Në Shqipëri ambasadori amerikan Donald Lu, vlerëson procesin e deritanishëm të pastrimit të listave të kandidatëve për zgjedhjet vendore të 21 qershorit, nga persona me të kaluar kriminale, pavarësisht se në to kanë mbetur ende të tillë. Në një intervistë eskluzive për Zërin e Amerikës, ambasadori amerikan, jep  konsideratat e tij për fushatën zgjedhore. Ai flet dhe për korrupsionin dhe nismën e administratës amerikane që zyrtarëve të korruptuar shqiptarë t’u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara. Ambasadori Lu komenton dhe procesin e reformës në Drejtësi, rëndësinë e saj dhe mungesën e përfshirjes së opozitës.

Zëri i Amerikës: Zoti ambasador, së pari ju falenderoj për mundësinë e kësaj interviste. Do të doja ta nisja me një pyetje rreth situatës zgjedhore. SHBA-të janë angazhuar në këto zgjedhje edhe me vëzhgues, por edhe përmes financimeve. Po mbërrijmë në pjesën e fundit, në numërimin mbrapsht drejt ditës së votimit. Ju si do ta vlerësonit ecurinë deri tani të fushatës zgjedhore?

Amb. Donald Lu: Momentet e mia të preferuara në këtë fushatë zgjedhore kanë qenë kur kam parë kandidatët të diskutojnë dhe debatojnë për çështje me të vërtetë të rëndësishme për votuesit. Kohët e fundit në Fier, Berat dhe sot në Shkodër kemi parë forume të shkëlqyera kandidatësh për çështje të politikave vendore, përfshirë çështjet e grave dhe të fëmijëve. E ardhmja e demokracisë në Shqipëri nuk janë as politikanët kriminelë dhe as blerja e votave. Janë OJQ-të dhe gazetarët ata që i ndihmojnë votuesit të marrin vendime më të mira e më të informuara mbi kandidatët.

Zëri i Amerikës: Zoti ambasador, ju sapo përmendët politikanë kriminelë. Në të vërtetë kjo është një çështje debati mjaft të zjarrtë. Ju, në fund të muajit prill, thatë se keni identifikuar kandidatë me të kaluar të dyshimtë. Javën e shkuar përshëndetët një veprim të Partisë Demokratike për tërheqjen e një kandidati. A jeni të kënaqur me masat që kanë marrë partitë politike, për të përjashtuar kandidatët me një të kaluar kriminale në këto zgjedhje?

Amb. Donald Lu: Një person i mençur më tha kohët e fundit se, përparimi i bërë për largimin e kriminelëve nga politika është mbresëlënës. A mund ta kishim imagjinuar dy vite më parë që do të diskutonim sinqerisht mbi rolin e kriminelëve në politikë? Udhëheqësit politikë nga e djathta dhe e majta kanë hequr kriminelë prej listave të kandidatëve. Për ata kriminelë që ende janë në lista, ka një diskutim publik në rritje për aktivitetin e tyre kriminal. Votuesit shqiptarë janë të zgjuar. Jam besimplotë se ata do të marrin vendime të mira.

Zëri i Amerikës: Zoti ambasador, disa ditë më parë ju ishit dhe në KQZ. A u diskutua me drejtuesen e këtij komisioni rreth kandidatëve me një të kaluar të dyshimtë?

Amb. Donald Lu: Nuk kemi diskutuar çështje të veçanta që janë duke u shqyrtuar prej KQZ-së. E kam përgëzuar KQZ-në për punën e saj në respektimin e Kodit Zgjedhor dhe u thashë atyre se KQZ-ja luan një rol jetik në mbrojtjen e demokracisë shqiptare. I kemi informuar ata, gjithashtu, për planet e SHBA për vëzhgimin e zgjedhjeve, asistencën e SHBA-së në mbështetje të KQZ-së dhe për përpjekjet tona për nxitjen e partive politike për të kandiduar persona me rekorde të pastra.

Zëri i Amerikës: Përveç personave me rekorde kriminale në politikë, një tjetër çështje shqetësuese për Shqipërinë është korrupsioni. Pak kohë më parë, në një intervistë ju deklaruat se SHBA-të po shohin mundësinë që t’i ndalojnë hyrjen në territorin e tyre zyrtarëve të korruptuar. Kur pritet një vendim i tillë?

Amb. Donald Lu: Shpallja Presidenciale nr.7750 i jep Sekretarit të Shtetit autoritetin të ndalojë lëshimin e vizave amerikane zyrtarëve, gjykatësve, prokurorëve dhe deputetëve të huaj të korruptuar. Ne e përdorim këtë kompetencë anembanë botës për të promovuar luftën kundër korrupsionit. Presim që së shpejti të shqyrtojmë rastet e para në Shqipëri.

