Pas një pune 26-mujore dhe një investimi prej 84 000 eurosh, qytetit mesjetar të Krujës i rikthehet sot Hamami i Kalasë, monument kulture i kategorisë së parë dhe një atraksion turistik potencial. Fondacioni suedez “Trashëgimia Kulturore pa Kufij” (CHwB Albania), në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve të Kulturës dhe me financim nga qeveria suedeze, inauguroi sot hamamin e restauruar të Kalasë së Krujës, një ndër më të vjetrit e llojit të vet në vendin tonë. Procesi i restaurimit përfshiu edhe rigjallërimin e hamamit, duke e bërë një nga të parët hamam tradicional funksional në Ballkan, dhe duke hapur kështu rrugën për zhvillimin e një rrjeti më të madh vendesh të trashëgimisë kulturore që ofrojnë shërbime.

Hamami i Krujës, i ndërtuar gjatë fundit të shekullit të XV, i përket periudhës osmane dhe është një ndër shtatë hamamet që gjenden sot në Shqipëri. Për restaurimi e tij janë përdorur teknika dhe materiale origjinale, ndërsa transporti i materialeve nga fundi i rrugës, në skajin e sipërm të kalasë, në hamam është bërë manualisht. E bardha e vezës në suva gëlqereje, pluhuri i tullës (gëlqere e kuqe), dhe përzierja e qeramikës me gëlqeren e shtruar nën tjegullat e kuqe në kupolat dhe çati sigurojnë të ardhmen e këtij monumenti të vjetër kategorisë së parë. Inaugurimi i hamamit të Kalasë së Krujës është kremtimi i 14 muaj punë restauruese, 12 muaj punë dokumentuese dhe studimore, dhe dedikimit të 20 specialistëve, punëtorëve dhe zejtarëve që kanë kontribuar në rikthimin në jetë të këtij monumenti.

Objektivat e CHwB Albania në këtë projekt restaurimi dhe rigjallërimi përfshinin: zhvillimin e qëndrueshëm të trashëgimisë kulturore për gjenerim të ardhurash, dhe restaurimin dhe rikthimin e funksionit fillestar të monumentit. Rikthimi i Hamamit të Kalasë në gjendje funksionale do të nxisë rritjen e të ardhurave për komunitetin lokal, rijetëzimin të lagjes përreth, rritjen e turizmit, dhe fillimin e një nisme më të gjerë për ngritjen e një rrjeti kombëtar të hamameve. (Mapo)

***

Kryeministri Rama në facebook shoqëroi fotot e Hamamit të restauruar me këtë shënim:

Hamami i Krujes trashegimi e shek 15 si e lane barbaret ne 23 qershor 2013 dhe si u kthye ne identitet ne 18 muaj

Por kanë qenë të shumtë komentet negative dhe akuzat se në të vërtetë Hamami është shkatërruar dhe restaurimi nuk përngjan me origjinalin. 

Këtyre akuzave kryeministri u është përgjigjur si më poshtë:

Nje sqarim per gjithe "kompetentet" qe kane derguar komentet e tyre kritike: Hamami i Krujes eshte restauruar nga nje skuader ekspertesh nderkombetare italiane, suedeze e boshnjake, ne baze te projektit te bere nga organizata prestigjioze Cultural Heritage Without Borders, me kerkese te Ministrise sone te Kultures e me mbeshtetje te qeverise suedeze. Faktikisht eshte pastruar nje grope plehrash e mbuluar si varreze dhe eshte punuar gur me gur, duke nxjerre strukturen origjinale dhe kryer restaurimin me te njejten teknologji e te njejtat materiale te perdorura gjate periudhes otomane. Qellimi i eskpertizes ka qene ta ktheje hamamin ne formen e tij origjinale dhe funksionale, siç veprohet rendom ne rastin e kesaj tipologjie monumentesh kur funksionalizimi i tyre eshte i mundur. Prandaj le te sherbeje ky rast edhe per zgjerimin e dijeve mbi trajtimin specifik te monumenteve te kultures ne raste te kesaj natyre. Asgje per t'u deshperuar te dashur "kompetente", shijojeni ndryshimin ne drejtimin e duhur.

