Edhe pse shkrimi është botuar rreth një vit e gjysmë më parë në "The Economist", kjo është një temë debati që sa vjen e bëhet më e nxehtë. Cila është e ardhmja e punëve dhe e profesioneve tona? Cilat prej karrierave do të vijojnë të lulëzojnë dhe të prodhojnë të ardhura për familjet tona, e cilat shtigje do mbyllen si pasojë e zhvillimit teknologjik, me gjithnjë e më shumë robotë që zëvendësojnë njerëzit në punët tradicionale?

Nga artikulli i "The Economist": "Aftësia për të bërë "punë truri" nuk do t'i ndajë kompjuterat nga punët që dikur bëheshin nga duart e njerëzve, madje do t'i bëjë ata akoma më të aftë (për të na zëvendësuar). Dizenjatorët e brezave të fundit të robotëve industrialë i konsiderojnë krijimet e tyre si ndihmësa të punëtorëve, jo si zëvendësues; por nuk ka dyshim se teknologjia do jetë në gjendje t'i bëjë të dyja këto - madje jo pak. Një shofer taksie do jetë një gjë e rrallë në shumë vende në vitet 2010 apo 2040. Ky tingëllon si lajm i keq për gazetarët, të cilët u vjelin taksistëve informacion dhe paragjykime nga një vend i caktuar - por a do kenë mbetur gazetarë deri atëherë? A do ketë pilotë avionësh? Policë trafiku? Apo ushtarë?

Do ketë ende punë, edhe zotërinjtë Frej dhe Osborn, kërkimet e të cilëve nxjerrin se 47% e punëve të sotme do jenë të prekura nga automatizimi brenda dy dekadave që vijnë, pranojnë se disa punë - sidomos ato që aktualisht kërkojnë nivel të lartë arsmimi dhe paguajnë shumë - do të mbijetojnë. Tajler Kouen, një ekonomist në Universitetin Xhorxh Majson dhe një bloger shumë i lexuar, shkruan në librin e tij "Average is Over" se ekonomitë e pasura [forca punëtore] po ndahet midis një grupi të vogël aftësitë e të cilëve shkojnë shumë mirë me inteligjencën e makinerive, për të cilin grup Kouen ka shpresa të mëdha, dhe pjesës tjetër, për të cilët ka pak shpresë... [Në të ardhmen] do të jetë tmerrsisht e lehtë të nisësh një biznes, të fusësh një produkt të ri në treg dhe të shësësh miliarda njësi për konsumatorë në të gjithë globin. Ata që krijojnë apo investojnë në ide blockbuster mund të përfitojnë të ardhura të paprecedenta."

Më poshtë një tabelë që tregon cilat profesione rezikojnë më shumë zëvendësimin nga teknologjia. Sa më pranë vlerës 1, aq më i lartë reziku:



 

 

15 Komente

Hasanizmismiley

technical writers? 

firefighterssmiley  do merrkemi flake

Kshu thane dhe kur u shpik dishwasheri smiley

But look at us going on

we're still together, still going strooooong. smiley

lene lene , qeka rrjeshtu ene dentisti , do hakemi qullna mullna , do na leken me na ra dhamet nji ka nji

Vertet ka nje rikthim te fuqishem te roboteve. Si rrjedhoje psh dhe outsourcing po frenohet. E ben me lire roboti ne US se robi ne Kine. Jo rastesisht dhe cinemaja ka ra ne dashni me robotet.

Mbajeni mire me kompjuterin se nje dite do ju hyje ne pune kjo miqesi.smiley  

Vlen si shtesë edhe parashikimi i Njeriut postmodern ose postindustrial si një produkt HIBRID që nuk do mendojë më biologjikisht .Dhe mos e nënvlerësojmë , sepse kjo fatkeqësi mund të prekë dhe PPU , pasi shumë sholokë antikomunist në vitet 30 , do jenë në kulmin e tyre mental .

PPU meriton respekt edhe në shtypin Botëror , pasi prej Kohësh kemi parashikuar që shoqes Xhibole gjëndrën e qejfit do ja vendosim në gishtin e mesit , duke ja prerë organet e taposur ato e duke i lënë vetëm ndonjë zgjatim si punë zorre për Nevoja të Rralla fiziologjike.

Gjitshsesi ne si PPU mendoj se duhet të pregatitemi edhe për faktin se do na Mungojë dikush me "se linku zotrie " dhe sidomos shokët analë e përmbledhës për çështjet e antikomunizmit , sektor që e kanë pas mbuluar me shumë sukses sh Xhibole në tërësi dhe në veçanti nëpër pështymore sh Left me ....iiiiiii në fund .

Flm z.Blendi që është me kohën në zgjedhjen e këtyre artikujve ! Të kenë peshqit aq mend përtej Kompjuterit sa të përfshihen në këtë debat ?

Sh Gjëmbi duhet të ketë ndonjë mejtim besonj !

 

...be careful what you wish for you, might just get it ...

" .... Ata që krijojnë apo investojnë në ide blockbuster mund të përfitojnë të ardhura të paprecedenta..." Di gjo njeri se çdo me thon; Blockbuster. Si mund te perkthehet ne shqip kjo fjale.

Block buster Pjer eshte dicka me sukses komercial te madh si psh nje film qe pelqehet , nje product si iphone etj .

Shqiperia duhet te investoje ne pregatitjen e specialisteve te robotikes.Eshte me mire te jemi ata qe projktojne ,  programojne ,prodhojne e mirembajne r robotet se sa ata qe humbasin punen ndaj roboteve.Hunt or you'll be hunted.

blockbuster?

po e thjeshte fare, ide gjigande, nga ato qe ben nje dore paresh te papare.

psh meqe na bje shpesh llafi mbi keto idrokarburet e frackingjet, ideale, po dhe gje e realizueshme, do ishte psh te ndertosh nje morse gjigande metalike  rreth ekuatorit e ta shtrengosh e shtrydhesh Token gradualisht ne menyre qe gjithe idrokarburet e naftrat e me the te thash, te rrjedhin drejt Polit Jugor. Aty pastaj e mbledh me nje tip tenxhere te posaçme... e ja blockbuster-i.

 

postjeri, ai klasiku me biciklete e cante qe shperndan poste te shkruar, per nja 10 vjet nuk ka per te egzistuar me.

por do te shtohet posta me makine qe shperndan paketa, per shkak te rritjes te blerjeve online.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).