”Kur një prind fut në punë fëmijën e tij është si ta vrasë atë. Fëmijët janë për tu dashur e adhuruar jo për tu shfrytëzuar si vegla pune” me këto pankarta në duar dhjetra fëmijë të shkollave të Tiranës kanë marshuar sot përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të sensibilizuar për t'i thënë stop punës së fëmijëve.

Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Punës së Fëmijëve, UNICEF dhe Save the Children tërheq vëmëndjen e autoriteteve shqiptare për marrjen e masave konkrete për ndalimin e fenomenit të shfrytëzimit të fëmijëve për punë.

Pavarësisht se numri i fëmijëve që punojnë raportohet të jetë në rënie në dekadën e fundit, puna e fëmijëve mbetet një sfidë globale.

Sipas raportit të INSTAT të 2012-ës, 57,000 fëmijë në Shqipëri punojnë, 8.2% e tyre midis moshave 5-17 vjeç.

Fëmijët e moshës 5-13 vjeç përbëjnë 28,5 për qind të fëmijëve që punojnë ndërsa 80% e fëmijëve që punojnë angazhohen në bujqësi në punë të papaguara në tokat e tyre.

Studimi Kombëtar i UNICEF dhe Save the Children për fëmijët në situatë rruge, i realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqënies sociale raporton 2.500 fëmijë në situatë rruge në Shqipëri.

Këta fëmijë janë të angazhuar në punë të rrezikshme, kryesisht lypje në rrugë ose larje e xhamave të makinave. Fëmijët që punojnë në shumicën e rasteve mbeten jashtë sistemit arsimor madje deri në braktisjen e shkollës.

UNICEF dhe ILO raportojnë se 11% e fëmijëve të moshës 5 deri 17 vjeç (ose rreth 168 milionë fëmijë) punojnë në gjithë botën.

Pothuajse një e treta e fëmijëve që punojnë janë të angazhuar në punë të rrezikshme që kërcënojnë shëndetin, sigurinë dhe zhvillimin e tyre. UNICEF dhe Save the Children i bëjnë thirrje autoriteteve që të marrin masat e duhura për parandalimin e punës së rrezikshme për gjithë fëmijët dhe t’ju sigurojnë atyre arsim ciësor dhe gjithëpërfshirës.

2 Komente

I urrej keto seremonira fasada, kur mijera femije robrohen.Shofim femije 6- 10 vjec te ngarkuar me gure mineral kromi! Shtylla e tyre e njome e deformuar..Te behet dicka konkrete more njerez dhe jo nga keto ceremoni qe te bejne te kresh zorret nga goja ! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).