E përditshmja amerikane “The Washington Post”, ka bërë një hulumtim për rrënjët e shqiptarëve të Kosovës në aspektin fetar

 

Sipas hulumtimit të kësaj gazete, del se rrënjët e hershme të myslimanëve kosovarë i përkasin pikërisht religjionit katoliko­-roman. Në fshatin Gjonaj të rajonit të Prizrenit, ekziston një kishë e vjetër më shumë se njëmijë vjeçare e cila është njëra nga dëshmitë për rrënjët katolike të shqiptarëve. Çelësat e kësaj kishe i mbajnë serbët të cilët, thonë se u përket atyre, mirëpo banorët e atyshëm thonë se kjo kishë u përket shqiptarëve dhe ka qenë e tyre deri në konvertimin e fshatit në Islam. Një banor i këtij fshati, i cili njëkohësisht është edhe prift ka thënë se beson që i gjithë Ballkani ka qenë me besim katolik, dhe sipas tij, janë pikërisht objekte të tilla fetare, si kjo kishë në Gjonaj që e dëshmojnë përkatësinë fetare të shqiptarëve dhe ballkanasve në kohën e dominimit dymijë vjeçar të Perandorisë Romake. Pasi Kosova kaloi nën regjimin otoman, nga pjesa e parë e shekullit 15 e deri në vitin 1912, pjesa më e madhe e shqiptarëve të Kosovës u konvertuan në Islam. Mirëpo, përkundër asaj që pjesa më e madhe e rajonit të Brodit tashmë janë myslimanë, shumica e banorëve të këtij rajoni e përkrahin këtë hulumtim dhe kanë shprehur interesim për zbulimin e rrënjëve të tyre pothuajse të harruara. “Kjo është historia e kombit tonë,­ ka thënë Ademi, ­paraardhësit tanë kanë qenë katolikë dhe këta janë hapat tanë të parë për zbulimin e rrënjëve tona”, ka shtuar ai. Zyrtarisht 90% e popullatës së Kosovës i takon besimit islam, ndërsa vetëm 3% e tyre atij katolik. Mirëpo, ndryshe nga këto të dhëna, prifti katolik Dodë Gjergji mendon se këto shifra fshehin afinitetin e vërtetë shpirtëror të kosovarëve. Sipas Gjergjit, vetëm 10% e popullatës kosovare e praktikojnë besimin mysliman, ndërsa pjesa tjetër janë sekularë. “Besimi islam nuk është diçka që shqiptarët e kanë marrë vullnetarisht, por ka qenë diçka që ju është imponuar”, ka thënë Gjergji.

“Historia kristiane është më e fortë se historia otomane”, ka shtuar ai, duke folur për Washington Post. Gjergji ka thënë se është mjaft i kënaqur me rritjen që ka shënuar religjioni katolik në vitet e fundit. “Jemi shumë të kënaqur për shkak se në këtë kohë pasigurie duhet guxim i madh që dikush të deklarohet se dëshiron të kthehet në rrënjët e veta”, ka thënë ai. Po ashtu, në Kosovë nuk mungojnë as familjet ku bashkëjetojnë dy fetë, ajo myslimane dhe katolike. Agron Bytyqi, ish­ushtar i UÇK­së, tani piktor dhe profesor i artit në Universitetin e Prishtinës, tregon se është rritur me babanë katolik dhe nënën myslimane. “Si fëmijë nuk e kam ditur se çfarë religjioni i përkas, por pasi jam rritur kam pasur lirinë për të zgjedhur njërën nga të dyja fetë”, thotë Agroni, i cili është pagëzuar në vitin 1995. Në anën tjetër, feja katolike njeh edhe “Laramanë”, të cilët e fshehin besimin e tyre të vërtetë. Epiqendra e këtij komuniteti është në lindje të Kosovës. Gjysma e shtëpive të fshatit Zhegër janë laramanë. Ata nuk kanë kishë në fshat, por janë të njohur për ndezjen e qirinjve dhe lutjes në shtëpi sipas traditave katolike. Një “Laraman”, Rexhep Sejdiu, jeton në Zhegër që 38 vite dhe është pronar i një pompe të benzinës.

 
“Ndjehem katolik”, ka thënë ai, duke shtuar se shumë rrallë e diskuton çështjen e religjionit jashtë familjes së tij. Ai e viziton kishën në Jakaj fshehurazi gjatë natës ndërsa ditën bëhet mysliman. “Laramanët frikësohen të deklarohen si katolikë”, ka thënë prifti. Sipas priftit, kjo ndodh sepse nëse e bën publik që i takon besimit katolik mund të shkaktojë probleme, një ndër të cilat është privimi nga martesa i fëmijëve të tyre. “Laramanët” nuk deklarohen si katolikë për shkak se mendojnë se nuk do të mund të jetonin në stilin e jetës që dëshirojnë. 

111 Komente

Faleminderit Uashington Post.

Faleminderit, Art!

Hallall

Po Amerika le te propagandoje sa te doje pro shqiptareve te kosoves ama ne terren po fiton islami dhe teorite konspirative ati-Amerikane .

" Nje laraman , Rexhep Sejdiu , jeton ne Zheger qe 38 vite dhe eshte pronar i nje pompe te benzines.

E cuditeshme , ky Rexhepi duhet te quhej benzinato pse quhet laraman ?

myslimon dhe me PD-n. smiley

amon mer Brad, se kena vlersim te nolt per ty. ose, boji me te kqija komentet, qe te bim rehat. smiley

Bejne mire te ndalen ketu, e mos shofin me thelle se pastaj do te arrijne qe i kane rrenjet tek majmuni, e ndoshta tek parameci.

Faleminderit Darvin!

 

majmuni eshte krijim me vete. ose si me thene PARALEL, i zotit / apo natyres. 

teoria e darvinit eshte teori bidon. pa baza.

Shpresoj te ishte shaka kjo .

je i lire te shpresosh ça te dush. se shpresa vdes e fundit.

Duhet te jesh kryekeput idiot te shprehesh ne kete menyre. Teoria e evolucionit eshte aq teori bidon sa eshte edhe teoria e gravitetit. Nderkohe teoris se krijimit imagjinare nuk ke ku ti varesh as bidonat edhe pse eshte fund e krye per ti vare bidonat, sepse nuk ka asnje fakt apo menyre per te provuar nje lajthitje te till. Cdo gje merr form qesharake qysh nga momenti qe fillon me shkuljen e brinjes , gjarprin qe flet deri te momenti i virgjereshes qe pjell duke bere seks me nje hologram smiley

Dicka qe dihej prej kohesh. 

