Komisioni për Reformën në Drejtësi ka mbledhur në një analizë pune krerë të lartë të vendit, ambasadorë të huaj dhe specialistë të kësaj fushe.

Ambasadori amerikan në vendin tonë, Donald Lu, ka folur me tonë të ashpra për korrupsionin e lartë të sistemin e drejtësisë, duke theksuar se ka ardhur koha që përmes reformës, të gjithë shkelësit e ligjit të vihen para drejtësisë.

“Sistemi i drejtësisë në Shqipëri është i korruptuar dhe disa persona duhet të pushohen nga puna për korrupsion dhe disa të tjerë të dërgohen në burg, – tha Lu. – Gjykatësit duhet të mbajnë përgjegjësi për dhënien e marrjen e ryshfeteve.  Sistemi juaj gjyqësor duhet të japë llogari për korrupsionin. Sistemi i drejtësisë në Shqipëri nuk është i lirë prej ndërhyrjeve politike”.

Sipas ambasadorit amerikan, “sistemi i drejtësisë, duhet të merret më shumë me krimet e rënda. Persona të korruptuar ecin në rrugët e Tiranës të lirë pa pasur frikë se do dënohen, – ka vazhduar Lu. – Në një vend të NATOS- që aspiron BE, elita politike nuk mund ta vazhdojë pa u ndëshkuar. Nëse bëhet, kjo mund të jetë një prej reformave më të rëndësishme që prej rënies së komunizmit. Opozita ka interes politik që sistemi i drejtësisë të ndihet i pavarur prej ndikimeve politike”.

Ambasadorja Vllahutin: Opozita të bëhet pjesë e reformës

Në fjalën e saj, ambasadorja e e BE-së në Shqipëri, Romana Vllahutin, ka thënë se opozita duhet të bëhet pjesë e Reformës në Drejtësi.

“BE nuk mund ta ndryshojë Shqipërinë për ju, – tha Vllahutin para të pranishmëve. – Kemi qenë pjesë e komisionit që në ditën e parë. Sillni besimin në shoqëri, ku të gjithë të jenë të barabartë para ligjit. Shqipëria ka nevojë për reformën, sepse e meriton. Të mos ketë ndikime në drejtësi. Na vjen keq që opozita nuk është ulur ende në tryezë dhe i bëjmë sërish apel të ulen. Shqipëria nuk mund të ketë zgjidhje që zgjasin 4-8 vjet por ka nevojë për ndryshime të plota”,  tha ambasadorja Vlahutin.

24 Komente

Drejtësia, SHBA: Të korruptuarit të shkojnë në burg. 

Te korruptuarit ne burg! Lufta eshte keq. Paqja eshte mire. Mos beni keq. Beni te miren. Mos merrni rryshfet. Mos jepni rryshfet. Eshte mire ta reformoni Drejtesine. etj etj etj.

Keta diplomatet perendimor s'kane asnje gje per t'i pasur zili Nard Ndokes, Rilindasit te fundit nga Mohikanet.

Ndonje gje konkrete kane keta, se as ata emrat e te "inkriminuarve" spo guxojne t'i bejne publike ndryshe nga c'thane ? As po e rrun tocin fare Edi per spastrimin e listave.. flisni pallavra konferencash ju.

Ti pret qe Amerika te denoncoje PS-ne me emra specifike ne Facebook si Dr Pensionist Berisha, ne te kundert i bie qe flet kot? 

Nese ka nje aspekt pozitiv pa ekuivocitet te burokracise perendimore ne Shqiperi eshte pikerisht ky, thirrjet e vazhdueshme per te luftuar korrupsionin. Fajin s'e ka Perendimi qe e permend korrupsionin vazhdimisht, po fakti qe partite bejne rrotacion per ta shfrytezuar e jo luftuar ate. 

Ty si agjitprop i PD-se normal qe te intereson vetem korrupsioni i PS-se, dhe anasjelltas per koleget e tu te ngjale-majte, dmth iu interesojne gjysme-te-vertetat (tm Lubonja). Zhurmatoret ne kete ceshtje nuk jane ambasadoret e huaj, jeni juve qe i tregoni gishtin njeri-tjetrit vetem per interesa partiake, gisht i cili (i partive) i hyn n'bythe popullit. S'ju vjen ndot qe vazhdoni te hani buke me ate gisht? smiley

nuk behet reforme ne shqiperi sa here qe ndryshojne qeverite

reforme ne arsim, refomre ne drejtesi, reforme ne shendetesi, ne energjitike, ne prona ne hipteka, ne bujqesi, ne turizem,  ne mbrojtje, ne kod zgjedhor etj etj etj etj dhje nga reforme ne refomem secili sektor njeh vec perkeqesim. 