 

Toni tashmë i njohur arrogant i kryeministrit mënjanë, si mendojnë peshqit:  A është kthyer në identitet ky objekt pas restaurimit?  

81 Komente

Repirth

Veshtire me thene. Por, struktura e jashtme nuk i ngjan stilit otoman. Gjithsesi, ta gezoje kalaja halene!!!

po po, kthim ne indentitet eshte!!  

na duhen shume:  hamam, hamash, lamash etj.. vath ne vesh poroste e vllaut te madh Erdogan.

Po jo kaq ngushte interpretimi o Belul smiley.  Restaurimi ka shume kohe qe ka filluar, para ngasherimave te vllaut Erdogan ne Lezhe.  Plus qe ka shume monumente tonat, te vllazneve, motrave, a te baxhanakerve qe duhet te restaurohen.  Ideja eshte qe te behet me besnikerine me te larte te mundshme me origjinalin.  Jo si ky tullakuqi ketu, bie fjale. 

ah, po  vllaun Erdogan nuk e takuam tani per here te pare  ne Monda.. por shume kohe me pare, madje e kimi vizituar te parin fare, ose nder te paret..smiley 

po nejse, Bota zakonisht ka si prioritet te restauroj ato me te lashtat , greko-romake (ato me kryesoret dmth.smiley.), pastaj radhikote e tjera..

O Belul, mos kembengul smiley.

CHwB (disa restaurime si psh ajo shtepise se Babametove ne Gjirokaster) ka disa vite qe vepron ne Shqiperi.  Dhe ka portofol projektesh te caktuara.  Nqs Erdogan i ka bere presion qeverise suedeze qe t'i jape fonde CHwB per nje hamam ne Kruje, cfare te them une, pertoj te perdor fantazi deri aty. 

Se meqe u ndodhe, ti ke qene kritik edhe ndaj restaurimit te shtepise se Babametove, ku nje pjese e murit te jashtem ndertuar me gur i ishte rene shkurt me nje suvatim te bardhe

Monda, 

Nuk e di se si dukej nga brenda me perpara. Duket se ka pas nje lloj suvatimi, nuk ka qene pune guri. 

Nga jashte duket se kane bere pune te paqme. Do beje mire ta shtoje dhe kete foton aty ciper.

Ajo qe me ngacmo me shume eshte vet stili i nderteses. Duket qarte qe nuk eshte otomane. Dic tjeter ka qene me pare. 

Nuk e di se si dukej nga brenda me perpara

Para 500 vjetesh?  As une s'e di, por nje ide mund te krijojme nga fotoja.  Po sikur s'me duket qe te kete qene me pllaka, plus qe jane zhvendosur komplet pjeset qe ishin ne mes.  

Per objektin ne teresi nuk e kam idene.  

Fotoja e mesit te le pershtypjen se guret kane qene te mbuluar, pra ka pas nje lloj suvatimi (qe besoj ekspertet kane aftesine te dallojne nese eshte shtim i vone ose pjese e ndertimit origjinal). Po meqe nuk e kam para me syte e mi perpara restaurimit, nuk e ve dot doren ne zjarr. 

Zhvendosjen e vura re dhe une; mbase eshte vlersuar qe kane qene shtime te koheve te me vonshme (ki parasysh qe kalaja ka qen e harruar per nje fare kohe, e per nje kohe tjeter ka sherbyer edhe si stan), dallohen diferencat, puna e gurit, lidhesi i perdorur etj. 

Por si edhe po thosha struktura nga jashte, qe e tregon me se miri fotoja qe solla me siper, nuk eshte e stilit otoman. Ajo ndertese duket se eshte ndertuar perpara pushtimin osman, dhe kthimit ne hale. 

plus qe jane zhvendosur komplet pjeset qe ishin ne mes

Ate po mendoja dhe une ne fillim kur e pashe, dhe me shqetesoi. Por ka shume mundesi qe ato guret qe shohim ne foton e vjeter te jete sistemi poshte dyshemes nga ku leviz avulli.

