ABC News publikoi dje një video ku Kryetari i Bashkësisë së Elbasanit duket se po shantazhon gazetarët: "Ju nuk mund të dilni kundër pronarit tuaj, pronari është i lidhur me pushtetin pazgjidhmërisht dhe nuk ka ku ta luajë topin."  Biseda ka ndodhur para një interviste me një televizion lokal.  

Pas publikimit të videos ka reaguar Qazim Sejdini:

"Duke marrë shkas nga reagimi publik për një pasazh videoje që po qarkullon në disa televizione dhe media online, më duhet të sqaroj se:
Biseda e sinqertë dhe informale është zhvilluar në një nga takimet e mia me gazetarët vitin e kaluar, përpara se të fillonim takimin zyrtar. Kam shkëmbyer mendime dhe kam dëgjuar shqetësimet e gazetarëve gjatë atij takimi, dhe më vjen keq, që, pasi i dëgjova shqetësimet e tyre, ajo copëz bisedë konstatimi po shfrytëzohet politikisht dhe ka dalë nga konteksti real i deklaruar në atë takim i vitit të kaluar. Ndjej keqardhje për keqkuptimet e krijuara në mediat qendrore, pasi besoj se gazetarët me të cilët punoj në qytetin e Elbasanit në mënyrë të përditshme, e dinë shumë mirë rrethanën e bisedave që ne po bënim edhe për zhvillimin dhe ecurinë e medias në tranzicionin shqiptar, ku, sikurse të gjithë e dimë, edhe gazetarët, siç evidentojnë vetë organizatat e tyre, kanë probleme.

[...] Ndjej keqardhje, që janë mediat tashmë, që nëpërmjet asaj copëze bisede të shkëputur nga konteksti i saj i vërtet, po përdoren për qëllime politike, duke ndërhyrë ditën e fundit në fushatën zgjedhore. Përdorimi i këtij fakti tre ditë përpara zgjedhjeve, nga ana e opozitës dhe mediave të lidhura me të, flet qartë për përpjekjet e dëshpëruara të kandidatit rival dhe mbështetësve të tij në qytetin e Elbasanit, për të ndërhyrë në fushatën zgjedhore, dhe ky, është shantazhi real. Pas datës 22 qershor, sigurisht do të vazhdoj të kem marrëdhënie partneriteti dhe bashkëpunumi, jo vetëm me gazetarët lokalë në qytetin e Elbasanit, por edhe me shoqatat dhe organizatat e gazetarëve. Nga ana tjetër, inkurajoj shoqatat e gazetarëve, që të shikojnë me prioritet këtë rast, që përdoret politikisht, për të thënë edhe ato fjalën e tyre, sesi mund të ndërhyhet në një proces zgjedhor”

Unioni i Gazetarëve i ka dhënë Sejdinit një certifikatë vlerësimi në 2012. Pas deklaratës së Sejdinit, edhe Unioni vijoi me një deklaratë:

“Filmimi në fjalë është realizuar kohë më parë dhe ka te beje me nje bisede informale e cila eshte teansmetuar fragmentalisht dhe jashte kontekstit. Unioni i Gazetarëve të Elbasanit, bën me dije se ne asnje rast nuk kemi pasur denoncime apo ankesa nga kolege per ekzistencen e nje video- rregjistrimi ku te shantazhohen mediat apo gazetaret. Ne shprehim opinionin se publikimi i nje pasazhi te tille ku shfaqet vetem nje protagonist elektoral, është përdorur në kohë të vonuar dhe ndoshta për qëllime politike. 
Unioni i Gazetarëve të Qarkut të Elbasanit deklaroni se: problemet tona në marrëdhëniet me institucionet apo me individë me pushtet, i kemi zgjidhur dhe perballuar me reagim te perhershem solidar dhe me profesionalizem. Unioni i Gazetarëve të Elbasanit nuk është pale me asnjë subjekt politik dhe nuk do të jetë edhe në të ardhmen. Sqarojme se sa i perket nje certifikate te dhene per ish-kryetarin e Bashkise se qytetit ne vitin 2012, kjo ka te beje me nje veprimtari te fundvitit te Deges sone, ne te cilen sipas tradites disa vjecare ne vleresojme dhe shprehim mirënjohje për isntitucione apo personalitete lokale dhe më tej, Dega e Unionit ka pasur si parim vlerësimin e partneritetit institucional dhe punën për mbrojtjen e lirise se medias ne vend.”

73 Komente

Biseda e plotë: Ja çfarë u tha Sejdini gazetarëve

Ju jap një këshillë. Një gjë duhet ta keni parasysh. Ju harroni se jeni në punë. Dhe ju me gojën tuaj, me kameran tuaj, prishni interesat e pronarit.

Pronari me pushtetin është i lidhur  pazgjidhshmërisht dhe s’ka ku ta çojë topin. Në kohën që i prishni interesat pronarit, rruga e parë është që të bjerë mbi ju, të bjeri mbi ju….

Kështu që, e doni-s’e doni atë që keni përballë, jeni të detyruar të digjni interesat e pronarit. Ai është i detyruar t’ju përzërë ju, të mbyllë televizioni. Jo unë, por kushdo që të jetë kryetar Bashkie, e ka lidhje pune, nuk ka ku ta çojë topin. Kështu që…kështu janë këto punë.

