Sjellja e kulturuar, dhe veçanërisht të folurit e kulturuar, kërkojnë në çdo rast një gjuhë të pastër, të zgjedhur, të saktë dhe korrekte, që përjashton si fjalët e vrazhda, vulgare e banale, ashtu dhe ato të huazuara nga gjuhët e kombeve të tjera.
Duke këmbëngulur në pastërtinë e gjuhës dhe në përdorimin sa më të gjerë të fjalëve me prejardhje nga shqipja, nuk dua të mendoj për t’u kthyer në asnjë mënyrë në një qëndrim prej fanatiku.

Duhet të jemi të ndërgjegjshëm se fjalët e huaja kanë hyrë njëherë e përgjithmonë në fjalorin e përditshëm të shqipes, për të cilat nuk ka fjalë plotësisht të barasvlershme me të gjuhës sonë. Por çfarë ndodhi, sipas mendimit tim, në të folurit e përditshëm e sidomos pas ndryshimit të sistemit?
Nëpërmjet vëzhgimeve, diskutimeve të lira, fjalimeve të politikanëve, të deputetëve, të intelektualëve të fushave të ndryshme, të gazetarëve e persona të tjerë, vërej se në përgjithësi përdorin gjuhën letrare shqipe, të kuptueshme, të saktë etj.

Por ka prej atyre, dhe ata nuk janë pak, të cilët për mua janë një minus i madh për kulturën në përgjithësi, pasi gjuha që përdorin, fjalët që këmbejnë mes tyre, të detyrojnë të mbyllësh veshët, të ndërrosh kanal, apo ta fikësh fare televizorin, kjo nisur dhe nga fakti se, përveç banalitetit që mbizotëron, përdorin fjalë apo shprehje të huaja që vështirë të kuptohen nga njerëz në nivel të përshtatshëm arsimor e jo më nga ata, të cilëve ju mungon përvoja e jetës ose arsimi i duhur.
Gjithashtu, ajo çka më ka tërhequr vëmendjen, janë titrat e lajmeve, përkthimet e ndryshme apo njoftimet e shkurtra informative etj., të cilat përmbajnë mjaft gabime gjuhësore, gjë që nuk iu falen jo vetëm gazetarëve, por edhe autorëve.

Më ka bërë përshtypje se njerëz të artit e të humorit, kur japin shfaqje të ndryshme televizive qoftë në skena apo në radio, përdorin një fjalor banal për të argëtuar publikun apo telespektatorin që i shikon nga ekrani dhe, për çudi, një pjesë e tyre qeshin!!!... E përse? Sepse dëgjuan nga goja e aktorit apo aktores një fjalor të rëndomtë, një fjalor jashtë normave edukative? Dhe, madje, duke paguar për fjalë të tilla, kur fare mirë dhe pa shpenzime, domethënë falas, këto banalitete mund t’i dëgjosh në mjedise të veçanta shoqërore. Ku është etika e sjelljes? Ku është mesazhi që duhet të përcjellin nëpërmjet humorit? A ka vlerë edukuese? Nuk besoj se ka!
Me përdorimin e fjalëve të huaja, mos ndoshta këta grupe njerëzish duan të tregohen “servilë” ndaj të huajve? Po sikur të mendojmë pak e t’i bëjmë pyetje vetes, nëse në shtete të tjera, a ndodh që ata të huazojnë fjalë nga gjuha jonë?

Jemi në pritje që Shqipëria të bëhet pjesë e Europës si anëtare e saj me të drejta të plota. Por një gjë duhet të kemi parasysh dhe kjo gjithmonë sipas mendimit tim, se Europa do të na pranojë ashtu siç jemi: me historinë tonë, me kulturën, traditën e zakonet tona, si dhe me gjuhën e pastër shqipe, një gjuhë unike dhe e lashtë. Asnjë nuk ka të drejtë të justifikojë përdorimin e fjalëve të huaja në vend të fjalëve shqipe.

Njerëz të fushës së letërsisë apo njohës të gjuhës, akademikë, filozofë etj., mendoj se duhet, që, rast pas rasti, të shprehen e ta thonë fjalën e tyre, të tërheqin vëmendjen me mendimet e vyera dhe bindëse. Të mos tregohen të tërhequr duke u justifikuar se jetojmë në kohë “moderne”, t’i përgjigjemi siç e kërkon Shekulli në të cilin jetojmë… e të tjera justifikime.

Më poshtë po japim disa fjalë të huaja (këto janë një pjesë e jo të gjitha) në vend të fjalëve të shqipes, që përdorin këto grupe njerëzish për të cilët u përmendën pak më lart.
Lexuesi është i lirë të gjykojë e të nxjerrë vetë përfundimet e duhura:
 
A                                                                                                                            
Amendim – korrigjim                                                                    
Arredim – rregullim, mobilim                                                     
Aplikim – zbatim, ushtrim, përdorim
Aludim – dyshim
Akomodim – përshtatje, strehim
B
Balotazh – barazim
Bravo – të lumtë!
 
Ç
Çekap – kontroll
 
D
Dominim – sundim
Drastik – i prerë
Destancion – drejtim, vendmbërritje
Definicion –përcaktim
 
E
Eveniment – ngjarje
Ekstravagancë – teprim, sjellje e çuditshme
Elokuent – rrjedhshëm, bindës
 
G
Grata – i dëshirueshëm
 
F
Fleksibilitet – ndjeshmëri
Flash – e shpejtë
Fansa – adhurues
Fondamentalist – thelbësor
 
H
Horror – i frikshëm, i tmerrshëm
 
I
Inspirim – frymëzim
Insistim – këmbëngulje
Inovacion – e re
Impenjativ – i përkushtuar
 
K
Kompetitiv – konkurrues
Koshient – i ndërgjegjshëm
Kolaps – ngërç
Kontemporan – bashkëkohor
Kreativ – krijues
 
L
Live – drejtpërdrejt
Lançim – transmetim
Life – jetë
 
M
Monitorim – në vëzhgim, në mbikëqyrje
Moderator – drejtues, ndërmjetës
 
N
Navigim – lundrim
Negociata – bisedime
 
O
Online – në linjë
Obligim – detyrim
Okej – mirë, në rregull
 
P
Promovim – paraqitje, njohje
Prezencë – prani
Perfekt – i përsosur
Puntatë – pjesë
Prezantim – paraqitje
 
R
Resurse – burime
Reputacion – autoritet
Recepsion – informacion
Rikuperim – riparim, rifilloj
 
S
Suport – mbështetje
Spostim – zhvendosje
Sekuencë – pjesë
Sinjifikim – domethënie
Sensitiv – i ndjeshëm
 
Sh
Shoping – blerje
Sharm – paraqitje, bukuri, hijeshi
Shou – shfaqje
 
V
Vizion – shikim, largpamësi, parashikim
Vakancë – pushim
Vakant – bosh, i zbrazët

163 Komente

Ahhh kjo sjellja dhe e folura e kulturuar qe gjithmone na ka marre ne qafe. Personalisht kam nje mall te papare per ca pllaka qe viheshin dikur mes trotuareve. Te bardha drejtkendeshe me nje kryq te kuq ne njerin kend pas te cilit shkruhej "Lutemi. mos peshtyni pertoke". Cfare s'do jepja qe ta kisha nje prej tyre qe ta vija mes pllakave te korridorit ne basement, para TV room. smiley

Po nuk e gjete prej guri do te te duhet ta vendosesh prej letre (ose ne kornize) o PF smiley. Dikur, ndoshta "per sport", verehej se kjo mund te ishte edhe pllaka qe kish me shume te peshtyra ("bështyj") ne toke. Sot ai veprim mund te interpretohet si forme "anti-komunizmi" apo revolte e njome ndaj regjimit te atehershem. Me kujton ato vargjet e meposhtme "Vija te bardha" nga i mirenjohuri Xhevahir Spahiu. Por sot duhet gjendur menyra vullnetare, qytetare, mjekesore etj per te rikembengulur qe nuk eshte mire te peshtyhet ne toke.

