Keli, 11-vjeçari, të cilin ju mund ta shihni rrugëve të Tiranës, duke i rënë daulles, është nxënës në një nga shkollat 9-vjeçare të Tiranës. Daullja është instrument- “dhurata” e vetme që ka marrë prej familjes, me të cilën ai fiton bukën e gojës, për veten dhe familjen. Sigurisht, nuk luan për kënaqësi, por “për të fituar ndonjë lek, 2 000 lekë, 3 000 lekë, 5 000 lekë të vjetra”, siç ai vetë thotë. “Andej nga ‘Zogu i Zi’, nga ‘Don Bosko’ edhe këtej, në qendër”, këto janë vendet ku ai luan muzikën e tij ritmike dhe të trishtë, muzikën e një të mituri që punon teksa është paradite, koha në të cilën e shohim rrugëve të Tiranës, në vend që të ishte në shkollë...
“Ndenja pushim”, thotë ai, “se ata në shtëpi nuk kishin lekë” dhe përpiqemi të kuptojmë në është instinkti i urisë apo edhe detyra morale, zhvilluar parakohshëm te ky fëmijë për motra-vëllezërit e tij më të vegjël, ajo çka e “nxjerr” nga shkolla në rrugë. “Babi mbledh bidona në plehra, kurse mami rri në shtëpi”, thotë ai e teksa pyesim se pse nuk punon mami, me vetëbindje fëmija thotë se ajo duhet të rrijë në shtëpi me katër të vegjlit e tjerë.Duam të dimë, nëse i pëlqen kjo që bën, që luan muzikë rrugëve me daulle, dhe fëmija stepet e nuk di të përgjigjet, por di të thotë se është mamaja ajo që i ka thënë se duhet ta bëjë këtë dhe se personi nga i cili ka mësuar t’i bjerë daulles është babi.

Megjithatë, e di se çfarë i pëlqen tjetër të bëjë: i pëlqen të këndojë. Ndoshta është talenti i përgjithshëm i komunitetit të cilit i përket, ndoshta sprovat e parakohshme të jetës nxisin në të dhe të ngjashmit e tij nevojën për t’iu dëgjuar zëri më fort... Por ka edhe ëndrra, dëshiron t’i bjerë xhezit, baterisë, jo vetëm daulles, e cila i ka rënë në pjesë... Më tej, një fëmijë, së pari duhet të lexojë, para se të zhvillojë “talentet” e tjera që zotëron. Me dyshimin se e ka apo jo mundësinë dhe nxitjen për të lexuar, e pyesim se a i pëlqejnë librat dhe ai thotë se i pëlqejnë “ato me vjer ngulmojmë për më tepër marrim vesh se ai e njeh Pipi Çorapegjatën, por pastaj, ngec...

Edhe Keli ka shokë dhe shoqe. Me ta ai luan “topa djegsi, futboll, hapa-dollapa, makinë e kuqe, o-ho, të gjitha lojërat...” E pyesim edhe për lojërat, jo dhe aq “të shëndetshme” në internet dhe fëmija përgjigjet se nuk rri shumë në internet, se i “qorrohen” sytë, por kur duam të mësojmë më tepër rreth mundësive që familja e tij ka në shtëpi, ai thotë se u mungon madje edhe televizori, domethënë kanë, por ai është sa një radio që herë-herë ngec... Sot është një ditë që e ka bërë pushim nga shkolla, po, kur të marrë pushimet, në qershor, çfarë do të bëjë gjatë verës? Pa ngurrim, thotë se do t’i bjerë daulles prapë. Keli nuk ka shkuar asnjëherë në plazh me familjen, ose, ka shkuar njëherë me gjyshen, por vetëm 3-4 orë, për rrjedhojë i bie të kuptojmë se ai nuk di not dhe nuk e njeh kënaqësinë dhe dobinë e kësaj tërheqjeje të natyrës njerëzore për të qenë edhe gjallesë e ujit, por gabohemi:

“Di unë not, si nuk di. Shkoj në pishina dhe na mëson ai xhaxhi, vëmë edhe syze”, pishina në të cilat ai shkon vetëm ose me shokë dhe... lekë ka. Ai punon. Ka edhe argëtime të tjera për të, të pagueshme, ai luan bilardo me shokët, për shembull. Lind pyetja, a do të marrë sot dhuratë Keli, në festën e 1 Qershorit, ditën e fëmijëve? Ai nuk e pret një të tillë, nuk e ka marrë asnjëherë gjatë jetës së vet nga të tjerët, të paktën, siç thotë.



