IPR Marketing: Voltana Ademi fiton Shkodrën me parashikime deri 16% mbi Keti Bazhdarin, në Durrës Dako 2% para Dumës në një garë shumë të fortë. Erion Veliaj fiton Tiranën me 51%, Dr. Halim Kosova 33.5%, Gjergj Bojaxhi ruan 11%, i palëvizur nga sondazhi i 3 Qershorit.

Rezultari në shkallë vendi për partitë: PS 44%, PD 31%, LSI 12.5%, PR 2% dhe FRD 2%. Sondazhi i IPR-së bazohet mbi një kampion me 1500 votues.

61 Komente

Kush e di afersisht per sa vota luhet ne Tirane dhe sa vota apo % duhen per cdo antar te keshillit? Veliaj dalka 13% vota deficit ne krahasim me kolalicion te cilin perfaqson, pavaresisht supermaxhorances PS-LSI e cila i garantonte fitoren pa filluar gara, dhe pavaresisht investimit personal te Rames ne fushate per te, edhe me spot kryeministror. Do jene duke ferkuar barkun Pandeli Majko e kedo pretendent tjeter te cilet Rama i anashkaloi vetem e vetem qe te katapultonte Veliaj nga sqetulla e tij ne bashki. Meta nga ana tjeter nuk besoj se eshte njesoj i impresionuar si Majko.

Bravo Bojaxhi, por sidomos bravo atyre votuesve qe kete here nuk do zgjedhen "te keqen me te vogel" duke votuar per PS/PD/LSI apo "koalicionin e domosdoshem te qelbesirave". Besoj me shume sesa per Bojaxhi keto 11% vota (plus 4.5% vota atyre kanditateve te tjere te trete sazanguriste) jane kunder PS/PS/LSI.

P.S. Faqja e OraNews per sondazhin e trete te IPR Marketing.

Ti ben sikur nuk kupton apo ben sikur nuk kupton? smiley 

Kandidatet ne Shqiperi jane ekskluzivitet i 1shit te partise, e shpesh mileti voton politikisht per partine dhe 1shin me shume sesa per kandidatin. Megjithate kete dukuri, e me gjithe investimin personal te Rames tek Veliaj, ne pergjithesi e tek kjo fushate ne vecanti, kali i gares se Rames doli si ato breshkat qe ka ne zyre, me 13% deficit. 

Per cdo zgjedhje ka kosto oportuniteti normalisht, keshtu qe Rama duke zgjedhur Veliaj i beri kurban keto 13% te votave te supermaxhorances. Majkon e permenda se u perfoq qe ne sondazhet e brendshme te PS dilte me avantazh ne krahasim me Mr Fikun. Jo vec Majkon, po kedo tjeter te kishte zgjedhur Rama nga 'kuajt e gares' te PS-se do kishte me pak (ose aspak)humbje votash per koalicionin PS-LSI.

Me zgjedhjen e Veliaj besoj se Rama i humbi keto vota (dhe vende keshilli) me vetedije; sondazhet e brendshme mund te mos ia kishin qitur fiks 13% diferencen e Veliaj me koalicionin, por nje njeri qe eshte qofte dhe siperfaqsisht i njohur me politiken shqiptare te ketyre viteve s'ka nevoje per sondazhe qe ta kuptoje se Veliaj eshte nje tip qe s'i ngjit shqiptareve, kushedi sa fiq apo mastico ngjale t'i vesh, qofte edhe sikur te jesh Rama (cuditerisht dhe kjo gje paska limitetet e saj). 