Vija te bardha para
Vija te bardha prapa
Vija te bardha majtas
Vija te bardha djathtas
Vija te bardha
Ma nxite jeten!

Made in China, thu ti?

Po s'ke nevoje te shkosh aq larg. Po ta mbajti xhepi e ben pllake me porosi po deshe.

 

 

 
 

"

...

I
Inspirim – frymëzim
Insistim – këmbëngulje
Inovacion – e re
Impenjativ – i përkushtuar
 
K
Kompetitiv – konkurrues
Koshient – i ndërgjegjshëm
Kolaps – ngërç
Kontemporan – bashkëkohor
Kreativ – krijues                 "

...

Aty ne mes mungon shkronja "J"

J

Jorgaq- ...

A ka shqipja bashkekohore ndonje zevendesim te pershtatshem ne kete rast?

Jorgaq- ...

A ka shqipja bashkekohore ndonje zevendesim te pershtatshem ne kete rast?

 

-Gjergj-aq,  mbase.smiley

Ta vrau veshin Jorgaqi ee? 

po 'hasull-hasull' si i thonë shqip? se eshte vene re qe refugjatet anglez kanë probleme me kete fjalë. mos ka lidhje me hasuden? 

Defryese kjo pasteria klinike e autorit. E megjithate vullgariteti eshte standardizuar deri banalizuar me çfare kam pare ne televizionin shqiptar dhe ne nje menyre, ka humbur forcen e vet subvertive, shokuese dhe detyrimisht argetuese e te konsumueshme. Per fjalet (dhe shprehjet) e huaja, ajo qe me duket me e renda nuk eshte doemos perdorimi i tyre per te qene brenda tendences, por qe keq- dhe mbiperdoren: si per nga fonetika, klisheberja, ashtu dhe per nga mospershtatshmeria e here pas hershme me kontekstin.

- Ndersa per sugjerimet e fjaleve, nuk di si e gjykon te pershtatshme alternativen e "aludimit," dyshimin. Mbase per foljen "aludoj" mund te perdorej sekuenca "hedh dyshim mbi diçka," por nuk mund te jete kurresesi sinonim i "aludimit," "dyshimi." "Hamendesim" mbase, por as kjo fjale nuk i korrespondon drejteperdrejt nenkuptimit te "aludimit."

- "Destancion" ?

- "Fleksibilitet," "ndjeshmeri" ?

- "Fondamentalist," "thelbesor" ? "Fondamental" do ishte "thelbesor," jo "fondamentalist." Prapashtesat -izem dhe -ist ne kete rast, i korrespondojne nje cilesie, nje sjelljeje, nje karakteristike apo gjendje te referentit.

... ( smiley&nbspsmiley

Destinacion?

shtoi dhe "lokacion". E ka shpikur ky personi me aftesi te kufizuara qe ka postuar siper teje, nga qe nuk di gjeografine e trevave shqiptare.

Kuptova se çfare donte te thoshte me "destancion," por e citova thjesht sepse mendoj qe para se te merrte nje pozicion kritik ndaj gjuhes se perdorur nga gazetaret, duhej te shkruante vete ne menyre korrekte.

fleksibel apo fleksibilitet ka me shume te bej me pershtatje/ pershtatshmeri, sesa me ndjeshmeri.. 

dhe varet pastaj  konteksti  si, kur, e per cfare  e perdor kete fjale.. sepse nese e perdor p,sh per nje  send/materjal te caktuar, atehere fleksibel  mund ta shqiperojme edhe elastik.

Po te shkruanim si gjeografe mund te thonim se shqipja dikur ishte si nje "ishull" i mbrojtur mire, ndersa sot ka fare pak uje anash por po e permbytin kontinentet e po i merret trualli e mir eshte me dal edhe me tabela "Toke e xanun!" per te mbrojt token e vjeter gjuhesore qe nuk ka nevoje per plehrim sintetik. Dmth pas 1990 u hapen kufijte per gjithcka, edhe per humor te shfrenuar (pasi i vjetri ishte ndrydhur bashke me lirite e tjera), pasuar nga deshira per te "pasuruar" edhe shqipen. Gazetaret, shkrimtaret, folesit ne TV e radio etj kane pergjegjesi e mundesi qe te ruajne kete pasuri kombetare, dhe nqs nuk kane kohe te hapin fjalore letre duhet te pakten te shfletojne internetin per ta rishqiptarizuar gjuhen dhe per te bere zevendesimet e  mundshme. Kuptohet qe ka plot fjale teknike, teknologjike etj qe jane veshtire per ti shqiperuar, por te pakten ato "te shumices" mos ti hedhin ne lume bashke me pakicen. 

Mendoj se Shqiplishtja (shpikjet italisht-shqip e anglisht-shqip) ishte e pashmangshme, por nuk duhet lene qe te vere shume rrenje pasi do na sjelle nje tjeter bime te ndryshuar (modifikuar) te tipit GMO. Shkrimi i sjelle ketu dhe lista e fjaleve te grumbulluara jane nje tjeter perpjekje kunder dembelizmit e banalizimit te nje pjese te medias shqiptare qe mund te beje me shume per veten dhe brezat pasardhes.  

Reputacion – autoritet  smiley

Sa per fjalen Vizion, te na fale 5%, po nuk mundemi ta ndryshojme.

reputacion eshte NAM. ose FAME. ose Emer i degjuar.

vizion---->> vegim-e  te qarta!.smiley

eshte shume vone tani.

as ate librin tjeter baze, Kapitali-n, nuk e ndryshon dot me.

Fleksibilitet – ndjeshmëri

eshte PERKULSHMERI dhe jo ndjeshmeri. fleksibel eshte i perkulshem, dmth qe pershtatesh sipas rastit. s'ka lidhje me ndjeshmerine. 

SENSIBEL / SENSIBILITET eshte i Ndjeshem / Ndjeshmeri. SENS = Ndjenje, Nuhatje, etj.

Kolaps – ngërç?!!

ose Tkurrje

Kolaps -renie .

kolaps- shembje, shkaterrim

ne fakt vjen nga KOLLE kur kollitesh. qe e nxjerr ajrin apo gelbazen apo çfare te kesh ne gryke, njeheresh.

ik se tallesh?

kolaps vjen nga kolla qe kollitesh thote.

 

 

 

jo jo, sipas pellazgjishtes "ko-laps" vjen nga emri verior per burra "Kola". por me shume ka mundesi te spjegohet me "laps", nga ku vjen edhe stilo-lapsi, laspi.com etj..

ndersa fjala  Sharm = Charme (fr) = Carpinus (lat) vjen nga shqipja KURM. 

KURM m.
1. Trungu i trupit të njeriut, shtati pa gjymtyrët e pa kokën; trupi. 
Me kurm të gjatë (të shkurtër). Me kurm të mbushur. Mbështet kurmin. 
Iu ngjeth kurmi. E goditi (i ra) në kurm. 
2. Kurrizi (sidomos i shpendëve), kurrize; thelë nga pjesa e kurrizit; thelë. 
Kurmi i pulës. Kurm peshku. Kurmi s'ka mish. Do gjoksin apo kurmin? 
3. Trungu i një druri. Kurmi i plepit (i lisit).

Ne fillim Shqiptari shpiku Zotin. Keshtu thote Bibla nisi Universi.

P.S. Nga cila fjale e Shqipes vjen Bibel?