Dhe jo vetëm i është rënë shkurt por i është zhdukur edhe porta harkore që duket në foton e parë

Aaaa ku i rri mendja shejtonve te rilindjes smiley

Siç e thot khajami: ktheni birra e bëni.. 

Nejse komenti i njonit te Panorama ishte kampjon:

"ha ha vertete ,si sauna po ato gjethet qe tia fshikullosh gjatoshit bytheve si kane vene akoma ?"

ehhh

..çudira.

Kujtuam se ishin velur me ato te gjatoshit o Fiqo, po ca e paskan huq. 

Ne hamamin e kalase Ak Hisar

me peshperima pritshmerie vijme,

por na pret nje ere e ftohte suedie, nje acar:

a ish restaurim ky, a s'ish restaurim?

Rikthimi i Hamamit të Kalasë në gjendje funksionale do të nxisë rritjen e të ardhurave për komunitetin lokal, rijetëzimin të lagjes përreth, rritjen e turizmit, dhe fillimin e një nisme më të gjerë për ngritjen e një rrjeti kombëtar të hamameve

Tashi une e shikoj keshtu, Çim efendi: ka ardhur suedezi ne Shqiperi, me nje bagazh te madh kulturor dhe me nje romanticizem (jo paragjykim) perdellyes na tha: "Une do ju ngrej hamamet, sepse keto ju kane munguar derime sot". Dhe ai pa pritur pergjigjen tende, i futet punes fet e fet. Pse jo? Ai parate i ka marrur (c eshte e drejta, jo nga ty, dhe kjo eshte gjysma e te keqes.)

Dhe ti i zgurdullon syte duke i mermeritur suedezit nga mbrapa: "What the fuck?"

Dhe ti fillon e mendon: "Po perse hamami?"

Dhe ty te kujtohet qe shume familje tiranse (mes tyre edhe e gjysherve te mi) kishin hamam ne shtepi, ne fund te oborrit kishin hamam. Dmth para nje shekulli me te vertete qe ka patur nje kulture hamami (privat dhe publik). Por hamami u be dicka rudimentare, dicka qe i humbi funksioni, njesoj sic u be mevone makina daktilografiste ne kohen e kompjuterit. Ka nje arsye shume te mire, perse hamamet u kthyen ne rrenoja.

Dhe na erdhi suedezi te na ringjalle nje kufome! Rilindje! Po perse nuk erdhi te nxjerre edhe qenin e ngordhur nga fundi i bahces dhe te na e ringjalle? Fundja edhe ate e kemi pas dashur shume.

Po suedezi duhet te dije patjeter me mire. Ai i di te gjitha! Ai di edhe, qe 70% e shqiptareve jane myslimane dhe pergjerohen qe te lahen ne hamam.

Sepse suedezi te shikon si oriental, duam apo nuk duam ne. Problemi eshte: po ca duam ne?! Dhe, a behet ndonje lek me kete qe duam ne?!

Pra imazhi jone per veten vs imazhi i te tjereve per ne.

nje nga mburrjet e myslimonve ndaj kavrrit, pervec atij muhabetit te lafshes, per te cilen me fantazine e tyre makabre, myslimonet thoshin se kavrrit do i rritej deri sa te hiqej zvarre neper toke, dhe detyrimisht, ne mos nje here, nje here do shkelej me thembren e kpuces (ouch!!... smiley  ...) pervec kesaj pra, ishte edhe fakti qe kavrret nuk laheshin pasi "dilnin jasht", ndersa myslimont e paster, laheshin. E mire, kur u dha bideja me arroganc hidraulike, gjithe ligjet e Pascalit dhe te Teoricelit. Ta-daaaa... Dhe sapllakja (ose "kokmja") e ndershme mirefilli ndjeu tradhti...

smiley

booo.....ky eshte krim mer...keshtu restaurohet!?!?!?!?!?

....po sikur te filloje edhe Roma te restauroj keshtu....????

