Teksa kanë mbetur 19 ditë që kreu aktual i Bashkisë Tiranë ka të drejtë për të qenë në krye të baskisë. Një skandal sa politik aq dhe urbanistik është bërë publik dhe mban firmën e Lulzim Bashës.
 
Bëhet fjalë për lejen e firmosur nga Basha për ndërtimin e një kati shtesë në pallatin 12 katësh në të cilin jeton Basha në rrugën “Dervish Hima” në kryeqytet në zonën e njohur si kullat e stadiumit Qemal Stafa.
 
Faksimilja që shihni në foto i përket planimetrisë së lejes për shtesën e katiti të 13 në pallatin 12 katësh.
 
Leja daton në vitin 2014 ndërsa firma e përzgjedhur për ndërtimin e këtij objekti siç shihet dhe në faksimile është “Archimed internatiola sh.p.k” -

Bashkia e Tiranës: Veliaj mashtron, leja e dhënë për një qytetar si Basha ka qenë e rregull

Pas denoncimit që kandidati i së majtës, Erion Veliaj, i bëri kreut aktual të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha për dhënien e lejes për ndërtimin e një kati në pallatin ku banon, reagoi edhe bashkia e Tiranës. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat bashkia shprehet së Veliaj gënjen pasi leja ka qenë e rregullt dhe transparente, madje ajo nuk mund të zbatohet më pasi ka skaduar me 1 dhjetor të vitit 2014. “Në një akt të pashpresë dëshpërimi për refuzimin që po i bëjnë përditë qytetarët e Tiranës, kandidati i mirëqenies personale gënjeu edhe sot me paturpësinë e tij karakteristike. Praktika në fjalë është publike, transparente dhe është kryer në përputhje me ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit, pas një komunikimi zyrtar me ILDKPI, e kontrolluar nga qeveria aktuale. Afati i kësaj praktike të pazbatuar ka mbaruar më 1 dhjetor 2014”, thuhet në deklaratë. Me tëj bashkia shprehet se leja ishte dhënë për Bashën si qytetar i thjeshtë i këtij qyteti dhe kjo gjë nuk ka pjese e privon atë nga të drejtat, qoftë edhe për të bërë një ndërtim. “Kryebashkiaku ka të njëjtat të drejta dhe detyrime si të gjithë qytetarët e tjerë të bashkisë. Por, këtë e ka të vështirë ta kuptojë dikush, që për dy vite e përdori pushtetin vetëm për mirëqenien e tij personale dhe asetet e shtetit në funksion të tij. Mashtrimet bajate nuk e shpëtojnë dot kandidatin e mirëqenies personale nga gjykimi me votë për abuzimet me pushtetin, që nga tenderat për familjarët, vila e deri tek përdorimi i aseteve dhe fondeve publike për dasma e ahengje. Gënjeshtrat dhe mashtrimi janë të vetmet produkte false dhe të shtirura, si vetë kandidati i frustruar i mirëqenies personale”, shkruan bashkia e Tiranës.

 

69 Komente

Shume mire me e ka bo , ngeli duke dhone leje vetem per te tjeret , po nuk pate rregullu shpine tate kot pret qe te rregulloje te tjeret , Luli i kputi 200 milion euro rruges se kombit e ju merreni me shtesa kati.

vari trapin, gazetare pacavurre, ca lesh lajmi o ky ketu, lajm koti. pa lajm fare.

uaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa cpaska bere!!!!!!

kat pa lejeee!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! 

aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa!!!! ( tirana u bo me pallate pa leje gjate 2013 maj-shtator)

mos i lagu pantallonat rama!!! uaaaaaaaaaaaaaaa cfare lajmi!!!!!!!!

sala me antiplumb!!!! ua cfare lajmi uaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa!!!

jeni bo si haleja e meros , ngelet tu e qelb kete forum

vjedhja e hapesires publike qenka lajm pa vlere. e ca vete ketu

E kur na u quaka hapesire publike kati 12 ?

Ne baze te Ligjes aktuale ne Shqypni...tarraca eshte hapesire publike ku mbahen antena apo depozita uji qe jane prone e banoreve......Ne rradhe te pare duhet tu marresh leje banoreve te ndertosh ne tarrace. 

