Abolicioniste dhe abolicionistë francezë demonstrojnë, me sekretaren e shtetit Pascale Boistard(në qendër)

Franca për dënimin e klientëve! | EMMA

Asambleja Kombëtare në seancën e dytë të leximit vërtetoi me një shumicë të qartë se: Dënimi i klientëve po vjen. Abolicionistet dhe abolicionistët në të gjithë Evropën brohorasin. Me të drejtë? Pasi ligji ende nuk është miratuar. Konservativët e Senatit e bllokojnë ligjin e ri për prostitucionin që prej një viti e gjysëm.

Entuziazmi është i madh: „Një etapë vendimtare!“ shkruan në twitter Pascale Boistard (foto qendër), sekretarja e shtetit për të drejtat e grave dhe folësja e parë e debatit të sotëm, pas daljes së rezultatit të votimit. „Merci!“ brohoret „Abolition 2012“, një aleancë e gjerë prej 50 organizatash franceze (të grave), të cilat luftojnë për asgjësimin e „sistemit të prostitucionit“.  „Ne jemi të gëzuar, që Asambleja Kombëtare ka pranuar një hartim të ripërtëritur të projekt-ligjit, i cili do të forcojë luftën kundër sistemit të prostitucionit“, bën me dije „Mouvement du Nid“, organizata më e madhe franceze kundër prostitucionit, e cila në 36 qytete mbështet prostitutat, që të dalin nga prostitucioni. „Përgëzime NGO-ve franceze!“, shkruan Lobi Evropian i Grave.

Pika kyçe e ligjit: dënimi i klientëve

Me një shumicë të qartë dhe nga të gjitha partitë, sot në seancën e dytë të leximit Asambleja Kombëtare ka votuar për një ligj të ri për prostitucionin. Pika kyçe e tij: dënimi i klientëve. Dhe dekriminalizimi i prostitutave, të cilat nën ministrin e brendshëm të atëhershëm Sarkozy që nga 2003-shi dënoheshin me gjoba, nëse kërkonin klientë në vende publike të dukshme.  

Në fakt çështja është e qartë që nga 4 dhjetor-i i 2013-ës. Që atë ditë Asambleja Kombëtare kishte votuar njëherë me 268 përkundrejt 138 votave, që në të ardhmen „klientët“ e prostitutave të vihen përpara përgjegjësisë dhe kështu të ulet kërkesa për „mallin grua“.  Megjithatë më pas ra heshtje mbi ligjin e ri, i cili pas Parlamentit duhej të miratohej edhe nga Senati – pendanti i Bundesrat-it [Këshillit Federal] gjerman. Atje projekt-ligji u përpi nga thellësira. Ishte e qartë se shumica e senatorëve po e bojkotonin projektin.  

Por më pas filloi proçesi i ashtuquajtur i Carlton-it kundër Dominique Strauss-Kahn. Gra, të cilat në „sex-partys“ duhej të rrinin në shërbim të DSK-së dhe shokëve të tij, rrëfyen për përjetime brutale dhe poshtëruese. “Proçesi u ka treguar njerëzve, se çfarë do të thotë i ashtuquajturi prostitucion ‚i lirë‘, thotë Grégoire Théry, sekretar i përgjithshëm i „Mouvement du Nid“. „Shpirtrat u trazuan tepër – edhe në media.“

Shpirtrat u trazuan tepër – edhe në media.

Si rrjedhim presioni u shtua shumë: Pas 16 muajsh, më 30 mars, Senati për herë të parë e vuri ligjin për prostitucionin në rendin e ditës. Rezultati – i pritshëm: Një draft, i cili ndërrimin pararendës të paradigmës e bënte të dukej absurd. Senatoret dhe senatorët e hoqën dënimin e klientëve dhe bënë thirrje për rikthimin e dënimit për prostitutat.  

Me votimin e sotëm, deputetet dhe deputetët e Francës kanë treguar, se ata seriozisht e duan një politikë të re të prostitucionit në Francë. Një politikë, e cila nuk drejtohet më kundër prostitutave, por kundër atyre, te cilët janë në zanafillën e krijimit të tregut për shitjen e seksit. Por Tour de France nuk ka përfunduar me votimin e sotëm.  Drafti duhet të shkojë edhe njëherë në Senat dhe më pas, në senacën e tretë të leximit, edhe një herë të fundit në Asamblenë e Përgjithshme.    

Reforma edhe në Francë has në rezistencën e të dyshuarve të zakonshëm. Por tek fqinjët tanë ajo nuk është aq e vështirë, sepse interesat e biznesit janë më të vogla. Në Francë mendohet që në prostitucion të jenë rreth 30.000 vajza dhe gra – vetëm gati 1/10 e prostitutave në Gjermani. Çka është edhe rezultat i një tradite të përbuzjes në Francë, ku bordelet u mbyllën më 1948-ën. Për këtë arsye, turistët francezë të seksit vijnë me shumë qejf në Gjermani, në parajsën e klientëve dhe të tutorëve.   

Gjermania është disa vite dritë larg gjithë kësaj.

Në atë një vit e gjysëm, në të cilin projekt-ligjin e mbuloi pluhuri në sirtarët e Senatit, dy vende të tjera e kanë ligjëruar dënimin e klientëve: Kanadaja dhe Irlanda e Veriut. Në Irlandë gjithashtu ministrja e drejtësisë ka paraqitur një projekt-ligj të tillë. Në miratimin e tij mund të ndihmojë fakti, që më 9 qershor 2015 Parlamenti Evropian ka miratuar një „Rezolutë për barazinë mes burrave dhe grave“. Në të parlamentaret dhe parlamentarët e BE-së kërkojnë – edhe njëherë – luftimin e „shfrytëzimit seksual“ të grave: duke „luftuar“ „kërkesën“ për prostitucion dhe duke krijuar programe për nxjerrjen e prostitutave nga prostitucioni.

Po Gjermania? Akoma vite dritë larg gjithë kësaj.

Burimi: http://www.emma.de/artikel/frankreich-fu...

 

5 Komente

S' tha kot njoni , me forcat tona

Kerkese nga tregu + ndalim nga ligji = para me konteniere per cunat

Do ndryshoje shprehja sa frengu pulen....

pak ndryshon, sa frengu zogun 

kurvenin prezent 24 Or nonstop, lond mesimore qe ne klas t par dun medemek me mrojt grat.smiley  ka ra fort pazari Dafllakut ene hajt ta bojm"icik t ndalume" qe  ti zgjojn interesin neoliberalistdylberistave francez. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).