Ja sheshi, ja mejdani, ja dhe Gjergji kapedani. Erjoni me Halimin vështirë të pranojnë, po vallë ç'do thotë Sazani?

Nga faqja e tij ne Facebook Gjergji Bojaxhi thote

Sot u bëra thirrje publike të gjithë kandidatëve për të marrë pjesë në një debat mes nesh. 

Për nga informimi i qytetarëve, debati është i pazëvëndësueshëm me asnjë aktivitet tjetër. Vetëm duke debatuar me njëri-tjetrin vizionin dhe planet tona, vetëm duke ju përgjigjur pyetjeve të pacensuruara dhe të paprogramuara të tyre, qytetarët mund të informohen më mirë për secilin kandidat dhe mund të sqarojnë pikëpyetjet e paqartësitë për secilën alternativë.

Kandidateve ne disavantazh i intereson gjithmone nje perballje e barabarte "në shesh". Po pertej interesave vetiake te tyre, debatet publike gjate zgjedhjeve ne Shqiperi do te ishin ne dobi edhe te qytetareve, te cilet gjate fushatave ushqehen dhunshem kryesisht me postera te shtrenjta dhe mesazhe shabllone tip "Me shpejt drejt Evropes", nga partite te cilat harxhojne pa kursim parate (e kujt?) si per reklama dhe per blerjen e votave.

Ashtu si dhe ne rastin e berjes se transparences per financat e fushates, ky standard i ri (nese) i politikes shqiptare do t'i sherbente jo vetem kandidateve me te disfavorshem, sic ne kete rast Bojaxhiut, por pike se pari interesave publike. Bojaxhinjte sot jane neser s'jane, kurse interesat e publikut mbeten dhe duhet te jene prioritare.

Nje debat i tille pra do te ishte jo thjesht nje risi ne fushatat shqiptare te tranzicionit tashme 20 vjecar, por dhe nje dritare, sado e vogel, per t'i mundesuar popullit qe te shikoje sado pak njëshat gjithnje e me hermetike te politikes shqiptare. Keta njësha vertet qe nuk pertojne te gjenden faqe me faqe me popullin ne çdo fushate, po kjo me se shumti sa per te postuar faqet e fishkura te njerzve tek faqet e njëshave ne Facebook; sa me te fishkura dhe te plakura faqet e popullit, aq me te dobishme politikisht.  

Edhe ne vendet me tradite te gjate demokracie e perballjesh publike, si SHBA, debatet e tilla po behen me shume nje perplasje imazhesh sesa mirfilli idesh e platformash. Ama padyshim qe midis shenimit te pikeve qe kandidatet perpiqen te bejne kunder sho-shoqit, moderatoret e debateve arrijne te bejne pyetje te cilat kane mirfilli interes publik, se fundmi nje pjese e te cilave pyetjeve vjen direkt nga qytetaret nepermjet platformave sociale ne rrjet. Ne nje vend si Shqiperia, ku tentakulat e politikes se korruptuar e kane dhe median pergjithesisht nen kontroll, nje debat i tille do kishte nje vlere me te madhe per publikun sesa ne nje vend si SHBA ku dhe pa keto debate, mediat pergjithesisht e bejne funksionin e tyre te pushtetit te kartert. 

Ne vend te kompjimeve fallco te fotove dhe sloganeve te politikaneve amerikane, nese politika shqiptare deshiron te importoje diçka te dobishme (dmth te dobishme per Shqiperine e shqiptaret) nga politika amerikane, do bente shume mire ta fillonte kete me gjera si kufizimi i mandateve ne pushtet, garat e hapura elektorale brenda partive, e pse jo dhe debatet publike ne fushata. 

17 Komente

Po le te mblidhen Sazan Guri me Bojagjiun dhe nen monitorimin e Kol Balles le te flasin per hallet e Tiranes.

Bojaxhiut ti behet pyetja : a e ke ngjy na i here ne fondet e KESH-it apo jo? E kam fjalen ne ate kohe kur humbjet ishin te rendit 45 %.

