Dy mijë maturantë, mbetës në provim

Dy mijë maturantë kanë rezultuar ngelës në testin e gjuhë-letërsisë, ndërkohë janë të paktë ata që janë vlerësuar me notë maksimale. Sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Provimeve vetëm 254 maturantë kanë arritur të marrin notën dhjetë. Ndërsa mesatarja në nivel kombëtar këtë vit është e ulët, saktësisht 6.7, poshtë nivelit mesatar.

Sipas drejtoreshës së AKP-së, Rezana Vrapi, numri i maturantëve, të cilët nuk arritën të merrnin provimin, është në të njëjtat nivele me atë të një viti më parë, ndërsa krahasuar me vitin 2013 kemi 500 ngelës më shumë në provimin e gjuhës dhe letërsisë. Më tej ajo shton se niveli i kalueshmërisë është 95%.

Edhe pse ky testim cilësohet si një prej provimeve më të lehtë, numri i lartë i atyre që nuk arritën dot ta merrnin, tregon të kundërtën. Maturantët, të cilët duan që të kërkojnë fotokopjen e testit, kanë afat deri më datë 19 qershor. Do të merren në konsideratë pretendimet e maturantëve, do të bëhet një ballafaqim me korrigjuesin, por nuk do të ketë proces rivlerësimi të tezës. Pas dy javësh, pritet të dalin edhe rezultatet e provimit të matematikës për të gjithë maturantët. Të premten, më 19 qershor, maturantët do t’i nënshtrohen edhe provimeve të fundit që janë ato me zgjedhje.

14 Komente

do ishte mire qe ne keto provimet e gjuhe letersise te futeshin disa tekste kengesh te sinanit, tunes, ciljetes apo bleones. kam pershtypjen se jane me te kuptueshme e te zberthyeshme nga maturantet.

Ouch ...
e qe s'dhemb asgje krahasuar me kur ketyre t'ju vije rradha te jene protagonistet ne shoqeri. ajo qe dihet eshte se ne kete lloj problemi faji nuk eshte vetem i tyre 100%

Qe pjesa me e madhe e ketyre te rinjeve te sotem jane bylmeza kjo dihet, por fakti qe kete vit rezultatet e tyre jane akoma me te ulta se ne vitet paraardhese duhet te lidhet me permiresimin e sistemit te kontrollit gjate testimit. Pra, nuk kane arritur dot te kopjojne sic kane bere adashet e tyre vitet e kaluara. Me mire pak e sak sesa shume e per lume. 

Ne fund te fundit kjo verteton edhe testimet e bera disa vjet me pare nga organizma nderkombetare si banka boterore ku 57% e 15 vjecareve rezultuan analfabet fuksional. Tani jane po keta qe u "poqen" ne mature.

por fakti qe kete vit rezultatet e tyre jane akoma me te ulta se ne vitet paraardhese duhet te lidhet me permiresimin e sistemit te kontrollit gjate testimit.

Dhe si arrite ti ne kete konkluzion?

nepermjet deduksionit Gjembo!

Une s'e them, po xhibi do te thonte "deduksion ngjalist" smiley

Nuk ekziston mundesi qe, psh. nxenesit te jene me te dobet, ose qe eshte bere pune me e dobet neper shkolla? Ose qe pyetjet mund te kene qene me te veshtira?

Kur isha une maturant provimin e gjuhe-letersise e mbarova gjysem ore para perfundimit te orarit. Ne fund nota me doli 7 ose 8 ne mos gaboj... Dolen llafe qe na kishin nderruar barkodet!

c'na paska marre malli me shkrujt ndonje hartim! smiley

Mbi ate godinen e Estrades ne Tirane ka qene per shume vjet nje tabele qe shkruante: Teatri Estrades. smiley

Mijera njerez e shikonin (dhe shijonin) kete tabele cdo dite. Nuk e di a eshte akoma aty. 

Keshtu qe mos i vini faj femise. E kane menderosur te medhenjte ate pune. 

Si pergatiten per provimet e matures nxenensit tani?  Ne kohen tone pyetjet jepeshin qe ne fillim te vitit te 4 a ne vere se s'me kujtohet mire.  Gjate gjithe vitit te 4 pjese e mesimdhenies ishin edhe pyetjet e provimit te matures.

Respektin me te madh per dy zyshet e mija te gjuhes Manushaqes dhe Maries.

Mse Maria yll ! Zihej me gjithe mesuesit e tjere qe me binin mu me qafe me te padrejte pavaresisht se ne pergjithesi kam qene i mbare. smiley

 

Kur pyeta nje komshiun tim qe po jep provimet "he mo, si dole te provimi i letersise" me tha "leje, testi ishte sikur ta kishte pergatit Nard Ndoka" smiley Dhe djali eshte gjithe dhjeta, jo nga ata pesanjoset qe s'dine mire as shkrim e kendim

lol wut?

provimi i letersise eshte me i veshtiri. ne matematike & fizike kane per te dale me mire.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).