Policia e Vlorës arrestoi në flagrancë Robert Petoshatin dhe Gjolek Xhaferrin, të akuzuar se dhanë një shumë prej 20 mijë eurosh që trupi gjykues të ndikonte për një çështje. Policia pretendon se shuma do shkonte për gjyqtarët që të favorizonin në një çështje penale vëllanë e Xhaferit. Korrupsioni në drejtësi dhe arrestimet e fundit deri në zyrat e gjyqësorit

 

Arrestohet në kushtet e flagrancës me 20 mijë euro në çantë dhe 1 milion lekë të vjetra shoferi i Gjykatës së Apelit të Vlorës. Shumat e mëdha të parave dyshohet se ishin destinuar për treshen gjyqësore, por nuk përfunduan kurrë, pasi strukturat e rendit kapën “transportuesin” dhe dhënësin e ryshfetit. Policia e Vlorës bën me dije se ka arrestuar Robert Petoshatin, 53 vjeç, me banim në Vlorë, me profesion shofer në Gjykatën e Apelit dhe Gjolek Xhaferin, 44 vjeç, banues në Kalivaç të Tepelenës.

Sipas njoftimit të policisë, të dy personat u kapën në ambientet e një lokali, pikërisht në momentin kur Gjolek Xhaferri po i jepte shumën e parave prej 20 mijë eurosh dhe 100.000 lekë shoferit Robert Petoshati. Dyshohet se kjo shumë do t’i jepej trupit gjykues për zgjidhjen e çështjes në favor të vëllait të Gjolek Xhaferrit dhe shoferi shërbente si sekser në këtë rast.

Mirëpo aksioni është mbyllur deri në këtë pikë dhe nuk ka vijuar më tej. Ende nuk dihet se përse u “tërhoq” policia, pasi nëse do e kishin lënë të “qetë” Petoshatin që kjo shumë të shkonte në duart e treshes gjyqësore, atëherë do përbëhej lajm edhe më i madh, pasi mund të përfundonin në pranga gjyqtarët.

Ky ka qenë një operacion i policisë së qytetit bregdetar dhe Krimit Ekonomiko-financiar të Tiranës, që kishin të dhëna se Xhaferri po tentonte të ndërhynte për të lehtësuar të vëllanë të akuzuar për një çështje penale. Nga shumat e sekuestruara ngjan se “gjoba” e lehtësimit ka qenë e lartë, pasi bëhej fjalë për 20 mijë euro.

Kjo shifër dyshohet se ishte për gjyqtarët, ndërsa pjesa tjetër prej 1 milion lekësh të vjetra do qëndronin në xhepin e Petoshatit, pasi ishte ai ndërmjetësi i kësaj çështjeje. Të paktën në këtë formë e ka ngritur fabulën policia e Vlorës.

Ajo shpreson se tashmë dy personat e kapur në flagrancë teksa jepeshin paratë për ryshfet, do të flasin dhe tregojnë edhe rolin e gjyqtarëve. Mbi dy shtetasit rëndon vepra penale e korrupsionit pasiv të gjyqtarit, prokurorit dhe funksioneve të tjera të drejtësisë, e kryer në bashkëpunim. Vetëm dy ditë më parë ishte një tjetër rast i arrestimit të një gjyqtareje dhe avokati, pasi u kapën në flagrancë teksa ndanë 2 milionë lekë të vjetra për një çështje.

Ankimi i dy qytetarëve dhe më pas nisja e hetimit nga ana e policisë dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda çuan në prangosjen e gjyqtares së Lezhës, Parashqevi Ademi dhe avokatit Gjovalin Prendi. Ende pa u shuar jehona e arrestimit të tyre, një tjetër skandal vjen nga Gjykata e Apelit të Vlorës.

Gjithsesi, kësaj radhe policia pretendon se personi i arrestuar shërbente si “sekser”, por duket se do e ketë mjaft të vështirë të bindë me prova për të akuzuar gjyqtarët e çështjes. Sepse asnjë prej treshes gjykuese nuk u kapën me “euro në duar”, që do u rëndonte seriozisht pozitën. Ndaj të ndodhur në kushtet që nuk janë kapur në flagrancë, gjyqtarët kanë aftësinë e duhur për të rrëzuar pretendimin e policisë, duke mohuar lidhjen e tyre të ryshfetit me shoferin e institucionit.

