Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka prezantuar sot nismën më të re për promovimin e vendit, Colours of Albania. Kjo nismë synon që përmes fotografisë dhe rrjeteve sociale si instagrami, facebook-u etj, të përcjellë në gjithë botën imazhin e padukshëm të Shqipërisë, atë që të tjerët nuk e shohin nëse ne nuk ua tregojmë.

Metoda të tilla përdoren në të gjithë botën, nga vende shumë të zhvilluara siç është për shembull Norvegjia, të cilat përmes imazheve të ndryshme nga vende turistike, tregojnë bukuritë e vendit, duke ndikuar kështu fuqishëm në rritjen e numrit të investitorëve të huaj dhe të turistëve në vend.

Odeta Barbullushi, zëvendësministre e Jashtme, e cila prezantoi nismën Colorsof Albania tha se kjo iniciativë synon të përcjellë përmes një konkursi të fotografie online ngjyrat e vërteta të shoqërisë shqiptare.

"Ky projekt synon të përcjellë zhvillimet pozitive të vendit tonë dhe ta bëj Shqipërinë, një nga destinacionet kryesore në Ballkan si për investimet ashtu edhe për turistët,” tha Barbullushi.

Edhe ambasadori i Norvegjisë në Shqipëri, Jan Baathru tha se metodat e reja teknologjike janë një mënyrë e mirë dhe efektive për të përcjellë imazhin e vendit në çdo cep të botës. Ai tha se është shumë e rëndësishme për të ardhmen e vendit ajo se çfarë mendojnë shtetet apo kombet e tjera për ne.

“Mënyrat apo metodat që ne po përdorim tashmë për të promovuar vendet tona po ndryshojnë. Ne po përdorim metoda të reja; teknologji të reja, në mënyrë që të promovojnë vendet tona,” tha ambasadori i Norvegjisë.

Deri më 17 korrik kushdo që do të marrë pjesë në këtë konkurs, mund të postojë foto në rrjetet sociale dhe të bëhet pjesë e nismës, dhe në fund do të shpërblehet edhe me një shumë të hollash nga 100 euro deri në 500 euro. Çdo qytetar që bën foto nga vende të ndryshme të Shqipërisë, mund t’i hedhë ato në facebook dhe të bëj tag profilin coloursofAlbania.

Facebook, Twitter

 

Marrë nga Kosova Press

24 Komente

Urime shkabe

Shyqyr mer. Iniciative shume e mire/

shume e bukur nisma!! 

na edhe ca foto te tjera shumengjyreshe  nga Albanie  (by photographer Daku)

Po pra si gjithmon se aqe dijne: i dor bojë smiley

Shif mer karagjoz te rregullosh jeten e miletit, se osh krym dynjaja sa ne pare sa ne varre smiley

Ideja eshte qe promovimi i Shqiperise rrit turizmin, rregullon jeten e miletit, mbase nuk i krym ne pare, por dhe nuk i con me shpejt ne varre.  Apo jo?  

"Ky projekt synon të përcjellë zhvillimet pozitive të vendit tonë dhe ta bëj Shqipërinë, një nga destinacionet kryesore në Ballkan si për investimet ashtu edhe për turistët,” thot zv. Ministrja e jashtme.

Si shpresa e fundit mduket mua më. Dmth te tjerat kan firue. Nji strategji per te thith investimet e huaja qi varet te gozhda e thongut ne fb smiley Qesharake per tmos thene e mjere.

Investimet e huaja i terheqin lobimet. Ato pri verteti. A ke pare ti kanalizosh aty, po, jo, kaq. Edhe une nji cop fshatar northisti e nok kaq gjo, jo mo kto qe e kan per detyre dhe te vetmen detyre.

Po kto e kan hallin te ngjyra, e cila sidoqofte i boni skifo te hamami aspak ornamental smiley

 

Nuk e di pse ti mendon qe une mendoj se ky projekt do bej namin.  Dhe kshu konkretisht vetem per turizmin fola.  Po ashtu ne bisede me gjembin thashe qe nuk e di c'pune ka Ministria e Jashtme, zvministria e jashtme me kete. Dy cuna/goca IT nga Ministria e Turizmit duhet te merreshin me kete projekt. 

http://www.coloursofalbania.com/ Tashi qeveriu ka menduar ta bej me juri e ceremoni.  Pa asnje lloj reklame le te themi qe nga marsi.  Sot shpallet, neser (17 korrik) mbyllet. Mire do ishte qe ca gjera te behen me plan pak me afatgjate, me konstante, dhe pa ceremonira. Por po e rithem, vendi ka nevoje per cdo lloj promovimi, edhe nga keto qe i kane bere edhe i bejne te tjeret para nesh, e sidomos, duke levruar cdo aspekt, dhe mundesite e internetit.  