Kushdo të jetë kryetar bashkie, s’ka ku ta çojë topin. Edhe ajo zonja e vogël, car është ajo që ka dalë tani, atë e pata paralajmëruar që mos o çupë, mos, mos, mos… dhe ajo iku, tani është pa punë.

4 here mos. I paska dal borgjit

Qazim Sejdini duhet marre ne ndjekje penale sepse e ka pohuar qe e ka bere kete bisede me gazetaret.

Rama duhet te thote nje fjale per kete rast te paprecedent. Mafia kur kercenon gazetaret u vret qenin ose macen si paradhenie ose u pret ndonje peme mushmolle qe kane ne oborrin e shtepise e kurre nuk del keshtu hapur.

Komuniteti i gazetareve duhet te reagoje ndaj ketij  palaçoje.

Ama duhet thene se i ka fol si nje mik qe i do te mire. smiley Gjith urtesi e dashuri...

Shyqyr qe rame njehere dakort!

Edhe unioni i gazetareve reagoi...duke mbrojtur Qazimin!! 

Jemi 'in the right direction' per Lirine e Fjales, Lirine e Mendimit, Demoracine dhe Zgjedhjet e Lira e te Ndershme.

Se bashku drejt BE, Amerikes dhe Turqise

Sipas sondazheve, Sejdini fiton 60 me 40. Pas ketij "demaskimi" * po kapka 70 me 30 ! smiley

 

* fragmenti ne fjale eshte nxjere nga konteksti. Fiks si k*qet e Rames ne plazhet e Frances. Ec aty PDja

Kete Qazimin je duke e krahasu me Ramen se nuk e kuptova?

Jo jo. Njerzit nuk jane te krahasueshem (mendimi im ky). Por (keq)perdorimet e akteve te tyre po, mund ti krahasojme

 

ps: ben muuuuuu qe ekstrakti eshte nxjerre nga konteksti (ose siç thote Roni me poshte : marre kaq 'ngushte', i bie vertet qe Sejdini te kete thene te verteten)

Kotho, intervista ka qene e vitit te kaluar ! e shikon qe nuk gabova kur parandjenjshmerisht e krahasova me nudot e Rames ne plazh, qe u nxoren nga sirtari nje vit me vone ?? smiley

boomerang mon beau boomerang smiley

C'po thua qe meqe eshte bere vjet nuk ka vlere?

Sic e thashe me siper : nuk mund te shprehet nje njeri keshtu hapur.Kete e ben vetem nje idiot si Qazimi.

Mjekun e dallojme se vesh bluze te bardhe, budallai nuk e ka te shkruar ne balle qe eshte budalla, por e dallojme nga ato qe thote e rasti Qazim eshte egzemplar.

Megjithate fiton ne Elbasan vertet se akoma votohet sic ti e di mire.

Qazimi eshte hibridi me i cuditshem i Berishes dhe Nanos , i perkrahur cuditerisht nga Rama. Une nuk jam i cuditur ne fakt aq sa bej te cuditurin. smiley

 

po jo mer koth, nuk foli njeri per Qazimin (pse nuk e dinim ne kush ishte Qazimi ?? po ke te vinim... etj etj), por per obsesionin e pakorigjueshem te shqupit per te bere fushate saliste.

Ashtu i pafsha, sikurse ashtu e pafsha Dr Mortjen, gjithe pjesen tjeter te jetes ne facebook smiley

Stalker, kujdes, your ngjala is showing smiley 

Video eshte bere vjet po Qazimi eshte akoma ne pushtet, dhe kandidon aktualisht per nje mandat tjeter. Problemi me i madh sesa video-skandali ne vetvete eshte fakti qe Rama ben komente ne Facebook si keto te tuat ne Peshk lol

Duhet te jesh shume milidele qe te relativizosh skandale te tilla. Ose duhet te jesh nje palaco si Mero Baze qe ka gjetur paqe me faktin qe politika e perdor ka kaq vite si shkop haleje. 

Kot nuk thone, kush thote te verteten e perzejne nga katuni! 

Te verteten mer ka thone Sejdini! 

 
Unioni i Gazetarëve të Qarkut të Elbasanit deklaroni se: problemet tona në marrëdhëniet me institucionet apo me individë me pushtet, i kemi zgjidhur dhe perballuar me reagim te perhershem solidar dhe me profesionalizem. Unioni i Gazetarëve të Elbasanit nuk është pale me asnjë subjekt politik dhe nuk do të jetë edhe në të ardhmen. Sqarojme se sa i perket nje certifikate te dhene per ish-kryetarin e Bashkise se qytetit ne vitin 2012, kjo ka te beje me nje veprimtari te fundvitit te Deges sone, ne te cilen sipas tradites disa vjecare ne vleresojme dhe shprehim mirënjohje për isntitucione apo personalitete lokale dhe më tej, Dega e Unionit ka pasur si parim vlerësimin e partneritetit institucional dhe punën për mbrojtjen e lirise se medias ne vend.

smiley

Nuk thone kot per elbasonllite qe jane bythqima, kta qenkan bythqima multidimensional 

Po ata qe kane nejt ca kohe ne Elbasan quhen? smiley

smileysmiley Jo jo, te rrine te gjithe qete ata qe kane nejt vetem ca kohe

Gazetari i ABC ishte ai qe u plagos me 21 Janar ne dore dhe vetem 1 cm e shpetoi nga vdekja? E pushuan nga puna, e kercenuan me jete qe te mos fliste dhe sot ka azil ne Belgjike.