Gjemb, kurmi s'ka të beje fare me latinishten carpinus; eshte thjesht huazim nga greqishtja e vjeter kormos (për me shume : Les mots latins de l'albanais - nga Guillaume Bonnet)

te kam thene, shko meso frengjisht njehere, pastaj ec na jep mend :

Remarque. — Le mot charme provient du nom latin carmen, plus précisément de sa forme accusative carminem, sauf dans le sens de ‘arbre’, où il est issu plutôt du latin carpinus. Carmendérive, par l’intermédiaire d’une forme archaïque canmen, du verbe canere signifiant ‘chanter’, comme son descendant français chanter. Carmen signifiait donc à l’origine ‘chant’. Comme les formules magiques étaient habituellement chantées, carmen finit par désigner ces formules chantées et même, par la suite, non chantées. C’est cette dernière acception, maintenant d’un registre littéraire, qui passa au français.
Le mot a connu plusieurs évolutions au cours du temps. D’un point de vue phonétique, on constate entre autres le passage naturel du c initial latin au ch ainsi que l’effacement du i, puis du n. D’un point de vue sémantique, on constate aussi plusieurs changements. Par exemple, à partir du sens ‘formule magique’ se crée le sens ‘accessoire magique destiné à l’envoutement’. Dans une autre voie, charme acquiert le sens de ‘attrait exercé sur quelqu’un’, où la notion de magie devient métaphorique : « attirance sur quelqu’un comme sous l’influence de la magie » (ex. : faire du charme). Il se restreint du même coup à la connotation positive que n’avait pas nécessairement le concept de formule magique, celle-ci pouvant être soit maléfique, soit bénéfique. La magie est enfin complètement évacuée avec l’apparition du sens ‘beauté’ (ex. : le charme d’un paysage), au pluriel dans le sens ‘beauté féminine’ (ex. : vendre ses charmes).
On appelle aussi charme la propriété d’une des six espèces fondamentales de quarks. Dans ce sens, le mot provient de l’anglais charm, lequel à son tour avait été emprunté au français charme. Contrairement aux quarks de première génération, le quark « charme » ne forme que des particules instables. Si la rumeur est vraie, son origine serait plutôt fantaisiste : on l’aurait nommé ainsi parce que, grâce à lui, les calculs de la théorie fonctionnaient comme un charme…
 

po ti o stalker, te paska thene ky profesori shko meso frengjisht dhe ti prape nuk meson?

zotat qe shpiken shqiptaret jane me te vjeter se bibla. i trajton Homeri nje per nje.

Zeus = Zeri, Bubullima (zhurma qe leshon rrufeja) nga vijne dhe fjalet Zoti / Zjarr / Zi / Zien, etj.  

Kronos = Koha,

Uranos = Vrenjtja (para stuhise nxirja e qiellit),

Rhea = Rea / Rete.

Era = Era qe fryn,

Hades= Ha Dheu (kur vdes qe te ha dheu)

Dhemetra = Dheu moter (ne kuptimin nene, ose qe pjedh se ishte perendesha e pjedhorise se tokes).  

Thetis= Deti

Hestia = Heshtja (kur stuhia perfundon dhe nuk pipetin me asgje)

Poseidon = Po si e don. dmth qe ben çfare t'i lutesh. zot i fuqishem sa Zeusi. e kishte vella kete. 

Afrodita = Afron Dita (agimi, kur lind dielli)

Apollon = Ap Udhen ( e çdo gjeje) ky ishte zoti i Arteve dhe e kish qendren ne shqiperi Apolloni. prandaj dhe ne jemi populli qe krijoi artin, dhe me art duhet te merremi se per kete jemi krijuar ne fakt.

Athena = E Thena. Parashikimi.

Dionisos = Dehja Nis (kur fillon dhe behesh tape). etj, etj.

shumica emretimeve jane fjale per fjale me shqipen aktuale. pjesa tjeter kerkon pershtatje, se ose shqipja ka humber fjale ose fjala eshte shtremberuar nga dialektet e shumta te kohes.

ndersa ajo qe gjejme te bibla :

Jesus = Je zot

Evangile = Ungjill = U ngjall. 

Jeruzalem = Jezusi leu (vend-lindja) etj.

çe pyt te gjitha (misteret e botes) i shpjegon kjo shqipja shkrete. gjuha zotit me siguri.

Ke harru te fusesh edhe 

Guarda linea (arbitri anesor ne latinisht) vjen nga gardalina ne shqip

Amerika vjen nga shqipja Ha mer dhe ik - gje qe tregon qe Ameriken e kane zbulu shqiptaret dhe jo turqit sic thote Taipi

kurse per emrin e kafshes simbol te Australise, kangurin, historia tregon se kur zbuluesit shqiptare Gjoni dhe Gjini zbriten per here te pare ne ate kontinent, pane ca kafshe qe mbanin dicka ne nje si xhep perpara barkut. Dhe Gjini pyet Gjonin ne shqipen e vjeter. " O Gjouen, shkauem kahan ketijmus kaffshae perparaem barkut?" Dhe Gjoni qe i pergjigjet ne shqipe te paster "Kan gur". Me vone u morr vesh nga studimet e gjeografeve te movonshem (po shqiptar) qe ato nuk kishin gur ne ate xhep, po femijet e tyre, po emri kangur u ngeli ama.

Emri Stamboll thuaj Taipit vjen nga shqipja : stane boll.smiley

vreji men kalamojve, mos u merr me karlliqe. lerja keto atyre qe u rri sahati 12.

O profil ti bo mire qe keto porosite ti shkrush dhjete e nga dhjete si Moisiu ne mal e te na i dergosh qe ti ruajme, se keshtu te shperndame nji e nga nji ne internet, zor se do i majme men te gjitha.

smiley

 

Jeruzalem = Jezusi leu (vend-lindja)

Jezusi ka lindur ne Bethlehem e jo ne Jeruzalem.

Bethlehem:

Beth = Byth 

lehem = lahem

Dmth, aty ku Jezusi lahu per here te pare bythen. (vend-lindja) 

Jezusi ka lindur ne Bethlehem e jo ne Jeruzalem.

Sa ve re ne ti mo!

Poseidon = Po si e don

smiley

Ku eshte ai emigranti kur duhet!

eshte duke shkrujt me siguri bejten e radhes qe do te lexosh te kjo faqe neser apo pasneser.

jo do te thot > Bythen ta lene.

thone qe çifutet qe te mosh prishen (te jene te virgjera), para se te martohen, te lene vetem bythen dhe jo pithen.

Jo mer Prof., eshte 'Ne byth lyhem' po ne dialektin e tropojes "n' bëth lehem". Thone qe Jesusi kishte nje melhem shume te mire qe ta lyente ne bythe per te te hequr majasillin, semundje mjaft e perhapur asokohe ne vendet e nxehta dhe me rezerva te pakta uji.

Me vone ky detaj u huazua nga Marlon Brando tek "Tangoja e fundit ne Paris", po rrezik ti nuk e ke pa ate filmin se thone qe eshte i ndaluar ne France.

i ke me pak te bukura frymezimet o qeros. sado te perpiqesh. veji men gocave mos harro.

Aha, ja ketu eshte shenja qe nuk ma mo ti, kur fillo me keto lloj batutash. smiley E ka thone i vjetri, jeta nuk eshte gare shpejtesie, po qendrese dhe ti ketu e ke piken e dobet me ngja.

nga shpejtesia rash ne gracke ne fakt, rash ne nivelin tat. 

 

Hades= Ha Dheu

Te hengert dheu o Profil...o kokrra injorantit! smiley

pikerisht nga Hades del ky mallkim. 

dhe e thote Kolia kete, jo une.

shprehja te hengert dheu nuk ka kuptim ne gjuhe tjeter, perveç shqipes. po ti ndoshta di ndonje tjeter.