I restauruar eshte fjale e madhe, do teknike e shkolle restaurimi, njerez qe pastrojne me furça dhembesh çdo cm gur duke i hequr skoriet e kohes dhe duke lene te paprekur objektin. Ketu maksimumi, i shtron nje dreke te mire muratorit qe Ka shtruar pllakat me fugat te gjitha njesoj dhe bojaxhiut qe e ka stukuar per se mbari.

...po nejse, hec mo...me mire hamami se ku do i çosh turistat? Ne bingo e lojra fati?

Une nuk marr shume vesh nga hamamet, por mund te them qe "Trashegimia Kulturore Pa Kufij" eshte organizate jo-qeveritare qe ka bere pune te jashtezakoshme ne Shqiperi. Keto projekte behen me financime te huaja dhe kane nxjerre drite monumente kulture qe i kishte mbuluar injoranca dhe harresa.

Puna behet nga eksperte te huaj qe mesojne edhe te rinjte shqiptare te restaurojne. Punojne me mjete te vjera, vegla te asaj kohe, teknika te asaj kohe. Perdorin materiale origjinale, bejne llaç me lesh dhie, suvatojne me veze, etj. si keto. 

Projektet i gjeni ketu: http://chwb.org/albania/projekte/?lang=sq

Vecanerisht me ka pelqyer BABAMETOJA (fotot before after ne te djathte te faqes)

http://chwb.org/albania/activities/babam...

Ke babametoja kane bere gjyna. Kane mbuluar punen e gurit me suva. Jo strukturen me gur, por punen e gurit po them. 

tek te gjitha eshte gjynah. por edhe me gjynah ishte lenia ne shkerrmoqje. nje gare gjynahesh, ku fiton gjynahu me i vogel.

ps. ka nje ere real estate e gjitha. ne fakt e gjithe shqiperia sec sjell nje ere prej real estate.

Shiko, ke Babameto mjafton te shikosh fotot se si ka qene. Muri nuk ka pas krisje qe te thush e kane perforcu dhe e kane mbulu. Donte veten pastrim e vizim te kujdesshem (hamendoj duke u mbeshtet vetem ne foto). Por, duket se kane dash me e be uniform. 

Punimi i gurit, (sipas takatit kuptohet per arsye edhe te mungeses se veglave besoj une), ke ne ka qene pak a shume uniform, dhe duket se na ka pas ardh natyrshem (fundja gure kishin, gure perdoren)

Po te shohesh, fshatrat e bregut, kane te njejtin stil punimi, me Krujen, me malsine po edhe me jugun e thelle, hiq induksionin otoman te vone. Prandaj edhe them se vet shtepite ne te cilat banojne bregasit, nuk kane asgje te perbashket me stilin grek, as kishat bile, si ajo origjinalja e Palases te cilen e kane greqosur me keq se ate te Tiranes. 

Po pra, imagjino "te restaurohet" gjithe Vunoi me ate stil.  Humbet komplet arkitektura karakteristike e punimit me gur. 

Shembull: Shtepia ne mes me ato perreth.

E drejte. Vras mendjen pse.

Kam pershtypje qe ka qene e mbuluar me suva e gjitha. Objekti eshte i qarte ne foton nr 2 dhe ana e majte eshte me suva edhe dicka mi porten e gurit ne te djathte duket si suva.

 

Duket qe nuk ka qene. Por edhe ajo porta me dritaren jane te shtuara vone. Aty poshte dikur mbanin kafshet ose gjesend. 

Kati i pare ne keto lloj shtepish eshte katua dhe ka qene zakonisht gur i pambuluar. Pas luftes shume familje e shndrruan katoin ne dhoma banimi dhe e lyen ose e suvatuan. Origjinali eshte gur i gdhendur shume i bukur - ishte na harmoni me oborrin e shtruar me kalldrem dhe me murret rrethuese.

Fatkeqesisht Ottomanet nuk kane derdhur para ne Shqiperi si ne vende te tjera, vetem mblidhnin taksat e spara ndertonin gje....e shume pak Hamame ne pergjithesi....

