Kompania italiane IPR-Marketing ka zhvilluar baterinë e dytë të sondazheve në Shqipëri për televizionin Ora News. Kjo kompani zhvilloi sondazhe për këtë televizion edhe në vitet 2009 e 2013, para zgjedhjeve dhe ditën e zgjedhjeve. Në 2009-ën, rezultatet e zgjedhjeve u përputhën saktësisht me rezultatet e sondazheve tw saj, dhe në 2013-ën, pothuajse u përputhën saktësisht në nivel koalicioni. Opozita ka akuzuar sot nga foltorja e Kuvendit se Sondazhi është i pabesueshëm dhe i paguar nga mazhoranca, ndërsa drejtuesit e RTV Ora News janë shprehur sa kanë marrë kërcënime mbrëmjen e djeshme nga segmente të pakënaqur me rezultatin e sondazheve. IPR Marketing, parashikoi saktë edhe zgjedhjet vendore të së dielës së shkuar (31 Maj 2015) në Itali.

Mbrëmë, në televizionin Ora News, IPR-Marketing prezantoi rezultatet e sondazheve për tri bashki kryesore – Tiranën, Durrësin, Elbasanin. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor të sondazheve është plus/minus 3%.

Sipas IPR-Marketing, në qoftë se zhvillohen sot zgjedhjet në bashkinë e zgjeruar të Tiranës, Erion Veliaj merr 50% të votave, Halim Kosova merr 33%, Gjergj Bojaxhi merr 11% të votave, dhe të tjerët marrin 6%.

Në sondazhin e para një muaji të IPR-Marketing, kuota e Veliajt ishte 15 pikë poshtë koutës së koalicionit që e mbështet atë, ndërsa sot është vetëm 10 pikë poshtë tij. Nga ana tjetër, kuota e Kosovës është pothuaj e njëjtë me të koalicionit që e mbështet atë. (Partite jashte koalicioneve marrin 4%)

Në bashkinë e zgjeruar të Durrësit, gara është më e balancuar. Vangjush Dako, sipas IPR Marketing, merr sot 54% të votave dhe Grida Duma merr 44% të votave. Epërsia e Dakos ishte vetëm 2 pikë në sondazhin e para një muaji të IPR-Marketing, ndërsa tani është 8 pikë.

Në bashkinë e zgjeruar Elbasan, Qazim Sejdini, sipas IPR Marketing, merr sot 66% të votave, ndërsa Ardian Turku merr vetëm 34% të votave. Kuota e Sejdinit është e përafërt me të koalicionit që e përkrah atë.

IPR Marketing do të zhvillojë në vazhdim edhe sondazhe të tjera, që me gjasa, do të na tregojnë një ndryshim të raportit të votave të mësiprme, sepse një pjesë e mirë e të anketuarve janë ende të lëkundur në të tria bashkitë e zgjeruara.

Erjon Veliaj fiton Bashkinë e Tiranës

Koalicioni i majtë në Tiranë është rritur me 3% që nga hera e parë e sondazhit të IPR Marketing ku gëzonte mbështetjen e 60% të të pyeturve. Tashmë koalicioni ASHE mbështetet nga 63% e qytetarëve të intervistuar. PS ka një rritje të lehtë nga hera e kaluar, nga 43% në 44%. Po ashtu edhe LSI e cila ka shkuar në 12.5% nga 11% që ishte më 13 Maj.

Partia Demokratike ka një rënie të lehtë me 1% duke marrë mbështetjen e 30.5% të qytetarëve të Tiranës, nga 31.5% që ishte më 13 Maj. Koalicioni i djathtë  po ashtu ka rënie të mbështetësve. Nga 35.5% që ishte më 13 Maj, ka shkuar në 34%.

Erion Veliaj do të fitonte zgjedhjet nëse ato do të mbaheshin sot me një numër votash më të madh se sondazhin e parë. Ai merr 50% të votuesve të Tiranës. Veliaj shënon një rritje të përqindjes nga 45.5% që ishte në sondazhin e parë. Halim Kosova përkundrazi ka shënuar një rënie të mbështetësve në 33.5%. Kujtojmë se në sondazhin e parë, Halim Kosova merrte 35.5% të votave.

Rezultati mbetet surprizues për kandidatin e pavarur Gjergj Bojaxhi, i cili vijon të mbajë ritmin e sondazhit të parë. Pavarësisht se ka një rënie prej 1.5%, ai është në kuotën e 11% të votave, një rezultat që nëse konfirmohet ditën e zgjedhjeve, është spektakolar për një kandidat jashtë siglave kryesore të partive në Shqipëri. Më pas në listë janë Sazan Guri me 3%, Arben Tafaj me 1.5% dhe Dhimitër Muslia me 1%. Të pavendosurit këtë herë janë në shifrën e 17.9%, një shifër që mbetet ende e lartë. Gara e Tiranës për kryetarin duket se është e mbyllur, në favor të Veliajt, por ka edhe 17 ditë fushatë, që do të thotë se asgjë nuk është e sigurtë. Të presim e të shohim. Gjithashtu qytetarët e Tiranës i kanë dhënë përgjigje pyetjes së kush do të fitojë në rang republike dhe përgjigjet e tyre kanë qenë: ASHE – 59.2%, APPD – 12.5% dhe Nuk e di -28.3%. Vihet re se koalicioni i djathtë është në minimumin historik të tij, qoftë kjo edhe sipas një perceptimi të qytetarëve të Tiranës shprehur perms sondazheve. E djathta ka një detyrë: T’i rikthehet punës

Vangjush Dako fiton Durrësin, Grida Duma pëson rënie me 3%

51% me 49% ishte rezultati i Bashkisë së Durrësit në sondazhin e parë të IPR Marketing më 13 Majin e shkuar, duke premtuar kështu një garë të hapur dhe të fortë mes dy kandidatëve , Vangjush Dako i së majtës dhe Grida Duma e së djathtës. Në këtë sondazh të dytë elektorati durrsak ka ndryshuar dhe ka ndryshuar në favor të Vangjush Dakos.

Kandidati socialist është rritur me 3% duke shkuar në 54% të mbështetësve durrsakë ndërsa Grida Duma ka rënë me 3%, duke marrë 46% të votave. Një rezultat i mirë ky për kandidatin socialist, i cili thuajse nga një garë e barabartë, tashmë e sheh veten me një përqindje më të lartë duke e qetësuar pak nga hera e kaluar, ku performanca e kandidates demorkate kishte çuar garën pothuajse në barazim. Megjithatë pavarësisht thellimit të diferencës, ky nuk mund të jetë një rezultat dekurajues për Grida Dumën, e cila mund të rekuperojë në të njëjtën mënyrë këtë përqindje deri në 21 Qershor. Të pavendosur për këtë bashki janë 18.1% e elektoratit.  Gara në Durrës mbetet e fortë. Kush mendon se mund ta parashikojë rezultatin, Durrësi ka surpriza për të gjithë ju.

Ashtu si kandidati i majtë, edhe koalicioni i majtë ka një rritje të lehtë prej 1.5%. Më 13 maj ASHE ishte në kuotën e 57%, ndërsa sot është në kuotën e 58.5%. E kundërta ka ndodhur me koalicionin e djathtë, i cili ka një rënie me 1%. Nga 41.5% ka shkuar në 40.5%. Rritje kanë shënuar edhe partitë kryesore të maxhorancës, PS dhe LSI, 42.5% dhe 10.5% respektivisht kurse në sondazhin e parë, këto parti kishin 41.5% për PS dhe 9% për LSI. Partia Demokratike nuk ka ndryshim nga sondazhi i parë pasi ka të njëjtën përqindje mbështetësish prej 36%.

