Në territorin e ish Unzinës Enver, në një fushë që kishte mbledhur inerte dhe rritur ferra për vite me rradhë, Bashkia ndërtoi një park i ri. Parku u inagurua vetëm dy a tre muaj më parë (siç mund të shihet nga pemët e reja), dhe është i vetmi në këtë zonë për kilometra të tërë (parku më i afërt është tek fusha e aviancionit). Ndërsa kaloja aty dje pasdite më bëri përshtypje numri i madh i fëmijëve dhe gjyshërve që kishin dalë në park e luanin ngjeshur tek këndet e lojrave. 
Fotografitë nuk e shprehin dot si duhet, por ndihej se fëmijët gëzonin, dhe e shijonin këtë mundësi për t'iu larguar betonit. Kjo është pamje e rrallë, pasi në Tiranë fëmijët zakonisht i gjen midis pallatesh, grupe çuansh nga tre e nga katër që përplasin topin e futbollit mureve e driblojnë mes makinash të parkuara.

16 Komente

megjithese Edveri ka bere te pamunduren per te penguar punen e bashkise Tirana ka ndryshuar vetem per mire ne keto 4vitet e fundit.  Shpresojme qe edhe kete rradhe qytetaret e Tiranes te dine te zhgjedhin ke te vene ne krye te bashkise

smiley ca s'degjon ketu. po ne ato dy vjet qe s'e bllokonte dot rama, cfare beri? jane ngritur pallatet 30 kateshe si kerpudha. prishi gjithe zonen e gjelber te liqeni per pallate. prishi gjithe zonen e gjelber tek parlamenti per xhami e donte ta bente dhe nje pallat por mire qe e ndaloi rama. pse s'e bllokoka dot rama per pallatet e robve te vet por per gjerat e mira per popllin na e bllokoka rama? ky parku ka kater vjet qe rri i rrethuar me teneqe. cfare ka ndryshuar per mire ne tr prej bashkise keto 4 vjet? ke ndonje gje specifike? edhe qendren e prishi ate qendren qe kishte ne plan rama e harxhoi miliona, pa beri ate qe beri vetem qe te bllokonte projektin e rames. cfaredo qe te jete.

Duhet te jesh kokeshkrete qe te shprehesh keshtu si ty. Te vetmen gje, dac te mire apo dac te keqe, qe ka bere ky kanakari i bashkise eshte leja per shtese kati qe i dha apartamentit te tij privat. Ky eshte tamom dordolec politik. 

Sa kohe ke pa ardhur ne Tirane moj ? 

Mundesia e nje ishulli .Sepse ky park eshte si nje ishull ne metropolin pa hapsira te lira, parqe e lulishte. Eshte nga te paktat gjera qe beri ish kryebashkiaku Basha, si kenga e fundit e mjellmes.Ajo hapsira aty ishte per turp e faqe te zeze, gjithe ferra e shkurre dhe sa here qe e shikoja (sepse banoj ketu afer) pyesja si eshte e mundur te lihet ne kete gjendje ne mes te Tiranes, ngjitur me ankesin e ri te Bashkise ndersa gjetiu pastroheshin ferrat anash autostradave.

Kalojne njerzit aty dhe e shikojne si nje mrekulli, si nje realitet te enderruar, si ndonje qenie ardhur nga ndonje planet tjeter, aq gje e rralle eshte ndertimi nje parku me bar, peme e stola ne Tiranen e ofensives se betonizimit te cdo hapsire publike..Cdo mbremje popullohet me femije, gra, te rinj, te moshuar-te gjithe kane gjetur nje parajse te vogel aty.Ja kaq do robi deri sa te shkoje ne parajsen tjeter.

 

ja , bukuri me parqe. Tamam si ne kohen socialiste, parqe, fusha loje...shetitje ne qetesi , ere lule akacie, pa trafikun e felliqur. smiley

Socializmi paskerka qene kryemodeli i modeleve qeverisese. Kohe te begata ne ndryshim me paramodelet ku njerezit i mbytte tymi i makinave e ndrydheshin brenda per te pare episodin e fundit te telenoveles se tyre te preferuar.

 

fol thjesht mi goc...dukesh sikur je kaps! 

smiley Mire Audrey. smiley

te shkretet kalamaj...njeri-mbi tjetrin...mire qe s'bejne cirk, 7 kalamaj ne nje lisharese

Kjo është pamje e rrallë, pasi në Tiranë fëmijët zakonisht i gjen midis pallatesh, grupe çuansh nga tre e nga katër që përplasin topin e futbollit mureve e driblojnë mes makinash të parkuara.