Po pra po ku kap me mire antena ne kat te 12 apo 13 dhe uji ku ka me shume presion ne kat te 12 apo 13 , banoret ku e kane ajrin me te paster ne kat te 12 apo 13 . Banoret rane dakort qe tarraca e katit 13 eshte me praktike sesa aj e katit 12 !

Po ky eshte fare kastrangul ....pse nuk mund te blinte i cop tok e ta zhvillonte me ndonje ndertese dinjitoze por ditet e fundit te Mandatit do nxirrte ket far leje? Po Politikanet ktyre gjona u ruhen ne rradhe te pare. Provohet ene i her qe Tiranen e ka drejtuar nje Agurridhe qe qesh.

Ehuuu qesh apo nuk qesh burri huj ka 400 milion euro.

Ne te dy e dime qe 400 meleone i ka shpernda tek Familja ky e si ka fut te tana ne xhep te vet se do e kishin cu ne drejtimin e duhur mbasanej..... 

As qe bohet llaf qe i ka shpernda , erdhi cope...cope..nga Hollanda ne 2005 -en , ja paska shpernda 200 milion i kane ngel 200 te tjera , grijme sallate ne bashke .

Si te gjithe mo, ne grijme sallate e numerojme......paret e te tjereve. 3.8 miliarde dollare jane larguar nga Shqiperia ne menyre misterioze vitet e fundit nderkohe.......

Dakord pra , atehere mu nuk me del kastrangul.. , qe qesh po me del smiley

Po vodhen ene ata me gjysem truni ne ate han pa porta, o Brad....nuk tregon hajnia zotnillik apo squtllik.....

Mire o mire , ne rregull jemi bashke por hajde pyet ata se ca thone .

Ne e dime ca thone....perserisin si Papagall...bucen e Thanas Ciftelise....Shqiptarit beji nanen te therrasi babe. 

e mer brad merren njerezit me gjojna tvogla, jo kati i 13 thone ...

nje nga vecorite e agjitprop eshe largimi i vemendjes nga ngjarjet e medha  dhe  fokusimi ne gjera te vogla pa vlere! jepi o popull!

 Po mos u merzit o derebardhe, mos u merzit se sikur ku vajten antenat e depozitat, ja nje kat me lart vajten! smiley  smiley

Po bekan dever andej nga meme/atdhimbja. Lum si ata qe u degjojne bemat!

   Edhe sikur banoret te japin leje, ajo mbetet e jashtligjshme, kurre nuk hipotekohet shtese mbi te , sepse eshte " Hapesire Publike" ! 

  

une di shume pallate qe i kane tarracat private. po nuk e di si funksionon tamam te them te drejten.

lul basha ka qene minister i permrencem ne 21 janar, ala s'kane fillu me e pyt ca boni ca nuk boni ate dite te zeze, juve merreni me leje shtese pallati! 

A ju jeni ftof n'mythe per zotin. 

I ekuilibruar Peshku: nje 'skandal' Veliaj, nje Basha. Sikur populli i Tiranes te kishte ndjeshmeri ndaj medias Bojaxhiut do t'i duhej vetem te rrinte pa folur.

Ne pallatin tim nje deputet dhe nje drejtor I Klanit hodhen katin e 12-te dhe e ndane. Kane pushtetin dhe parane, qe ua keni dhene, por duan edhe fizikisht te gjenden me lart. Udheheqjen e dikurshme e kishim me horizontale, te gjuante me thike ne bark, jo me dron.

Bojaxhiu....ish-drejtori i KESH....Ai shume po flet per ate pune.....

tironco te ra shamia ...

Ja keni pa noi here shpine qe ka bo ne Tirone qy djali nga Patosi, Bojaxhiu? 

Cudi si s'ja qisin ketu ke Peshku.

Oh, prit, jo nuk eshte cudi. Nuk eshte cudi fare! 

Biografia e tij thote qe ka lindur ne Tirane. Si eshte puna e Patosit? Edhe per shtepine e tij mund te na thuash dicka me shume - nuk besoj se ta censurojne ketu ke Peshku.

