Pas 13 vjetësh në pushtet, partia islamike AKP e “sulltanit” Recep Tayyip Erdogan, ka humbur mazhorancën absolute në parlament. Partia kurde HDP e themeluar në 2014-ën e udhëhequr nga “Obama kurd” Selahattin Demirtas ka kapur mbi 10% të votimeve të përgjithshme duke marrë 78 vënde në parlamentin e ri. Në kryeqytetin e Kurdistanit kanë kërcyer e kanë kënduar për këtë fitore dhe i kanë dhënë një “shuplakë” njeriut që prej 2002-shit dominonte Turqin i vetëm. Erdogani nga ana tjetër ka bërë një fushatë marramëndëse duke kërkuar 330 vënde në parlament që të vetquhej “superpresident” me futi absolute në vend.

Triumfi i Demirtas i heq mazhorancën, mbase edhe qeverisjen e partis islamike nga Turqia. AKP-ja, pas hapjes së 96% të votive, ka referuar CNN-i turk, qëndron si partia e parë Turke, por ndalon në 40,9% me 259 deputet nga 550 që ka parlamenti në total, pra poshtë 276 vëndeve që duhen për mazhorancën dhe qeverisjen me anë të një partie të vetme. Partia e parë opozitare, CHP-ja e Kemal Kilicdaroglu është në 25,2% me 131 vënde, MHP-ja e Devlet Bahceli në 16,6% me 82 vënde, HDP-ja në 12,4% me 78 vënde. Bashkë opozitat janë 291 deputet. Në teori mund të formojnë një kualicion qeverisës. Do të ishte një tërmet tjetër për vendin. Por me probabilitetin më të madh “sulltani” do të bëjë gjithçka për ta ndaluar. Në fakt Erdogani, siç parashikon konstitucioni, do të jetë arbitri i pas zgjedhjeve. Një arbitër që deri tani ka luajtur si protagonist gjatë gjithë ndeshjes me skuadrën kundërshtare. Skenare të shumëllojshme janë të mundur tani. Erdogan mund të bej aleanc edhe me një nga tre partit opozitare dhe të marri sërisht mazhorancën.

Kandidati më i mundshëm mund të jetë MHP-ja. Por para votimit të tre partitë opozitare kanë përjashtuar aleancat me AKP-në, pasi për vite me radhë kanë denoncuar qeverisjen diktatorjale të partis islamike. CHP, MHP dhe HDP mund të lidhhnin një aleancë, pavarësisht shkëndijave midis kurdëve të HDP-së dhe nacionalistëve të MHP-së, të paktën për të hequr qafe AKP-në deri në zgjedhje të parakohshme, që i takon presidentit të vendosë se kur t’i thërrasë.

Gjithçka mbetet për t’u parë, mundësit janë të shumta pas zgjedhjeve. - minuti.al

54 Komente

Per te qene edhe me fair.

Ataturku me grune

Taipi me grune

Dhe meqe jeto ne Turqi besoj se e di 100 Taipa nuk mushin dot as njeren kepuce te Ataturkut ne historine e Turqise.

Pak rendesi ka se ku jetoje apo ku pushoj. Eshte personale per me teper...Per sa i perket temes qe po debatojme, konsidero edhe kete photon tjeter dhe harmonise qe egziston panvaresisht kostumeve. Kostumet don't mean a damn thing. Obviously, dhe ndyrshe nga me siper, ketu s'dihet se kush eshte burri apo gruaja. Gjithsesi, dashuria duket qartasi qe egziston.

Mire. Si te dush ti.

PF, nuk eshte si te du une. Ne te kundert, mendoj qe argumenti yt has its own valid points. Edhe une ashtu e mendoj, biles them 1,000 taip nuk e matching dot Ataturkun. Ajo qe nuk shkon, imho, eshte kur debatit i shtohen pa qene nevoja elemente personal gje qe e ben pastaj bias dhe si rrjedhoje te humbi objektivitetin. 

Aaaa jo. Elementi personal eshte me vlere ne kete rast. Sepse duke e nxjerre grune tende me perce kudo, ti jep nje sinjal te qarte se cfare pret nga te tjeret. Dhe ti e kupton kete, pavaresisht se ben sikur nuk e kupton ose kur ben sikur nuk i jep rendesi. Plus qe edhe pa foton e gruas ti e di shume mire se cfare kerkon te beje Taipi, dhe pse cuditerisht liberalet turq iu bashkuan Partise Kurde.

