Të paktën 70% e bizneseve sezonale që operojnë në zonat turistike të vendin nuk kanë shlyer faturat e energjisë elektrike, duke akumuluar një borxh prej rreth 2 miliardë lekë ndaj shtetit. Këto biznese debitore janë evidentuar nga OSHEE gjatë kontrollit të përqëndruar në bregdet, në muajt maj e qershor, pasi zotëruesit e tyre është e pamundur të kontaktohen pas përfundimit të sezonit turistik, në muajin shtator. Administratori i OSHEE-së, Adrian Çela paralajmëron se në rast të mos shlyerjes së faturave, këto biznese nuk do të furnizohen më me energji elektrike.

“70% e këtyre bizneseve janë debitorë. Për këto biznese nuk ka skema klasike, 12 muaj apo 24 muaj. Për këto biznese që janë biznese sezonale, që ushtrojnë aktivitetin e tyre deri në muajin gusht, apo shtator, brenda fundit të qershorit, fillimit të korrikut, duhet ët shlyjenë debinë. Në rast të kundërt nuk do të kenë asnjë shans të furnizohen me energji nga Operatori i Shpërndarjes”, tha Adrian Çela, administrator i OSHEE-së.

OSHEE ka përqëndruar kontrollin në zonat turistike, pasi sipas operatorit zotëruesit e këtyre aktiviteteve është e pamundur të kontaktohen me mbylljen e sezonit në muajin shtator.

Zoti Çela bën publike ndërkohë shifrat e reja të arkëtimeve, të cilat në muajin maj janë rritur me 35% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe nivelin e humbjeve në rrjet. “

“në rast se ne kishim parashikuar të ardhurat për muajin maj, diku në shifrën 4.53 miliardë lekë të reja, në fund të muajit maj regjistruam shifrën 4.98 miliardë lekë të reja. Po ta krahasojmë me 2014, ku ishin 3.7 miliardë lekë të reja të ardhura. Humbjet në muaji maj regjistruan shifrën e 31.25%, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, regjistruam 36.8%”, bëri të ditur Çela.

Në mesin e muajit maj u rilançua skema lehtësuse për konsumatorët familjarë, prej së cilës, sipas OSHEE, kanë përfituar falje në masën 80% të kamatvonesave rreth 10 mijë abonentë, ndërsa numri i debitorëve aktualisht është 170 mijë konsumatorë familjarë gjithsej.

14 Komente

Jo vetem qe tu nderpritet energjia por te futen dhe ne burg!

Ne burg!

Ne burg!

ne fakt, nje pjese e konsiderueshme e ketyre bizneseve sezonal, jane qiraxhinj, qe marrin lokalin me qira dhe punojne 3-4 muaj, kuptohet duke i paguar taksat bashkise/komunes. Mirpo kur e marrin lokalin, ata nuk pergjigjen per energjine qe eshte harxhuar me perpara, dhe ndodh (ne shum raste) qe para tyre (vitin e kaluar) kan qene te tjere qiraxhinj, qe nuk kane paguar energjine. Pronari po ashtu nuk e paguan energjine e atyre qe kane punuar 3-4 muaj ne lokalin e tij, dhe keshtu vitpasviti, akumulohet nje sasi e madhe e energjise se shpenzuar pa paguar. 

Ketu mendoj se duhet nje lehtesim apo gjysem amnisti, per te tera palet, dhe te fillohet ne menyre te rregullt. 

Po pse duhet amnisti, kur u shkon ne lokale atyre ne jug ata ta masin koken me pe. Po ata duan qe brenda vitit te behen milioner. 

Vera ka ardhur dhe te nxehtit eshte bere i padurushem. Megjithate ne disa lokale qe une frekuentoj kam vene re qe nuk i ndezin ose i ndezin me kufizime kondicioneret. Nderkohe, mbaj mend qe te pakten perpara nje viti i mbanin ndezur gjate gjithe kohes. Cfare ka ndodhur? Mesiguri, qe deri perpara nje viti e vidhnin korentin (kuptohet me ndihmen edhe te punonjesve te OSHEE),  ndersa tani qe kjo mundesi ju eshte mbyllur renkojne. Sa turp dhe sa keq njekohesisht per ket fare te keqe njeri qe kemi mbjellur.

epo duhet te zgjedhesh ti bariu pa breke (dmth vllau me dele). ose kondicioner ose vape, ose mos dil nga shtepia dhe kaloje kohen ketu. apo dhe ti e kursen energjine tani ?

po prit se akoma s'ke pare gje te madhe. shpejt do te vije koha kur ne kafe te shkosh 2 here ne vit vetem.  do te te duket legjende, koha kur kaloje diten atje.

mire ben qe replikon, por je i pa kuptueshem, megjithese shqip shkruan. 

Ca eshte kjo shaka? Perse keni prit deri tani apo ashtu eshte nje pune?