Informacioni për dhënien e kësaj shume parash ishte në rrugë operative dhe mësohet se policia veproi menjëherë, çka ka bërë që në këtë rast të ketë vend për interpretime.

Për të qenë më të suksesshëm në operacion, agjentët e Antikrimit Ekonomik duhet të kishin lejuar që i dyshuari Petoshati ta çonte punën e nisur deri në fund, duke u arrestuar edhe gjyqtarët që do merrnin eurot. Gjithsesi burime konfidenciale shprehen se në rastin e Vlorës ka qenë i vështirë organizimi i operacionit, pasi asnjë nga palët nuk ishte bashkëpunëtore me policinë, ndaj ishte disi problem të shkohej deri në kontrollin e gjyqtarëve.

Imuniteti që ata kanë nuk e lejon kontrollin apo shoqërimin pa prova të forta, që nënkupton flagrancën dhe pa urdhër të prokurorisë. Ndaj në këtë rast pritet që çështja të sfumohet me kalimin e ditëve, pasi pavarësisht deklaratave të të arrestuarve, do të jetë e vështirë të shkohet në arrestimin e gjyqtarëve.

Megjithatë, policia është e bindur se shuma prej 20 mijë eurosh ishte e destinuar për treshen gjykuese të çështjes së vëllait të të ndaluarit Gjolek Xhaferri. Provë e fortë dhe e dokumentuar mbetet që shuma e madhe u kap në çantën e shoferit të Gjykatës së Apelit.

 

Në pranga i dyshuari i tretë

Policia e Vlorës, në vazhdën e operacionit të djeshëm që çoi në arrestimin për korrupsion shtetasve Robert Petoshati dhe Gjolek Xhaferraj, ka vënë në pranga një person të tretë për të njëjtën vepër penale.

Sipas një njoftimi për shtyp, në pranga ka rënë shtetasi Myqerem Çela, vjeç 60, lindur në Selenicë dhe banues në Vlorë.

Arrestimi i këtij shtetasi u krye menjëherë pasi gjatë hetimeve të vazhdueshme, ai rezulton se ka qenë ndërmjetësi kryesor që ka ndihmuar në shkëmbimin e parave nga Gjolek Xhaferraj drejtuar shoferit te Gjykatës, Robert Petoshati.

Gjatë arrestimit të këtyre shtetasve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20 mijë euro, 207.200 lekë (të reja) dhe sende të tjera si aparatë celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë

17 Komente

Ky rast ka nje vrasje brenda dhe si i tille duhen ndeshkuar shum rende te perzierit ne kete mynxyre gjykimesh ! 

Por hetimi te nise prej Gj.Larte qe e rikthevi per rigjykim...Sec behet llaf per nja 50.000 evroooo! 

e si do ta vertetoj policia kete rast qe parate ishin te destinuara per   trupin gjykues, perderisa nuk i lane keta te dy (shoferin)  tua jepnin parate gjykatesve..?!  

gjykatesit qe skane prekur para me dore, nuk do ta pranojne kurre e as i fajson dot.   ndersa keta te dy do thone:  jemi miq, e ja kisha, apo i dhashe ca para borxh.. dhe me kaq mbaron  ''çeshtja''.

Belul, mundohu te kuptoshe si ndodhi! Policia ishte ne pergjim te telefonave te nje grupi kriminal.Ne proces u hyri biseda e shoferit i cili permendi emrin e babai te te birit qe ishte ne prag rigjykimi.?..E kupton qe fijet u kapen dhe u hartua procesi ....i pergjimeve komplekse.Pra ja dhane vete policise ndersa po kryente tjeter operacion...Kete rast policia e ka te paster fare nga indiciua per te filluar marrjen  e proves materiale e  ato shkencore ..! 

nuk e di o grava, nuk jam i brendshem..  komentoj lajmet me te dhenat qe japin gazetat...smiley 

dhe sido qe te kete qene rasti e procesi,  gjykatesit njeher nuk i akuzon dot (lere me ti gjykosh e denosh)  sepse ata nuk kane prekur nga keto  para me dore...  dhe me te drejte do thone:  dime ne cfare ka katranosur shoferi ne koke te vet.. me ne ska pune!

 

Policia fare mire mund te priste vendim e gjykates dhe te shihte cfare vendimi do te merrej. Nese ceshtja pushoj kuptohej fare qarte ku shkonin parate. 