Ja perse soji i peshtire i ketyre duhet shkulur me themel ashtu si selia e vjeter ... dhe vetem lene ndonje lapidar per te na kujtuar kohen e barbareve ne Tirane. 

Provokim : atehere ABCNews e komandonte Sonila qe tani eshte te Agon dhe nuk ka lidhje me elbasanlinjte. smiley

Ti po sugjeron larg a larg ti bejme lapidar Soniles? Edhe ajo drejt zhdukjes eshte si opozita e sotme.. por ne nuk na duhen heronj pune, na duhen memoriale. smiley

Te urosh zhdukjen e opozites vetem juve enveristet e deshironi.

Sado apatike te jete opozita ajo eshte e nevojshme per demokracine.

Por juve ju ka mbetur ora tek xhaxhi Enver qe vete vuloste vete firmoste.

Te zhdukesh plehrat , rrugacet, matrapazet, horrat dhe kriminelt e PD-s qe kane 20 vjet qe ne kurriz te demokracise shfrytezojne pjesen me naive dhe me injorante te popullit te tyre per te shitur vendin, vjedhur dhe vrare per interesat e tyre vetjake dhe interesat e vendeve armiqe nuk eshte deshire, eshte e domosdoshme per vendin. 

Edhe shkrimtari dhe ish-i përndjekurit politik, Daut Gumeni, tha se “për ata që kanë shumë merak pse ka edhe ish-të përndjekur që e urojnë z. Veliaj të bëhet kryetar Bashkie, unë u them vetëm kaq: e marr unë përgjegjësinë, jo vetëm timen por edhe tuajën, se kemi 25 vjet mes dy të majtave dhe unë pëlqej gjërat reale, më mirë me të majtën që s’i vjen turp të thotë e majtë, sesa me repartin më të qelbur të Partisë së Punës që hedh valle mbi varrezat e së djathtës” 

 

 

Daut Gumeni,

Hahahahahaha!

Keshilltari politik i Rexhep Mejdanit kur ishte president.

Ky i perndjekur politik? smileysmileysmiley

23 

Ne burg ishte futur dhe Mihallaq Zicishti,edhe ai beri nja 20 vjet burg,por nuk do me thene qe ka qene i burgosur politik.

S'ke me ke diskuton fare, ketu te gjithe jane ne nje mendje qe Qazua eshte legen. Edhe Shkaben qe mezi e kemi per te tilla raste, do jete ne fushate dhe s'duket me ketej. Ose do jete duke mesuar per provimet e matures smiley

Kam has shume qendrime kunder ketij Qazos, nga ana e te majtve t'a ka llafin dhe ,une gjithmon u jam pergjigj me batuten;po me Qazon c'keni,ai pershesh me kos po han! po ja qe s'na qenka tamam keshtu! smiley

Liria e mediave, zgjedhjet e lira. Everything in the right direction...

Portret i paautorizuar / Si shtrihet oktapodi i Qazimit të Elbasanit

Një gjë është e sigurtë. Qazim Sejdini ka po aq drojë nga kamerat sa një femër e virgjër përballë gjinekologut.  Për të vërtetuar këtë mjafton t'i hedhësh një sy edhe spotit të tij të fundit: “Në drejtimin e duhur”. Vetëm foto të Qazimit, asnjë mesazh i tij për elektoratin. Natyrisht kjo drojë e ka bërë atë të sillet si harbut me gazetarët lokalë, t'u kujtojë atyre pronarin, t'u kujtojë se ai, Qazimi, ka në dorë t'i flakë dhe nga puna. Pikërisht kjo frikë nga kamerat, nga debati publik (nuk ka pranuar kurrë të bëjë debat paraelektoral me të gjithë rivalët e tij në 3 zgjedhje) nga të qënit në plan të parë dhe në qendër të vëmendjes, përbën një nga kontradiktat më të mëdha të këtij 66 vjeçari, që njerëzit që ka pranë, klientët dhe dhe të afërmit e thërrasin me nofkën "Lala".
Kontradiktë sepse këtë ndjenjë pasigurie, "Lala" mundohet ta kompensojë me një pushtet të pakufizuar, me rrjetin nepotik që ka ngritur në Elbasan, me lidhjet okulte që mban deri në Tiranë, si dhe me pasurinë që ka vënë që prej kohës që udhëhiqte një agjensi doganore, të përmendur për afera në qytetin e tij, e deri me lejet e ndërtimit që ka dhënë aty.

