Ashtu si në zgjedhjet e fundit, në faqen zyrtare në facebook të Ambasadës Amerikane, është publikuar ky foto-mesazh. 

34 Komente

Ambasada duhet ta pushoje nga puna ate qe e ka shkruar kete, sepse ka shume gabime drejtshkrimore.

Pa folur pastaj per bukurshkrimin smiley

Me mesazhin dakort.

Pasi lexova komentin tend, e lexova edhe njehere tekstin e mesiperme per t'i gjetur gabimet drejtshkrimore por nuk pata sukses. A mund te me tregosh ku jane keto gabime.  Pershendetje,

Mos je duke u ngataruar me gabimet ortografike qe vertet nuk ka ...

Pastaj perdorimi i pikequditsjes, presjes dhe lidheses bashkerenditese quhen gabime drejtshkrimi. smiley

A mund te me tregosh ku jane keto gabime.

Ja psh fjalia juaj kerkon pikepyetje ne fund. 

Voto psh kerkon pikequditese ne fund.

P.S. Une e kam bere shkollen fillore edhe ate tetevjeqare ne qytet, por edhe te mesmen gjithashtu.

Për Komentuesin: shumë i drejtë korrigjimi per dy pikçuditset. Por ama edhe fjala jote "pikëquditsje" përmban brenda dy gabime trashanike, të cilat i bëjnë 99% e kosovarëve. Kjo fjalë shkruhet ose "pikëçuditse", ose "pikçuditse", -të dyja format lejohen. Kurrë me "q", por me "ç"! 

E ka per solidaritet me popullin durrsian, muhabet i gjate smiley

Gabimet jane tek shenjat e pikesimit. Gjuha eshte perdorur mire. Asgje e madhe sipas meje; nivel me i larte se shumica e artikujve ne shtypin shqiptar.

Mesazhi me i sakte duhet te ishte:

"Votoni pa e vrare mendjen; per te ardhmen tuaj vendosim ne"

Mu me ka pas pelqy me shume ai mesazhi "Tunde voten!" Besoj se per nga fuqia shprehese, i vetmi sllogan tjeter shqiptar qe ia kalon eshte "U bone ti!"

Pa permendur fare postulatin vlonjat: "Me degjo mua! Qiji motren, beje golf!" smiley

Nji rob persembari ne Shqiperi fare mire mund te bjere ne krize dhe te luftoje me veten: Kujt t ja prishi? Ndergjegjes se vet apo ambasades amerikane!

Pune muti edhe kjo!

Ironia fatit eshte se ne nje pjese te miletit tone, zgjedhjet jane estrade dhe cdo gje vendoset nga USA, ose ambasada e tyre me sakte.

Kjo do beje qe ca te mos shkojne te votojne fare.

 

Kur shqiptaret do te ndalojne se dheni vemdnje kaq te madhe ndaj atyre qe thone te huajt, do te jemi bere vend me i mire. 

Mirr pjese! 

Dakort "voto", po une do kisha shtu edhe: shkruje gjuhen e vendit mysafir pa gabime, ose mos e shkruj fare. 

Na fal ee? 

Ca paska gabim? 

Nuk shgruhet "merr" ne urdherore m'gja' 

po ca po di une? 

Edhe manualin e lavastoviljes ketu ne pune ma perktheu nji amerikon qe kishte qene ne Shqipni me Peace Corps. smiley

Ashtu? Po si shgruhet? "Mirr"? lol keta s'dine shqip japin dhe mend

Noshta pid-ho, noshta. 

Une prap menoj se kam t'drejte, por sic thu dhe ti "lol". 

Po pate t'drejte ti, une terhiqem, s'e kam problem. 

T'tjeret ca thone?

Ne fakt ne shumes, veta e dyte, urdherore, ben : merrni ! Nuk jam i sigurte per njejesin por anoj nga merr. smiley

Lol, sic thote dhe peedhi me lart. smiley

Kothe, tashi qe e ka thone amerikoni "merr", vec me qene budalle me i thone "mirr". smiley

NATO, lufta ne Kosove etj. 