Ja me keto teori po te rrotkarizojne, desha te them radikalizojne ty qe po shfaq tendenca per tu kthy ne Shqiperi. Kujdes shoket, profil.

ne shqiperi jane ne plazh shoket. jane te nxirre nderkaq. vrej fotot e rames. 

qaji hallin vetes ke shpia arushes. apo diell edhe atje kete muaj ?

kjo teori e kthimit PF njoh ca shqipo nga new jorku te cilet para disa vitesh shkojne per vizite e iu hap syri se u cmallen me njerezit gjithe ajo ngrohtesi krahasuar me vetmine e jetes ne emigracion.keshtu vendosen te kthehen .1-2 muaj bukur pastaj the novelty wore off .farefisi ngadale ngadale si u cmall  me ta kontaktet me ta vetem nepermjet telefonit se edhe te zene me hallet e tyre ishin , po keshtu shume gjera qe i marrin per granted ketej atje nuk i kishin,pas 6 muajsh u kthyen prape.

nuk shkohet atje me ndejt kot. por me punu, me fitu (jo vetem lek) me shume se ketej neqoftese profesioni ta lejon. 

Blendi i kesaj faqes u kthye gje ne amerike pas 6 muajsh ? si blendi jane me dhjetra qe nuk jane kthyer e qe nuk do kthehen.

si dhe nje shtese.

kushti qe te mos kthehesh me, eshte te jesh bere me i mire se shqiptaret qe jetojne atje. dmth qendrimi me vite ne mes te botes se madhe te te kete permirsuar, ne cilesi dhe dije.

shume emigrante kane ngel siç kane ikur prej shqiperise. jane po aq te pa parë. ata asnje shanc nuk kane te qullosin gje ne shqiperi. s'eshte me shqiperia per ata, se nuk ka me qyl. 

Mire dakord po ki kujdes kur te kthehesh shendeti mendor atje nuk eshte aq I sofistkuar sa ne France .

kush te tha qe do kthehem ? (vetem qejfi ma ka per momentin) ishte me lehte kur erdhem ketej vetem me nga nje valixhe, sesa tani per t'u kthyer. vetem per librat me duhet nje kamion. pune komplekse dmth. 

librat thotë. ti i ke librat në kokë or rob, ske nevojë ti mbartësh

Po cfare i sofistikuar qenka shendeti mendor aty moj, ky paska 25 vjet ne France dhe me keq duhet te jete bere, ose te pakten nuk eshte bere me mire, se me keq se kaq sa eshte nuk ka si te kete qene e te jete. Me mire te kthehet ne Shqiperi, se mbase ndodh ndonje mrekulli.

Do me na e ras neve ti? Hajde se Fronca oshte e modhe, e ka vend edhe per ket lloj kategorie.

Beth do te thote shtepi hasell hasell ne fenikce prej kesaj fjale vjen edhe germa B e alfabetit fenikas , simboli i shtepise.

mire mongolishten qe e thave, po i qeke fut the fenikces?!

 

c'te bejme nga halli, dikush duhet ti ndritoje memedhetaret tane smiley

ne fakt tamam tamam, B-ja eshte simbol i bythes. apo do te ta skicoj ?

Jo nuk eshte nevoja i besoj semantikes tende.

ti pra the qe shkronja i ngjan shtepise. mua me duket se i ngjan me teper bythes skematikisht, me dy mollaqet, ne forme gjysma harku.

nuk po tallem me ty (se nuk e kam zakon te tallem edhe me me budallenjt nga une). po perdor vetem argumentimin tend qe shkronja ngjan me diçka materiale, nuk eshte pra krijim artificial apo imagjinor.

germa A i ngjan shtepise.

ka plot studime te natyres, neper librari. ku mundohen te shpjegojne origjinen dhe domethenien e çdo shkronje duke u nis pothuaj nga hiçi. me te cilat roni dhe kompani me siguri do tallshin bythen pa problem, aq qesharake duken analizat e tyre. 

hamendesi eshte kjo pune, dhe jo shkence e sakte. secili merr nje fill dhe e tjerr sa mundet.

Germa A vjen nga fjala alepo qe do te thote buall origjinalisht ka formen e buallit me brire , B beth shtepi ,M mem vale uji origjinalisht ne formen e nje vale e keshtu me rradhe.alafabeti fenikas u kopjua nga romaket e si rrjedhoje alfabeti latin doli ne drite .kete e thote enciklopedia e shkruar nga profesore te cquar te antikitetit te cileve u kane rene leshte ne studimin e tij.Po cfare jane ata para teje ?nje hic jane ,zero absolute.

i kam lexu nja 5 a me shume libra qe merren me keto pune. nuk jane BINDES. kur nuk i bind njerzit shqipja qe i ka shumicen fjale per fjale (dhe ne lidhje me legjendat dhe qe jemi vend ngjit me grekun dhe romen, via agnatia kalonte nga ne per ne palestine), jo te bindesh me gjera kozmike absurde. 

profesoret bejne botime per RROGE. e kane me detyrim se nuk i mbajne me profesore po s'botuan nga nje "studim" çdo tre-kater vjet te pakten.

profesoret bejne botime per RROGE. e kane me detyrim se nuk i mbajne me profesore po s'botuan nga nje "studim" çdo tre-kater vjet te pakten.

Ketu duhet te dale vullnetar ndonje qe e don atdheun me fort nga une  te te jape xhevap.

pjesa me e madhe bëjne sens. hasull-hasull te gjitha qe ke shkruar qendrojne. përveç Kronos që me sa di unë eshte birrë. 

Jeruzalem ka qen emeri i qytetit shume kohe perpara lindjes se Jezusit.. dhe gabohesh 2 here sepse Jezusi lindi ne Betlehem.. dhe jezus emri e ka preardhjen nga emeri Joshua ne hebraisht 

The albanian was in the begining smiley

Alba gabohesh, eshte  : In the begining was the albanian smiley 

perdoruesit e shqipish-it jane ne pergjithesi jane ithtaret e integrimit,sic quhet sot asimilimi.  njerezit me difekte fizike apo mendore ,qe fajin per mizerjen e tyre ja faturojne kombesise se tyre.perpjekje e deshtuar drejt zbardhjes,,  muchnnanizem smiley

do kaloje,por jo pa pasoja.

qe fajin per mizerjen e tyre ja faturojne kombesise se tyre

Nga nje kendveshtrimi ke te drejte .Po me lejo te te bej nje pyetje :  sikur shqiperia te ishte vend per se mbari a do te detyroheshim ne te ndaheshim per se gjalli me njerezit tane?A do te jetoje ti mes grekeve e greqise qe e urren aq shume sikur shqiperia ti kishte punet ne vije ?Pra ne nje fare menyre te qenurit nga shqiperia te shkaktoi njefare mizerje sepse tu desh te ckuleshe e ta filloje jeten diku tjeter ne mes te grekeve , si ajo delja ne mes te ujqerve .

ka 2 rruge perb te tejkaluar kete situate.

1 permiresimi,mesimi nga gabimet dhe pervoja pozitive e te tjereve

2  tjetersimi, asimilimi ,afrikanizimi..   kete te dyten e ndjekin shume shqiptare,mes tyre, me sa kuptohet edhe ti,eshte rruga e deshtakut,e te shtypyrit,e njeriut pa dinjitet.

kete kategorine e dyte,qe e humbet me deshire identitetin ne shkembim te meshires se vendasve,e shohin me percmim shumica.   pavaresisht se nuk ja thone ne sy.    kete ma kane thene shume greke per tipat ''jorgaq''.     e si mund te kem une respekt per njerez pa dinjitet-  eshte pergjigjja e tyre.

ka edhe emigrante nga vende te tjera qe nuk i kane punet ne vije  ne vendet e tyre,po nuk jane katandisur rodeziane.

ti flet per shqiptaret qe kane emigruar ne greqi.

nuk e ke haberin fare si trajtohen emigrantet ketej nga veriu. mos degjo shkaben ca thote.

shqiptaret i shtyn neper bote me shume aventura se mizerja.

shumica e kane ambicionin me te madh sesa toka atje u mundeson te bejne. 

emrat më popullore per 2014 ne shqiperi qenë alesia dhe mateo. po sqe ky integrim une sdi ca eshte integrimi. hasull-hasull ky eshte me shum se integrim. eshte bythshkerdhim. 

mungese tradite ose feje. 