nuk calon gomari nga bishti, e as ky vend nuk vuan ngaqe ska reforme, vuan ngaqe reformat behen sipas interesit te pushtetit e lakejve retheqark tij, e jo sipas interesave te kombit, vendit, qytetareve etj. Keto reforma nuk nevojiten , nevojitet qe keta legena politikan  rilindas te zbatojne ligjet e te miratojne dekretet e presidentit sepse ka te drejte se ja jep ligji dhe jo se do ai. apo ata legenat e pd-se e lane gjykaten kushtetuese  e te gjitha gjykatat me vende vakante deri sa i iku Topi , e thyen ligjin sa here ua donte trapi ( lexo interesi)  e te njejten gje po bejne edhe rilindasit, pavaresisht fjales reforme qe e kane si tis velloje per te  mbuluar faktindhe presionin qe u behet gjyqatareve.

1 reforme te pabazuar ne ligj dhe ne praktika me te mira nderkomebtare ( jo corap si ligji  i arsimit) NUK BEHET

2 reforme pa opoziten NUK BEHET 

3 reforme per te vene nen hyqem gjyqesorin NUK BEHET 

4 reforme pa degjuar palen e interesuar ( juriste, av, gjuq prok etj) NUK BEHET

5 Lerini gjyqtaret dhe zbatoni ligjin ju. Ata do ju ndjekin.

ka filluar te behen raporte nga Qeveria ( min drejtesis)  sesa gjyqatre kane dhen vendime ne favor te qeverise dhe sa jo

dhe e fundit nje gazmore nga fushata e kryeqytetit, degjova qe eriveli ose vilajeti do bej plan te ri rregullues per tiranen smileyDDDDDD

edukoni miletin. kaq. fillon e mbaron ketu! Keta ikin e vijne nga dy tre vjet e secili thote se po shpik ai i pari rroten...smiley

Ky ambasadori ri e paska fillu punen me qitje direkte. Sebashku me ambasadoren e BE-se ne Tirane kane vendosur t'ia lehtesojne punen Rames ne lidhje me marredhenjet me opoziten. 

falje se nderhyj - ne lidhje me korrupsioni & reforma ne drejtesi, "qitjet se largu" i kane kryer paraardhesit: Withers, Arvizu... Mendoj kjo pune eshte stafete, per te permbushur nje process te tere te gjate te politikave te usa me neve. Ne kete stad, Lu-se i ra per pjese kjo axhende...

Me reformen ne Drejtesi, duke luftuar padrejtesite dhe korrupsionin,  qeveria do t'fitonte shum pike. Njekohesisht edhe me reformen Sociale, duke luftuar varferine, qeveria e Rivdekjes (me falni e Rilindjes), do t'fitonte shum pike ne syte e popullit/zgjedhesve. 

Pjer, ti si e mbylle problemin tend me drejtesine?

Mir jo keq, i dhashe gjykatsit kryesor te Antwerpenit 1 milion euro, dhe u mbyll çeshtja, nderkoh qe fitova 2 milion nga bursa. 

dmth vazhdon te operosh me mjete korruptive?

 

Pse nuk japin emra konkrete apo nuk i dine! smiley

 Sistemi juaj gjyqësor duhet të japë llogari për korrupsionin...

Mire per sali Qnef berishen qe nuk kane piken e respektit dhe e njohin si Babin e Korrupsionit , organizatorin ,arkitektin dhe Instalusin e ketij sistemi Hale berishiane , vecanerisht te propoganduar nga familja e tij biologjike ..Por ketu na del se nuk e dashkan as dordolecin politk te presidences alias " Olele odeta .Po sulmojne te prishin sistemin e balancave " Xhibi e di dhe Anglisht smiley

Po sh.Gjembi me sh LefTKope , duhet te ken ndonje mejtim mendje pasi sic del keta te ShBA me duket se nuk paskan lexuar as artikujt e ERiomeos qe ben xixa tek Guri Kuq smiley

I lutem sh Gjembi te mos ta fshije pejetjen time te perseritur per ceshtje cruciale smiley" po sh.Gjembi ka mejtim mendje apo jo " sepse e kam pasi e vleresoj si fund kavalli komentin e saj . 

S'merret vesh kjo pune; Evropa i bie gomarit, USA i bie patkoit...

O ne burg, o ne reforme... Ku te shkoje me pare Opozit e shkrete smiley

 

Iliret mijeravjecar ne keto troje, vijne e u tregon bota si vihet drejtesia e rregulli ne vend te vet...

sa turp, po po e perseris prape, sa turp.

Edhe ata lekurkuqet e Amerikes mijravjecare ishin ne kto troje po ja qe nuk qullosen gje! Duhet te vinte bota te qendiste kushtetute, te ndertonte civilizim, etc, etc.

