Një vilë e vjetër në rrugën “Asim Zeneli” (pranë RTSH-së) është shembur me shptejtësi gjatë natës, edhe pse, sipas Ministrisë së Kulturës, kjo vilë historike ishte në listën e Trashëgimisë Kulturore (në foton e dytë shihet "Pasaporta e Objektit"). Në një dalje për mediat nga vendi i ngjarjes, Ministrja Kumbaro e ka akuzuar Bashkinë e Tiranës për shkelje të ligjit në dhënien e lejes së ndërtimit, duke kryer një krim ndaj trashëgimisë kulturore. 

Kumbaro i ka kërkuar policisë të kryejë zbardhjen e kësaj çështjeje. Sipas Ministres, leja zhvillimore e datuar 6 tetor 2014 nga Bashkisë së Tiranës është e jashtëligjshme pasi bie ndesh me vendimin e Këshillit Kombëtar të Restaurimit, të 4 korrikut 2014, dhe me ligjin e Trashëgimisë Kulturore, i cili ndalon ndërhyrjet në objektet në mbrojtje si monument kulture. IKMT (ish INUK) ka bërë sot pezullimin e ndërtimit, por nga vila e vjetër nuk ka mbetur më gjë prej gjëje.

52 Komente

Aashtu, aashtu bravo!

cdo gjurme shkaterrojani Tirones komuniste qe s'ju lente me ardhe pa fashaportizim. smiley

E cer eshte kjo? Lulthimi aprovoi tender 10 milon evro 10 dite para zgjedhjeve  ne Tirone. Verini mor byzylykin ne kembe ktij kryehajdutit te Shqupit se ka per tu zhduk  ne Hollande mbas zgjedhjeve. Po si deklaroi pa pike Turpi qe kam Bo shtese Tek Kati 13 ne TARRACEN time. Po kush ja la tarracen trashgimeri ktij hajduti qe qesh plAka qe sja di as EMRIN ???

Vilen e vjeter do ta ndertojme edhe njehere nga e para, biles me materialet dhe tekniken e asaj kohe. Pra, do ta rilindim edhe kete vile.

dmth. PiD-hi. prish   e # Rilindja nderto. thu ti ..

ku eshte dyshja adapte Lame- Shkreli, e specializuar per denoncime te tilla??  -ndryshe nuk quhet!

Po kur nuk e cojne per ndjekje penale ate qelbesiren e bashkise, minat le ti vere Tiranes smiley

cfare vlere historike kishte kjo vile? kush ka me shume info?

Tema nuk eshte vlera historike e viles si e tille, eshte shkelja e ligjit me te dyja kembet ne dhenien e lejes se ndertimit ne nje vend ku nuk lejohet sepse nje institucion me kopetent e ka definuar si te palejueshem ndertimin

swedo, per cfare vlen dalja e ministres se kultures para kamerave, se vertet se kuptoj..?!   eshte bere shkelje ne kete rast?  -dakord, plotso dosjen,  coje ne prokurori, gjykate etj..

po kjo dalja ''spektakolare''  cfare vlere ka?  pastaj i ben thirrje policise  ''te zbardh ceshtjen''.. futja kot, me pak fale... jemi ca dite para zgjedhjeve.. 

  njelloj si ministri tjeter Tahiri  qe doli para 1 muaji e tha: ''Basha do hidhte bombe me napalm.smiley nga helikopteri, prokuroria ta hetoj''.  po u zhduk pastaj, nuk u fol me per  bombat me gaz helmues..smiley

Ka vlere praktike Belul, se ketu po nuk ishte Ministri nuk te pjerdhin mediat hic, ndersa po ishte ministri edhe sikur per te bere shurren te kete shkuar i shkojne mediat mbrapa me autobuza. Dmth nese ajo nuk do shkonte vete atje do kishte shume mundesi qe ne nuk do merrnim vesh gje hic per ngjarjen ne fjale

une mendoj te kunderten!   keto daljet perdite te politikaneve qe denoncojne e tundin letra/dokumente  me prova/shkelje para kamerave, jane bere bajate dhe te pavlere  per syte e publikut, i cili e ka kuptuar qe tashme  kemi te bejme thjesht me spektakel per qellime  politike.

fundja qellimi paresor  ne raste shkeljesh te renda te ligjit, nuk eshte ta marre vesh apo jo populli, por qe shkelesi i ligjit  te pergjigjet per veprimin  para organeve te drejtesise! 