Njësoj si në Elbasan, lideri më i pëlqyer edhe në Durrës, është Edi Rama me 57% të votave. E ndjekin Ilir Meta me 43.3% dhe më pas Lulzim Basha me 32.5%. Përsëri kemi një paraqitje të mirë të liderit të LSI, Meta i cili është lideri i dytë më i pëlqyer i durrsakëve. Lulzim Basha duhet të bëjë akoma më shumë punë me partinë e tij për t’i hyrë në zemër shqiptarëve, megjithëse siç e thamë, koha mund të jetë në favor të tij. Sali Berisha edhe në Durrës gjendet në kuota minimaliste të karrierës së tij me 28.2% të besueshmërisë.

Interesante është edhe një pyetje tjetër e sondazhit ku të anketuarve durrsakë i kërkohet se kush do t’i fitojë zgjedhjet në nivel kombëtar në kuadër të koalicioneve. 54.6% mendojnë se do t’i fitojë koalicioni i majtë ASHE dhe vetëm 16.3% mendojnë se do t’i fitojë koalicioni i djathtë.

Sejdini fiton Elbasanin me 66% të votave, kundrejt Turkut me 34%

Qazim Sejdini do të fitonte zgjedhjet nëse ato do të mbaheshin sot me një rezultat të thellë përballë alternativës së opozitës, ish deputetin Ardian Turku. Sejdini do të merrte 66% të votave të qytetarëve të Elbasanit, ndërsa Ardian Turku 34% të votave. Kjo është një diferencë e thellë në favor të së majtës dhe ndoshta është një rezultat që mund të shuajë edhe kritikat brenda së majtës që vinin kryesisht nga deputetë të këtij qarku. Një rezultat i keq ky për të djathtën e cila mbase duhet të bëjë më shumë për të rritur performancën e saj.

Koalicioni i majtë në Elbasan gëzon rreth 64.5% të elektoratit përballë 32% të koalicionit të djathtë. Gjithashtu edhe kjo diferencë është e konsiderueshme për dy koalicionet duke risjellë edhe njëherë në vëmendje rezultatin e Qershorit 2013. Bie në sy që të dy kandidatët marrin më shumë vota se koalicionet e tyre. Qazim Sejdini me 1.5% më shumë dhe Ardian Turku me 2% më shumë. Të pavendosur për të votuar janë 17,5%.

Pyetjes se kush do ti fitojë zgjedhjet në nivel kombetar, në sondazhin e Elvasanit të anketuarit I janë përgjigjur 57.7% koalicioni I majtë dhe 13.3% koalicioni I djathtë.

84 Komente

velia sme ngjit. bicim picibythe qe i njitet udheheqesit nga prapa si zorraxhi. pale na bo dhe fushate si obama gjasme shih o popull, une jam modern. shko re mole. 

halimi so per ate pune. ka per te vegjetuar ne bashki. plus skam asi lloj respekti per kta hajdute modernë qe punojne dhe ne shtet dhe bejne klinika private (ndertese pa leje) ne kurriz te shtetit dhe fukarenjve. o shtet o privat halimo, mos mil ca te dali para. 

gjergji shume i mekët dhe ska shpjeguar sa pare ka, si i beri dhe me kryesorja ca i ra nkoke qe u be pjese e pd-se. gomarllik me brire. ka akoma kohe ta beje mea culpen. po prape ka nje cehre qytetare dhe duket  qe shqetesohet sinqerisht per qytetin. po te isha atje do votoja gjergjin si e keqja me e vogel jo si alternativa me e mire. 

 

ka ardhur koha qe ne keto pozicione partite te vendosin tekniciene e menaxhere, jo figura politike. 

Nese  Meta,sipas sondazhit, gezon besimin e shqiptareve ne masen 47.5% ka dy mundesi:

1) Sondazhi eshte i manipuluar

2) Shqiptaret kane ikur per lesh nga trute e kokes.

Jo jo, per ate piken e dyte e ka dhene Pjeri me kohe diagnozen e sakte. 

" Edhe unë dakord jam ".... tha Gomari .

"Dy mundësi ka .Ose Ura të ngrihet në drejtim të rrjedhës lumit ose në të kundërt të saj "

ca shpartallimi

 . smiley

Pse ka ra Grida nga sondazhi i shkum? Mos ka bere ndonje gafe si puna e atij te cilesise se dillit?

Pra, ka hera e funit diferenca ishte 2 purqin tani vojt 10 purqin me Dakon. Po si keshtu?

Mbahu Grida !

 

Nuk ka ra Grida.

Sondazhi eshte i manipuluar.

Ilir meta 47.5% popullaritet/  smiley

Ore qe Grida nuk merr aq sa e ka nxjerre sondazhi e di une. Grida po te kape 33 purqin duhet ta quaje fitore te madhe dhe duhet te pretendoje te behet Kryetare e PD-se.

Kot per debat.

cfare ka bere Vangjush Dako qe te marre voten e durrsakeve?

se dyti te tera sondazhet e brendshme te partive si PD si PS nxjerrin Griden fituese ne Durres.

kot per debat, ca kishte bo Sali Berisha dhe Ilir Meta qe te merrnin voten e shqiptareve ne 2009?

Deri ne 2009 qeveria Berisha ka qene ne performance shume te mire.
Ndertoi gjithe infrastrujturen rrugore dhe futi gjithe gangsteret ne burg.

O korento a te thote gjo fjala Gerdec? Nese po a e ma men qe ka nodh ne 2008-n?

Ahhhh po ke te drejte. Delijorgjin e futen ne burg.

Kete here jane dhe durrsjanet ne loje, jo vetem durrsaket.

Nga 12 000 votat qe morri Agron Duka ne Durres ne zgjedhjet politike, gjysma nuk i shkon Grides, sepse Grida u be sebep qe mos kandidonte Duka.

Pra Grides i duhen minimum 6000 vota te mbuloje dificitin qe i krijohet.

Grida eshte keqkuptuar ne mesazhet qe ka dhene. Tha qe do ta fillonte punen me Bishtin e Palles. Njerzit menduan "ehu, akoma aty i paska ngel sahati kesaj, s'paska mendje per pune"

Po ti maskara je, ajo dihet !

Plako, s'kam piken e fajit, vete e kishte ne dore, mund ta fillonte nga kepi i Rodonit, nga Currilat, nga Katundi i Ri, nga t'ja kishte kokrra e qejfit. Cer dreqin deshi tamam me Bishtin e Palles? smiley

Je duke thene qe gjuha vete atje ku dhemb dhembi ti ?

 

 

Nuk them asgjo, e paska thone inglizi fiks thote Roni. Une paraqes faktet, interpretimin ta boje kush te doje. A rrejta gjo qe ka thene vete qe do ja filloje nga Bishti i Palles? Do prova? Kaq mbuloj une, jam gazetar jo langaraq smiley

E pse te pilqeka fjala e inglizit me shume se fjala e popullit me dhembin qe dhemb dhe llapen?

Frojdjan sllip i thot inglizi. 

Pse ka ra Grida nga sondazhi i shkum? Mos ka bere ndonje gafe si puna e atij te cilesise se dillit?

Po e mori ne qafe intervista qe donte ta jepte ne anglisht, prandaj. Kur e pyeten se si do e fillonte punen si kryetare bashkie e Durresit, Grida u pergjigj ne anglisht: "I shall beginn it with a cocktail!"  Kete fraze tani, gazetaret e moren dhe e perkthyen ne shqip fjale per fjale me: "Do ta filloj me Bishtin e Palles!" smiley Kjo fjali iu duk njerezve si puna e atij me 20% e permiresimit te diellit edhe thane, kjo goca paska hik prej fiqiri.

Dmth Grida eshte denuar pa te drejte e kane keqkuptuar, thjesht nje lost in translation. smiley

 

Nuk ka shans Bojaxhiu se s'ka as floke.