...Lindja,  ka qene e eshte e kuqe Roni ! Vec perpunim bene nga perendimi, kulturat i erdhen kendej...! 

    Sot ma kollaj i kap  Fix- i  te korruptuarit gjer ke thoi i kembeve, te korruptuarit e drejtesise,  se sa tere organizmat e ngarkuara prej ligjit .Makinat e parkuara ke Hjykata e Apelit e Tiranes, jan te vlerave mbi 100.000 euro ! Nga u erdhen ato buxhete ? Nga te krimit, te pandeshkuar, nga te korrupsionit , nga tjeter ? 

ore Roni, ma spjegon dot kete menien e ambasadorit tuaj. te ketij Lu-se qe u drejtohet ketyre taneve ketu, dmth neve popullit , duke thene : " Largoni kriminelet ..Me vote ! " 

Sa marr vesh une, kriminelet nuk largohen por kapen dhe futen brenda per te qene te sigurte ...pas hekurave ! Pra i qeron ligji, e drejta, se e drejta vetem ligji eshte  dhe jo vota.

 Ne kete pike,  menen e ketij....mbajeni andej ! Mbase e kam gabim ndaj tu drejtova ! 

 Jo se fill pas ketij , doli dhe ajo perfaqesuesja e Evropes dhe e  " ndreqi " fare ajo, kur na pataksi me menien e holle te saj kur tha : Ne i dime lush jane re inkriminuarit  ndaj po presim qe ju ti largoni me vote...! " Ligji moj zonje ligji dhe kur ju i ditkeni hapeni gojen qe ju thafte gjuha ! Tregojani ligjit ti fuse brenda ! Ndryshe mos na cani ....drasa ! 

  O un nuk jam mire na sheneti o keta kane rrjedhur fare ! 

doli dhe roshi sot..... me ze dhe me figure.

Doni pak kohe ta kuptoni ambasadorin tone ne Shqiperi smiley Ne nxisim organet Ligjore per te vepruar deri edhe me burg , nuk jemi organ Hetimi te percaktojme emra. Perse themi me vote?

Shqiptaret e kane shembullin konkret .  Nga pervoja e tyre e mire nisemi , pasi ata na ndigjuan e respektuan per zgjedhjet e pergjitheshme Politike. Me voten e njemiljoneve ata  larguan Kryekriminelin berisha e nje vandak kriminelesh te tjere pas tij qe kishin uzurpuar PD-hin e cila akoma nuk po e mbledh veten .

Metastazat e ketij Grupimi Kriminal -Tritolist e Vrases ,Grabites e  Trafikant deri edhe me shitjen e kufijve te Shqiperise  jane shtrire kudo , duke lakmuar edhe  Pushtetin Lokal ose vendor .. LefTKopeja le ta lexoje mire ta kuptoje . Thelbin e Deklarimit te mbasadorit tone ne Shqiperi smiley

Mos lejoni qe PD ta perfaqesojne kriminele te propozuar nga ShQU-pi i salijve dhe te mbarsurit e te mbarsurat e tij .

Me e lehta per ti njohur eshte propoganda  neper BloQe e LefTGopeve qe u qajne hallin , me motivin e Kryehajdutit berisha qe bertet " Kapni hajdutin "smiley

 

Xake, mejtime mejtime keto pune, por kur neve ba kerkohet te zeme kembe per kembe ndonje me mjeker e tua deftojme amerikaneve se munet te beje kushedira, pse ata na thone i dime po nuk ua deftojme po ju gjeni vete e " denoni" ( me leshin ne leme) me vote ? Se sa na kane thene kriminelat denohen me burg jo me vote ..! Ketu e ngasem llafin me mikun e madh ! 

Kapi Grave smiley Ke ShQU-pi e kanë strehën . Mos prit nga Ambasadori jone te ti tregoje .Lexo LefTKopenë dhe e ke shumë kollaj ti gjesh .

Më bën përshtypje një gjë që do ta them

Përse e ke kaq vështirë të kuptosh Misionin Historik të këtij Grupimi në Pushtet ?

Largimi i Krimit nga Shteti me përfaqësues kryekriminelin , kryehajdutin , Vrasësin për karrike e pasuri berisha me vasalët e të korruptuarit e tij me VOTË në zgjedhjet e përgjithëshme Politike

Dhe tani është ..shtrirja e kësaj veprimtarie edhe në zgjedhjet Vendore ..

Çdo arritje pas këtyre është Bonus për shqiptarët ose benefickë si thotë avokati .Kaq e vështirë është  të kuptosh që pritshmëritë smiley është një shprehje Letrare që nuk të shpie asgjëkundi ?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).