Kundërshtarët e akuzojnë sot Qazim Sejdinin se ai ka asfiksuar jetën e Elbasanit duke e kontrolluar gjithçka vetë. “Ai ka zgjedhur nënkryetare të Bashkisë, një kompetencë e atij vetë, Anduena Bajramin, bashkëshorten e Nazif Bajramit, i cili me lidhjet në bashki ka marrë dhe vazhdon të marrë të gjithë tenderat si nënkontraktor dhe drejtpërdrejt si pronar i kompanisë “Bajrami N" ai ka akses të plotë në marrjen e lejeve të ndërtimit, nga pallatet shumëkatëshe e deri tek shtrimi me pllaka i bulevardit qëndror”, thotë një burim për lapsi.al.  Por dora e Qazimit nuk shtrihet vetëm në domenin e bashkisë. Më anë të presioneve dhe kontrolleve nga pushteti qendror, ai ka zgjatur duart edhe mbi universitetin, duke arritur ta bëjë një nga vajzat e tij zv/rektore, pasi socialistët erdhën në pushtet, ndërsa vajzën tjetër e ka pedagoge po në këtë institucion.

Edhe për policinë që shpesh e përdor për interesat e veta, akuzat e kundërshtarëve në qytet nuk janë të pakta. Ai arriti ta mbyllë me sukses ngjarjen e plagosjes në këmbë me armë zjarri të një qytetari nga dhëndri i tij, Sokol Sanxhaktari.

(vazhdon)

Me ne fund thyen heshtjen dhe Rama per kete skandal, reagon ne Facebook: 

3 minuta nëpër Elbasanin e rilindur që zhvillohet përditë me projekte të mëdha në drejtimin e duhur! Shijoje smiley

Deri dje, Rama qiste TaoTao Ballen qe te fliste per...çimka, dmth fjalet kyce te Metes kur mbrohej video-skandalin e tij, nderkohe qe Meta distancohej per kete rast. Ironi rilindore.

Ambasada Amerikane ciceron

Kur shtypi është i lirë, demokracia është më e fortë. Një shoqëri e lirë s’ka vend për kërcënime apo kanosje të çdo lloji kundër gazetarëve.

StilokaLapsi ka bere ca sqarime gjithashtu, ne reagim te shkrimit te Mero GelBaze, mbushur me genjeshtra dhe argumenta gelbaziste tip "Qazimi sinqerisht po i qante hallin gazetarit", per ta relativizizuar skandalin. Mero, ish kopili i Berishes dmth i cili ankohej se pushteti po i bente presion medias se tij te lire.

Gazetari qe paska pushuar me pare nga puna Qazimi i Rilindjes paska qene i Ora News dmth, e sot tek Ora News.tv nuk gjen asnje lajm per kete skandal, dmth per transmetimin e kesaj video, se per gazetarin e tyre te pushuar nga puna as qe behet fjale. Turp! 

 

Thuhet se "Lala" ka dobësi për dhëndurët. Dhëndrin tjetër, Aurel Mehja, e ka emëruar drejtor të zjarrëfiksit, megjithëse lidhja e tij më e madhe me këtë profesion ka qenë se ka shërbyer si shofer deputeti gjatë përiudhës 2001- 2005. Aq e madhe është shtrirja e oktapodit Sejdini në Elbasan, sa thuhet se ai ka arritur t’i imponohet përmes pushtetit të tij okult edhe kryeministrit Rama. Jo vetëm duke arritur të marrë si pak kush një mundësi të tretë kandidimi në Elbasan, por mbi të gjitha duke i imponuar shefit të socialistëve edhe një mike të familjes së tij (sipas burimeve të lapsi.al) si Evis Kushi, për deputete në vitin 2013.

Me siguri në librin e tij të fundit “Hëna e Shqipërisë”, deputeti i Elbasanit, Ben Blushi ka marrë edhe shumë karakteristika të "Lalës" kur ka vizatuar portretin e atij që ai e quan Izolatrik duke përshkruar përmes tij, pushtetarin e provincës që bën gjithçka për mirëqënien e vet duke mos bërë asgjë për modernizimin e vendit të tij.
Por pas këtij portreti me ngjyra aspak optimiste shtrohet një pyetje: Si ka mundësi që një njeri i tillë t’ia dalë për tre mandate rresht? Si ka mundësi që ky tip sundimtari klientelist dhe satrap i mediave lokale t'i imponohet një qyteti?

Përgjigjja e vetme vjen po të njohësh të shkuarën prej aparatçiku të sprovuar të Qazim Sejdinit që gjatë përiudhës së regjimit komunist. Aftësinë e tij për t'iu përshtatur kohëve të reja, për t'u konvertuar nga burokrat në biznesmen. Kur koha e donte instruktor komiteti rinie, ai arriti të bëhet i tillë. Ndërsa kur koha ndryshoi dhe biznesi doli primar, ai arriti të bëhet edhe doganier. Qazim Sejdini ka mbaruar mësuesi në Edukim Fizik dhe Histori- Gjeografi. Ky shkollim i dha dhe punën e parë si mësues i disa lëndëve si Historia, Gjeografia dhe Edukimi Fizik në Labinot Mal. Më pas bëhet instruktor i Komitetit të Rinisë në Elbasan. Punon për gati 10 vjet në "Sport Klub Elbasani", fillimisht si inspektor i lojërave me dorë e më pas si shef i Klubit të Sportit në Elbasan.