Tano po me kujtohet qe edhe Ibrahim Rugova u kthye katolik. Atehere kujtova se mos ishte thjesht gjest parvenyje si puna e shallit qe mbante ne qafe, po nje pjese e kosovareve siduket e paskan te brendeshme kete. God bless.

Atehere kujtova se mos ishte thjesht gjest parvenyje si puna e shallit qe mbante ne qafe

Fiks, fiks, fiks! 

rubrika "24 karat", thote.... Kristian Islami nga Malisheva.

te kuptohemi: kto "rrenjet katolike" jane, para se gjithash, nje gjykim utilitar. 

"A business decision!"

Yet, ethical!!!!

well, it better be.

etika ne thelb te saj eshte utilitare. 

ideja qe shkenca nuk i jepkerkeshkeshkesh pergjigje etikes dhe estetikes eshte nje kokerr tjeter e bullshitit ne tespien e avdallikut rrethues, per te cilin knohet ruzarja perdit. aq esht dollapi. s'ka gjo pa shkak (material). ne ket rast shkaku eshte dollapi i vogel.

Etika osht utilitare vetem per lapanjozet e qebabtoreve, jo per psh per Nene Terezen.

 

mire, po qetesohu. nuk po kerkojsha naj aprovim. 

Lavdi deshmoreve te atdheut qe dhane jeten per çeshtje utilitare, qe "vjershetori si ai" te beje vjersha estetike, dhe keshtu te kete fame sa te dush, pare sa te dush, dafllak sa te dush!

"A business decision!" sa t'dush!

 

nuk besoj se ke njohjen e duhur per utilitetin si koncept (sasior), o hero. c'ke qe ngaterrohesh ne kto muhabete. 

po e pate, kerkoj ndjese dhe do te te degjoj, pale thua ndonje gje te qarte pa nene tereza e vojo kush. kurre nuk i dihet.

kshuqe thona, thona. 

Pse te ben pershtypje ty emri e nje martiri fetar ose kombetar?

Ti je aq abstraksionist shkencist qe te kuptosh se nuk behet fjale per filan fistekun e caktuar, por per nje person qe sakrifikon jeten e tij per nje çeshtje qe ne kontestin e kohes nuk ka asgje utilitare, dmth qe nuk i vlen shoqerise, nuk i sjell dobi, perkundrazi e trazon, e çorienton, e per kete arsye shoqeria e kryqzon, e ben te pije çikute si korruptues i brezit te ri qe e ka menjen vetem me qi ne menyre utilitare.

Per kohen ky person nuk ka asnje dobi, perkundrazi, por çuditerisht dobia i del me vone, kur brezi i ri qi ne emer te tij.

Per kete dobi sasijore e kishe fjalen? Dmth sa miljarda here eshte qi statistikisht ne emer te Krishtit dhe Sokratit?

 

perkundrazi, emri i martirit/shenjtorit nuk me ben aspak pershtypje, prandaj te thashe ashtu. ti e kap jangllish qysh ne fillim, ca te vazhdosh me?

ka punime pa fund per kto pune, une nuk jam specializu ne to, por i kuptoj kur i lexoj. nuk jan hic te kollajshme. squtsia e rruges apo e karikaturave nuk te ndihmon, s'di a me kupton. duhet t'iu kushtosh gjith jeten intelektuale, edhe jalla.

tani ti vjen e me thua jo qiu Krishti e jo e ngjyu Pavli. Ca te thush, ca muhabete jan te destinum me deshtu pa fillu hala.

Shiko Emigrant se nuk eshte hera e pare e as e fundit qe shkenca eshte munduar te shpjegoje nepermjet gomorlliqeve sasijore gjera cilesore qe i kap buon sensi i rruges.

Dhe ka punime pa fund per kete, te cilat kane ne kopertine qenin e Pavllovit, e me titull ironik: sa eshte probabiliteti shkencist i Ardhjes se Dyte?

Shkenca eshte e deshtuar pa fillu hala kur kerkon te zgjidhe gjera etike dhe estetike nepermjet statistikes.

Pastaj qe ne jemi deshtake Peshku pa fillu me diskutu hala, kjo dihet sepse:

Nuk diskutohen keto gjojna ne Peshk mer jau! Kto i diskutojne vetem ata qe kane dypllom mjeker!

un nuk jam ktu me mbrojt shkencen, jo vetem se s'mund, por sepse, ne dallim nga profetet e shenjtet, shkenca nuk ka nevoje per mbrojtje. e myllim me kaq them un.

Ti e myll, po un e hap prej inotit tat, sepse Daukinsi akoma ankohet se shkenca ka nevoje te mbrohet nga Inkuizicioni i Shenjte qe mendon se Toka osht e sheshte.smiley

Shkenca ka nevoje te mbrohet, sidomos nga partnerja e saj origjinale filozofia, sepse pa filozofine nuk osht ne gjendje te lidhe as ushkurin e brekeve te saj.

E per kete e keni fajin ju pozitivistet shkenciste te qebabtoreve vjeneze, duke e bere armike me metafiziken ose filozofine, e keni lene pa breke fare.

Megjithate dihet ky eshte qellimi Iluminist ne thelb, qe te gjithe njerzit dhe te gjitha disiplinat te jene pa breke, ne menyre qe t'ua fusim kollaj. Kultura si bordello.

 

    Eh u marte e mira o te shkolluarit tane ne Perendim dhe ju te punesuarit po atje.Qysh more u entusiazmoi nje artikull ne W.Post dhe gati po ju bie zali ..prej kenaqesise...! Dhe e dini pse? Se mbeteni te rreshtuar me keta zagaret e politikes ne kete cerek shekulli te cilet te nesermen e varrimit, ku do vene plot e perplot njerez , jo per ti qare, por se mos kthehen ne lugeter, per t'i bere akoma me keq shtetit e kombit, do tu hartohet edhe emri pa le me varri.Ne dy jave rresht , njerzit e mire do " kene frike te vdesin " se nuk do tu vene po aqe njerez, .... sa ketyre maskarenjve ! 

 Kombi jone i vogel i dhe njerezimit e tere Perendimit , pse jo dhe botes Te qe e ligjeroi krishterimin.I dha kater Pape si asnje komb me nuerez sa i shqiptareve.I dha Papa Klementin , te 11 - tinape qe shpetoi Kishen.Nxorri nga gjiri i tij Kapedanin dhe njekohesisht politikanin e madh . Gjergj Kastriotin, per kohen, qe mbrojti perendimin prej hordhive osmane. 