Zëri i Amerikës: Zoti ambassador, dhe një pyetje të fundit. Korrupsioni është i lidhur shumë dhe me sisitemin gjyqësor. Aktualisht kemi një nismë për një reformë në drejtësi. Por sa e plotë do të ishte një reformë e tillë, ndërkohë që opozita nuk është bërë pjesë e këtij procesi?

Amb. Donald Lu: Procesi aktual i reformës në drejtësi ka mundësinë të krijojë një sistem për largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Për ta bërë këtë, Shqipërisë i duhet pjesëmarrja e ekspertëve më të mirë të saj ligjorë, përfshirë ata nga opozita. Një reformë në gjyqësor, që ruan standardet ndërkombëtare pa opozitën, është e mundur. Megjithatë, ne e dimë se me pjesëmarrjen e opozitës kjo do të ishte një reformë më e mirë dhe më e qëndrueshme për Shqipërinë.

7 Komente

A mund ta kishim imagjinuar dy vite më parë që do të diskutonim sinqerisht mbi rolin e kriminelëve në politikë?

Kjo shuplaka ishte ku e ku me e forte se "1 milion shuplakat" smiley

Faleminderit ambasadori Lu! do kishte thene Roni, por jo vetem ai smiley

Amb. Donald Lu: Procesi aktual i reformës në drejtësi ka mundësinë të krijojë një sistem për largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar.

Kjo do te thote e gjithe trupa gjyqesore  .smiley

Po mire a ka ndonje ndryshim midis menyres sesi SHBA kerkon te luftoje te korruptuarit dhe ish PPSH-se qe luftonte te deklasuarit? Ne te dyja rastet e drejta per nje gjykim te drejte, te barabarte dhe te paaneshem anashkalohet me prepotence dhe NJeshi vendos vete.  

Po deri dje?!

Faleminderit usa per angazhimin me neve. faleminderit ambasadorit Lu per angazhimin privat, konkret, deri ne terren. Ben pershtypje sa afer dhe eficiente kesaj rradhe mbeshtetja amerikane. Kur degjoj ne lajme aktivitetet e Lu-se me thirrjet tashme Signature te tij per luften kunder korrupsionit, te duken naive dhe si ne ajer.
Ne kete interviste te tij ta tregon mire 'naivitetin' Lu-ja.
" Votuesi shqiptar eshte i zgjuar" - thumbs up smiley
" Një reformë në gjyqësor, që ruan standardet ndërkombëtare pa opozitën, është e mundur." - Yes !
Ndersa kjo:
"Janë OJQ-të dhe gazetarët ata që i ndihmojnë votuesit të marrin vendime më të mira e më të informuara mbi kandidatët."

Come on, really ?!

Ky po me kujton ata ekspertet e pare te ardhur nga pertej Oqeanit , te cilet e nisnin leksionin me : 

 " si mbahet koburja ne brez te policit..! " Ketu nuk eshte avdalleku e budallalleku primari por ...qerratalliku or miku amerikan ! Kete lloj "  shqipjeje " ke nevoje ta mesoshe ! 

    Ata, " te atyre puneve " nuk vujn shum per viza te ambasades se i gjejne edhe po tu duhen, por nuk para u duhen shume.Ju beni dyfish cmimin e vizave per shqiptaret e varfer edhe kur nuk ja u jepni fare, nuk ja u ktheni.Paguheni per pune te pambaruar ! Ju na keni mesuar qe pagesa per pune te pabera, ryn tek korrupsionet me duket. Dhe kujt, shqiptareve, popullit me proamerikan ne gjith planetin! Edhe qytetare amerikane te na benit, me nje ferman Kongresi dhe do ishte pake ! Njerzit, vecanerisht ne , shqiptaret versulemi tek gjerdhet.Po nuk pati gardh kurre nuk versulemi per radha.Duam te shtyremi me shoshoq, para postblloqeve, hekurave ...gjerdheve ! Nasihat yni ky ! 

   Mos qederosi per kallepin  qe do shuani na defteri , ketyre me kot u beni karshillekun ! Ata me hyneret e bera kane prere viza ...per Janine.Ne mos sot, neser, pasneser a passineser, atje do sosin se i mund zullumi! Keshtu duken me syzet tona more Zoti ...Lu ! 

   Po c'ti bej njerit une, nje amerikani  vendi,  qe me di antiamerikan, e anti sionist,  kur une ju dua me shume ! 

Ka thene nje llaf ai Sokrati grekeve te hershem: Mos bej gabimin e madh te duash ate qe nuk te do sa e don ! ....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).