Do thuash ti qe Rama e nguli Veliaj ne bashki si  Nastradini gozhden dhe normal qe s'i plas trapi per partine apo per vendin sa per pushtetin e vet dhe manine per te mikro-menaxhuar e kontrolluar cdo gje. Ok, s'te kundershtoj dot ketu, te gjithe autokratet jane njesoj ne kete pike smiley

epo nashi, gare treshe dhe fiton tjatri me 51% ?? Do me mire ti ??? smiley

Dmth ti po thua mjafton qe PS-LSI e fitojne  bashkine e Tiranes pa le t'i humben 13% te votave per hir te Mr Fikut? Nje fare logjike eshte edhe ajo, po per hir te se vertetes eshte logjike milidele kamikaze. Thuaj ishall s'merzitet Meta aq shume nga keto humbje sa t'i servire Rames ndonej ngjale tjeter lol 

Qe PS+LSI do fitonte bashkine e Tiranes kjo s'kishte diskutim; Rama ne Tirane mori 10+ vota me shume edhe kur kishte kunder LSI dhe komunistet, e jo me tani, tani edhe njeren nga breshkat ta kandidonte ne vend te Veliaj (sikur edhe ate breshken qe rri djathtas) prap te fituar e kishte bashkine. E vetmja pikpyetje ishte me sa perqindje do ta fitonte, e sipas sondazhit po e fiton me 51%, dmth minus %13 per hir te faktit qe vuri Veliaj kandidat.

ore, se me lodhe : ti po thu qe kandidati i majte duhet te merrte 64% ?? (51+13). 

Mire. Bojaxhiu do marri 11%, Ok.  Por i bi qe Halimi te dale me 25% ???! smiley

per mbi 7500  keshilltaret dhe  Veliaj domozdo qe merr me pake se forca e koalicioni, per faktin se ai nuk e gezon  gjith besimin e antarsise vjeter te socialisteve sepse eshte jo  produkt i tyre , jo i dale nga gjiri i tyre, opinioni i tyre apo vleresimi i tyre, por i ...kryetarit ! 

Bilez une e kam parashikuar qe shifra te arrije diku ke 20 perqind me pake.Ai fiton bindshem sepse PD vendosi nje bufon me mentalitet e shprehje katundari ! Por qe e ka merituar shprehjen e dhimshme leshuar bujarisht nga zhargoni i popuilli" burre i mire derziu " ! ...i shkreti etj. etj.

Problemi i vetem i ketij sondazhi eshte fakti se nuk mer parasysh te pavendosurit qe pergjithesisht ne shqiperi jane vota opozite pasi kane frike te deklarohen...po te kalkulohen edhe thjesht si te pavendosur, perqindjet ndryshojne ndjeshem.

Ne Tirane, te pavendosurit per kandidatin jane 10.2% ne kete sondazh kurse per partine jane 12.5%, goxha me pak sesa tek sondazhi i pare, po prap perqindje e larte. Mbase kjo 2.3% diferenca perfaqson me mire ate grup qe thua ti?

Nuk e di sa diference mund te beje kjo, sondazherisht, per nje milet qe ka frike te deklarohet politikisht ne sondazhe, por ustallaret e sondazheve supozohet t'i "peshojne" te gjitha faktoret ne rezultatet e sondazhit, perfshi ata qe nuk deklarohen. Besoj do ta shikojme kur te dalen rezultatet e zgjedhjeve, per 2 jave-2 vjet. 

.

pak veshtire ajo perqindje per Bojaxhiun, kam nje parandjenje qe pjesemarrja ne votime do jete shume e ulet. u shua durresi per kandidate qe vune dakon per here te trete...

ore ka nje sondazh te italianeve ? Si shprehet ai ? 

Ky eshte sondazhi i italianeve. IPR eshte firma nga Italia.

Imagjinoni pas ca vitesh. Erioni kryetar ps-je dhe Rama rrobaqepes

aha ok ! Ahere mbetet te themi sa bashki merr seicili koalicion.? 