Ky ka nje Vile me nja tre kater mije metra katror oborr ku rrit Lope Vica Dele dhe Dhi , si puna Totto Rinos qe rriste pula me i llaf .

vile kan dhe jevgjit mer brad smiley lopa dhi mbajn fshataret .... 

Nuk thashe gjo , as nuk u habita , tropizma qe pak si kurioze , kaq smiley

prit se po i marr ca kokoshka dhe nji kola smiley

Bojaxhiu banon ne katin e trete (shiko "Manualin e intelektualit ne RPSSH").

Hehehe! 

E kisha shiku po t'a kisha n'pdf. smiley

per ni me' ka pas dicka t'tille? 

Thona! 

Jam i mendimit, qe politikane si Basha dhe gjithe drejtoret e Klanit duhet patjeter ti inkurajojme qe te jetojne neper katet e 13 deri ne 23 ne Tirane.
 Sepse ne kete menyre ja bejme me te lehte punen Zotit, qe te vendose drejtesine e vet.

Tironsit kan i llaf: "T lonsha Zotin!"

Kush e di, e kupton per cfar bohet llaf.

Ore ju qe jeni kapur me shtepite e bojaxhiut apo dhe te te tjereve qe i kane te medha. Ka ngelur njeri pa shtepi te madhe sot? Eshte gje kusht qe duhet te jesh brekegrisur per te kandiduar? Shifni a ka abuzime apo jo, a ka shkelje te rregullave, por shtepine me shume kate e ka shumica e robve qe ka shtepi private.

Vilat te rrasin mrena se jan te pajustifikueshme financiarisht, fakti qe ka shume qe kan vjedh e kan ndertu Vila nuk con ne Amnisti.....Po mu me habit fakti se si guxo me kandidu nje ish Drejtor Keshi ne Shqiperi??????

Pse s'thu ti, u dashkan rras mrena gjithe taksistet tek lagja ime. 

Jo une .....LIGJA....megjithate ata taksistet e Lagjes nese nuk jane vendalinj nuk kane mundesi me bo vila. Shumica e taksistave te tu jane mesuesa apo pensioniste nga Jugu qe punojne taksist part time.

U qafsh hallin. Seriozisht. Mjafton nje kat ne tr se tjetrin ta paguajne qiraxhintje.

Ja u qaj hallin me verte se me ankohen shume. Jane njerez shume te mire e shume te gjendur dhe une i perdor gjithe kohen. Mbaj edhe cel e 2 me te mireve per cdo rast ndonese nuk me duhen sepse gjithmone ka taksista poshte tek dera aq te shpeshte si me qen ne Manhatan.

Nga nje fshat i tepelenes ka ardhur nje taksist qe marr une, e tani eshte fshat i braktisur. Fillimisht shkoi ne berat qe ne kohe te enverit ku mori nje apartament 1+1. Shiti apartamentin, bleu nje makine dhe erdhi ne TR me qira. Me leket e mbetura bleu token e nisi ndertimin avash avash.  me kredi e me borxhe. Beri katin e pare, nje dhome e mbante vete, te tjerat me qira. Ne ate kohe ishte ende me shkurre ai pellg, i thoshte gruaja "ku na solle". Pastaj beri katin e dyte te gjithin me qira. Mori dhe nje dyqan te vogel me qira qe gruaja e ka bere ushqimore. Sot pas kaq shume vitesh e ka shtepine kater kate dhe ka blere apartament per njerin cun meqe e mbaroi universitetin. Po pergatitet te bleje te dytin por i dyti eshte ende ne shkolle. ka kohe. Ankesen e kane zanat. Ta besoj. Tjetri ka ardhur nga dibra. E njejta histori smiley Por seriozisht qe u qafsh hallin smiley

 

Po keto rastet e tua i kan vilat e justifikuara financiarisht, kan shitur shtepite apo apartamentet ne vendelindje e kan punuar ne Tirane vit mbas viti. Vila e pajustifikuar eshte kur del nga bankat e shkolles, futesh ne pune ne administrate dhe pa shit gjo por me rroge te taksuar ble vile???? Vila nuk te ben automatikisht fajtor per evazion fiskal.

