Dëmtohen disa prej skulpturave në parkun “Rinia”, në qytetin e Korçës. Skulpturat që i  përkasin artit bashkëkohor, të realizuar nga artistë të ndryshëm të botës, janë rrëzuar nga platformat e tyre gjatë natës nga disa persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja është denoncuar nga Bashkia e Korçës, e cila ka publikuar në rrjetin social “Facebook”, foto të skulpturave të thyera.

Bashkia denoncon aktin e paprecedent te demtimit te skulpturave te parkut.
Mbreme jane rrezuar forcerisht nga platforma e tyre dhe jane demtuar, nje pjese e skulpturave te parkut, vepra te artit bashkekohor, realizuar nga artiste nga vende te ndryshme te botes, pjesemarres ne simpoziumet nderkombetare te skulptures te parkut organizuar nga bashkia.Ky eshte nje veprim antiqytetar qe cenon dhe fyen pa perjashtim cdo qytetar te Korces qe po shijon kete vere parkun e saporikonstruktuar me standarte europiane.Mendjet e nxehta dhe dashakeqe, qe kane kryer mbreme kete akt te turpshem vandal, mbi nje nga investimet me te medha te bashkise, sic duket nuk e dine qe parku eshte i te gjitheve, i cdo qytetari pa perjashtim, pavaresisht moshes, botkuptimit, perkatesise apo bindjeve te tij.
Cdo banor i Korces dhe rrethinave te saj distancohet sot nga ky akt vandal qe nuk i shkon nje qyteti si Korca dhe denon keqberesit te cilet me aktin e tyre te ushqyer nga mllefi dhe antiqytetaria kane lenduar cdo banor te ketij qyteti.Keto veprime, vec indijates te thelle qytetare, nuk munden dot te na frenojne ne rrugen te pandalshme te zhvillimit te qytetit.
Korca do te vazhdoje te zbukurohet, me parqe e sheshe per qytetaret, me rruge te rikonstruktuara dhe me ndricim, me vepra arti qe i shtojne bukurine dhe vlerat. Dora vandale e erresires dhe regresit do te ndalet nga vullneti, dashuria dhe deshira e cdo banori qe e do Korcen dhe e mbron ate.

Dëmtimi i skulpturave është një rast i përsëritur në parkun kryesor te qytetit.

18 Komente

smiley Nuk di c' mungese kane njerezit e c'fuqizim ndjejne qe te arrijne ne ate pike qe te demtojne artin/te bukuren, te perbashkten.

P.S. Me pelqen hapesira e parkut. Dicka e rralle ne Shqiperi.

Po nuk mundet te vecohet Korca nga barbaret. Vendosni kamera sigurie, kjo eshte zgjidhja.

Forumi rinor i Shup-it ne aksion.. Ne ket qytet ishte qe u ngriten naten dhe shkulen pemet qe kishte mbjell bashkia? Fiksim i kane keto aksionet naten vone ne erresire.. smiley 

nuk e dine qe parku eshte i te gjitheve, i cdo qytetari pa perjashtim, pavaresisht moshes, botkuptimit, perkatesise apo bindjeve te tij...

Ja kete duhet te mbaje parasysh bashkia e Nderuar ne se eshte Korcare . Dihet qe Korca eshte nga me konservativet dhe si e tille duhet menduar Shume sidomos ne keto kushte per te bere nderhyrje.

Ne kete rast bashkia ka shkelur Rende traditen Korcare me sipermarrje te padobishme qe shume mire mund te beheshun Gjetke si risi . Mundej nje punim edhe ti shtohej ketij Parku .

A duheshin prishur ? ..Vandalizem  ??? ..por ka nje arsye ndaj vandlizmit te Kohes per te nderhyre me Gejmbec si bytha te zgjuara ne emer te "bashkekohores " nga  " se ne intelektualet zotrie " ..

Jo ralle edhe ketu lexon pergjithesime per "Qyltyren zotrie " smiley pa ditur  e njohur asnje vecori te Qytetit te Korces e mentalitetit te saj.

Ndoshta sh.Gjembi mund te kete njohuri per "minor details"

Interesant qe njehere ne 4 vjet 3 dite para zgjedhjeve skuplturat ne parkun Rinia prishen.

Dhe ndodh gjithmone sa here Edi Rama eshte ne qytet.

Rastesi?

Dëgjon ti Bashkia? Arti bashkëkohor nuk është korçar, rrjedhimisht mirë të të bënjet, që o t'u mbylltë e mendjes së Parisit të vogël t'u mbylltë. 

