1.1 milion banorët e Tbilisit, kryeqytetit të Gjeorgjisë u paralajmëruan nga autoritetet të mos dalin nga shtëpitë pas përmbytjeve që shaktuan shkatërrimin e kopshtit zoologjik dhe daljen e dhjetra kafshëve të egra në rrugët e qytetit. Dhjetra ujq, tigra, hijena, luanë, arinj e kafshë të tjera u desh të vriten si masë sigurie pas përmbytjeve që shkaktuan dëme të shumta në qytet pas daljes nga shtrati të lumit Vere. Të paktën 10 njerëz kanë humbur jetën nga përmbytja, tre prej të cilëve punonjës të kopshtit zoologjik që u godit fortë nga ujrat. Fat pati një hipopotam që u neutralizua me qetësues para një dyqani Swatch në qendër të Tbilisit.

11 Komente

Kopshti jon zoologjik eshte gati per cdo permbytje mbas punes shum vjecare te autoriteteve.

ja pse duhen mbyllur keto burgje makabre te kafsheve

E vertete. Per kete dhe per arsye te tjera. 

mos gaboj, ka pas bere nje film te tille hollivudi: kafshe te egra dhe jo te egra, qe dalin nga kopshti zoologjik.. (apo nga muzeu?!)... neper rruget e qytetit dhe perhapin panik..
-ja pra ku ja mbrritem kesaj dite....

Ai popull e kalofte lehte,  me ndihmen e Zotit! Ngushullime te pesuarve ! Puna e ca kafsheve eshte humbje por dhimbjet jane per jetet njerezore.

Si me ka shpetuar ky lajm pa e pare, megjithse nuk kam faj se lajmet dje ketu nuk folen gje per kete permbysje. 

Sikur i thoshim Tiflis ktij qyteti dikur. Apo jam gabim?

Pra dhe Georgia paska qene themeluar nga Iliret (ti flet?)

Haha!

Iliret, paraardhesit tane nuk themeluan ( as per humor ) ndonje komb tjeter pervecse te tyren me shtrirje gjer ne Palestine dhe mes dy lumenjve te  medhenj.

Grave pse je kaq i sigurte qe ne jemi pasardhesit e Ilireve? Ka ndonje studim antropollogjik per kete apo se keshtu jemi mesuar ta degjojme qekur kemi lindur? 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).