Per  mua keta te dinjitetit te marin nga 12 - 14 bashki dhe te jene te lumturm pa vene ne jete planin B, mosnjohjen e rezultatit ! 

o grava mos ka ne plan berisha te deshtoje basha dhe te kthehet vete perseri. eshte e sigurte qe po te beje koalicion me meten fiton serish

Inkasit besonin ne vetine cudiberese te nje bari qe rikthente jeten nga  fillimi, pasi i vinte ne nje gjendje gjumi disi te gjate. Por ata qe e paten  provu ..nuk u ngriten me nga gjumi ! Berisha gjithcka ka nder mendjen e vet ..,diabolike.Por kjo humbje nuk do te jete e gjitha e Bashes edhe pse ai pikerisht atij do tja faturoje...Se ai ka kohe qe ka filluar ta ndjeje vehten fajtor me zgjidhjen ..Basha ! 

me tremb kjo qetesi e pd-se edhe pse e di rezultatin ndaj mendova ashtu. duket si plan afatgjate. meta shkoi te ps, i vrau moralin, i mori votat dhe kur te shkoje perseri te pd do jete dyfishuar, ne mos trefishuar. shtoi kesaj dhe erionin ne krye te ps thjeshte per nje ide se si do jete opozita ndaj berishes dhe metes.

lsi do bashkohet se shpejti me ps. priten rezultatet e zgjedhjeve.

Ketyre te PD-se pasi ua mori nusen edi, po thone tani ishalla po na e kthen mbrapsh me barre dhe e kemi qyl nje trashgimtar. smiley

lsi eshte bija e ps-se. keshtu sic thua ti i bie incest.

 e mire or ti. Si bertiti jevgu? "O Komunalja, na sillni dritat re se po q* kalamojt!"

Pastaj dhe keto te PD-se gocen e komunisteve gjeten te marrin per nuse?

mbreteria e veriut beri krushqi me ate te jugut. keshtu pushuan lufterat.

Epo mire atehere. Sic tha the djali i madh i kulles: per me marre nusen tane kena vone leke gjithe vllaznia, kshuqa edhe do ta punoje gjithe vllaznia.

that gegnisht was so bad, it gave me cancer

kjo do ishte gjeja me e mire per demokracine pasi kthehet fuqia e votes sepse per momentin po vendos lsi kush qeveris e jo vota jone, por kam pershtypjen qe ky bashkim nuk do ndodhe. e para sepse iliri eshte ne borgj me saliun dhe e dyta sepse lsi ka vota majtas dhe djathtas. ca miq te lidhur ngushte me politiken me kane thene qe mes ps dhe lsi ka lufte te ashper.

Me sa mbaj mend, kur u shpall kandidatura e Erionit, i pari qe u deklarua hapur kunder dhe optimist per fitoren e kandidatit te PeDit, fale dhurates se Rames ishte Paloka.

Paloka Doli ne publik e deklaroi: Me kandidatin Veliaj perballe thhhitorja ethhhhte e jona. 

Prandaj nuk besoj ket sondazhin nderkohe qe bindem dita dites qe Shqupi nuk ka per te ardhur me kurre ne pushtet si parti maxhoritare.  Cer do rotacioni te ket ne ate ven, Shqupi ka per te qene ne regres te vazhdueshem.

Paloka tha cfare duhet te ndodhe normalisht duke pare kandidatet po ku ka normalitet nen qeverisjen e dyshes mafioze Rama Meta ? Imagjino nje kryeparlamentar te akuzuar per vrasje dhe nje KM qe promovon krimin ne pushtet

 

 

te marte e mira te marte  me te foluren e Palokes ! 

Sidoqoftë, fushata e dr Kosoves, qe mjaft simpatike. Ajo e folura e shtruar,babaxhane,si te ishin rreth zjarrit duke pjek gështenja, do ngelet ne kujtese si nje dukuri e këndshme e fushatës. smiley

Mos, na kujtove geshtenjat e pjekura, ketej zakonisht vetem ne dimer shiten geshtenjat ne supermarkato smiley 

uu mbarun zgjedhjet rrofsh IPR marketing

solle gezim ne gjirin e popullit neocoms smiley

 

e paska ngrite Derstilen ...smiley hallall Xhibole.