E kam me ironi, per ata qe s'e kuptuan.

kjo do jete fitore publicitare smiley

Nderkohe, Armand Shkullaku i pergjigjet "fituesit" per sulmet personale :

..Nuk është sulm personal nëse unë kam informuar për një dasëm që zhvillohet si serial dhe trajtohet nga qeveria si aktivitet kulturor. Në këtë rast nuk është nusja, por “paja” që qeveria i jep dhëndërit ajo që përbën problem.

 

Nëse qeveria prokuron para pa tender apo kompani marketingu vihen nën presion që të përfitojë dikush, nuk është vëllai si individ por “vëllazëria” që e trajton paranë publike si trëshëgimi familjare. Këto nuk janë sulme personale.

 

Erjoni mërzitet që i përmenden apartamentet apo prenotimi i një vile dhe thotë që unë kam shtëpi pesë herë më të madhe se e tij. Do ishte normale të ishte kështu, sepse unë punoj në këtë profesion që nga 5 janari 1991 dhe nuk i kam bërë paratë duke shitur fiq, po Erjoni me çfarë të ardhurash e bëri pasurinë e tij? Ky është detyrim publik për zyrtarët dhe jo sulm personal, për të treguar burimin e të ardhurave dhe pasurisë, që paratë e taksapaguesve të mos bëhen rrush e kumbulla, pavarësisht se dikur ke shitur fiq.

 

Pra e konsideroj se do të ishte normale që të kem një shtëpi më të madhe se Erjoni, por nuk e di a është kështu dhe nëse ai i ka deklaruar edhe shtëpitë që mund të ketë në kodra e rezidenca banimi në Tiranë. Erjoni mërzitet që nuk del 24 orë në ekranin e tv, por ky fakt nuk më bën mua siç pretendon ai këshilltar të Halim Kosovës. Për fat të keq të Erjonit (ai do kishte dashur të ishte ndryshe) nuk bëj pjesë tek ata që ai i paguan herë me paratë e marketingut të ministrisë, herë me projekte që i menaxhon po vetë dhe herë më lirë, me dreka dhe darka ku shpërndan kasetat e takimeve të tij me popullin.

 

Erjoni në intervistën e tij për AbcNews shkoi edhe më larg duke bërë një deklaratë tërësisht të dënueshme. Ai tha se në Abc nuk paguhen sigurimet shoqërore dhe se ai e dinte këtë fakt për shkak të detyrës që ka patur si ministër. Nëse qënka e vërtetë përse nuk e ka bërë publike atëherë, e ka ruajtur për shantazh ndaj medias apo si bllof të paturp për të sulmuar nën brez?

 

E gjithë ky shpërthim i Veliajt vjen sipas Shkullakut për faktin e thjeshtë se pasi ai dhe njerëzit e tij i kanë mbyllur gojën shumicës së medieve, ata shqetësohen edhe për të vetmit zëra kritikë.

e ka ruajtur për shantazh ndaj medias apo si bllof të paturp për të sulmuar nën brez?

smiley Vetem pyetjes "a i paguan sigurimet shoqerore te gazetareve nuk i pergjigjet Shkullaku. Hec Shkullak, jepi, i paguan apo jo? 

Ai ven paska hik per lesh smiley

 

Anjoranta Fiqo, E harrun Sali Bollekun. qe e beri ate vend  Xhehnet, xhehnet e boni. aty rrot me rrot me gjermonin.

phaaa sa i peshtire ky Veliaj ..... gjynah Gjergji

s'besoj se do jete kaq i thelle distanca, perpos rezultatit, tri partite konservatore jane po i ruajne pozitat e vjetra.

kjo trego qe shqipet jane ende ne gjume

Meta - Besueshmeria qe mileti ka tek Meta eshte vetem 20% me pak sesa besueshmeria qe ka tek Rama. Ne zgjedhjet e 2013 te gjithe flisnin per surprizen e katerfishimit te deputeteve te Metes (krahasuar me 2009). Ne qershor 2013 Meta mori rreth 1/4 e votave ne raport me votat e PS, pra ishte me 75% diference votash. Sot, vetem dy vjet me pas eshte me 20% diference besueshmerie me Ramen. Dakord qe votat dhe besueshmeria s'jane e njejta gje, por gjithsesi ne raport me njeri-tjetrin, ose Meta ka ecur me shpejt, ose Rama ka ecur me shpejtesine e breshkave te tij, ose te dyja bashke. Kushedi sa here zgjohet nga gjumi Rama duke pare enderra me gjelle ngjalanikesh pushtetmarres.  

Bojaxhiu - Nje njeri jo pa bagazhe politike, dmth ish funksionar i nje partie tashme te shpartalluar e diskredituar, konkuron pa parti (dmth s'ka as thaset e parave te korrupsionit, as media-veglat e partive per agjitprop) por megjithate vazhdon te kete mbi 10% ne sondazh. Me shume sesa vleresim per te, ma ha mendja qe ky rezultat surprize tregon zhgenjimin e e Tirane-miletit nga kasta politike, jo vetem nga Ngjaleanca por dhe nga opozita e delendisur Bb (B e madhe e Partise, bythe e vogel e Partise). Kjo besoj ilustrohet dhe nga fakti qe tipa si Sazan Guri kane 3%, por dhe emra anonime si Arben Tafaoi kane 1.5%. 

BasheBerisha - Tirana, ashtu e perbere edhe nga maloket te cilet disa peshq i kane po aq inat sa kane inat muslimanet ne pitesemes se Afrikes (fotot e te cileve s'ngopen se postuari lol) ka besim dy here me shume tek Meta--politikani i vetem tranzi-shqiptar i diskredituar me bllok-presh ne dore/video--sesa tek Basha dhe Berisha. Kjo ilustron diskreditimin e PD-se si parti (cfare zhgenjimi per ata qe u perfshine me pasion ne levizjet anti-moniste, nga partia e demokracise se Dhjetorit tek partia e Sali psikozatorit) por dhe faktin qe kufoma politike Berisha vazhdon te jete kolateral kancerogjen per ate parti. Veshtire te thuash si do ishte PD sot sikur te mos kishte ne krye nje kukull te zgjedhur--dhe te perlyer edhe me procesin e zgjedhjes--nga Berisha, por padyshim me mire se kaq. 

Nuk e di nese IPR Marketing i ka publikuar diku te dhenat e plota te sondazhit (ne Shqiperi dhe te huajt legenosen) apo ka publikuar vetem ato tabelat qe ka tek artikulli i Ora News, por me me shume te dhena do kishte me shume hedhje drite per keto e ceshtje te tjera. 

 Tirana, ashtu e perbere edhe nga maloket te cilet disa peshq i kane po aq inat sa kane inat muslimanet ne pitesemes se Afrikes (fotot e te cileve s'ngopen se postuari lol) ka besim dy here me shume tek Meta-...  [Sondazhi i IPR Marketing: Veliaj fiton në Tiranë. Titulli i shkrimit]

E kshu ti Xhibo, i thote mjeshtri ketij studentit, qe cdo deshire qe do kesh do te plotesohet ne vend, po te mos mendosh ne mes te mendimit per the pink elephant. Po e bente dot studenti? Jo, nuk e bente. Po ti?

O Xhibo e ke vone re ti sa i djeg ... kur i permen indirekt?

Veshtire ta masesh sot ne retrospektive, por s'do cuditesha nese zhgenjimi i popullit per Ramen pas dy vitesh qeverisje te tij te jete me i madh sesa zhgenjimi per 4 vitet e fundit te qeverisjes se Berishes, nje njeriu i cili (Berisha) kur erdhi ne pushtet prap ne 2009 kishte nje mal skandalesh e bagazhesh politike per afro 20 vjet.