Prandaj pra them, shifni a ka shkelje, mos shifni a ka vile. Keta qe futen ne politike s'jane varfanjake qe te mso kene shtepi me me shume se nje kat.Jane perfshire ne biznese qe sjellin te ardhura shume me te medha se taksistet. Vetem te qenit ne dijeni se ku do te kete ndertime ne te ardhmen e se ciles toke do t'i shtohet vlera, politikanet fitojne shume. C'kuptim ka te shahet robi vetem se ka vile kur s'ka asnje prove qe ka shkelje?

Nuk po shaj Gjergjin se ka vile, Tropizma perdor standarte te vjetera se ku jeton individi..... vila versus apartament ne kohe te komunizmit. Gjergji eshte material per Prokurori sepse fatkeqesisht ka qene drejtori i KESH, por ajo eshte qeshtje tjeter.

Nderkohe Shqiperia mbahet si vendi me ekonomi Gri me evazion fiskal endemik. Sigurisht qe njerezit do dyshohen se kane parregullsi financiare perderisa nuk do ndodhe ose Amnistia Fiskale per te gjithe ose kontrolli i rrepte mbi te ardhurat. Provat e shkeljeve ne kete ambient financiar jane lehtesisht te provueshme e gjindshme per ate pune, prandaj duhet ndryshuar sistemi.

O Tironci Lebetit, tashi qe ta kuptoj ene una, se helbete gjo e trashe, shkaba na e vuni damken per azilant gjermanie, kjo qe po thu tina osht nji gjo e tille:

Thjesht e qenura e Bojaxhiut si ish-Drejtor i KESh e kualifikon ate automatikisht si material per Prokurori?

Apo di nonji gjo tjeter ti e nuk na e tregon neve, se ashtu osht nji pun?

po populli thjeshte a merr leje? ca jan kto shtesa kati pastaj, a kane parametra teknik-sizmike? ky luli rob me kot se bo nona, te ben te marri malli per salen. 

Populli i thjeshte leje per kat te 13 ? Zot na ruj .

populli i thjeshte zakonisht i nderto shtesat pa leje dhe ne pergjithesi nuk ja u legalizojne. Ne Tirone ndiqet praktika qe ndertojne ne tarrace per me jetu vete ne ndertim te paligjshem dhe apartamentin e para 1990 e lesho me qira ose ene e shet. Perdoren materiale te lehta e nuk perbejne rrezik sismik ndryshe nga dyqonet a diskot e kateve te para qe ngatarrohen me muret mbeshtetese.

Edi po eshte cun persembari, tia prishi dhe kete...

Admin, po deshe na hap nje teme "Histori suksesi te Komuna e Parisit". Ja ku e ke historine e pare impresionuese:

Nga nje fshat i tepelenes ka ardhur nje taksist qe marr une, e tani eshte fshat i braktisur. Fillimisht shkoi ne berat qe ne kohe te enverit ku mori nje apartament 1+1. Shiti apartamentin, bleu nje makine dhe erdhi ne TR me qira. Me leket e mbetura bleu token e nisi ndertimin avash avash.  me kredi e me borxhe. Beri katin e pare, nje dhome e mbante vete, te tjerat me qira. Ne ate kohe ishte ende me shkurre ai pellg, i thoshte gruaja "ku na solle". Pastaj beri katin e dyte te gjithin me qira. Mori dhe nje dyqan te vogel me qira qe gruaja e ka bere ushqimore. Sot pas kaq shume vitesh e ka shtepine kater kate dhe ka blere apartament per njerin cun meqe e mbaroi universitetin. Po pergatitet te bleje te dytin por i dyti eshte ende ne shkolle. ka kohe

smiley

sa ziliqar qe paske qene smiley

vuaj gabimet e mia, une nga Tepelena erdha drejt e ne Tirane, nuk e bona i pit stop ne Berat smiley

Swed, ti vazhdo bjeri qemanes, por ai robi e ka ndare cdo kat ne 4 apartamente me qira, 800 mije leke per kat. 3 milione i merr pare te thata ne muaj pa llogaritur hic fitimet nga taksia e nga dyqani i gruas, dhe sic i merr ashtu i ben pale ne banke, se s'di ta prishe lekun e t'i beje qejfin vetes. As ne plazh sdi si shkohet, e gruaja as nuk di qe ka dhe rroba te tjera vec gabit. Kane qene gjithe jeten duke jetuar me pak, dhe edhe sot u bertasin cunave po hengren jashte. lol E tille eshte historia e shumices se dhjetra mijera e qindra mijera vilave qe kane rrethuar tiranen.