Dhe pak tangjent përsëri për Bashkinë e Korçës: O Bashkia e Mësonjëtores, o Bashkia e ABC-së, kur bëni një deklaratë publike qoftë edhe për media sociale si FB, kini mirësinë të respektoni emrin e qytetit që përfaqësoni.  Që do të thotë: pas abc-së është ç-ja e ca më pas edhe ë-ja. 

ku eshte ai miku im Grava, qe nuk beson qe Shqiperia ka ikur per lesh.

 

  • korcareve, keto statujat u hanin buken. (As Franca nuk i qyteteroi dot keta)

 

  •  Dobici i Dulles prish vilat e ballisteve per te vazhduar traditen betonistike te eksibicionistit anarkist.

 

  • 53 % e votuesve te Tiranes, mezi po presin te votojne per Uriah Heep-in.

 

  • Gjinekologu i PiDh-it ben fushate me shalet e grave, me burrat e te cileve ka pire kafe tek shtesa pa leje prej derrase, ne kliniken qe ia fali nje samaritan nga Zvicra.

 

I ka qendruar rebesheve te historise thote miku im. I ka qendruar ore posi.

 

 

Nuk kane nga te shfryhen kafshet ?

eshte vertet çudi, por ne Korçe  akte te tilla nuk jane me incidente, por kane ndodhur shpesh.. mbase me shpesh se ne cdo qytet tjeter ne Shqiperi..  dhe eshte surprize e keqe, e pakuptueshme, per famen kulturdashese qe ka Korca dhe korcaret.

ne Korce jane demtuar dhe vjedhur statuja e monumente bronxi per skrap. madje monumente te Odhise Paskalit..   eshte shembur  shtepia muze e patriotit  Themistokli Germenji..  jane vjedhur mbi 50  piktura  te Vangjush Mios nga galeria e arteve te qytetit etj... vertet çudi!

Na e bejne Greket per inat smiley

mbase e thua me shaka, dakord.   por une kam bindje qe te disa nga keto akte  ''dora greke''  ka qene e pranishme..  p.sh Themistokli Germenjin e kan pas historikisht fiksim ata..  ee, ketij i prishen edhe statujen, edhe shtepine..smiley

pastaj ju keni edhe nje pjese te mire te popullsise filogreke o vlla.smiley

Belulo, ti me duket e ke frekuentu ket establishment . Sad, megjithse konsiderohej si water park i banorve " me ngjyre" ( if you know what I mean )... Wet 'n Wild no more.

http://spacecoastdaily.com/2015/06/break...

moss, vate  ''wet'n wild''.smiley    

nuk e kam frekuentuar,  por e shihja cdo dite, disa here ne dite madje,  ngaqe binte rruga andej pari, (International Drive).smiley,  e me terhoqi vemendjen..

nejse, faleminderit qe e the, se  paska kohe akoma dhe  kushedi mbase e vizitojme perseri..

Cfare flet ore Belul.

Statujen e ka mu ne mes te Korces Themostokliu edhe shtepine gjithashtu.

Ajo qe u prish ishte zyra e krahines Autonome.

Sa per keto prishjet e parkut eshte e treta here qe 3 dite para zgjedhjeve,qe behen gjera te tilla dhe te treja heret ka koinciduar me ardhjen e Rames ne qytet.

Shyqyr qe kane nderprere linjen e tritolit thuaj; mund ti kishin hedhur edhe ne ere. smiley 

kadale, kadale ACDC.. thashe  e prishen statujen e Themistokliut, dmth e demtuan,  por jo qe e kane shkaterruar teresisht ate.. dhe kjo ka ndodhur disa vite me pare..  nderkoh kane vjedhur statuja te tjera ne Korce per skrap.

ndersa  per  ''shtepine/zyre'' e krahines Autonome mbase ke te drejte.. por ne gazeta e lajme u tha: qe u prish shtepia e Themistokli Germenjit, jo zyra..  ja, futi nje te guglluar dhe do ta shohesh..

megjithate, edhe  qe eshte prishur ''zyra e krahines Autonome'',  prape krim historik eshte!  edhe pikerisht  kjo shtepi fiksim i grekeve ka qene, sepse patriotet si Themistokliu  duke e shpallur autonome Korcen si fillim, e shkeputen nga duart e grekeve..smiley

ç'jane keta kafshe, po kamera nuk kish aty rrotull.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).