  Por jo vetem kaqe, por qysh ne hershmeri Magjistiarja "shqiptare pure",  Melusina ishte ajo qe u dha shkas variacioneve te shumta te rrefenjave  qe ushqyen artin dhe kukturen popullore ne disa vende te Evropes Perendimore.

   Kukti i Melusines eshte, Fabula e shqiprares Melusina eshte me i parapelqyeri ne Francen e hershme, por edhe sot ne ...qytetin Sassenage( ose Lusignani i lashtesise) Hapni ju tanet ne France librin e Severin Batfroi , me titull Melusine de Sassenage dhe lini keta palacot qe sollen kete komb te kadhte ne kete derexhe por perkthejeni ate e jepjani rinise tone te hutuar ! 

Lexoni jo me ca pickon ndonje gazete qofte edhe W.Posti, por ca thote aty Mitologet e nedhenj te botes si Mircea Eliade apo " Mesia" K.G.Jungu .

Shatobriani e ka quajtur Melusinen Albaneze ..." Nje mirazh te historise" .

Magjia e kesaj eshte tajtuar jo vetem nga klasiket franceze e te botes por edhe nga modernistet dhe avanguardistetvRebeleja mbeti i habitur nga miti shqiprar i melusines.Ftoj  intelektuale te krijojme klubin e njerzve per zbulimin e rrenjeve shqiptare.Jam gati te ve 50 per qind te fondit te nevojshem.Ju marte e mira ju marrte ...se ..na  ka mbytur greku me ...kulturen tone ! 

s'mora vesh ça deshe te sqarosh.

Une te kam quajtur se ti " coc merr vesh " ! Dhe qe te marresh vesh hap librin e botuar ne vitin 1121  nga Franc Hetellen , romanin surrealist " Melusina",  ku qysh ne faqet e para tregohet Melusina si shenjtoria e krishtere ..Albaneze.

Po miti i Medese , qe u pershkrua ne Mesjete ne disa variante, a nuk ka lindur ne trojet iliro- shqiptare te Ulqinit e jo ku prallisin greket ? Magjistiarja qe theri femijet vetem e vetem se .m.burri i shkeli mbi besen...Ja pra si e ka lidhur historia mitin e beses te shqiptareve , qe mbizoteron tere folklorin shqip...

Ke marifet te perktheshe se ke nje thes libradh ne france qe tregojne rrenjet e krishtera te shqiptareve ...

Sa mire do merrnim vesh prej teje ..! 

shqiptaret i kane rrenjet para krishtit (2015 vjet ka ky i shkreti vetem, ndersa njeriu si specie eshte shume me i vjeter).  pra do ishte me drejt te thuash qe krishti i ka (ose jo) rrenjet te shqiptaret. 

hidhe si hipoteze se nuk te shan asnje njeri.Greket moren Zojsin  e nershem Ilir dhe e kthyen ne Zeusin e tyre ...kurvar ... dhe mburren ata e jo neve ! Asnje gjuhe ne bote nuk  permban  bashketingellret ne fillim fjalet   si shqipja me Gj..." Gjiri , Gjarperi .." .Ca te kujtojne keto ? 

s'ka te beje me hipoteza, por vetem me kronollogji historike. te gjithe popujt e europes apo botes (pra jo vetem ne), jane me te vjeter nga krishterimi. shumica e ketyre njihen qe nga koha e Romes (qe kishte te tjere zoter e besim fetar).

ndaj dhe sot shtetet e tyre, jane LAIKE.

Shiko, nuk po bejme fjale kur homo sap. udhqeheshin me mish te gjalle, por per fillesen e kultures.Dhe per mua  ajo fillon nga iliret, shqiptaret me krishterimin busull .Lexoni Profesor Karapanon! Ai thote se shqiptaret jane ajka e cdo kulture dhe gjuhe Evropiane ...! 

greket e vjeter dhe romaket kishin kulture shume me te madhe nga kjo e europes "se krishtere" sot. per te mos thene popuj te tjere, atlantet, babilonasit, egjyptianet, kinezet, etj. 

feja eshte OPIUM dhe jo kulture.

I dashur Grava, per çfar libri behet fjale dhe ku mund ta gjej. 

Mirmbrema Miku im , Pjer! Jane disa botime per Mitin e " Melusines Albaneze " .Qe nga ai qe e be bestseller i Mesjetes , me autor Priftin domenikan te Lusingnanit, Stefani ,  me titullin " .

Kronika e Jean D'Arrasit" .Legjenda e Luksemburgut eshte e lidhur teresisht me mitin e Melusines se krishtere ..Albaneze ! Mirepo me afer realitetit me interes per ne eshte legjenda franceze e Melusines...Albaneze! 

Aty afer teje jo vetem shume konte e princer ndruan mbiemrat dhe u shpallen pasardhes tecMelusines Albaneze, sic beri edhe vet  Henriku i vI , konti  Luksemburgut  qe e proklamoi  boterisht vehten si pasardhes i Melusines ...Albaneze ! 

Shkrimtari i madh i klasicizmit Fransua Rabeleja  ne kryevepren e tij pershkruan Melusinen Albaneze.

Por mos u lodh duke kerkuar tej ...ne histori, merr vetem librin e Severin Batfroi  me titull " Melusine  de  Sasenage "  te botuar ne Grenoble  ne vitin 1991 ! 

Kete liber shpresoj ta perktheje nje i njohur prej meje si penemiri,  ne perkthimet nga  frengjishja. Dhe ahere more Pjer ai do ta kete hake , nje arke me veren me te mire te botes ! 

Safir , lexo versionin francez dhe te siguroj une qe nuk do ngaterrohesh ...sic je ngaterruar.! Lere menjane Wikileshin qe e mbushin ...lesher .Hap librin e botuar ne  Napoli , ne vitin 1989' prej Viktorian Hyat dhe Joseph E .Charles ! lexo nga faqja 210 e ne vijim.Ku autoret shprehen : " kemi perfshire nje nga prallat  me te famshme te Fates Melusina , bija e nje mbreti te Shqiperise ...Subjekti i kesaj gojdhene   te habiteshme shqiptare, eshte me  i vjeter  se viti 963,...! " ....