Meta nderkohe la e me la, dhe dicka eshte per te thene dhe popullin qe ka nje besueshmeri te tille per nje njeri korrupsion-etalon si Meta. Besoj me shume sesa per 'moralin e popullit' kjo reflekton ate paradigmen fukarallek-maskarllek, por dhe kapitullimin e shpreses (sot per sot te pakten) per nje shtet funksional dhe dorezimin tashme me vullnet te popullit tek sistemi i pashait qe t'i zgjidh punet. Me kujton ate fenomenin qe ne anglisht quhet learned helplessness; dmth ka te beje me faktin qe, kur nje qenie (njeri apo kafshe) e percepton qe nuk i shpeton dot dickaje negative (tortures, agresorit, etj) i dorezohet dhe nuk ben me perpjekje per te shpetuar apo ndryshuar situaten. 

Ose te pakten keshtu shpresoj qe te jete; do ishte me e trishtueshme sikur besueshmeria e larte per Meten te shpjegohej me shume per arsye te moralit te miletit (moral i cili ne vetvete ndryshon pas nje kohe te gjate abuzimi; shih p.sh. vjedhjen si dukuri tek ne shqiptaret para dhe pas monizmit). Ju qe jetoni ne Shqiperi mund te reflektoni dicka me shume ne lidhje me kete pike.  

Sa duhet te jete gezuar Mami nga ky sondazh , i hodhi leket ne Drejtimin e Duhur.

Shit nje fik sot te fitosh nje bashki mot - do behet shprehja e popullit. Thuaji Pjerit te mos merret me stilolapsa per FRD apo me bursa e karboneobligacione por te investoje tek fiqte.

*shit ne shqip jo ne anglisht ë

Fiton me i miri. 

PËR QYTETARËT, JO PËR KRYETARËT

Tirana është qyteti im i mrekullueshëm. Edhe pse prej vitesh, është keqadministruar, është cenuar në identitet, është abuzuar me të nga etja për pushtet e pasuri, ajo prapë ka energji, ka forcë, ka guxim sepse ka njerëz që e duan dhe dëshirojnë ta kthejnë në një qytet ku ia vlen të jetohet e të ndërtohet e ardhmja.

Sot, Tirana ka nevojë për një kryebashkiak, që punon për qytetarët dhe jo për klientët. Ka nevojë për një kryebashkiak, që nuk e përdor bashkinë si organizatë partie, por si institucion ku mendohet e punohet për të ardhmen e qytetit. Mbi të gjitha, Tirana ka nevojë të drejtohet me integritet, profesionalizëm e kurajë.

Unë kam një plan të thjeshtë, realist e të ndershëm për Tiranën. Kam vullnetin dhe lirinë për t'u shërbyer qytetarëve. Interesat e mi janë të lidhur vetëm me qytetarët. Unë jam dhe do të mbetem gjithmonë qytetar si gjithë të tjerët.

Sinqerisht,
Gjergj Bojaxhi

Ja se del sondazhi i pavarur i pales tone javen tjeter. 

Qe Velia fiton ne Tirane as qe diskutohet. Por, duhet punuar dhe bindur njerezit qe te votojne edhe Bojaxhiun per tia kaluar Kosoves. Keshtu jane rreth 17% te pavendosur. Duhet te vendosin dhe tia japin voten Bojaxhiut. Une per vehte Gjergjit do ja jape, ndersa per keshilltaret do te abstenoje. Dhe kjo duhet bere per ti treguar Rames dhe PS-se se qytetaret nuk duan te vendosen marioneta ne krye te pushteteve lokale, por njerez me dinjitet dhe aftesi menaxhuese. VOTONI GJergj Bojaxhi!

Por, duhet punuar dhe bindur njerezit qe te votojne edhe Bojaxhiun per tia kaluar Kosoves.

Pra ti do ja jipke Bojaxhiut jo sepse vertet beson ne te dhe do ndryshim, por thjesht per "ti thyer hundet" Kosoves; qe te humbe sa me thelle. smiley

  Po sillni ore nje model zgjedhjeje per kryetar bashkie andej ku jeni, ku kullosni, ku votoni, ku merzeni  a u marte e mira, se  keto ketu i shofim  e i ndjekim me nga afer se Ju ! Deftonani nje gje qe te themi, ja vane po dhe kane pare dhe kane mesuar...per te na deftuar ...se coc  mesuat.

 Cili eshte qellimi, kuptimi a dreq drejtimi i ketij palo blogu, katanisur ne fole karavidhesh ? Keshtu tha ai keshtu i tha kyja !? 

Intelektualet tane ...perjashta ! 

po c'te themi e grave - ketu shume (nga albanezet) s'kane te drejten e votimit keshtu qe i bien me nje vize te kuqe ketyre puneve....

pastaj ... ketu ku jam une nuk behet ndonje fushate e madhe per bashkite ... biles biles shume njerez as qe e dine se kishte votime. Po tu vesh veshin letrave qe te vine ne poste do shikosh ca pamflete se kush po kandidon per bashkine. Keta tipat organizojne takime lagje me lagje. Paraprakisht shperndahen ca fletore qe tregojne pik se pari mbi c'fare ligjesh/gjerash ka fuqi bashkia dhe per cfare ndryshime propozon njeri apo tjetri kandidat ... te dime dhe ne se c'behet. 

Ne zgjedhje lokale Tek ne premtohen parqe ndonese kemi parqe pa fund si dhe te qenit prane komunitetit. Bloomberg qe e mbajti mire me Demokratet e Republikanet, e ndejti 8 vjet kujtohet per Aleancen me Biznesin e ndertimeve qe lulezu an me shume se kurre 8 vjecarin e tij. Taksat lokale vetem ngrihen dhe ankesat e qytetareve sot aty perqendrohen. Ne Shqiperi nuk funksionon Modeli Amerikan. shqiptaret nuk paguajne taksa, duan lulishte ne prone te privatit, dhe ankohen per shtetin.  Nuk e ka fajin Modeli se si Fushata e Bashes para 4 vjetesh ashtu Edhe ajo e Erionit sot ere Amerike bie por produkti del i dobet se fatkeqesisht Shqiptaret nuk punojne si Amerikanet apo Gjermanet. Kerkojne Model....zgjidhje te lehte e te magjishme....nuk ka dicka te tille. Pune e sakrifice e Individualizem e Jo kolektivizem, ky eshte Celsi i suksesit. Eshte rruge e gjate.

Lebetitso, ti je p!%&e e vecnate dmth qe punon ne Amerike e ata shqiparet qe jetojne ne Shqiperi jane dembela qe s'duan te punojne po presim zgjidhje magjike? 

Ose e ke rezen e analizes te shkurter (no offense) ose te ka pjerdhur trute ngjala dhe ke frike t'i vesh fajin sistemit e politikaneve se Rama eshte ne pushtet aktualisht, keshtu qe e ke me kollaj t'i vesh fajin njerzve qe qenkan dembele qe s'punojne e s'duan te paguajne taksa. Keta njerezit sapo dalen nga Shqiperia dhe shkojne ne nje vend perendimor u bekan puntore dhe taksapagues, por sa jetojne ne Shqiperi cne, qamet dembele qe e besdisen Ramen dhe Bashen me kerkesa per gjera absurde si pune dhe parqe publike. 

Keto s'jane syze amerikane lebetitso, jane syze ngjaliane. Hiqe ngjalen se te ben mase ne tru smiley

nuk ndejte shume larg pa e xhibllos c'do teme ... 
ne nje ane ke njefare te drejte te argumenti jot por duke pare vetem ngjala te ka dale nje ngjale ne maje te ballit ... 

Tha gje lebetitsi qe "sapo erdha ne amerike u bera puntore"? Nuk tha! 
Ti pret qe nje shqiptar ta prishe gjithe ameriken e ta beje dembele? 

Nejse se keto jane budalliqe por ...as long as... Rama eshte ne pushtet, hajde tja ngulim. 