Belul, sikur ta quajme Shqiperine per gjysem sekonde vend normal, ku cdo njeri pergjigjet para ligjit per veprimet e veta, prape nuk besoj qe mund te cosh liderin e opozites ne ndjekje penale se paska shkel ligjin me nje leje ndertimi per te cilen askush nuk di gje, por qe gjithsesi asnje nuk ankohet se ka besim te sistemi.

po  jo, se edhe kjo  nuk shkon.  sepse eshte bere si ajo fabula e çobanit qe bertiste naten nga stani per gallate:  ndihmee.. ujku mor,  ujku ne stan...   pra nuk mund ti marresh me seriozisht keta.

Ndihme te bertiste me pare qo, se leja paska dale ka gati nje vit. 

Tani qo me mire te bertase "o Miti" se gje tjeter nuk ka mbere! smiley

Mos i merr seriozisht mo Belul, kush po thote gje. E kisha fjalen qe raporti ndermjet shkeljes se ligjit dhe denocimit te saj duhet te kete nje lloj proporcionaliteti, kur shkel ligjin kryetari i opozites nuk presim ta degjojme denoncimin nga bahcevani i pallatit te kongreseve. Dhe qe te jem komplet i sinqerte, po sqarohesha per parimin, jo se me vjen keq per kete debilen qe desh la ne meshire te fatit qyteterimin e Komanit me vlere historike miliona here me te madhe se kjo vila

ashtu e? smiley nejse, keni te drejte z.msus! heres tjeter do perpiqem me sa te kem mundesi qe mos te dal nga tema/ideja, apo mjegullnaja e afermendshit smiley

Mjegullnaja jo gjithmone ka te beje me fenomene natyrore, ndodh shpesh qe eshte problem qe merr zgjidhje te okulisti

persa i perket okulistit une s'kam shume goje te flas se pak nga pak gjyslyket qe i nderroj cdo vit po behen b***kavanozi; smiley ndersa ceshtja e afermendshit eshte tjeter gje.. p.sh s'do ti hiqja as nje pike e presje mendimeve qe ka shprehur Beluli me siper.. nje qeveri qe ben masakra hamamesh, ne te njejten kohe te jete kaq e ndergjegjshme ndaj prishjes se nje vile?! ( nga vete fjala te le kuptosh /hamendesosh qe ka pasur nje pronar, a per me teper ka qene banese e dikujt). Nese nje ndertese private eshte pjese e regjistrit te trashgimise kulturore, s'do te thote qe nje dite te bukur mos te rrafshohet-kjo mund te ndodhi per shume arsye, madje dhe ligjerisht).
Ndersa per hater te origjinalitetit, s' do ishte keq qe kete ndertese ta kishin ruajtur.. sepse dihet qe ka plot menyra per te nderthurur te vjetren me te rene ( e dallon kete nderthururje ne arkitekturen e cdo qyteti europian)

Papyrus kete e ke gabim.

Nese nje ndertese private eshte pjese e regjistrit te trashgimise kulturore, s'do te thote qe nje dite te bukur mos te rrafshohet-kjo mund te ndodhi per shume arsye, madje dhe ligjerisht

Nese eshte pjese e trashegimise kulturore nuk e shemb dot. Biles edhe per restaurim duhet te marresh leje te posacme dhe te ruash elementet qe e kane bere pjese te kesaj trashegimie. Ne France fasadat e pallateve te vjetra jane pjese e trashegimise (shumica jo te gjithe). Kur i rindertojne e shembin te gjithe pallatin nga brenda dhe fasaden e mbajne ne kembe me mbajtese metalike ne secilin krah. ne fund pallati eshte i ri nga brenda dhe i pandryshuar nga jashte.

A ishte vertete pjese e trashegimise kulturore dhe per cilat arsye ky eshte nje muhabet tjeter. Sepse shteti nuk behet as duke prish trashegimine kulturore, as duke shpall pjese te kesaj trashegimie cdo shpi ku kundershtari politik do te ndertoje nje pallat. Mua nuk do me cudiste aspak qe perfshirja ne liste te jete bere me urdher te Rames se atij kur i teket dicka nuk pyet as per shtet (nuk eshte se e ka idene se c'do te thote kjo fjale) as per gje.

Ama si qytetare te Tirones nuk mund te mos na vije keq qe shemben vila me oborr dhe me nje identitet qe i kane pas dhene lezet ketyre lagjeve, per te ndertu pallate qe na marrin frymen. Sic ndodhi me vilen ku ka qene "Old House" ne Bllok, apo me vilen poste shpise se Metes ku flitet se ai do e beje pallat.

ke te drejte Lizander! ..ka plot menyra per ta ruajtur nje ndertese te vjeter; lagja qe kane sjelle ne foto le shume per te deshiruar, sepse kete vile (sikunder duket edhe ne foto) e rrethojne vetem shemti urbanistike...gjithashtu, shkrimi ofron shume pak detaje

Nje karagjozllek bajat! Prishja e asaj vile na xheremetisi trashegimine kulturore ? Shkoni mor mbushuni se ka plot halle ky vend ku asnje gje  nuk nis prodhimin! Vendi i kafeneve  dhe i bjerrihajeve qesharake ! 