Po shkoj per nje cekup. smiley ndeshje desha me thene. Lol

4-4 doli cekup-i sot. Cekap I forte. 

Turp osht me e thone, po shqipja si gjuhe e nje populli te vogel nuk eshte perpunuar si gjuhet e tjera me shume teper rob (duke e lone me kaq), si rrjedhoje fjalet zevendesuese shqip jane me te pergjithshme. Sidoqofte ne ka nji qe me ha buken eshte "limituar" dhe ky Jorgaqi s'e ka ne liste.

'zhytem' frëngjisht vjen nga shqipja 'zhytem' dmth bi me kokë, bi si miza ne mjaltë, bie përmbys edhe sdal mo. zhytem sdalmo

harrove hasull-hasull smiley

te paskam bere me hije dje. ke ndejt pa gjume gjithe naten duke pire nje pakete te tere cigare nga nevriku. smiley qenke shume i dobet nga nervat.

 

Telemak-Te leu mec* Te lindi djale

*mec-gegnisht-djale

Ajaks-Gjaks, Varses

Kasandra-Qes Andrra

Penelopa-Pen e Lyp- Lyp perin per thurje ne tezgjah. lol

 

Shiko se ajo e fundit mos del "lypja lopes". Se Odiseu i shkrete 10 vjet verdalle dicka ka bere. smiley

jo, mund te kete dhe kete kuptim: pen-ben-bën si lopa.dmth e mbajti sa e mbajti nderën e në fund i ra me shkelm si lopa,ohu tha, nje jete eshte smiley

Do kete shfrytezu rastin Homeri dmth. Mos u bej merak i tha, e shkrujm storine ndryshe per ate trapin kur te vije. Po e la kunjin tek embri.  smiley

Gjurmet semiotike te kri(ji)mit  mbetensmiley

te besushme duken. (telemac = ta le mangut, nuk te merr dot hakun, priti te vinte baba qe te mbronte fronin. besoj dhe mec, djale vjen pikerisht nga pafuqia, i pafuqishem, i manget se i vogel, i ri.) D'angely perdor fjalen Mec. ne frengjisht ekziston si fjale me origjine shekullin e 19, pra fjale e re. 

puna eshte qe duhen bythe te mbrohen boterisht. kompleksi inferioritetit i pengon shqiptaret. te huajt, nuk dine shqip aq mire (edhe ata qe studiojne shqipen) sa te merren me gjera te tilla.

duhet pastj te kesh interes diçka me shume se rroga e studiuesit. gjeja qe s'kupton alba me siper. vetem interesi te shtyn te kapercehesh. ndryshe mjaftohesh me pak.

Historique de mec, nom masculin
Étymologie
Étymologie possible : du nom propre mac, ‘proxénète’ ; du nom propre maque(reau), ‘proxénète’.
Remarque. — L’origine du mot familier mec a fait l’objet de nombreuses tentatives d’explication. On pourrait émettre l’hypothèse d’une relation quelconque entre ce mot et mac, considéré comme une abréviation de  maquereau dans le sens de ‘souteneur’. Mais il se pourrait tout aussi bien que la forme mac ait été tirée de mec sous l’influence de maquereau. L’hypothèse d’un emprunt à l’allemand Macker ‘homme exagérément viril’ ou à un mot apparenté serait aussi à explorer. Ce qui est certain, c’est que les premières attestations de mec (sous diverses formes) datent du XIX et que le premier sens connu est ‘homme important’ (ex. mec de la rousse et mec des mecs dans le glossaire de Eugène-François Vidocq (1837) signifient respectivement ‘préfet de police’ et ‘Dieu’).

lokacion  - e ka shpikur kokolepsi = loqe ne aksion

Une e dija qe Ajaks rrjedh nga Ajaksi i Hollandes, ndersa ne rrenjen shqipe eshte A dhjaks. Qe dhjet ne breke mo, jo trim.

Kurse Telemac zberthehet Tele per telefon dhe Mec djale sic e the dhe ti. Ngaqe Odisea ishte gjithmone ne pune jashte shtetit fliste me djalin vetem ne telefon, ndaj i ngeli "Djali i telefonit"

Nderkohe Paramec domethene I pari Djale, gje qe tregon se dhe babai i Paramecit te pare njeqelizor, ka qene nje njeqelizor shqiptar nga Hocishti.

 

si tha ai  femiu: o ba po pse kta deshmoret mbajne emrat e shkollave smiley
Odhisea dmth ai qe udheton deteve por meqe fjalen "det" ala se kishin shpik e moren hua nga anglezet Odhetar Odhedetar Udhe(de)tar lol

Vëzhgim mbi problemet e të folurit të përditshëm të gjuhës shqipe

Vezhgim smiley

Tailand = Taulantia 

po 'karikim'?

caricare (it), carcare (lat).  por s'ka dyshim qe vjen nga kari kur fryhet. 

bile dhe karizmatik vjen po njesoj. dmth pidhar. 

edhe kar.rier-ist   po nga kjo vjen.. kur  fryhesh, dmth ngrihesh ne detyre..smiley

Prandaj eshte tendenca qe me shume femra i kushtohen karieres. smiley

po pra.. prandaj edhe keto femrat zakonisht quhen: kar.rieriste..smiley

domethene qe luftojne per kar.ige

dhe e bejne stazhin ne Karaburun, Karavasta, Karbunare, ishujt Karaibe etj..

duke ngrene karamele

me e famshmja karrieriste quhet Rafaela Kara.

Ku krahasohet Rafaela Kara me Kardashesen mo, qe e hedh internetin mberdhet!

Po eshte dhe Ornela Muti smiley

ihihihihismiley karamele thote. njish mër njisha. ps: kom 2 vjet si jap dum emërtimit biblotekare,intriguese si fjalë. 

kar-a-bina si shpjegohet atere sipas belulologjisë?

ne fakt kjo vjen nga QERRE (karroce. carraria (it), carus (lat) bile nga vjen dhe fjala QEVERI/SJE. drejton Qetë (qe / ka) ose pas Qeve Ri (qendron). mnjf je i afte me drejtu qerren apo qete kur plugon aren. 

figure je profil me rob shpije

Pellasgos-Pella-Palla gos-gros-groso  Pallëmbëdhenjtë

ne greqisht Pelagos i thone Detit (ne kemi fjalen Pellg te ngjashme dmth krejt e kunderta, nje grope me uje. puna eshte se rrenja fjales eshte LAG / I LAGUR) 

per me teper pellasget nuk ishin gje popull detar. Uliksit iu desh desh 20 vjet me bo rrugen turqi - greqi. imagjino çfare detari i zot ishte.

