Arrestohet në Kukës, Vladimir Gjuta, i dyshuari kryesor për vendosjen e eksplozivit në farmacinë e babait të ministrit të Brëndshëm Saimir Tahiri me 10 shkurt të këtij viti. Ndalimi i tij është bërë në hyrje të tunelit të Kalimashit nga forcat RENEA dhe forcat e posaçme. Në momentin e arrestimit, Gjuta ishte i shoqëruar nga një shtetas kosovar. Ai po transportohet nga policia drejt  Drejtorise se Policisë së kryeqytetit. Vladimir Gjuta akuzohet gjithashtu edhe per kercenimin e Ministrit Tahiri permes nje mesazhi ne celularin e tij personal me 9 maj te ketij viti. Gjuta është shpallur në kërkim që prej muajit shkurt të këtij viti sëbashku Baftjar Brukën të cilët akuzohet edhe për vepra të tjera të rënda të ndodhura në vend.

Grupi kriminal i cili përgatiti vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të ministrit tahiri përbëhej nga 7 persona. Të njëjtët persona akuzohen edhe për vendosjen e lëndës shpërthyese në stacionin e autobusit në rrugën “Muhamed Gjollesha”. Gjykata e Krimeve të Rënda, gati tre muaj pas arrestimit ka urdhëruar lirimin nga qelia të Ernest Gjutës, i afërmi i të dyshuarit si organizator i tritolvënies në farmacinë e babait të Ministrit Tahiri. Lirimi i Ernest Gjutës ka ardhur me kërkesë të Prokurorisë, pasi nuk është arritur të gjenden prova të mjaftueshme që implikon atë në organizimin dhe vendosjen e tritolit në rrugën “Kongresi i Manastirit” dhe “Muhamet Gjollesha” mëngjesin e hershëm të datës 10 shkurt të këtij viti.

Për këtë ngjarje vazhdojnë të qëndrojnë në qeli me masën e sigurisë “arrest me burg” shtetasit Lumjan Matmuja, Kamber Bruka, Erjon Dule dhe Emirjon Gjuta.

14 Komente

Keta po te jene burra, nuk e shesin Nulin!!!!! Apo jo Gono? 

Rapadam rapadam dipi dopa / e Mulit i ranë shkopat smiley

Nje hajdar me pak qe e perderon dhe qe kujtoj se do fitonte luften me shtetin. KLm ne burg. 

ky tip mesiguri eshte prej atyre qe paguhen per te kryer krime !nje fytyre e peshtire ! 

pronar kazinosh tjetri .

Sa i ngjan Vin Diesel ky. Kriminel, i parezistueshem, 100% ALbanian! Cfare do me shume?!

 

 

Duhet gjetur ndonje zgjidhje tjeter se ti mbash ne burg do te thote qe shoqeria te paguaj per keta pizevenga. Por, e bukura eshte se keta nuk permiresohen jane te tille kriminela qe ne gen, ja shikoni saliun nese nuk besoni.

Zgjidhja eshte ti cojne me pagese per me montu ca bomba ne qeli e me ja plas njonen veq njonen ....ne dore.

shikon me vemendje koken e ketij njeriu! Deformim ne permasat vertikale ! 

Nuli e paskesh pajis dhe me liste emrash per te terrorizu. smiley
E preu Nulin ne bese, nuk e kaperdiu listen perpara se te binte ne duret e komunisteve.!!!! smiley

Sa te pjerdhur qe jane keta pssistat smiley

 

Nese ky eshte pjese e atyre qe para dy vjetesh vrane shokun e ngushte te Tajares, atehere sherri i tij me Tajaren nuk ka te beje fare me detyren apo luften kunder krimbit (sic na e paraqiste Tajarja) po me shperdorimin e detyres. Kur erdhen rigroposesit ne pushtet vendosen qe "taksat" nga pronaret e kazinove e pikave te basteve do i merrnin vete (boll kishin marre ata te PD+LSI). Per kete bene sikur i mbyllen na dy jave me nga 7 furgona policie per cdo pike dhe 25 kamera tv-she. Po duke qene se helbete e kishin nai shok ne kete biznes thane ta informojne per kete operacion te policise. Shoku nxitoi tua shiste biznesin ca kriminelve. Keta kur kuptuan se jua kishte fut e vrane.

Pra nese ky tipi eshte pjese e kesaj bande, mire eshte qe celesi i qelise t'i humbi te gropa e oqeanit (he me se e gjejme prape mas na 100 vjetesh). Po me mire akoma do ishte qe ne qeline ngjit te kishte ciftin Tajarja-Muli.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).