2015 dhe akoma lexon Kunder partive smiley dhe jo praktikave te tyre qeverisese. Ti qofsh xhibole . Plus fjaleve ordinere te Pampersave qe hedh LefTKopeja Rama i anashkaloi vetem e vetem qe te katapultonte Veliaj nga sqetulla e tij ne bashki.... Me kete fjali verteton qe akoma nuk je shkeputur nga "lash nje koment aty "smiley .Merr dhe ca pushim se jane shenja jo te mira.

Sondazhi duket sikur ka ca zbutje per PD-hin qe jane rezultat i Individit Kosova me teper se sa partive .Realisht PD-hi eshte tkurr ne minimum dhe ne se Lul buzequmshti vazhdon me terminologji "revolucionare " do veje ku nuk mba me uje Pilafi .

As qe vihet ne dyshim Fitorja e Velise , megjithse ka shume shoke ketu qe presin se ku do e beje pasi te haje iFiqte ! Dhe Tiransit te jene te bindur se bejne zgjedhjen me te mire me Veliajn , per aq sa eshte perfaqesuar eshte ne te njejten cilesi Pune dhe Sinqeriteti  me Tahirin dhe Beqajn si me te miret nder te mirete qeverisesve aktuale .smiley

Eduard Zaloshnja thote se levizja "Ne Tirana" e Bojaxhiut i ka shanset qe te behet "Ne Shqiperia", per faktin qe jane krijuar kushtet (sipas Zaloshnjes) per pyka qe mund ta cajne sistemin tranzitokorruptiv.

Hmm, ky, Muc Nano, Bushati e ca te tjere kishin goxha shpresa tek ardhja e Rames ne pushtet dhe tek ndryshimi ramist i sistemit berishist. Disa prej tyre qe kur Saliu e dorezoi bllokun e disa te tjere tani pa u bere akoma 2 vjet Rame-qeverisje, keta po zgjohen te zhgenjyer nga enderra Ramëshuese qe paten pare per kaq vite. Kuptohet pervec skuadres se Andrea Stefanit ne media dhe grupit te Idrizit ne Peshk. 

Xhibole... fjale imzot , dhe per me teper te nivelit jo te denje per nje drejtoreshe Derstile. Zaloshnja dhe ata qe lexon ti kane fute Uje prej kohesh , pavaresisht aneve qe pretendojne se respektojne .Jane Regres qe ne ndertimin e Fjalive pasi jane te tejkaluar nga Niveli i Shqiptareve te viti 2015 .

Pykat smileye Zaloshnjes jane shume te admirueshme per Derstilen si terminologji jashte permbajtjeve . Tirana dhe cdo qytet a bashki tjeter kerkon Individe te tejkaluar nga zdromsat e llafollogjive qe me aq sukses mbolli Qeni berisha me Lehje per 25 vjet dhe jane fjalori baze i LefTKopese dhe pampersave te saj .

Kur te harrish ti shikosh gjerat si Proces dhe Transformim pa Zaloshnjet , mbase te jepet edhe nje mundesi e re per te reformuar Derstilen.

He per he me dukesh si anetaret e Biroit te viti 91 qe nuk kuptonin ndryshimet ne KOHE . Merr edhe ca pushime dhe mos u merr me numra ....76 mije Plus tha Meta per koalicionin vetem ne Tirane . Po keshtu ne te gjitha bashkite etj etj .Leji realistet se nuk je ti me shokoqe per kete pune.

Pershendetje dhe mire u lexofshim pas zgjedhjeve smiley

Idriz, mos bej gabim te largohesh per aq kohe, nuk shtyhet Peshku deri pas zgjedhjeve thjesht duke lexuar komente ne shqip e pa patur mundesi per te pare bukurira vizuale si keto hieroglifet e tua.

Leje kaktuso se nuk ze men ai! Une ja kom thone disa here shprehjen ne shqip qe eshte akoma me e qarte po ai prape vazhdo me shkop ne dore.