Per te qene te sakte, e shoqja Taipit nuk del ne publik as me cloack e as me perce si ato te arabise. Ajo del e veshur me nje head scarf qe eshte me se i pranueshem per nje vend ku islami eshte besimi dominues. Nuk mund te pretendosh qe ne nje vend katolik si Spanja, e shoqja e Juan Carlosit te dilte e veshur ndryshe. Kur pranojme kete te fundit duhet pranojme edhe te paren. Taipi mund te doje te beje shume gjera, ajo qe ka rendesi eshte qe turqit jane popull qe elementin progresist te qeverisjes se Ataturkut e mbajne si te shenjte dhe kur fillon te behesh e pompous ass te heqin karrigen. Keto election e treguan me se miri kete fakt. 

 

Eee Taipo! Kush e ka zbulu Ameriken tashti?

Vallai duhet te jete e kufizuar koha e pushtetit gjithandej. Pushteti i gjate i rrjedh robt, fillo e i duket vetja pereni. 

Pallat personal "Perandorak"  $615 milionesh

 

 

 

 

 

 

Kur e mendon bota i detyrohet autokrateve. Pa Autokrat, sot s'do kishim Piramida, Pallatin e Popullin te Rumanise, madje as te ate te Kongreseve ne Shqiperi, e as Tazh Mahallin fundja...smiley 

Me Taipin , pa asnje medyshje ! Serbo- greket ne sulm nga jugu e gjyqe nga veriu , per djemte tane qe luftoniner te mbrojtur familjet, grate e femijet prej genocidit shtetror serb! Evrope kurva si gjethenje ne krah te serbit! 

Me Erdoganin dhe pa hezitim ! 

rri, o Grave, per kok tende. smiley

 

O grave asnje turk me mend ne koke nuk eshte me me erdoganin, leri servilizmat dyleksh te keqensmiley

Saken se meshtengesh nga bektashinjte, nga Kren syne dielli , Taipi,  se na piu ..Pisua ! Degjove ? 

Me Taipnë, me Tyrqinë

Prit të mirat që na vinë... smiley

dhe po nuk na erdhe te mira shume, nuk na ryn e keqja ! Pake ? 

Havash o Grave sa shpej e xbertheve kete muhabet.smiley Bota eshte " Mbaje mire me te tere, por be mos bej per koke te asnjerit!". Keshtu ka qene, e keshtu do jete/

Tahipi te ishte aq xhymerti sa thu tina, s'na jepte lekte per xhamira por per spitale. Pastaj c'them une njeherere, ne Turqi kane sygjynosur 2.000.000 shqiptar? Ku jane sot? Ku i kane shkollat, ku eshte ky komunitet robsh? I turqizum eshte. Ashtu sic ne endrrat e Tahipit Ballkani e Shqiperia eshte thjeshte nje zgjatim turqizimi, asnje gje me shume.

bëre derr e arinë

c'pate që bëre tyrqinë

tha dhe hoxha ne Peqin

pushka t'vret e k t q.... smiley

bonxhorrno, Grava!

Si i tha Eva Pellumbi shokut Xhemal:

"Amon o shefo, si s*na çut noiher me nonji vend me "qi", ndonje Turqi a, Greqi a.....?!?!?!"

tashti po e kuptoj pse ca kembengulin ta qujn Ameriqi. smiley

kete punen e turkut, mire e ka grava. ballcekani psh, megjithese nuk asnje lloj bindje fetare, pervec se nje tip respekti, le ta themi...siperfaqesor mbi fete e ndryshme, rri rri e ndonjehere vret mendjen:

mire turku, qe e shajme nga mengjesi ne darke e turku kshu e turku ashtu, na solli si na solli me breke neper kembe deri ne 1912...po sikur mos te ishte fare? mos do na kishte humbur fara fare, pa nam e pa nishan?

 

mos do na kishte humbur fara fare, pa nam e pa nishan?

Kjo po, eshte paradigme e re. Cdo gje e keqe nuk vjen vetem per keq. Vertet nen Tyrqinë u konvertuam, u transformuam por u konservuam dhe mbijetuam.Si mund te mbijetoje peshku ne zall pa u perpunuar dhe konservuar? Dhe prape, peshk quhet ai.Dmth identitetin e ruan permes transformimit.smiley

jo, kjo s'eshte paradigme e re, eshte goxha antike...simbioze, e perdorin dhe ne biologji kafshe te ndryshme, merr e jep me njera tjetren. dhe vete kinezi lashte e quan yin e yang.