Nuk e di smiley Jam tradicjonalist ndoshta, e shof ekonomine si gje serjoze, ndoshta me serjoza nga disiplinat e shtetmekëllqebërjes smiley

Turizmi me duket pune dembelesh me potencjal te egzagjerum. Ne kemi nevoje te prodhojme. Dum industri, teknologji, shkence, zhvillim. Te prodhojm pjese makinash, aparatura mjeksore, pjese per nevoja indistriale, te zhvillohemi ne ate drejtim. Ashtu po, a ke mundesi me nxjerr namin vetes. 

Kemi nevoje te prodhojm qe ti shtrohemi punes nder te tjera, qe te mesojm, qe te mos ngelemi ne stadin e kapadaijve me potencjal..

Etj etj, nga darka se esht akoma vakt birre ktej skemi shku ke uithki smiley

Po me kete cfare u be? Apo u moren njehere ato para, duhen te tjera tani?

Pra ti po thua qe cdo ministri ne te njejten qeveri ben fushata te ndryshme ne koke te vet per te njejtin qellim? Do te te sulmojne! smiley Lajmi thote e ka organizuar Ministria e Jashtme kete me ngjyra. Zyrtare me duket mua - megjithse une, sic thane dhe shoket, s'jam si njerezit ne Shqiperi dhe jam gje e trashe.

P.S. kjo nisme me pelqen gjithsesi, se ma do mendja do kushtoje me pak dhe do krijoje me shume exposure.

Video-klipet jane zyrtare.  Reklama qe shteti shqiptar paguan qe te shfaqen ne televizione te ndryshme ne bote.  Psh: "Albania, a new mediterranean love" u shfaq ne CNN e ndoshta tv te tjera.  Te tilla kam pare per shume shtete me logo te ndryshme.  Nuk di per kete te rene ne eshte dhene akoma apo jo.  Ndersa fotot nepermjet rrjeteve sociale eshte kuptueshem e nje natyre tjeter.  Pervec shumes modeste per fituesit si nje shtyse per te vene sa me shume foto, e foto te cilesise se mire.  

Tani, pse Ministria e Jashtme dhe jo ajo e Turizmit nuk di c'te them, mbase te/na sqaron ndonje shok/shoqe tjeter.  Dhe shume s'me intereson ajo ane, plus edhe qeveria eshte rremuje se kohe zgjedhjesh, sic edhe pame kur km-ja llap neper fb per nje monument kulture qe e ben nje Fondacion. 

Thene te gjitha keto, mua me pelqen si nisme, edhe pse s'eshte shpikur rrota se e bejne dhe vende te tjera, dhe shpresoj qe shqipot, pertej selfieve ta shkrepin dhe per atdheun smiley

Jam dakort (se do me sulmojne shoket e emancipuar por qe s'dine c'do me thene po vura +1).

Moj po vec belfie mos te na vene se kush perballon dot pastaj turistat manjake Angleze!

Me vrafshin mu po nuk qe Komi ky, qe e ka shpine ne kat te pare ke pallati i vjehrres time.

Komin do e kene heq prej pune mas 23 qershorit.

Nisma eshte e mire, dhe une vete gjithmon kam mburrur/propaganduar Shqiperine si vend i bukur dhe i lire tek belgjit, biles gjer para dy vjetesh blija çdo vit kartolina dhe ua tregoja e ua jepja belgjeve, mirpo kur sheh qe lloj-lloj sorollopesh qe drejtojne Shqiperine tone te varfer, nuk dejojne te te presin, m'duket se s'ia vlen te ngazellohesh me keto gjera. 

Ket ke te keqe te Pjero, qe shperndan dy kartolina neper miq dhe pastaj do qe te te presi udheheqja per te falenderu. smiley

2 kartolina smiley shtoji dhe 3 zero, 2000 kartolina, per 7-8 vjet. 

me video si keto ushqehesh ti ? po para big mac -ut i ha apo prapa ?

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).