Me thone ate qe eshte, edhe 1 qen te ishte kandidu do merrte me shume vota se PD-ja. Tani ishalla merr 25% bojaxhiu them une.

Te "betonohet" zhdukja e PD-s duhet te arrij tek niveli i saj i vertet 20% - 22%. Ka ende pune per te bere. Duhet edhe nje 10% tjeter qe deri me 2017 eshte nje objektiv qe duhet te permbushet. LSI sado te cjerre duart me thonj nuk ka per ta kap 20% ne nivel kombetare.

Te henen nuk do  kete supriza, rezultated do dalin ne kohe rekord. Do jete jave e veshtire nga java tjeter per disa. Keto mallkimet dhe klithmat e sotme nuk jane gje. Keq shume keq puna per opoziten e Shqup-it. 

 

 

Lajmi me i mire ketu eshte qe PDhit i mbetet vetem Shkodra. I dyti me i mire - qe Bojaxhiu merr nje perqindje te larte votash, per kontekstin. 

Ndaj me kete rast:

1. RIP PD se bashku me kulturen e militantizmit sahanlepires dhe satelitet pdiste syleshe, gjithnje te gatshem per te sakrifikuar cdo vlere e parim dhe per tu degjeneruar deri ne kufijte e te paimagjinueshmes per suksesin e liderit. 

2. Faleminderit Rilindje, qe e shkele me kembe kete parti rrumpallash, megjithese per shkak se vete je e kompromentuar deri ne palce nuk pate asnjehere guximin dhe dinjitetin e nevojshem per ti cuar pas hekurave horrat e medhenj. 

 

Si ta kuptojme kete titull ...!

ipr dhe ora news kane bere per hesap te vet nga nje sondazh me vete apo si? 

aty jane paraqitur vetem sondazhet e ipr....

nejse ..lajme ALLA shqiptarce smiley

 

Po shume von u kujtut dhe kjo tregon qe nuk e keni mendjen. Sipas ligjit kandidatet nuk mund te zevendesohen me, keshtu qe kesaj radhe ka me e bo kryebashkiaken. Mbas 4 viteve do te zgjedhim nje tjeter me te mire. Hajt mo u merzisni, vreni punet t'uaja, se per te tjerat kemi rilindjen.

Jam jashte prurjes e nderuara Drejtoresh , pasi per zgjedhjet ke te besh me anale ..

E sheh e lexon Xhib ..Dy nga me te zgjuarit e PPU , dy Leshkot tipike te PPU smiley , kane ardhe njeri pas tjetrit te frymezur nga bashkebisedimi Yne . Shembull i njohur i stileve "here poshte e here lart " njeri tjetrit .

Nuk e kam kot paralajmerimin "merr ca pushim " se tani ka pjellori Gjembecesh per ushteqim te ..kujt ? he po e gjete smiley

Te perqafofte LefTKopeja ishalla ku e ke katandis veten smiley

Une them qe ka ardhe vakti te bohena pak p... s... ene ne tironcit. Ne duhet te urojme qe Veliaj te fitoje ne Tirone e qe PS te humi ne gjithe Shqiperine. Duke qene se keta rigroposesit e kane deklaru pothuajse hapur (Dako e tha hapur fare) qe qeveria do mbeshtesi vetem bashkite ku fito PS, atehere te gjitha fondet do i mori Tirona.

Le te realizohet deshira e Xhemol Tafajt qe betohej se kishte me e bo Tironen si Kajro smiley

 

Personalisht kam simpati per Bojaxhiun. Por sic kam kohe qe nenvizoj, votat e tij jane te gjitha te "rrembyera" nga kampi i majte. Madje me saktesisht mendoj se jane gjithe vota te PS, ( sepse votuesit e LSI-se ndjekin verberisht padronin e tyre sic bejne PD-istet pas Berishes), duke qene se elektorati "mavi", fal nje niveli emancipimi me te zhvilluar se sa partite e tjera, eshte edhe me autokritiku ndaj politikave qe ndjek elita politike e partise qe simpatizon. Thene shkurt, eshte i vetmi elektorat ku ka ca individe qe nuk jane skllever ne kerkim te nje padroni.