Jo mer ngjalist jo, atij s'i calon vetem ngjala por argumenti pike se pari.

Shqiptaret nuk kane as bishta as flatra, jane/jemi njerez si gjithe te tjeret. Diferencen (se pse Lebetitsi/ti/une/tjetri punon ne Amerike/Evrope e jo ne Shqiperi) nuk e bejme ne po fakti qe ne Shqiperi eshte ajo gjendje qe eshte e ne Amerike/Evrope ka me shume pune/perspektive/te ardhme/etj, ndaj dhe shume prej nesh kemi lene familjen e vendin tone dhe kemi emigruar ne nje vend te huaj; nuk e beme ne Perendimin, e gjetem.

Nuk e kane fajin puntoret per faktin qe ne Shqiperi nuk ka pune, dhe qe te punosh duhet t'i puthesh bythen Metes/Rames/Bashes dhe legenave te tyre. 

Tani ti kape argumentin ketu dhe coje tek pse nuk ka pune ne Shqiperi e pse jane gjerat akoma ne vend numero edhe pas 25 viteve tranzicion dhe do ta kuptosh qe fajin s'e kemi as ne shqiparet e thjeshte qe kemi emigruar as ata shqiptaret e thjeshte qe jetojne ne Shqiperi. Fajin e kane pikerisht Berisha, Nano, Rama, Meta, etj, keta nje grush njerez qe e qeverisen dhe e mbajne peng ate vend si prone skllavopronaresh. 

Ndryshimi eshte tek fajti qe juve delet miltante (milidelet) fajin e beni beni me rotacion sipas faktit se kush eshte ne pushtet ne Shqiperi; kur eshte ne pushtet partia juaj, fajin e ka populli/dicka tjeter, kursesi pushteti. 

Por, dhe kultura i ndryshon njerzve po ti shkerdhesh per 25, 45, apo me shume vjet rresh. Por eshte varileshse te thuash si puna jone nga maja e Amerikes/Evropes "ata nuk punojne, jane dembela, etj". E pranoj qe dhe une kam paragjykime apo ankesa per popullin ne Shqiperi, por te pakten une i kam ne aspektet sociale; kurrsesi s'mund ti ve fajin njerzve te thjeshte ne aspektet politike per gjendjen e Shqiperise sot, jo se do ishte herezi, po se do ishte e padrejte ngase e pavertete. 

Xhibo ti paske rrjedhur komplet. Shqiperia ka shume zhvillim keto 25 vjet por i mungon ajo safety net per te pambrojturit e dobesi infrastrukturore. Shqiperia ndryshon cdo 2 a 3 vjet  e menyre drastike fale punes se Shqiptareve. Kush e pjerdh Rama Meten a Berishen per pune? Nje pakice sepse administrata eshte e vogel prandaj shumica e popullsise nuk voton por ben gjene e duhur kerkon te manaxhohet. Shko ne Shqiperi cdo vere e mos thuj budalliqe se Shqiperia nuk ka leviz per 25 vjet. Po shkove ne Shqiperi ne me pak se 5 vjet humbet.

Shiko, une normal qe nuk e njoh Shqiperine si nje qe jeton aty. Ama nese une shkoj disi me shpesh apo me rralle se ty nuk na jep shume avantazh kjo, sepse besoj qe te gjithe kemi familje e miq aty qe jetojne dhe ate realitet e kane jete, ndryshe nga ne qe e kemi vetem diskutim. Une njoh boll njerez qe jetojne aty dhe ne pune te mire dhe ne pune te keqe dhe pa pune. 

Ironikisht ama, te jetuarit jashte shpesh te ndihmon ta vleresosh me mire te teren dhe ta shikosh ne perspektive dhe krahasim me boten. 

Shqiperia eshte nje shtet banane--xhungel krahasuar me Perendimin (nuk po them detyrimisht krahasuar me Ameriken apo Gjermanine, por per turp edhe krahasuar me Greqine, fundin e Perendimit). Thua s'duan tia dine njerzit per poltiken e korruptuar, e ke gabim. Ti sikur miliarder te jesh dhe te kthehesh nga Amerika e te jetosh aty, do perballesh e kufizohesh se s'ben nga rrjeta e merimagave te sistemit polit-mafioz, i cili nuk e ben cdo aspekt te tij me qellim qe te ta nxije ty jeten, por shpesh ngaqe s'e can trapin fare per jeten tende , e shikon pushtetin vetem si mjet per te te rrjepur, realiteti eshte i tille aty, qe ne rruge, spital, zyra, kudo. 

Shkaba krenohet me Komunen e Parisit, aty mund te vdesesh p.sh. se s'hyn dot ambulanca apo zjarrfiksja te te shpetojne se ashtu i ka dhene lejet e ndertimit ai Ngjalengrenesi (ai qelloi ne krye atehere, besoj kushdo qe te ishte nga soji i tyre, pavaresisht partise, njesoj do kishte bere, se Tirana ishte nje lope qe duhej mjele se bente shume qumesht me ndertime). Ose mund te te vrasen si qen se s'ka drejtesi; kur vrane dhe shefin e policise ashtu ne mes te Tiranes jo me njerez te thjeshte si ty e une. Imagjino sa vdekje ne tranzicion s'kane gjetur kurre drejtesi, e s'po flas vetem per mijerat e cmendurise se Berishes ne '97 (se nuk e dorezonte pushtetin ai pavaresisht sa vriteshin) por gjate gjithe viteve te tranzicionit. Ose sot e ke punen e neser s'e ke e do t'i puthesh bythen se s'ben politikes se qelbur. 

Nje shtet qe s'ka drejtesi dhe pune/ekonomi minale eshte vari lesht. Nuk behet shteti me parulla e fasada e duke paguar shtrenjt konsulente te huaj per slogane dhe reklama. 

Xhibo, fori po me thoshte para ca ditesh per nje mikun e vet qe kish  ble apartament me te lutme tek 230 000 usd ne Tirane. E di sa takse paguhet per ate property... tek 400 ....ose 500 USD NE vit...aty tek ty pa nje 3500usd nuk ja hudh. Shqiptaret kane ndertuar nje lloj shteti te bazuar ne njohje e jo model weberian. Individi i lire dhe i pasur kurse shteti i dobet. Zbrit poshte juvenilias tek stadiumi .... vilat e rrulit me shoke lluksoze kurse trotuaret para shtepive cope cope. Lluksin qe kane mrena vilat e apartamentet jane mbreselenese. Kjo eshte perzgjedhje kulturore me te drejte se ata kan zghedhur te jetojne aty. Ti dhe une ikem, ata jetojne te lumtur. Para 10 vjetesh ne kohen e Rames se pare, te gjithe ne mburreshin me pallatet e larta qe mu mu dukshin kot se nga qytet gratacielash vija. Sot i shajne si betonizim. Cmimi me u ndje i barabarte me Perendimin. Mire a keq, une atje sa her shkoj gjej njerez te lumtur e njerez qe ankohen. Por ka gjalleri e para si edhe fukarallik....dil nga spitali e shif nje popull ne rruge tu shit si ne Kandahar por shko tek blloku e do shofesh pjeshka e me thone qekan hapur strip klubet ene gjate dites. Administrata dembela mo...kafe e te pispillosme. Ja u bofte zoti mbare por modeli amerikon aty spuno. Veliaj e Bojaxhiu si amerkon model kan por kta kritizeret i shofin me antipati.

Une nuk e di ke quan ti model amerikan, por per mendimin tim problemi nr 1 ne Shqiperi (dhe vende ne zhvillim por ne vend numero si Shqiperia) eshte korrupsioni, i cili sjell mungesen e shtetit funksional, e pastaj gjerat behen rreth vicioz e ortek (snowball effect). 