 

Po pse mer, pytje retorike do ti boni Gjergjit ju? 

u ka zene e mira site, po ikin nga xheneti.smiley

Kujt i vjen dorjesh per matematike, sa suvllaqe blihen me 2 milion euro? Po qofte? Kush po e paguan kete, prap pensioni i mamit, apo derivatet e interesave te parave te kursyera nga shitja e fiqve?

Bojaxhi strikes again n'Facebook dhe NeTirana.al (se ne TV, *ben shenjen e gersheres me gishta*):

Mënyra si financohen politikanët kushtëzon mënyrën se si ata qeverisin dhe për kë ata qeverisin. Financimet e paligjshme janë shkaku kryesor i keqqeverisjes, korrupsionit dhe kriminalizmit të politikës në Shqipëri.

 

Fushata e z. Veliaj deri tani ka arritur të paktën 2 milionë euro duke shpenzuar rreth 50 mijë euro në ditë. Fushata e z. Kosova, edhe pse disi më e varfër, është po ashtu e shtrenjtë dhe do të kalojë 1 milion euro.

 

Këto para janë dhënë kryesisht për t’u shkëmbyer me favore në të ardhmen. A janë këta modelet e duhur për të drejtuar Bashkinë e Tiranës?

300 mije euro takime elektorale? Sa shume qenka rritur benzina n'Shqiperi. 

Xhibo,

Gjergji po i vje hakut te dy paleve. Qejfi mo i modh eshte kur shef se sa klluf eshte Rama dhe te tijet ne politike. Ne fillim ferkoi duret kur doli Gjergji se e ka fiksim qe ta shkri fare pseudo-opoziten. Pastaj pa neper sondazhe qe Veliaj merrte shume me pak vota se koalicioni dhe Kosova ishte aty-aty. Pra me rregull treshi i bite qe Gjergji merrte me shume vota majtas (ose me sakte nga ai koalicion ku s'ngeli njeri pa hy, ene nai parti qe s'ka asnje lidhje aty smiley) Dhe ajo qe nuk duro dot Rama eshte se Gjergji merr votat e pjeses intelektuale qe kurre nuk do votote me per PD-ne. Me te drejte tani i jane turr te vetet per t'i thene "Per cfare na u desh Veliaj, kur s'merr as keta qe e urrejne krahun tjeter? Se sa per militantet tane edhe Lymin e Tutit te venim do na i jepnin votat"

Une kam mendu gjithmone qe ai do kish qene nje trashegimtar i denje per vicidolsin ne PD, po tani jom bind plotesisht qe ai do kish qene perfekt per periudhen midis vicidolsit dhe Lulushit. Ai eshte diktator si vicidolsi e dhjaks si Lulushi.

Nuk besoj qe Rama vendosi Veliajn per kandidat me idene se mund te merrte vota majtas e djathtas.  Veliaj eshte figure polarizuese.  

Mbi temen: Veliaj e ka ftuar disa here Kosoven per debat.  Ky i fundit eshte pergjigjur qe debatet i ka alergji dhe s'eshte koha per debat, por me kryeministrin do debatonte ne nje kafe.  Nuk di qe Veliaj te kete bere te njejten ftese per Bojaxhiun.  Mbas deklaratave te Kosoves, nje debat i mundshem mund te jete vetem midis Bojaxhiut dhe Veliajt. Por gjasat jane qe s'ka per te ndodhur. 

Veliaj s'mund ta trajtoje fushaten si shporten e fiqve te tij dhe te ftoje per debat vetem njerin kandidat, aq me pak duke e hedhur ftesen paraqende si dikur letrat higjenike neper peme; "nesër në orën 21.00 e pres në TV ". 

Nese Veliaj do ishte i interesuar qe kandidatet te benin debat do kishte bere nje ftese pak a shume si Bojaxhi, dmth thirrje publike e do ftonte kanidatet, per interes te publikut, jo "ej ti, ec po ta mbajti neser ne TV". Ose te pakten do te reagonte taktikisht pas fteses se Bojaxhi duke thene "ide fantastike, une kam qene i pari per debat, ec ta kordinojme dhe ta bejme debatin".