Pikerisht, nga kjo bindje me lind dyshimi se kandidatura e Bojaxhiut mund te jete pjelle diabolike e mendjes perverse te gjyshit te Shqupit. Nuk do me cudiste. Ne fund te fundit ne keto 20 muaj opozite ka shfryre gjithe fantazine e tij, duke filluar nga tritolet e komanduara, deri ne kryevepren e sjelljes se avionit ne Divjake. 

Shume e drejte. Ja psh kuazimo(n)do ka deklaruar qe voten e tij te majte do ja jape Bojaxhiut.

Pra, me nje fjale une jam viktime e mashtruesit dhe kriminelit boteror sali? Po te jete keshtu, une ndryshoj vendim por nuk besoj qe Bojaxhiu te jete legen si lul kanakari. Apo jo Gjembo? Nje mendim i yti do te vleresohej nga une.

jo jo sje viktime. je i emancipuar. smiley

berbero, une nuk e besoj ate qe thote shkruesi nga Italia. Ti e beson? Teorite konspirative jane interesante. Edhe avionin ne Divjake e paska sjelle Saliu.

nuk besoj qe Bojaxhiu te jete legen si lul kanakari

Kuaz, ne fakt, Bojaxhiu eshte shume here më legen se lul katunari. E di pse? Sepse Luli esht legen i emeruar (nga Argita, ti kaq e di), ndersa Bojaxhiu, para pak vitesh, ka shku me punu me deshire me PDhin.

E kupton tani diferencen ?

STALKER, jo per ta mbrojtur por Gjergji shkoi aty jo thjesht per simpati te " doktorit" por e orientuan bazuar mbi te kaluaren e familjes tij( nga dajat ka 8 te pushkatuar  ne nje familje) dhe per te bere me te hapur PD( rekomandimi direkt i Amb..Amerikan) Mirepo ku hante pyke pronari i PD dge rezistoi duke dhene gjithenje mendime ndryshe, gjesa ju kundervune hapur fare te nxitur nga " pronari PD ." 

Ndaj je i lutur qe ta heqish ate fjalen " legen" si llagap i pamerituar per Gjergji Bojaxhiun

Kot per lloqe pazari grave: PD-ne, në terma partiakë, e ka bo Moi, Gramoz Pashko dhe pike.
Kush ka vene kemben ne PD pas 6 dhjetorit te vitit 1991, eshte legen e shku legenit.

 

* prova e kesaj qe them eshte fakti me se i thjeshte se personit qe i permenda emrin me lart nuk i shkeli kemba ne PD qe nga ajo date e deri sa mbylli syte. Te tjeret (legenat e tjere), po.
çdv

.

edhe kete: nuk eshte rastesi qe, te vetmin qe ne keto 25 vjet nuk vu dot poshte Saliu, ka qene pikerisht Pashko (i cili padyshim do te ishte 'njeriu i forte' i politikes shqiptare te viteve '90-2000 : Shqiperia me te gjitha gjasat do te behej republike parlamentare me kryeminister te forte, post qe po ashtu me te gjitha gjasat, do e kishte Gramozi). Pikerisht kete kuptoi Dr. Peshtyma kur prishi kontraten politike me 6 dhjetor te 91 (prej nga dhe më pas projekt-kushtetuta presidenciale ... etj etj).

Duhet te ishe vertet LEGEN ti afroheshe nje force te tille politike nga ajo date e tutje, duke e ditur fare mire qe ajo ishte vene TERESISHT ne funksion te nje njeriu.  Te gjitha keto marrin akoma me rendesi po te kemi prasysh se te gjitha forcat kryesore pas 90s kane pas dhe kane programe ekonomike liberale, pra problemi nuk shtrohej ne terma sistemikë por thjesht dumbabiste. 