Nuk e kuptoj pse e kane lene jashte historise se suksesit faktin qe njeri nga djemte ndihmon dhe komshinjte pleq.

Vallaj, s'do kishte qene keq te kisha pasur ata si prinder, Gjemb. Akoma i ndjek mami neper shtepi per te pire goten me qumesht e me mjalte, dhe ata dy djem nuk bejne asnjehere gabime, asgjekundi. Nje here qe u nxeh i ati se kishin marre gjoba me makine, s'guxonte t'u bertiste cunave se pastaj i bertiste gruaja atij. Por na fliste neve me qellim qe ne t'u benim moral cunave te tij se vete s'ia mbante. lol

mire mer mire se kane arrit gjithe njerezit me pas vila ne shqiperi nuk eshte per tu cudit, keto standarte kane qene deri sa kaploi kriza ideologjiko/ekonomike e viteve 2014/2015

Po mir mor Lul. A s'ishte mo kollaj me ble katin e 11-te? smiley

A ka munsi me e len me kaq ti per sot smiley.  Krye i nderuar smiley

Nuk blehet dy here i njejti kat Fiqo

Ky ka gjithe katin e 11 e do te beje te 12, a si? Dmth vile dykateshe? 

e kam llafin qe ai mund te kete dhe te 11 dhe te 12 dhe do me bo te 13. Edhe shif si i del boja, tu i thon 500 her qe 13 osh ters

Aha.  E o mire, qejfe qejfe.  

smiley

Kjo deklarata e bashkise qe mbron kryetarin si cdo qyetear te thjeshte me mallengjeu shume. Ku i kishte nje aparatament me 350m katror tani do ta bej 700. Se kuptoj ku e gjen te drejten morale me dal dhe fol per varferin nje hajdut qe as e ka idene se cfare eshte. smileysmiley

Dheeee..

Dhjetramijra ndertimeve si te Lulit, i fut nji te legalizume Ramqeverisja.

Dheee... Onlajnmilitanti i majt kafshon buzën, ndihet konfuz, debul, i pafuqishem,

komplet ofsajt smiley

 

ai ka bo 255 legalizime per 25 vjet- thote, une kam bo 25000 per 5 muaj-thote. jeeeeeeepi se se ke nga xhepi.

kulmi i nershmerise, as per vete nuk ka guxu me e bo pa leje.

Lulthimi osht Mazokist. Nuk i mjaftoi pallati ne det qe ja sheshoi pa meshire Rama por si skile qe eshte po e testo ene i her Edin, cer menie ka. Mos u boj merak se ta rregullo Dallendyshja e INUKUT shtesen.....

He si beni dhe ju tani, ka shprese mos ja legalizojne o llla' !

smiley

Nuk ka LLA ne kete mes Lefti, por ka Dallendyshe, Motra e Hekurt e Inukut.....Kaboom Pallati. Hec mo cer eshte nje kat i 13 para nje pallati gjysem ne uje. Mba Lulthimi per ate pune.

Lefti po sikur Lulthimi te largohet nga OJQ mbas humbjes se rradhes se 21 Qershorit e kete apartament ta kete per pleqni???? Hec se vje prap BrekDieri ne krye te Shqupit.

Si tha Swed, mbase Arjola e Veliajt e prenotoi vilen per 200 mije euro dhe te nesermen kur beri login tek llogaria e saj bankare e pa qe kishte vetem 2900 euro, dhe e anulloi. Prit tashi kur te thote Lefti qe Basha s'e ka kontrolluar akoma llogarine bankare se i ka humbur fjalekalimi. 

Ore ne keta i dime qe jane legena dhe kjo s'na prish pune, ajo qe na shqeteson eshte fakti qe Bojaxhiun nuk po e hulumtojne dot aq sa duhet, sidomos per modelin demode te flokeve! 

P.S. Ilir Meta nuk e shtyn dot taven vegjetariane pa serenaten e ngjalave. Flitet qe kjo me shume sesa recetat e Monikes eshte komponenti magjik. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).