Dua të njoh shkronjat!

Jam Xheni. Jam 8 vjeç. Nuk shkoj në shkollë, sepse mami dhe gjyshja thonë që unë duhet t’i ndihmoj. I ndihmoj duke lypur në rrugë, duke mbledhur kanaçe në kosha. Ka raste që mbaj edhe vëllanë e vogël. Dua të shkoj në shkollë, por nuk më çon mami, ngaqë s’kam rroba, s’kemi as libra, as unë, as motra. Ne nuk kemi shumë as për të ngrënë. Na falin njerëzit, herë pas here. Në fillim më vinte turp. Unë kisha frikë të kërkoja vetë, por, pastaj, bashkë me mamin, ndonjëherë dhe me gjyshen, u mësova.

Më pëlqen shumë të lexoj, por unë nuk di mirë të lexoj. As mami nuk di. Kur gjej ndonjë fletore të vjetër, unë përpiqem të shkruaj ato shkronja që më mëson babi nganjëherë kur s’është i lodhur dhe vjen shpejt te tenda ku ne banojmë. Dëgjoj historitë e gjyshit dhe dua t’i mbaj mend që një ditë, kur të mësoj të gjitha shkronjat, t’i shkruaj ngjarjet që di në fletore.” Është kjo vogëlushja e radhës, një vogëlushe si shumë të tjera, që aty, pranë koshave të plehrave, në lagjen “Komuna e Parisit”, teksa nëna e saj pushon, pasi ka gërmuar në mbeturina, ajo gjen kohë të mësojë. Një fletore e re, një stilolaps do të ishin një dhuratë e lakmueshme për të në ditën e fëmijëve...



Për disa fëmijë jeta është dhurata e vetme

Dhurata më e madhe e Shpëtimit 7-vjeçar është prej motrës, e cila kërkoi ndihmë, duke i shpëtuar jetën në çastet e para të saj


Festa e 1 Qershorit nuk është e tillë për të gjithë. Jo çdo fëmijë do të marrë dhuratë sot, madje, jo çdo fëmijë e di se mund të marrë një dhuratë. Ose, ose, jo gjithmonë e quan si të tillë. Dhurata më e madhe e Shpëtimit 7-vjeçar është ajo prej motrës së vet prej nënës, e mitur edhe ajo, kur, në kushte shtëpie, mundi të kërkojë ndihmë duke i shpëtuar jetën Shpëtimit të sapolindur teksa e ëma luftonte për vete me jetën. Pas shpëtimit të jetës së vet, e ëma u largua, duke lënë pas në shtëpi të bijën 8-vjeçare (me tjetër baba nga babai i djalit) dhe të birin e sapolindur. Sot, babai i Shpëtimit, një 65-vjeçar i papunë prej 24 vjetësh, dikur saldator, jeton duke mbledhur kanaçe e duke lypur.

Ai është në kërkim të një divorci me të shoqen, por edhe të një bashkimi të së shoqes me fëmijët e saj, ndërkohë ka kërkuar dhe gjetur ndihmën e një qendre sociale ditore, e cila e ndihmon ekonomikisht për pagesën e qirasë në një shtëpi modeste dhe e ndihmon gjithashtu duke i dhënë mësime ditore Shpëtimit të vogël, duke e përfshirë fëmijën në veprimtaritë e brendshme të qendrës e duke i siguruar kështu edhe mbështetje sociale, përveç asaj ekonomike.