Ky Hamam mos eshte gje Bath Ebrejsh????  Nejse per mu me mire se ta linin te mbulume me balte bene mire qe e nxorren ne drite pa per kritike ne Shqiptaret jemi kritikues te pakorrigjueshem.

Ankohemi per cilesine e Restaurimit te profesionisteve por nuk na vete mendja te ankohemi per shkaterrimet qe kemi shkaktuar direkt a indirekt keto vite.

Per Hajer mo, u restaurua si rralle dicka, versus u shkaterrua perseri dicka.

.......Prandaj le te sherbeje ky rast edhe per zgjerimin e dijeve mbi trajtimin specifik te monumenteve te kultures ne raste te kesaj natyre. Asgje per t'u deshperuar te dashur "kompetente", shijojeni ndryshimin ne drejtimin e duhur.

Problemi eshte, more gjithokompetenti, se nese hamamin turk e "trajton" me pllaka spanjolle dhe me pocat elektrike te A Bi Esse (po marr thjesht dy produkte tregu shqiptar) atehere ke humbur nje monument kulture dhe ke fituar nje hamam. Gjithmone nese ideja ka qene qe ky te behet funksional, ku barkderra koqepeshqirmbuluar sapunisin dhe u hedhin uje me sapllak disa barkderrave koqepeshqirmbuluar te tjere.

 

Ne fakt duket se kane perdor gur kruje rreth e perqark. Po e ve ne liste per pas 3 javesh...

 

E po se do priteshin shirita inaugurimi per hammame per fushate elektorale.. smiley Maj dire maj smiley

Ka 26 muj qi ka fillu puna thot, çhyn Rama ktu?

...qe e prishi tiranen,e boj hallall se ka fitu noi lek....po ke kto te vjetrat sa lek po fiton....

me mire tja rrasi nje te restaurume komplet butirintit, se edhe ato tullat e guret po kalben atje....keshtu eksperta , italiane e suedeze etj si puna ketyre ketu siper ka sa te dush.....dhe e ulin cmimin ata.....gjynof...ka fillu po ndjek rrugen e sales edhe ky...gjithekompetenti....

Thjesht si vizitor, foto 2 esht me turistike se foto 3. Pik.

 

Tashi nkoft se diskutojm a na duhet nje rrjet kombtar hamamesh (tm min. e kultures) tjeter gje.

Bullgaria e Hungaria i gezojne Hamamet e shumta qe kane trasheguar nga Otomanet e nuk i shohin me percmim a neveri. Hamamet i kane aq te kuruara sa turistet i frekuentojne me kenaqesi. Ne i mbajtem 500 vjet Otomanet ne kurriz por ata nuk duken te kene ndertuar me cilesi si ne vendet e tjera.

Skandal! Kushdo qe ka bere kete restaurim duhet thjeshte te hiqet e drejta e restaurimit per jete. S'ka mundesi qe kjo te jete reale dhe shpresoj qe mos ta kene bere suedezet s'para bejne keshtu gomarlliqesh ne vend te vet.

Hamam, s'ka pas nevoj ti kthehet funksionalitetit, por te restaurohet. Ah pa pa, s'du me e pa me.smiley

po qe se pyet per te thene 'jo' - i gjejme kur te duash 5-10 yckla, sa per te refuzuar keshtu.

Problemi eshte a i themi dot 'po'.

Une them po, i thuhet 'po':

Rikthimi i Hamamit të Kalasë në gjendje funksionale do të nxisë rritjen e të ardhurave për komunitetin lokal, rijetëzimin të lagjes përreth, rritjen e turizmit, dhe fillimin e një nisme më të gjerë për ngritjen e një rrjeti kombëtar të hamameve

plus, vjen me e madhe hapesira e brendshme e re, dhe mbi te gjitha

 'it's done for free' !! smiley

Provokimet e Palloshit.
Ky o lla osht bo si Sala merr gesheret per cdo gjo, investim shteror, privat, nderkombetar. Per te gjitha pret shiritin, si barcaleta e shkodranve qe s'blenin frigorifer se kishin hall mos u vinte Sala ne shpi ta inauguronte.
Meqe ra llafi ky nuk o restaurim, osht rindertim.