Amon o burr, nga na dolet me ket teorine qe edhe gjysem gruja e gjysmen gjarpri dulen Shqiptare? A po nga gjysmagjeli?

Ore do me be shpirtin e frymes kundert koti ti ? Lexo  dhe hidhi poshte se nuk jane te miat .Jane  te shkruara more por edhe te shkruara prej te tjereve cave  u duken se ka ne planet ...nje tjeter  Albani ! 

Melusine vjen nga fjala e bukur Shqipe "melun"

Jo, nuk besoj gjembi , qe  te jete ne ate hulli spjegimi  sepse shum vone ka nisur qe burrat te marrin  per emer ..te gjinive femrore, ose vese te grarive ..! 

Po ta zeme se ishte albaneze po pastaj çfare mesojme prej kesaj legjende ?

Kjo histori i nderuar, po me intrigon/ngacmon. Shpresoj qe ai miku jot ta perktheje ate liber.

Sa me i shpejte rikthimi ne krishterim, aq dhe me i shpejt integrimi ne Europe!

Mund te thote dikush, po ne qe nuk kemi kisha si tja bejme? Nese nuk keni kisha neper katune, ndertojini naten, dhe diten rizbuloni rrenjet me Perendimin!!!

ti je ortodoks. ketu po flitet per katolike. apo te duken njesoj zotrote ?

Hamendesimi i gabuar se jam ortodoks te vjen nga hamendesimi akoma me i gabuar se jem Vllah.

Shif te zbulosh ndonje talent e mos nor te zbulosh se cjam une!

nga komentet dukesh t'jesh koqe vetem. pra "zbulimi" edhe ai dashakeqas, vetem po te dha ndonje vlere, te te zbukuroje, te te marrin ndoshta per tjeter. 

 

O Profil mendoj se kam nje alamet talenti per te zbuluar. Si mund te te dergoj ca foto te talentit tim...ti hedhesh nje sy dhe tme japesh mendimin tend si zbulues proesionist qe je. 

     Problemi , sipas meje , eshte zbulimi dhe evidentimi i rrenjeve te kuktures, te gjuhes, te miteve dhe historise kultures kombit tone.Ja  tamam tek kulti i Melusines ka nje vijushmeri interesante.Ajo ishte e bija e Presines, gruas se "Mbretit te Shqiptareve " Elinit. dhe ky fakt pershkruhet ne librin e priftit domenikan , Stefani, kur ai botoi librin  "  Kronika e Jan D'Arrsit " , qe u be libri me i shitur i mesjetes..Ku pra permendet ne letersine, ne kulturen tone ...se kur te tjeret vishnin lekura arinjsh e fokash ...ketu paskej mbreteri dhe mbret ...! E kjo jo per nacionalizem por per realizem ..

rilindasit tane me te drejte thane : feja e shqiptarit eshte SHQIPTARIA ! (artikulli i lartem provon edhe nje here pikerisht kete perkufizim. shqiptari se ka problem me ndryshu fene, bile me e heq fare se ka dhene prova historike qe e ben) 

te tera te tjerat jane dokra. fantazma individuale autoresh te ndryshem qe per t'u bere ideollogjira kombetare ose siperore u duhet edhe AKTI HEROIK, se ndryshe nuk i kalojne caqet e thashe-themeve per te kalu diten. 

pra edhe njehere, ai qe quhet shqiptar, eshte perpara shqiptar se te jete i krishtere, ortodoks, musliman, apo diçka tjeter te llojit. se vetem duke qene i tille, pra shqiptar, ai i ka shpetuar rrebeshit te kohes. kur behesh me shume musliman, apo ortodoks, apo katolik, apo tjeter gje, se shqiptar, ti ZHDUKESH, humb, tretesh. se nje grusht popull je. vitaliteti yne eshte tek shqiptarizmi (raca, qenia) vetem.

"washtington post" them se na ban ner me lajmin per nje zbulim te tille. Noshat, noshta e ka ba kastile per t'u dhan nje mesazh evropianeve skeptike,qe na konsiderojne "mysliman muti",se na jena europian puro dhe investimi i tyne(amerikaneve) ne favorin tone ka qan dhe asht ma se i drejte.

ja edhe nje sebep per te marre letrat ne gjermani - te thone njerezia qe po na perndjekin.. me deshmi nga washington post..  

Por besoj se Roni i ka mare letrat ne amerike duke deklaruar se eshte perndjekur per shkak te gjinise ... edhe kjo nje arsye bindese

Letrat i kam marr si i perndjekur nga diktatura me mizore ne Europe! smiley

Shume mire keto artikuj dhe keto gjeste te shqiptareve te Kosoves.

Tani eshte koha qe kolonet e ardhur ne token arbnore si Shefqet Krasniqi,Gezim Kelmendi dhe ata qe protestonin pro Erdoganit ne FYROM,te kthehen nga kane ardhur.

Nuk ka vend per kolone kjo toke e Gjergj Kastriotit...

Shiko tani kur te çohet populli paqedasesh/synet/kokpllak/veshderr kosovar i sapokthyer nga siria dhe ti ve dinamitin kesaj ndertese.......a u qifte netanyahu ça u permban pragu deres......

Nuk e kuptova ku ishte zbulimi ketu???? Pervec fjales laraman s'kishte asgje te re...

Duket si propagande per konsum te brendshem. Si duket duan te influencojne kosovaret qe po radikalizohen.

Roncia e ktij artiklli nuk eshte 'laramaneria', eshte po i fusin ne sherr katoliket me ortodokset. Pse kujtojne ata se kane qene katolike  e jo ortodokse? 

 

ne veri te shqiperise ka katolike dhe jo ortodokse. keta gjenden ne jug te saj. 

 

Katoliket kane hy relativisht vone ne ballkan(i hyne m'hise kishave bizantine), e nuk kane penetruar ne hinterland deri vone.

I ke pare ndonjehere kishat ne veri apo flet nga ca ke lexuar?  Edhe ne artikull biles thote qe nga arkitektura keto kisha dallohen qe s'jane bizantine, prandaj dhe mendojne qe mund t'ja marrin serbeve.

Safiro keta nuk u bene myslimane diten qe hyri turku ne Kosove, menjehere brenda minutit.

Jane bere me se shumti ne shekujt XVII, XVIII dhe XIX.  Keshtu qe jo vetem ka te dhena historike me thase se cfare feje kane qene me pare, por edhe ata vete e dine cfare feje ka pasur katragjyshi i tyre. Madje shpesh mund te te thone edhe emrin e krishtere te tij.

shume fshatra kishin emrat katolike (shenngjin, shenmeri, shengjergj, etj) dhe popullsine e tyre muslimane 100 %. 