Po kam nje pyetje: A eshte "ver mend" apo "vur mend" ne urdherore ne shqipen e shkruar? 

Seriozisht kjo, dhe po pyes kedo qe mund ta dije, jo vetem ty. 

 

Merr.
Vër mend.

 Kallzues i lezecem marr qe ben merr e ne disa raste perdoret mori. smiley

"ver mend" apo "vur mend"

Amerikani do e shkrute : vini men. smiley

 .

mo mire e dine amerikont shqipen se shqiptaret... alla alla

Ose me shkurt do ishte, ate qe do beni ate do hani, sic keni bere deri tashti.

Vendosen njerezit edhe 4 vjet me pare edhe ambasada dergoi Arvizon te mbeshtillte menget e kemishes.. 

 

Po me "fënde" ne fund te çdo fjalie ça ka dash me thon?

Vallaj mund ta kishte filluarë me :

I dashur vella shqiptar! Jua qajme hallin.

Eshte e veshtire te zgjedhesh mes Gjicit dhe Mziut po dikush duhet t'a bëjë kete zgjedhje.

Paç fat ne zgjedhjen fënde.

Ose mund te kishte thone, rrofsh o Zot qe s'ma bone kismet, se per ta menu as qe e diskutoj qe e meno perdite. 

tashi qe e ka thone amerikoni "merr", vec me qene budalle me i thone "mirr".

kaq mer, kaq kerkohet. common sense quhet. pse osht bo me i rrall se nji autorizim televizori, s'e kuptoj. 

Diku nga fundi i qershorit, sovrani do drejtohet drejt kutive të votimit. Mediat dhe lobet e ndryshme financiare po përpiqen t’ia kanalizojnë me dhunë votën, duke i ofruar si sedativ legjendat urbane mbi votën. Sovrani, si një qen i rrahur, po shkon të votojë për ata që nuk do donte të votonte, për alternativa që nuk e bindin, për programe që nuk ekzistojnë. Sovrani do votojë, duke bërë sërish një zgjedhje halli, që për nga vetë përkufizimi është zgjedhje e gabuar.

shkunde voten

sipas boldimit mesazhi  permblidhet ne: vota jote, merr pjese, vendos, voto!   

jo or po kane qene me bindese, me te fuqishme, me luftarake,  slloganet e dikurshme: Vota jote plumb per armikun!

Jo se me rruhet shume, por eshte interesante per ta marre vesh, perse ky lloj mesazhi i ambasades amerikane?

A mos valle eshte ambasada kaq naive te besoje qe qytetari shqiptar mund te vendose te ardhmen e tij me voten e tij, apo ambasada beson qe qytetari shqiptar eshte naiv tek beson qe me voten e tij mund te vendose per te ardhmen e tij?

 

Po he se nuk eshte vetem Amerika aty, ja edhe Facebook i BE-se per Albaninë, dhe me e detajuar biles, me faqe per fillestaret. Ne SHBA zgjedhjet presidenciale si dhe per Kongres e Senat jane gje e madhe, biles votimi shihet si detyre patriotike e krenari, nderkohe qe shpjegimi i thjeshte apo me humor eshte se po nuk votove mos u anko me pas. Dmth duket se po perpiqen te  behen shembull pozitiv per rendesine qe ka ose qe mund te kete vota, nderkohe qe edhe ambasadat e Gjermanise, Frances, Italise, Anglise (Mbreteria e Bashkuar) psh mund te kishin thene dicka por duket se ia kane lene BEsë.

Nisem shume e gjetur kjo e Ambasades. Shpresojme te vazhdojne me te tilla gjera dhe traditen e bukur e sygjerimit te ndonje palo "burri shteti" tjeter. oh for crying out loud.

tallin bythen kopshtaret e ambasadave.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).