Hi Grava, te lutem a mund te me shpjegosh cfare do me thene "xheremetisi" se i kam shume qef keto fjalet e vjetra popullore. Mos eshte nga jugu i Shqiperise kjo fjale? Tip: rokanisi? Shume faleminderit

requiem, se pari tungjatjeta ! Xheremetisi eshte fjale e lashte shqipe e perdorur shume ne Jug, sidomos ne Laberi.Eshte bashkimi  i fjales xhep me metisje.Metisja eshte sinonim i fjales bosh, broker, pa gje brenda! Xheremetisja eshte boshatisja e xhepeve ! Kuptimi i mbetjes pa gje, bosh fare.

Po tu vesh re fjaleve te njerzve te moshave te shkuara thone : kemi mbetur ..broker fare ..! turqishtja ka fjalen " iftiac "( holle, pa gje )  aty ketu edhe kjo si barbarizem perdoret 

Shpresoj te kem mundur tu plotesoj kuriozitetin per fjalet shqip dhe kjo me ben tu respektoj vecanerisht ! 

Rrofsh Grava, ky eshte nje shpjegim qe ju ben nder por edhe me kenaqi shume. I kam shume, shume qef fjalet e vjetra qe perdor populli. Per shembull kjo me kujtoi fjalen: "xhepaneja" nga Njeriu me Top i Driteroit kur thote qe xhepaneja nuk shkrepi, pra topi nuk shkrepi. Gjysherit e mij kane qene nga Permeti dhe perdornin shume fjale te rralla qe mua sot me vijne shpesh ne mendje, por kemi pasur komshij ne Tirane dhe disa njerez nga Gjirokastra qe perdornin fjale krejt te cuditshme, te rralla. Une jetoj prej vitesh nga ky kontinenti tjeter dhe nuk para kam ardhur ne Shqiperi, sic duket kjo amplifikon deshiren per fjale te vjetra. Ketu te Peshku Pa Uje me ben pershtypje deshira e pjesemarresve per te perdorur dialekte nga krahina te ndryshme, por sidomos edhe nga Tirana. Shpesh perhumbem me ore te tera duke shijuar gjuhen, pa i vene veshin permbajtjes. Rrofsh Grava, qofsh i nderuar e te ndjefsha zene  e mire

sh .flm ! 

Tani puna eshte se fjala xhep eshte turqisht dhe perdoret sepse nuk ka fjale te gjuhes shqipe qe ta zevendesoje.

Ndersa fjala xhepane (xhepani) ne shqip perkthehet municione fjale kjo e huazuar nga italishtja munizioni, sepse edhe ne kete rast gjuha e pasur e popullit veshderr arnavut nuk ka fjale te sajen.

 e bukur kjo, une kujtoja se xhepane i thone topit por i thenkan municionit. Rrofsh Usta

Ka fjale shqip xhephane  dhe perdoret ose depo municioni ose municion.

 

 vertete? Po, kjo ben sens, sidomos kur kujtoj se disa fjale ne shqip (qe duken si turqisht me shume) mbarojne me "hane" , si psh kasaphane, mijhane (kesaj fjale nuk ja di kuptimin, mbase shkruhet mejhane), berberhane, akshihane,...e mbase te tjera qe nuk me kujtohen tani. Sic duket pjesa "hane" mund te jete per "vend", "lokal" , "dyqan"  apo dicka e tille dhe mbase ne anglisht perkthehet shop, si psh coffee shop, barber shop, workshop etj...Faleminderit Komentues

Meso te lush tavell me ndonje usta tavlle ( si puna ime meqe ra fjala smiley )  qe te jete pak llafazan e do degjosh batuta e fjale te mocme qe ma do menja vijne nga turqishtja.

Psh loja e dyte e e tavlles te rinjte i thone hajde te lujme burgun, te mocmit i thone hajde te lujme hapsin.