Po pra, dihet se cfare kane qene. Madje shume familje myslimane kane te njejtin mbiemer me familje katolike (psh. Berisha, Thaçi, Krasniqi, Kelmendi etj) dhe kutpohet se cfare feje kane pasur.

Megjithate ka zona ku mund te kene qene ortodokse. Ne Maqedoni ata pak shqiptare te krishtere jane ortodokse, keshtu qe edhe myslimanet mund te kene qene po ashtu ortodokse perpara islamizimit.

Gjate sulmeve te NATOS te 99 gjendesha per vizite ne Greqi. Asojkohe televizori ishte mbytur ne debate te ndezura per ceshtjen e Kosoves me paneliste, historiane. Mbaj mend nje Historian Grek (arvanitas me duket, me vjen inat qe sja mbaj mend emrin) i cili i vetmuar perballej me korin e intelektualeve greke (proserbe). Sapo kishin bllokuar dhe nje autokolone te NATOS ne Selanik me duket dhe ishte ndezur debati. Debati ishte perqendruar se kush ishin autoktonet shqiptaret apo serbet. Kori filoserb mbeshtetej ne faktin qe serbet kishin kishat historike, gje qe i jepte nje prioritet dhe fakt historik kundrejt shqiptareve (sipas tyre ishin kolonet e turkut). Ky historiani i cili e kishte studjuar me vite Kosoven dhe Ballkanin shume i qete i beri analizen dhe i shpartalloi krejt me fakte shkencore. Vetem nje fakt qe me ngeli ne mend asoj kohe i rrezoi aludimet e tyre si kala rere. Te gjitha kishat e vjetra historike qe gjenden ne Kosove nuk kane aspak arkitekture ortodokso-bizantine por elementet e hershme jane romano-katolike, u shpreh...me gjithe perpjekjet qe u bene me vone (nga serbet) per ti transformuar dhe  keto kisha te vjetra eshte e pamundur ti besh lidhjen historike me Serbine sepse ne fakt te vetmit popuj katolike ne pellgun e Ballkanit ishin shqiptaret dhe kroatet. Nuk eshte rastesi qe sot kemi nje perqindje katolikesh ne Kosove u zhpreh zoteria. Kosova sikurse veriu i Shqiperise ishin te gjithe katolike (te cilet u konvertuan shume me vone ne muslimane).

Nje nga manastiret e vjetra te cilet serbet aludojne se i perkete ortodksizmit. Shifeni me kjudes arkitekturen dhe kuptohet qarte elementi katolik ne dna (kembanorja, i vetmi element ortodokso-bizantin historikisht eshte prishur dhe ndertuar disa here)

 

Ja nje kishe ish katolike ketu ku jetoj e cila u adaptua adaptuar me vone ne lutherane...Elementet jane aty

 

 

 

 

aristidh kola quhej. ishte kryetari i lidhjes arvanitase.vdiq pak kohe mbas luftes. thone se e helmoi eip-i(shik-u grek). ka shkruajtur disa libra,por libri arvanitasit dhe prejardhja e grekeve eshte bombe ne themelet e mitit te greqise se lashte.  verteton se arvanitet,pra shqiptaret jane vendalinj ne te ashtuquajturen greqi.

interpretimi qe i ben shkronjes Δ ,qe vjen nga shqipja DEL,e cila ne fakt eshte dalja nga kasollja e lashte me dy trunguj te mbeshtetur te njeri-tjetri. nje arsye tjeter eshte se fenikasit(parardhesit e grekeve) vinin nga libani qe ishte vend i nxehte dhe nuk kishte ndertime te tilla.

 

Mos ja fut kot tani. Kolja eshte amator(aspak historian)qe ka dashe te barazoje ekuacionin helen=arvanitas.

 

 Vetem nje fakt qe me ngeli ne mend asoj kohe i rrezoi aludimet e tyre si kala rere. Te gjitha kishat e vjetra historike qe gjenden ne Kosove nuk kane aspak arkitekture ortodokso-bizantine por elementet e hershme jane romano-katolike

Hipoteze interesante..

Megjithse bon vaki qe jom gabim: Kleri katolik i shek 18-te ja u ngushtoi lakun ne fyt 'laramaneve' e nuk u dha 'after life insurance' deri pak para vdekjes. Bon vaki qe larushat ta kene lon katolicizmin fare prej inotit

 

Indeed, Skendi continues, the stricter Roman Catholic response to crypto-Christianity in areas of Albania and Serbia reaped sad results. Around 1600, when the practice first emerged, the Catholic archbishop of Skopje instructed his priests to administer the sacraments and give the cryptoChristians all manner of spiritual support. This continued until 1701, when a provincial church council under the supervision of visiting hierarchs from Rome met in Lesh (Alessio), and decreed that crypto-Catholics were to profess their faith publicly, and that those who continued in secret could no longer receive the sacraments. Local bishops and priests were reluctant to impose this, and went on quietly succoring the region’s hidden Christians until Pope Benedict XIV enforced the decree in 1744, adding that the children of crypto-Christians could only be baptized when they were about to die. This so infuriated the crypto-Catholics that they turned bitterly against Rome and persecuted the openly professed Catholics with even greater fury than did the Muslims. Many who lived near Orthodox regions undoubtedly converted, as Orthodox clergy gave the sacraments freely

http://www.roadtoemmaus.net/back_issue_a...

Right. Llogjika Serbe qe Kishat Ortodokse jane te stilit Sllav dhe rrjedhimisht i bene Serbet me te hershem ne Kosove se Shqiptaret eshte komplet deficent. Me kete llogjik Kishat Orthodokse qe jane ndertuar ne Shqiperi pas '90 me stil komplet Grek do i bej Greket autokton ne Tirane. Sidoqofte se kam marr vesh kur ka filluar kjo miqesia Greko-Serbe, sepse historikisht s'kane patur ndonje miqesi per tu shenuar.

po, me ate llogjike i bejne kishat greket.   natyrisht,nuk pretendojne qe sot per tiranen,por per permetin ama,,,

me serbet i lidh ujdia per te ndare trojet shqiptare mbas largimit te osmaneve.  nuk eshte se i duan po thjesht interesi,,,

Sidoqofte ne fillim fare nuk kishte pagane, ortodokse, katolike, protestante etj, por kishte:

Nje majmun gjithe lesh, ec, ec, ne qef te vet me gjet nonje gjo per t'honger ose ndonji majmuneshe per ta nok, kur praff! ja dha nje vetetime rrufeje dhe berdauu! nje bubullime. Majmuni u dhi n'brek prej frykes, dhe pyeti: ç'te jete kjo valle? Kush ma leshoi mbi koke?