Lajm interesant, po shume interesant bile :

Sipas të dhënave që publikoi INSTAT për prodhimin e energjisë mësohet se, kontributi nga hidrocentralet publike përfaqësoi gjatë vitit që shkoi 72,1 për qind të prodhimit neto vendas, ndërsa prodhimi i energjisë nga prodhues të pavarur privatë dhe koncesionarë përbën 27,9 për qind. Më vitin 2013 kontributi i HEC-eve të vogla në totalin e peshës së prodhimit tw energjisë ishte 11 %.

Pra, si pa dashje eshte ulur prodhimi vendas. Pra keta po menaxhojne sipas parimit : te mos u lejne kusur robve qe kane ndonje fature pa pagu, ndersa atje ku prodhimi ka kosto shume me te ulet se te privati ta ulin prodhimin se perseri ashtu eshte nji pune.

Jam shume kurioz te di perse eshte ul prodhimi nga shteti krahasuar me nje vit me pare? Përse ?

Po mese di une, sal krimineli sikur i shiti apo i dha me koncesion H/C e ulzes dhe te shkopetit, me duket edhe ate te bistrices ne jug apo jo?Nse po, ja nje aresye qe shpjegon shqetesimin tuaj.

Je duke thene qe ka ndryshu struktura e prodhimit dhe me keto dy hidrot eshte shtu prodhimi nga privatet. Po e pranoj si arsyetim, por ama rritja eshte me 17 % ndersa fuqia e instaluar e atyre nuk eshte sa 17% e gjithe fuqisese se sistemit hidro.

Po une kam vene re qe ti do votosh per Bojaxhiun. Dakort, por kjo qe po bejne keta eshte skema e Bojaxhiut te KESH-it, pra hidrot private prodhonin me shume energji ne vit te thate se ato private ne vitin me me shume rreshje. smiley

Sikur thane qe do e ulin cmimin qe blejne nga privatet me 25 % ? Qa u be apo po presin se ashtu eshte nje pune ? smiley

Me fal per nderhyrjen, po me shume delikatese mund te te them qe cmimit te privatit do ti rruajne trapin. Nje nga problemet e medha te partive kur vijne ne qeveri eshte se mendojne se shteti funksionon me moton "topi eshte i imi dhe penalltine do ta gjuaj vete". Gjendet dhe nga nje koqe kanari verdalle qe i keshillon, dhe o burra ministrat dalin ne tv dhe bejne deklarata te papergjegjshme. Atyre qe i kane firmosur kontratat koncensionare dhe jane nderkohe ne prodhim nuk ja ulin dot cmimin. Secili nga ata do shkoje deri ne Strasburg, dhe do i marri leket e veta kokerr me kokerr

Or qmimit dakort, po une e kam me prodhimin. Keto hidrot private prodhojne me shume ne vit hidrik te thate. smiley

Si skeme tip Bojagjiu me duket. smiley

Komentueso, une pij e ti dehesh. Lexoje mire edhe nje here, qe te mos ngatarrosh vitet. Aty thuhet se;  

"....se, kontributi nga hidrocentralet publike përfaqësoi gjatë vitit që shkoi 72,1 për qind të prodhimit neto vendas, ndërsa prodhimi i energjisë nga prodhues të pavarur privatë dhe koncesionarë përbën 27,9 për qind...."  

  qe do te those se me 2014 privatet kane dhon 27,1% , ndersa ne vitin 2013 (1 vit me perpara) ; 

" .....Më vitin 2013 kontributi i HEC-eve të vogla në totalin e peshës së prodhimit tw energjisë ishte 11 %...." 

 qe do te thote se ne 2014 eshte shtuar prodhimi nga privatet, ne krahasim me 2013, dhe jo ulur siç thua ne fund, ne forme pyetje. 

E dhive fare. Gjithe ajo fjali e zhbirilume e ti nataron privatin me shtetin.

E humba krejt respektin qe me kishe imponu.

Këtu bojnë punë specilistët them se . Nuk ka nevojë për deklarata se sa për ndërhyrje teknologjike inteligjente .

Me bixineset mendoj është më lehtë pasi mund të lidhen kontrata për parapagim , parablerje të energjisë mujore dhe krahas kësj të ketë instalime edhe matsa për harxhimet reale . Sidomos kjo për Hoteleritë dhe restorantet , baret e klubet në Plazhe .Kush nuk paguan tejkalimin e muajit , ndërpritet energjia . Më duket shumë e thjeshtë dhe eleminon gjith këtë presion Publik lehtësisht të shfrytëzueshëm edhe nga gazetat e Media tip RD e 55 apo Gëlbaza lapsi.al .."se qeveria zotrie " Si projekt Pilot mund të shërbejë edhe për më tej për disa biznese specifike si Hoteleritë etj

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).