Monda pyet a eshte ky restaurim?

Duhet te kesh phd ti pergjigjesh ksaj pytje o Monde! 

Vetem Bideja mungoka.

26 muaj dhe 84 000 Euro , edhe n'hale kane fillu Rilindasit me vjedh.

Ky eshte rinovim.

duket sikur e ka restauruar ISIS.

Hiq ato stolat dhe vi nje dush e nje wc, dhe behet fiks si banjua e shtepise sime. smiley

Ka dhe me mire! smiley

Nje pyetje kisha une. Si e ka pas ndricimin origjinal ky hamami?

Patjeter qe me poca elektriku?

Ku e di una?

Po e tha pra, kopetenti prej verteti, qe hamami eshte kthyer ne identitet.

smiley

Mbase thjesht eshte rilind, ose eshte riinkarnuar. Dmth vdes njeri dhe ringjallet si lope ose si mize rrushi.

Ne fillimet e veta rilindja i bote inaugurimet me mbledhje qeverije brenda ne objekt. Kan fillu me lshu içik smiley

Po bej copy/paste ketu mendimin tim ne FB ne nje diskutim ku autorja replikonte me nje kolege qe nuk ishte dakord me kete restaurim:

Nje suvatim vete kalase, jo?! smiley Pertej shakave ka dy shkolla mendimesh qe perplasen sa here behet fjale per restaurime: nga nje ane ajo qe kerkon ta ruaje objektin ne gjendjen qe eshte gjetur dhe nga ana tjeter ajo qe kerkon te nderhyje duke e rikthyer ne gjendjen qe pas studimesh te shumta e dokumentimesh, mendohet te kete qene gjendja fillestare. Per mua te dyja keto shkolla mendimi vlejne dhe duhen perdorur me zgjuaresi sipas vendit dhe objektivave te percaktuara.

----------

Tani mbetet te kuptohet sa studim dhe dokumentim historik ka pas ketij restaurimi. Ne foto nuk duket mire me thene te drejten, por mund te jete thjesht nje problem ndricimi.

84.000 euro jane tmerresisht shume vetem per ate aneks. Besoj se investimi do te kete perfshire edhe ambjente te tjera.

PS: Komentimi i Rames eshte thjesht marketing politik.

Duhen pare zerat nje nga nje se keshtu apriori eshte e veshtire te gjykosh. Pergjithesisht eksperienca me thote qe njerezit tremben nga kostot pa dashur te justifikoj asgje ketu. Qe Rama ben carlliqe te bukra na e tregon gjithashtu eksperienca. Shiko segmentin e autostrades TR-DR deri tek mbikalimi i aeroportit me palma dhe me 60 km/h. E di vete ti. smiley

Ne fakt s'ka lidhje fare Rama me restaurimin, por kohe fushate e ia mshon fb-se km-ja.

ps: bonus per Tr-Dr ato konet anash nga e verdhe ishin kthyer ne mavi? smiley Se ku pashe nje foto diku.

I ka ngel fiksim qe nga koha e ngjyrosjeve te fasadave te Tiranes. Topi verdhi, topi kuqi, je suis colourful. smiley

Shkollat e resturimit nuk jane dy, por eshte nje e vetmja e cila permbledh: 

- njohjen e objektit e cila perfshin analizen ambientale ( dmth kontekstin lokal ate gjeografik etj), analizen historike ( si, pse, kur u ndertua dhe fazat e transformimit qe mund te kete pesuar), 

-rilevimin arkitektonik i cili dokumenton gjendjen aktuale nga ana gjeometrike dhe ajo materiale ( mundesisht ky i detajuar hollesisht.

- analizen e degradimit te vepres ku evidencohen me skeda te posaçme degradimi struktural dhe ai i materialeve ( lageshtira, infiltracione uji etj).