D'Angely e shpjegon fjalen pellazg si pjella e bardhe. ku pelle eshte pjedhe dhe asg (Ag = Agim = Bardhesi)

Prof Aref e shpjegon  Spelagos Shepllaret ose Pella_Pyll dhe gos_gur Pyje dhe Gure

...edhe Beatles>Beat>Bato trimi.

dhe une i atij mendimi jam me teper, qe s'lidhet me te bardhen po me Gurin (pastaj guri eshte dhe i bardhe, jo dheu ose ajri). 

pjella e gurit, ose njeriu i shpelles, i malit. 

sepse Helenet qe erdhen (nga deti) dhe deri i skllaveruan pellasget, ata qe nuk u bashkuan me ta. u quajten keshtu prej HENES. te ardhurit nga hena (akoma sot presim te vijne nga kozmosi njerez, na eshte fiksuar ne ndergjegje, nuk mendojme se jemi te vetem, megjithese nuk shohim te tjere rrotull. gje qe e mendonin dhe pellazget qe ne kohe te tyre)

bile Kolias thote qe kur erdhen otomanet, arvanitet i quajten perseri Hellenet e rij. prandaj dhe kane flamurin me gjysem Hene te gjithe arabet (e kane prej otomanve ne fakt, qe i pushtuan me pas).

Greket jane ardhes ne Ballkan. Spelaget ishin vendas.Prandaj emri tyre  Ἑλλάς -Ellas-Erdhasit-Erdhesit -Helen-Herdhen-Erdhen. shpjegohet me shqipen si pasardhse e kultivuar e pellasgjishtes.Kete e konfirmon Cabej dhe Hann

mendoj se fjala Herdhas eshte me e re nga ajo Hene (HYJI, ylli, illi, illir). ka qene hena emeruar me pare, pastaj jane formuar fjale te tjera ne lidhje me te. 

si dhe pse ka thene Hanni diçka nuk i ka vene vulen. nuk eshte shkence e sakte, por edhe shkence e sakte te jete, nje teori mund ta hedhesh poshte me argumenta te rinj.

Bazuar ne shkrimin e temes, dhe nqs humorin do e krahasonim me fyellin, i bie qe ne Shqiperi fyellit i bihet shume ne nje vrime dhe i bihet keq, dmth ka nje seksualizim (por banal) te humorit. Per kete ndoshta duhet bere ndonje studim a krahasim i humorit nder vite i 2 burimeve te njohura psh Portokalli e Al-Pazar dhe mund te dale qe humori po ecen me gjendjen politiko-shoqerore ne vend e rajon.... Mos valle cdo popull meriton humorin qe i sherbehet? (serviret) Ne fakt humoristet qe vazhduan karrieren qe nga koha e komunizmit (ishin me te "stervitur" me rregullat e paraqitjes ne popull) kane me shume pergjegjesi  qe te mbajne humorin ne vijat e te pranueshmes dhe te behen shembull pozitiv, por pa u bere banale, ne menyre qe shfaqjet ne TV te mund ti shohe pa problem e gjithe familja shqiptare, bashke me adoleshentet e femijet te pranishem, te cileve do u pelqeje ndjenja e holle e humorit qe nuk mban pulle te kuqe te padukshme. Mqs edhe kopjohet (?) me emisione apo ide nga fqinjet duhet me mesu pak edhe nga klasi (cilesia ne shqip) i fqinjeve qe dine si te luajne bukur me fjalet, nderkohe qe edhe kendej nuk jane te pakte ata me brume te mire. Ndoshta varferia ekonomike apo merzitja politike ka sjelle varferi ne humor dhe ka rene cilesia (kualiteti) i prodhuesit qe mund te coje ne renie te nivelit te teleshikuesit. Apo ka ngjare e anasjellta?

 

Me kete rast, mqs jam ne teme, po jap disa mendime te tipit '10 vecori qe dallojne anetaret e PPU-se' (nderkohe qe disa thone "PuPuPu cfare lexojme aty!"

1) Kane blere bluze (T-shirt) te blogut ku lexohet "Anetar i PPU-se (dhe nuk eshte parti!)" 2) Nje nga rregullat e regjistrimit ne blog thote se anetari duhet te bleje e mbaje ne shtepi nje akuarium me peshq te kuq 3) Anetaret me te privilegjuar i perkasin shenjes se Peshqve dhe Akuariumit, nderkohe qe me te sulmuarit jane Demi e Virgjereshat, por namin e ben Luani. 4) Tema me e kerkuar e javes ndonjehere ka pyetjen "Po ku jane Shkaba e Oidrizo se na u tha syri per pak origjinalitet!" 5) Kur Adminat e temepostuesit kryesore shkojn me ble/lexu gazeta dhe pyeten se ku po shkojne, thone "Ja po shkoj per ushqim peshqish!" 6) U thoni te tjereve se po kaloni dite te keqe, dhe vertet dukeni keq ne fytyre, dhe shkaku i vertete: Ju ka fyer ndonje anonim tek Peshku! Ah kopilat/mistrecat! 7) I ankoheni doktorit se Peshku ju ka rritur stresin etj dhe ai me sinqeritet ju jep kete kure: Mos hani peshk per ca kohe, por pini vaj peshku (Omega 3) dhe per qetesim vetem shihni akuariumin qe keni ne shpi 8) Debatoni fuqishem me nje anetar dhe pas 20 postimesh kuptoni se po ziheni me nje tjeter qe ka nofke te ngjashme, por edhe se po mbroni te njejtat ide (?!?), por nuk e jepni veten fare 9) Admini rralle ju keshillon se jeni bere i merzitshem (ju cakton tallonin 5 postime ne dite), ju degon nje video qe permban keshilla mbi netiquette, troll-izmin etj 10) U thoni te afermve se do shkoni per peshkim, merrni kallamat dhe dilni diku jashte ku ia shtroni me peshk & alkol ndersa lexoni per qejf te gjitha temat e javes 11) Keni shkuar te pakten nje here vone ne pune, takim etj dhe fajin e ka pasur postimi a leximi ne PPU 12) Jeni bere gati te hapni blogun tuaj rival me titullin PMU (Peshku Me Uje) por njerezit kujtojne se jeni dyqan peshku 13) ...U kalua dyzina! A doni me per Belulin? Mos kini merak se e kemi dhe nje anetar me kete emer. smiley (pa te keq Belulo)

p.s. po e kalojm mir n'ikyt (ne kete) tem ma don menja, pak me humor e pak me fjalor besoj po e nimojm edhe g'juhen shqype, aty ku munena me riparu naisen (ndonje gje), se mir asht mos me u ba t'merzitshem

Homeri.. nga pellazgjishtja e Shqiperis se mesme, dialekt dmth.. 'Ho-mer' ti, ke shkrujt noj gje t're..
Ar-isto-teli... mendje ndritur si 'ar', i zgjuar e i mprehte si 'tel' i holle.
Pla-toni.. gjithashtu nga pellazgjishtja me shkurtim: Plaku tone/yne.
E-skili.. ky ka qene dinak, 'skile' i vertet.
Di-o-gjeni.. ky ishte tepr inteligjent,'dy' here 'gjeni'.. pak a shume si oksogjeni te H2O.

na hapi pune Profi smiley

edhe etimolog qeke mer belul. njish je me rob shpije. po courvoisier nga vjen? cunat te 21shi i thon kurvazjer kshu qe perher kam mendu qe ka te beje me femren qe hap kembet kur pi shum konjak. 

Kurvazjeri eshte raki Kurveleshi e zier dy here.

o me rob shpije ktu te shtohet jeta. pi 5 shots dhe hiç. bo njoni i koment gjenial dhe bi prej barstooli smiley

Beluli te lere kurvjarine, po te jap rezultatet, te thata, pa yrrabërdyrra!!

Pervec fjaleve, po me mbushte mendjen njeri qe presidenti i pare amerikan e paska pasur plaken shqiptare...

leje mër presidentin e par, xhorxb bushi dora vet e ka gjyshin nga fshati Bush i korçës. kot sna futi në natje ai 

Me ate surrat qe ka si nga fushe kruja duket faktikisht, mqs jemi te keto komplotet sllave, kemi dhe Carin e Rusise qe do diskutuar prejardhja e emrit...