Kur nga pozita e nje militant te flakte i nje njeriu (Rama) i cili sot eshte ne pushtet per hir te--dhe me--Ilir Meten (Ilir fucking Meten!) akuzon dike (Bojaxhi) per faktin qe pardje ishte me PD/Berishen, ne koherencen e argumentuesit dhe logjiken e ketij argumenti krijohet papritur nje lugine me e madhe sesa The Grand Canyon.

Por, duke qene vete kaq shume brenda ne te, ben vaki qe s'ja gjykon dot (appreciate) thellesine. 

P.S. Bojaxhi would say "Say yes to BE, say no to beeeeeee" smiley

une them qe eshte mungese grand-canyoniane argumenti qe te hidhesh nga PDja tek PSja (per te cilen, Rama nuk eshte 'askush'), nderkohe qe PD=Saliu.

   Them se qe te dyja partite e medhaja do te humbasin ne keto zgjedhje.Le ta nisim nga Rilindja.Do kete nje humbje prej jo me pake se 70- 80.000 vota, per shkak te kostos reformave dhe per shkak te mos berjes se atyre gjerave thelbesore per te cilat mori  aq shum vota.

   PD do arrije humbjen me te thelle ne historine e saj dhe kjo eshte humbje jo vetem e saj por per gjithe fatin e demokracise shqiprare.Sepse kjo parti mbeti robe e ish liderit te saj i cili e perdori edhe i ikur me turp, per mbrojtjen e vet, te bemave te veta te panumurta, si nje repart i gatshem zbori, i cili ruajti nje istikam te demshem dhe nuk u lejua te krijonte nje shtab te rinjsh qe duke reflektuar mbi te kaluaren te ofronte per qeverisjes vendore njerez  me vizion .Ne Tirane Pd do te duhej te ofronte jo modelin e Qazim Mulletes te Levonjes, i cili u ofrua si nje shalqi me prove, por nje inxhinier vizionar si Gj.Bojaxhiu apo nje tjeter i cili te thosh : Ne kater vite do mund te realizoj keto gjera te cilat nuk jan prekur ose jane shkatrruar..Lal Qazimi i Levonjes tha " Pune e jo fjale, por sa duket e pati llafin per te ...komunales  dhe se premtoi qe do hynte ... shpi me shpi ....per i kafe ! Luli eci ne kopim  temodelit motamo shemtire e salihut , sepse ai kurre nuk mundi te arrinte ate qe Salihu e beri shkelqyshem si lider kreativ.Por duke patur nje shpirt katean u kthye ne shtrigani i politikes ne krye te nje force shprese.Dhe e beri parti shtrigane.Ndaj dhe katandisi e tille.Qe nga kjo pike PD duhet reformuar teresisht ...ne se salihu nuk do ta ktheje nga e hena ne shtab mbetur rrugeve duke  u ankuar, qare e shperdoruar edhe humbjen ..se gjasme ja vodhi Rama Meta.Perkundrazi do jene zgjedhjet me te mira  si zgjedhje shqiptaresh...! 

Rilindja do te shperdoroje triumfin duke e quajtur teresisht merite te saj, kur nuk eshte hic e tille.Sepse ne kete shqiperi te mjeruar , nuk kam arresye te besoj qe paska edhe te fituar ...Ne Ps duhet rikonceptuar qeverisja per te hartuar Doktrinen Zhvillimore te Shqiperise.Nuk e kemi joooo! Rama nuk ul prapanicen me shkencetare dhe vizionare por si kaporral  dhe krijues fjalesh kombinative pervijon imazhet per qevertisje serioze por jo qeverrisjen serioze ! 

Ky vend nuk del nga gjendja pa kapur bazen per zhvillim.Bujqesine dhe industrine perpunuese te ushqimeve e turizmin serioz

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).