- analiza e kontekstit lokal ( traditat, situata sociale ekonomike e ca te tjera.

kjo eshte fazë e pare. Pastaj fillon e dyta: pastrimi, konsolidimi, riparimi dhe integrimi dmth faza teknike kantierit te restaurimit.

faza e trete qe ti e quan njeren nga shkollat e mendimit, eshte ajo qe ka te bej me riperdorimin e objektit. Kjo detyrimisht vjen pas dy te parave dhe duhet te percaktohet me shume kujdes funksioni i ri qe do te kete duke pasur parasysh Jo vetem anen arkitektonike , por vecanerisht ne zbatimin rigoroz te normave te sigurise se objektit.

E ke permbledhur shume qarte.

Nga ato 84 mije euro, 22 mije jane bileta avioni, 4 mije kancelerira, 36 mije rroga dieta dhe shpenzime administrative per palen suedeze, 8643 per palen shqiptare, 6000 jane investime materiale, dhe kusuri eshte szhdukur pa gjurme ne korrupsion. Nderkohe eshte kerkuar nje fond shtese prej 4800 euro per te gjetur ku u zhduken 2000 e kusur eurot.

Enderr, enderr... si s'na ra edhe neve nje here llotaria mor ja ashtufsha robt! smiley

Epo gjeje dhe ti nje ham-ham per ta restauru...

Tani ndertoni dhe xhami ne cdo cep te Shqiperine dhe te mbyllim kete muhabet.

Kolonet turq kete duan.

Ate kishen e Muzakes ne Opar e vitit 1370 e restauruat,apo ja keni lene Janullatosit ta rrezoje?
Se ajo eshte memorje kombetare dhe jo hamamet e xhamijat.
 Vazhdnoni e merruni me hamame dhe xhamijat e koloneve turq...

 

Korrento nuk ka pse tu vije turp Shqiptareve nga Hamami, nuk u erdhi e keqja nga Hamami, sepse hasell hasell ne te Krishteret kishim higjene te deshirueshme ne krahasim me Musulmanet, Aziatiket e Hebrenjte, fatkeqesisht. Pyetja eshte a osht restauru si duhet. Vetem inferioret skuqen kur u kujto se kan qen te pushtum para 100 vjetesh e per kte pune ska faj Hamami. 

Nderkohe bullgaria e hungaria i perdor me kenaqesi keto trashegimeri e nuk e ka per turp fare. Pyetja qe kom une eshte pse kishte kaq pak Hamame te famshme Publike ne Shqiperi qe ishim vllai i vogel i Ottomaneve????

Gjynof me e trajtu nje Hamam si Kishat e Xhamiat ne 1967.....sot ne 2015

Bravo specialistet qe kane punuar. Cdo gje duket perfekte.

Shko beje sefte, po mos harro hithrat...

Nga foto duket sikur hamami eshte realisht funksional; pra nje banjo moderne brenda nje godine te hershme.

Ca pune prishnin ato kolonat mbajtese te dyshemese te ndertuara me tulla qe duken ne fotot e hamamit origjinal? Pse i kane mbuluar me pllaka majolike nevojtoresh? 

Personalisht mendoj se ajo pamje me kolonat dhe detajet e tjera te ndertimit ne shesh i jepnin godines njefare hijeshie, kurse keshtu kamarja e brendshme me ngjan krejt anonime.

mqs nuk jemi koooomppppetenta per ksi gjerash do flas vetem per reagimin e KM.
Ordiner,
Arrogant,
Mendjemadh
I papergjegjshem.
km mos te flas si grate e keqija por ti sqaroje njerezit me perulesi dhe me fakte. Asnje koment me teper.

Edhe 2 fjale per Chwb-ne dhe shtepine babameto ne Gjirokaster.

Une e kam vizituar pas restaurimit dhe nuk me ka lene shije te mire. Kane perdorur materiale moderne per mballomat, qe stonojne keqas me pjesen historike.

Pas 'restaurimit' e kane shnderruar ne hostel, te ardhurat e te cilit perfundojne neper xhepa privatesh.