Nga caraci mbase?

Po po tirans puro do kete qene e ka pas merak car-acin smiley

czar vjen nga polonishtja (ruset jane popull me i ri se polaket, dhe sllave me pak puro, se jane te perzier me mongole dhe turq dmth me aziatike) qe do te thote SHEF 

car dmth shef dhe prape me pellasgishten shpjegohet. si themi ne sot per shefin e madh: palloshi

lol. 

shqipja shpjegon gjithçka.

Charlemagne = Shale madhi. (2 metra gati ka qene dhe ky)

miku im alidemsi eshte pikant per nga ndjeshmeria dhe koha qe ai perzgjedh prurjen , temen.

  Do te duhet ta perkujtojme te pavdekshin Fishta , posacerisht per ate cka parathene Ai per perdorimin e fjaleve te huaja , kur i ka pike mjalti shqipja jone.Mirepo disa njerez tanet duket se jeta , egua , i con me shpejtesi te madhe , ore sikur i shtyn atje ku ata do te arrinin patjeter edhe sikur te vonoheshin ose ..te mbodhiseshin ..udhes.Ca te tjere i plogeshton dhe i than.

 Duhet ta dine keta te mjere , te vrapit tek e huaja, kur u mjafton e tyrja, se nuk duhet kurrsesi te kapen me cdo kusht pas jetes.E mira e te mirave nuk eshte vetdukja per te gjalluar , por per te jetuar! Njeriu i mencur duhet te rroje duke fole me gjuhen e vet  aqe sa duhet dhe jo gjalloje ...me gjuhen e huaj ...per aqe sa mundet ! 

  Grupi i te sterlodhurve per te jetuar aqe sa i nxit stermundimi, perfaqesohet prej atyre te nje lloj arti modern, i cili ka per hapesire " territoret nga zava e rrypit e kater  pese gishta ...me poshte ! " Keta te katandisur si " kengetari i madh " i Al Pazarit " , Agron Llaku  i cili tere sheshin e Pazarit e ka tamam brenda atij " tertitori " e burimit " eremire"  te daljeve  ! Bastarde te tille te artit te bukur te humorit, kane bere te urrejteshme ate pjese  te shqipes me perdorim teper  te kufizuar dhe per raste shume specifike.Te tillet  si te ketyre humoreve dhe te nje bastardi ne cdo molekule uji  te katandisur per gjak, Arian Cani , e kthyen  turpin  ne gjuhen publike, duke shqyer te gjithe ate qe gjuha shqipe e ka quajtur " Cipe Publike " ! 

Shqipes se sotme i eshte shqyer"  Cipa Publike" ! 

Ne harmoni me kete taborr vemjesh jane rreshtuar edhe thuajse te gjithe folesit e tribunave ku populli do te duhej te merrte modelet, politikanet 

Gjuhes shqipe i jane transformuar ne bateri topash  per ta shkaterruar , odat, sheshet dhe foltoret, ku folesit " vrasin cdo dite gjuhen shqipe ! " 

Sakonisht nuk ndrohen sheshet e odat ...por u " pritet gjuha" ,  folesave ...percart! Qe te jetoje e perparoje shqipja ! 

Ti poshtrojme ata per te lartesuar shqipen ! 

Po nux vomica si shpjegohet me shqipen? Faleminderit!

ps. Fjala "event" eshte me e dashura per mua.

Involvim asht fjala qe asht perfshi si me dhunene shqip dhe me grric nervat sa here e nigjoj.

Qenka bo hataja smiley

Beluli i ka fajet qe, i pari e shqiperoi kete Jorganxhiun smiley

C'are komentesh mer jau smiley,me  t'prish windowsin e laptopit,te cilin nga sot e quaj Penxhere 8.1

Si mund te thuhej ne shqip brainstorming

PF,  me nxore gjumin, do mi kesh borxh lotet qe po fshi nga e qeshmja (se neser m'bi zylja n'7 t'sabahut - sa beh dita =sabah).

Me lot, literalisht me lot !!!  smiley

https://www.shqiperia.com/Mblidhemi-tok-...

..Restoranti i ka ca të shtrenjta çmimet, por ama, nuk ke ku t’i dëgjosh tjetër, fjalët e ëmbla që thuhen aty.
Aty, bre, shpallen ca zbulime, që t’i ngrenë njerzve mornicat. Mbi lëkurë po e po, por edhe mbi këmishë, ore! Njerëzit çapëlejnë sytë e habiten, se si shkencëtarët në Shqipëri nuku i bëjnë dot zbulimet e kësaj shoqate. Nuk e kuptojnë se këto bëhen vetëm kur je larg atdheut. Po ishe atje, s’i bën dot. Mbase është malli, ai që i bën! Po t’u a vesh në dyshim e të pyesësh a janë të vërteta, të thonë:
- Le të dalë njeri e të na i kundërshtojë!
Njeri nuku del! Ama, të jenë të vërteta, të falenderosh një mijë herë Zotin,
që ke lindur shqiptar, ja, mos i kem tërë! Në ato biseda mëson historira, që bota lufton të na i fshehë. Aty flitet për Aleksandrin tonë të Madh, për Pirron e legjendave tona, për perandorët që i kemi dhënë Romës, kryeministrat që i rrëfyen udhën Turqisë, për kokat që po i japim Evropës. Aty është thënë që gjysma e gardës së Napoleonit, bëhej nga shqiptarë, që u bënë gjeneralë, u kthyenë në francezë e u humbi fara!
E ç’nuku nxjerr e vërteton malli! Vetëm atje në Nju Xhersi zbulohen këto. Në restorantin e Cinit është vërtetuarë, se shqipja është gjuha më e pasur në botë, më e vjedhura, më e vjetra: aty është arritur të thuhet, se ajo është gjuha që folën sefte majmunët e lashtë, sapo nisnë t’i ngrenë nga toka putrat e para dhe t’i quajnë duar. E thamë: largësia lot rol të madh në këto zbulime! Ja edhe tashi që i tregoj këto, mornicat, varda!

...Pjesa më e bukur e të djelës thirret “dënojmë grabitjet e lavdisë shqiptare”. Ato të marrin mendjen. Po grabitja e dëshmuar atë ditë, na la pa mend hiç!
Një plak thinjosh me syze, kish gjetur nëpër dokumentet e rrallë të bibliotekave të Nju Jorkut, se Amerikën, e kish zbuluarë një anie levorashe me shqiptarë. Ehu, nja tetë vjet para Kollombit!
Ne nuku merrnim frymë. Asnjëri nuku guxonte të mbllaçitej.
Thinjoshi na ngjiti në mur ca fotografi vizatimesh me ca lëkurëkuq vendas, që shohin me habi një anie me vela. Mbi dërrasat e faqeve të anies kish shkrime, që i pat prishur uji i kripur i detit, por thinjoshi i shoqatës “Shqiptarët e Vërtetë” i kish forcuarë cazë me kalem dhe ne u afruamë e pamë shkruar shqip “erë e marë”. Studjuesi thinjosh, na tregoi se si e kish gjetur vitin e këtyre vizatimeve. ..

U tremben krenarisë, që ndez flakë, historia e nderuarë e shqiptarëve, që nuku ka faqe, saç ka heronj!

te shkoj te mbaroj filloren nje here ky "shkrimtari" virtual. do ta kete bere naten.

Eshte pellumb kulla.

et alors ?

kur je kritik ndaj injorances qe te rrethon, nuk te falen gabimet FILLESTARE qe ben ne tekstin tend. duhet te jesh, pa ASNJE cen vete.

ndryshe MBYLL gojen dhe veshtro veten. 

ps: paska qene dhe dekan fakulteti ky fshatar. keta shkerdhata na lane pa buke, nga pazotesia, bejne dhe kritikun tani.