Lizander, Prec Zogaj, agjitpropi i "Hapni kutite" i kthyer zizakisht kunder Rames tani, kishte bere nje artikull per fushaten. Me keto llafe per Veliaj kishte qelluar goxha ne shenje:

Komunikimi i tij i njëtrajtshëm prej reperi dhe truket e  përshtatura nga manualet e politikës negativiste e tregojnë më shumë artificial sesa origjinal. Ndoshta kjo nuk do të kishte rënë kaq shumë në sy (Në Shqipëri ka kohë që po troket një  profil politikanësh pa kulturë, të programuar si kiborgë, që vetëm të grijnë me llafe të parafabrikuara)...

Kiborg parafabrikat smiley

On other ngjala news, Muc Nano, promovuesi i "koalicionit te qelbesirave" me ne fund qenka "baraslarguar" duke perkrahur idene tone te votimit per kandidatet e pavarur ose te partive te reja si menyra per te dobesuar sistemin e qelbesirave. 

Ah, uroj te fitoj kandidati i pavarur, Bojaxhi, dhe Sazani ti bashkohet ketij. Dy-tre kandidat te pavarur, i prishin pune njeri-tjetrit, dhe favorizojne kandidatet e dy partive kryesore. 

Give them hell Gjergji!smiley

bravo Gjergj!

Spoti i fundit publicitar i: 

- Bojaxhi: Voto ndryshe 

- Veliaj: Voto mua Ramen se Veliaj e di une qe s'e ke qejf ti 

- Kosova: Voto mua doktorin se s'jam politikan tipik, flas me ze te bute 

Disa spote te tjera te gjetura (dhe dukshem me pak kosto) te Bojaxhi: Ne nuk jemi dele, Ne te padukshmit. Me shume video tek faqja e tij ne Youtube.

Spote te tjera nga Veliaj: Basha s'ka bere asgje, Une me Ramen bera shumem pune si minister. Videot e tjera tek faqja e tij ne Facebook.

Spote te tjera nga Halimi: Do ta rilind Tiranen sic maternitetin, S'e di nese permenda menaxhimin e maternitetit. Videot e tjera tek faqja e tij ne Facebook.

shpresoj qe votuesit t'i therrasin mendjes kesaj radhe dhe te mos ecin me logjiken tipike shqiptare "une nuk e votoj kandidatin e pavarur....se ai asnjehere nuk fiton". U depolarizofshi gjer ne amshim!

U depolarizofshi gjer ne amshim! 

Sa mire e bute qe i urove smiley M'lejo ta pershtat pakez: 

- Ja u depolarizofshi n'ameshim ja u depilofshi n'dhunim jarebi! 

Shpresa eshte qe te kete sa me shume vota per te pavarurit/tretet qe keshtu te dobesohet sistemi i qelbur i mafiotranzitokrator, se nuk behet fjale qe te fitoje nje i pavarur/trete ne nje vend ku cica e Partise e mban popullin ne varesi shpartalluese. Megjithate, diku duhet filluar, fakti qe Bojaxhi ka mbi 10% ne sondazhe perben progres per ate milet dhe ate situate, padyshim! Dmth already eshte bere nje fare progresi, por duhet maksimalizuar, sidomos po te kesh parasyh qe kushedi sa mund t'i vjedhin votat atij. 

po pra, auch! smiley u nisa me bertit si luaneshe dhe me doli mjaullime.

Normal qe s'do fitoje i pavaruri, por thjesht te shkaterron argumenti pse s'i japin voten....se duket si tifozllik futbolli, kur ne fakt eshte pergjegjesi per te gjitha ankesat e perditshme qe nisin qe javen e pare qe kryetari i ri ulet ne karrige dhe rrethin vicioz ku e fusin veten qytetaret e demoralizuar nga fakti se po te levizin gishtin, asgje s'do ndryshoje.
Faktikisht edhe pritshmerite e mia ishin shume te uleta, me kane suprizuar sondazhet, keshtu qe lets hope!!

bravo dhe suksese te metejshme Gjergjit!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).