Blendo, të gjendeshe posht pallatit ku banojmë ne dje e të dëgjoje një 65-67 vjeçar që ata fëmijët të cilët donin të luanin me top, në një rrugë që është dhe qorre sepse ndërtesa është në formë U, i përzuri duke i sharë nga nënë e babë, motër e vëlla, rob, kuç e maç, e ca më keq, të mendosh se zotëria aty ka bllokuar dhe trotuarin që duhej të ishte hapsirë e lirë edhe për ata fëmij, do të ishin ngritur nervat në atë pikë sa do doje ta vrisje në vend. Unë atë ndjesi pata dhe sinqerisht doja të gricej me mua, ndaj dhe mora topin e djalit në makinë e po e përplasja kastile, por nuk u krruajt, se s'do më dhimbsej ai qen e do i thoja burgut hapu. Jetojmë në një shoqëri që mendon vetëm nga lëkura e brenda, njerëz që harrojnë se kanë qenë fëmij, dhe si të tillë ja kemi bërë njëri-tjetrit jetën super të vështirë, por mbi të gjitha, po rritim skllevër, fëmij të mbyllur mes mureve të shtëpisë nga mospasja e një parku të blertë. "parku" në foto është më mirë se hiç për fëmijët dhe një shpresë e vogël, por duhet të ish punuar më mirë dhe duhej të kishte shumë më shumë hapsira tê tilla. 

Rroft betoni. U rroft betoni dhe ndërtuesve, blerësve të tij, por fëmijëve ja u kanë bërë gropën.

Me te madhe ta kishin bere, gjithe ajo hapesire , te kishin bere me shume. Nje playground per femijet e vegjel fare, e nje tjeter per keto me te rriturit. Nejse bereqaves. Na sill pictures prape mbas nja 4/5 muajsh prape. 

me kedo qe flas andej e kane femije te vegjel ankohen se iu jane bere si te nderkryer ngaqe jane gjithe diten ne apartament e nuk kane hapesire ku te bredhin e te djegin energjite e teperta.Qe te ndertosh parqe duhen shembur pallatet e ndertuara bythe mbe bythe.e pakta 5-6 pallate per nje park te vogel lagjeje.nje pallat i vetemn kushton aty tek 1-2  milione euro per te demshperblyer pronaret .tirana ka nevoje per dhjetera mos themi qindra parqe te tilla .te bejme pak arithmetike i thone qindra milione euro per parqe per kalamajte vetem per tiranen.I kane bere keto hesape ata qe premtojne dhe ata qe iu besojne ketyre premtimeve?

Ne fakt eshte e anasjellta. Me me leverdi te prishen 2-3 shtepi private e te behen parqe, se sa pallatet me dhjetera familje. Pallatet e reja, atje ku jane bere, kane distance te rregullt midis njeri tjetrit dhe midis pallateve te kohes se enverit. Rremujen dhe shemtine e krijojne ndertimet private tek kembet e tyre. Dhe ajo rremuje s'ka nisur sot. Ka nisur qe me krijimin e qytetit, se asnjehere s'kane qene ne rregull. Gjithnje me rrugica te shtrembra e te ngushta kane qene, si cdo qytet tjetr i vjeter ne bote. Stili i rremujes ne ndertim u nderpre vetem nga komunizmi dhe u rikthye serish pas renies se tij. Edhe puna e komunizmit, atje ku u la ne mes, duket rremuje prej shtepive private qe ende nuk kishin prishur. Po te shohesh planet e komunisteve per qytetet, gjithe shtepite private do te prisheshin me kohen. Sot, ato shtepi jane zgjeruar edhe me keq, nje meter sot e nje meter neser. Problemi eshte qe dhe po t'ua prishe shteti ketyre shtepive private me qellim per t'i bere parqe, do t'i paguaje metrin katror te siperfaqes. Ndersa ndertuesit e pallateve kane arritur te ofrojne deri ne 30-40% te pallatit per te zotin e tokes duke u mundesuar te ardhura shume te majme. Keshtu qe ata per parqe s'do ta ofrojne kurre token. Me mire ta mbajne shtepi private, nese s'pranon shteti t'u jape leje per pallat. 

Ore ku e mori kete toke Bashkia qe e beri Park ? Kush ja dhuroi, kush ja shiti apo nga e trashegoi ? 

Mentalitet tipik komunist nga ata qe na cajne daullen perkunder komunizmit.Ketu ja rremben pronarit pa asnje shperblim dhe tek liqeni leshon leje per 24 kate ! 

Blija dhe pasi ta beshte te Bashkise beje park se duhet vertete, por mirosh ne mall te botes,  or lulush nuk hahet fare ! 

Profkaxhinj ! 

Ky park e ka habitur lagjen!!!

Jo vetem e e ka zbukuruar, por akoma me teper, i ka dhene fryme. Befas e kupton qe paska qene tere ai milet i mbyllur neper apartamente te vogla betoni rreth e e qark. Tere ata femije qe nuk e njihnin fare njeri tjetrin. Gezojne ashtu si paraplegjiku i gezohet karroces me rrota.

Ama nje park i bere si kembet e pates duhet thene. Ca peme, ca bar vende-vende, ca lodra sa per te thene. Aq modest eshte sa te jep ndjesine qe do te jete shume i perkoheshem, si fusha e "Tomkes". Do te jete mekat i madh sikur te mos i mbijetoje betonizimit pasi aq shume gezojne femije e te rritur per kete hapesire (e sheh ne cdo ore te dites plot) sa gati gati te dhimbsen.

Do t'ju ngrije buzeqeshja nese i ndodh dicka parkut. Gati gati me trishton kur e shoh.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).