Përpara se të flasim se çfarë ka ndodhur realisht gjatë atyre orëve në klasë, kur mësuesi mbyllej vetëm për vetëm me minorenen, dua të kërkoj kokën e Ministres së Arsimit. Është më e pakta që shoqëria civile, në një vend normal do të kërkonte. Një rrogëtar i kësaj ministrie, i paguar me paratë tona, madje dhe me paratë e prindërve  të viktimës, del që ka abuzuar me një nxënëse të vet, brenda ndërtesës së shtetit, me autoritetin që ia ka dhënë Ministria, dhe për të gjithë koka e Ministres mbase është pak.

Koka e Ministres

Pyetjet që lindin nga kjo dramë sociale janë të shumta. Sa viktima mund të ketë bërë ky njeri për 30 vjet? Cilat janë kriteret e punësimit në arsim? Cila është pozita e Drejtorit, dhe kush e si i zgjedh drejtorët? A ka struktura kontrolli kjo ministri? A ka psikologë nëpër shkolla, dhe çfarë përgjegjësie duhet të mbajnë? Si funksionon ndërveprimi prindër-mësues-nxënës? Dhe, kryesorja, si do të dëmshpërblehet ajo vajzë e vogël për këtë traumë që mund t'i shkatërrojë krejt jetën?

Nuk kam vërejtur ndonjë reagim zyrtar nga Ministria për këtë rast, e largqoftë të japin llogari qoftë dhe për njërën nga këto pyetje. Me sa duket, kjo çështje mendojnë se s'ka të bëjë me ta. Në fakt, ai përdhunim ka ardhur kryesisht për shkak të mosfunksionimit të asnjë hallke të administratës arsimore, është pasojë e frymës, dhe kjo çështje do të mjaftonte jo vetëm për të kërkuar kokën e Ministres, por edhe atë të Kryeministrit.

Koka e Kryeministrit dhe ajo e Blushit

Është kohë fushate dhe Kryeministri e zyrtarët nuk duan të harxhojnë energji, janë të angazhuar për të fituar dhe për të dhënë shpulla. Në një vend ku Kryeministrat ndjehen të paprekshëm edhe kur hedhin fshatra në erë, shumë do të buzëqeshin me idenë që t'i kërkojnë dorëheqjen pse një vajzë e vogël u përdhunua në zyrat e administratës së tij, në atë vend që cinikisht mësuesit e drejtorët e quajnë akoma me patetizëm “tempulli i dijes”. Edhe opozita është shumë e zënë për ët mbrojtur interesa ekonomike e politike okulte për t'u marrë me fatin e një vajze të vogël.

Këtu kemi dalë përsëri te tezat e Blushit, viktima është thjesht një vajzë e varfër e periferive të humbura, dhe, në këtë shtet askujt nuk ia ndjen për të varfërit e për hallin e tyre. Nëse Kryeministri ka luksin të injorojë akuzat e Blushit, ai nuk pyet as për ato të një fëmije. Sidomos, kur ky fëmijë nuk është i biri i një milioneri.

Nëse opinioni publik dhe mediat do ngriheshin për këtë kauzë, ndoshta Kryeministri do ta merrte seriozisht, Ministrja do të shqetësohej për kokën e saj, dikush do jepte llogari e sistemi mund të kishte një shkundje. Por, opinioni ka vetëm një dëshirë, të dëgjojë detajet e turpit.

Detajet e turpit

Një shkrim për të mbrojtur apo sharë Erion Veliajn, do i kishte të garantuar mijëra lexime e dhjetëra komente në faqet web. Por, sapo merret vesh që është thjesht një shkrim “ankues” për një vajzë të përdhunuar, pak kush ka interes të lexojë. Më e shumta, ndonjë shoqatë do ta marrë ta fusë në dosjet e aplikimeve për projekte. Ai fëmijë i periferisë, është i destinuar të lihet në mëshirë të fatit. S'mjafton halli, por vajza është nën presionin e mediave që duan ushqim, duan detaje. Mediat, nuk kanë në plan të ngrejnë asnjë kauzë. Ato duan vetëm të ushqejnë publikun me imtësira pikante, ku e mbylli, sa orë rrinin, ç'i tha në telefon, ç'mesazhe i shkruajti, e të tjera detaje që nuk do duhej të publikoheshin qoftë dhe për të mbrojtur viktimën. Opinioni publik i ngjan tashmë Kryeministrit, cinik, dhe i ndjeshëm vetëm ndaj gjërave që kanë të bëjnë me të pasurit. Ndaj ministrja do të vazhdojë punën sikur asgjë në Lushnjë nuk ka ndodhur. Ndaj, Kryeministri do të vazhdojë fushatën nën ëndrrën eksituese të 1 milionë shpullave. Nuk janë 1 milion. Duhet të zbresë nga numri “shpullat” që ia kanë dhënë prindërit e vajzës dhe sa e sa të tjerë që vuajnë në heshtje, pa guxuar t'i publikojnë abuzimet. Por, për të 2 shpulla më pak janë një detaj i parëndësishëm.