Rama e kishte te drejte aksiomen qe "sistemi korrupton njerzit" por te pasinqerte ngaqe ai ishte--dhe eshte--nje nga ata kryesore te atij sistemit, ai pra, me Berishen e Meten e Nanon etj eshte nje nga ata qe e kane bere dhe e mbajne ate sistem, si Kryeminister ai eshte sistemi sot me shume se kushdo. Berisha normal qe eshte me shume fajtor se Rama dhe cdokush tjeter per ate sistem te instaluar aty, eshte nje fare padrino i atij sistemi, ishte me monist-enverist (jo vetem per teseren e partise, por per menyren se si operonte) se komunistat te cilet shante nga podiomi per te mashtruar miletin. Kryesorja eshte qe ai sistem ia fut te gjitheve, kujt me shume kujt me pak, se eshte sistem tribal e jo shteteror, ku njeshat shfrytezojne dyshat e treshat, dmth piramide maskaralleku. 

Si ndryshohet sistemi? Nuk ka zgjidhje magjike sic thua ti, por kryesorja eshte qe duhet evidentuar dhe mbajtur ne fokus problemi, shkaqet kryesore te plages. Sa kohe qe njerzit nuk merrem me pemet e sistemit dhe nuk behen dege te tij (ca me nje e ca me nje tjeter cub te sistemit) eshte pozitive. Por dhe te aktivizohen, apatia dhe dorezimi nuk jane zgjidhje. Ai qe e ka ne terezi sot ne Shqiperi se ka nje pune a biznes a e ka mire me X apo Y ne pushtet mund te ndihet komod me dembelllekun e te berit fresk njeshit, por pare ne perspektiven afatgjate edhe ai e ka ne b%the si te tjeret qe jetojne aty, se ne planin afatagjate sistemi i korruptuar gjithmone do fitoje ne kurrizin tend, si kazinoja ne kurrizin e atyre qe jane te fiksuar pas kumarit. 

Pastaj, ok ka gjalleri ne Tirane se ka shume popull, por dhe me shume oportunitete sesa ne pjeset e tjera, por Shqiperia nuk eshte vec Tirana, e Tirana nuk eshte vec ato pjeset e bukura apo njerzit qe e kane ne terezi.

P.S. Fakti qe shalet e Bllokut ta heqin petllen smiley s'eshte shume domethenes ne kete analize lol. Ama, fakti qe po te kerkosh ne Google images me fjalet "shalet e Bllokut" fotoja e pare qe te del eshte ajo e Berishes, eshte teper teper teper shale-ogur-zi smiley

Rama e kishte mire qe fajin e ka sistemi por jo tek premtimet qe  bente sepse Rama nuk eshte sistemi dhe gjykatesve e prokurorve tu rruaj bishtin. Rama po ben ate qe premtoi Berisha ne fillim, denime te rasteve ekstreme. Ajo Putana e arsimit te fierit hengri 9 vjet sot e i biri 3 vjet, te tjeret kan vrare e skan bo kaq vite burg. Shtetin do e bejne Shqiptaret, gjykatesit e prokuroret shqiptar e jo lideri, ....kur te jemi gati. Pavaresisht genjeshtrave te Rames, ai ka nje pike te forte qe ta fut sado afer ta kesh pasur.....dhe besoj kjo pelqehet edhe nga populli. Do shofim zgjedhjet.....nese Rama nuk humbet popullaritet mbas levizjeve jo popullore mbi ndertmet me tritol e faturat e energjise atehere ka shanse qe ta rendoje doren vitet e ardhshme per te bo shtet. Po humbi zgjedhjet do bohet limonate....do inauguroje rruge me gershon ne dore keto 2 vjet deri zgjedhjet e tjera. 

Sa per Tiranen, jetohet kendshem Mars Nentor, pabarazi do kete dhe ai eshte motivimi i perparimit dhe jane me Perendimor se Fqinjet...hiq GreQine. Ato gocat tek bloku kan 2 celular secila dhe ndryshe nga cthuhet tek peshku per mungese proteinash...mosha e mesme eshte obeze nga te mbingrenet e kandidate per semundje kardio vaskulare se hane shume mish.

P.s. Edhe bojaxhiu ene erioni arsimim amerikan kan ...basha para 4 vjetesh kishte edhe stafin amerikan. Modelet e transplantuara veshtire te funksionojne per ndryshime reale ne terren per ti prish mendjen miletit para 4 vjetesh modeli amerikon i Bashes ne fushate ishte kali i betejes.

Po te futesh tek detajet/pemet ashtu si thua ti e humbet pyllin. Fakti qe pas 2 vitesh ne pushtet u fut ne burg nje nivel i ulet arsimor nuk eshte hic domethenes, nderkohe qe Rama shkon e formaton serverin e tatimeve pa filluar pune. Do thuash ti "po Berisha"; absolutisht qe Berisha ka bere me keq po ky s'eshte argument qe ndihmon gje, vec i ben fresk njeres ane te sistemit vs tjetres. Plus qe ne fjaline e me pasme ti aludon se drejtesine/gjykatesisht s'i ka ne dore Rama. Dmth kujt i takon merita e burgosjes se saj? Nuk ka rendesi hic ai detaj ama, rendesi ka si funksionon shteti ne pergjithesi, pranvera nuk vjen me nje lushnjare te burgosur. 

Ndaj them qe s'ja vlen te debatojme me detaje se sa e si Rama vs Berisha se ato s'kane rendesi per mua, per sa kohe qe ata jane fytyra fajtore te te njejtit sistem, jo se them une po se ashtu veprojne ata.

E, s'eshte pune modeli Amerikan, s'jemi qenie te ndryshme nga bota qe te na duhet te ri-shpikem rroten e shtetit funksional.

Nese do me thoje boll me filozofime te pergjithshme baraslargiste dhe ec na thuaj cfare duhet te bejne njerzit konkresisht ne Shqiperi sot e neser, do thoja cdo gje qe e dobesn kete sistem dhe qe krijon hapesira per dicka te re/ndryshme (te votosh Ramen vs Berishes vs Metes nuk eshte te kerkosh dicka te ndryshme, por fytyra te ndryshme te se njejtes mut-gje). P.sh. voto Bojaxhiun ne keto zgjedhje jo vec per meritat e tij por se nuk eshte pjese e ketij sistemi njesh-partiak dhe votat per te jane vota kunder ketij sistemi. Nese neser pas humbjes se zgjedhjeve Bojaxhiu do behet me sistemin, sic u be Bamiri me Ramen ne keto zgjedhje (do i kete ofruar ndonje pace qe s'mund ta rrefuzonte) pas humbjes ne 2013, beji cicin atij dhe shiko dike tjeter qe do kandidoje si i trete/pavarur, apo shiko dicka tjeter qe ben dobesimin e sistemit dhe krijimin e hapesirave. Ideja e shtetit jo e njeshave pra.

Ketu padyshim futen dhe angazhimi qytetar, p.sh. protestat e tubimet mirfilli qytetare (dmth jo te organizuara nga partite), ndaj e vleresoj fort ate protesten per armet kimike, se pavaresisht rrethanave ishte e rralle ngase beri dicka kunder sistemit dhe nuk ishte nje fasade e sistemit si protestat e autobuzeve qe bejne partite. 