Me rënien e regjimit ai i hyri shpejt rrugës së biznesit dhe në vitin 1995 u zgjodh President i Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë në Elbasan. Duke pasur një agjenci doganore të njohur, Sejdini zgjidhet edhe President i Shoqatës së Doganierëve të Shqipërisë. Për dy vjet drejton Unionin e Dhomave të Tregëtisë në Shqipëri dhe në maj 2005, pak para zgjedhjeve të përgjithshme, zgjidhet Prefekt i Prefekturës Elbasan

Kjo është periudha që ai lidhet fort me kryeministrin Nano, madje disa e përmendin edhe si një nga sponsorizuesit e tij. Nëse kjo është e vërtetë sponsorizimi nuk i ka shkuar dëm.

Ai fillimisht kandidon për deputet në zonën 54 përballë Aurel Bylykbashit dhe në 2007 për Kryetar Bashkie përballë Luçiano Boçit. Fiton me një diferencë të ngushtë, por çimenton shumë shpejt rrugën për një mandat të dytë. Në 2011 fiton me një diferencë prej 7 mijë votash ndaj kandidatit të LSI-së , Durim Hushi.

Tani ai po kërkon një mandat të tretë.  Ata që e duan, shohin tek "Lala" një njeri punëmbaruar e fjalëpak, kalkulator, nuhatës, që di të mbajë fjalën që u jep njerëzve të tij, shkurt një burrë pak dinak dhe pak babaxhan që i shkon më së miri një qyteti të majtë si Elbasani.  Ndërsa kundërshtarët shohin tek ai një njeri të konsumuar, një fosile të kohëve që kanë mbaruar, një pazarxhi të rëndomtë që ka punuar vetëm për të pasuruar rrethin e vet të ngushtë.

Por për çudi, as investimet me cilësi të dobët dhe as dhënia e tyre për një klientelë të ngushtë, nuk i rezervuan Qazim Sejdinit fatin e sivllezërve të tij në Vlorë, Fier e Gjirokastër. Edi Rama nuk kërkoi për të ndjekje penale. Por jo vetëm kaq, ai së bashku me Dakon e Durrësit qenë të vetmit që u kandiduan për një mandat të tretë.

Ndaj "Lalës" sot pak i interesojnë pamjet e publikuara ku ai shantazhon dhe kërcënon gazetarët se mund t'u fluturojë vendi i punës nëse bëjnë pyetjet e gabuara. Ky skandal nuk e rrezikon atë.

Për sa kohë "Lala" ta ketë mirë me të madhin, ai mund ta shkeli si të dojë me këmbë provincën e tij të kuqe.

/lapsi.al/
 

70 me 30%, keni per ta pà !  smiley

onash e onash, omel e omel, kryetari udhezon dishepujt per ne rrugen e drejte.

Cfare te thuash... 

Nuk ia vlen te merresh me kete satrapin ordiner, por desha te them dy fjale per Liken, mbreme tek Opinion.

Tani ai ka dal hapur, dmth kercenon hapur, tamam si kapot e karteleve ne Kolumbi, eshte i bindur se eshte e paprekshem dhe i pathyeshem. E gjithe retorika e tij eshte gjuhe e paster kercenuese, ai nuk kujdeset me qe te duket i pranueshem ne ligjerimin e tij, por e thote tulle: "me qetesi dhe dashuri", njesoj si mafiozet e vaktit qe viktimat e ardhshme i puthin ne buze...

Ndersa ne duhet te bindemi, te pranojme fatin tone me Sindikaten e Krimit LSI dhe kapon e saj Ilir Meta.

Sa per median, klikoni ketuhttps://prenom777.wordpress.com/2014/05/25/media-dhe-mafia/

Me duket se ai iu ka thene nje te vertete teper te hidhur smiley te realitetit shqiptar. 

Rama tha se videoja ishte nje montature pasi e pa. 

"Qazim Sejdini, drejtimi i duhur për Elbasanin" - tha Rama ne 8 maj 2015. S'e paska ndryshur mendjen Edi "me ze dhe me figure" Rama as pas videos. Ky eshte turp e skandal shume me i madh se video ne vetvete!

Ne cdo vend te botes (teorikisht te pakten) mund te kete Qazima qe nga karrigja e pushtetit kercenojne gazetaret duke i treguar se si kane pushuar nga puna koleget e tyre te cilet nuk i benin intervista duke e masturbuar por duke e pyetur. POR ajo qe ka rendesi eshte se si reagon shteti ne te tilla raste.

Ky eshte nje rast i paprecedente dhe per banane-republiken shqiptare, qe nje pushtetar te kapet ne video duke shantazhuar gazetaret keshtu ashiqare. Rama ne vend qe te distancohej dhe te denonte fort cdo tentative te pushtetit e politikes per te shantazhuar median, e paska futur nen sqetull

 

I forte je ti Xhib qe mireinformohesh kaq imtesisht per kto legenat.
habitem si nuk je duke pa futbollin e femrave.
them double bra girls I thought would have been right up ur street

Eh, edhe ke edhe s'ke te drejte Bej, n'kuptimin qe une jam ne pune akoma dhe nqs do ta shifja futbollin e femrave tani do detyrohesha ta shifja nga celulari, ku cicat do dukeshin shume te vogla smiley

Not a double D in sight

Na shif keto shoqet e Qazimit pra. Gjembi, ka dhe shoke Qazo, don't worry. smiley

hahahahahahaha touchè!!!
me lot pa shaka

Mire turp, skandal, etj., por Rama ku e gjen prepotencen te behet dhe ekspert ne video-prodhim qe ta cilesoje montature te permenduren. Mbase prepotence eshte gabim, mbase eshte me e pershtatshme te thuash idiotsi jashte kufinjve te idiotsise.