Prandaj te them une shko atje te ndritosh miletin me kulturen tende e ti shpetosh nga fshataresia.Vendi ka nevoje per ty .Beje kaq sakrifice.

nuk quhet kulture mos dish te shkruash. quhet te mos kesh arsimin fillestar te domosdoshem.

kultura eshte shkalla me lart. dhe lere ironine me mu se ta ....... (e di ate barsaleten kur nje gru i thote dikujt, qe t'ja bente gocen te pushonte nga qarja ? i thote ky : rri urte se ta qi mamin)

Une ironi me ty pupu si ta nxe goja.Vendi ka megjithend nevoje per njerez si ty .Shiko si gjithe ato gjerat per antikitetin profesoret e huaj na i kane mesuar se prapthi deri sa ti na tregove si eshte e verteta.Pastaj ti ke ambicie per EMER.ky eshte momenti edhe atdheun e shpeton nga injoranca edhe i le emer prapa vetes.Por vetem kur te kesh nevoje, gjeja me e afert qe kane per psikiater eshte hoxha te te shkruaj ndonje nuske.kame nje ndjenje qe ti psikiatrin duhet ta mbash ne speed dial.

ik gjej ndonje kollovar se ke nevoje fiziollogjike. interneti nuk te shpeton dot. femrat shqiptare ne emigrim vuajne me shume nga meshkujt. se nuk iu hedh njeri syte. ndersa meshkujt, sado kot te jene, e gjejne ndonje baxhelle ketej.

Bej takim me psikiatrin neser ne sabah , me mendjen e kokes nuk behet shaka.

Ca bën o profil se le nam.., merove te gjalle e te vdekur...na mbyten burdallenjte!

Ai tha se ania ish po e mbretëreshës së Spanjës dhe se shqiptarët paskëshin qenë piratë të mesdheut, që mbretëresha i kish falur e i kish marrë në shërbim të saj, pasi qenë shumë të zotë! Mbretëresha paskësh dëgjuar për ta e kish vajtur t’i vizitonte në burg. Kur kish dalë nga kaushi i trimave shqiptarë paskësh thënë:
- Hiquani dhe zinxhirët dhe rojet, se i fyejmë. Kjo racë fisnike është e besës!
Ata do të rrinë vetë në burg, aq sa thotë dënimi.
Për ta nuku kish më as roja as zinxhirë. Më pas ajo i paske falur. Si mirënjohje
detarët shqiptarë i kishin premtuarë sovranes spanjolle Amerikën!Dhe e zbuluanë. Ehu, shqiptarët ishin në të kthyerë nga Amerika, kur Kollombi me të tijtë u nis drejt saj! Bile ishin këmbyerë rrugës dhe shqiptarët i kishin dhënë Kollombit, duhan që më parë nuk e njihte njeri. Dhe i mësuan se si pihej. Dhe që shqiptarët e Amërikës sot e pijnë duhanin më shumë nga të gjithë, këtë lidhje dëshmon.
Pastaj Kollombi e kish përvetësuarë zbulimin. Italanët e pabesë vunë tellallët në tërë botën. Ne nuk kemi tellallë. Ne kemi vetëm armiq e ata na e mohuan zbulimin. Tani Amerika nuk ia di për nder shqiptarve. Po e vërteta gollomesh, ish kjo që thosh thinjoshi!
Sa mbaroi ai fjalën, restoranti u tund pe duartrokitjeve.
- Na e mbush edhe njëherë, këtu! Na sillni të pimë! – u thërrisnin nga qefi kamarierve meksikanë.
- Raki, nga ajo e mira! – kërkonin njerëzit.
- Ah të gjorët ne, që na bien më qafë! Vuaj moj Shqipëri, se kjo botë qenka e padrejtë!
E njerëzit i pinin kupat me fund dhe i përpiqnin mbi tryezë...

Eshte vertet per te ardhur keq .I kemi dhene botes kaq shume dhe kemi mbet vete te fundit e karvanit.

Edhe Mbreteria Qin* ne Kine nga pellasget eshte formuar. Por ata laneter u shtuan si fare hidhsi, ushqeheshin me zhaba e gjarprinj dhe degjeneroi rraca e bukur, shtalarte dhe palloshe pellazge.

*fis hamshoresh

Kjo tema duhet ruajtur per komentet. Faleminderit!

dashnoret e gjuhes smiley

Eh mor z.Jorgaq,me gjithe percapjen per t'u pergezuar,c'te pengonte te hapje ndonje fjalor,si ata te pergjithshmit,ose dygjuhesh si ata te Pavli Qeskut,ose me te vecante si Fjala shqipe ne vend te fjales se huaj,po nje nder dy shembujt qe ke sjelle me pasaktesi,jo vetem kuptimore,por edhe te kategorise gramatikore.Akomodimi nuk eshte pershtatje,as balotazhi nuk eshte barazim,as impenjativ nuk eshte i perkushtuar,as fondamentalist nuk eshte thelbesor (c'qyfyre do ishte te thuhej "thelbesoret islamiste"),madje edhe fondamental,me shume se thelbesor,do te ishte themelor.Po monitorim pse na qenka ne vezhgim,domethene ne vend qe te themi "monitorimi i zgjedhjeve",duhet te themi "ne vezhgim(i) i zgjedhjeve".E po ashtu nje emer si rikuperimi na u zevendesova me nje folje,si rifilloj (madje edhe si emer rifillim veshtire te zevendesohej),ndersa nje mbiemer si elokuent na u zevendesoka me nje ndajfolje si rrjedhshem. As kolapsi nuk eshte ngerc.Pastaj,per te shtuar shembujt,fut edhe ndonje te paqene.Qe kur paskan filluar te thone: Me shkaterroi lifen ky kalama i prape.

E kote te insistohet (kembengulet). Apostujt e "dhjates se vjeter" se gjuhes e kane humbur autoritetin e tyre. Gjuha shqipe po shkerdhehet e njekohesisht po rigjen ekuilibrin brenda saj.

Fjale te caktuara i perdorim ne funksion te perfitimit qe ato na japin.

Do te me interesonte te dija nese z. puritan Jorgaq Perika aprovon fjalorin/humorin ne komentet e kesaj teme.

Si i tha ai shqiptari qe ishte kthy nga Amerika atij shqiptarit qe kishte shku me pushime (me aklete te reja, s'do men) ?

What a ridiculous "observation"! smiley

Dhe me nje shqipe sa te varfer aq edhe "lazy", ja ktheu pushuesi tek fshinte me gisht patikat qe i ishin ndotur nga pluhuri autokton i vazhdimesise iliro-arbnoro-shqiptare.

Pika mua qe e lexova, tha rrefugjati dyshtas dhe i dha munxet vehtes me dore! smiley

Thone qe Adami dhe Eva kur vendosen te flisnin per here te pare perdoren gjuhen shqipe. Dhe i pari foli Adami qe i tha Eves: - a e bojme nje here bashke? Nuk e di si ju pergjigj Eva, por besoj se do ket pranuar, mbase jo qe ne fillim.

Kopeshti i Edenit ka qene aty afer peqinit .smiley

    Berber, te lumte se tregon qe di vec te qethesh e te rruash ...lesh.Me keto te tjerat lere, mos  e e katandis mendjen cangadhe ...se jane pese me hice per ty ! 

Ta dinte Adami  i varfer ,  se do arrinte  gjer  i diskutuar nga ty...do kish vrare vehten ! Kurse Eva , te siguroj qe do i kish dhene ....nje dreke te mire macit ...! 

sa shum gjuhetare amator qe ka mer amon .... gjuhetar gjith peshku...xhanem, tek filoqyli kan mbaruar shumica

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).