bo keq per tension. sa per gjum, mu s'ma ni fare. ene sikur nje kabashe te pi me aksham smiley

eh rini rini emigranto, cdo gje ne kohe te saj smiley

Te pakten 5 dekada mrapa je o tiku; si per gjithshka xhanem. Aty cdo gjo eshte analog, MAKSIMUMI!
He, qit nonji nga ato qe te pelqe ty tani. smiley

Ja ku e ke, ca sqarimi tjeter te duhet:

ligji i ri i arsimit të lartë rrit tarifat e universiteteve shtetërore

Nderkohe qe shteti ka lek per t'ju dhene universiteteve piramidale private, paska nevoje t'ju marri studenteve te universiteteve publike qe financohen nga taksat e prinderve te studenteve. Kaq eshte muhabeti

s'e kuptoj ket sensin tat kritik per qeverin. i cik mirkuptim kerkohet. dhe benefitin e dyshimit. besim, me i llaf.

Jo mer, une po i sqaroj kuazit ca kerkojne studentet, pa per vete e kam patjeter i fije dyshimi (shume fije te trashe, bile mund ta quj litar dyshimi) qe qevria per mire mendo smiley

Me ia njit qincen te balli klarinetistit (psh altin gunges) amon c'e tunin paren.
Ska, cdo gjo ne kokerr te lekut. Amrikoni shkret do 15 vjet me la borxhin e kollegjit ene I gjys llafi s'e thot.

Ketu e ke gabim.  I harove cadrat e atyre 99%.  Te na falen kredite thonin se nuk gjejme dot pune.  Edhe ju kerkonin hesap bankave.  Nuk e dinin te shkrete qe parate ja kishin borxh qeverise.

Shtet legen. Thua ju vuri ne dispozicion ca MitLab-e e duhen rritur taksat se Ka shpenzime!

ligj leshi. 

protestoni kundra naim bathqilit 

kur folin shqiptaret per taksa.. (me taksat e mia) smiley

universitet me lek do jen gjithandej, s'ka filma

" Kur folin Shqiptaret per taksa "

Shume e vertete ,kur bie nojhere muhabeti i taksave se sa paguajne shumica e atyre me te cilet po ben muhabet ngrejne supet , gati me te thone , " ca lesh taksash thu mor burre " , te thuash qe Shqiptaret paguajne taksa eshte pak e turpshme , gjithmone duke e krahasuar me taksat qe ne paguajne ne vendet qe jetojme.

Megjithate e kane mesuar shume mire shprehjen dhe e kane ne maje te gjuhes "me taksat e mia, or tie...". Me argetuesja eshte kur ankohen me shume ata qe e quajne veten te majte.

ne emer te popullit .... taksapagues smiley

Nje dite do te fillojne te paguajne taksa ,borxhi I jashtem I investuar ne rruge e ujesjellesa fantazem e vila ne lalez per KK e co dikur do paguhet.

jo taksa por te gjitha sa prodhojne t'ja japin shtetit, nuk do ta lajne dot borxhin. enveri na la pa buke, duke na futur te terve ne pune. 

reflekto pra.

Vazhdon akoma ? apo mbaruan te rejat nga Memedheu .

Reforma nuk kalon ndryshe bëjmë revolucion

Apapa e degjon me duket! Revolution and stuff.smiley  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).