Rama ku e gjen prepotencen te behet dhe ekspert ne video-prodhim qe ta cilesoje montature te permenduren

te siguroj se video kuptohet qe eshte nxjerre nga konteksti pa pas nevoje per shkolle te larte;  ja une, me te mesme, dhe e kuptova menjehere

Plotesisht dakord Xhib.

Sa here kemi thene perpara cdo skandali qe del ne publik ne Shqiperi se "ne cdo vend te Botes..." do behej ndryshe? se per video regjistrimin ku Kryeministri i kerkon drejtoreve te mbledhin vota ose do ikin nga puna, Kryeministri do kishte dhene doreheqjen ne cdo vend me nje minimum demokracie.

Rama me qendrimet e tija trgon dhe verteton perdite se eshte nje armik i perbetuar i lirise se fjales dhe mendimit.  Shqiperia ka perfunduar ne nje Republike Bananesh qe qeveriset nga nje Majmun politik. populli e do dhe do ta votoje prape, mire t'i behet se nuk meriton me mire se keta !

Burg per te tere per ujin pas 21 qershorit!

Montatura vec me te mireve e te pafajshmeve ju bejne. Si psh. Ilir Floririt, Pangos, atij te Sarandes qe i kerkonte vajzen e vogel asaj zonjes, etj. etj. etj.

Kjo e Qazos nuk qe montim, ishte nxjerrje nga konteksti tha kryetari Rama. Qazua e kishte pas llafin qe bosat e mediave jane te lidhur pazgjidhshmerisht me pushtetin despotik te opozites, prandaj gazetaret duhet te ruhen mire se po i dolen kunder (opozites sipas kontekstit) e hongren

Tamam, prandaj dhe Qazo i kishte kerkuar ta fikin kameren, qe mos dilte gabimisht jashte konteksti kjo konsulence bamiresie qe Qazo po i bente gazetareve.

Fundja sic the ti tek tema tjeter, nuk e kruan dot pushteti me mediat ne Shqiperi se s'e le Evropa, keshtu qe rrjedhimisht ne kete rast s'kemi asgje qe nuk shkon, pervec gazetareve manipulatore qe qisen pushtetaret jashte konteksteve. Le te shpresojme qe Evropa do reagoje per kete manipulim te gazetareve smiley

nuk e kruan dot pushteti me mediat ne Shqiperi se s'e le Evropa

Edhe median na e ruajne avionat e Natos/Evropes?

Prit pra mos u nxito se sot doli ambasada amerikane, neser e ka rradhen ajo leshpakrehura e delegacionit tw BE-se Ta kisha llafne qe nuk ja kam fut kot smiley Po qe keta gazetaret jane bo vertet legena, nuk mohohet dot. E pe si e manipuluan fjalen e kryeministrit ne Prishtine? E nxorren sikur ai na paskerkesh thene me ze e mr figure "Endrra e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit ishte qe shqiptaret te bashkoheshin neBashkimin Europian" smiley

Prit sa te pi nje hapje per autoboz se m'u morren mendte duke lexuar dicka per Isa Boletinin dhe Ismail Qemalin si replike per nje video-skandal te Qazos. Aman te lutem mos permend Hamzain smiley 

Shiko, me shume vend per argumenta legeniste "prisni djema mos u nxitoni" kishte tek video me presh/bllok ne dore e Ilir Metes sesa tek video e Qazim trapit qe i thote gjerat aq troc sa s'ka ngjale qe e ben te besueshme argumentin ilirmetist te cimkave dhe montaturave.

Aty duket ashiqare qe ai ka shantazhuar gazetaret duke permendur dhe gazetaren qe eshte pushuar nga puna pasi nuk degjoi "keshillen" e tij, Kaq mjafton per te pare shantazhin e hapur! Nese ABC News ka prere qoshet e videos apo s'e ka titruar videon qazimisht-shqip kjo s'ka rendesi, dhe eshte turp e faqja e zeze qe Rama i 21 janarit ben sot argumentat e dikurshme te Ilir Metes, teksa Meta u distancua direkt nga kjo video e ketij kandidati te perbashket (Qazos). 

Nuk e di a ka shkruar dikush ende qe nuk ka mundesi qe Qazimi ka thene dicka te tille, se vjen nga familje e mire.

Ndoshta genjen lapsi, ndoshta i ka thene te dyja qe te jete brenda. Ne mos njera, tjetrja moj...

Pasi e pa filmimin të plotë në emisionin Opinion, Rama tha se video ishte një montaturë.

Sander kopili bashke me qerosin te qese gjithe filmimin.

 

 si u katandisem keshtu ne kesilloj republike bananesh nje zot e mer vesh smiley

Republike Bananesh qe drejtohet nga majmune

tek Ora News.tv nuk gjen asnje lajm per kete skandal, dmth per transmetimin e kesaj video, se per gazetarin e tyre te pushuar nga puna as qe behet fjale....