Por ne fjalor haps = burg 

Mejhane - Pijetore, vend ku mileti behej dru qemoti me raki mareje. smiley

 

 po, po, ke shume te drejte, tani mu kujtua se gjyshja ime e perdorte fjalen hapsanike per te burgosurit dhe fjalen hapsane per burgun. Meqe ra fjala, ajo fliste sidomos per nje fare Josif Sorropulli, qe mund te kete qene ndonje tip banditi apo kusari apo rebeli, ku ta di une, dhe qeveria turke e ndoqi dhe e "shpuri ne hapsane", thoshte ajo, dhe pastaj e varen. Kur zemerohej shume me mua me thoshte se do perfundosh ne hapsane si Josif Sorropulli...ha,ha,ha,...

Mos ka qene ndonje ashik i gjyshes ky Josifi. smiley

 ha,ha,ha,...jo, jo nuk besoj...tani u futa ne internet per kuriozitet se mos gjej ndonje gje per kete Josif Surropullin dhe gjeta vetem nje shkrim ku tregohet se si u vra at Stath Melani, patriot shqiptar, nga banda e Surropullit....ja dhe fjalet qe perdoren: " .....bandën e Josif Suropullit, një hajdut dhe kriminel i regjur nga armët e të cilit kishin gjetur vdekjen shumë njerez dhe kishte plaçkitur shumë të tjerë dhe shumë shtëpira...."

Ska ngel shume vend ne Tirane. Tani luftohet pellembe më pellembe. Luftojn burrat, luftojne grate. Lufton i Madh e i vogel. Luftohet me arme e me pene. Luftohet fytafyt nga mengjesi ne mbremje. Ne diell, ne shi, ne fortune. Luftohet ndonese nuk pipetin as miza.

beteja e Tirangradit do ti thone pas ca kohesh. Lufte me zarfa me leke, me euro dhe dollare. me harta e skica, planimetri dhe me pak trashgimni.

E jo a derbardhe ca lesh lufte! Na ketu nuk degjojme asnje " gjemim lufte ", nga qe andej e degjuat e pate Ju,  pa ku ma gjen, por degjojme vec karagjozlleqe ne luften gjithashtu karagjoze qe i thone politike 

... Lufta nuk behet vetem me arme. Prandaj ta mendojme e ta pleqerojme ket pune, or Kreshnik-nik-nik...

Ne fakt kjo biba e kultures duhet te ishte duke tundur keto tabaqet e kalkut perpara zyrave te Tik Llalles (cun per s'mari) jo perpara germadhes se viles. 

Ajo qe ishte per tu mbrojtur nuk u mbrojt. Tani ose ik qahu tek policia ose ik fare se s'qenke per ate pune. Germadhen e shikojne vete njerezit. Edhe ne qe e mesuam tani, sa fajde ben? 

Tani as gajde nuk ben, jo me fajde! smiley

Po mund te kete ndodhur edhe keshtu:

Një nga dokumentet e administruar në dosjen ligjore ka qenë edhe shkresa me nr.prot. 722/1, datë 28.05.2014 nga Instituti i Monumenteve të Kulturës firmosur nga drejtoresha e përgjithshme znj.Arta Dollani në të cilën citohet… në pronën me nr.pasurie 2/128 nuk ndodhen objekte me status “monument kulture”, “zonë historike” dhe as sipërfaqe me status “zonë arkeologjike”ose “zonë e mbrojtur”… 

Kjo zonja bibe kujton se te tjeret e kane gojen per buke.

Hihihihi! smiley

o mrroklle, kot me pyt : pse eshte bibe Kumbaro ?? Une e njoh dhe te siguroj qe nuk eshte bibe. Po fare biles.
apo ke rene dhe ti pré e mizogjinise se famshme te kothit ? smiley

ps: problemi ne fjale eshte krejt tjeter gje. une e kisha fjalen per 'biben'

. smiley

Mbase nuk eshte, por une si ta shaj kete a s'me thua? 

Te mos ta shaj thua? 

Nuk behet! smiley

mroklla, i themi na anej, poshte : Ne mez te daulles ...dhe  nje xurruna ! Do dilte dhe kjo per ta marre vesh na ..se coc eshte  ! Une coc e kam quajtur lanten se ne France TV5 la emer shum te mire.Me pelqeu shume sa thashe me vete ! Birko kjo per ...

   Por me kete sebepin e kartes,  qe na tuni para syve , sepse mu duk qe dhe na zbori te kthehesha ...meazallah se ....Se keto politikanet e ra, na te shkretet i shofim dhe me syri ...se mos i hame me sy! Jo xhano, Jo ! 

Duke e pare felle -  felle de ! 

te ben te ndjehesh keq e i pamundur si qytetar perballe privatit, biznesit, dhe antiligjit e antikombetarizmit te bandes Basha & pd

iku koha e vilave ne qender, tani behen ne periferi, mundesisht andej nga dajti.

komenti juaj - ky bonus from hell i munguar alabakerie

Ashtu si skulpturat e Korces dhe pemet e bulevardit cdo aksion i Shqup-it behet naten ne erresire.. fiksim e kane. Vrasin naten e qajne diten, fytyra e vertet e Shqup-it. 