Meno, meno, nuk e gjente dot, masanej harroi se per çfar kishte pyetur, per rrufene apo per eren e çfar kishte bere ne breke. Nderkohe takoi nje majmuneshe me deodorant ne dore (mu aty ku me vone do te ndertohej lagjia Ali Demi, buze Lanes), e cila i tha ne menyre spetakolare (sipas teorise qe ç'do gje eshte spetakel):

- Pse menohesh sikur me qen O mer burr jausmiley, gjysma e mijes pesqind osht? Hajt or burr jau, tregoje veten qe je burre. Nok çfar ke per t'nok, e gjithse kush n'pun t'vet. Ku gjehet no i her e verteta mer jau!

E me te vertetete majmuni noku çfar kishte per t'nok, e ne te vertete shkoi ne pun t'vet.

E shiu vazhdonte te binte me gjyma, e rrufete sellonin me bresheri duke kthyer metanin e atmosferes ne oksigjen.

Dita e katert e Krijimit (Krimit), e dite e pare e fese, e dita e pare e patriotizmes. E filloi te benej Shqiperia.

Citim nga Zanafilla apokrife.

Tiku ti je prova me e mire se Darvini e ka pas gabim! Some things do not evolve! 

bulkthi:

Por besoj se Roni i ka mare letrat ne amerike duke deklaruar se eshte perndjekur per shkak te gjinise ... edhe kjo nje arsye bindese.

smiley

 

Citimi i te tjereve = Kapitullim pa kushte

 

Bulkthi eshte injorant ne kuptimin klasik te fjales. Dmth njeri i paditur ose i pashkolluar mjaftueshem per te bere dallimin midis gjinise dhe orientimit seksual. Bulkthi ne komentin e vet deshiron te aludoje se une jam homoseksual dhe se letrat i kam mare si pasoje e perndjekjes sime si i tille. Nje homosksual perndiqet per arsye te orientimit seksual dhe jo gjinise.

Si tha ajo plaka nga Kuçi:

e ce a korbë, ku te gjeti o ditezeze e nenes, o fatkeqja e nenes!

gender = gjini, seksi eshte tjeter gje... gjinia eshte konstrukt social .. po mund te marresh letrat edhe nese je transgender .. 

Rono,

Jemi deshmitare te ngatarresave mes kusherinjve, mes njeriut dhe majmunit dmth... smiley

Sipas Noel Malcolm, ne Kosove ka pas sa te dush shqiptare ortodoks. Ket e dokumenton dhe Durham. Zona e Kuçit psh ne Mal te Zi deri ne fillim te 1900-ve kan fol shqip dhe kane qene ortodoks. Nga kjo zone e ka prejardhjen dhe Milloshevici. 

flm edi rama, flm ilir meta

o wet, le'mi tra agen

Cili/a kat'nar/e e ka bo kete perkthim mer?

Fjale te nxjerra nga konteksti,ngaterrim identitetesh,shkurtesa te qellimshme... mjaftueshem sa per te ndezur debatin e amebave,tradicionalisht "pykë" ne njohjen e çeshtjeve kosovare.

 

instrentalizim i historise.

Gazeta e famshme amerikane, nuk ka bo noi zbulim, se ne te gjithe e dime qe kombi yne ne fillim perqafoi krishterimin, e me pas aty nga shekulli 14-15-16-17 filluan te perqafojne myslimanizmin, kuptohet jo ne formen fanatike siç e kane perqafuar 1-2 perqind e kombit tone. Ne nuk jemi dhe aq te thekur/fanatik ne fe , dhe shum mire bejme qe s'jemi dhe aq te zjarrte ne fe, se perndryshe do ishim shuar si komb.

feja ndihmon kombet qe te mos shuhen ne fakt. por duhet qe feja mos jete me e re nga vete kombi qe kjo formule te funksionoje. shume kombe e kane fene qe ne flamur apo ne simbole te tjera te shtetit te tyre. 

jo pa qellim.

muslimanizma eshte nje shtrese varaku mbi zemren e florinjte e krishtere te shqiptarit....

Na ka shkatru turku serbi dhe greku per shekuj me radhe, prandaj jemi vend i varfer. Komunizmi e ngriti pak, Shqiperine dhe popullin  ne progres, i dha pak nje fytyre me te qytetrueme, por sic po e shikoni vete prap Turku eshte  prezent me stilin e jetes dhe modelin  qe eshte injektu ne ate vend pas viteve 90 !

Eshte nje liber mjaft interesant ai me titull " Perplasja e Qyteterimeve dhe riberja e rendit botror..." me autor S.Hungtingeton.Ja si shprehet ai ne faqen 187 : 

... " Popullsite me te medhaja kerkojne me shume burime dhe , rrjedhimisht , njerzit nga shoqeri me popullsi te dendura dhe / ose ne rritje te shpejte kane prirje qe te marrin shtyse per te dale jashte , per te zene teritore dhe te ushtrojne trysni mbi popujt  me pak dinamike demografikisht .

 Rritja e popullsise islamike perben keshtu nje faktor kryesor ndihmese  per konfliktet pergjat kufinjve te botes  islamike ndermjet muslimaneve dhe popujve te tjere..

Trysnia e popullsise , e nderthurur me amulline ekonomike, nxit emigrimin  e muslimaneve drejt shoqerive Perendimore dhe te tjereve jomuslimane, duke e ngritur  emigrimin  si ceshtje te ketyre shoqerive ..." 

ku mund ta gjejme kete liber ? Apo mjaftojme te lexojme VQ, qe duhet ta kete cituar librin ne fjale ?

 

Faktikisht, Pjeri me duket ka komentuar diku ne Peshki be none, qe Huntingtonin nuk e ka shume per zemer. Plus qe une e kam lexuar nje 2 here VQ-n dhe te siguroj qe Perplasja e Qyteterimeve nuk eshte pjese e bibliografise se VQ.

STALKER , kete liber ta gjej une dhe ti vec me thuaj nje adrese te ta coj .Eshte me 603 faqe...