 Turp ... per Xhibin qe nuk pyet Ora News perse ka ndodhur ky fenomen por e ke me kollaj te hedhe gelbazat lapsikalemi.al , kur dihet qe kete sektor e mbulon kutia e peshtymores LefTKopeja.

Ose fundja dhe ndonje deklarate te vet te ofenuares  .."na ofenoi bashkiminSovjetik shokeni "

Pastaj sh Xhibole duhej te kishte xbuluar se "kush eshte ai qe filmon pa leje ne zyrat e shtetit sidomos te ketij Niveli " ..te kerkohet nderhyrja e specialisteve amerikane smiley per realitetin e vertetsine e bisedes pa interpetimet e Gelbazat e lapsi.al

dhe ne fund me nderhyrjen e  zgerdhiresve smiley dhe personalisht te me te vjeres per detale sh.Gjembi , mund te hetohet origjina familjare e Sejdinit ,  , nese ka seksSarandekerkese ndaj gazetares, me qe dhe sh.Xhibole ka dhimbje per cicat.

Nuk e di ne se te plotesova , por Mejtim e kisha e nderuara Xhibole dhe mund te rrenxohet kollaj nga sh Gjembi . 

Edi Rama, mbreme e beri koke ....qepen e " Opinionit " te mos dali me ne melcizet ! Ose ai eshte nje vegel  qorre ...e vet Rames ! 

Montazh, si video e Pangos dhe e Metes.

E ka nxjerre ABC thote njeri aty siper, qe e hodhi gazetarin e vet ne rruge. I bie qe mos te besojme asgje qe del nga keta? Se ashtu pastaj i bie qe mos te besojme asgje nga Tema qe ca ska shkruajtur me pare, apo nga Top Channel qe e fshehu per tre dite emrin e asaj vajzes qe, si pronari i tyre, vdiq tragjikisht ne nje aksident. 

Stalker, çfarë e dallon fashizmin nga fjala vjen demokracia liberale (sharje e rëndë) është pikërisht guximi për të deklaruar politika të këtilla, me shpjegime praktike apo ideologjike që paraprijnë apo pasojnë, apo fare pa shpjegim, por si fakte të jetës nën këtë regjim. Sado të na bezdisë hipokrizia e deklaratave poetike-aspirative të Ramës, nuk ka gjë më shqetësuese se ky qëndrim shpërfillës krenar në mbrojtje të Sejdinit. Ai duhej tërhequr nga gara menjëherë.

Deklarata e Unionit të Gazetarëve është si me thënë këmba e tretë e tavolinës e fashizmit në fjalë.

Tepro po ty car te dallon nga humbesi i kohes qe pret qe stalker te kritikoje kandidatet e Rigroposjes javen para zgjedhjeve? smiley

Stalkeri na kenoq me komente per filmat. Ene me politiken e perjashtme si frongofon bohet rehat mhb me te. Po kur vje puna ke politika e premrencme, mo mire mos e ngit. E ka robi nje pike te dobet funi i funit. smiley

Jam e sigurt që Stalkeri nuk ka as edhe një interes zgjedhor. Gjithashtu, unë zakonisht jam dakort me të, edhe kur nuk jam dakort, sepse edhe kur duket sikur po bën radikalin provokativ thuajse për manierizëm, unë besoj se qasja e tij është sinqerisht kritike. Kjo nuk dmth se nuk bën gabime smiley sidomos në zbatim smiley.

Ueeee ene Mulholland Drive o mo i kuptushem se komenti jot. smiley

Më thuaj konkretisht ku je i paqartë se të sqaroj unë (ofrohem sepse besoj se do sqarohesh vetë rrugës).

Thone se ktij ja paskan bo tvetet

smiley sa artistik je fiqo! m'ka ngel fixim shprehja "ia kan bo t'vetet" qekur e kam degju per here te pare nga grate e lagjes.

Sado të na bezdisë hipokrizia e deklaratave poetike-aspirative smiley të Ramës, nuk ka gjë më shqetësuese se ky qëndrim shpërfillës krenar në mbrojtje të Sejdinit...

Që vuan nga terminologjia e FRYRË kjo dihet . Por ta paraqesësh atë edhe në ekstremet e saj si zgjuarsi smiley

Sepse së pari duhet të provosh Hipokrizinë , së dyti radikaliin provokativ për manierizëm  ..e të tjera maniera për të mos thënë që mos u paraqit me manierizëm llafkash .

  qasjesmiley ,  pranë qoseve të mejtimit si ky më lart teje , me të shkelme syni smiley që mejton se është në xhami me fshatarë dhe u shpjegon ndryshimet e filmit me Politikat e jashtërme e të përbrëndëshme , them se nuk duhet të të frymëzojë kaq shumë  për llafka të koklavitura .

Nga respekti e thash !

Kjo histori, si shume skandale te tjera te tranzitokracise shqiptare, eshte e mbushur me ironira. 

- Nje dite pas publikimit te video-skandalit Sejdini reagon Meta ne Opinion: Distancohem

- Dy dite pas publikimit te videos reagon Rama ne Opinion: S'kam asgje per te thene, video s'eshte e plote

Po ate dite, para se te shkonte tek Fevziu, Rama ishte ne Elbasan per t'i bere thirrje njerzve qe te votonin per Sejdinin, duke vazhduar me fushaten per te pavaresisht video-skandalit. Tha Rama: 

Është e dyta herë që unë vij për t’ju takuar këtu në Elbasan dhe është e dyta herë që ka edhe shi. Mesa duket bereqet i madh e pret Qazim Sejdinin, ditën e dielë, dhe jam i bindur që bereqet i madh e pret Elbasanin në 4 vitet e ardhshme.