Shqupi si shpirt.smiley

ka mundesi qe ministrja Kumboraro te na thote se sa e vjeter ka qene kjo vile? 

Ate zone e njof mire .. vetem 5% e atyre aty kane pasur prona autoktone te tjere kane qene dullo-salo-mete-ramet e kohes zogut e nexho kapo alise smiley

 

Bashkia e Tiranës sqaron se e gjithë vendimmarrja e Bashkisë së Tiranës është në përputhje me ligjet e vendit.Bashkia Tiranë, ka marrë në dorëzim kërkesën me nr. prot. 8771, datë 16.06.2014, për leje zhvillimore ndërtimi për “strukturën banimi dhe shërbime 4 dhe 6 kat me 2 kat parkim nëntokë”, në rrugën “Asim Zeneli”, në pronë të shoqërisë “ANA”sh.p.k,. Një nga dokumentet e administruar në dosjen ligjore ka qënë edhe shkresa  me nr.prot. 722/1, datë 28.05.2014 nga Instituti i Monumenteve të Kulturës firmosur nga drejtoresha e përgjithshme znj.Arta Dollani në të cilën citohet… në pronën me nr.pasurie 2/128 nuk ndodhen objekte me status “monument kulture”, “zonë historike” dhe as sipërfaqe me status “zonë arkeologjike”ose “zonë e mbrojtur.Pas shqyrtimit të dokumentacionit, brenda afatit të përcaktuar nga legjislacioni për planifikimin e territorit në fuqi në atë kohë, është marrë vendim nr. 8771/7, datë 30.07.2014 për: Miratimin e lejes zhvillimore të ndërtimit për strukturën banim dhe shërbime 4 dhe 6 kat me 2 kat parkim nëtokë, në rrugën “Asim Zeneli”, në pronë  të shoqërisë “ANA”sh.p.k, me zhvillues dhe subjekt ndërtues shoqërinë “ANA” sh.p.k”, bashkëlidhur plani i vendosjes së zonës së zhvillimit;Bashkia Tiranë është njohur me vendimin e KKR vetëm në gusht të vitit 2014, kur  ka ardhur shkresa me nr.prot. 157 datë 19.08.2014, protokolluar në Bashkinë e Tiranës me nr. prot. 11500, datë 20.08.2014 për vënie në dijeni të vendimit nr. 35, dt. 15.07.2014 të Këshillit Kombëtar të Restaurimeve.

Pra, ministria përkatëse ka njoftuar mbi një muaj më vonë për një vendimmarrje të tillë, në një kohë kur vendimi për miratimin e lejes ishte marrë konform legjislacionit në fuqi dhe konfirmimit nga IMK për atë sipërfaqe prone;, thuhet në reagimin e Bashkisë.

Në vijim, duke qenë se subjekti i ka plotësuar të gjitha kushtet e tjera të përcaktuara në vendim, është bërë zbardhja e Formularit të lejes zhvillimore me nr. 8771/10, datë 06/10/2014 për subjektin, por ky formular është dhënë me kondicione të vecanta konkretisht pika 10 ku citohet:   “Për trashëgiminë kulturore”(i ndryshuar) ndalohet çdo lloj ndërhyrje në gjendjen fizike të objektit ekzistues për një periudhë 6 mujore (nga data e vendimit si më sipër të KKR) deri në përcaktimin e statusit të mëtejshëm të tij nga IMK.

....ja pra qe krisma nuk na paska  pasur smiley

Ka nonjoni që di me na orientu Shqip ku është kjo vilë ..Rr.A zeneli smiley po ky ka qenë partizon .Akoma ka lomë kshu emrash Lul Ballisti ? Me këta malokët që dinë Ligje je njofin harta jena ngop deri në fyt !

Shqip dmth ....ke stadiumi N .. Afër ish federatës Futbollit ..Afër "Klanit " ..etj . Se kështu mundet me folë edhe ne që e njofim Tiranën që kur nuk ka pasë pronar ke ish trualli ekspozitës "Sh.Sot "

Vilat kanë fillu kur erdhi Italia , me mendje me e bo Shqipërinë lagje të italisë sië na ka njoftuar edhe mender prof Olsi " sa mirë kur na pushtoi Italia "smiley

 Djelmurinë e donte balilë dhe bresalierë  , servot zengjinë me vila .

Flm

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).