P.S. Pi te derrit me dehu gromesira e rakise se sistemit sonte qe bera gjithe keto komente lol

  Me fal per nderhyrjen Tirans ,por gabon shume kur thu se ai qe blen nje apartament  230.000 USD paguaka  400-500 USD 

    Degjo konkretisht: Para nje muaji une shita nje apartament 106.000 Euro.Qe ta dini, paret nuk ven direkt ne llogarine e shitesit por te noterit , nga ku pritet te kthehet Certifikata e Pronsise zyrtarisht nga Zyra vendore e Regjistrimit Pasurise,ne emer te bleresit pasi qe edhe te jete paguar deturimi shtetit.Perllogaritja e takses behet mbi bazen e cmimit references per zonen kadastrale perkatese rrahur me 15 perqind .Tek ky aparatament me mbajten 6480 Euro.Ndersa tek nje apartament tjeter me siperfaqe tre here me te vogel , por zi zone siper  ish MAPO - s Tiranes Re ku cmimi i references eshte 1400 euro per meter katror( njesoj me ish Bllokun) detyrimi qe pagova( gjithmone e paguan shitesi ) rezultoi 7210 euro .I ka vdek nena pagesave si dikur,  harrojeni ! Edi Rama e ka qindis mire kete pune edhe pse mua hic mire nuk me ka ardhur.Ne vitin 2009 une kam pagu aqe sa thoni ju per te njejtat serfaqe ...Dhe e vija cmimin sipas marrveshjes me blersin ...!Ketyre hesapeve u ka vdek nona ..! 

   

Kishe Kohe qe me rrije larg e boje mire se une jam nga ata pickkkk qe dine shume. Suzet ngjaliste nga syzet bojaxhiste, Bushatlliste a Shkullakiste nuk ndryshojne. Modeli amerikan ne Shqiperi nuk funksionon. Jo per faktore gjenetik apo racor. Njeriu i pare rrjedh nga Africa pra mos ma sill me argumentin racor.  Ne Shqiperi, Greqi ItAly spanje portugali punohet me pak ore ne jave e paguhen me pak taksa. Ky eshte element kulturor. Prandaj Shqiperia sdo jete USA apo Gjermani dhe kjo nuk eshte gjo e keqe. Ne Shqiperi administrata paguan 23% takse shumica sipas deshires e ti pret te kesh te njejta parqe si ne Gjermani apo Canada? Eshte arithmetic e Jo argument racor. Rama apo ngjala nuk Hyn se Rama kur ishte ne pushtet ne bashki si e kam thene me siper nuk u perpoq per rritjen e hapesirave te gjelberta se aq dinte....ishte i verbuar nga gratacielat si shume Shqiptare inferiore ne ato vite. Pikerisht kur Shqiptaret shkojne ne Canada e behen qytetare shembullor tregon se eshte me lehte te emigrosh Shqiptar se te importosh shtetin Canadez. Prandaj duhen vite mbas rrokipujes 25 vjecare. Ti ke problem ti kuptosh keto gjona se ke Bi bel Lapsin e Fahri ShkullKut. Ngjale thote Partia krym thu ti.

P.s.nderkohe Rama po  vazhdon nje fushate shume efektive elektorale per tu respektuar. Kur do nxirrni ju nje kandidat te denje per ta perballu apo do vazhdoni...ngjale....beqir....

nn

US eshte federate e madhe shtetesh, veshtire te besh krahasimin. Zgjedhjet lokale kalojne pa shume zhurme dhe me shume pak shpenzime. Zgjedhjet behen me 2 raunde. Ne qytetin tim kishte 13 kandidate ne raundin e pare. Nuk ka kryetar partie apo keshill qe vendos; kandidimi eshte i lire. Aktivitetet jane te thjeshta - bashkebisedime ne qendra te lagjeve, shtrengim duarsh ne stacion trenash, pub, supermekata etj. Ka edhe debate ne raundin e dyte ku perballen.  Diskutohet per gjera praktike dhe konkrete - permiresim transporti, shkollat, investimet. Nuk ka premtime madheshtore si ato qe behen ne Tirane. Zakonisht fitojne njerez qe kane lidhje te forta me komunitetin, qe vijne nga familje te thjeshta dmth qe kane afinitet me njerezit e thjeshte/punetoret dhe qe kane aftesi manaxhuese. Roli i keyetarit te bashkise nuk eshte trampoline per gjera me te medha.

Zgjedhjet per guvernator dhe senator jane gje krejt tjeter. 

Bojaxhiu ben fushate tipike Amerikane per zgjedhje lokale.

P.S. Une jetoj ne nje qytet shume me te madh se Tirana, nuk di gje si eshte ne qytete me te vogla ose per raste te vecanta si NY. 

Zakonisht fitojne njerez qe kane lidhje te forta me komunitetin, qe vijne nga familje te thjeshta dmth qe kane afinitet me njerezit e thjeshte/punetoret dhe qe kane aftesi manaxhuese. Roli i keyetarit te bashkise nuk eshte trampoline per gjera me te medha.

hahahahahhahaha

Po leje o vlla Ameriken se eshte tjeter materjal. Krahasoji zgjedhjet me ate Olelebolen e Zimbabvese a Nenexhikut ça ja thone smiley

Veliaj dmth e fiton, sipas sondazhit! Nuk di pse s'më duket çudi aspak, me gjith atë reklamë që po i bëhet gjithandej, edhe një çoban delesh po të ishte do e fitonte me patjetër. Reklama shet mallin, abc-ja e tregut, po nëse malli vlen në të vërtetë, kjo është pikëçuditse me pika pafund.

Kam pershtypjen se cobani e fitonte dhe pa reklam, se popullsia 'elitare' gjasme qe jeton tashme ne Tirane eshte e mbushur me DELE

Edhe bastuni i cobanit fiton ne Tirane, Elbasan, Korce, Fier, Vlore, Gjirokaster, Berat, Lushnje, Sarande, Pogradec etj, nese ka siglen e PS-LSI. Akohen pastaj pse keq-qeverisemi dhe gjejne zgjidhjen e shpejte : ja mbathin nga syte kembet ose kerkojne letra apo azil neper 4 anet e Botes.

Shume peshq vune re disa gjera te cuditshme deri diku ne sondazhin e IRP Marketing, si psh se gati 1/2 e Shqiptareve i besonin Ilir Metes (a thua valle u harrua 7% i videos qe solli 21 Janarin nga socialistet?), apo se Rama kishte gati 60 % popullaritet aktuliasht pas 2 vite qeverisje "te dale ku te dale".

E vume re te gjithe shtimin e diferences se "votave" sondazhore midis kandidateve ne favor te kandidateve te qeverise, kur peshqit qe kane jetuar ose jetojne ne Perendim e kane fare te qarte se diferencat midis kandidateve sa vjen e zvogelohen me afrimin e dites se zgjedhjeve. Thene kjo per rastin e Durresit, ku diferenca ishte vetem 2 % heren e kaluar sipas IRP Marketing (51-49), tashme kjo diference kaloi ne 8 % (54-56) ne favor te Gjush Dakos, modelit te Erion Velise.

Emisioni investigativ Ca Thu' i Agon Channel sjell nje nga arsyet e 'ngritjes' ne Durres te Gjushit ne sondazh (e njetja gje vlen dhe per Kavajen).

Ça Thu: Skandali i manipulimit të listave të zgjedhësve në Durrës

 

(kliko ne link per Videon e plote)

 

Dyshimet për manipulim të listave të zgjedhësve, që janë denoncuar nga forcat politike, janë paditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe po hetohen nga Prokuroria, nuk janë më vetëm dyshime. Emisioni investigativ “Ça Thu” sjell provat se si në Durrës dhjetëra e qindra votues janë shtuar nëpër lista me adresa banimi fiktive. Madje historia shkon deri atje sa disa familjare janë regjistruar sikur jetojnë ne lulishte apo garazhe për tu kthyer në votues të qytetit të Durrësit.

Harrojne Left, harrojne.

Harruan dhe cfare beri ai bastardi i Vuqidolit me 1997 dhe me 1998 qe e leshoi shtetin ne toke, sic harruan dhe piramidat, sic harruan Gerdecin.

Pse me ben ta ndyj gojen ne kete dite te bukur pranvere?