 

Unë dua të përfitoj në pak minuta, përpara se të fillojë bereqeti i madh, jo për t’ju thënë, se po ta vini re Qazimi harroi të më thërriste ngaqë nuk ka nevojë as për mbështetjen time tani, sepse jam i bindur, siç është dhe Qazimi, – sepse Lala nuk gabon kurrë në llogari, – që në Elbasan do të jetë fitorja më e thellë e një kandidati apo kandidateje të Aleancës për Shqipërinë Europiane.

 

- Artikulli | Video-kronika

(Ne 8 maj 2015 Rama & Meta prezantonin kandidatin e perbashket Qazim Lala Sejdini)

Ne 24 dhjetor 2012 Sejdini vleresohej nga unioni i gazetareve te Elbasanit me cmimin "Njeriu i vitit". Thote artikulli i bashkise se Elbasanit per ngjarjen:

Në eventin e organizuar mbrëmjen e 24 dhjetorit, Kreu i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë Z.Aleksandër Çipa së bashku me Kreun e Unionit për qarkun e Elbasanit, Z. Besim Dybeli, mes gazetarëve të të gjitha mediave lokale dhe qendrore, i akorduan Kryetarit të Bashkisë Elbasan Z. Qazim Sejdini “Çertifikatë Vlerësimi”, si Njeriu i Vitit për gazetarët me motivacionin “Për kontributin, vlerësimin, mbështetjen intelektuale e politike për komunitetin e gazetarëve.”

- Foto 

Dikush duhet ta pyese Aleksander Cipen se cfare konkretisht kishte bere Sejdini ne vitin 2012 per ta merituar kete vleresim te unionit te gazetareve. 

Duke iu referuar nje portali online, Mapo thote se gazetari per te cilin Sejdini mburret se e pati pushuar nga puna eshte Renato Tafani, asokohe korrespondent i Ora News ne Elbasan, dhe sipas artikullit, aktualisht i papune prej shume kohesh. Padyshim qe Prokuria do beje hetime te rrufeshme po mbase dhe Cipa me unionin e tij. 

Dmth Qazim Bereqetmadh Sejdini smiley.

KM-ja qenka ngritur nga dëshirorja në nivelin e orakullit.

Me këtë post deri  në nivelin e atij pampersit të palidhur që mbështjell LefTKopeja me diarenë e Babasqapit e i vë Nik Bravekidio ,  eh edhe barabitesh !

Po pse çfarë të pengon zotrote të pëjesësh Çipën e Tafanin ? Po Magazinën e lakrave Popullore kush e mbajti ta zhbirilojë e gjejë përsenë ? Kur qeka kaq i pavarur e cilësor përse nuk e merr vetë si magazinier qepësh . Përse nuk e mer rëngëdëngia ose paçe kormina 55 smiley

Me qënëse LefTKopeja mendon se këtu ka prurje e raste që nuk duhen frymorë , vërvit Pampersin Bravekidio..dhe ti merr pjesë  smiley

Mer ca ditë pushim ose fundja kujto dhe atë shprehjen e Canit të përshtatur për detale të Lodhur si fevzi Uturaku ....Ledio fevziu ..sa pa u bërë shembull për Ledio Xhibi ..smiley

Për ato pasazhet lart bëzaj analëve se janë për zgjedhjet !

oIdriz Ferra boll mbeshtete kriminelet!

Persona të armatosur me kallashnikovë terrorizojnë familjen e përfaqësuesit të PD në Elbasan

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Elbasan, ku një bandë prej 4- 5 personash të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e përfaqësuesit të PD për këtë zonë elektorale sot në mbrëmje rreth orës 22.00. Ai ka mundur t'u shpëtojë atyre duke u hedhur nga dritarja dhe më pas është larguar nga oborri i shtëpisë fqnije.

Personat e armatosur kanë hyrë brenda në shtëpi dhe pasi nuk e kanë gjetur përfaqësuesin e PD, kanë terrorizuar gruan dhe fëmijët e tij duke u vënë armët në kokë. Lajmi konfirmohet nga fqinjët, por edhe nga deputeti i PD, Ridvan Bode, i cili ka mbërritur në vendngjarje menjeherë sapo ka marrë vesh lajmin. Sipas dëshmitarëve, këta persona janë parë edhe një natë më parë në këtë lagje.

Njerëz të PD dyshojnë se mund të bëhet fjalë për persona me precedentë penalë, të cilët kanë ardhur në Elbasan nga jashtë për të ushtruar shantazh përpara ditës së votimeve.  Ndonëse disi me vonesë, policia ka mbërritur në vendngjarje. Aty kanë shkuar edhe shefi i komisariatit dhe ai i krimeve për Elbasanin. Policia është vënë në ndjekje të grupit të armatosur, të cilët hynë me forcë në shtëpinë e përfaqësuesit të PD për zyrën elektorale të Adrian Turkut. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).