Kjo shpjegon prishjen e miqesise shqiptaro kineze.Ne ishim aristoteliane, ata jin-jang

do ngelet karakteristike e shqiptarit kjo qe thote kadareja. Qarraman e pak veshderr. Mire do benim te pyesnim veten, se turku na pyeti atehere:

- dini shkrim e kendim ju o shqipe?

ne: po ja ashtu me copa...ka qene njefare gjoni..gjon buzuku qe na kendonte naj gje here pas here.

- po pirate jeni ju o shqipe, dini te plackisni anije ne mes detit e ti merrni ti sillni ne shpi?

ne: po se c'ka qene njera, nje grua...gjeraqine e leshgjate, ajo bente, po tani i jemi dedikuar gjizes.

- hëë...po shtet dini te beni ju o shqipe, dini te mblidhni taksa?

ne: ca shteti thote qy o loni...neve na ler azat, mire jemi, nga ajo gryka e tëhu!!

E po mire..., tha turku, dal t'ju ve cik qylafin!!

 

Kaq kishim per sot. Mund t'a ekzagjerojme, t'a cojme ne cinizem fare...po lene MO!

 

Jo mor zoteri se vetem nga keta te vje me mendu ndryshe. Arbereshet ishin nje nder komunitet me te sofistikuar ne komunat e tyre. Mjafto vec me pa se cfare arkitekture te mrekullueshme kane e modelet e komunitetit. Perandoria Osmane ka qene thjeshte nje re e zeze per Shqiperine. ( Kadare, se mbaj mend ku)

 Mendo ti se na mbrojti turku, apo qe na katandisi nje grusht njerzish? 

 Turku me Grekun kane bashkepunu per vrasje sistematike te Shqiptareve mjafto me hedh syte nga dokumentet arkivore te Robert Elsie, se here dore per dore kane marre me vra shqiptar. 

E cudi qe sot bejne si te hidhnum, kur Greku me Turkun kane qene si moter e vella ( edhe ftyra ja trego).  Me ne i kishte zene inati i madh, o te na mbante me koke poshte o s'na mbante fare. smiley

Në vitin 1887, në Shqipëri kishte tre mijë shkolla. Prej tyre, 1200 shkolla publike në gjuhën turke; 1200 shkolla private në gjuhën greke; 300 shkolla në gjuhën bullgare, serbe dhe vllahe.

Shkollë shqipe kishte vetëm një, në Korçë, me drejtor Pandeli Sotirin.

Pra, gati çdo gjuhë lejohej të mësohej në perandorinë “tolerante”, përveç njërës - gjuhës shqipe!

-----------------------------------------------

Konkluzioni i Kadares me duket gebim. Nuk eshte se "nuk e lejonin turqit shkollen shqipe".

Po te qe keshtu, pse ajo e Korçes funksiononte ? Pse nuk e ndaluan turqit ate te Korçes ?

Sipas meje vete shqiptaret e kane neglizhuar mesimin e gjuhes shqipe. Dakort, Turqia mund te mos financonte shkollat shqipe. Dakort, mund te mos hapte shkolla publike ne shqip. Por ajo nuk pengonte ato privatet.

Pse greket ngriten shkolla private dhe shqiptaret jo ?

Kadareja si perfaqesuesi i intelektit shqiptar ne bote do bente mire qe pevec analizimit te procedurave arsimore te Perandorine Osmane t'i bente edhe nje analize faktit qe miqte tane anglo-amerikane ishin ne dijeni te plote per therjen e genocidin e "shqiptareve" te Camerise nga greket dhe nuk ben asgje per ta parandaluar ate. Si rrjedhoje ajo toke edhe sot e kesaj dite "po te shtrydhet nxjerr gjak".

Mendoj qe Ismaili do bente jo vetem detyren e tij patriotike por edhe njerezore nese do t'i kushtonte te pakten dy rreshta atyre nenave came qe pane me sy therjen e femijeve te tyre. 