Nese ti po me thua se sot matemi me standardet e 1997 apo 1998, qofte dhe nga pikemja e zgjedhjeve, une jam plotesisht dakord me ty!

Por besoj edhe ti ke pritur ndonje permiresim te situates dhe jo kthim ne vitet e luftes civile.

Po jo mer Left se ata qe bene Gerdecin po bejne si Shen Meria, dmth sikur nuk e kane ngjy fare dhe lypin dhe vota.

Po ai ndonje fjale per Lul Bashen qe ishte Minister i Bredshem me 21 Janar si ta bejme ta harrojme ?

Tani e kupton perse Meta eshte aty me 7 % e bllok ? Qe te kete nje vegje PD-ja te balancoje bemat e veta.

Nejse varja. Ti mbase ke te drejte e nuk pajtohesh me keta qe harrojne. smiley Je si une dhe Grida.

Filloi fushata,vershuan keta koqe-robotet e PD-se si Lefti & co. Cfare do lehin pasi te mbaroje e te humbin.

Je dhe ne amerike zotrote dhe duhet ta dish se kjo eshte Democracia dhe liria e fjales dhe e mendimit. Dëm me te madh i bejne njerezit si ju qe nuk 'lehin' por sillen si dele.

Si mund te rrish pa reaguar nese je qytetar, kur te vertetohet se listat e zgjedhesve po mbushen ne minute te fundit me njerez qe "banojne" ne lulishte, kur mediat dhe sondazhet blihen ashtu sic blihen votat dhe njerezit, duke filluar nga nje pale jeans e nje thes miell, e deri te 20, 50 apo 100 euro per te tjere, kur kartat e identitetit te emigranteve qe nuk votojne kurre fallcifikohen (e provoi Agon Channel serish), ku ne lista ka kandidate me te kaluar te erret kriminale si ky tjetri me poshte ?

Rrëfimi i ish-zyrtarit të PS: Kandidati ynë, tutor prostitutash

 

 

Pas largimit të një kandidati të PD, i cili akuzohej se merrej me prostitucion, hapet loja e akuzave

Ish-sekretari i Partisë Socialiste në Divjakë, Berti Mone, ka zgjedhur zyrën e PD, dega Lushnjë, për të denoncuar dhunën ndaj tij. Ai ka akuzuar për këtë Loni Kokoneshin, vëllain e kandidatit të PS në Divjakë, Fredi Kokoneshi, për të cilën deklaron se ka bërë edhe denoncim në prokurorinë e Lushnjës.

 

“Po rrija ulur në sediljen time në makinë, me xhamin e hapur. Papritur del nga makina monstra e Divjakës, Loni Kokoneshi, shtyp butonin e siguresës së derës së makinës time dhe me pabesi siç e ka kjo lloj race e familjes së tij, fillon e godet me grushta duke mbajtur edhe çelësat e makinës në grusht. Më goditi në fytyrë, në kokë, në brinjë, në krahun e zemrës”.  Sipas ish-sekretarit të socialistëve Divjakë, Berti Mone, ky është një rast i përsëritur, pasojë e një konflikti që e ka pikënisjen pas një denoncimi të bërë në vitin 2012.

 

Mane ka akuzuar kandidatin e koalicionit të majtë, njëkohësisht edhe kryebashkiakun Fredi Kokoneshi si të inkriminuar.  Mane tha se Kokoneshi ka qenë tutor prostitutash në Milano, por hoqi dorë sepse policia i kapi kushëririn dhe prostitutën.

 

Ai tha se kryebashkiaku aktual i ka dhënë prostitutës 30 milionë lireta për të mos e denoncuar në polici.

 

Mapo

 

 

50% e qujne fitore? smiley

Ka ardhë dhe kalamoni pallatit me eksperiencë nga lojrat.."Kush bën më shumë numra me sh...në rërë "

Ho mre kush e ndhmon se nuk po merr vesht gjë kupton apo jo .Të hëngërt menderen prof Olsi për fantazinë që ke për lojrat politike smiley

oidriso is back smiley

welcome back oioioi...oidrisoioioi smiley

Kjo esht marre vesh me kohe, qe Erjon Veliaj eshte caktuar per kryetar i Tirones. Thjesht po e vene ne bango-prove per me lart ne te ardhmen. Asgje e re nga fronti i jug-lindjes! 

So, if he doesn't shoot himself on the foot (or doesn't step on his dick, as some put it), he's gonna be the Nr 1 of Albania's left in the next decade or two. And on the opposite side, Basha, right? In any case, it looks waaaay better than Sala vs. Tose.

Dhe ja ku e kemi zgjidhjen per 25 vjetet e ardhshme.

S'kishin faj ata te spitalit, ishte bllokuar ambulanca ne trafik smiley

Qe kur iku Didi u prish prap Policia, ose do jene te infiltruar nga Berisha keta. 

leje leje, atje eshte bo per te qa e per te qesh ..sic thote 'bama regres

Sipas sondazhit te prestigjozes amerikane NOA kemi keto rezultate.

 

Erion Veliaj
39459 (35.17%)

Gjergj Bojaxhi
18779 (16.74%)

Halim Kosova
53950 (48.09%)

packa se Kosova duket i favorizuar deri ne keto momente atij do i duhen votat e bojaxhiut per te fituar. per tu nenvizuar mbetet fakti qe kantitiati i maxhorances paraqitet shume dobet ne keto parashikime paraprake te kryera sipas metodikes se specialisteve amerikane

 

 

....Gani Bobi , Gani.. Leshi 

 Nje sondazh  "  te madh " na veshi 

 Na u desh ..nje rrote preshi 

 Tja japim ..ne forme resti 

                Hajzer nga  nje rrote " Presh Kashari " per organizatoret e ketyre sondazheve ! 

Kjo qe i atribuohet Veliajt si mbeshtetje eshte vetem 50% e atyre qe kan intervistuar sondazhieret ne menyre dekurajimin e atyre qe mjerimin e shohin perdite me sy. Ishalla popullit i hapen syte dhe voton Bojaxhiun dhe Gurin dhe ishalla keta te dy nqs marrin mjaftueshem votat te bashkohen dhe ta bashkeqeverisin Tiranen ne sherbim te qytetareve.

Veliaj, Kosova e ndonje tjeter te flasin per ujin e ndotur, miellin e ndotur, plehrat, kancerin qe shkaktohet qe nga ndotja e ajrit deri tek antenat kancerogjene, aktivitet rinore etj. Keto jan problemet reale imediate te Tiranes dhe gjith Shqiperise. MJEDISI duhet te jete kryefjala!

Tallja vazhdo ! 

ore piplla votoni bojaxhiun, mos e hidhni voten kot per vilajetin apo per  halimin

E vetmja gje qe politikaneve u dhemb eshte vota. me sa me pak vota te fitoje veliaj dhe sa me shume vota te kete bojaxhiu aq me shume efekt do kene keto vota tek politikanet

vota ,  do u thote ose jepini se e keni mire sic e keni ?????? smiley ose kujdes se zgjedhjet erdhen dhe skeni shons me fitu prape smiley

nese tirana eshte ne kete derexhe eshte per faj te PS-PD ( LSI) 

cilido qytetar duhet te shprehe zemerimin me administrimin e tiranes. rast me te mire nuk ka. bojaxhiu perfaqeson me se miri  pjesen me te mire dhe me te madhe te shqiptareve , ne menyren e duhur. me profesionalizimin e duhur dhe seriozitetin e duhur. 

duhet qe politikanet ta lexojne mire voten per bojaxhiun. nese votohet per vilajetin dhe halimin nuk ka asnje ndryshim. nuk ka llogaridhenie nuk ka zgjedhje por emerim. Them se ja vlen ta provojme voten per Gjergjin 

( a don ti gjergj me luftu turqit??? Duhh!!!!..............)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).