Kandidati i djathtë i bashkisë së Finiqit ka dhënë dorëheqjen sot, gara për kryetar të bashkisë së Finiqit. Gazetari I Ora News informon se Karajani ka argumentuar dorëheqjen për arsye familjare.

“Dorëheqjen time e kam dorëzuar pranë KZAZ paraditen e sotme” ka thënë Lefter Karajani për gazetarin e Ora Neës duke u rezervuar për të dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë dorëheqje.

Ky është kandidati i dytë nga koalicioni i djathtë, pas Altin Bibës kandidat për kryebashkiak në bashkinë e Kurbinit.

KQZ nuk ç’rregjistroi Bibën duke e lënë në garë ndërkohë PD deklaroi se demokratët e Kurbinit nuk do të dalin në zgjedhjet e së dielës.

3 Komente

bashkepunimi i pd me pbdnj per te fituar dulja finiqin, e njejta corbe po gatuhet dhe per himaren, pd-ja do mbeshtesi kandidatin e pbdnj.

E ka merak linja e esat pashes te shesi nje pjese shqiperie...

Me mire vone se kurre - thote populli. Ti largohesh maskarenjeve kurre nuk eshte vone. 

PBDNJ merr Finiqin,ne kembim te mbeshtetjes per PD-ne ne Sarande.

Ne Himare nuk ka pakt PBDNJ-PD.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).