E vertete eshte. Dhe madje une jam mendimit qe ai qe s'bo asgje kur sheh nje krim eshte dyfish me fajtor se ai qe bo krimin vet. 

i ka bere me shume se dy rreshta.

lexoje Ismailin. 

kjo e fundit vlen per cdo shqiptar, te cdo moshe, (s'po them gjenerate, se gjenerata s'kemi), si per ata te lindurit me para, edhe ata te lindurit me mbrapa.

searched google all over dhe s'gjeta gje per temen ne fjale. Nese e ka permendur ne ndonje skute libri ajo eshte pune tjeter pastaj. Gjithsesi, do me behej qejfi if I was proven wrong.

na sua kemi me hile

greku, tel me ndryshk, per ne

na te urte e njerezore

 greket gjithnje agresore

duan te na vene kemben

 ne gryke,  a u befshim temen

ndaj mexhbur gjith njerezine

me Taipin , me Turqine

se ku ndreqet, per mik greku

pa u mbajt i thate fisheku 

 

Grave, shif cik dhe kte kur te jesh me nge, pa c'i qi t'emen turkut, na ka nxire e shkurtuar si morra harabije na ka bere, selxhuku i mutit.

Kristo Frasheri.

Dite te bukur ne Shqiperine e re Perendimore, miku im!

Ate qe duhet provuar dmth si u kalua nga albane/arber/arbane ne shqiptare prof thjesht e hamendson.Deri tani qasgje e re, nqs e gjithe monografia thjesht risistemon dijen e njohur deri tani.

    po te vjen te pellcasish kur na tund koqet greku para syve ore ! Na me mish e shpirt pe nde Evrope, keta na zen udhen me perkrahje serbit e tagji shtese grekut.Hic neve ! Po javesh nje cike se coc jemi dhe na, ndryshe do ishim shuar ! Na inati i grekut behem me ..,Taipin ! Cte bejme kur nuk kemi ...ato qe kishim ? 

    Kaq mire i thote Kristua ( dhe nuk hamendeson ai jo or spiritus ) , sa Zoti i dhashte ymer! Po si nuk flasin te tjeret mo emo, akademiket more ! Po le te merren vetem me Homerin! Ta xberthejne se ka folur vetem shqip dhe ta kene hallall buken ! Ore ne ate liber ka jo nje e dy po qindra fjale qe shqipetohen  ne jug, ne Labeti, sot si ne librin e Hometit ! 

Po gjini historine qe flet per ne, a harrem e paci ! o akademike ! 

Momenti si e pse u kalua nga Arberi ne Shqiperi eshte akoma enigme, Grava. Sa jane thene deri tani jane skenare hipotetike dhe nuk ka asnje argument te plote dhe te bazuar ne dokumenta. Sa per teorine e origjines pellazge , ka nje rigjallerim, interes, studime por te gjitha jashte Akademise dhe nuk kane marre statusin e teorive te besueshme.

Sa me larg ketyre i nderuar Spiritus . Keshtu mejtonj me mejtim te mendjes.

Ne akoma jemi ne studime te gjejme se si ka kaluar nga Grand Bretanje ne Angli dhe nga Mijra principata ne Gjermani . Po lodhemi edhe per Norvegjine biles ..pa le me Greqine e Maqedonine e le me Kinen e Indine smiley

Asgje nuk ka statusin e besushmerise pervecse provave te vertetuara e te pranuar gjithesisht me Oponencat perkatese . Dihet qe nuk duhet vertetuar sipas aksiomave te Fari Balliut : Dumre = Duam Re..

Kete kemi tallur e vazhdojme ta tallim sepse eshte FYERJE dhe PERCMIM per Gjuhen Shqipe .Mejtonj me ane te mendjes gjithashtu , se nuk u duhet dhene seriozitet  dengervengerve krahasimore te kuptimit te shume fjaleve me disa shkrime te gjetur posht e lart . Aqme teper pellazgjike !

Por Akademiket i kemi si shurre Pele , qe nga Koha qe kuptoi edhe sali Qenef berisha me te tijet dokra e profra mbushur kthesat e rrugeve ,  se shtetet kane edhe Akademi e Akadmike. Ketu heq nga Grava .

Ne si shqiptare na intereson mardhenia me Turqine, ashtu si dhe me shtetet e tjera, jo Erdogani apo emrat e tjere te pervecem qe do vijne dhe do ikin ne Turqi e gjetke. Pavaresisht se kush mund te vije ne krye te Turqise pas ketij, nuk besoj se do beje shume ndryshim ne mardheniet me Shqiperine. 

Ne boll kemi budallallekun e emrave te pervecem te politikes shqiptare (shih ne kete faqe p.sh. sa tipa e shanin Meten sikur i kishte perdhunuar gjyshen e tani ia mbajne ne goje 3 here ne dite para buke smiley) s'ka c'na duhet mania e emrave te pervecem dhe per te huajt. 