Me behet qejfi qe peshku paska kaq shume eksperte edhe ne kete fushe kaq specifike. Biles jane edhe kopetente ekselente pasi konkluzionet i japin vetem mbi bazen e kqyrjes se fotove. Ndjehem i privilegjuar te jem pjese e ketij grupimi peshkore. 

kete nga HAMAM e paskan bere Sauna me materiale te varferasmiley 

.. edhe shani tallavanë masnej smiley

Në se e vlerësojnë të nderuarit admin në këto lloj prurjesh në zërin "Kulturë "duhet të vënë një si njoftim , sholokët e barbarit babsqap sali Vuçidol Qenef berisha janë të lutur të mos marrin pjesë  me më shumë se sa dy rreshta .

Për 25 vjet ,  jo vetëm që shkatrruan e mbuluan me bajgë e kashtë çdo monument Kulture , por kanë atë vetinë e bezdisëshme me tërë kuptimin e fjalës për tu hequr si kopetentë e

Japin edhe mënd ..smiley

Jo për gjë po nuk mungon as Gomari me Kisha e Xhamija !

Duhet parë ajo vendosja e llambave të ndriçimit sepse edhe tek Koloseu i Romës e Akropoli jo vetëm që kanë vënë ndriçim por kanë instaluar edhe gjojna të tjera mer jahu .

Urime punës e Kulturës Shqiptare , që me aq sa la gjallë Shkatërrimtari e Zjarrëvënësi Berisha me Furinë e barbarëve që e ndjekin pas dhe sidomos me këta pordhamanët teorikë që nuk kanë ngritë një qime nga Qulli , bëjnë ca punë të mbara që do i vlerësojë Praktikisht Bota e qytetëruar pavarësisht që si aset shndrrohen edhe si burim të ardhurash .

Shkrimi eshte marre nga MAPO ku jepen me shume detaje nga ai specialisti.

Nuk diskutohet qe hamami u mor si ide nga romaket e lashte (banjat/termat romake) te cilet ndertuan edhe anije perandorake me hamam, dhe thuhet se osmanet i bene banjove ose hamameve ca shtesa ne dhomen e ngrohte (se paska 3 dhoma/pjese hamami origjinal- te ftohten, te ngrohten dhe te vakten) dmth i shtuan edhe sherbimin me pije e te ngrena te lehta qe me vone duket se sollen kafenete ne rruge. Kuptohet qe burrat e grate shkonin vec e vec ose kishin seksionet e veta te vecuara aty nqs hamami ish i madh, por interesante eshte se kish edhe ndarje fetare, dmth jomuslimanet pergjithesisht nuk lejohej te laheshin bashke me muslimanet (qe e konsideronin edhe si pastrim shpirteror) dhe duket se jomuslimaneve u caktonin nje dite ne jave per te shkuar aty (thuhet se ne shume qytete osmane kish hamame vetem per klientet jomyslimane). Adoleshentet meshkuj ishin ata qe lanin klientet me sapun.....ashtu sic thone qe hamamet shpesh ndertoheshin afer xhamive dhe u sherbenin per ritualet e pastrimit.

Interesante eshte kur pohohet se njerezit atehere zakonisht laheshin ne hamam 1 here ne jave (nje tradite qe u vazhdua edhe ne kohen e xhaxhit?) 

Kur e pashe ne fillim dhe une u trishtova. M'u duk sikur e kishte meremetu ustai qe me pat rregullu mu banjon e shpise. Lexova dhe  nje status te Arbrit,kunatit te shokut Bogdani dhe u trishtova akoma ma shume.Tani vjen kryeminstri dhe me qetson.

I love you edi Rama! smileysmiley

 ne formen e tij origjinale dhe funksionale, siç veprohet rendom ne rastin e kesaj tipologjie monumentesh kur funksionalizimi i tyre eshte i mundur.

100X mbi funksionalizmin; c`pune ka funksionalizmi ketu mer?!

kur s'ke tramin do hash hamamin

muhabet hamami me nje fjale

Mire kjo se edhe shtyhet..se nuk jane afreske mesjetare ato qe duken ne foto por lageshtire qindra vjecare!! Po pallatet e Enverit me tulla nga jashte..pse i sullatoni qe ju sullatofsha surratin ishalla? 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).