Uollter Tomas, një 91 vjeçar i shëndetshëm nga Ilinoi i Shteteve të Bashkuara "gjithmonë kishte vrarë mendjen", siç thotë mbesa e tij për "The Woodstock Independent", se çdo të ndodhte nëse nxirrte makinën mbrapsht nga garazhi pa e hapur portën. "A do rrotullohet qepeni lart vetëvetiu? A do mbajë korrniza e portës, apo do bjerë përtokë?" ishin pyetjet që mundonin plakun, derisa nipi i tij i përkushuar që qëllon të jetë një ekspert i rindërtimit të aksidenteve për sherifin e kontesë, vendosi t'ia plotësojë dëshirën.
Oficeri Goer, nipi pra, gjeti një makinë të vjetër, një garazh që disa miq kishin në plan ta shkatërronin dhe e hipi plakun 91 vjeçar në timon, të pajisur me helmetë, ndërsa vet u ul në vendin e pasagjerit. Uollteri 91 vjeçar pastaj futi marrshin për mbrapsht, xhiroi gomat, dhe nërsa gjithë familja shikonte shqeu derën e garazhit me makinë duke dalë përtej i padëmtuar. Korrniza mbajti. Nuk dihet nëse plaku ka të tjera dëshira të çuditshme në bucket-list.

15 Komente

meqe ra llafi, mua me ka shkuar nder mend: çfare do te ndodhte nese je duke hecur me makine ne autostrade me 120 -130 km a me shume, dhe papritur i fut marsh indietro..?!.smiley

Kthehesh mbrapsht me shpejtesi tabele autostrade  - 60 km/ore.smiley

Kjo teorikisht, kurse praktikisht thyen kambion, dmth 1-2 mije euro per lesh eksperimental.

 

2000 euro.. vetem kaq? -mendova mos kushedi ishte me zarar... shperthim motori apo makina 3-4 kollotumba ne autostrade..
epo ja vleka te eksperimentosh pastaj..smiley

Po te mos kesh rripin, mund edhe te fluturosh nga xhami i pare , kot per inerci smiley

Kjo s'eshte gje fare. Ne andej nga 1915-18, kur ishim çapkene trushkulur, ne autostrade kemi guiduar dhe nga krahu i pasagjerit.

- me karro me guzhunjeta, nga kuzbabaja mo ?

Jo Jo bubi...me 2500-ç me nafte!

...e mo na u drejtoni me mo mo, se ne kemi fjalen e urte: mu, mu!

Po jo  at q.. udht, se nuk kemi patur 2500-ç ne 1915-en.

Edhe vet Selam Musai aheraj ish djal i ri akoma, mustaqepadirsur...smiley

 

o bubi..po eshte shprehje figurative 1915-a.., ti tani, na bere fare, na ule nivelin letrar...merr vesh ti nga letersia apo i bjem fyellit kot ne ketu ne Peshk?

Aaaaa . Ishte hiperbole e hiperboilizuar smiley

Po thuaje te shkreten, se une si naiv qe jam - drejt e drejt une ...

Shtyrje kohe, bubi... Ca te bejme, nga politika ngelem injorante...ceplendisemi me keto..., industrirat e lehta!

...se ja kur mo s'kem njeri.., pyet tikun qe merr vesh nga keto pune:

kur thone... siiii..., vabbè.. è successo nel quindici diciotto..

Pse e thone valle?

Kurismileyzitet

smiley... ja kjo ishte..se na doli shkuma, kemi gjithe diten me replikime letrare!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).