Ej, e moret vesh, ne gjuhen e tyre galishte, skocezet (se shpejti indipendente, njesoj si dhe shqiptaret !!) e therritkan Albain vendin e tyre, origjina e te ciles sigurisht eshte fjala e bukur shqipe 'arbania' (e qe sigurisht do te thote : asht ba prej ari !!)

Duke ju uruar nje nate te mire, ju pershendes me nje foto nga aeroporti i Edinburgut i cili kujdeset tu uroje mirseardhjen banoreve te vendit te arte, te cileve u detyrohet deri edhe per emrin !

 

https://scontent-cdg.xx.fbcdn.net/hphotos-xpa1/v/t1.0-9/11205994_10153235916234437_5881802194246483292_n.jpg?oh=93f943e0ff22b11aefac1251e6b68fc1&oe=55C9FEED

 

 

Jardine ,

      te falenderoj shume per prurjen tende shum shum interesante.E cila flet ne vetvehte per subjektin e Melusines shqiptare.Thame qe ishte  bija  e mbretit  te shqiptareve Elinit , me nene Presinen.Presina i pati kerkuar  " me betim " Elinit qe diten e shtune ai kurre te mos e shifte te shoqen cfare asaj do ti ndodhte.Elini e mbajti premtimin.Nga ajo martese linden tri vajza.Por nje dite Elinit i lindi deshira ta shifte fshehurazi te shoqen te shtunen kur ajo po lante vajzat.Presina protestoi , akuzoi Elinin se nuk e kishte mbajtur fjalen e dhene ne bese , rrembeu te tria vajzat dhe iku per te mos u kthyer me tek i shoqi.

    Njera nga vajzat ishte Melusina, e cila kur u rrit me dhimbjen e tregimit te nenes per mos mbajtjen e beses nga babai, mendoi nje plan hakmarrjeje kunder pabesise te mbretit te Shqiperise Elinit.

   Tri fatat motra  kthyen ne Shqiperi dhe me anen e nje magjie e burgosen mbretin ne majen e nje mali te larte, sebashku me thesaret e tij..Kur nena Presina e mori vesh ca kish organizuar Melusina u zemerua shume me te dhe e denoi Melusinen qe cdo te shtune ajo te kthehej ne gjarper nga mezi e poshte, pikerisht sapo ajo te shkonte ne banjo.

   Melusina e hidheruar udhetoi ne drejtim te Evropes Perendimore Kaperceu " Pyllin e Zi "  dhe Malet Ardene  dhe sosi ne Puantu ...te Frances.Aty, ne pyllin e quajtur Kolumbieres u be mbreteresha e fatave te vendit..Nje buzembremjeje, nje kalores i rin me  emrin Rajmond  u poq me Melusinen e bukur.Rajmond djali, sa e pa " i ra zali " nga  bukuroshja fate  shqiptare dhe e kerkoi per grua...

   Melusina duke ndjekur parimin e nenes se vet, pranoi te behej gruaja e Rajmondit me kushtin qe ai te mos e shikonte kurre cdo te shtune te jetes tyre.Kalorsi u betua sic ja kerkoi Melusina.

   Melusina ndertoi nje keshtjelle te madhe ...ate te Lusignanit , sot marre emrin Sassenege.Melusina lindi tre djem.Por seicili prej tyre lindi me nga nje difekt te vogel.I pari lindi me dy dhembet e pare shum te medhenj( ne kohen e daljes dhembeve ) , tjetri ne seicilin sy kishte ngjyre te ndryshme , ndersa i treti i kishte veshet ...sikur tja kishte terhequr nje vit  rresht ...Edi Rama ..! I pari u quajt Gofre - i  i dhembit .Gofre-i duke lojtur vrau padashje vellain e dyte Freimondin ..

  Legjenda vazhdon ...po sme le rreshti ta thom 

...Rajmondi i skllaveruar  nga dyshimi se ca bente Melusina te shtunave  ( te transformimit te saj ne gjarper nga mezi e poshte ) vuri syrin te vrima e clsit dhe pa gjithe llaftari Melusinen ...gjarper nga mezi e poshte ..! Hapi deren dhe i bertiti me sa fuqi pati ne gryke : -Jashte, jashte nga jeta ime o gjarper i mallkuar! " 

 Melusina uluriti me piskamen shqiptare dhe fluturimthi iku nga keshtjella.I shoqi me vone e ndjeu  vehten fajtor dhe e kerkoi tere pyllit.Po gjeti ..vetem nje ....kreher te arte .Melusina nuk u kthye me kurre ne Keshtjelle.Vetem here  pas here i shoqi gjente  ne dhomen e dy femijeve gjurme te lageshta te levizjeve te nje gjarpri te madh ..Ishte vete Melusina  qe shifte femijet e saj...

Jardine te jepet rasti shume i arte qe prurjen  legjende ta ktheshe ne shqip edhe me ze ! Do jete nje goxha kontribut sepse e kane te huajt " brumin tone " dhe ne fryjme syte ...! 

Faleminderit shume ! 

 

Nuk arrij t'i bej lidhjen legjendes me shqiperine ose shqiptaret. Qe ishim njerez gjysem gjarprinj ? Kete do me nxjerr ti grava si konkluzion ?

Po mer, kte do me thon legjenda. Dhe per me teper qe legjenda zuri rrenje ne Gjeshke te Monpelje te Frances. Kjo eshte shume treguese.

 

Ne mesjete edhe legjendat ishin pa vlere. Epoka me krijimtarine me te dobet artistike pa asnje dyshim.

E paske lujte pak sumen nga pozicjoni i vjeter qe ne Mesjete nuk ka pas art, tani mendon qe ka pas art, por te dobet.

 

art ka edhe te popujt primitive te shpellave. arti e dallon njeriun nga kafsha. por ka Art dhe art. 

Shiko çfar ka thene shpellari Pikasò (te cilin ti e lavderon, krahas rilindasve Leonardo, Mikelaanxhelo, Rafael) per artin e shpellave:

Nous n'avons rien inventé.

Nous n'avons rien appris.

Personne d'entre nous ne peut peindre comme cela

Depuis Altamira, tout est décadence.

Shqiptaret e shkrete as ne qiell . dhe as ne toke !