Sa i perket halleve te brendshme te Turqise (per te cilat Art dhe do peshq te tjere kane disa vit qe rrine pa gjume, sidomos kur hane embelsira naten vone lol) keto zgjedhje ishin vertet shpresedhenese, treguan qe turqit ne pergjithesi s'e kishin ngrene ngjalen e islamizmes radikale-politike dhe qe vazhdojne te aspirojne per nje shtet modern turk. 

ja kjo eshte, e thjeshte fare. besoj se dhe rama ben te njejtin aresyetim.

po ketyre peshqve si ju behet, mer xhib? ketej hidhu e perdridhu se ne shokeni, e jemi diktature votash e shqupe e 1 meleone shuplaka e rrini urte (juve pa neve..e or e), andej e poshte erdogan mazllemi, diktatori, ka mbyllur nje blog etj. etj.

dmth na dalka koherenca zero! dmth legen ketej e moot moot andej!

Eh, koherencen s'e ha as qeni. Po me duket se fola para kohe per suksesin e ketyre zgjedhjeve ne Turqi...Erdogani paska gjetur aleat per te ndryshuar sistemin

Tash po i vjen rradha ene "Sulltanit te Surelit" qe i ka bo ma shume  zullume popullit te vet se sulltani i Stambollit smiley

    Eshte e vertete e padiskutushne qe kur flasim per marrdheniet me Turqine duhet re jemi mjaft te kujdesshem qe flasin per shtetin Turk, pavarsisht kush eshte ne krye.Por kur i drejtohemi atij qe eshte ne krye, problemi nuk eshte se biem " ne dashuri " me te apo se ai eshte ne ate apo kete krah politik.Por se ai perfqeson nje nfa aleatet tone strategjike , Turqine moderne ! 

   Ca me mire akoma ne se ai shfaq hapur simpati per popullin shqiptar.Ahere e meriton respektin ndaj tij.Kete vkeresim kam une per Erdoganin, sikunder jam kunder tij kur ai synon neprandorine, ne te cilen nuk na lidh asnje gje e mire.Ama pozicionimi ne raportet e leku dura me greket, per egon dhe ambicjet e tyre, duhet te dime ta lozim mire pozicionimin pro turk.

Kurse ju i dashur mik kapo, mos ja ngre aqe kreditet gjer ne " sulltan",  se harxhon shum barut kot se koti! 

Padiskutim qe pati periudhen e tij te suksesit, pa mohuar meritat, por pushteti i gjate lodh e devijon cdokend, duhet vene nje ligj nderkombetar, jo me shume se 2 legjislatura per kedo, keshtu eshte i sigurt nderrimi.

eshte e pamundur te mendohet qe nje potencial si Turqia, te lidhet pas erdoganit, ka padyshim resurse intelektuale te afta qe te drejtojne shtetin...

Puna e Erdoganit u mor vesh qe me Kobanen. Aty e humbi shansin e arte te mbeshtese kurdet ne luften kunder ISIS, po evgjiti nuk u beka dot zotni. Nga ana tjeter duke qene force e NATO-s rrinte ne bisht kur duhej te nderhynte, nga ane tjeter-tjeter mbeshteste bradherhudin ne Egjipt nderkohe qe Egjipti i sqaroi punet vete persemari...

Shume gabime ne nje dite dmth, qe zor se mylleshin me nga nje llokum ne dasem qe hudhi per palestinezet ne Rryp t'Gazes, sikur me qene shok i Xhibit.

Me qetesi me dashuri....

86% pjesemarrja ne votim ne Turqi, perkundrejt 25% te supozuar ne Shqiperi . Kjo eshte shenje e qarte qe demokracia ne ate vend funksionon (dhe mbase eshte koha qe te pushojme se dheni mend per Turqine, Tsirpasin, filanin e fistekun) dhe njerezit besojne ne te. Jo vetem aq, por turqit kane dhene prove te nje pergjegjesie te larte duke votuar per parti te vogla me qellim qe te evitohet fitorja absolute e AKP-se dhe rrjedhimisht disa nisma per te ndryshuar kushtetuten. Nuk di nese mund te thuhet qe shqiptaret meritojne politikianet qe kane, por jam e prirur te mendoj keshtu.

kopshtare, di gjo ti si vidhet ne turqi? 

Hajt me kembe te mbare. Ballkaniket kur marrin shume pushtet lafisin fare

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).