Sigurisht që Shpëtimi i vogël e kupton se kjo është mbështetje dhe jo dhuratë, babai i tij di diçka më tepër, që kjo mbështetje s’ka si të jetë përveçse e përkohshme e kur duam të dimë nga vetë Shpëtimi se a ka lodra, a i ka të vetat, ai thotë, po, porse nuk pranon se i ka dhurata, ndonëse prindi dhe punonjësja dëshmojnë për të kundërtën.Ndoshta ai, në të pandërgjegjshmen e vet e di se dhuratat nuk duhet të vijnë bashkë me keqardhjen, por me gjithë dashurinë dhe mundësitë e prindërve, luks ky që jo çdo fëmijë e ka...

Dita ndërkombëtare e fëmijëve dhe të drejtat e tyre

Një Qershori është dita ndërkombëtare e fëmijëve. Fëmijët e të gjitha moshave kërkojnë sot vëmendjen e prindërve, shtetit tek ata. Kjo ditë është kthyer jo vetëm në një ditë festive, por edhe në një ditë ndërgjegjësimi, për t’i thënë jo dhunës dhe keqtrajtimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre, por në ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre bëhet me lojëra festive. Të drejtat e fëmijëve Të gjithë fëmijët kanë të drejta të barabarta. Asnjë fëmijë nuk duhet të dëmtohet për shkak të gjinisë, ngjyrës, gjuhës apo besimit të tij. Fëmijët kanë të drejtë: të gëzojnë shëndet të plotë dhe t’u jepet kujdesi më i lartë shëndetësor dhe mjekësor; të kenë arsim fillestar falas; të kenë mundësi arsimimi të mëtejshëm; për pushim, kohë të lirë, lojë dhe pjesëmarrje në veprimtari kulturore dhe artistike; të informohen, të shprehin mendimin e tyre dhe të dëgjohen; për një edukim të mirë; që prindërit apo edukatorët të mos përdorin dhunë, keqtrajtimi është i ndaluar; të mbrohen dhe të kenë ndihmë të veçantë në luftë dhe gjatë arratisjes; të mbrohen nga puna shfrytëzuese dhe keqpërdorimi seksual; të jetojnë me prindërit e tyre dhe të mbajnë kontaktin me të dy prindërit, nëse ata jetojnë të ndarë. Fëmijët e gjymtuar kanë të drejtën e ndihmës dhe përkrahjes së veçantë, si dhe të pjesëmarrjes aktive në jetën shoqërore.

6 Komente

Fëmijët e gjymtuar kanë të drejtën e ndihmës dhe përkrahjes së veçantë, si dhe të pjesëmarrjes aktive në jetën shoqërore.

 

ne c'kuptim thuhet ''''kane''''  ?

se mua me shkoi  mendja ''''duhet te kene""""    meqenese '''''nuk e kane """" TE DREJTEN ne Shqiperi

Nuk e kuptoj fukarenj dhe kalamaj plot! smiley

I tha shoku Ramis nje nene ne Verzhezhe, gjate nje vizite te ngrohte e plot dashuri ne rrethin e Skraparit: Nene Qerime*, c'femije ke. Trembedhjete kam, shoku Ramis... U habit pakez shoku Ramis... Ti kesh me jete, vazhdoi udheheqesi. Po nje cike si shume, vazhdoi duke buzeqeshur. Epo, o bir, i tha ajo, ne ate pune dime....

*Emri Qerime eshte i shpikur, pasi nuk ia di si e kishte. Ndersa ngjarja eshte e vertete.

Si nuk e kupton moj ? I thote kenga e vjeter  e fukarait bekri ; 

" Sado fukarenj qe jemi 

   Nje pellembe e gjysme ... e kemi ...! 

   Me qe skemi ku te vemi  

   I leshohemi ...atij veni ....

   Zoti nuk na jep c'i  themi ..! " 

smiley

femijet e shkrete ne Shqiperine e sotme smiley

a e hoqen te pakten kete librin nga qarkullimi apo akoma do e mbajne se coc iu duket se kane bere

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).