Artikulli eshte shkruar nga te huajt dhe per te huajt kryesisht, duke sjelle nje lloj "kurioziteti" fetar qe ekziston ne Kosove te cilen bota ne pergjithesi e njeh si "e gjitha muslimane". I ben nder edhe kosovareve muslimane te zones pasi nuk flet per probleme e perplasje muslimane-te krishtere, por qe sjell gjithashtu edhe dramen e laramaneve te cilet kane mbetur ne mes, dmth nder shekuj a dekada ishte e veshtire me u laramanizu e tani do u duhen vite a shekuj me u çlaramanizu nderkohe qe nje pjese mund te mbesin thjesht laramane ku ca vija mund tu trashen e ca do u hollohen. Tipike e laramaneve ish qe burrat konvertoheshin ne musliman, ndersa grate ne shtepi mbanin krishterimin. Po ashtu artikulli perqendrohet ne perplasjen ortodokse-katolike ne Kosove.

Nje nga problemet e tjera qe solli regjimi i eger serb i Miloshevicit (pervec vrasjeve, shkaterrimeve etj) ishte se i dha emer te keq krishterimit dhe e keqperdori ate (pa harruar ketu bashkepunimin e turpshem te kishes serbe), nderkohe qe nje pjese i shohin luftrat ne ish-Jugosllavi si perplasje mes te krishtereve e muslimaneve dhe shpesh harrohen (me/pa qellim) lufterat serbo-kroate. Duhet me kuptu se krishterimi nuk eshte thjesht nje kishe prej guri por eshte pikerisht bashkesia e njerezve qe formon kishen, nje lidhje shpirterore bazuar ne filozofine paqesore  te Jezusit e cilat zbulohet edhe ne predikimin e fjaleve "Të bekuar janë të gjithë paqebërësit, pasi ata do të quhen fëmijët e Perëndisë."

Gjate pushtimit osman Kisha Katolike eshte trajtuar pergjithesisht me armiqesi per shkak te perplasjeve qe kish Porta e Larte me Vatikanin ne vazhden e koheve, duke bere qe zonat katolike te vuanin per financime e prifterinj, nderkohe qe shtypja rritej kur shtypeshin kryengritje apo kur behj lufte me Austro-Hungarine.Thuhet se pas themelimit te Patriarkanes serbe se Pejes ne 1557, kisha kombetare serbe fitoi nje pozite te privilegjuar me sulltanin te cilit i paguante nje shume te caktuar cdo vit.

 Per te kuptuar favoret qe u bene duhet pare se si u trajtuan gjuhet kombetare nga osmanet e pasardhesit:

Shkollat e para serbe u hapen ne Prizren ne 1836, ndersa shkolla e pare shqipe e Kosoves u hap ne Mitrovice ne 1889 (ne Shqiperi u hap ne 1887, ne Korce); Austria hapi mbi 300 shkolla shqipe gjate pushtimit te Kosoves gjate Luftes I Boterore, nderkohe qe Serbia i mbylli gjitha shkollat shqipe ne 1919; pushtuesit fashiste italiane dhe ata gjermane hapen 392 shkolla fillore shqipe e 279 te nivelit te mesem ne tokat shqiptare.

Fakte mbi katolicizmin ne Kosove: Ne 1303 kishte 2 famulli katolike ne Trepce e Gracanice; qe ne vitet 1340 kishte kisha katolike ne Prizren, Trepce, Janjeve e Novoberde. Thuhet se ne ditet e sotme katoliket e Kosoves jane perqendruar ne Has te Gjakoves, Kline, Viti e Prizren.  

po zogu s'hapi asnje shkolle keshtu ?

Krahasimi i shifrave per shkollat u be per te pare se cfare sollen pushtuesit e huaj ne vend, dhe del qe per 5 vjet Austro-Hungarezet ne fillim e nazi-fashistet me vone hapen me shume shkolla shqipe sesa hapi Turqia ne 500 vjet. Nderkohe qe kisha greke duke perfituar nga pozicioni i vet i privilegjuar kish arritur qe ne 1870 te hapte mbi 1000 (nje mije) shkolla greke ne Shqiperine jugore, nderkohe qe as shkolle te 1 shqipe s'kish ne vend, ne nje kohe kur Europa kish Universitete shekullore. Ja pra ne cfare gjendje skandali u la populli shqiptar ku ne 1912 ne veri me shume kish force kanuni sesa kisha sepse keshtu donin osmanet, nderkohe qe analfabetizmi ish nja 99%. 

Zogu kuptohet qe krijoi sistem bashkekohor arsimor, me qindra shkolla shqipe, ne nivel kombetar e biles hapi shkolla per vajza ne disa qytete te Shqiperise + kurse nate per grate. Por perseri analfabetizmi mbeti i larte: 

In April 1939, on the eve of the invasion of Albania, in the country operated 22 kindergartens for children with 40 educators, 647 primary schools with 1340 teachers and 56,932 students. Over 80% of the population was illiterate, while among the women this phenomenon reached about 90%.

Sa per konvertimin e shqiptareve, ne disa burime thuhet se ky ishte "pergjithesisht paqesor" por kjo "paqe" ne dukje fsheh shtrengesen ekonomike dhe sociale qe krijoi edhe laramanet. Se te krishteret e kane edhe parimin biblik "Jepi Cezarit cfare i perket Cezarit" por kur taksat u rriten shume e me qellim, nuk mbante me as feja. Biles ka edhe periudha kur administratoret osmane e lusin sulltanin qe te ulte valen e konvertimeve (indirekte permes taksave te larta) se do u ngelte arka e shtetit bosh, se ishin jo-muslimanet qe paguanin xhizje e harac, dmth leke mbrojtjeje (protection money), dhe i bie qe perandoria otomane vepronte edhe si mafie fetare kur i donte qejfi e interesi. 

 

Ja cfare tjeter krijoi laramanet ose kripto-kristianet:

Perandoria osmane pezulloi ndertimin e kishave te reja dhe u lejonte te krishtereve vetem meremetimin e atyre ekzistuese (ne varesi te sulltaneve e gjendjes politike); shtepite e te krishtereve duhet te ishin me te uleta (me ligj) se te myslimaneve; te krishteret ndaloheshin te mbanin kryqe ne publik (ne qafe a kudo), apo te ecnin me bibla a literaturen e tyre ne dore; duhet ti varrosnin te afermit ne varrezat e veta; ndaloheshin te martoheshin me muslimane e te konvertonin myslimanet; te krishteret kishin te drejte te ecnin vetem mbi gomere e mushka pasi kuajt ishin per myslimanet; nuk lejoheshin te pershendetnin nje mysliman nese nuk pershendeteshin nga myslimani me pare.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).