Une e solla lajmin, pak me dyshim pasi Mapo.al ndonjehere ia fusin kot. Shpresoj qe policia e Vlores te kete mbledhur me kete rast prova te forta, per ti cuar gjykatesit e korruptuar pas hekurave. Them "gjykatesit e korruptuar", se qe gjykatesit e Apelit ne Vlore jane te tille kete e dine te gjithe ne ate qytet, pervec disa zyrtareve te shtetit (prokurore, police, kontrollore te pasurise etj) qe duhet te kishin hetuar dhe ti kishin kapur tashme, por bejne tre majmunet kineze.

Perndryshe kjo fraze vijuese eshte vertete tragji-komike nese eshte e vertete. Pasi nuk deshi ti shkonte aksionit deri ne fund dhe te kapte te gjithe shkelesit e ligjit, policia "shpreson se tashmë dy personat e kapur në flagrancë teksa jepeshin paratë për ryshfet, do të flasin dhe tregojne".

Te shpresojme edhe ne se do t'ju mbushet mendja te flasin smiley

 

Kjo më duket punë me mend mua, trombozë në sistemin e qarkullimin të parave. Po t'u arrestonin shoferat gjithë gjykatësve, deputetëve, ministrave, kryeministrave dhe drejtorëve, korrupsioni do të binte menjëherë me 65%.

Me fal Tropizme por po me ben vertete kuroioz: Pse 65% dhe jo 66.5, ose 64.256? 

Po pse 66.5 ose 64.256?

Une i dhashe si shembuj, ndersa ti si shifer e sakte smiley. Gjithsesi sikur pervec shoferit te kishin kapur edhe gjykatesit, kjo do ishte pune me shume me teper mend, me siguri. Aty nga 65% do te kishim kaluar kushedi ne 67 ose 68 sepse eshte edhe faktori frike; do te frikesoheshin gjykatesit e tjere. 

O sk, po ndoshta nuk e flasim shqipen njësoj o vëlla, unë e flas me pak theks amerikan, me rrumbullakosje.

unë e flas me pak theks amerikan, me rrumbullakosje.

smiley

po mer gjemb e ka rrumbullakos me se miri: pas kapjes se shoferit dhe mos prekjes qimes se gjykatesve edhe ne kete rast flagrant, korrupsioni ne drejtesi ka per te filliuar te ulet me 65%. Kete arsyetim vetem ndonje amerikan nga Texas - i ose Montona mund ta bente, askush tjeter. Po me e forta nga te gjitha ishte kjo dhenia e shifres ekzakte. 

he he se keshtu fillon: ne fillim shoferat, pastaj pastrueset  zyrave te gjykatave,  rojet e keshtu me radhe.... derisa pastaj çëfësht, te mberthejne gjykatesin...

pra ne fillim te arrestojne gjithe keta sekseret... dhe meqe ra llafi: te mos i akuzojne vetem per korrupsion, por edhe prostitucion.. e thote fjale vete sekser!.smiley

Gjykatesit, djema, automatikisht ulen/degradohen ne detyre, pavarsisht se parate e destinuara per ta, nuk mbrriten tek ta. Po te kishin mbrritur, pra qe aksioni i njesise se krimit ekonomik, te kishte realizuar deri ne finale, ata (gjykatesit) ishin arrestuar automatikisht,  mirpo meqe aksioni nuk u ndoq dot deri ne finale, zovizo keta gjyqtare ulen ne detyre. Shoferet/sekseret, perfundojne ne banken e gjykates (drejtesise). 

Le ta quajme kete gje, nje fillim te mbare ne reformen e Drejtesise, reforme qe siç duken bathet, po fillon. Pak me vonese por siç thote populli; Me mir vone se kurre. 

Po cfare lesh fillim i mbare. Ky rast tregon se policet, prokuroret etj, jo vetem qe nuk e luftojne korrupsionin ne drejtesi, por edhe atehere kur jane te detyruar qe te bejne ndonje gje se ju dalin faktet perpara fytyres (rastesisht kapen pergjimet) dhe s'kane si t'ju bejne bisht, nuk e cojne aksionin deri ne fund, por shkojne kapin vetem shoferin. 

Ky nuk eshte fillim i mbare or taj, kjo eshte: te kesh arritur fundin dhe te fillosh te germosh akoma.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).