15 Komente

C'pune ka ministria? Gjykata e Larte thote qe keto ceshtje i disiplinon marangozi i shkolles. 

Megjithate kjo ceshtje ka prioritet te madh tek "Kalendari artistik i Prokurorisë".

O Xhib, ku e gjete kete kalendarin aman, kam qesh me lot, sidomos per punen e LSI-s, ne lidhje me votat, kuptohet.

Diary of Tirana eshte nje blog qe e vizitoj rregullisht kur kullos ne mediat shqiptare, me duket shkruhet nga Gjergj Erebara, nga te paktet qe edhe s'jane nen sqetullen e njeshave te partive po edhe kane dicka per te thene, dmth dicka interesante e jo thjesht ripertypje, sic shumica e artikujve opinion tek gazetat shqiptare. 

Peshku do bente mire ta indeksonte tek arqipelagu. 

P.S. Ka(ne?) dhe kete faqen ne Facebook per ata qe kullosen atij livadhi, tip faqe civil-aktiviste, me ca shikoj tani duke i hedhur nje sy.

Ej, seriozisht ke bere ministren me faj per kete rastin e Lushnjes?

Po cer te beje mer Lindita te tredhe gjithe mesuesit meshkuj qe mos bejne kesisoj menxyrash?

Nuk kam vërejtur ndonjë reagim zyrtar nga Ministria për këtë rast,

Ka patur reagim mesa di une.

Pseudo-mësuesi do të marrë dënimin e merituar nga drejtësia, por gjithashtu MAS nuk do ndalet vetëm me shkarkimin e drejtuesve të shkollës. 

Nuk je i drejte ne pjesen dermuese te shkrimit sipas meje. 

fajin e ka rama. e ka bo jeten atje mizerje ne lloj lloj formash smiley

Ca ka ndodh? lol. O Komentus na trego ti te pakten, se Koloreto e ka gjetke smiley

Edhe ketu ne Kanada, u vra nja i zi nga nje polic.

Ai i ziu paguante taksa; polici paguhej nge taksat e tij. Megjithate, e vrau...

Si thoni ju, dha dorheqjen Ministri i Brendshem ?  smiley

Po te fillojme me dorheqje, nuk do mbetet njeri me duar dhe do vazhdojme me kembeheqje...

Te gjitha sistemet e verifikimit te figurave ne Shqiperi jane te ndohtura. Ne kemi akoma deputete trafikante droge e prostitucioni, ju kerkoni qe Ministri te parandaloje nje ngjarje te tille ne nje fshat te humbur...Problemi eshte qe te ndertohen procedura dhe kerkesa te tilla qe te pengojne infiltrimin e te tilla monstrave ne sistemin shkollor. Po qe do kete raste, do kete. Dhe dorheqja e Ministrit nuk ndihmon qe te zhduken...

 

I ziu ...polic  qe  i ra per pjese  ta shtjere ! 

Lexova nje artikull Grave te nje gazetari ketu, qe thosh per ngjarjet ne USA; Ne Amerike, vriten çdo dite/nate 2 veta nga policat, (statistikat thonin 2,6 ne dite mesatarja), dhe nuk ka asnje njoftim, nderkoh qe vritet noi zezak dhe bohet buj e madhe nga media lokale.  ç'eshte kjo histeri keshtu, pyeste ai, kush e mbeshtet smiley

Ore djema, se nuk kam qene ne korrent te ngjarjeve ne Shqiperi, se kam qene i zene, çfar ka ndodhur ne Lushnje. Sa vjeçe ishte vajza/nxensja? 

Ne klase te 5-te Piero, rreth 11-12 vjece. Por, hetimi nuk ka perfunduar dhe cdo gje duhet mare me rezerva.

Ai mesuesi duhet te futur nja 40 vjet ne hapsane ..

nese ka kryer vepra te turpeshme me nxenesen. Por le te presim hetimet.

Ueee c'monster! E con femijen te shkollohet, e ta perdhunojne aty ku mendohet se eshte safe. Plehra, me 6 kalamaj. Aty ne burg te kalbet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).